2016-02-28

EKSPERTI SERB I SIGURISË: PRIORITETI I ISIS-IT ËSHTË KRIJIMI I SHQIPËRISË SË MADHE

ISIS , që në përkthim të thjeshtë do të thotë Shteti Islamik i Irakut, është organizata që përfaqëson një grup xhihadistësh të cilët operojnë në Irak e Siri. Qëllimi kryesor i tyre, ndryshe nga grupet e tjera rebele është ndërtimi i shtetit islamik, nga bashkimi i sunive të Sirisë dhe Irakut. Ata përfaqësojnë rrymën më radikale mes myslimanëve edhe krahasuar me Al Kaedën. Ky grup është formuar në prill të vitit 2013 dhe ka lidhje të ngushte ma Al Kaedën në Irak. Sipas raportimeve, Isis ka qenë dhe pjese e luftimeve që janë kryer në Siri për të rrëzuar Bashar Al-Assad. Kjo organizatë drejtohet nga Abu Akr Al-Baghdadi. Ai ka qenë pjesë e një grupi të Al Kaedës në Irak, grup i cili përbën bazat e Isis. Sipas analistëve, Al-Bagdadi shihet si një strateg i zoti, i cili merr pjese dhe në luftime dhe shumë brutal në ekzekutime. Popullariteti i tij e ka bërë atë shumë më popullor se lideri i Al Kaedës, Ajman Al Zaëahiri. Kohet e fundit, për shkak të sulmeve të ndërmarra kryesisht në Siri dhe së fundmi në Irak, Isis po kthehet në organizatën më të madhe radikalë islamike. Se fundmi, pjesë e këtij grupi janë dhe luftëtarë nga Britania, Franca, Gjermania dhe shtete të tjera perëndimore, përfshi këtu dhe luftëtarë amerikanë.


Kush është organizata Isis?



Organizata “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit”, e njohur për metoda brutale për rajonet që kontrollon. Ka qindra mijëra luftëtarë të huaj. Në mesin e tyre edhe Lavdrim Muhaxheri nga Kosova.
Organizata e njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit është një grup xhihadistësh aktiv në Irak dhe në Siri.

E njohur me inicialet “ISIS”, organizata është formuar në prill të vitit 2013.

Organizata është formuar nga al-Qaeda. Fillimisht, njihej vetëm me emrin “ISI”, por më vonë iu shtua edhe një “S”. Sipas interpretimeve, shkronja “S” në këtë rast, simbolizon fjalën “Sham”. Kjo nënkupton shtetin e Shamit, Sirisë ose edhe Dmaskut, por në kontekstin global xhihadist, i referohet vetëm si “shteti i Shamit”, shkruan BBC.

Numri i xhihadistëve në këtë organizatë, nuk është i ditur, por në të janë të njohur kryesisht xhihadistët e huaj, duke mos harruar këtu edhe kosovarin Lavdrim Muhaxheri, i cili është një nga komandantët në këtë organizatë.
Sipas ekspertëve, kjo organizatë po e tejkalon edhe al-Qaedën.
Organizata kryesohet nga Abu Bakr al-Baghdadi. Besohet se ka lindur në veri të Bagdadit. Ai iu bashkangjit kryengritjes në Irak që nga viti 2003 pas ndërhyrjes amerikane.
Në vitin 2010, ai u bë kreu i al-Qaedas në Irak, një prej grupeve të saj, që më vonë u njoft si “ISIS”.
Kjo organizatë ka luftëtarë nga Britania, Franca, Gjermania dhe vende të tjera europiane. Po ashtu, ka edhe nga SHBA’të, bota arabe dhe Kaukazi.
Grupi është i përfshirë në shumë sulme e luftëra në vendet arabe.
Përshkruhet si një grup që përdorë metoda brutale në rajonet që i kontrollon. SHBA’të e konsiderojnë si një kërcënim të madh për botën. 






Ekspert i sigurisë nga Beogradi, Predrag Ceranic, ka paralajmëruar se Ballkani është destinacioni i radhës së ISIS-it, nëse Damasku bie në duart e tyre. Kjo për shkak se ka shumë ballkanas që i janë bashkuar fushëbetejës siriane dhe do të rikthehen në vendet e tyre duke luftuar për të njëjtën ideologji.



