2016-02-17

Isa Mustafa ka deklaruar se opozita le të vazhdon të jap afate deri më 2018


​Kryeministri Mustafa në konferencë (Drejtpërdrejt)
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në konferencën e jashtëzakonshme për media.




Mustafa: Nuk do ta lodhi mendjen me afatet e opozitës
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se opozita le të vazhdon të jap afate deri më 2018, por Qeveria nuk do t'ia di për ato, sepse ka detyrime shumë më të mëdha.
Mustafa këto komente i bëri në konferencë për media, ku tha se Qeveria është e palëkundur në mandatin dhe përgjegjësit e saj, kurse opozitën të kthehet në Kuvend dhe mos të merret me gjëra të kota.
“Opozita mund të jap afate sa të don deri më 10 qershor 2018, nuk do ta lodhi mendjen te afatet e tyre sepse kemi detyrime shumë më të mëdha ndaj qytetarëve, duke forcuar shtetin, ekonominë dhe integrimin e në mekanizma euro-atlantik”, ka thënë ai.
Ai tha se gjatë këtyre 8 viteve është ndërtuar një Kosovë e re, janë ndërtuar FSK-ja e cila është e gatshme për të ndërhyrë në raste urgjente, por gjithashtu shteti i Kosovës është njohur nga më shumë se 100 shtete.
Mustafa shtoi se kanë prit që edhe ata që kanë protestuar të kenë flamurin shtetëror.
“Dyshojë që protestuesit kanë shpreh pajtueshmërinë me udhëheqësit që kanë fol aty, sepse atë që e kan ë thënë, flet për shumë të pa vërteta që në mënyrë ilegale mundohen ta shkarkojnë Qeverisë”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo Qeveri do të vazhdojë punën deri në fund të mandatit të paraparë me ligje, ndërsa tjerët duhet të bëhen gati për ato ditë.
“Jo me parulla, jo me të pavërteta, jo përmes shesheve por duke u kthyer në Kuvend sepse për aty kanë marr legjitimitetin dhe votën e qytetarëve”, tha Mustafa.
Ai ka ftuar opozitën që të kthehet në Kuvend dhe mos të merret me gjëra të kota dhe me formë të tillë, ku nga sheshi hiqet legjitimiteti i Qeverisë.
Thaçi: Ramush Haradinaj po i mbron pronat e tij në Shtedime e jo tokën e Kosovës
 Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi ka thënë se Ramush Haradinaj e ka ngritur çështjen e demarkacionit me Malin e Zi për t’i mbrojtur pronat e tij në Shtedime.
Ai ka thënë se kauza e tij nuk është për të mbrojtur tokën e Kosovës.
“Ai po i mbron pronat e tij në Shtedime”, ka thënë Thaçi.
​Thaçi: Ultimatumet në këtë vesh hyjnë në tjetrin dalin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në konferencë e jashtëzakonshme për media që ka mbajtur së bashku me kryeministrin isa Mustafa ka akuzuar ashpër Siq i quajti ai “eprorët opozitarë”, duke i quajtur si interesgjinj që nuk e kanë dalë për kauza siq po proklamojnë.
Thaçi ka përmendur edhe peticionin të cilin ai e quajti të falsifikuar.
Sipas tij ato 200 mijë nënshkrime janë të falsifikuar dhe për to Thaçi tha se do të përgjigjen “eprorët opozitarë”.
“Edhe sot prej eprorëve opozitarë nuk u dëgjua as kërkesa për Asociacioni dhe Demarkacioni, vetëm si klithje e tyre”, tha Thaçi.
Thaçi nuk la pa sulmuar edhe kolegun e tij nga AAK Ramush Haradinaj e që sipas tij ai njeri e ka ngritur këtë çështje për interesa të veta.
Thaçi ka thënë se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 10 qershor 2018. Madje ai ka deklaruar se sot i kanë pritur që të vijnë në Qeveri por nuk kanë ardhur.
