2016-09-09

“Popullit shqiptar i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët në politikë”



Fjala e Ambasadorit në Seminarin e Qendrës Marshall: Krimi i Organizuar Transnacional (7 shtator 2016)

Ambasadore Schütz, Ambasador Griffiths, Profesor Vann, Profesoreshë Zeneli, zonja dhe zotërinj,

Kur shërbeja në Kirgistan një dekadë më parë, një bos i krimit të organizuar ishte aq i guximshëm saqë ngriti një tendë përballë portës së Parlamentit dhe kërcënonte deputetët se do t’i dhunonte nëse nuk përmbushnin kërkesat e tij.

Dy dekada më parë në Gjeorgji, grupi kriminal Mkhedrioni ishte aq i fuqishëm saqë Presidenti Shevernaze vendosi që nuk mund t’i luftonte dot më dhe i shndërroi në Gardën Kombëtare të Gjeorgjisë, ku kryen vrasje jashtëgjyqësore dhe vazhduan me aktivitetet e tyre kriminale me autoritetin ligjor për të mbajtur armë, arrestuar qytetarë e mbajtur uniformë.

Në Shqipëri, ata që akuzohen si trafikantët kryesorë të drogës dhe krerë të krimit të organizuar rrallë ndeshen me akuza penale. Një shembull shumë i njohur i këtij fenomeni është rasti i trafikantit të dënuar për drogë Emiljano Shullazi, që për shumë vite është akuzuar për vrasje, trafikim narkotikësh dhe zhvatje, por që u arrestua vetëm kohët e fundit.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të procedimit penal të krimeve të rënda në Evropë. Problemi është pandëshkueshmëria. Krerë të fuqishëm të krimit mund të mos i gjejë asgjë edhe për vrasje për shkak të lidhjeve të tyre me persona me ndikim.

Ne në Shtetet e Bashkuara u përballëm me probleme të ngjashme. Gangsteri më i famshëm amerikan, Al Kapone, drejtonte një grup të krimit të organizuar në Çikagon e viteve 1920-të dhe 1930-të. Kur më në fund u arrestua, pasuria e tij krijuar përmes prostitucionit, kumarit dhe kontrabandës u vlerësua në 100 milionë dollarë. I bëri të gjitha këto duke pasur nën kontrollin e organizatës së tij kriminale persona strategjikë në polici, gjykata dhe qeverisjen vendore.

Situata në Shqipëri është serioze, por besoj që reforma në drejtësi dhe procesi i dekriminalizimit do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të pandëshkueshmërisë dhe të lidhjeve kriminale me politikën.

Popullit shqiptar i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët në politikë. Përpjekja e suksesshme për të larguar vrasësit, tutorët, trafikantët e drogës e përdhunuesit nga Kuvendi dhe qeverisja vendore do të kenë efekt jetëgjatë në uljen e pandëshkueshmërisë së krerëve të krimit të organizuar në Shqipëri.

Ky është gjithashtu një paralajmërim për kriminelët e tjerë — “Të bëhesh pjesë e politikës i bën keq biznesit. Do zbulojë aktivitetet tuaja kriminale dhe do përfundoni në burg”.

Reforma në drejtësi është e rëndësishme për pastrimin e gjykatësve dhe të prokurorëve të korruptuar. Është gjithashtu e rëndësishme sepse do të krijojë një prokuror të pavarur dhe një njësi të posaçme hetimore, të quajtur Byroja Kombëtare e Hetimit ose BKH. Të dyja këto do të vënë në shënjestër korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

Shtetet e Bashkuara kanë marrë angazhimin të mbështesin zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit përmes trajnimeve, ndihmës dhe bashkëpunimit me FBI-në amerikane. Në muajin prill, Kryeministri Rama vizitoi selinë e FBI-së dhe u takua me Drejtorin e FBI-së Comey për ta përforcuar këtë angazhim.

Ky do të jetë një grup hetuesish seriozë dhe të aftë. Atyre do t’u bëhet në mënyrë sistematike testi i poligrafit. Do të marrin trajnimin më të mirë dhe pajisjet më të fundit. Nga Uashingtoni do të caktohet një agjent i FBI-së për t’u siguruar që të jenë efikasë në punën e tyre dhe që i hetojnë çështjet pa anshmëri politike.

Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që Shqipëria të trajtojë në mënyrë të suksesshme problemin e saj të krimit të organizuar. Kjo është në interesin edhe të Bashkimit Evropian. Mbi të gjitha, është në interesin e populllit shqiptar. Jemi të përkushtuar ta mbështesim vendin në luftën e tij kundër krimit të organizuar dhe e dimë se Shqipëria do të jetë e suksesshme me ndihmën e partnerëve të saj.

Gazeta gjermane: LSI shkakton trazira në Shqipëri; multimilioneri Ilir Meta kërkon të bëhet kryeministër


“Në Shqipëri, partia LSI po shkakton trazim. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, kryetari i saj, Ilir Meta mund të bëhet kryeministër. Çelësi i suksesit qëndron tek rinia e partisë”.