“Nëse Damasku sulmohet nga ISIS – dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë, ne mund të presim që një konferencë ndërkombëtare në Lindjen e Mesme, do të lobojë për njohje ndërkombëtare të Shtetit Islamik. Turqia dhe vendet perëndimore do ta udhëheqin këtë lob”, ka thënë Seranic.

student-faces-jail-terror.si
Ai ka shtuar se të kthyerit nga Siria, “luftojnë nën një tjetër flamur”.

“Prioriteti i tyre është krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, e cila në radhë të parë do të shtrihet në territoret e Serbisë dhe Maqedonisë, dhe së dyti në territorin e Greqisë.



Mali i Zi do të kursehet për shkak se ka arritur një marrëveshje me NATO-n dhe do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të saj. Pritet që të krijohet një kalifat i ri me emrin “Transcaucasia”, ku trupat kryesore të shtetit islam do të transferohen nëpërmjet Turqisë”, ka thënë Ceranic.



Ai ka thënë se gjendja e sigurisë në Ballkan është shqetësuese dhe se destabilizimi i Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë, për shkak se është një “terren testimi për eksperimente të ndryshme”.



PËR FUND:

Cili është qëllimi i ISIS-it?
ISIS apo “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit” është një organizim i armatosur që vepron në Irak dhe Siri, organizatë e cila për bazë ka ideologjinë e quajtur “selefiste”, siç kanë dëshirë të identifikohen, që në realitet janë vehabistë, organizatë e cila ka për qëllim kinse ngritjen e një shteti të sheriatit në Irak, Siri, Palestinë dhe në Jordani. Kjo organizatë ka shtrirje edhe në Libi, në Egjipt dhe në Somali: kjo si strategji e zgjerimit të saj në rajon, po ashtu kjo organizatë ka për qëllim edhe shtrirjen e saj apo gjetjen e përkrahjes edhe brenda në shtetin e Turqisë!

Kur u formua ISIS-i?
Ai i cili vendosi strukturën e parë të ISIS-it, ai që i vendosi themelet e para ishte Ebu Muab Ezarkavi, që emri i tij i vërtetë ishte Ahmed Fadil, i cili kishte prejardhje nga Libani. Këto themele u vendosën nga ai në vitet e 90-ta në Irak, nën emrin e organizatës "Etevhid vel Xhihad". Kjo organizatë ka luajtur një rol shumë të madh në humbjet e mëdha që ka pësuar ushtria amerikane pas hyrjes në Irak, në vitin 2003. Kjo organizatë në vazhdim iu bashkua “Al Kaides” me në krye Osama bin Ladenin, që pas sulmeve të mëdha kundër “Al Kaides” dhe humbjeve të mëdha që pësuan në vitin 2006-2007 me përkrahjen kundër tyre edhe nga fiset e ndryshme atje e detyruan që të shuhet, që pastaj kjo organizatë të shfaqet prapë në vitin 2012 nën emrin "Xhebhetu Nusra" dhe në muajin shkurt të vitit 2013 u ndanë në dy grupe për shkak të mospajtimeve të brendshme: “Xhebhetu Nusra” dhe ISIS.

Kush e përkrahu ISIS-in?
Në fillim të vitit 2012 milicia e ISIS-it hyri në Siri duke luftuar kundër Beshar Esedit edhe me përkrahjen e kundërshtarëve të Esedit, pastaj filluan të qëndrojnë mirë dhe të stacionohen në qytete të Irakut të pasura me ujë, naftë dhe me tregti kufitare. ISIS-i pati sukses të madh nga tregtia kufitare, sidomos tregtia me naftë në kufijtë e Turqisë që ka bërë të mundur që të gjithë ata që kanë ikur nga grupet e ndryshme terroriste të afrohen rreth tyre për shkak të mundësive të mëdha për pagesa të majme. Pastaj u drejtuan në disa qytete të Irakut dhe Sirisë, ku kishte synim të bëjë radikalizim të mjedisit duke organizuar vrasje të udhëheqësve sunni që ishin liberalë dhe tolerantë, ISIS-i rrëmbeu disa deputetë shiit, të cilët i dënoi me vdekje dhe vrasje kinse për shkak të dhunës kundër suunive që kanë bërë e kjo gjë rezultoi që ISIS-i të fitojë përkrahje në Irak përkundër Qeverisë shiite!