“Ne i kemi pritur nuk erdhën”, tha Thaçi.
Pushteti nuk merren me dhunë por me vota. Duke folur për ultimatumin që dha opozita për dorëheqjen e Qeverisë Thaçi tha kështu:
“Ultimatumet këtë vesh hyjnë në tjetrin dalin”, tha zëvendëskryueministri Thaçi.
****
Fatmir Limaj dhe Dardan Molliçaj me qëndrime të kundërta
Fjalimet në protestën e sotme të Fatmir Limajt dhe Dardan Molliçajt i ka komentuar publicisti Rexhep Kastrati.
“Fatmir Limaj tha se nuk jemi kundër shtetit, të kundërtën e asaj që tha Dardan Molliçaj. Asnjë koment nuk ka nevojë më tepër, pasi që janë dy qëndrime të kundërta. Vërtet opozita është e bashkuar?”, shkruan ai
Opozita afat qeverisë deri më 27 shkurt për dorëheqje (Foto/ Video)
 Dhjetëra mijëra qytetarë morën pjesë në protestën e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ato i dhanë afat deri më 27 shkurt qeverisë që të largohet.
Partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, opozita ka bllokuar punën e parlamentit duke kundërshtuar këtë marrëveshje sikurse edhe atë të arritur me Malin e Zi për shënimin e kufirit.
Qeveria ka bërë thirrje për dialog politik, duke u zotuar për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila në muajin dhjetor tha se pjesë të marrëveshjes nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se asociacioni do të themelohet sipas marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës krahas urimeve për tetë vjetorin e pavarësisë, kanë bërë thirrje që kremtimet të mos zbehen nga protestat e së mërkurës.
Përgëzimeve për përvjetorin e pavarësisë por edhe thirrjeve për protesta të qeta u janë bashkuar edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë. Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan, Bob Corker, ritheksoi përkushtimin amerikan ndaj Kosovës.
“E di se disa qytetarë të Kosovës do të demonstrojnë për të shprehur pikëpamjet e tyre për të ardhmen e Kosovës. Ata kanë të gjitha të drejtat që të protestojnë në mënyrë paqësore. Megjithatë, dallimet politike duhet të zgjidhen përmes debatit dhe jo me dhunë. Dita e pavarësisë duhet të jetë ditë e gëzimit, e jo të shënohet me dhunë”, tha senatori Corker.
Kosova po shënon të mërkurën përvjetorin e tetë të pavarësisë së saj, duke u përballur me krizën më të rëndë politike. E mërkura është e ndarë në dysh.
Paradite, në kryeqytet u mbajtën manifestime të organizuara nga qeveria, gjatë të cilave Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e Policisë së Kosovës parakaluan në qendër të Prishtinës, në një ceremoni gjatë së cilës presidentja Atifete Jahjaga tha se 17 shkurti paraqet ditën më të shënuar në historinë e Kosovës.
“Megjithatë, Kosova sot është një demokraci ende e papërfunduar dhe e sfiduar në një kohë kur na duhet më shumë forcë për të tejkaluar dallimet dhe më shumë guxim për t’u përballur me dëshpërimin”, tha presidentja Jahjaga, dukë bërë thirje dialog politik në Kosovë.
“Sot është festë për gjithë Kosovën, kur secili prej nesh e ndjejmë se e ardhmja duhet të jetë më ndryshe, ku na duhet më shumë punë për të treguar se të tashmen e ndryshojmë vet, por jo me dhunë dhe me forcë. Jo me fuqinë e grushtit që sjell dhimbje e rrënim, që sfidon institucionet e shtetit, besimin në të cilin ne kemi luhatur. Jo me mohimin e asaj që kemi ndërtuar deri më sot dhe assesi me testimin e partneritetit tonë me faktorin ndërkombëtar”, ka deklaruar Jahjaga.
Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, në bazë të planit të krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari. Deri tash ajo është njohur nga mbi 100 vende të botës.