Kështu shkruan gazeta “Përpara”, organi zyrtar i Partisë Socialdemokrate në Gjermani, duke analizuar afrimin e të rinjve në partinë drejtuar nga Ilir Meta dhe mundësinë që ka ky i fundit të bëhet kreu i qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2017.
meta
Duke shkruar lidhur me rolin e Metës, gazeta shkruan mes të tjerash se “multimilioneri nuk është socialisti shembullor dhe ka të meta. Por partia jep shpresë dhe tregohet e angazhuar”.

“LSI, e cila doli nga një ndarje e socialistëve, në vitin 2009 kishte vetëm katër vende në parlament. Nga viti 2013 ka 16.

Kjo e bën atë partinë e tretë më të madhe në vend. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, LSI mund të bëhet forca e dytë dhe Ilir Meta të bëhet kryeministër.

Meta është kryetar i partisë që prej themelimit në vitin 2004 dhe duket i interesuar që të udhëheqë Shqipërinë drejt një vrulli demokratik, kushtetues, evropian dhe social. Sigurisht multimilioneri nuk është socialisti shembullor dhe ka të meta.

Por partia jep shpresë dhe tregohet e angazhuar. Thuajse gjysma e anëtarëve të saj janë të rinj dhe ata e çojnë partinë përpara dhe mendojnë si europianë”, thuhet më tej në shkrim.


Viktimat e Ilir Metës


Sipas gazetarit Elvi Fundo, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta duke folur per gazetaret pasi ka dale nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ku ka deshmuar ne lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi. Doshi ka akuzuar Meten se ka porositur vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , at the Prosecution of Serious Crimes, where he testify about the allegations of lawmaker Tom Doshi. Doshi has accused the Speaker of Parliament Ilir Meta because he has ordered his murder and Mhill Fufi.

Ndoshta viktima e ardhshme mund të jetë vetë kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili ndoshta nga “frika” e një humbje në zgjedhjet e vitit 2017 shtrin dorën tek Ilir Meta. Ky i fundit e ka zakon ti bëjë kurban ata që i ka aleatë të përkohshëm.



Viktimat e Ilir Metës janë disa dhe me peshë të madhe në politikë. Fillojnë herët dhe vazhdojnë. Janë viktima të vazhdueshme politike që vijnë prejj agresivitetit dhe hakmarrjes të një njeriu që nuk ndalet në politike.

Ai nuk harron, ai sulmon deri sa i keq përdor deri në maksimum ata që e kundërshtojnë apo i dalin nga rrjeshti.

“Shiti” Pandeli Majkon, duke i rrëmbyer karrigen e kryeministrit, në një pazar politik midis tij dhe Fatos Nanos. Më pas “shiti” partinë e tij. Doli me kandidatë të pavarur dhe e çoi PS-në në opozitë në 2005 duke nxjerë publikisht inatin me Fatos Nanon.

Më pas krijoi partinë e tij me një tufë “besnikësh” ku gjysmat humbën rrugës dhe “hakmarrja” e tij nuk ndalet. I vetmi që i qëndroi përballë ishte Dritan Prifti i cili është si një makth për Ilir Metën dhe njeriu që i shkatërroi kreut të LSI, imazhin publikisht jo vetëm tek shqiptarët, por edhe tek ndërkombëtarët.

Meta mblodhi pas vetes Fatos Klosin, Ndre Legisin, Sabit Brokajn, Pëllumb Xhufin e dhjetra të tjerë. Shumë prejt tyre ishin “viktimat” e koalicionit të tij me Sali Berishën. Më pas u bënë “viktima” të koalicionit të tij me Edi Ramën. Meta nuk i fali ish-bashkëpunëtorët e tij që e braktisën kur shkoi tek Berisha, më pas ata u vendosën si kusht kur Ilir Meta ndërtoi koalicionin e 1 prillit pas tavës me ngjalla në Gjirin e Lalzit.

Vëtë Edi Rama është viktimë e Ilir Metës. Pas grevës të urisë në parlament dhe ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, Ilir Meta shkon në koalicion me Berishës së bashku me 4 deputetë. Konflikti i tij më Dritan Priftin soli lëvizje të forta në politikën shqiptare. Publikimi i video përgjimeve nga Fisk Fare solli një protestë të dhunshme në 21 janar ku u rregjistruan 4 të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Të gjithë viktima për “bllokun e Ilir Metës”.

Edi Rama do ishte viktima e rradhës për Ilir Metës në zgjedhjet lokale të 2011. LSI-ja ishte dëeçizive për një “fitore” të Lulzim Bashës që në fakt humbi me 10 vota, por u shpall fitues pas rinumurimit të disa kutive ku kishte fletë të hedhura gabim. 25 mijë votat e LSI-së në Tiranë ishin GOL-i i Bashës me top të pasuar nga Ilir Meta, duke shtrirë në tokë Edi Ramën.

