Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, për të cilin ka thënë se po tentoj të imitoj rolin e presidentit të Kosovës.
Gecaj në një postim në Facebook ka shkruar se Deda do të ishte mirë që të punonte më shumë në “shtëpinë e tij” të tanishme dhe se Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes t’i kthehet metodave demokratike e civilizuese.
Lexoni postimin e plotë të Gecajt në Facebook:
Ilir Deda ta civilizoj e demokratizoj LAV
Ilir Deda kohët e fundit po tenton të imitoje rolin e Presidentit të Republikës së Kosovës, e kjo ndoshta vjen për shkak të faktit se njëri nga funksionet e tij të shumta të deritanishme ishte edhe ai i këshilltarit të Presidentes Jahjaga. Deda mundohet të na predikoj dhe të na udhëzoj çka është e çka nuk është mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Me gjithë respektin që kam për pozicionimet e tij parimore ndaj veprimeve të dhunshme dhe krejtësisht joracionale e joligjore të subjektit të cilit i takon, Deda do të bënte mirë sikur të punonte më shumë në “shtëpinë e tij” të tanishme, e që Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes (LAV) t’i kthehet metodave civilizuese e demokratike dhe të hekë dorë nga veprimet përmes metodave të Brigadave të Kuqe; veprime këto të cilat vetëm po ja nxjerrin faqen e zezë vendit tonë, por të cilat nuk po prodhojnë dhe nuk do të prodhojnë asnjë efekt pozitive për LAV-in vetë.