2016-08-10

SFIDAT SHKENCORE TË 39 LIBRAVE TË GUXIMSHËM TË FLORI BRUQIT


http://www.sa-kra.ch/sfidatshekncorefb.htm

Image result for flori bruqi



SFIDAT SHKENCORE TË 39 LIBRAVE TË GUXIMSHËM TË FLORI BRUQIT

Librin, "Sfidat shkencore të 39 librave të guximshëm të Flori Bruqit"  mund ta shkarkoni falas në sektorin



            Shkruan: Mehmet KAJTAZI

            FATI I GAZETARËVE NË SISTEMIN MONIST 

            Romani “Ndërgjegjia”, një kronikë e viteve të autonomisë  së  Kosovës

            Romani “Ndërgjegjia” është një pasqyrim real i lidhshmërisë së prozës artistike me shkencën e mjekësisë. Derisa në prozë artistike shpaloset biografia e vetë autorit, në pjesën e librit shkencor dhe informativ shprehet respekti i tij ndaj tërë asaj që është njerëzore dhe hapërim për ti shëruar njerzëit. Autori në këtë vepër është në cilësinë e gazetarit në sistemin komunsit, kohë kjo kur për një të vërtetë jetike të shkonte edhe koka. Pavarësisht nga kjo mynxyrë, gazetari më shumë e do të vërtetën se edhe vetë jetën, andaj shpesh atij i vihen prangat. Në shërbim të atyre që i kishin prangat dhe çelësat e burgjeve ishin edhe disa gazetarë servilë, të cilët të vërtetën e mbulonin me gënjeshtra dhe vinin xëc para syve të lexuesve. Autori I “Ndërgjegjes” ua di emrat atyre, ua njeh edhe biografitë, por nuk bie në ujëra të tyre të turbullta, nuk është hakmarrës. 

            Mjafton që ata, shkruan autori, do të jenë njerëz që i bren ndërgjegjia, ndërsa po patën punë me shëndetin, do ti shërojë, edhe gangrenën do t’ua heq, thotë autori. Fati I gazetarëve të sistemit titist ishte përherë tragjik: kur u vinte vdekja nuk meritonin tjetër, pos t’u vihet mbi varr një kurorë e bërë jo nga lulet, por nga artikujt gazetaresk që i kanë shkruaar. Gazetarët e tillë e kanë penguar vazhdimisht Flori Bruqin, por ky kishte një besim të patundur, në rradhë të parë, vetveten andaj trokiste edhe në redaksitë e shteteve të largëta, deri në “Le Monde” të Parisit dhe shkruante në këtë gazetë për njerëzit që ishin në burgjë, e ishin të pafajshëm. Këtë mund ta bënte vetëm gazetari militant. Duke lexuar “Ndërgjegjen” e tij, her-herë, ke përshtypejn se po e sheh Markesin që ka hyrë në zonat që i ka prekur murtaja, por forca dhe vullneti për të shkruar bënë që me përbuzje të shikojë murtajën dhe të shpëtojë nga vdekja.

         Prishtinë, 28 prill 1995




            Artikull nga libri "Sfidat shkencore të 39 librave të guximshëm të Flori Bruqit"  


Librin, "Sfidat shkencore të 39 librave të guximshëm të Flori Bruqit"mund ta shkarkoni falas në sektorin  „Literaturë“