Sali Berisha pësoi një disfatë elektorale në 2013 pas braktisjes nga Ilir Meta dhe ishte ndoshta e vetmja “viktimë” që gjithçka e shkaktoi me dorën e tij dhe çoi Ilir Metën në një ngritje spektakolare në politike

Rama për “dashurinë” me Metën humbi një nga miqtë të tij më të ngushtë, deputetin Tom Doshi i cili përfundoi pas prangave së bashku me Mark Frrokun. Ky i fundit është ende në qeli për disa akuza të ngritura në Hollandë. Të dy sulmuan Ilir Metën, por kreu i qeverisë e dinte mjaft mirë se çfarë do të thoshte kjo. I shiti menjëherë bashkëpunëtorët e tij që i sollën fitore në veri të vendit, nuk ju kurseu as burgun. Tom Doshi, vazhdon të jetë hapur një kundërshtar i pandalshëm dhe problematik për Ilir Metën.

Viktimat e fundit janë dy ministra dhe ish-besnikë të tij. Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto. I pari iku jo për reformën, por sipas informacioneve të qarqeve politikë Nasipi u bë “kurban” për disa prifativime tek ish-parku i autobuzave. Iliri nuk ishte vënë në dijeni dhe sapo e mësoi me sebepin e reformës, Nasipin e bëri “kurban”.

Ai që rezistoi paksa ishte Edmon Haxhinasto. Ky megjithëse ministri i transporteve më i dështuar në historinë e Shqipërisë, për një kohë u mbrojt fort nga Edi Rama, fakt ky që e xhelozoi më tepër Ilir Metën duke e bërë se fundi “kurbanin” e tij të rradhës në politike.

Ka edhe plot viktima të tjera rrugës, por nuk janë kaq të rëndësishëm dhe publikë sa personat e sipër përmendur. Të cilët janë kryeministra, ministra, kryetarë partish e kështu me rradhe. Ndoshta viktima e ardhshme mund të jetë vetë kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili ndoshta nga “frika” e një humbje në zgjedhjet e vitit 2017 shtrin dorën tek Ilir Meta. Ky i fundit e ka zakon ti bëjë kurban ata që i ka aleatë të përkohshëm.

Edi Rama kot shkruan libra me tituj “kurbani” ai këtë titull libri duhet tja jepte si “gradë” aleatit të tij Ilir Meta i cili është një kurbanist i vërtetë në politikë.

“Edi Rama i ka premtuar Ilir Metës se nuk do ta fusë në burg”


Deputeti socialist Ben Blushi i është rikthyer sërish akuzave të tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, Blushi ndër të tjera dha edhe një statistikë, sipas së cilës Rama ka kaluar 1 mijë ditë në pushtet.

Nga këto ditë, 100 ditë ka bërë selfie, 200 ditë ka qenë në avion, 300 ditë në stadium dhe 400 ditë në burg.

Për këto 400 ditët e fundit, Blushi u ndal pak më shumë duke thënë se bëhej fjalë për qindra njerëz që kryeministri i burgosi sepse nuk paguanin dot faturat e energjisë.

Megjithatë Blushi tha se Rama ka arritur të bindë një njeri, të cilin nuk do ta fusë në burg. Sipas tij ai është Ilir Meta. Këtë premtim Rama do ta mbajë me korrektesë tha Blushi, deri ditën kur Rilindja të hyjë në zgjedhje.

Fjala e plotë e deputetit Ben Blushi:

Nuk mund te shenjohet me shemtuar tre vjetori i kesaj qeverije sesa me nje akt normativ qe propozon shkurtime te shpenzimeve publike dhe e fut ekonomine e vendit ne nje rruge te panjohur.

Propozimi qe vjen sot nga qeveria krijon dyshime te forta se rritja ekonomike ne muajt qe vijne do te jete shume e vogel per te mos thene e paperfillshme.

E di qe ekspertet e qeverise jane shume te ndjeshem kur vjen puna te rritja.Ne vitin 2013 ata parashikonin se do ta mbyllnin mandatin me 5 per qind rritje.Jemi me pak se nje vit nga skadimi i mandatit dhe rritja ekonomike mezi ka kaluar gjysmen e ketij parashikimi pra dicka me shume 2.5 per qind.Nuk jam i bindur nese ky vit do te mbyllet me tre per qind rritje, e megjithate edhe nese kjo ndodh do te ishte nje statistike e cila nuk i shton asgje ekonomise ne terma konkrete.

Por meqe jemi ekzaktesisht ne fund te vitit te trete te qeverise se rilindjes ja vlen te bejme nje bilanc.

Cfare ka ndodhur ne tre vjet?

DIsa jave me pare, po shihja si e ben bota vleresimin per nje kryeminister.

Pas Brexit, kryeministri David Cameron dha doreheqjen.Natyrisht ishin me mijera kriktikat dhe gjykimet qe iu bene por ajo qe mbahet mend ishte vetem nje fjali e nje deputeti konservator i cili tha:sot iku nga puna nje njeri i cili i siguroi qytetareve britanike miliona vende pune.