Pavarësia e saj vazhdon të kundërshtohet nga Serbia, e cila është përfshirë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që është kusht për rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane. Bisedimet i sigurua Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por, Kosova vazhdon të mbetet e fundit në proceset integruese. Ajo nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit në tetor të vitit të kaluar e cila u miratua nga Parlamenti Evropian në fillim të këtij viti.
Kosova është vendi i vetëm në Evropën juglindore që ka mbetur jashtë procesit të liberalizimit të vizave dhe qytetarët e saj nuk mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian pa viza.
Kosova ndërkaq është vendi me shkallën më të lartë të pranisë evropiane./voa
Ymeri i jep kohë Qeverisë që të jap dorëheqje deri më 27 shkurt
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri para protestuesve i ka dhënë kohë Qeverisë që deri më 27 shkurt, të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje, në të kundërtën protestat nuk do të ndalen.
Ai ka deklaruar se Qeveria duhet të shkojë sepse Republika do të shpëtojë dhe do të mbijetojë.
Ymeri ka thënë se kanë dal në shesh që ta bashkojnë Kosovën dhe Republikën ta bëjnë të qytetarëve duhet nga kjo Qeveri t’i heqin Hashimin e Isën.
“Kosova sot ka popull që i del Zot shtetit dhe vetvetes. Zajednica, demarkacioni kanë marr fund, tani duhet të marrin fund edhe Hashimi e Isa”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se protesta e sotme është një manifestim për drejtësi, sepse kjo Qeveri është Qeveri e padrejtësive, ku njerëzit pasurohen brenda natës.
Protestuesit fillojnë të shpërndahen
Disa nga protestuesit që kanë qenë në sheshin “Skënderbeu” tashmë kanë filluar të ecin drejt sheshit “Zahir Pajaziti”.
Ata me flamuj në krahë kanë filluar ta lëshojnë protestën.
Në këto momente fjalim para protestuesve po mban kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri.
Thonë biznesmenët thonë mos na pyesni për milionin e parë se për të tjerat ju tregojmë detajisht e pushtetarët tanë thonë mos na pyesni për milionat e parë se tjerët nuk dimë as vet si i kemi fituar.
Njerëzit e varfër nuk janë fajtor për varfërinë e tyre. Republika e nënkupton barazinë. Nuk mund ta kemi edhe Republikën edhe këtë regjim. Qeveria duhet të shkoj sepse Republika duhet të shpëtoj.
Drejtësinë e sjellë populli në vend. Drejtësinë e sjellim nëpër protesta dhe angazhim të përditshëm duke refuzuar marrëveshjet dhe qeveritë e padrejta. Muret midis qytetarëve le ti bëjmë ura, le ta bashkojmë popullin për republikën e bashkuar.
Sot kemi dalë edhe më shumë për të kërkuar largimin e kësaj qeverie. Ne qytetarët e Republës u japim afat kësaj qeverie që të japin dorëheqje deri më 27 shkurt.
Para tij kanë folur edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Fatmir Limaj.
Limaj: Populli sot ka shkarkuar pushtetin
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj para protestuesëve ka deklaruar se sot populli ka hequr legjitimitetin pushtetit të dhunshëm dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Limaj tha se po protestojnë për të dërguar mesazhin atyre që po hezitojnë ta pranojnë realitetin.
“Sot populli i Kosovës ua ka hequr legjitimitetin dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje në mënyrë që qytetarët të vendosin se kush duhet t’i qeverisë”, tha Limaj.
Ai shtoi se Qeveria e Kosovës nuk mund të përfaqësojë më Kosovën.
“Ne do të vazhdojmë në kauzën tonë të drejt. Askush nuk ka mundur t’i rezistojë kauzës tonë dhe nuk do të mundin as këta”, tha ai.
​Haradinaj: Vetëm populli e ka fuqinë ta rrëzoj këtë Qeveri
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i është drejtuar sot masës në protestën e organizuar, duke u thënë se vetëm qytetarët mund të vendosin dhe ta rrëzojnë këtë qeveri.
