Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e cila ishte e shtrirë në spital për shkak të disa lëndimeve që mori të premten kur po mbahej seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar për ngjarjet e ditëve të fundit.
Duke falendëruar të gjithë ata që siç ka thënë ajo, janë treguar solidarë dhe të dinjitetshëm, ka shkruar se ka kaluar në një situatë të cilën nuk ia uron askujt ta provojë.
Lexoni postimin e plotë të Haxhiut në Facebook:
Miq e mikesha të nderuara,
Unë dje me rekomandim të mjekut kujdestar kam dalë nga Qendra Klinike Universitare, ku kam qenë e shtruar prej ditës së premte, pas tronditjes që kam marrë prej dhunës policore. Aktualisht jam mirë, dhe do të jem në arrest shtëpie, për 30 ditë.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që këto ditë janë treguar solidarë dhe të dinjitetshëm, në situatën të cilën kalova, të cilën nuk ia uroj askujt që ta provojë. Vetëm pasi dola nga klinika mora vesh për një fushatë shpifjesh, me qëllim cenimin e dinjitetit tim, por nuk u mërzita kur pashë se sa shumë qytetarë, njerëz të moshave të ndryshme, gra e burra, të profileve të ndryshme profesionale e politike, kishin reaguar në mbështetje, kundër brutalitetit fizik policor, dhe kundër brutalitetit moral mediatik.
Falënderoj ata gazetarë e profesionistë të medias që në respekt të deontologjisë së profesionit të tyre, janë distancuar dhe i kanë denoncuar këto keqbërje mediatike. Të jesh indiferent përballë një krimi, ndoshta nuk të bën pjesë në krim, ama e ndihmon krimin “të lulëzojë”. Dhunimi mediatik i personalitetit të cilitdo qytetar, veçanërisht të gruas në një shoqëri me tipare kulturore konservative e patriarkale, unë mendoj se është i barabartë me dhunimin fizik, dhe është krim. Këtë krim do ta adresoj përmes padive penale e civile ndaj personave përgjegjës për të dyja llojet e dhunës.
Falënderoj po ashtu mjekët, të cilët më kanë ndenjur pranë në kushte shumë të vështira. Në sallën e reanimacionit të QKUK, ku unë isha e shtruar, kanë ndenjur vazhdimisht një numër i madh policësh me dhe pa uniformë, të cilët kanë shqetësuar vazhdimisht të sëmurët, mua personalisht, si dhe mjekët e stafin shëndetësor. Një dhunë e tillë policore në premisa të spitalit është e papranueshme prej çdo kodi etik të klinikës, por edhe prej ligjeve në fuqi. Fatkeqësisht edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një sjellje me dy standarde të policisë, e cila nuk guxon të jetë kaq “këmbëngulëse” kur në spital vijnë “për pushime” njerëz të pushtetit që janë dënuar me burgime të gjata.
Në këto momente, shumë deputetë e aktivistë të opozitës janë në paraburgim, disa prej tyre në arrest shtëpiak e disa janë të përndjekur me masa të tjera policore. Thuajse të gjithë ne po sulmohemi me fushata shpifjesh mediatike. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të bindjeve dhe angazhimit tonë politik. Fatkeqësisht, jetojmë në një vend ku krimi e korrupsioni janë të paprekshëm, dhe mund të përdorin kanale të caktuara policore e mediatike për të shtypur e për të shantazhuar opozitarët apo çdo qytetar që nuk është i lidhur me pushtetin.
Beteja jonë është për një Kosovë më të mirë, me një shtet të së drejtës, me një demokraci pjesëmarrëse qytetare, me një kulturë e mentalitet tjetër qeverisës, e me ndëshkueshmëri të abuzimeve, qofshin fizike, qofshin morale. Nëse nuk arrijmë të kufizojmë pushtetet, cilat do qofshin ato, e nëse nuk arrijmë ta ndëshkojmë abuzivizmin fizik e moral, atëherë gjithnjë viktimat do të jenë ata që nuk kanë akses në pushtet, pra më të dobëtit e shoqërisë. Pushteti shtetëror dhe ai privat duhet të jenë gjithnjë të kufizuara me ligj, në mënyrë që të lindin liritë dhe të drejtat publike, grupore dhe individuale.
E ne nuk do të ndalemi, deri sa t’i arrijmë këto liri e të drejta, së bashku e për të gjithë!