Adrola dhe Troi: Udhëtimi ynë i pazakontë

Kur më në fund mbërriti në Tiranë, pas një kohe në Shtetet e Bashkuara, druhej që Troi nuk do i afrohej. Është vetëm dy vjeç e gjysmë dhe, muajt e fundit, kishte kaluar më shumë kohë pa të ëmën, sesa me të. Nëse do largohej, nëse do zgjidhte të kthehej në krahët e të atit, Adisit, apo te lodrat e tij, nuk do ishte diçka e papritur. Mirëpo ai e pa, qeshi fort dhe vrapoi drejt saj për ta përqafuar…
Foto: Orsola Mema Class Photography
“Ishte gjëja më e bukur që mund të më imagjinohet. Fëmija është gjithë bota. Njerëzit kërkojnë para, famë, sukses, por asgjë, asgjë nuk krahasohet me buzëqeshjen e fëmijës tënd. Në atë çast unë isha njeriu më i lumtur në botë”, thotë Adrola Dushi.
Foto: Orsola Mema 
Tani e ka marrë Troin me vete. Është nisur sërish për në Shtetet e Bashkuara, por bashkë me të birin. Në atë destinacion që atyre të dyve u përshtatet më shumë sesa mund të imagjinohet. Ai është lindur atje, ndërsa ajo ndien sikur ka lindur për atë vend. Dhe mos imagjinoni ndërtesat e larta, trafikun e çmendur, dritat që nuk shuhen kurrë…Dhe as reklamat e mëdha të qytetit apo faqet e revistave prestigjioze të modës. Të gjitha këto, Adrola me siguri i pëlqen, por nuk është vetëm prej tyre që tërhiqet drejt Amerikës prej vitesh, deri në pikën sa ka bërë edhe sakrificën më të madhe për një nënë: të largohet për javë dhe deri muaj nga i biri. “Unë Amerikën e dua për pavarësinë që të jep jeta në atë vend. Në Shqipëri, edhe nëse punon fort, nuk të mjafton që të jesh plotësisht e zonja e vetes, siç do doje. Ndërsa në Amerikë është ndryshe. Nëse punon, ti je e pavaruar! Unë jam rritur me idenë që të çaj vetë në jetë dhe Amerika është vendi i duhur për këtë”.
Sigurisht, situata e saj është pak delikate…Ka një djalë të vogël me vete dhe një partner që ka ngritur jetën në Tiranë, por tani ajo ka mësuar që mund t’ia dalë edhe kur të gjithë mendojnë që është e pamundur. Për më tepër ka familjen në Amerikë, që do e mbështesë në rritjen e djalit dhe Adisi po përpiqet për të nxjerrë dokumentet që do i lejonin qëndrimin në SHBA. Ka edhe një mikeshë, Xhesika Berberin, e cila e ka nxitur që në fillim për të nisur karrierën në Amerikë dhe me të cilën tani po ndan apartamentin në Manhattan. Gjithçka tjetër është për t’u provuar. Rruga nuk është e shtruar, por Adrola nuk e ka pasur ndonjëherë dhe as e kërkon si kusht për të nisur udhëtimin! Të paktën, tani që nuk e ka kokën pas për Troin, do e ketë më të lehtë.
Adrola dhe Troi, edhe një herë nga fillimi
Gjatë këtyre dy viteve e gjysmë të jetës së Troit ata e kanë bërë disa herë këtë fluturim të gjatë bashkë. Troi ka lindur në SHBA dhe mama e bir u kthyen në Shqipëri kur ai ishte dy muajsh. Më pas kanë shkuar sërish kur Adrola kishte disa projekte, por nuk qëndroi sepse duhej të merrte çdo ditë trenin për të shkuar aty ku realizoheshin fotot e të kthehej sërish te Troi që në atë kohë e ushqente me qumësht gjiri. Këtë herë, shpreson që do ia dalë për të qëndruar gjatë…Sigurisht nuk është gjëja më e zakontë në botë që një 22-vjeçare të jetë nënë dhe për më tepër modele, me kërkesën e domosdoshme për linja të përkryera dhe fytyrë të freskët, pavarësisht orëve pa gjumë, por nëse historia e saj do ishte e zakonshme, nuk do ishim duke folur për të. Dhe, nëse historia e Adrolës, pushoi së qeni e zakonshme që kur u shpall Miss Universe Albania në vitin 2012, kur mbeti shtatzënë, një vit më vonë, u kuptua që nuk do të ishte më kurrë e tillë. Dhe Adrola është mësuar me idenë. “Vitet e fundit kanë qenë shumë të ngjeshur me ngjarje që as nuk i kisha menduar, por rëndësi ka që janë të bukura.”
Floket dhe grimi: Eni Lena
Ishte vetëm 19-vjeçe, studente, me shumë plane dhe gjithçka ndryshoi kur mësoi që priste një fëmijë. “Më kujtohet që kalova një periudhë me shumë dyshime, m’u përmbysën shumë plane, nuk dija më çfarë të bëja…Shtatzënia ishte e mbarë, unë isha mirë fizikisht, por mendjen e kisha të turbullt”, tregon Adrola. Por kjo gjendje nuk do të zgjaste shumë. “Më pas erdhi në jetë kjo dashuri, për të cilin ia vlen gjithçka”. Adrola pati një lindje natyrale, lindi në Shtetet e Bashkuara ku kishte familjen, duke i dhënë shtetësi amerikane të birit dhe e ushqeu me qumësht gjiri deri një vjeç e gjysmë, edhe pse ndërkaq i ishte rikthyer modelingut. Gjatë kësaj kohe, ajo dhe Adisi organizuan edhe dasmën, ku Troi ishte i ftuari më i rëndësishëm. Kishin krijuar tashmë familjen e tyre dhe Adrola u ishte kthyer studimeve për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun, ashtu si dhe projekteve profesionale. Dukej sikur gjithçka vazhdonte rrjedhën e mëparshme, por ndërkaq kishte ndryshuar një herë e përgjithmonë. “Kur bëhesh nënë ti ndjen papritur që asgjë dhe askush nuk mund të vihet përpara fëmijës dhe nuk të hyn asgjë tjetër në sy sa ai. Fëmija është gjithçka…”
Nuk është nga ato mamatë e fiksuara, që alarmohen nëse fëmija laget me ujë, përkëdhel një mace, apo vrapon pas një topi, por nëse Troi nuk ndihet mirë, do bënit mirë të mos i afroheshit…“Unë jam tip i lirë dhe nuk dua që Troi të rritet me kufizime, e lë të vrapojë e të eksplorojë dhe nuk jam nga ato mamatë që bëjnë skena në çdo hap të fëmijës, por nëse ka diçka serioze, gjithçka ndryshon. Te Troi nuk toleroj asgjë. Kur ai është sëmurë, nuk lë njeri t’i afrohet.”
Është bërë mama shumë e re, por kjo nuk e pengon, siç nuk pengon askënd, të jetë mama e vërtetë, me të gjithë zotësinë e mundshme për t’u kujdesur dhe gjithë dhembshurinë, që do ishte humbje kohe ta diskutonim. Edhe pse puna e ka larguar për disa javë e muaj nga ai, ajo di shumë mirë çfarë duan të thonë shprehjet e tij të fytyrës, di si ta qetësojë, di çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk duron dot, çfarë e bën për të qeshur dhe çfarë e mërzit, ajo është e para që e ka mbajtur mbi kraharor dhe që ai i ka drejtuar fjalën e tij të parë: mami! Kështu që, edhe pse për gjithë botën mund të jetë një modele 22 vjeçare, për Troin, Adrola, është mamaja ideale, që do bënte gjithçka vetëm që ai të mos mërzitej.
“Herën e fundit kam vuajtur shumë larg Troit dhe pata edhe një provë shumë të vështirë. U ktheva nga ShBA dhe më duhej të nisesha në Varshavë, për një javë, për një projekt mode, pas pesë orësh. Troin kisha më shumë sesa një muaj pa e parë dhe po çmendesha nga malli, por e dija që po ta takoja dhe të ikja prapë, do e trondisja. Kam qëndruar ato orë në Tiranë, pa e takuar. Ishin orët më të vështira të jetës sime”. Por pas një jave ama, kur ai e njohu dhe vrapoi drejt saj duke i qeshur, ishte dita më e bukur e jetës…Ja, kësaj i thonë që fëmija është njeriu më i rëndësishëm i jetës. Konkretisht që Troi, është njeriu më i rëndësishëm për Adrolën, që kur e mbajti për herë të parë në krahë. Dhe duken aq të ngjashëm ata të dy, edhe pse Adisi nuk do thoshte të njëjtën gjë.
Troi ka të njëjtët sy të mëdhenj shprehës që bëjnë përshtypje te një fëmijë aq i vogël, aq sa mendon, sapo e shikon, që do ishte një model shumë i mirë. Ia kanë thënë shumë njerëz Adrolës, por ajo mendon që është ende i vogël. Dhe megjithëse të gjithë e njohim nga fotot e rrjeteve sociale, është hera e parë që Adrola pranon të realizojë një kopertinë reviste me të, sepse do që të vazhdojë i qetë fëmijërinë e tij…Nëse një ditë do pozojë para një aparati profesional për ndonjë poster, kjo do ndodhë më vonë. Krejt ndryshe qëndron puna për Adrolën. Koha e saj është tani…dhe nuk mund të humbasë më prej saj.
Mir(ë)dita-Amerikë! 
Fadil Berisha, ai që i besoi kurorën e Miss Universe Albania-s, katër vjet e gjysmë më parë dhe që tregohet kurdoherë i gatshëm për ta mbështetur dhe modelja Xhesika Berberi, që ka arritur të ndërtojë karrierën e saj në SHBA, janë dy njerëzit që i kanë dhënë shpresë të parët që do mund të ecë përpara edhe në SHBA. “Në Amerikë nuk mund të shpresosh te bukuria, atje ka nga të gjitha llojet e bukurisë, është një vend shumë i madh, me shumë vajza të bukura, por Xhesika, apo dhe profesionistë të tjerë të modës, më thonë që u pëlqen energjia ime. Ndoshta kjo, që as unë vetë nuk e di mirë çfarë është, do të më ndihmojë.”
Adrola ka vendosur ta sfidojë veten. “Nëse ia dola në Tiranë, kur erdha nga Rrësheni, 17 vjeçe, do ia dal edhe në Amerikë, mendoj shpesh me vete”. Dhe kur erdhi, në atë kohë, nga Mirdita në Tiranë, as nuk mendonte që do të bëhej modele. Ishte një vajzë shumë e bukur, por që siç e pranon pa asnjë kompleks, as nuk dinte të ecte me taka e jo më të sfilonte. Por ja që mori pjesë në Miss Universe Albania dhe e fitoi sepse Fadil Berisha, mesa duket, e kishte parë te Adrola, shkëndijën e gjithë modeleve të suksesshme që nuk janë as më të bukura, as më të dobëta dhe as më të gjata se të tjerat. Janë origjinale! Kanë diçka unike, të vërtetë, diçka të pazbutur përbrenda dhe të veshur me një bukuri të pavetëdijshme nga jashtë. Por sigurisht Manhattan-i është shumë më ndryshe nga Tirana, mbi të gjitha prej ndryshimit mes kulturës amerikane dhe shqiptare e aq më tepër në fushën e modës, ku Shqipëria është ende në hapat fillestare. “Në Shqipëri, nuk ka parime bazë, kushdo bën si ta mendojë, kushdo mund të bëhet modele, ndërsa atje ka një koncept tjetër për modën, për fotot, për kontratat e punës, gjithçka…”
Ka realizuar disa shërbime fotografike për disa kompani veshjesh gjatë muajve të kaluar dhe e ka parë nga afër si funksionon gjithçka atje. Ka kontrata pune edhe në Zvicër, Gjermani dhe Austri dhe e njeh tashmë filozofinë ndërkombëtare në këtë sektor, por di që gjithmonë duhet të punojë shumë. “Puna e modeles është shumë e lodhshme. Unë vetë kam punë për të bërë për tonifikim e trupit, sepse atje standardet janë rigoroze. Duhet të realizoj edhe foto të reja për Book-un që do prezantoj nëpër kompani sepse edhe koncepti i fotove është ndryshe…Nuk është aspak e lehtë. Konkurrenca është shumë e madhe”, tregon ajo, por me një ton zëri që përdoret për të rrëfyer realitetin qe e njeh, jo atë me të cilin duam t’i japim rëndësi asaj që po na ndodh në jetë. Adrola nuk e ka këtë merak. Dhe për fatin e saj, duket që ka pak shqetësime të tilla. Madje ajo merr në sy gjithçka dhe nuk ngurron ta shprehë hapur atë që i kalonte në kokë, pak ditë para nisjes, kur është realizuar intervista dhe fotot për revistën Class.
“Sa kohë kam këmbë e duar, do punoj dhe do jetoj, edhe sikur mos të më ecë si modele” dhe, megjithëse me një fytyrë që, e pagrimuar, duket si prej bebeje, të bind! Ndoshta sepse kjo frazë sot nuk përdoret më, aq më pak nga vajzat e bukura dhe nëse ajo e përdor shprehjen e dalë mode, i bie që e mendon vërtet.
Sikur Adrola të ishte aq e zakontë, nuk do ishim duke folur për të dhe udhëtimin e saj, që ia ka bërë edhe më të bukur Troi, shfaqur tashmë në kopertinën e tij të parë…