Qeveri që sipas tij e ka sulmuar integritetin territorial të vendit. Kjo qeveria po ashtu sipas Haradinajt e ka sulmuar sovranitetin dhe rendin kushtetuese.
“Po mos të ishit ju, kjo nuk do të bëhej. Ju sot jeni të obliguar me zbatu këtë vendim menjëherë”, tha Haradinaj.
“Nga sot nuk vendos askush tjetër pos jush. Ju e bëni Kosovën e lirë dhe me u ndi mirë të gjithë ata që e donë Kosovën e lirë. Ju dhe vetëm ju jeni republika. Ju jeni sovrani, liria dhe republika. Ju jeni Pavarësia. Ju dhe vetëm ju e bëni pavarësinë”, tha Haradinaj.
Flet i kërkuari nga Policia: Sot më askush s’beson asgjë
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës, i është drejtuar sot masës së protestuesve.
Pas 8 vitesh shtet Molliqaj thotë se qytetari më nuk beson asgjë sepse siq thotë ai shumë hapa u bënë gabim.
“Sot më askush nuk beson se pas tetë vitesh pavarësi do të luftohet korrupsioni. Sot më askush nuk beson se dialogu pa kushte me Serbinë duhet të vazhdojë, etj”, tha Molliqaj.
​Lekaj: Ne nuk do të ndalemi, qeveria të dorëhiqet
Kjo është ditë shenjtë për kombin shqiptar. Iu them me bindje se shpresa do të kthehet përsëri mes nesh dhe ne do të kemi të ardhme. Ne jemi populli dhe asgjë nuk na ndal. Kështu pohoi deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, në protestën e opozitës e cila po mbahet tani.
Lekaj tha se falë politikanëve që kemi në krye të shtetit, Kosova po rrezikon atë që ka arritur deri tani dhe se ata që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje kanë dy emra Isa dhe Hashimi, vepra kryesore e të cilëve është ‘Zajednica’ dhe Demarkacioni si dhe rikthim i Serbisë, me ftesë të qeverisë së Kosovës si dhe nëpërkëmbja e dëshmorëve të kombit.
“Ju e keni kuptuar këtë, andaj jeni kaq të shumtë në numër. Ju jeni kundër korrupsionit dhe plaçkitjes, mjerimit arrogancës. Për ti dalë zot së ardhmes së fëmijëve, integrimit dhe prosperiteti. Këtu iu ka mbledhur dhimbja, por më shumë shpresa”, pohoi ai.
Lekaj më tej theksoi se në demokraci shkelja e Kushtetutës është akt i rëndë dhe se populli do ta ndal rrëzimin dhe do ta shpëtojë Kosovën nga korrupsioni.
“A e dëshironi një president si Hashim Thaçi dhe kryeministër Isa Mustafa, që i përziejn ë punët tona me serbin. A iu duhen dy personazhe që kanë vrarë shpresën duke mbjellë varfëri e korrupsion. Që pushtetin e përdorin duke mbytur standardet demokratike dhe duke burgosur lirinë”, tha ai.
Populli i Kosovës, sipas Lekajt është i vendosur, që ti drejtohet qeverisë së pazareve të pista , për t’i treguar se ka vetëm një zgjidhje, e ajo është dorëheqja e qeverisë.
Krasniqi: Despotët duhet të dalin nga Qeveria
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-së, Jakup Krasniqi, ka qenë i dyti që iu është drejtuar masës, duke thënë se po protestojnë për Republikën.
“Pse po protestojmë ne? Jemi duke protestuar për ta mbrojtur Republikën e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008. Republikën po e mbrojmë nga qeveritarët tanë, në vend se ta mbronin ata. Sot po e mbrojmë republikën nga ata që po e humbin sovranitetin me marrëveshje. Po protestojmë ndaj njerëzve të pandërgjegjshëm. Qytetarët nuk kanë ardhur këtu për të bërë pazare në dëm të atdheut”, ka thënë Krasniqi.
