Telegram urimi i presidentit Fatmir Sejdiu​ manifestimit madheshtor ne Emmendingen Gjermani




Për Ilir Baliajn IB Events dhe Shoqatën “Yjet e Kosovës e.V.Emmendingen

Republika Federale e Gjermanisë



I nderuari Z.Baliaj

I nderuari Z. Halilaj,

Të nderuar anëtarë të Shoqatës :“Yjet e Kosovës“

Të nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi madhështor,

E nderuara mërgatë,



Në pamundësi objektive që të jem me Ju në manifestimin që e organizoni për nderë të 8 Vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dëshiroj që të ju përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta për Ju dhe gjithë të pranishmit.ju mërgatë e nderuar që në vazhdimësi dhe pa u ndalur ndihmuat dhe ndihmoni vendin tuaj të lindjesë.

Në veçanti dhe me rrespektin më të madh dua të përshëndes Z. Halilaj për aktin e tij burrëror ,duke falur gjakun e të birit dhe duke e shtrirë dorën e pajtimit para varrit të Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Me ketë rast dua të çmoj lartëpunën që e bën i nderuari Z.Ilir Balija në kultivimin e dhe promovimin e vlerave të kulturës sonë, si dhe Shoqata “Yjet e Kosovës” në qytetin e bukur të Emmendingenit. Aktiviteti që ju e zhvilloni si në përkujtim të kësaj ngjarjeje të madhe historike dhe po kështu në zhvillimin dhe kultivimin e vlerave nacionale të kombit tonë ,si dhe në përpjekjet tuaja për të ndihmuar Kosovën e pavarur është i një rëndësie jashtëzakonisht të madhe.

Është shumë me rëndësi të theksohet bashkëpunimi i juaj i sukseshëm me qytetarët dhe autoritetet institucionale të vendit ku jetoni dhe veproni, pra Gjermaninë e vlerave të larta civilizuese dhe demokratike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të saj të përgjithshëm.

E ndiej se ju që të gjithë jetoni me mallin e atdheut, por në të njejtën kohë, keni qenë dhe mbeteni mbështetje e fuqishme e Kosovës në zhvillimet e saja të përgjithshme. Kosova është po aq e Juaja sa edhe e çdo qytetari të saj që jeton në vend.

Urime!

Me respekt,

Prof.Dr. Fatmir Sejdiu,President I Republikës së Kosovës 2006-2010

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)