2016-02-28

Protesta kundër ndërtimit te Parku/ Veliaj nxjerr fëmijët në koncert si anti-protestë


Bashkia e Tiranës ka çuar forca të shumta të policisë së saj për të ruajtur zonën ku po ndërtohet këndi i lojërave. Shërbimet ishin përforcuar pas lajmërimit të shoqërisë civile se do të mbillte pemë. Dhjetëra qytetarë me lopata dhe fidanë pemësh në duar mbërritën në orën 11 në këtë zonë dhe nisën mbjelljen e pemëve. Policia bashkiake nuk bëri rrezistencë, ndërsa protestuesit thanë se pemët do t'i mbjellin vetëm në pjesët ku bashkia ka hedhru zhavorr për të ndërtuar këndin e lojërave.

Nuk kanë të sosur protestat e shoqërisë civile kundër Erion Veliajt. Edhe sot qytetarët janë mbledhur në parkun Rinia për të marshuar më pas drejt Parkut të Liqenit Artificial për të protestuar kundër betonizimit të tij, me ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë. Shoqëria civile ka deklaruar se do të zëvendësojë pemët e mbjella nga bashkia, ndërsa i kanë kërkuar kryebashkiakut Veliaj të ndalojë punimet derisa të bëjë transparancën e plotë të projektit.


Prej disa ditësh, shoqëria civile ka bërë thirrje për organizimin e protestës tek Parku i Liqenit. Këtë të dielë, protesta është konceptuar në formën e një marshimi. Nisja do të bëhet në orën 10:30 nga Monumenti i 100 vjetorit ne Parkun Rinia, per te marshur me pas drejt vendit te betonizimit ne Kodrat e Liqenit. Rreth orës 11:00, protestuesit do te mbjellin pemë dhe do të protestojnë kundër ndërtimeve në Parkun e Liqenit. Një javë më parë protestuesit u përplasën me policinë, në përpjekje për të prishur rrethimin e ndërtimit.  
Por duket se në të njëjtin vend, në të njëjtën orë, Bashkia ka organizuar një koncert me fëmijë. Në program parashikohet të ketë një koncert, teatër për fëmijë, këngë dhe balet në Park.
PROGRAMI I AKTIVITETIT TË BASHKISË
Pjesa I – 10:00 – 11:30:
– Premiera e shfaqjes me kukulla ”Ëndrra e Bufit” (koordinuar nga APR me Q.K.K.Femije)
– Këngë fituese nga Festivalet e Fëmijëve në vite (koordinuar nga APR me Q.K.K.Femije)
– Balet klasik, pjesë nga kryevepra koreografike (koordinuar nga APR me Q.K.K.Femije dhe Shkolla Kombetare e Koreografise)
– Kërcime Karakteri (koordinuar nga APR me Q.K.K.Femije)
– Personazhe të përrallave sëbashku me ju në skenën natyrale të Parkut të Liqenit (koordinuar nga APR me Q.K.K.Femije)
Pjesa II – 12:00 – 13:00:
– Program nga Cirku i Tiranes (numra shpejtesie dhe kllounet)
Në një reagim në rrjetet sociale, përfaqësuesit e shoqërisë civile e quajtën çnjerëzor, përdorimin e fëmijëve kundër tyre:
“Duan te perdorin femijet e vegjel si mjet anti-proteste, keta nuk jane njerez. Shikoni deri ku shkon ligësia! Para 4 orësh Bashkia ka hapur një event ku njoftohet për një festë me fëmijë të vegjël nesër në orën 10, fiks tek zona ku do të protestohet. Po perdorin femijet si mjet anti proteste. I bëjmë thirrje Z. Veliaj, të mos bej tentativa të natyrave çnjerëzore duke sjellë femijë nëpër protesta për ti bëre urë kalimi midis tijë dhe protestuesve. Ajo çka është shkruar nuk ështe e tjetërsueshme, mundesia e dialogut realizohet vetëm nëpërmjet kushteve të parashtruara më parë:
1. Të kërkohet ndjesë publike për emërtimin vandalët.
2. Dialogu të bëhet publikisht në media dhe me prani të publikut, në ambjent publik tek Parku i Liqenit.( I paracaktuar)
3. Përgjatë kësaj kohe të ndalohen punimet në kantier.
4. Të ketë një debat dhe në nivel ekspertësh, me axhendë të negociuar.
Manovra të poshtërta si kjo e sotmja e vështirësojnë akoma më tej situaten”
Ndërkohë në Parkun e Liqenit vazhdon hedhja e zhavorrit dhe betonizimi.
Fotot u publikuan në rrjetet sociale nga qytetarët që protestojnë kundër punimeve te Parku i Liqenit. Kanalet ku do të jetë rrugica mbi 350 metër katror në park kanë nisur të mbushen me zhavorr.