2016-02-21

Prokuroria të hetojë iniciuesit e peticioni

 Kosova në mbështetje të ambasadorit Amerikan Greg Delawie

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi thotë, se ky peticion nuk është serioz dhe sipas tij asnjë subjekt politik në Kosovë nuk ka qëndrim antiamerikan. “Ky nuk është një peticion, por është një lojë. Qëndrimi zyrtar i shtetit të Kosovës dhe nuk ka asnjë parti politikë në Kosovë që është anti-amerikane dhe kështu që nuk ka të bëj asgjë në përkeqësimin e raporteve në mes të dy vendeve”, ka thënë Gashi.

Peticioni i nisur në internet për largimin e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, pas deklaratës së tij, të premten në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku është shprehur kritik ndaj deputetëve të partive opozitare për hedhjen e gazit lotsjellës brenda seancës, po konsiderohet si një vepër antishqiptare e ndihmuar nga qarqe të shërbimeve sekrete ruse dhe serbe. Peticionin për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve e ka filluar gjermani Roland Bartezko, apo siç njihet në kohën e luftës si Shabani. Por sipas analistëve në Kosovë, ideja dhe nisja e këtij peticioni është kundër interesave të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. “Mendoj se ideja e disa ultra-majtistëve në Kosovë, të cilët strehohen në subjektin politik më të madh opozitarë, me idenë e tyre për të nënshkruar peticionin për largimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Delawie nga Kosova, është një vepër anti-shqiptare”, thotë për gazetën” Bota sot”, analisti Jeton Kelmendi. Ky i fundit, thotë se beson, se në këtë iniciativë janë të përfshirë edhe qarqe serbe dhe ruse, por sipas të njëjtit, janë qytetarët e Kosovës, ata të cilët nuk duhet të mbështesin këtë peticion. “Unë mendoj se qytetarët nuk do të japin nënshkrimin në këtë peticion dhe nuk besoj se me këtë do të prishen marrëdhëniet në mes së SHBA-ve dhe Kosovës, por do të prishet imazhi i vendit, karshi politikës së SHBA-ve dhe miqve tanë perëndimorë”, thotë më tej ai. Ky peticion, sipas Jeton Kelmendit, vjen si pasojë e ideve ultra majtiste, të cilat aspak nuk përkojnë me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe për këtë arsye, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dalë kundër këtij peticioni, ashtu siç kanë vepruar dy partitë e tjera të opozitës, AAK-ja dhe NISMA për Kosovën.


Ky është peticion tjetër: “Në mbrojtje të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadorit Delawie”

Ky është peticion tjetër: “Në mbrojtje të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadorit Delawie”


Si kundërpërgjigje ndaj peticionit kundër ambasadorit amerikan në Kosovë, në të cilin ishin shumë aktivë aktivistet e Vetëvendosjes, online asht lansu edhe nji peticion tjetër, i emërtuem “Në mbrojtje të Ambasadës Amerikane – Ambasadorit Delawie”.

Ky peticion i drejtohet partive opozitare dhe përmes tij kerkohet që njiherë e përgjithmonë të ndalin, si thuhet në përshkrimin e tij, sulmin ndaj miqve tanë të përhershëm, duke kerku që ta pranojnë mendimin ndryshe.

Qe çka shkruhet në këtë peticion:

Ju drejtohemi ju partive opozitare, që njëherë e përgjithmon të ndalni sulmin ndaj miqve tanë të përhershëm!

Ju drejtohemi juve që njëherë e përgjithmon të pranoni MENDIMIN NDRYSHE!

Nuk është hera e parë që partitë opozitare sulmojnë ambasador amerikan, ju sulmoni çdo ambasador amerikan që vjen në Kosovë duke filluar nga Tina Kaidanow, Dell, Jacobson e tani dhe Delawie.

Me forma të tilla ju nuk po e rrënoni vetëm shtetin e Kosoves, por po e rrezikoni seriozisht edhe miqësinë tonë qindra vjeçare më Ameriken.

Kosova është aty ku është sot (e lirë, sovrane, e barabartë me shtete tjera), falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas (por jo më pak e rëndësishme) falë Shteteve të Bashkuara të Amerikes.