Ja pra si i vlereson Evropa njerezit qe ngarkon me pushtet.

A mund te thuhet kjo per Rilindjen pas tre vjtesh pune?A ka njeri qe mund ta mbroje kete koalicion restorantesh se ka shtuar vendet e punes,se ka rritur ekonomine,se ka sjelle me shume investime, se ka futur me shume femije ne universtet,se ka garantuar shendetesine falas se ka ndryshuar modelin e te berit biznes,se ka nxjerre mijera njerez nga varferia dhe se ka rritur pagat apo pensionet.

Fatkeqesisht asgje ka keto nuk ka ndodhur dhe une mund t’ua marre me rradhe nese doni.

Po filloj me punesimin.

Parazitet veterane te Rilindjes qe folen se fundi ne kampet e lluksit ne Jale, perpara femijeve qe benin plazh thane se pothuajse e kemi arritur premtimin e 300 mije vende te punes.Materiali qe kemi sot perpara i paraqitur nga vete qeveria deshmon se papunesia ne vend, pas tre semetrave me rradhe ne ngritje, me ne fund eshte ulur me 0.8 per qind ne semetrin e fundit pra ne maj qershor.E megjithate, sipas ketij vleresimi ajo mbetet 223 mije vete.Kjo do te thote, gjithnje sipas qeverise se papunesia sot eshte afro 17 per qind cka perben papunesine me te larte ne Evrope dhe ne Ballkan.

Askush nuk e di sa vende pune ka hapur Rilindja ne tre vjet por ajo qe dime te gjithe eshte se nga Shqiperia kane ikur te pakten nja dyqind mije vete qysh se Rilindja ka ardhur ne pushtet qe do te thote se Rlindja ka hapur me shume vende pune jashte Shqiperise se sa ne Shqiperi cka eshte dicka me te cilen pa dyshim mund te krenohet.

Kalojme te varferia.

Kjo eshte nje teme per te cilen Rilindja nuk do te degjoje.A me thote dikush sa shqiptare ka nxjerre kjo qeveri nga varferia?Sa shqiptare te mjere kane sot me shume te ardhura se para tre vitesh per te blere, per te paguar shkollat, spitalet dhe buken e perditshme?Per fat te keq askush nuk e di.Nje veteran i Rilindjes thote se kemi rritur ndihmen e ekonomike.Ne fakt fatura sociale e Rilindjes eshte e persekutuara e madhe.Sa here ka shkurtime buxheti ajo copetohet dhe futet ne griresen e shpenzimeve publike.

Por nese nuk e dini ju them une sa te varfer ka Shqiperia:400 mije vete qe jetojne 400 leke te vjetra ne dite,500 mije pensioniste qe jetojne me afro 100 euro ne muaj.Ja pra sa eshte varferia.

Kalojme te Arsimi, se kjo eshte nje teme e madhe qe keto dite po kthehet ne ankth.Degjoj ministren qe thote kemi ndryshuar rregullat e hyrjes ne universitete.Nga ky sistem i ri kam kuptuar vetem dicka:femijet nuk shkojne ne universitete ne baze te dijes por ne baze te aplikimit.Pra ata kane mesuar tre vjet dhe kane marre rezultate te mira penalizohen sepse ministria ka ndryshuar tekniken e pranimit ne shkollat e larta.Une nuk pres qe Rilindja te korrektoje ndonje gje por cudija ime eshte si ka mundesi qe ne cdo vend qeveria kerkon te fuse me shume femije ne shkollat e larta publike ndersa ne Shqiperi qeveria ben cmos per te futur me pak.

Kjo qe po ndodh me arsimin ditet e fundit eshte nje teknike tipike e Rilindjes:te penalizon per ate qe di dhe te favorizon per ate qe dukesh.Pra humb shkollen per ato qe ke mesuar dhe e fiton per ato qe ke kerkuar.

Kalojme tek Ndertimtaria.Kjo eshte nje ceshtje per te cilen nuk mund te mos flas duke qeshur.Rilindjaketu ka bere nje cudi: ka krijuar mijera km filma qe shfaqin susksest e Rilindjes Urbane. Sa here qe me qellonte te merrja pjese ne ndonje nga eventet e Rlindjes deri para disa kohesh, aty shfaqej nje film.Me dukej vetja si ne kinemate e koheve te vjetra qe para filmit je i detyruar te shohesh nje dokumentar me draper dhe cekan me kazma dhe lopata.Cudija eshte se filmat mbi rruget e rilindjes jane me te gjate se vete rruget.A mund te ndodhe kjo?A ka vend qe prodhon me shume kilometra filma per rrugetse me shume kilometra rruge.

