2016-02-18

Koha kur shtabi i UÇ-Kosovës lëvizte në Fierisht të Strugës!

Koha kur shtabi i UÇ-Kosovës lëvizte në Fierisht të Strugës!


(Koha/Strugalajm.com)

Vitet 1998-1999 për nga përmasat dhe ndikimi ishin vitet kur të gjithë shqiptarët patriotë në mbarë hapësirën shqiptare dhe në diasporë brenda mundësive kontribuan në mënyra të ndryshme për clirimin e Kosovës .Ishte koha kur jetohej dhe kontribohej cdo ditë për clirimin e Kosovës, ishte koha e veprimtarëve të vërtetë të kauzës kombëtare. Një kontributë jo i vogël për nga rëndësia i cili është zhvilluar në diskrecion të plotë dhe me sukses apsolutë ka ndodhur në Fierisht-Frëngovë të Strugës vendbanim ky i cili në disa raste ka shërbyer si koridori dhe baza me sigurtë e kalimit të eksponentëve më të lartë të shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës si dhe Hashim Thacit,Kadri Vejselit dhe ushtarakëve të lartë të kësaj strukture clirimtare gjatë rrugëtimit të tyre nga Shqipëria nëpërmjet Maqedonisë drejt Kosovës pas kthimit nga Konferenca e paqes në Rambuje .Ishte ish-i burgosuri politik i 1983 Murat Lumani nga Fierishta pjesë e organizatave ilegale që në moshë të re ai i cili kishte marr besimin e krerëve më të lartë të UCK-së së Kosovës për të organizuar korridorin e kalimit të ‘’trurit’’udhëheqës të luftës clirimtare dhe dyshes më të fuqishme politike të Kosovës së pasluftës .Edhe pse asnëjherë nuk ka pranuar të flasi publikishtë për këtë cështje ishte insistimi im(gazetarit P.L)pas leximit të librit të Ylli Pollovinës ‘’Një Kolonel në mes Tiranës dhe Prishtinës’’referuar kujtimeve të kolonelit shqiptar Dilaver Goxhaj ku pasqyrohej në detaje kalimi dhe qëndrimi i krerëve më të lartë të UCK-së në Fierisht të Strugës.‘’ Vetëm në orën gjashtë pa pesë të mëngjezit arritëm në fshatin ku i prisnin.Quhej Fierishtë.Ishte fshat i Strugës dhe banohej nga vetëm shqiptar.Për cdo rast edhe pse nuk ishte zhurmë e tepërt dhe gjë e padëshiruar lehja e qenëve do të ishte sinjal për të zotin e shtëpisë .Ai ishte në dijeni të miqëve dhe po i priste.Në dhomën e gjërë ky hym,një tavolinë e madhe portative ishte mbushur plot me lloje ushqimesh marramendëse.Ose ashtu ju duk të dhjetëve që sapo kishin lënë pas akullnajat e malit të Steblevës.Ajo tavolinë mikëpritëse me siguri shtohej shpesh,mbase gjithnjë në atë orë sepse korridori i kalimit ilegal për të dërguar vullnetar në luftën e Kosovës funksiononte pa pushuar.Në orën gjashtë të mbrëmjes .ndërsa ishin ulur në tryezë e hanin,mysafirët shprehën dëshirën të dëgjonin emisionin shqip të radios’’Zëri i Amerikës’’.Kadri Veseli e gjeti stacionin me një shpejtësi të habitshme duke lënë përshtypje se nuk e kishte ardhjen e parë në familjen e Murat Lumanit.Spikerja ndërsa nisi të lexonte titujt më kryesor të edicionit shqiptoi ‘’Hashim Thaci me një grup oficerësh është nisur për në Kosovë’’.Ishte lajmi i parë i edicionit informativ.Të gjithë të ardhurit nga Shqipëria ngrinë.Ia ngulën vështrimin radios dhe pastaj panë njëri-tjetrin.Koloneli e formuloi me shpejtësi variantin të lajmit dizinformues.Ai fliste kuse Lum Haxhia shkruante.Pasi e lexoi Hashim Thaci telefonoi spikerin e në Tiranë.Si përherë edicioni i lajmeve për Kosovën në TVSH filloi në orën gjashtë e tridhjetë e pesë minuta.Folësja Besa Ceku lajmin e komanduar nga Fjerishta e dha si lajm të parë.Mashtrimi ishte bërë.Të paktën ishte shkaktuar një corientim ’’kështu e përshkruan në disa fragmente të shkëputura kalimin dhe qëndrimin e liderëve më të lartë të UCK-së së Kosovës si Hashim Thaci,Kadri Vejseli si dhe shumë oficerë dhe ushtrak të lartë në shtëpinë e veprimtarit Murat Lumani në Fierisht të Strugës, Ylli Pollovina në librin ‘’Një Kolonel në mes Tiranës dhe Prishtinës’’referuar kujtimeve të kolonelit shqiptar Dilaver Goxhaj .
Përse u përzgjodh shtëpia e Murat Lumanit si bazë e UCK-së së Kosovës


12399429_10204310109587822_2145008147_n (1)

Jo rastësisht krerët më të lartë të UCK-së së Kosovës kishin përzgjedhur shtëpinë e Murat Lumanit si bazë për kalimin jo vetëm për pozitën e saj, por edhe për besueshmërinë e lartë që ai kishte te kupola e UCK-së së Kosovës kjo referuar edhe veprimtarisë dhe njohjes që kishte patur me Hashim Thacin,Kadri Veselin dhe shumë aktivistë të tjerë vite më herët.Ai pa mbushur 18 vjet më 1983 nga regjimi i atëhershëm jugosllavë dënohet me burgim për disa vjet në burgun e Idrizovës si aktivistë i organizatave ilegale pro clirimit të tokave shqiptare.


