“Kukumi”, me regji të regjisorit Isa Qose dhe “Babai”, me regji të Visar Morinës janë dy filmat artistikë të metrazhit të gjatë që do të shfaqen në kuadër të Festivalit të Filmit të Shqiptar, që ka nisur në Zagreb. Edhe ky festival do të mbahet në kuadër të përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës, dhe për këtë festival, në një prononcim më të hershëm pati konfirmuar edhe ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci.
Ky festival organizohet nga Shoqata “Dea”, në Zagreb, dhe mbahet nën patronazhin e Ambasadës së Kosovës në Kroaci. “Babai”, i regjisorit Morina është filmi i parë i metrazhit të gjatë, pasi deri më tani ka realizuar vetëm filma të shkurtër, me të cilët është prezantuar edhe në nivel ndërkombëtar. “Babai” shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë, i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve nëntëdhjetë, ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Ndërkaq që në vitin që lamë pas, në mesin e 25 filmave të huaj si më të mirët në 25 vitet e fundit, ishte edhe filmi kosovar “Kukumi”. Regjisori Isa Qosja atë kohë u shpreh se ky lajm është shumë i rëndësishëm dhe tejet befasues. Ai nuk ka ditur më herët se ekziston një vlerësim evropian për filmat në retrospektivë, që selektimin e këtyre 25 filmave e kanë bërë kritikët e filmit nga e gjithë bota.
“Ky lajm është shumë i rëndësishëm për mua, tejet befasues. Nuk kam ditur se ekziston një vlerësim i tillë. Kam mësuar vetëm kur më kanë lajmëruar se filmi “Kukumi”, është në mesin e 25 filmave më të mirë në 25 vitet e fundit nga 25 shtete të Evropës”, ka thënë regjisori Qosja. Filmi “Kukumi”, i zhanrit dramë ka pas premierën në vitin 2005, dhe është shpërblyer me disa çmime ndërkombëtare. Në këtë film me rolet e tyre u patën përfshirë aktorët si Luan Jaha, Anisa Ismaili, Donat Qosja, Yllka Gashi. Ndërkaq që më herët dhe në Tiranë filmi “Kukumi” dhe “Babai” kanë marrë shumë vlerësime nga kritika dhe publiku që i ka ndjekur në festivale.