Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se 17 shkurti paraqet ditën e flijimin dhe sakrificës për liri e pavarësi të shumë brezave.
Këto komente Mustafa i ka bërë në ceremoninë qendrore të organizuar në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, për shënimin e tetë vjetorit të pavarësisë.
“Urime dita e pavarësisë, Zoti e bekoftë Kosovën”, tha kryeministri Mustafa.
Jahjaga: Koha ta ndërtojmë shtetin pa dhunë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në ceremoninë e parakalimit të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës, ka thënë se është koha për të tejkaluar dallimet dhe për t’u bërë bashkë për ta shkruar një kapitull të ri të shtetit tonë.
Ajo tha se Kosova është një demokraci e pa konsoliduar.
“Shtetndërtimi kërkon vullnet, dashuri edhe shpirtërore, ku duhet dëshmohet që secili është i barabartë para ligjit. Kosova është dhimba dhe krenaria jonë, ku kujtojmë gjenerata të tëra që kanë sakrifikuar për lirinë dhe zhvillimin e vendit tonë. Sot është një ditë feste e gjithë shtetit, festë e secilit që jeton në Kosovë dhe atyre që e ndjejnë këtë shtet kudo qofshin. Sot është festë dhe festat bëjnë bashkë të gjithë në dialog që për të ndërtuar shtetin, pa dhunë”, ka thënë Jahjaga.
Ndiqeni live parakalimin e FSK-së, Mustafa e Thaçi presin parakalimin e FSK-së
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, tashmë janë mbledhur Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi si dhe drejtues të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, tashmë janë mbledhur Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi si dhe drejtues të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ata janë duke pritur që FSK-ja të bëjë parakalimin e saj që ka në plan të fillojë pas disa minutave.
Kanë mbetur edhe pak minuta deri te fillimi i parakalimit të kuadrateve të FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës nëpër sheshet në kryeqytet.
Parakalimi do të përcillet edhe me aktivitete të tjera akrobatike të kadetëve, si dhe të përcillet nga bendi muzikor i FSK-së.
Këtu mund ta ndiqni live parakalimin e FSK-së në shesh.
Ja si festohet Pavarësia
Tetë vjetori i pavarësisë do të shënohet me aktivitete të ndryshme, duke filluar nga parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës, e deri te dhurimi i gjakut.
Parakalimi në shesh përcillet edhe me aktivitete të tjera akrobatike të kadetëve në shesh si dhe nga bendi muzikor i FSK-së.
Po ashtu, në të njëjtën kohë, në orën 10:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, hap ekspozitën e librit “Kosova në Udhën e Pavarësisë”.
Duke filluar nga ora 11:00 bëhen homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, ndërkohë që vetëm një orë më pas, në orën 12:00 bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.
Në orën 12:00 do të ketë aktivitet kulturor. Ansambli SHOTA do të defilojë në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”.
Ndërkaq, në orën 20:00 Baleti Kombëtar i Kosovës në Teatrin Kombëtar shfaq Baletin “Dasma” me regji e koreografi të Mehmet Ballkan.
Sa i përket bashkangjitjes së komunave në këto aktivitet, Q everia ka njoftuar se të gjitha komunat në orën 09:00 bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës.
Po ashtu, në ora 10:00, Kuvendet Komunale të mbajnë mbledhje solemne me mysafirë të ftuar.
“Më datë 17 shkurt 2016, delegacionet e larta të institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Kabineti Qeveritar, do të bëjnë homazhe tek varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve. FSK do të angazhojë pjesëtarët e saj tek varrezat dhe komplekset e dëshmorëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Komuna e Ferizajit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, për të shënuar Ditën e Pavarësisë, përveç seancës solemne të Kuvendit Komunal në orën 09:00, do të bëj homazhe te varrezat e dëshmorëve në orën 10:00. Po ashtu, duke filluar nga ora 11:00, komuna paralajmëron program artistik në Teatrin e Qytetit. Ndërsa, në Bulevardin e qytetit, nga ora 16:00 deri në orën 22:00 mbahet koncert për fëmijë e të rinj ku do të marrë pjesë edhe estrada e qytetit.
Ndërkaq, Komuna e Istogut ka njoftuar për aktivitete të shumta për të shënuar Ditën e Pavarësisë.
Komuna njofton se nga ora 10:00, fillon programi festiv për fëmijë në qendër të qytetit.
“Nga ora 11:00, Seancë Solemne me rastin e Tetë Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Seancambahet në sallën e Kuvendit Komunal; Nga ora 11:30, koktej rasti; Nga ora 12:00, Homazhe –vendosje kurora luleshtek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog; Nga ora 12:30, homazhe dhe vendosje luleshtek varri i ish Kryetarit të Istogut Fadil Ferati; Nga ora 13:00, Programi festiv me këngë e valle në qendër të qytetit në Istog”, thuhet në njoftimin paraprak të komunës.
Në Komunën e Lipjanit njoftohet se do të dhurohet gjak në fshatin Kraishtë. Aksioni do të fillojë nga ora 11:30 - 16:00 në Xhaminë e Fshatit.
Ndërkaq n ga Komuna e Mitrovicës njoftojnë se “me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë 17-Shkurtit, DKRS dhe DIEMS, përkatësisht Sektori për Dëshmorë e Invalidë të Luftës dhe Viktima Civile, në bashkëpunim e koordinim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në shenj nderimi dhe respekti për heronjtë dhedëshmorët e komunës, ka paraparë të bëhen homazhe dhe vendosjen e organizuar të buqetave të luleve. Homazhet dhe vendosja e buqetave me lule të freskëta, do të fillojnë në ora 10:00, në varrezat e dëshmorëve në Shipol, për të vazhduar më pastaj tek shtatoret e dëshmorëve Avni Shabani, Artim Jashari, Safe Boletini dhe tek shtatoret e heronjve Isa Boletini, Shemsi Ahmeti dhe Mehë Uka.”