2016-02-26

Hashim Thaçi zgjedhet president i Kosovës pas raundit të tretë të votimit

Hashim Thaçi zgjedhet president i Kosovës pas raundit të tretë të votimit (LIVE)
 81 deputet ishin në seancë gjatë votimit të tretë për President të Kosovës. 10 fletëvotime u shpallën të pavlefshme, ndërsa për Thaçin President votuan 71 deputetë. Hashim Thaçi do të jetë president i Kosovës për pesë vjet të ardhshme.
Nën masa të rrepta të sigurimit për brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, përherë të parë Kosova shpalli një president në tension.
Thaçi do të marri pozitën e shefit të shtetit me datë 7 prill, një datë pasi t’i përfundoj mandati presidentes aktuale Atifete Jahjaga.
Kryetari i PDK-së është zgjedhur tek në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës. Në të dyja raundet e para Thaçi nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme. Zgjedhja e Thaçit u vu në pikëpyetje në votimin e parë, pasi 27 prej fletëvotimeve ishin të pavlefshme.
Seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit po vazhdon me procesin e votimit të raundit të tretë.
Deputetët janë mbledhur në sallë për të filluar votimin.
Në dy raundet e para pretendenti kryesor për president Hashim Thaçi nuk ka marrë votat e mjaftueshme ashtu siç kërkohen në bazë të procedurave për zgjedhjen e presidentit.
Në raundin e parë Thaçi ka marrë vetëm 50 vota ndërsa në të dytin ka marrë 14 vota më shumë, 64 vota të deputetëve.
Në seancë po marrin pjesë 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Në seancë është edhe deputeti i VV-së Fisnik Ismajli i cili ka dominuar për anëtar të komisionit të votimit Ilir Dedën.
Ai në raundin e parë ishte anëtar i komisionit ndërsa në raundin e dytë është tërhequr.
Thaçi merr 14 vota më shumë se në raundin e parë
Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka dështuar edhe në raundin e dytë të votimeve për postin e presidentit.
Ai ka marr 64 vota, kundërkandidati i tij Rafet Rama ka marr 2 vota. Kurse, 15 vota të deputetëve kanë qenë të pavlefshme.
Thaçit tani i ka mbetur vetëm edhe një mundësi për tu zgjedhur president i vendit në raundin e tretë ku edhe i duhen më pak vota.
Thaçi mora vetëm 50 vota në raundin e parë ndërsa në raundin e tretë i duhen të paktën 61 vota.
Nëse Thaçi nuk i siguron 61 vota në raundin e tretë atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme në një afat prej 45 ditëve.
Në seancën e Kuvendit ka filluar procesi i votimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Në raundin e parë kandidati Hashim Thaçi ka marrë vetëm 50 vota, ndërsa për Rafet Ramën kanë votuar katër deputetë.
27 deputetë votën e tyre e kanë bërë të pavlefshme.
Nëse as në këtë raund Thaçi nuk merr 80 vota ashtu siç parashihet me Kushtetutë, atëherë do të votohet për të tretën herë ku në këtë raund nevojiten votat e shumicës së thjeshtë të deputetëve që i bie që presidenti mund të zgjedhet me 61 vota të deputetëve.
Seanca po mbahet pa deputetët e opozitës.
Raundi parë: 50 vota për Hashim Thaçin, Rafet Rama 4 vota dhe 27 të pavlefshme
Hashim Thaçi nuk ka mundur të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur president në raundin e parë.
50 deputetë kanë votuar për Hashim Thaçin, 4 për kundërkandidatin e tij Rafet Rama ndërsa 27 deputetë votën e tyre e kanë bërë të pavlefshme.
Pas këtij raundi duhet të votohet edhe një raund tjetër. Nëse as në raundin e dytë nuk merr votat e 80 deputetëve përsëritet raundi i tretë ku kërkohen 31 vota për t’u zgjedhur president i Kosovës.
Ka dështuar votimi i parë për Hashim Thaçin si president të vendit.
Nga 82 deputet të pranishëm tashmë 4 vota janë të pavleshfme dhe e bëjnë të pavlefshëm këtë raund të votimit pasi duhen 81 vota pro.
Tani pritet që të zhvillohet edhe raundi i dytë ku edhe në këtë raund nevojiten 81 vota pro që të zgjidhet presidenti i vendit.
****
Nisi raundi i parë i votimit për president të Republikës së Kosovës.
Në sallë të Kuvendit ndodhen 82 deputet, kuorum i mjaftueshëm për procedurë të rregullt në zgjedhjen e të shefit të shtetit.
