Këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Thaçi, Abelard Tahiri, i ka sulmuar shumë ashpër Kurtin dhe Ymerin.
Tahiri ka thënë se këta anti-imperialistë, së shpejti do të kërkojnë edhe largimin e plotë të prezencës amerikane nga Kosova, kurse Lëvizjen Vetëvendosje e ka quajtur si streh të mbetjeve të fundit të Jugosllavisë në Kosovë dhe të mbeturinave enveriste.
“Duke u nisur prej deklaratave të majta anti-imperialiste të ish liderit të Vetëvendosjes dhe të këtij trockistit, që tash e drejton formalisht, në lidhje me qasjen e politikës amerikane ndaj Kosovës dhe angazhimin e tyre për të bërë një peticion për largimin e ambasadorit amerikan, besoj se nuk do të jetë e largët dita që këta njerëz të kërkojnë largimin e plotë të prezencës amerikane nga Kosova dhe izolimin e vendit tonë prej aleancës perëndimore.
Çdo ditë e më shumë po shohim në këtë lëvizje sesi po mblidhen mbetjet e fundit jugosllave në Kosovë, që duke u bashkuar me mbeturinat enveriste kanë nisur fushatë kundër orientimit tonë perëndimor.
Çdo ditë e më shumë po shohim në këtë lëvizje sesi po mblidhen mbetjet e fundit jugosllave në Kosovë, që duke u bashkuar me mbeturinat enveriste kanë nisur fushatë kundër orientimit tonë perëndimor.
Është mjerane kur sheh njerëz të mbështetur, financuar dhe arsimuar nga SHBA-të, si Shpend Ahmeti, Ilir Deda e të tjerë brenda Vetëvendosjes, që nuk kanë kurajon apo vullnetin që të dalin kundër kësaj sjellje radikale të majtë.
Ballafaqimi ynë me këtë fenomen të trashëguar nga regjimi i kaluar nuk do të jetë as i lehtë dhe as afatshkurtër, mirëpo një gjë është e sigurt, që bashkëjetesa në këtë vend e politikës pro-perëndimore të lirisë, demokracisë dhe asaj të obskurantizmit lindor nuk është e mundur.

Ballafaqimi sa më i hershëm me këta anti-perëndimorë, është i nevojshëm dhe i shëndetshëm për shoqërinë tonë, pa marrë parasysh koston që do të ketë ky ballafaqim”, ka shkruar këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri.