Nënkryetarja e Parlamentit Europian në një mesazh për Ditën e Pavarësisë ka thënë se Qeveria dhe opozita duhet të festojnë Ditën e Pavarësisë në frymë paqësore "ashtu siç i mësoi Ibrahim Rugova njerëzit e shtetit të ri".
Në një postim në Twitter, Lunacek ka thënë se nëse do të ketë dhunë në rrugë do të procesi i liberalizimit të vizave.
„Si mike e devotshme e republikës së re të Kosovës, do të prekesha thellë në rast se festa shndërrohet në ngjarje të dhunshme dhe destruktive’, tha mes tjerash Lunacek.
“Pas finalizimit të MSA-së dhe në rrugën e liberalizimit të regjimit për viza, ekzistojnë shkaqe të mira për të kremtuar pavarësinë. Por, sivjet Kosova do te duhej të përkujtojë fituesin e Cmimit Saharov (1998), Ibrahim Rugovën, i cili ndërroi jetë para dhjetë vitesh. Ai është ende simbol i pavarësisë së Kosovës, dhe ajo që është më e rëndësishme sot në politik, ai është simbol i përpjekjeve paqësore , poet dhe lider i madh i shqiptarëve të Kosovës për të ardhmen e tyre europiane,”, ka deklaruar Lunacek.
“Ftoj opozitën dhe qeverinë që sivjet ta shënojnë Ditën e Pavarësisë në mënyrën e veçantë kosovare, që Ibrahim Rugova ia mësoi njerëzve të shtetit të ri, Kosovës” ka shtuar ajo.
Lunacek “inkurajon të gjitha partitë politike të vazhdojnë të punojnë edhe pas tetë vjetorit në mënyrë konstruktive dhe në frymën europiane, në frymën e përkujtimit të traditvs së mirë kosovare të rebelimit civil pa dhunë”