I pari që i është drejtuar masës protestuese është deputeti i AAK-së, Pal Lekaj nga AAK.
Ai ka thënë se Kosovës do t’i kthehet shpresa, duke shtuar se marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të anulohen.
Ai i ka pyetur se a e dëshirojnë qytetarët një kryeministër si Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, që bëjnë marrëveshje me Serbinë dhe pushtetin e përdorin për ta mbytur demokracinë.
Kurti:Sot ka filluar pranvera në Kosovë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i cili po u prin protestave që sapo ka filluar ka thënë se sot ka filluar pranvera në Kosovë. Sipas tij sot është fillimi i fundit i Qeverisë Thaçi-Mustafa.
“Sot ka filluar pranvera në Kosovë, pra më 17 shkurt kur shënojmë 8 vjetorin e pavarësisë që duhet ta mbushim me sovranitet e zhvillim për shkak se me këtë qeveri kemi parë vetëm zhgënjime dhe dështime”, tha Kurti.
Jakup Krasniqi në protestë bashkë me familjen e tij. Albin Kurti sapo ju bashkua protestuesve.
Protestuesit e mbledhur tek Biblioteka Kombëtare janë duke ju bashkuar qytetarëve të mbledhur në sheshin kryesorë të qytetit.
Numri i protestuesve të mbledhur është i madh, dhe duket se kësaj radhe ka edhe më shumë protestues se sa nga protesta e 9 janarit.
Fatmir Limaj niset drejt protestës më flamur të Kosovës
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është nisur nga selia e partisë së tij me grupin e zyrtarëve të Nismës.
8db51cbLIMK781af
Por ajo që bie në sy është fakti se Limaj dhe të tjerët nga Nisma mbajnë flamuj të Kosovës, e që është e kundërta e asaj që proklamojnë krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të AAK-së.
“Shihemi në shesh, të protestojmë për shtet me sovranitet!”, ka shkruar Limaj në Facebook.
​Shpend Ahmeti në protestë, përshëndetet me Policinë
Në sheshin “Skënderbeu" ka filluar grumbullimi i qytetarëve për të marrë pjesë në protestë. Atyre iu është bashkuar edhe kryetari I komunës Shpend Ahmeti.
Fillimisht ai ka përshëndetur Policinë e Kosovës të cilët sot janë në numër të madh.
Protesta e organizuar nga tri partitë opozitare pritet që të fillojë në orën 14.
Mblidhen protestuesit
Kanë mbetur edhe një orë që nga fillimi i protestës së opozitës së bashkuar, derisa bina ku pritet të flasin tre liderët opozitar, tanimë është vendosur në sheshin “Skenderbe”.
Opozita fillon protestën te Bibliotekë Kombëtare në ora 14:00. Aktivistët e tri subjekteve opozitare, tanimë janë nisur nga komunat e Koovës, drejt kryeqytetit.

Momenti kur kamioni futet në mes të turmës protestuese (Video)
Njësiti special i Policisë së Kosovës e ka ndërprerë në mes të sheshit “Nënë Tereza” turmën e protestuesve.
Shkak për ndaljen e saj u bë një kamion i cili ishte futur në mes të turmës.


AAK: Mustafa dhe Thaçi, po kërcënojnë nga dëshpërimi
Paraqitja dëshpëruese në konferencë shtypi, menjëherë pas protestës, e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, dhe për më tepër fjalori kërcënues e fyes në adresë të mbi 100 mijë qytetarëve që sot morën pjesë në protestë, flet për gjendjen jo stabile dha alarmante të tyre, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Ata e kanë humbur edhe arsyen edhe përgjegjësinë dhe për më tepër fjalori kërcënues i tyre, është shqetësues për këtë vend.