Këngëtarja kosovare Dua Lipa koncert në Prishtinë?

FOTO/ Dua Lipa zbret në Prishtinë, bën shqiponjën me dy duar
Këngëtarja kosovare më famë botërore, Dua Lipa ka mbërritur sot në Prishtinë.
Me të mbërritur në aeroport, Lipa ka mbajtur një konferencë për media ku tha se është e lumtur që ka ardhur në Kosovë pas katër vitesh.
Më tej këngëtarja ka premtuar se në koncertin i cili do të mbahet të martën në parkun e Gërmisë do të këndojë këngë të padëgjuara më parë.
“Do të këndoj këngë të papublikuara të albumit të ri”, ka thënë Lipa.
duaaaaa
Dua Lipa ka bërë një promovim të madh për fansat e saj, gjithashtu. Ajo ka thënë se albumin e parë pritet që ta promovojë pikërisht për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ose thënë më saktësisht pas 9 viteve të pavarësisë së Kosovës.
Dua Lipa është duke kënduar para më shumë se 20 mijë fansave në Parkun e Gërmisë. Në bazë të premtimit të Duas, atëherë albumi i saj i parë pritet që të publikohet me datën 17 shkurt 2017.


Dua Lipa, Koncert ne Prishtine

https://vid.me/s6xh


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka përfunduar koncertin në Prishtinë.

Ky është njëri prej koncerteve më të mëdha që janë bërë në kryeqytetin e Kosovës, më i madhi për shqiptarët pasi koncertit të rep grupit The Bloody Alboz.

Publiku kosovarë ka kënduar me këngët e Duas si “Hotter than Hell” por edhe këngët si “Be the one”.

Koncerti i Duas është mirëpritur mirë nga kosovarët të cilët kanë qenë në një numër më shumë se 20 mijë.
Dua Lipa koncert në Prishtinë?
Dua është në fillim të karrierës së saj derisa albumi i saj i parë pritet që del më 17 shkurt të vitit 2017.

Dua Lipa e ka nxehur atmosferën me këngët e saj, ndërsa ka kënduar edhe këngë që nuk i ka kënduar më parë.
Këngët pritet që të jenë këngë pjesë e albumit që Dua tha që do ta publikojë për ditën e pavarësisë së Kosovës.
Dua ka befasuar të gjithë kur ka kënduar edhe këngën që babai i saj, Dukagjin Lipa e këndon bashkë me grupin Oda.
dd-1

dd-1 Dua Lipa ka ndjekur në shkollën “Mileniumi i Tretë”, në Prishtinë. Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, disa vite të shkollës së mesme të ulët i ka kryer në Prishtinë në shkollën private “Mileniumi i Tretë”, dhe më pas mësimet i ka vijuar në Londër.

