2016-02-18

Dr.Aziz Pollozhani,rektor i Universitetit të ri “Nënë Tereza”




Akoma pa u formuar komisionet amë në Universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup, Alsat mëson se tashmë është vendosur cili do të jetë në krye të tij. Jozyrtarisht mësohet që në postin e rektorit do të jetë Aziz Pollozhani, ish deputet nga radhët e BDI-së, ish ministër i arsimit dhe shkencës si dhe ish ambasador i Maqedonisë në Gjenevë. Kjo bie ndesh me atë që deklaruan kohë më parë zyrtarë të lartë të BDI-së dhe ish kryeministri Gruevski se rektori i Universitetit të ri do të jetë kuadër i huaj. Javë më parë edhe vetë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin “Rruga Drejt…” garantoi publikisht që në universitetin e ri nuk do të ketë asnjë funksionar ose ish funksionar të BDI-së.

“Sigurisht që këtë garanci e keni…Unë jo vetëm që ju siguroi, por edhe mund të bisedoni, mund të angazhoni njerëz. Unë kurrën e kurrës nuk jam përfshirë në politikat arsimore në universitetet as të Tetovës por as në universitetin që themelohet”, deklaroi Ali Ahmeti. Kryetar i BDI-së.
Eksperti i arsimit Xheladin Murati thotë se arsimi në vend është skajshmërish i politizuar dhe është e vështirë që dikush të depërtojë në strukturat e tij pa pasur librezë partiake.

“Politika aktuale synon partizimin e tërësishëm të të gjithë segmenteve të arsimit, të shkollave, të universiteteve dhe politikës aktuale më shumë i intereson kush të zgjidhet drejtor, si të zgjidhet dekan, kush të zgjidhet rektor, kush profesor dhe shumë më pak cilësia për të cilën thirremi të gjithë se cilësia është elementi parësor që e dallon një institucion nga institucioni tjetër. Duhet të krijohet hapësirë, dhe duhet të largohet politika nga arsimi që të mundet ai të marrë frymë lirshëm në baza të kritereve shkencore, pedagogjike dhe atyre që i quajmë përparim ose cilësi në arsim”, tha Xheladin Murati, ekspert i arsimit.

Ndryshe, Pollozhani që në vitin 2012 u përfol edhe si kandidat i mundshëm për rektor të USHT-së por kjo u hodh poshtë për shkak se ai nuk përmbush kriteret duke mos qenë profesor ordinar.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...