Per te treguar sa rruge ka bere Rilindja po marre nje rast. Rrugen qe lidh Elbasanin me Tiranen.Ne janar te vitit 2014 nje perfaqesues i Min transporteve tha ne komisionin e jashtem se ne fund te vitit 2014 rruga do ishte mbyllur.Para dy ditesh serish ne komisionin e jashtem nje tjeter perfaqesue e i kesaj ministrije tha se shpresojme te mbyllet breda vitit 2017.Jam i bindur qe nuk ka per te ndodhur.Per Rrugen e Elbasanit ne vitin 2017 do kete nje film por nuk do kete nje fund kjo eshte e sigurt.

I dhashe keto shembuj per te treguar se sa pak shprese duhet te kemi tek ndryshimi i ekonomise ne muajt dhe vitet qe vijne.

SIpas meje nuk ka shprese me kete model ekonomik i cili serish favorizon te pasurit ndaj te varferve,i cili serish bazohet tek taksa e sheshte,i cili nuk nderton por zbukuron,i cili nuk krijon por imiton.

Ky eshte modeli i Rilindjes.Rlindja eshte aftesija per te krijuar efekt pa punuar. Aftesia per te krijuar zhurme pa kenduar.Aftesija per te shitur pa prodhuar.

Shume njerez ne fakt me pyesin a ka ndonje gje qe Rlindja e ka bere mire dhe une sot dua ti pergjigjem.Po ka dicka qe Rlindja e ka kthyer ne perfeksion.

Ky eshte vokacioni per te krijuar evokacion.

Evokacioni eshte aftesija per te thirrur shpirtra apo fantazma permes nje rituali te caktuar.

Une besoj se Rilindja e ka kete aftesi. Ajo e therret fantazmen e Saliut sa here te doje.Diten dhe naten,ne dreke dhe pas dreke ne Tirane,ne Shkoder ne Vlore ne Kavaje dhe ne Diber.

Sa here Rilindja ka nje problem kryen nje evokacion.Therret Saliun ne ndihme.Dhe natyrisht Saliu si njeri i papertuar qe eshte nuk refuzon.Ai pergjigjet dhe e sjell fantazmen e vet.Edhe sot kjo po ndodh ne kete kuvend.Shqiptaret e kane votuar Rlindjen per ti qeverisur,por ajo eshte kthyer ne nje ritual okult:therret fantazmat ne ndihme dhe keshtu huton njerezit derisa te mbarojne zgjedhjet.Dhe kjo ceshtje me sa duket nuk ka zgjidhje sepse as Rlindja nuk heq dore nga vokacioni i evokacionit dhe as Saliu nuk ka ndermend te heqe dote nga te qenit nje fantazem qe ndihmon Rilindjen.

Ky eshte i vetmi ndryshim i Rilindjes me PD. Te dyja therresin ne ndihme Saliun sa here kane nje problem.Por njera e quan fantazem tjetra e quan shpirt.

Por nese doni te kuptoni se cfare ben Rlindja per ekonomine po ju jap nje te dhene tjeter.

E keni degjuar ndonjehere Edi Ramen te flaseper ekonomine,per taksat,per pagat,per pensionetdhe per investimet e huaja?Pothuajse asnjehere.Ky flet per gjithshka perfshi krizat nderkombetare,vizat e kosoves,grushtin e shteti ne Turqi,zgjedhjet ne Amerike,ndeshjet e basketbollit ne NBA,librat e trajnereve te huaj,po per ekonomine shqiptare pothuajse kurre.

Ceshtja nuk eshte vetem se nuk di por sepse ekonomija nuk eshte prioritet i tij.

Qe te bindeni po perpiqem tju jap nje statistike.Sot kjo qeveia ka kaluar 1000 dite ne pushtet.A e dini si ndahen 1000 ditet e Edi Rames?

100 dite ne selfi. 200 dite ne avion.300 dite ne stadium dhe 400 dite ne burg.

Qe ta spjegoj kete ceshtjen burgut se e di qe shume njerez do habiten.

Edi Rama eshte marre shume me burgjet.Pjesen me te madhe te ketij 400 diteshi qe ja ka dedikuar burgjeve,ka futur ne burg ata qe nuk paguanin energjine dhe ata qe ndertonin ndonje mur pa leje.E mbani mend kur thoshte burg burg burg, pa pushim.Dhe kete premtim e mbajti.Me sukses.Disa njerez vdiqen per shkak te kokefortesise se tij te njohur per te mbajtur fjalen e dhene.

Megjithate do isha i padrejte sikur te te mos e thosha te verteten deri ne fund.

Nje pjese te madhe te kohes qe ai ia dedikoi burgut nuk e harxhoi vetem per te futur njerez ne burg.AI edhe ka nxjerre disa njerez nga burgu dhe kete merite duhet tia njohim.Edi Rama ka nxjerre disa shoke nga burgu.Ka nxjerre deputete,kryetare bashkish njerez qe kane perdhunuar dhe kane vrare me doren e tyre.Ata sot jane aq te lire sa mund ta votojne dhe ta duakstrokasin reformen ne drejtesi duke i dhene asaj shijen dhe dimesionin e pritshem nga gjithe nderkombetaret.

Por Edi Rama nuk ka bere vetem kaq.