dddddddd

Dua Lipa ka ndjekur mësimet në shkollën “Mileniumi i Tretë”, në Prishtinë. Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, disa vite të shkollës së mesme të ulët i ka kryer në Prishtinë në shkollën private “Mileniumi i Tretë”, dhe më pas mësimet i ka vijuar në Londër.
Dua e kishte pasion muzikën dhe gjatë shkollimit të saj në këtë shkollë ka punuar shumë edhe mësimdhënësja e muzikës e kësaj shkolle, duke e mbështetur me aktivitete të shumta koncertale.
ddddddd
Po hiqet dilema, Dua Lipa flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe se ajo disa vite të shkollës së mesme të ulët i ka kryer në Prishtinë në shkollën private “Mileniumi i Tretë”.
ddddd
Në disa foto që i ka siguruar portali vipstar.info, Dua Lipa shihet në aktivitete të ndryshme që ka mbajtur kjo shkollë.
ddd
“Mileniumi i Tretë” pa dyshim se krenohet me ish-nxënësen e saj dhe është një shembull i mirë i organizimit dhe kualitetit që ofron duke mbështetur shumë talentët e rinjë.
d

 Dula Lipa ka tejkaluar pritjet duke shkëlqyer tanimë në mbarë globin.
Të mërkurën në datën 10 Gusht 2016, në orën 20:00 Tirana mirëpret zërin e shqiptares me famë botërore Dua Lipa në sheshin Nënë Tereza. Me zërin e ngjashëm me legjendat e yjeve të muzikës Soul dhe Jazz, Dua performon me atributet e një ylli të vërtetë, që pritet të shkëlqejë më tej në botën muzikore.
Me mbështetjen e ALBtelecom, Bashkia e Tiranës organizon aktivitetin më të madh veror.
21-vjeçarja me orgjinë nga Kosova, pas interpretimit për herë të parë në Parkun e Gërmisë, Prishtinë më 9 gusht 2016, Dua Lipa do të kalojë për të interpretuar edhe në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Koncerti në Tiranë është falas dhe mund të marrin pjesë të gjithë artdashësit dhe fansat e kësaj këngëtareje.
Tashmë ajo renditet ndër artistet më me zë në mbarë botën. “Be the one” dhe kënga tjetër “Last Dance” janë bërë hite botërore tashmë të këngëtares Lipa, ndërkohë që “Hotter Than Hell” momentalisht gjendet në top-listat angleze.
Gjatë koncertit do të ketë edhe surpriza për përdoruesit ALBtelecom, të cilët do të kenë mundësi të takojnë dhe të bëjnë foto me këngëtaren 21 vjeçare në “backstage”. Ndërkohë, një ditë më vonë sërish do të ketë surpriza për abonentët ALBtelecom. Këto surpriza do të mund të zbulohen nëpërmjet faqes zyrtare të  ALBtelecom në Facebook.
dddddddddddddddddddddddd

FADIL LEPAJA : Medalja që mbulon të gjitha dështimet e politikës

Image result for MAJLINDA KELMENDI FAVORITE NE OLIMPIADEN BRAZILI 2016Image result for dua lipa

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ja bani përhajr kryeministrinë, Shpendit. Diqysh sikur me i thanë, ti je i gjykuar me e ndjekë Isën, prej pike në pikë. Ajo, në dialektin e Londrës, të shqipes, u shpreh e lumtur që po takonte kryeministrin . Por, kryetari i Prishtinës, Shpendi, gjithsesi me pretendime që  edhe postin e kryeministrit të ia “rrëmbejë”  paraardhësit të tij në kryeqytet,  menjëherë e korrigjoi, duke e falënderuar gjithsesi për këtë (tani për tani) gabim “frojdian”.  Pastaj , tregoi se si me Dua Lipën janë takuar në New York, ku patën  biseduar për koncertin i cili do të mbahet sonte në “Gërmi”.
New York-u gjithqysh, është qendra e botës, por aktualisht kryeqyteti i botës është Rio. Flamuri i Kosovës u valëvit për së dyti herë në një vend të madh i cili ende se ka njohur shtetin e Kosovës. Pas Rusisë edhe Brazili “u përkul” para Majlindës, e cila si duket ka ardhur në këtë botë nergut me i ba krenarë shqiptarët andej dhe këndej Bjeshkëve të Nëmura.  Shkuan huq edhe “grindjet “ e ndonjë nacionalisti të vonuar, mazohist,  që kur nuk ka të tjerë, preferon edhe armiqësi dhe tradhti mes shqiptarëve andej dhe këndej Bjeshkëve të Nëmura. Grinden se kush ka të drejtë të gëzohet për këtë sukses sportiv.Në anën tjetër, nuk la dështak pa e përdorë Majlindën, si maskotë,  për të sharë armiqtë e vet, të cilët për ndonjë arsye nuk paskan kurrfarë meritash për kombin dhe aq më pak të drejtë të gëzohen për suksesin e sajë. Pas konfliktit të sajuar me Turqinë, tash atdhetarët kosovarë dhe atdhetarët shqiptarë, po shahen në facebook, me dëshirë që me kallë edhe me Tiranën një konflikt emocional, nëse jo politik.