****
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me tentimin e deputetes së Vetëvendosjes, Shqipe Pantina për ta ndezur gazin lotsjellës, megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i sigurimit, duke mos lejuar që ajo ta ndezë lotsjellësin.
Seanca po vazhdon.
Deputetët kthehen në Kuvend, pas pauzës
Deputetët e pozitës kanë filluar të kthehen në sallën e Kuvendit të Kosovës, që pritet të nisin procedurat për votimin e Hashim Thaçit president.
Sërish gazlotsjellës, largohen me dhunë deputetët e opozitës
Deputetëve të opozitës iu është sjell vendimi për përjashtimin nga seanca e sotme.
Një vendim të tillë e ka marr edhe Visar Ymeri, i cili është larguar i pari me dhunë nga sigurimi.

Pas 10 minutash mbledhja e Kryesisë
Seanca e Kuvendit është ndërprerë prapë nga gazi lotsjellës i hedhur nga deputetë të Opozitës. Pas, kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka dhënë pauzë prej 10 minutash, ndërsa ka thirr përfaqësuesit e grupeve parlamentare në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.
Kryesia do të mblidhet në sallën 301.
Sërish gazlotsjellës
Opozita sërish ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar pauzë dhjetë minutëshe. Ai ka kërkuar nga 6 deputetë të opozitës që të lëshojnë sallën pasi Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që ta të përjashtohen.
Seanca ka shkuar sërish në pauzë 10 minutëshe, pas hedhjes së gazit lotjsellës.
Kryesia e Kuvendit ka përjashtuar 6 deputetë të opozitës, ka njoftuar Blerim Latifi, këshilltar i Kadri Veselit:
Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 256 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.
​Deputetët fillojnë të kthehen në sallë
​Deputetët e pozitës kanë filluar të hynë në sallën e Kuvendit të Kosovës. Aty ka hyrën grupi parlamentar i LDK-së, por jo edhe ata të PDK-së.
Ndryshe, aty janë edhe deputetët e opozitës dhe një pjesë e kabinetit qeveritar.
Bali Muharremaj hedh gazin, lëndohet një deputet i Vetëvendosjes, ndërpritet seanca
Deputeti Bali Muharremaj ka pranuar se ka hedhur gazin lotsjellës.
"Unë e kam gjuajtuar gazinlotsjellës dhe jo Teuta Haxhiu", tha ai para mediave.
Ai menjëherë është shoqëruar nga Policia e Kosovës.
Akterët e gazit, Faton Topalli dhe Teuta Haxhiu?
Faton Topalli dhe Teuta Haxhiu e kanë gjuajtur gazin lotsjellës pak minuta më herët.
Gazi u gjuajt derisa deputeti Pal Lekaj ishte duke folur gjatë seancës. Lekaj ishte deputeti u fundit që kishte për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit.
Para tij kanë folur deputetë tjerë nga opozita të cilët kanë akuzuar rëndë Thaçin
Opozita dhe sigurimi po qëndrojnë në sallë
Të vetmit që po qëndrojnë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës janë shumica e deputetëve e opozitës.
Aty janë Albin Kurti, Fisnik Ismaili, Ismail Kurteshi dhe Aida Dërguti dhe Rexhep Selimi.
Në seancë janë edhe një numër i madh i sigurimit. Ndërkohë, një person nga sigurimi po diskuton me opozitën.
Zhbogar dhe ambasadorët e huaj presin për vazhdimin e seancës
Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar qetësisht ka dal nga salla e Kuvendit dhe është duke qëndruar në një pjesë të hollit.
Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar qetësisht ka dal nga salla e Kuvendit dhe është duke qëndruar në një pjesë të hollit.
Në dhomën ngjitur me kabinën e mysafirëve janë duke qëndruar edhe disa nga ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë, përfshirë edhe ambasadorin amerikanë.

Shtohen forcat e Policisë
Derisa në seancë është hedhur gaz lotsjellës numri I policëve jashtë është rritur.
Forcat speciale kanë rrethuar ndërtesën e Kuvendit ndërsa protestuesit po brohorasin kundër zgjedhjes së presidentit.
Numri i protestuesve nuk është edhe aq i madh.
Në Kuvend ka arritur edhe autoambulanca ndërsa një deputet ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të gazit lotsjellës.
Gazlotsjelles ne Kuvend
Sërish është hedhur gazlotsjellës në Kuvend dhe është ndërprerë seanca e Kuvendit.
Si pasojë e gazit është lënduar një deputet i Vetëvendosjes.
Kryekuvendari Veseli ka bërë thirrje të lajmërohet emergjenca.