“Ne e kuptojmë gjendjen e tyre të rëndë, sepse më në fund po përballen me sovranin i cili do t’ju japë përgjigjen e merituar dhe do t’i flakë në pluhurin e harresës dhe turpit”, thuhet aty.
Shoqëritë e ndryshme, e edhe kjo e Kosovës, ka njohur diktatorë më të mëdhenj se sa që janë duke na u shfaqur tashmë Mustafa dhe Thaçi, por edhe ata kanë përfunduar të poshtëruar nga qytetarët.
“Të njëjtin fat do ta kenë edhe këta kontrabandës të vullnetit qytetar, para zgjedhjeve të fundit dhe tash. Zëri i mbi 100 mijë qytetarëve nuk mbytet, pse Mustafa dhe Thaçi, vjellin vrerë mbi ta”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në protestën e thirrur nga opozita kanë marrë pjesë rreth 15 mijë protestues. Sipas Policisë protesta ka përfunduar e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.
“Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur zhvillimin protestës së sotme të mbajtur nga ora 14:00 deri 16:00, Policia e Kosovës njofton se protesta e mbajtur sot në Prishtinë ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Në këtë protestë sipas vlerësimeve afërsisht kanë marr pjesë rreth 15 000 protestues. Protesta është shpallur e mbyllur nga organizatorët dhe protestuesit janë shpërndare të qetë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Reagon
Visar Rexha nga rock-grupi i famshëm ‘’Jericho’’, ka reaguar ndaj opozitës e cila i ka përdorur këngët e këtij grupi në protestën e sotme e cila u mbajt në sheshin e Prishtinës.
Ai në Facebook ka shkruar ‘’Opozite e nderuar, me e pakta qe keni mujt me bo, ka qene me na pyt nese mund t'i transmetoni kenget e Jericho ne proteste.’’
Ja postimi i Visarit:

Policia arreston pesë persona, me vete kishin benzinë dhe stupc

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona dhe tek ta ka gjetur bidon me benzinë dhe një stupc.
Të dyshuarit të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të tipit BMË me targa RKS 03, së pari janë ndalur para Gjykatës Kushtetuese, dhe pas kontrolleve tek ta është gjetur sasi e lëndës djegëse dhe një stupc.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim në Policinë e Kosovës Daut Hoxha, por nuk ka dhënë detaje më shumë.
Nuk dihet nëse të dyshuarit bashkë me lëndën djegëse ishin nisur për protestën e opozitës.

​Kthehet normaliteti në shesh (Foto)
Sheshet e Prishtinës i kthehen normalitetit pas protestës e organizuar nga opozita.
Punëtorët që merren me pastrimin e rrugëve tashmë e kanë pastruar të gjitha sheshet dhe tashmë qytetarët po shëtisin nëpër rrgët kryesore të kryeqytetit.
Numri i atyre që kanë dalë për të shëtitur tashmë është më i madh pasi që gjithqka ka përfunduar tek sheshi “Skënderbeu”.
Edhe Ismet Hebibi ishte në protestë, kërkoi të mbante fjalim (Video)
Kandidati i vetëshpallur për President të Kosovës, Ismet Hebibi, i është bashkuar protestës së thirrur nga opozita në Prishtinë.
Kamera e KK ka hasur në Hebibin në protestë, kur ai po u kërkonte organizatorëve që t’ia mundësonin që të mbajë një fjalim para protestuesve në binë.
​Flet i kërkuari nga Policia: Sot më askush s’beson asgjë

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës, i është drejtuar sot masës së protestuesve.
Pas 8 vitesh shtet Molliqaj thotë se qytetari më nuk beson asgjë sepse siq thotë ai shumë hapa u bënë gabim.
“Sot më askush nuk beson se pas tetë vitesh pavarësi do të luftohet korrupsioni. Sot më askush nuk beson se dialogu pa kushte me Serbinë duhet të vazhdojë, etj”, tha Molliqaj.
Policia: Në protestën e qetë morën pjesë rreth 15 mijë protestues

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...