Dhuna dhe trafikimi njerëzor shqetësim global



Nga Mimoza Dajçi


OKB - New York, shkurt 2016. Si ngrohja globale ashtu edhe dhuna e trafikimi i qënieve njerëzore përbën një shqetësim të madh jo vetëm në SHBA, por edhe në botën mbarë. Për tu ndalur rreth këtij problemi të rendë social pak ditë më parë në një nga ambjentet e Kombeve të Bashkuara në Manhattan - New York, zhvilloi punimet Konferenca për parandalimin e dhunës në familje dhe luftës kundër trafikimit njerëzor.

1 Edhe te hujte me Miss

Rev. Que English së bashku me bashkëshortin e saj Tim English me punën e tyre të palodhur dy vjeçare i janë përkushtuar parandalimit të këtyre fenomeneve që dëmtojnë imazhin e jetës sociale në SHBA, e asaj globale në tërësi. Duhet theksuar se Rev. Que English ka hedhur kandidaturën e saj për Senat në Zonë 36 Bronx - New York. Ajo njihet tashmë si një mike e mirë e shqiptarëve dhe mbështetëse e fushatës elektorale për Assamblyman Z. Mark Gjonaj. Shpresojmë të fitojë pasi puna e saj është tepër e suksesshme në ndihmë të komunitetit amerikan Bronx, New York City e SHBA.
E ftuara speciale e kësaj Konference të rëndësishme ishte Komisioneria e lartë e UN-it për të drejtat e gruas Znj. Gaynel Curry, e cila pasi i bëri një ekspoze situatës në vend për dhunën në famije, trafikimit të qënieve njerëzore dhe abuzimit seksual me të miturat, u ndal tek shifrat maramendëse që trondisin new jorkezët ku mbi 2200 fëmijë figurojnë të humbur vetëm në New York. Fakte tepër tronditëse këto për çdo familje e individ të dëmtuar. Znj. Curry tha se përveç detyrës që ka përsipër UN për zgjidhjen e këtyre konflikteve dhe problemeve madhore për një jetesë normale dhe të qetë duhet pa tjetër të angazhohen forcat qeveritare, politike, rendit, strukturave të policisë, klerit dhe organizatave jo qeveritare.
Siç jemi të ndërgjegjshëm pas çdo shkaku vjen edhe një pasojë, dhe shkaqet që ndikojnë direkt në prurjen e këtyre fatkeqësive njerëzore janë mos edukimi i mjaftueshëm, mungesa e arsimimit e varfëria. Sipas gjithë diskutantëve përpjekjet për të luftuar e kuruar këto plagë të rënda të shoqërisë nuk kanë për të rreshtur kurrë, sigurisht rruga është e gjatë dhe e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Koordinimi i punës së mirë me frymë bashkëpunimi mes viktimës, mos heshtjes nga ana e saj me organet përkatëse do të jetë gjithmonë i suksesshëm.
Konferenca zhvilloi punimet për rreth 2 orë e 30 minuta, mes diskutimesh e pyetjesh të shumta, më pas pjesëmarrësit u ndanë në grupe pune, duke dhënë seicili grup opinionin e tij rreth suportit që duhet ti jepet viktimës së rastit.
Idetë dhe opsionet e organizatës tonë - The Women's Organization "Hope & Peace" u shpalosën më së miri nga Miss New York-u Zonjusha Serena Buçaj dhe specialistia e fushës së kriminalistikës Znj. Iris Dulo.
Ardhja e Miss New York-ut - Serena Buçaj dhe fjala e mbajtur e saj në këtë panel u prit me dashamirësi, respekt e duartrokitje. Në këtë takim ajo shoqërohej nga e ëma e saj Znj. Krisitina Buçaj. Kauza për të cilën u nisëm drejt Godinës së UN-it për të mbështetur si organizatë gruaje, tërhoqi vëmendjen Serenës për tu bërë pjesë, dhe së bashku me të ëmën na falenderuan për oportunitetin që i ofruam.
Për ta konkretizuar drejtimin që mbart kjo konferencë ndaj dhunës në familje, organizata jone ftoi si pjesëmarëse edhe një nënë të re shqiptare për t'ju dhënë ndihma e duhur nga personat e duhur për problemet e rënda sociale që ajo po përjeton. Nga kontaktet e bisedat me specialistë të ndryshëm ajo mbeti tepër e kënaqur, me shpresë zgjidhjen e hallit që mban mbi supe.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues të shtetit në New York, policisë, klerit, NGO të ndryshme, përfaqësuesja e Zyrës së Senatores Ruth Hasell Thompson Znj. Carolyn Jones, si dhe poetja dhe humanistja e njohur shqiptare - amerikane Znj. Rita Saliu, e cila sapo ka nxjerrë nga botimi librin e saj më të fundit "Ndjenjë perëndie" e në grupin tonë të punës dha mendime të vyera për suportin që duhet ti jepet femrës së dhunuar e malltrajtuar. Me ne gjithashtu në këtë eveniment ishte prezent edhe fotografi dhe aktivisti i komunitetit tonë Z. Alekx Selimaj.
Pas përfundimit të punimeve konferenca la hapur takimet dhe kontaktet mes të pranishmëve në pritje për zhvillime të reja.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)