Shtohet sigurimi në seancë
Sigurimi i Kuvendit ka hyrë në dy portat kryesore të sallës së seancave. Ata po qëndrojnë në gjendje gatishmërie për intervenime në rast të nevojës.
Opozita ende nuk ka reaguar me bllokim të seancës, ashtu si e paralajmëruan gjatë paradites së sotme.
Selimi- Thaçit: Të dua për president aq sa të donë familja e Adem Jasharit
Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se masa protestuese e kanë thënë fjalën e vet, e këtë duhet ta thonë edhe deputetët që janë votuar nga kjo masë.
Selimi ka thënë se kjo mazhorancë e ka humbur legjitimitetin dhe se qeveria është ilegale.
Ai ka shtuar se Thaçi nuk do të duhej të ishte kandidat për president, duke thënë se nuk është unifikues.
Selimi ka thënë më pas se unë të dua ty për president aq sa të donë familja e Adem Jasharit.
Limaj: Nga sot parlamenti do të jetë përgjegjës për thellimin e krizës
Lideri i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se në rrethana normale po të ishte vendi sot do të ishte një seancë normale.
“Sot jemi në një situatë jonormale, në një situatë të vështirë, në një situatë krize të thellë politike. Shkaktari i të gjitha krizave që i kemi parë në parlament ka qenë qeveria. Parlamenti sot e ka një zgjidhje a do ta zgjidh krizën apo do ta thellojë krizën”, ka thënë Limaj.
Limaj ka shtuar se parlamenti sot mundet ta qojë vendin në zgjedhje.
Daut Haradinaj-LDK-së: Kush ja u la mbi dhe Ibrahim Rugovën. Qu Agim Çeku fol!
Deputeti i AAK-së, Daut Haradianj duke iu kundërpërgjigjur Melihate Tërmkollit i ka thënë se kush e la Ibrahim Rugovën pa e futur në dhe.
“Qu Agim Çeku fol, çka ke thënë”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka goditur edhe Hashim Thaçin e Isa Mustafën. “Ju deputetë të Dukagjinit dilni thonë se ku është kufini, mos t’ju vjen marre”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se nuk është marrë me e votu Hashim Thaçin president.
“Kurrë nuk do të jetë Hashim Thaçi president i unitetit. Ky president do të jetë i këtij koalicioni”, ka thënë ai.
Haradinaj ka kërkuar që të tregojnë se ku u vra babi i presidentit, Ibrahim Rugova, Uka.
Haradinaj: Thaçi do të mbetet president i këtij koalicioni, por jo i popullit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka replikuar ndaj deklaratës së Melihate Tërmkollit.
Haradinaj i është drejtuar me fjalët: “Faleminderit shumë Melihate më vjen mirë për qëndrimin tënd”
Ai ka shtuar se nuk ka asgjë kundër Thaçit, por ai nuk është president i unitetit.
“Zgjedhne por do të ballafaqoheni sërish me popullin”, ka thënë Haradinaj.
Melihate Termkolli opozitës: Mshelne gojën, sdu me ja ni zanin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka deklaruar se sot kjo parti është me shtetin dhe jo me kaosin, e as me ata që thonë se nuk e duam Amerikën.
“As nuk pranoni shtetin, as nuk pranoni simbolet, as asgjë. Sot duhet të vendosim a duam me Amerikën apo me Rusinë, jo është turpi që ju thoni, ne jemi me shtetin dhe nuk jemi me kaosin”, ka thënë ajo.
Deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli ka folur në seancën e Kuvendit dhe ka reaguar rëndë ndaj opozitës.
Ndërsa kur opozita ndërhynte ne fjalët e saj ai iu drejtua me fjalët “Mshelne gojën, s’du me ja ni zanin”.
Ajo mori shumë duartrokitje nga pushteti
Zafir Berisha: Thaçi po dëshiron të fillojë luftë të re
Zafir Berisha, i cili ka folur në emër të Nismës ka akuzuar rëndë ish-shefin e tij Hashim Thaçi për siç tha ai krim dhe korrupsion.
Derisa Berisha doli në foltore që të flas në emër të partisë së tij, nga jashtë dëgjoheshin brohoritjet e protestuesve kundër Thaçit. Zafir Berisha i tha Thaçit se po dëshiron të fillojë luftë të re.
Berisha ia ka përkujtuar Thaçit shokët e tij të luftës dhe fëmijët e dëshmorëve.
​Kadaj-Bujupi: Hashim tërhiqu, populli nuk të do
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika-Kadaj Bujupi iu drejtua kryeministrit Isa Mustafa, duke e pyetur se në kohën e Rrahman Morinës a ka pas kaq shumë policë, ndërsa zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi iu drejtua me “A po ju vjen marre”.