Edhe politika, po katrrithet për shiritin ku e ka varur medaljen e artë, Majlinda. Presidenti i vendit, në veçanti, ka hundë për me e nuhatë publicitetin. Kur është fjala për publicitet ai është në gjendje me marrë udhë edhe këmbë deri në Rio, dhe me shpenzime të vetat e lëre më me aeroplan dhe me buxhet të shtetit. Me një fjalë, ai është gjithnjë aty ku (nuk)duhet. Kudo ku ka një sukses sado të vogël, atij i takon së paku ½ e publicitetit, nëse jo më shumë. Pastaj duke u përsëritur në mediat “e lira”,  harrohet se kush ishte heroi i vërtetë. Kur e ke parasysh se edhe president apo kryeministra të tjerë, edhe ballkanik, ishin atje, as ky i yni nuk është dashtë kurrqysh të mungojë, edhe pse me reputacionin e tij ndërkombëtarë vështirë se e rritë shkëlqimin e medaljes së parë të artë, olimpike, të shtetit të cilin e përfaqëson edhe ai.
Anti-korrupsioni i besueshëm kosovarë, i njohur botërisht për luftën e pa kompromis për shtet, dhe ligj,  me siguri, do të shohë shpenzimet publike të atyre që ishin të domosdoshëm të shkonin me shpenzime nga buxheti, në Rio, dhe do të konstatojë se gjithçka ishte në rregull dhe se nuk ka aspak elemente të veprës penale,  ashtu si konstatoi këto ditë edhe kryeprokurori, pas dëgjimit të rreth 1000 telefonatave të  spektaklit më të ri: “Pronto 2”, produksion ky me karakter, argëtues, përqafues, iluminues, ...ues, ...ues!
Shumica e qytetarëve të cilët nuk kanë pasur kënaqësinë, dhe fatin të flasin me Ademin në telefon, po ecin shlirë rrugës me hap solemn, ndërsa të tjerët po rrinë nën stres se cila seri, po i “kapë” edhe ata.
Por të kthehemi te suksesi. Pavarësisht krizës, demarkacionit, “zajednicës”, dështimit me liberalizim e  vizave, varfërinë, papunësinë, megjithatë gjithçka është në rregull , sepse suksesi i Majlindës do të mbulojë shumëçka çfarë  ka shkuar mbrapsht në politikë dhe shtet, së paku këto dy vitet e fundit,  e sidomos shpresohet të mbyllet me të mirë  “show” ma i ri argëtues, virtual:  “#Me Grabovcin”.
Uroj që , në mes të 1000 të tjerave, të mos ketë  telefonatë, ku Ademi flet me Kryetarin e Komitetit Olimpik Botërorë dhe ku ai e pyet kush është i yni e kush jo, dhe pastaj, ku dëgjohet Ademi duke thënë: Kjo duhet me kalua, e kjo jo!
Përndryshe, derisa kryetari dhe Kryeministri morën pjesë në karrevalin politik të Rios, i cili po i përcjell  lojërat olimpike,  ambientet e presidencës u gjuajtën me zoll-ë!  Analistët e sigurisë, nëpër kafenetë rreth parlamenti, dhe qeverisë, i vërejtën disa elemente të cilat shtyjnë të mendohet se nuk është fjala thjesht për ushtarët e UÇK-së, të cilët deri më tani dyshohehishin për gjithçka, por bëhet fjalë për profesionist të trajnuar të cilët, sidoqoftë (nuk) e kishin ditur se ku ndodhet i zoti i shtëpisë. Pastaj, e vlerësuan si veprim “profi” edhe djegien e motorrit.  Prapseprap, përkundçr analizës së thellë, pyetja standarde kush, ka mbetur pa përgjigjje, njëherë për njëherë. Hetimet vazhdojnë, dhe bazuar në përvojën nga e kaluara ato do të vazhdojnë, vazhdojnë, ...ojnë.
E kuptuat tashmë se është ngatërruar puna . Veç Serbia ka mbetur pa e dënuar goditjen mbi parlament, me “zoll”-ë. Përsëri u bë mjegull. Kurrsesi të kthjellohet (prapa)skena (para)politike e Kosovës.
Kush e gjuajti tempullin e demokracisë, edhe pse janë të dukshme asocimet e gazetarëve të koalicionit, se pas lotsjellësit “zoll”-a pritej? Ndoshta tingëllon më arsyeshëm  formula:  "mos pyet kush e bëri, por pyet përse !" Duke u nisur nga ky parim, mund të nxjerrim disa supozime interesante:
Kryetari i vendit ka alibi. Ai nuk e ka gjuajtur zyrën e vet. Është në lojëra olimpike, është pjesë e karnavalit politik! Bazuar nga stili i dëgjuar në "Pronto 2" mund të konkludojmë se pasi ka "luajtë ...oqe" me parlament, me ambasada,  e me popull, ka shkua pak edhe në Brazil me vazhdue lojën me buxhet të shtetit. Por, jo vetëm presidenti, por edhe koalicioni ka interes  me e frikësua popullin edhe protestusit potencial. Duke hedhur  hije dyshimi mbi kundërshtarët e tij politik, ka arsye publike me e shtua sigurinë rreth parlamenti dhe me i shpërnda protestat e pritshme ditëve kur do të votohet demarkacioni.
Opozita, po ashtu ka motiv, edhe pse është vështirë të besohet që opozita të ketë ndërmarrë një sulm të tillë, sepse kështu do të jepte arsye të shpallet e jashtëligjshme.
Nuk përjashtohet as “armiku i jashtëm” . Sidoqoftë  mbetet të shihet, sa po arrijnë këto ngjajrje të largojnë vëmendjen prej humorit të zi qeveritarë, produksion i 20011-tës. Apo ndoshta, edhe “Pronto 2” është konceptuar për të larguar vëmendjen nga diçka tjetër? Historikisht, të etur na kanë nxjerrur andej lumit. Të etur dhe të lagur.
“Protesta” më e madhe këto ditë pritet të mbahet në aeroportin  turk, në Prishtinë, ku pritet të mblidhet masë e madhe. Vjen Majlinda. Në Prishtinë do të ketë reduktime të rrymës,  nga distribucioni turk, sepse e arta olimpike do e bëjë ditë kryeqytetin. Nëse organizatorët tregohen të arsyeshëm dhe nuk lejojnë përdorimin e birrës, gjithçka mund të shkojë mrekullisht.  Asgjë nuk ka më dehëse se suksesi ynë.
Për disa ditë rresht, askush të mos guxojë të na flas për probleme. Uroj që, edhe Majlinda si pejane, që është, të mos deklarohet për demarkacionin ...

Pajtimi Rusi/Turqi: A do bëhet kurban Maqedonia?


Fitim Dika
Shkruan:Fitim Dika 

Në 9 gusht 2016 u takuan për herë të parë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kolegu i tij rus, Vladimir Putin. 