Me bindjen se burgu sherben per te nxitur reformat, gjate ketyre 400 dite pune e perditshme ne sherbim te sherbimit te burgjeve ai ka arritur te binde edhe nje njeri se nuk do ta fuse asnjehere ne burg:ky eshte Ilir Meta. Dhe kam pershtypjen se kete premtim Edi Rama do ta mbaje me korrektese. Deri diten kur Rilindja te hyje ne zgjedhje.

Mos e beso po deshe: 9 deputetë me juridik, por pa gjimnaz!



Nga Bledi Mane

E dini pse me pelqen zhurma e maturanteve? Sepse me ne fund arsimi i larte do e tkurre tani e tutje masivizimin grotesk pa cilesi dhe kafenete e universiteteve do kene rrenie te xhirros ditore.

Taksixhinjte me diploma juridiku dhe gjykatesit me patenta maunesh gradualisht do mbeten specie ne zhdukje por gjithesesi duhet ende kohe.

Sot po u tregoj nje sekret te vogel qe e kam ditur prej kohesh dhe meqenese lajmi i dites mbetet arsimi le ta flasim pa humbur kohe.

Ne parlamentin shqiptar 9 nga deputete kane diploma juridiku por nuk kane shkuar asnje dite ne gjimnaz.
dd
Pasi mbaruan 8-vjecaren, u morren me biznese dhe pune te pista e nuk kishin nge as kohe te vazhdonin shkollen e mesme.

Fati u eci, paraja lume, u kompletuan por vetem dy gjera te vogla u mungonin ne jete.

Kuptuan qe kishin disnivel me te tjere burra dhe boshlleqet i blene me leke.

Perfunduan studimet universitare pa mbaruar gjimnazin por nuk u kursyen.

Pa vajtur asnje dite ne gjimnaz, thjesht korruptuan drejtoret dhe bashke me numurin e amzes blene edhe deftesat e pjekurise.


Dhe si qershi mbi torte per te mbrojtur veten dhe punet e pista, krijuan lidhje me kryetaret e partive politike e nderkohe emrat e tyre u shenuan ne listat per deputete.

Sot jane ne parlament, jane perfaqesuesit tane.

Dy deputet pa gjimnaz i ka partia e Idrizit PDIU.

Dy deputet pa gjimnaz e ka edhe partia e Metes LSI.

Nderkohe dy deputete te tille pa gjimnaz por me juridik i ka partia e Rames, PS-ja dhe e mbyll listen PD-ja e Bashes me 3 cope.

Mot, ne zgjedhjet e qershorit nuk duhet bere vetem dekriminalizimi por edhe deinjorancizimi i deputeteve tane tranguj e te rrezikshem!!!

Historia në shtratin e së vërtetës


Nga Prof.dr. Eshref Ymeri



Pedagogu dhe filozofi anglezXhon Lok (John Locke - 1632-1704), idetë e të cilit patën një ndikim të fuqishëm në zhvillimin e filozofisë politike, ka lënë një aforizëm të shkëlqyer për brezat pasardhës.
Ai ka thënë:
“Asgjë nuk është kaq e mrekullueshme për syrin sesa e vërteta për mendjen, asgjë nuk është kaq e shëmtuar dhe kaq e papajtueshme për arsyen sesa gënjeshtra”.

Intelektuali i mirënjohur erudit Mërgim Korça, në harkun e viteve 2005-2014, ka botuar tre libra interesantë nga fusha e historiografisë. Në vitin 2005, shtëpia botuese “Media Enter”, hodhi në qarkullim librin e tij të parë me titull “Histori të pashkruara”(268 f.)Në vitin 2008, shtëpia botuese “Maluka” nxori nga shtypi librin e tij të dytë me titull “Hedhje dritë rreth shtrembërimesh historike”(351 f.).

Libri i tretë me titull “Çështja kolaboracionizëm e të tjera. T’i gjykojmë!”(519 f.)është botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Detroit) nëvitin 2014.Pra, në tërësi, këto tre libra prej 1138 faqesh gjithsej, i kushtohen kohës së luftës dhe periudhës së diktaturës së egër enverhoxhiste gjysmëshekullore.

Në një paraqitje të shkurtër që i ka bërë vëllimit “Histori të pashkruara”, publicisti i mirënjohur Mero Baze shkruan:
“Nëse do të ketë ndonjëherë një bilanc të asaj çfarë duhet të ishte shkruar dhe asaj çfarë duhet të ishte fshirë nga letrat shqipe, në raport me Shqipërinë e pesëdhjetë viteve të komunizmit, ky libër do të mbetej.

 Kam dyshimin e madh se në asnjë vend të bllokut lindor, regjimi nuk ka pasur fatin komod që ka pasur në Shqipëri.

 Për komunizmin shqiptar u prodhuan mijëra dhe miliona faqe të shkruara për ta mbajtur atë në këmbë dhe thuajse asgjë për ta ndriçuar errësirën e tij pas rënies.