Ambasadori Delawie nuk është vetëm një individ, ai përfaqëson SHBA-të.

Nëse ju jeni kundër SHBA-ve për interesa tuaja përsonale (sepse nuk keni arritur të merrni një vizë nga ta), mos tentonti ta ktheni edhe popullin shqiptar kundër SHBA-së, sepse këtë nuk e arrini dot asnjëherë.

Edhe njëherë, ju bëjmë thirrje të ndaloni këto sulme ANTI-shqiptare dhe ANTI-amerikane.

Bilall Sherifi, sekretar në partin e Nisma për Kosovën, theksoi se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të nuk mund të ç'bëhen me një peticion, bile as me shumë peticione.Pra, sipas Sherifit, diçka që është ndërtuar dhe forcuar ndër vite nuk mund të shkatërrohet dhe ç'bëhet për disa orë.

“Prandaj mendoj që, jo peticionet por largimi nga vlerat demokratike që përfaqësojnë dhe promovojnë SHBA-të kudo nëpër botë përbën rrezik për prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-të” – deklaroi Sherifi. E kjo qeveri, sipas sekretarit të Nismas për Kosovën, me logjikën e saj totalitare gjithnjë e më shumë po na largon nga ato vlera. “Këtë nuk duhet kursesi ta lejojmë” – përfundon Sherifi.

Në anën tjetër analisti Skender Zogaj, me një prononcim për Bota Sot, tha se Kosova është cliruar dhe qe 16 vjet po e realizon shtetësinë e vet në drejtim të pavarësisë së plotë në sajë të Amerikës. “Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, dhe shumica prej tyre i janë mirënjohës për jetë e mot këtij vendi mik. Mirëpo, sic po shihet, ka edhe mosmirënjohës tru kalbur që, Amerikën nuk e duan pikërisht pse na ka cliruar nga okupimi serb” – deklaroi Zogaj.

Më tej, Zogaj, tha se problemi qëndron te krimet që një përqindje e shqiptarëve dihet se i kanë bërë para, gjatë dhe pas luftës, dhe, këta kriminelë, tash po shohin se po afrohet koha kur krimet duhet të zbardhen dhe kriminelët rë marrin dënimin e merituar. “Gjykata Speciale e ka trazuar shpirtin e të gjithë kriminelëve të Kosoës të cilër, janë ngritur në këmbë për t’ia vënë zjarrin vendin, me shpresën kështu mun t’I ikin përgjegjësisë. Mirëpo, kjo nuk është e mundur. Qëndrimi i prerë zyrtar amerrikan është që Kosova duhet të pastohet nga krimet. Ambasadori amerikan edhe me rastin e vandalizmit në Parlamentin e Kosovës tha se, kjo është e patolerueshme” – tha Zogaj.

Prandaj, sipas analistit, reagimet nga qarqet e afërta me nëntokën e krimit, e për fat të keq ndër ta edhe figura të rëndësishme me munitet parlamentar, kanë shpërthyer n’urrejtje kundër Ambasadorir amerikan në Prishtinë.

Zogaj, më tutje tha se peticioni që po thuhet se është inicuar është veprim i mjerë dhe antishqiptar, Mirëpo, në anën tjetër është mirë nëse ky peticion realizohet dhe publikohet, sepse, kemi rastin te shohim me emër e mbiemër kush janë antiamerikanët në Kosovës, Ndaj të këtillëve institucionet përgjegjëse do të duhej të hulumtoni prapavijën, sepse, ka gjasë që pos krimineleve ordinerë, të jenë edhe bashkëpunëtorë të intelegjencës së huaj dhe të ISIS-it, që stabilizimi i Kosovës nuk u shkon për shtati.

Edhe sociologu Fadil Maloku, nuk ka qëndru indiferent rreth kësaj çështje. Ai, nëpërmjet rrjetit social u shpreh se peticioni për ambasadorin Greë Delaëie, na e rrezikon seriozisht miqësinë (e dëshmuar) amerikane. Por, këtë miqësi, sipas Malokut pa asnjë hamendje ne duhet ta shndrrojmë në partneritet të përhershëm, në mënyrë që Kosovën, ta bëjmë shtet sovran dhe demokratik. “Problemi është se; këtë partneritet s'mund ta ndërtojnë as elitat e paqës, e as ato të luftës! Sepse, thjeshtë janë tepër; servile, konformiste, jo inovative dhe tejet të padijshme” – deklaroi Maloku.