Kush janë udhëheqësit e ISIS-it?
Në një video të shpërndarë në vitin 2006 Ebu Musab Ezarkavi njofton themelimin e "Mexhlis Shura Elmuxhahidiin" dhe më 7 qershor po të këtij viti ushtria amerikane e vret Ebu Musab Ezarkavin, të cilin e pason Ebu Hamza Elmuhaxhir. Me fillimin e luftimeve në Siri Ebu Hamza dhe Ebu Beker Elbagdadi transferohen si udhëheqës në Siri, pastaj Elbagdadi shkarkohet nga detyra, gjë të cilën nuk e pranoi dhe bëri që Elbagdadit t’i bashkohen disa përkrahës të Zavahirit të “Al Kaides” dhe në shkurt të vitit 2013 “Al Kaida” njofton se nuk e njeh këtë organizatë të quajtur ISIS, të udhëhequr nga Elbagdadi, të cilit i bëjnë thirrje të largohet nga Siria dhe se përfaqësuesi i “Al Kaides” në Siri është Xhebhetu Nusra, ku në mes këtyre dy organizatave janë zhvilluar edhe luftime të ashpra.

Cilat vende i sundon ISIS-i në Siri?

ISIS-i ka nën sundim pjesën lindore të Halepit në Siri dhe qytetin ErRika, qytet i pasur me naftë dhe po ashtu qytetin DiirEzZur në afërsi me kufirin me Irakun. Ndërsa në Irak ka nën sundim Mosulin, Falluxhan dhe qytetin ErRemadii. Ndërsa në kufirin me Turqinë nuk ka ndonjë hapësirë të madhe qytetesh, përveç qytetit Xherablis. Këto qytete dhe pjesë që i cekëm janë pjesët më të pasura me ujë dhe me naftë në tërë Lindjen e Mesme.

Cila është forca e ISIS-it?

Mendohet se fuqia ushtarake e ISIS-it ka nga tridhjetë deri në katërdhjetë mijë ushtarë, në disa raporte thuhet se mbi dhjetë mijë ushtarë të ISIS-it janë nga jashtë Sirisë dhe Irakut. ISIS-i në shkollat e Irakut dhe Sirisë obligon të mësohet xhihadizmi dhe sulmet vetëvrasëse dhe kështu në dy këto shtete ka ushtarë të gatshëm vetëvrasës. Po ashtu ka ushtarë fëmijë, duke filluar edhe nga mosha 10-vjeçare!

Sa është numri i luftëtarëve turq në ISIS?

ISIS-it dhe organizatave e grupeve të ndryshme terroriste në Siri dhe Irak iu kanë bashkuar më shumë se gjashtë mijë luftëtarë turq. Luftëtarët turq zakonisht janë si ndihmës të udhëheqësve të “Al Kaides” dhe të ISIS-it dhe jo si luftëtarë të drejtpërdrejtë në front dhe zakonisht në vijat kufitare me Turqinë. Shumë familje turke nuk tregojnë se fëmijët e tyre u janë bashkuar organizatave terroriste për shkak që të mos regjistrohen si familje terroriste. ISIS-i ka bërë të mundur fitime miliona dollarësh nga nafta, pambuku dhe tregtia kufitare me Turqinë. ISIS-i ka mundur që të fusë në Turqi shumë luftëtarë të vet dhe që organet e sigurisë nuk kanë qasje aspak në organizimet e tyre.

A ka bashkëpunim në mes të ISIS-it dhe regjimit sirian?

Kundërshtarët e regjimit sirian akuzojnë regjimin sirian se bashkëpunon me ISIS-in me qëllim të dështimit të revolucionit sirian dhe se regjimi sirian gjithherë sulmon me shpërthime vetëm anët ku gjenden kundërshtarët e regjimit sirian e që nuk janë nga ISIS-i. Po ashtu ISIS-i naftën, të nxjerrë nga qyteti ErRika, ia shet regjimit sirian të Beshar Esedit.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...