Shqipëria është thuajse i vetmi vend që nuk ka dokumentuar aksidentin e saj më të madh historik” (f.5).

Mendoj se publicisti Mero Baze ka bërë një vlerësim mjaft objektiv për përmbajtjen e këtij libri, duke nxjerrë në spikamë faktin se historia pesëdhjetëvjeçare e komunizmit shqiptar ka në themelin e vet gënjeshtrën dhe mashtrimin.

 Për më tepër, gënjeshtra dhe mashtrimi vazhdojnë të gëzojnë një status të privilegjuar edhe pas ndërrimit të sistemit në fillim të viteve ’90, paçka se që asokohe ka kaluar më shumë se një çerek shekulli.

Shkrimtarja dhe publicistja e shquar Vilhelme Vranari Haxhiraj shkruan:
“Të bësh diçka për atdheun është përgjegjësi morale, detyrë dhender” (“Bashkë në dashuri dhe atdhetari. Aurelia dhe Ajvaz Voka. Amanda Edit”. Bukuresht 2013, f. 139).

Pra, duke pasur parasysh faktin që e vërteta historike vazhdon të mbetet e pandriçuar dhe gënjeshtra dhe mashtrimi shiten ende si “produkt i cilësisë së lartë” në veprat e historianëve të traditës, intelektuali Mërgim Korça, nisur nga dëshira për të bërë diçka për atdheun, i pati hyrë punës për largimin e territ informativ dhe për nxjerrjen në dritën e diellit të mjaft fakteve tronditëse për shumë ngjarje të rëndësishme dhe personalitete të shquara të kombit shqiptar.

Pas 08 nëntorit të vitit 1941, kur, nën mbikëqyrjen e rreptë të dy emisarëve shovinistë jugosllavë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, u themelua Partia Komuniste e Shqipërisë, në vendin tonë u hodh fara e mallkuar e përçarjes kombëtare, e cila u kurorëzua me shpërthimin e luftës civile në fillimvjeshtën e vitit 1943.

Domosdo që lufta civile do të vendoste përballë njëri-tjetrit shqiptarin kundër shqiptarit, në përputhje me strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë të serbosllavizmit.

Sipas asaj strategjie, shqiptarët duhej të ishin patjetër të përçarë, se vetëm kësisoj duhej të mbetej e paprekur Çështja Madhore e Ribashkimit të Trojeve Etnike Shqiptare, të cilat shovinizmi evropian i pati copëtuardhe ua pati aneksuar dy armiqve tradicionalë të kombit shqiptarë, sllavëve dhe grekëve.

 Prandaj të gjitha ato formacione politike, intelektualë të shquar dhe përfaqësues të besimeve fetare që ishin për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar dhe për mbijetesën e tij edhe në kushtet e pushtimit fashist, për dëbimin e emisarëve jugosllavë, si edhe për ribashkimin e trojeve tona etnike, u shpallën armiq dhe tradhtarë dhe kundër tyre u ndërsye tërë propaganda komuniste.

Në anën tjetër tëbarrikadës, u radhitën komunistët shqiptarë, aleatët besnikë të sllavizmit dhe varrmihësit e nacionalizmit shqiptar, me Enver Hoxhën në krye, të cilët pas luftës shpërthyen luftën e egër të klasave, si vazhdim të luftës civile, që u shoqërua me pushkatime të kundërshtarëve politikë, që kishin filluar që gjatë viteve të luftës, me burgosje afatgjata, me shpronësime dhe me internime nëpër kampe përqendrimi, duke pasur në themel shpifjen e pamëshirshme kundër tyre.

Faktet dhe të vëertetat u vunë në shënjestër të shpifjes komuniste. Historiani i lashtësisë romakeTaciti (Tacitus - 55-120) ka thënë:
“Humbi turpi, sundon poshtërsia, zanati i shpifjes nuk e njeh turpin! Shpifja gjithmonë kërkon të vrasë të vërtetën,… të vrasë historinë” (Citohet sipas: Rasim Bebo. “Artikuj dhe ngjarje. Pjesa II”. Botime “Vllamasi”. Tiranë 2013, f. 122).

Pamjen më të dhimbshme të përçarjes tragjike mbarëshqiptare, e ka dhënë poeti i talentuar Gjovalin Lumaj, kur, në vëllimin poetik me titull “Kelmendi në vargjet e mia”, përshkruan luftën vëllavrasëse që shpërtheu kur nisi kryengritja e Malësisë së Madhe.

Këto vargje Mërgim Korça i citon në librin në fjalë:

“Dit’e ftohtë kjo ditë janari,
Cemi rrjedh me gjak shqyptari,
N’të dy anët ka viktima,
N’të dy anët ka djelm trima,
Rreptë t’u ndeshë porsi dragoj,
Trima boll, por jo heroj,
Heroizëm ktu nuk ka,
Tragjedi, tmerr e hatá,
Luftoi sot vllau me vlla,
Serbi fort i ka përça!

(f. 155).