12435784_10204310109787827_981236510_n


Gjatë vitit 1989 gjithashtu si studentë në Prishtinë sërish provon burgun ku izolohet për 70 ditë në Prishtinë-Mitrovicë si dhe në burgun e Dubravës.Ishte koha kur ai bashkë me shumë veprimtarë nga Struga ishin pjesë e rëndësishme e aktiviteteve politike ilegale bashkë me emra të njohur të kohës të angazhuar në vijat e para për clirimin e Kosovës.Masat e dhunshme ndaj Universitetit të Prishtinës dhe hapja e Shqipërisë, Murat Lumanin e gjejnë studentë në Tiranë në Shqipëri ku banesa e tij ishte një qendër takimi e veprimtarëve të diasporës ,Kosovës dhe Maqedonisë.Ndërsa në Strugë, e gjejmë aktivishtë të kycur jetën politike dhe në Bashkimin e Rinisë Demokratike organizatë e cila në vitet e para të nëntëdhjetave lojti një rol të rëndësishëm në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare te rinia shqiptare e Strugës .Operacioni për kalimin e një pjese të shtabit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës nëpërmjet Shqipërisë në Maqedoni tregon Murat Lumani ishte hartuar në fshehtësi të plotë pasi ishte thirrur në një takim në Tiranë në zyrat e shtabit të Tiranës.Atje tregon ai u bë një analizë e detajuar e rreziqeve në rast se një pjesë e shtabit për në Kosovë do të shfrytëzonin kooridorin e Maqedonisë.’’Pas dy ditësh sërish thirrem në takim këtë herë në Qafë Thanë ku pasi u bë një rezyme të situatës nga takimi i mëparshëm mu komunikua nga Hashim Thaci,Kadri Veseli,Sabit Geci se një pjesë e shtabit do të vazhdonte rrugën për në Kosovë nëpërmjet kooridorit që fillonte nga Fierishta e Strugës.Më tetë mars në orët e para të mëngjesëit erdhi pararoja e prirë nga Mitat Bogdani dhe i vëllai nga Rrajca e Shqipërisë familje kjo atdhetare me në krye Idriz Bogdanin e cila jo vetëm gjatë 1999 por edhe më herët ishte bërë streh për veprimtarët e kauzës kombëtare.Më pasë erdhën krerët e lartë të UCK-së dhe grupi i tyre i shoqërimit.Gjithcka zhvilloheshte në koordinim sepse asgjë nuk duhet të ndodhte e paplanifikuar.Fatmirësisht falë mbështetjes të familjes në radh të parë të bashkëshortes Pranverës ,shokëve të idealit por edhe të farefisit këto operacione rezultuan të suksesshme dhe nuk u dekonspiruan sepse duhet të dijmë që Serbia dhe qarqe të tjera ishin shumë të interesuara, jo vetëm për lëvizjen e lidershipit të UCK-së në kulmin e konfliktit të armatosur por edhe për vepruar në forma të tjera.Një rol të rëndësishëm përvec grupit të Strugës në kalimet e pjesës së shtabit nga Maqedonia ka grupi i Tetovës i udhëhequr nga Daut Zeqiri nga fshati Shemshovë i Tetovës i cili më së mirë e kreu misionin’’tregon ai.Kur i duhet të flasi për rrezikshmërinë e operacionit Murati tregon se gjatë kalimit të dytë i cili u zhvillua vetëm disa javë pas operacionit të parë gjatë një dalje në qytetin e Strugës vëren se individ të njohur të lidhur me organet e sigurimit po ndiqnin lëvizjet e tij te ai krijuan bindjen se për hir të sigurisë së krerëve më të lartë të UCK-së do ishte mirë lëvizja në një bazë tjetër.Por edhe aty ai si përgjegjës i operacionit për kalimin e një pjese të shtabit të UCK-së së Kosovës në Strugë konstaton që agjentët të sigurimit ishin aktiv.Menjëherë pas këtij momenti konsultohet me Zeqir Dautin nga Shemshova e Tetovës dhe vendosin që të organizojnë pa vonesë udhëtimin e krerëve më të lartë të UCK-së drejt Tetovës akson i cili sipas Lumanit u krye me sukses falë përkushtimit të Daut Zeqirit dhe grupit të tij.”Jo vetëm në këtë kalim por për të gjitha operacionet e kalimit që zhvillloheshin nëpërmjet bazës së Fierishtës ishte vendosur që krerët më të lartë të UCK-së dhe grupi që i shoqëronte me asnjë rastë nuk do të dorëzoheshin dhe në këtë drejtim ishin marr masat e nevojshme për mbrojtjen e tyre.Fatmirësisht në këto ngjarje të gjithë ata që u involvuan në një mënyrë a tjetër e treguan veten në lartësit që i kërkonte koha dhe asgjë e pa parashikuar nuk ndodhi ‘’përfundon ai.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...