Ndërkohë analisti tjetër Fadil Lepaja, ka dal me një opinion të tij në llogarin e tij në rrjetin social Facebook, për cështjen e peticionit. Ai ndër tjera thekson se peticioni kundër ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, është krejtësisht i gabuar jo vetëm politikisht, por sipas tij, kjo bie ndesh edhe me arsyen e shëndoshë.

“Ambasadori i SHBA-së lavdëroi qytetarine, përkrahu protestën paqësore, qortoi gjuhën luftënxitse të zëvendëskryeministrit Thaçi dhe përfaqësueve të opozitës” – deklaroi Lepaja. Më tej, Lepaja, tha se një ambasador nuk mund të dalë në krye të opozitës për të rrëzuar qeverinë. “Qeveria duhet të reflektojë seriozisht dhe deklaratat e Ambasadorit të SHBA-së nuk duhet kursesi t’i kuptojnë si përkrahje të ngurtësisë apo papërgjegjmërisë së tyre” – përfundon Lepaja

Njohësi i proceseve politike, Mazllum Baraliu mendon se kriza politike Kosovën po e vështirëson në rrugën e saj të progresit, të konsolidimit edhe shtet-ndërtimit. Sipas tij kriza po thellohet gjithnjë e më tepër. Duke komentuar krizën politike dhe ndodhitë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, Baraliu deklaroi se në njërën apo tjetrën mënyrë faktori ndërkombëtar në Kosovë po i fryen zjarrit duke e thelluar edhe më shumë krizën.

Seanca e parë e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, e mbajtur të premten, ashtu si edhe seancat e kaluara, u shoqërua me gaz lotsjellës, arrestime të deputetëve dhe protesta jashtë objektit të Kuvendit.

Ndodhitë në këtë seancë, si dhe gjithë krizën politike në vend, në një intervistë për KosovaPress, e ka komentuar njohësi i proceseve politike, Mazllum Baraliu.

Baraliu: Të mos hidhet benzinë në zjarr

“Unë jam i indinjuar dhe i çuditur se si mundet pozita dhe pastaj edhe disa eksponentë të diplomacisë të huaj të pranishëm, aleatëve tanë ndërkombëtarë këtu, të cilët në vend që të qetësojnë shpirtrat dhe tensionet ata në mënyrë apo tjetër, pa dashur apo me qëllim, nuk dua të mendoj që është me qëllim, unë nuk e di por gjithsesi i fryjnë zjarrit dhe e thellojnë krizën edhe më tepër. Do të duhej që çdo herë në një shtet kur ka tensione të caktuar miqtë dhe përfaqësuesit diplomatik të cilave do shtate të jenë prezent, në këtë rast në Kosovë, të jetë pjesë e zgjidhjes së problemeve dhe jo pjesë e thellimit dhe ashpërsimit të problemeve”, deklaroi Baraliu.

Ai konsideron se është momenti i fundit që pozita si bartës i pushtetit të reflektojë, duke shtuar se opozita duhet që të rikthehet në seancat e kuvendit.

Baraliu: Këto qëndrime të betonizuara të pozitës dhe opozitës nuk çojnë askund

“Këto qëndrime antagoniste shumë të betonizuara të dy palëve, të pozitës dhe opozitës nuk çojnë askund. Është me të vërtetë momenti i fundit që të reflektohet nga ana e pozitës, sepse ajo e ka pushtetin dhe ajo ka përgjegjësinë që të jetë e përgjegjshme dhe reflektuese nga interesave të qytetarëve dhe votave të qytetarëve, por edhe ndaj opozitës që është pjesë e institucioneve, sovranitetit për tu ulur në një tryezë bisedimesh dhe për të biseduar jo vetëm për ato dy marrëveshje por edhe për çështje të tjera që tashmë janë aktuale. Natyrisht, për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të normalizohet jeta institucionale dhe të rikthehet opozita në kuvend dhe të vazhdojë kuvendi dhe Qeveria me përmbarimin e detyrave të tyre të përditshme, që kanë të bëjnë në radhë të parë me zbatimin e ligjeve nga ana e qeverisë dhe përgatitjen e tyre dhe miratimin nga ana e Kuvendit të Kosovës”, tha Baraliu për KosovaPress”.