Takimi vjen në një kohë kur Turqia vazhdimisht ka kritikuar me tone të ashpra Berlinin, Vjenën dhe Brukselin dhe në kohën kur sankcionet perëndimore kundër Rusisë u zgjatën për gjashtë muaj tjerë për shkak të politikave në Ukrainën Lindore dhe aneksimin e Krimesë. Pas dështimit të Grushtit të shtetit në Turqi, 15 korrik, kjo e fundit është ndjerë e tradhtuar nga perëndimi që e akuzon për mbështetje të puçistëve në mënyrë të tërthortë duke strehuar imamin Fetullah Gylen. Perëndimi në anën tjetër gjithashtu ka ashpërsuar tonet ndaj Ankarasë dhe Moskës sa i takon lirisë së mediave, rrezikut të demokracisë, ku si fajtorë kryesorë janë dy presidentët e lartëpërmendur.
Maqedonia mund të bëhet kurban i Fuqive të Mëdha
Zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare prekin në dy raste direkt gjendjen e Maqedonisë. Sëpari sa i takon marrëveshjes BE/Turqi rreth refugjatëve dhe përmirësimi i marrëdhënieve ruse-turko që do i jepte dritë jeshile ndërtimit të gazsjellësit ‘Turkish Stream’.
Kriza e refugjatëve mund të destabilizojë Ballkanin
BE është e lodhur nga refugjatët dhe nuk dëshiron më strehimin e tyre. I vetmi vend që pranoi numrin më të madh të tyre ishte Gjermania, ndërsa kur ishte koha për ti shpërndarë proporcionalisht azilkërkuesit sipas “Regullores së Dablinit” atë e refuzuan shumë shtete anëtare të BE, duke e shpallur automatikisht zhvleftësimin e saj. Megjithatë Gjermania e vetme, e ndihmuar pjesërisht nga Suedia, Franca dhe Austria e vijuan politikën e pranim strehimit të refugjatëve sipas politikës së famshme të kancelares Angela Merkel: Wir schaffen das (Do ia dalim). Por kjo rriti popullaritetin e fraksioneve ekstremiste të djathta ku kandidati Hofer në Austri mori rreth 50 përqind të votave dhe tani me zgjedhjet e reja presidenciale ka mundësi fitimi, populistët e AfD në Gjermani po marrin terren gjithmonë e më tepër te të rinjtë me politikat e saj anti-emigruese, kundër refugjatëve dhe shpesh anti-Islame.
Këmbëngulja e Angela Merkel (CDU) për të vijuar strehimin e refugjatëve përkundër që edhe partia në koalicion CSU e Horst Seehofer i kishte kundërshtuar disa herë politikat e strehimit të refugjatëve duke i dhënë edhe ultimatume partisë së kancelares, përfundoi me mbylljen e korridorit ballkanik të mbështetur nga Austria, por edhe Marrëveshje Turqi/BE, ku BE do financonte Turqinë, ndërsa kjo e fundit duhet ti strehonte gjithë refugjatët dhe të mos lejonte largimin e tyre drejt perëndimit, duke i mbrojtur kufijtë e Shengenit.
Në këmbim të detyrave të shtëpisë dhënë nga BE për Turqinë, banorët e kësaj të fundit do fitonin liberalizimin e vizave. Por marrëveshja në fjalë nuk po gjen mbështetje dhe kjo si katalizator ka Grushtin e shtetit që arsyet i përmendëm më lartë. Turqia kërkon dënimin me vdekje, ndërsa Austria, Danimarka dhe një sërë shtetesh tjera kërkojnë pezullimin e bisedimeve BE/Turqi. Kjo do sjelltë automatikisht zhvleftësimin e Marrëveshjes rreth refugjatëve dhe më së shumti do prekte Ballkanin, pasi BE do mbyllte kufijtë për ta dhe nuk do i strehonte. Në këto kushte mund të kujtojmë citatin e Angela Merkel se “mbyllja e kufijve për refugjatët mund të shkaktonte një konflikt të ri në Ballkan”. Ky citat, qoftë i gabuar, do jetësohej nëse Turqia do lejonte shpërnguljen dhe arratisjen e refugjatëve drejt korridorit ballkanik.

Turkish Stream dhe politika pro-ruse e Gruevskit
Mediat e huaja si Der Standard kanë kohë që shkruajnë se një ndër konfliktet e krizës së gjatë në Maqedoni është konflikti mes Fuqive të Mëdha. Nikolla Gruevski dhe partia e tij konzervative VMRO-DPMNE mbështetet de fakto nga Rusia, ndërsa Zoran Zaev dhe partia e tyre e majtë SDSM, mbështetet nga SHBA e BE. Mediat maqedonase të afërta me qeverinë e kanë akuzuar shpesh ambasadorin amerikan J. Baily, ndërsa afërmendsh ambasada ruse ka përkrahur protestat qeveritare dhe ka folur kundër demonstruesve opozitarë, sipas së cilës janë të kontrolluar nga “forcat e jashtme” (kupto: perëndimi).
Pse Rusia dhe Perëndimi kanë interesa gjeostrategjike për Maqedoninë?
Natyrisht që Maqedonia është kryqëzimi i rrugëve ballkanike dhe kjo e fundit ura-lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit. Për të kuptuar më së miri këtë faktor, mund ti hedhim një sy projektit të gazsjellësit rus të quajtur ‘Turkish Stream’. Ajo është si alternativë e “Trans Adriatik” që gazi i Azerbejxhanit do furnizonte Evropën përmes Turqisë/Greqisë/Shqipërisë dhe do pavarësonte nga varësia ruse. Në pamundësi që Rusia të krijojë gazsjellësin ‘South Stream’, pasi Bullgaria nën presionin e BE-së nuk mund ta lejonte një gjë të tillë, Rusia ka menduar projektin tjetër ‘Turkish Stream’. Kjo e fundit krahas turizmit dhe centralit bërthamor të ndërtuar nga rusët në Turqi ishte pjesa kryesore e takimit Putin/Erdogan. "Pika më e rëndësishme e takimit ishte Turkish Stream," tha Putini në konferencën e 9 gushtit.

Turkish Stream do nisë nga Rusia, në provincën evropiane turke, do kalojë më pas drejt Greqisë, që për halle ekonomike është e gatshme të bashkëpunojë më Rusinë me një projekt fitimprurës, dhe prej këtu gazsjellësi duhet të vijojë drejt Italisë ose përmes Maqedonisë. Për nga Italia është vështirë të konceptohet pasi ajo do jetë nën presionin e Brukselit për ta evituar, por njëkohësisht do kushtonte mjaft rruga nga Korfuzi grek drejt Italisë, ndërsa Shqipëria pro-amerikane nuk do lejonte (hëpërhë) projektet në favor të Rusisë. Si mundësi më e favorshme shihet Maqedonia e Gruevskit, që e ka “nder të quhet mik i Putinit.” Kjo analizë mbështetet edhe nga e majta austraike Der Standard, që Maqedonia e Gruevskit nën hallin e dështimeve euro-atlantike mund të lidhet me Rusinë. Maqedonia nuk ka bërë hapa para as kundrejt integrimeve në BE dhe as nuk është anëtare e NATO.
Kryeopozitari Zoran Zaev e ka kundërshtuar projektin Turkish Stream, që të kalojë përmes Maqedonisë, që tani edhe më mirë mund të kuptohen konfliktet Lindje/Perëndim në Maqedoni.
Turqia dhe Rusia përmirësuan marrëdhëniet, pavarësisht se ata mund edhe të prishen në të ardhmen. Megjithatë në rast se marrëveshjet e tyre do respektohen, atëherë politika në Maqedoni duhet të sqarojë rrugën e saj pro-perëndimore dhe pro-ruse, përpara se të bëhet tepër vonë. Në këtë mes faktori politik shqiptar nuk duhet të jetë i fjetur dhe as të bëjë kurban popullin e vet, për shkak të politikave interne maqedonase ose të jashtme.

Një ridefinim dhe një sqarim i partive politike shqiptare në këto momente është detyrim, me shpresën që do jenë bashkë në interes të rajonit dhe politikave inkurajuese.