Kadaj-Bujupi theksoi se të gjitha dokumentacionet tregojnë se Kosova i ka falë tokë Malit të Zi.
Ajo po ashtu tha se me prezencën e Listës Serbe në Kuvend po shihet se Thaçi sërish ka bërë kompromis me ta.
Kadaj-Bujupi, iu tha deputetëve se mos të bëjnë diçka për të cilën do të pendohen.
“Njeriu që po pretendon të bëhet president na quajti njerëz me bisht”, tha Kadaj-Bujupi.
Ymeri në Kuvend: Thaçi president me bekimin e Vuçiqit, por kurrë president i Kosovës
Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në emër të Grupit Parlamentar të kësaj lëvizje ka folur para deputetëve në sallën e Kuvendit.
Ymeri përshëndeti protestuesit që po protestojnë sipas tij kundër kësaj qeverie, zaptuesve të shtetit që sot po dëshirojnë ta zaptojnë majën e saj presidencën.
Ai shtoi se e mori fjalën në emër të grupit Prlamentar pasi që Glauk Konjufca ndodhet në burg që nga 16 shkurti.
Ymeri më pas foli për nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel për çfarë edhe opozita ka bllokuar në vazhdimësi punën e Kuvendit.
“Thaçi e nisi “Zajednicën” e Mustafa e kururzoi atë. Thaçi e nisi dhe e përfundoi Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Ymeri.
Ymeri ka shtuar se Hashim Thaçi nuk mund të zgjidhet president i Kosovës pa ia dhënë bekimin Aleksandër Vuçiq.
Raporti i Komisionit: Thaçi dhe Rama i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur President
Pas pauzës 15 minutash, ka rinisur seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Komisionit për Verifikimin e Mandateve ka dhënë raportimin e verifikimit për dy kandidatët e nominuar për President, Hashim Thaçin dhe Rafet Ramën.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, ky komision ka verifikuar se Thaçi dhe Rama i plotësojnë kushtet me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës për tu zgjedhur President i Kosovës.
Rifillon seanca
Ka rifilluar seanca për zgjedhjen e presidentit, pas 15 minutash pauzë që kryeparlamentari Kadri Veseli kërkoi këtë pauzë t’i dhënë kohë Komisionit për Verifikimin e Mandateve për dy kandidatët për President.
Formohet Komisioni Votues
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e të parit të vendit pasi u dhanë arsyetimet për dy kandidatët , Hashim Thaçin e Rafet Ramën, u zgjodh edhe Komisioni Votues.
15 minuta pauzë, verifikojnë mandatet e kandidatëve për President
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dhënë 15 minuta pauzë për t’i dhënë kohë Komisionit për Verifikimin e Mandateve për dy kandidatët për President.
Veseli ka thënë se posi të paraqitet raporti i Komisionit do të nisë votimi për President.
Musliu prezanton kandidatin për president Rafet Ramën
Deputetja Ganimet Musliu ka prezantuar kandidatin e dytë për president, Rafet Ramën, i cili sipas saj është një kandidat i denjët dhe është dëshmuar në periudha të ndryshme për vendin
Grabovci nominon Thaçin për president të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci duke bërë kandidimin e Hashim Thaçit për president të Kosovës tha se sot është një ditë e shënuar për Kosovën.
Ai duke përmendur nenin 86 të Kushtetutës dhe të gjitha procedurat e kërkuara ka nominuar Thaçin për president të Kosovës.
Grabovci bëri thirrje të gjithë deputetëve që të japin votën e tyre.
Fillon seanca
Ka filluar seanca e Kuvendit. Kryekuvendari Kadri Veseli ka konfirmuar se në Kuvend janë të pranishëm 104 deputet.
Deputetët e LDK-së arrijnë në sallë
Tashmë në sallën e Kuvendit kanë filluar të hyjën edhe deputetët e LDK-së.
Sadri Ferati, Besa Gaxherri, Bardhyl Metaj, Teuta Rugova, Nuredin Ibishi, Ali Sadriu, Teuta Sahatqija, etj kanë hyrë në sallë ku pritet që të votohet për presidentin e Kosovës.
Deri më tani zyrtarisht katër deputetë të LDK-së kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancë, ndërsa ende nuk ka ardhur Armend Zemaj, Alma Lama, etj.
***
Në seancën ku pritet të zgjidhet president lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, në bazë të marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, do të jenë prezentë edhe deputetët opozitarë, të cilët kanë thënë se do ta bllokojnë seancën.
