Sportistja kosovare, Majlinda Kelmendi, mbrëmë e ka fituar edhe një medalje të artë. Xhudistja Kelmendit, ka fituar në finale të turneut Grand Slam në Paris, duke e mundur rivalen nga Rumania, Andreea Chitu. Driton Kuka, trajneri i Majlindës, këtë fitore e ka vlerësuar si një të arritur të madhe për xhudon dhe shtetin e Kosovës.
Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në rrjetin Facebook se “s’ka më mirë se festimet e 8-vjetorit të pavarësisë t’i nisim me fitoren e Majlindës. Ishte e pakonkurrencë në Xhudo Grand Slam të Parisit dhe na bëri krenarë të gjithëve”. -
Kohë më parë Kreu i Federatës së Xhudos së Kosovës (FXHK), Agron Kuka tha se është i nderuar që sot vendin tonë po e viziton presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer. Kuka duke falënderuar Vizerin për mbështetjen dhe ndihmën që ka bërë në ndërkombëtarizmin e sportit, tha se “Vizer ka qenë lojtari kyç për pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON). Sipas Kukës, Vizer ka qenë njeriu që ka bërë të pamundurën që Kosova të pranohet në KON.
“Duke përmendur sukseset e Majlindës, dua veçanërisht të se Majlinda është një sportiste e jashtëzakonshme, njëra nga xhudistet e rralla në botë të llojit të saj, e cila u bë sportistja e cilësisë me të lartë në botën e xhudos për një kohë shumë të shkurtër, i cili është një sport shumë i vështirë që ka një listë të renditjes me kritere shumë të vështira dhe të jesh sportistja me e mirë në sportin tonë, mandej një ndër më të mirat në kategorinë e meshkujve dhe femrave në komitetin tonë dhe ky është një sukses i madh.
Kam parë shumë prej jush nuk e keni kuptuar sa puna është bërë dhe sa e vështirë ka qenë për te t’i arritur ato tituj dhe pozita, por unë konsideroj se sukseset e Majlindës dhe trajnerit të saj, Tonit, kanë hapur dyert për sportin e Kosovës për të hyrë dhe njohur nga komitetin ndërkombëtar të sportit dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Mendoj se të gjitha këto arritje mund ta bëjnë vendin e Kosovës krenar dhe kam parë që ky është një fillim i ri jo vetëm për sportin por për të gjithë kombin”, ka theksuar Vizer.
Fituesja e medaljes së artë në Paris, xhudistja Majlinda Kelmendi ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës sot gjatë ditës por askush nuk ka qenë aty për t’i uruar mirëseardhje.
Edhe pse të gjithë përfaqësuesit në Qeveri, Parlament e institucione të tjera kanë lartësuar fitoren e Majlinda Kelmendit për të tretin vit radhazi, asnjë nga ta nuk e ka marrë mundin ta pres kampionen.
Por kjo për Kelmendin nuk ka fare rëndësi.
“Nuk jam duke u marrë me atë se apo del me më prit dikush apo j. E kam garën time, karrierën time dhe jam e fokusuar në atë, kështu që kush dëshiron me dalë del kush nuk dëshiron është punë e tyre”, ka thënë Kelmendi.
Megjithatë sipas xhudistes nga Peja, është e pa moralshme që emri i saj të përdoret për të bërë famë për vete në kurriz të saj. Ka kritikuar në veçanti televizionin publik.
“Kur është për me u lavdërua krejt kanë qejf, kur po i sjellim Kosovës medalje të mëdha jo të gjithë po kanë qejf me ardhë. Sidomos televizioni shtetëror. Në gara të tilla së bashku me xhudistët vijnë edhe kamerat e televizioneve publike, po këta as në aeroport nuk dalin. S’po di qa me thënë”, ka thënë Kelmendi.
E trajneri i Kelmendit, Driton Kuka, është treguar satirik kur ka folur për injorimin që i është bërë nga institucionet.
“Ndoshta këto sukseset e xhudos pak e kanë lodhur spektrin institucional të sportit sepse me të vërtetë në këto 3-4 vite kemi pasur shumë medalje dhe shumë suksese”, ka thënë Kuka.
Flori Bruqi