Rreziku nga neokomunizmi dhe rishfaqja e totalitarizmit



Shkruan: Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti


(Kryetar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, për Republikën e Maqedonisë ) 

Përkrah Polonisë, së pari në Kosovë filloi shthurja e sistemit komunist në Evropë, në fillim të viteve të ‘80-ta, prandaj edhe sot e në të ardhmen, pikërisht në këto dy vende duhet të mbrohen vlerat fundamentale të demokracisë perëndimore.

Populli me besim katolik i Polonisë dhe populli liridashës shqiptar i Kosovës u paraprinë proceseve për rënien e sistemit komunist në Evropë. Nga kjo arsye Polonia dhe Kosova edhe më tej paraqesin pikat më neuralgjike të strategjisë globale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë.

Për shkak të këtij orientimi perëndimor, këto dy vende vazhdimisht rrezikohen nga shtrirja e ndikimit të shërbimeve të huaja sekrete, sidomos nga blloku i shteteve ish komuniste, me ndihmën edhe të satelitëve të tjerë përreth këtyre vendeve, përmes vënies në lëvizje të mbeturinave të komunizmit dhe përhapjes së ideologjisë neokomuniste.

Polonia aktualisht është anëtare e BE-së dhe NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, prandaj këto tendenca janë pak të realizueshme në këtë vend, ndërsa Kosova si shteti më i ri në Evropë, me demokraci të brishtë dhe institucione ende të pakonsoliduara sa duhet, lehtë mund të përfshihet në rrjetin e këtyre shërbimeve të huaja dhe, një kohë të gjatë të përballet me kriza të thella politike, ekonomike dhe sociale, pa dhe të kërcënohet nga tendencat e këtilla të errëta.

Profesionistët dhe një masë e opinionit mund lehtë t’i vërejnë këto lëvizje, të cilat që nga fillimi i proceseve të reja demokratike, në mënyrë të organizuar dhe sigurisht me porosi dhe mbështetje nga qendra të caktuara, kanë arritur që shumë individë të konvertuar në demokratë të infiltrojnë në lëvizjet e reja, ku vazhdojnë edhe aktualisht ta luajnë rolin e djallit në skenën politike.

Përfundimi i Lufta së Ftohtë

Pakti i Varshavës, i nënshkruar më 14 maj 1955 në Varshavë, përbënte lidhjen e shteteve të atëhershme komuniste të Evropës, e udhëhequr nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, me qëllim të miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke, sidomos ushtarake, në mes të Republikës Demokratike të Gjermanisë, Polonisë, Rumanisë, BRSS, Çekosllovakisë, Hungarisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Më 12 shtator 1968, pas pushtimit të Çekosllovakisë nga forcat e Paktit të Varshavës, Republika e Shqipërisë u largua njëanshëm nga ky pakt.

Jugosllavia gjatë kësaj kohe ishte i vetmi shtet socialist që udhëhoqi një politikë ,,të pavarur”, si krijuese dhe udhëheqëse e një blloku të ri, kryesisht politik, i ashtuquajtur ,,Vendet e painkuadrura”, në të cilin bënin pjesë një numër i madh i shteteve, mes të cilave edhe India, Egjipti, Libia dhe shumë vende të tjera arabe.

Lëkundjet e këtij sistemi dhe fillimi i rënies së komunizmit në Evropë filluan që me lëvizjen e sindikatave të pavarura ,,Solidarnost” në Poloni, më 1980, të udhëhequr nga Leh Valensa, me lëvizjen e përgjithshme popullore të shqiptarëve për Republikën e Kosovës, të filluar nga studentët e Universitetit të Prishtinës, më 1981, si dhe më vonë me reformat e njohura si ,,Perestrojka” e presidentit rus Gorbaçov.

Pas rënies së Murit të Berlinit dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë mes dy superfuqive, SHBA dhe BRSS, sidomos me shthurjen e Paktit të Varshavës, filloi një erë e re, me fillimet e demokracisë dhe vendosjen e sistemit pluralist në vendet e bllokut të shteteve ish komuniste.

Rënia e regjimeve totalitare

Aty ku filloi rrënimi i sistemit komunist, në Poloni dhe Kosovë, aty vazhduan dhjetë vjet më vonë lëvizjet më masive deri atëherë kundër këtij regjimi totalitar. Në Kosovë shpërthyen protestat masive kundër regjimit komunist jugosllav dhe okupimit serb, ndërsa në Poloni zhvillimet e vitit 1989 paralajmëruan fillimin e një epoke të re, kur në zgjedhjet e lira parlamentare të muajit qershor të po këtij viti, fitorja e opozitës në këtë vend siguroi edhe emërimin e kryeministrit të parë jokomunist, me këtë edhe filluan ndryshimet e mëdha në Evropën Lindore, Qendrore dhe Juglindore, para rënies së Murit të Berlinit.

Pse këto ndryshime filluan pikërisht në Poloni dhe në Kosovën me shumicën dërmuese të popullsisë shqiptare, e cila asgjë nuk kishte të përbashkët me popujt jugosllavë, nga prejardhja, gjuha, historia dhe tradita, as që kishte shprehur ndonjëherë vullnetin e lirë për të jetuar nën këtë regjim okupator, kjo mbetet detyrë e studiuesve në të ardhmen, pas hapjes së plotë të arkivave të ish shteteve komuniste dhe jo vetëm.

Dënimi i krimeve të komunizmit, mision i papërfunduar

Kjo mund të shpjegohet edhe për faktin se, regjimet totalitare komuniste që sunduan në disa vende të Evropës gjatë shekullit të kaluar, kanë qenë të karakterizuara nga shkelje të rënda dhe masive të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Edhe pas shumë vitesh nga rënia e këtyre regjimeve nuk janë ndjekur krimet e rënda të kryera nga këto regjime përmes një hetimi ndërkombëtar, për më tepër, autorët e këtyre krimeve nuk janë sjellë para organeve të drejtësisë së vendeve të prekura nga këto krime, as nga bashkësia ndërkombëtare, siç ishte rasti me dënimin e krimeve të kryera nga nazizmi.

Edhe përkundër dy rezolutave të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, atë nr. 1096 (1996) në lidhje me "masat për çrrënjosjen e trashëgimisë së sistemeve totalitare komuniste", të rezolutës nr. 1481 (2006) për "domosdoshmërinë e dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste", edhe më tej në disa vende ish komuniste e kaluara nën diktaturë ka mbetur temë e ndaluar. Po ashtu, në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera ku jetojnë shqiptarët, në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi, pastrimi nga e kaluara komuniste nuk është trajtuar siç duhet, ose është trajtuar pa kritere dhe transparencë të nevojshme, siç është rasti me Maqedoninë.

