2016-02-29

Përballja me sfidat e jetës



,, E gjora vajzë më herët u bë nënë se sa grua ‘’
                                                Jakov Xoxa



Remzije J. Zekolli's Profile Photo


Nga  Remzije J.Zekolli 




 Pa dashur e mendoi veten si një vajzë 12 vjecare, kur  si në ëndërr iu shfaq ngjarja që kishte përjetuar atëbotë si fëmijë. Shpeshherë mbylli sytë dhe përpiqem që ta kthej kohën prapa. Lotët qetas më rrjedhin faqeve kur mendoj se si do të rridhte jeta ime po të mos sëmurej rëndë nëna, e cila ishte mjaft e re në moshë, sapo kishte shkelur të dyzetat. 

Iu kujtua një peisazh pranë pusit, në oborr ku ishim mbledhur vëllezër e motra,  me sy të përlotur, qëndronim si drenusha të trembura tek shihnim nënën që s’po mundej të ngrihej dot, për të na përqafuar, megjithëse e ishte përmalluar shumë për ne. Motra e vogël dëneste pa u ndalur, i mungonte shumë kujdesi dhe  përqafimi i ngohtë i nënës, kërkonte gjurmët e saj  ndër stinë, e mora pranë vetës ia përkëdhelja flokët. Nëna ishte nën hijen e ftoit në një shtrat të improvizuar, sapo i pa babai fëmijët e shqetësuar, për një moment e la nënë vetëm, u ofrua pranë tyre i përqafoi të gjithë dhe iu tha:
Ejani më afër, nëna dëshiron tju shohë, ndonëse është ë sëmurë ajo ju do, këtu babait iu dridh zëri dhe lotët e tradhëtuan. Cka të bëjmë ky qenka fati ynë. Babai na ndihmonte shumë rreth punëve të shtëpisë, madje edhe bukën e  gatuante.



Në sytë e saj të lodhur nga dhimbjet pash dashurinë e saj amnore për ne. Mjekët kishin bërë ndërhyrje kirurgjikale për të konstatuar se a do mund të ngrihej prap në këmbë, për fat të keq shpresat se do të ngrihej përsëri  në këmbë ishin të vogla. Në trup kishte  pesë plagë jo edhe  aq të vogla. Vitet kalonin dhe jeta në spital largë fëmijëve dhe burrit të saj  iu kishte bërë monotone.

-Dua të kthehem tek fëmijët e mi, shërim s’po kam pse të qëndroj kot këtu ,- i kishte thënë një ditë babait.
Përfundimisht u kthye në shtëpi, në një cep të dhomës zuri vendin shtrati i saj të cilin cdo ditë ia rregulloja me përkushtim dhe dashuri. Një ditë tek po ia rregulloja shtratin  vërejta plagët e saj, u pikëllova shumë. Thashë me vete: si do t’ia shëroj unë këto plagë?

 Ashtu si një infermiere e sporvuar fillova t’ia pastoja plagët tri herë në ditë,  më të dashurës sime. Aty për aty i thash babait:  Nga sot s’do të shkoj më në shkollë. Kjo bisedë e pa këndshme për te, nuk i pëlqeu fare, e vërejta në vetullat e tija të ngrysura.

Vendimi im  ishte i vështirë, i rëndë, i dhimbshëm. Një arsye e vetme, një obligim moral ndaj nënës i mundi të gjitha qëllimet e tjera. Ajo në ato momente të rënda të jetës së saj, pati nevojë për mua. Dhashë çdo gjë nga jeta ime që t’ia lehtësoja dhimbjen.

Ashtu e mbyllur në shtëpi, më dukej vetja si ndonjë personazh i vuajtur, i ndonjë romani kaherë të lexuar.Unë edhe pse qëndroja larg bankave shkollore, prapë se prapë lexoja libra të ndryshëm,  kur gjeja kohë të lirë, të cilat sapo vinte dikush te ne i fshehja nën tavolinë. Ky veprim i imi nuk i kishte shpëtuar pa e vrejtur babait. Tek lexoja librin  “Procesi” të  Jusuf  Gërvallës, të cilën babai e solli fshehurazi, më tha: Qysh nesër prap të shkosh në shkollë! Po nëna?!- i thashë unë e habitur.

 Ky është urdhër dhe kësaj radhe duhet ta zbatosh atë!

Nuk mund ta kundërshtoja, e doja nënën shumë, por edhe  shkollën e doja tepër, mirë pra kësaj radhe po dorëzohem baba. Iu hodha në përqafim me lotë gëzimi për këtë mbështëtje morale që mora nga ai. Nga ky vendim i tij u rilinda, rifillimi i shkollës më dha vullnet e forcë në jetë që të përballoj sfidat që sjell ajo. Ashtu e shtrirë edhe nëna më ndihmonte me këshillat e saja të arta, të cilat i dëgjoja me kujdes. Përvec kujdesit ndaj saj, shpeshëherë i lexoja ndonjë poezi, tregim apo legjendë që i dëgjonte me përkushtimin më të madh, madje ndonjëherë edhe ajo më rrëfente ndonjë të tillë. Pastrimi i carcafëve ishte bërë segment i zakonshëm i  përditshmërisë  në të  katër stinët e vitit. Nëna ishte  bërë si një foshnje,  të cilën aq shumë e doja, e cila mbeti e dergjur me dekada në shtrat. Cdo ditë e përkëdhelja dhe atëherë kur ishte më e pikëlluar dhe shumë e mërzitur nga sëmundja u mundoja t’ia ndalja vajin në buzë. Një ditë teksa kujdesesha për te, se c’më zuri ngushtë me pytjen e saj që se prisja.

-Qika jem a s’po ka Kosova djalë për ty,  që s’po martohesh. E habitur dhe e zënë ngushtë me këtë bisedë të pa pritur  të saj, me një buzëqeshje i thashë.

-Jo besa moj nënë, s’po ka Kosova djem, kanë ikur jashtë sikurse që kanë ikur edhe djemtë e tu.
Kurrë nuk e diti që unë për hirë të  saj, sakrifikova rininë dhe ëmbëlsinë që sjellë jeta. Kurrë nuk mendova të gjeja asnjë djalë, megjithëse kisha shumë oferta,  nuk dëshiroja ta lija nënën për asnjë castë vetëm. Dashuria për mua  u bë themër e Akilit dhe i gjasonte një molle të ndaluar.



No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...