2016/02/22

Qeveria e Kosovës iniciativën e Peticionit e konsideron fyerje për ambasadorin amerikan , por edhe Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

Ndaj një peticioni të nisur në internet kundër ambasadorit amerikan, Greg Delawie, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi.
hashim-thaci

Nëpërmjet Facebook-ut, Thaçi ka thënë se populli dhe Qeveria e Kosovës këtë iniciativë e konsiderojnë fyerje për ambasadorin, por edhe Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

“Çdo fyerje ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, që përfaqëson popullin amerikan dhe qeverinë e SHBA-ve, populli dhe qeveria e Kosovës e konsideron fyerje edhe ndaj popullit dhe qeverisë së Kosovës. Ne e kemi për detyrë që t’i respektojmë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve mike të akredituar në Republikën e Kosovës. Populli i Kosovës i mbetet përjetë mirënjohës rolit udhëheqës të SHBA-ve për lirinë dhe pavarësinë tonë. HTH”, ka shkruar z.Hashim Thaçi.

No comments:

Post a Comment

LËKURA E HASHIM THAÇIT (shkurt 1999)

Nga Flori Bruqi-Prishtinë Shkëlzen Mehmet Maliqi (lindur më 26 tetor 1947 në Rahovec ) është filozof, kritik arti, analist politik dhe int...