Në Shqipëri dhe Kosovë, edhe pas 25 vjet të pushtetit demokratik, ende nuk ka filluar procesi i lustrimit, për pastrimin me të kaluarën komuniste, siç është vepruar në shumë vende të tjera ish komuniste, ndërsa në Maqedoni ky proces është keqpërdorur skajshëm, duke e shndërruar atë në një maskaradë të vërtetë, që fare nuk i ngjan lustrimit të figurave që kanë qenë bartës të pushtetit komunist dhe bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete, me urdhrat e së cilave janë krye krime të rënda kundër njerëzimit. Në këto vende, ka dëshmi të pakontestueshme se shumë individë me dosje të trasha krimesh gjatë regjimit komunist, ende vazhdojnë të ushtojnë detyra të rëndësishme në institucionet më të larta të shtetit.

Rreziku nga neokomunizmi dhe rikthimi i regjimeve totalitare

Pse ka nevojë që sot të aktualizohet kjo temë? Arsyet janë të shumta, por në radhë të parë, sigurisht është nevoja për rritjen maksimale të vigjilencës, meqë shërbimet e fshehta të disa vendeve të dëshmuara me politikat e tyre antishqiptare asnjëherë nuk e kanë pushuar veprimtarinë e tyre në dëm të interesit të shtetit dhe kombit shqiptar, duke modifikuar vazhdimisht metoda nga më të sofistikuarat për arritjen e qëllimeve të veta strategjike.

Tendencat e reja për përhapjen e islamizmit politik, sektarizmit fetar, frymës neootomane dhe shtrirjes së ndikimeve politike dhe ekonomike ndër shqiptarët, përmes vendeve që më herët e përbënin të ashtuquajturën ,,lëvizja e vendeve të painkuadruarve”, e udhëhequr nga ish Jugosllavia komuniste, mbajtja edhe më tej në pushtet e strukturave politike të ish sistemit komunist, të cilat bashkëveprojnë dhe i koordinojnë aktivitet e tyre me këto rryma të reja antishqiptare, janë të kontrolluara nga një qendër, e cila dikur kishte tendenca për imponimin e komunizmit si sistem global. Këto tendenca, qarqeve të caktuara u shërbejnë për çorientimin e shqiptarëve drejtë integrimeve euroatlantike, topitjen e forcës vepruese në nivel kombi dhe shuarjen e aspiratave për korrigjimin e padrejtësive historike ndaj kombit shqiptar, i cili dhe më tej është i detyruar dhunshëm të jetojë i ndarë në gjashtë shtete të Ballkanit.

Aktualisht, si asnjëherë më parë, këto ndikime vërehen në sferën politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, fetare dhe në sfera të tjera të jetës.

Asnjëherë nuk kanë qenë shqiptarët në pozitë më të palakueshme në planin gjeostrategjik, seç janë sot.

Në asnjë përpjekje gjatë historisë shqiptarët nuk kanë qenë më të kërcënuar nga bandat e instaluara edhe në piramidën më të lartë të pushtetit, seç janë aktualisht.

Krimi i organizuar, kontrabanda me përmasa të mëdha, korrupsioni, rrjetet e drogës, abuzimi me qenie njerëzore dhe me pasurinë e shtetit, lidhja e politikës me krimin, kurrë nuk kanë qenë më të pranishme në shoqërinë shqiptare, sa janë sot.

Me ndryshimet e regjimeve, si asnjëherë dhe në asnjë vend të botës, më tepër se sot nuk ka pasur klane të rrezikshme në sistemin ekonomik të vendit, në gjyqësi, në organet e sigurisë kombëtare, në institucionet e pushtetit dhe në të gjitha segmentet ku duhet të mbrohet interesi shtetëror dhe kombëtar i shqiptarëve.

Asnjëherë më parë, shoqëria shqiptare nuk është ndeshur me grupime dhe rryma fetare, me grupe dhe individë që haptas u frynë ndasive fetare e krahinore, si dhe përçarjeve partiake dhe konfrontimeve ideologjike, siç ndeshet gjatë këtyre viteve të fundit.

Asnjëherë gjatë historisë nuk ka pasur kërcënime më të hapura ndaj qenies dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve, siç ka sot.

Të gjitha këto veprime sigurisht që nxiten, përkrahen dhe financohen nga shërbimet e huaja sekrete, të cilat fatkeqësisht kanë arritur të mobilizojnë me mijëra mercenarë nga viset tona, në radhë të parë pjesëtarë të familjeve dhe individë të njohur si ,,gjak i huaj” të trungun etnik shqiptar.

Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, edhe pas 25 vjet demokracie pushtetin vazhdojnë ta mbajnë politikanë dhe klane politike të dala nga strukturat e regjimit ish komunist, ose nga nëntoka kriminale e sigurimeve të shtetit të këtyre regjimeve, dhe ky përbën rrezikun kryesor për mospastrimin me të kaluarën komuniste dhe vazhdimin e krizës politike dhe ekonomike, e cila e mban peng progresin e këtyre vendeve dhe integrimet euroatlantike.

Këto tendenca u kanë dhënë krah edhe rishfaqjes së formave më të ashpra të sundimit dhe shtypjes edhe nga qeveritë autokratike në disa shtete ballkanike ku jetojnë shqiptarët, si në Maqedoni, Greqi, Serbi dhe Mal të Zi.

Këto veprime jo vetëm që e komprometojnë kombin shqiptar para botës, por edhe bartin me vete rrezikun e humbjes së përkrahjes nga aleatët tradicionalë të kombit shqiptar.

Shpresa e vetme ka mbetur këmbëngulësia e faktorit ndërkombëtar, sidomos e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën edhe të Bashkimit Evropian, si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, që përmes mekanizmave kushtetues dhe ligjorë të sigurohet një transparencë e domosdoshme për luftën pa kompromis kundër këtyre tendencave antidemokratike, me hapen e proceseve për hetimin e krimeve, abuzimeve me institucionet e shtetit dhe shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut në këto vende, përmes instalimit të prokurorive dhe gjykatave speciale, të cilat sigurisht do të shndërrohen në diga të fuqishme për mbrojtjen e vlerave themelore të demokracisë dhe do të pamundësojnë përhapjen dhe fuqizimin e neokomunizmit dhe rishfaqjen e diktaturës në këto vende.

Le të shërbejë ky shkrim për rifreskimin e kujtesës së politikanëve, studiuesve dhe të gjithë njerëzve liridashës, që vlerat demokratike të ruhen me çdo çmim, në interes të progresit të përgjithshëm, lirive dhe të drejtave të njeriut, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...