Disa prej tyre tanimë kanë hyrë në seancë.
Protesta zhvendoset te sheshi “Adem Jashari”
Protestuesit që deri më tani janë duke protestuar në sheshin “Skënderbeu” tashmë janë zhvendosur në anën tjetër, në sheshin “Adem Jashari” ku është edhe hyrja tjetër e Kuvendit të Kosovës.
Një aktivist I këtyre partive ka ftuar protestuesit që të shkojnë te ajo pjesë afër ndërtesës së komunës së Prishtinës për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thacit president.
Tashmë në sallën e Kuvendit ku së shpejti pritet të fillojë seanca për zgjedhjen e presidentit, kanë arritur edhe deputetet, ambasadorët dhe përfaqësuesit e BE-së.
Në sallë tashmë ndodhen ambasadori i Amerikës, Greg Delawie, përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhogar, ambasadori i Francës dhe ai i Turqisë.
Deputet e grupit Parlamentar të PDK-së, tanimë kanë hyrë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.
Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi dhe Ilir Deda janë të parët nga opozita që ka hyrë në sallën. Janë edhe disa deputet të LDK-së, partive minoritare dhe ministra që kanë arritur në sallë. Ndërkohë, ende nuk kanë arritur deputetët e listës serbe
Arrin ambasadori i Norvegjisë në Kuvend
Ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu ka qenë ambasadori i parë që ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Braathu tashmë ka kaluar sistemin e sigurisë dhe është nisur për në sallën e Kuvendit ku pritet të zgjedhet president, Hashim Thaçi.
Ka mbetuar edhe pak minuta që nga fillimi i protestës së opozitës para Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë, në shesh janë qindra protestues.
Ka mbutuar edhe pak minuta që nga fillimi i protestës së opozitës para Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë, në shesh janë qindra protestues.
Policë nga gjithë rajonet e Kosovës tanimë janë në Prishtinë, ku numri më i madh i tyre ka rrethuar Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë, simpatizantë të opozitës nga disa komuna janë nisur drejt Prishtinës për në protestën e orës 10:00, siç kanë thënë ata kundër marrëveshjeve të dëmshme, kundër qeverisjes antikushtetuese dhe kundër zgjedhjes se Thaçit president.




Policia i ka vendosur mjetet e blinduara përballë protestuesve për të qenë në gjendje gatishmërie në rast të eskalimit të situatës.
Forca të shumta të policisë “blindojnë” Kuvendin
Dita e sotme pritet të jetë më e “nxehta” sa i përket zhvillimeve politike që do të ndodhin.
Tashmë kanë mbetur edhe pak orë deri tek nisja e protestës së opozitës, dhe tri orë deri tek zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.
Momentalisht shihen vetëm një numër i madh i njësisë speciale te policisë se Kosovës brenda rrethojave tëkuvendit, kurse numri i protestuesve është shume i vogël të cilët do te protestojnë sot për te pamundësuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
A do të jetë Thaçi presidenti i parë që zgjedhet nën tymin e lotsjellësit?
Me një protestë të paralajmëruar për orën 10:00, opozita sot do të mundohet që ta parandalojë, siç thonë liderët e saj, kontrabandimit e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit president.
Marrë parasysh se deputetët opozitarë kanë të drejtën e pjesëmarrjes në këtë seancë, Thaçi mund të jetë president i parë në botë që zgjedhet nën tymin e gazit lotsjellës.
Kryesia e Kuvendit ditë më parë paralajmëroi seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit sot në ora 11:00, në ndërkohë që një presion i madh kundër kësaj seancë është duke u përgatitur nga tabori opozitar, me aktivitete kundërshtuese brenda Kuvendit dhe protesta jashtë Kuvendit.
Mbrëmë u pa një numër i shtuar që iu bashkuan opozitës, ndërkohë që Hashim Thaçi, pretendenti për president, bëri thirrje që simpatizantët e tij, në rast zgjedhjeje president, të rrinë dhe të festojnë nëpër shtëpitë e tyre për të evituar dhunën në rrugë.
Thaçi, problemin nuk e ka vetëm me opozitën. Ai nuk i ka të sigurtë edhe votat e deputetëve të partisë me të cilën ka koalicion, LDK-së , si dhe Listës Serbe, e cila po ashtu është e përfshirë në këtë koalicion.
Megjithatë, Thaçi vazhdimisht ka thënë se marrëveshja e koalicionit do të zbatohet dhe ai do të bëhet president i Kosovës në mënyrë transparente dhe në bazë të afateve kushtetuese.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...