Nga 17 shkurti i vitit 2008, nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, janë vetëm katër relikte që ruhen për gjeneratat e ardhshme, si dëshmi e kësaj date të rëndësishme e historike.
Shteti i Kosovës i ka vetëm katër relikte, nga dita e shpalljës së pavarësisë me 17 shkurt 2008.
Këto relikte janë flamuri i cili u vendos në sallën e Kuvendit të Kosovës, vetëm disa minuta pasi u lexua deklarata e shpallës së pavarësisë nga ish kryeministri Hashim Thaçi.
Relikte të tjera janë dy listat me nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ishin perzent në momentin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës.
“Është edhe stilolapsi me të cilin u nënshkrua deklarata e pavarësisë si dhe vetë deklarata e pavarësisë”, thotë Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net.
Hashim Thaçi, në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, duke lexuar deklaratën e pavarësisë me 17 shkurt 2008
Ai sqaron se të gjitha këto relikte janë duke u ruajtur në zyrën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Në fakt, nga dita më e madhe e shtetësisë, gjeneratat e ardhshme mund të shohin dhe prekin vetëm këto katër gjëra.
Askush nuk është kujtuar se për gjeneratat që do të vijnë, do të ishin të rëndësishme edhe shumë relikte të tjera për t’i parë, raporton lajmi.net.
Disa prej tyre do të mund të ishin letrat e Kryeministrit Thaçi nga të cilat ai lexoi deklaratën e shpalljës së pavarësisë.
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
Deklarata e pavarësisë së Kosovës e vendosur në hollin e Kuvendit me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
Për gjeneratat e tjera ndoshta do të ishin të rëndësishme për t’i parë edhe rrobat që deputetët bartnin të veshur atë ditë.
Në muze do të qëndronin bukur edhe lulet e vendosura në atë seancë me rëndësi të madhe, raporton lajmi.net.
Gjithashtue, të rëndësishme do të ishin edhe kolltuqet në të cilat qëndronin atë ditë ulur Presidenti i i parë i shtetit të pavarur, Fatmir Sejdiu, e kryeministrit Hashim Thaçi, e karriga e kryetarit të Kuvendit të të Kosovës, akup Krasniqi.
Por jo, pas 100 vejtësh, do t’i kemi vetëm katër relikte të kësaj dite të papërsëritshme, nëse deri atëherë do të mund të ruhen