Në lidhje me përjashtimin e opozitës nga seancat parlamentare, Baraliu konsideron se përjashtimi mund të bëhet vetëm në mënyrë individuale dhe jo në atë kolektive. Mirëpo, sipas tij, edhe përjashtimi individual bëhet vetëm në mënyra dhe rrethana të caktuara, ku do të duhej të ketë në radhë të parë rrethana no rmale të mbarëvajtjes dhe zhvillimit të seancës plenare dhe pastaj të ketë argumente dhe arsye që të largohen.

Sipas tij, përjashtimi individual do të duhej të bëhet me anë të një vendimi me shkrim dhe jo me vendim i cili merret aty për aty.

Baraliu: Vendimet do të duhej të merren me shkrim

“Do të duhej në radhë të parë që vendimi të merret me shkrim dhe do të duhej çështja të trajtohej nëse ka mundësi, ekzistojnë rrethana të tilla që në kryesi të kuvendit të trajtohen dhe pastaj kryetari i kuvendit të merrte dhe vendim dhe vendimi i tij të ishte me shkrim, e pastaj të merren masa individualisht dhe jo me shkrim. Opinioni publik ka pas rastin ta shohë që aty për aty është marrë vendimi dhe aty për aty pa asnjë minutë vonesë, në mënyrën më të pazakontë , më të rëndë, të hijshme, të kundërligjshme dhe kundër etike, janë larguar njerëzit me d hunë, pa pasur as paralajmërim dhe as vendim me shkrim se për të cilat arsye dhe a ka bazë juridike apo jo që njerëzit të largohen nga punët e asaj seance plenare”, tha ai.

Mirëpo, pavarësisht krizës politike dhe mungesës së opozitës, në seancën e të premtes, Kuvendi i Kosovës shqyrtoi dhe miratoi një sërë projektligjesh.

Por, këto miratime për Baraliun janë jo legjitime.

Ai tha për tu vërtetuar legjitimiteti i këtyre ligjeve dhe vendimeve të marra nga Kuvendi i Kosovës, mund të iniciohen proceduat në Gjykatën Kushtetuese apo edhe në atë të Strasburgut.

Baraliu: Ka një mungesë të legjitimitet dhe legalitetit në nxjerrjen e këtyre vendimeve dhe ligjeve

“ Ka një mungesë të legjitimitet dhe legalitetit në nxjerrjen e këtyre vendimeve dhe ligjeve. Prandaj, do të duhej edhe Kuvendi si strukturë, si organi më i lartë legjislativ të reflektojë dhe të mos e vejë veten në pozicione që të shkel dispozitat sepse dikush mund ta shtrojë çështjen e caktuar X ose Y edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut, se a janë legjitime dhe valide ato ligje që po miratohen në këto rrethana improvizuese dhe jo normale”, tha ai.

Përveç përjashtimit të opozitës nga seanca të premten kishte edhe arrestime të deputetëve po të opozitës. Këto arrestime Baraliu i komentoi duke thënë se efekti i tyre është fatal do të thosha unë në kuptimin politik dhe real pasi sipas tij me arrestime, dhunë, imponime nuk zgjidhen problemet.

Duke komentuar krizën politike dhe ndodhitë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës Baraliu gjithashtu deklaroi se në njërën apo tjetrën mënyrë faktori ndërkombëtar në Kosovë po i fryen zjarrit duke e thelluar edhe më shumë krizën.

Ai gjithashtu tha se proceset politike nuk ndihmohen me ndërhyrje qoftë edhe me mendime në kohën kur diçka është duke vluar. Sipas tij roli miqësor, këshillues dhe neutral i qasjes në relacion me problemet që janë midis pozitës dhe opozitës do të duhej të ishte gjithsesi i pranishëm por qëndrimet e prononcimet që favorizojnë apo duken që favorizojnë njërin palë në një mënyrë e minimizojnë përpjekjen dhe aspiratat e tjetrës palë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...