Tek ndjek faqet e këtij libri, lexuesi nuk mund të mos përjetojë një ndjenjë të lemerishme kur njihet me shkrimin me titull “Shqiptarët pushkatojnë shqiptarët që shumë e deshën Shqipërinë”. Në këtë shkrim bëhet fjalë për pushkatimin e disa të rinjve nacionalistë korçarë më 20 qershor 1945.

Në qendër të shkrimit është i riu sypatrembur Ajdin Kulla nga Zëmblaku. Me dorën e dridhur mbi tastierën e kompjuterit, Mërgim Korça, sipas vendimit të trupit gjykues, u bën të njohur lexuesve arsyen se pse Ajdin Kulla dënohej me vdekje:
“…për agjitacion e propagandë, duke qenë koshient i politikës së Shqipërisë Etnike” (f. 177).
Pra, qëllimi kryesor që shtronin në programin e vet komunistët shqiptarë me Enver Hoxhën në krye, nën vëzhgimin e përhershëm të Beogradit, ishte zhdukja nga fjalori i gjuhës shqipe i shprehjes “Shqipëri Etnike”.

Të gjitha këto ngjarje tragjike, kanë gjetur një pasqyrim befasues në penën e intelektualit të shquar Mërgim Korça.

Ai është mbështetur vetëm në fakte konkrete, duke i vjelë ato me shumë kujdes nga dokumentet që ruhen në rojtinën (arkivin) e shtetit. Në këto dokumente shtjellohet hollësisht veprimtaria atdhetare, me të dhëna të hollësishme, e shumë figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar, si Atë Gjergj Fishta, Hasan Dosti, Lef Nosi, Mid’hat Frashëri, Mustafa Kruja, Patër Anton Harapi dhe shumë e shumë të tjerë, përfshirë këtu edhe përfaqësues të shquar të klerit katolik.

Në këtë libër më ka lënë mbresa të fuqishme një fakt mjaft interesant që sjell autori për moralin e lartë, me të cilin ishte mbrujtur karakteri i Mustafa Krujës, kur ky ishte Kryetar i Këshillit Ministror.

Konsulli gjerman në Tiranë i kishte kërkuar asokohe që t’i dorëzoheshin Gjemanisë 300 hebrenj që ndodheshin në Shqipëri, si refugjatë të ardhur nga Jugosllavia. Kërkesën e vet, konsulli e pati shoqëruar me listën emërore të hebrenjve dhe me adresat e tyre në Kosovën shqiptare. Mustafa Kruja mori masa të menjëhershme për t’i zhvendosur hebrenjtë në zonën e Gjirokastrës, dha porosi t’u ndërroheshin emrat dhe të pajiseshin me pasaporta shqiptare.

Paskëtaj ai e pati njoftuar konsullin gjerman se të gjitha hetimet që qenë kryer në Kosovë lidhur me listat emërore, kishin rezultuar negative.

Mërgim Korça citon librin e mëkëmbësit italian në Shqipëri Farnçesko Jakomoni , me titull “La Politica dell’Italia in Albania” (Politika e Italisë në Shqipëri”).

Ja se si është shprehur Jakomoni për Mustafa Krujën:

“Ai ishte njeri me zemër të gjerë dhe nëpërmjet tij mundësuam përmes përfaqësive tona jashtë shtetit, t’i pajisnim hebrenjtë gjermanë, bohemë, polakë, hungarezë dhe rumunë me pasaporta shqiptare. Atyre u krijohejmundësia t’u shmangeshin persekutimeve raciale, duke iu drejtuar Shqipërisë” (f.93-94).

Me këtë qëndrim tejet fisnik që mbajti ndaj hebrenjve, në bashkëpunim të ngushtë me familjet shqiptare që i strehuan në vatrat e tyre,Mustafa Kruja e dëshmoi në praktikë se Shqipëria ia shpëtoi moralin Evropës, siç deklaronte para do kohësh qytetarja 84-vjeçare hebreoamerikane Johanna Neumann, sipas një shkrimi të publicistes së talentuar Elida Buçpapaj, me titull “Takimi me zonjën Johanna Neumann, e cila i tregoi botës se moralin e Evropës e shpëtuan shqiptarët”, të botuar në internet më 14 maj 2014.

Për këtë qëndrim të lartë, burrëror, besëmadh, që ka mbajtur Mustafa Kruja ndaj hebrenjve para furisë së nazizmit gjerman për shfarosjen e tyre, e meriton plotësisht të vlerësohet nga Presidenti i Republikës me dekoratën më të lartë “Nderi i Kombit”. Është e çuditshme se si është e mundur që Presidenti i Izraelit nuk e ka shpallur Mustafa Krujën “Hero Kombëtar”.

 Ata hebrenj, përfshirë këtu edhe zonjën Johanna Neumann, që Mustafa Kruja i shpëtoi nga vdekja e sigurt, dhe pasardhësit e tyre, duhej ta kishin ngritur me kohë zërin për nderimin e figurës së lartë të Mustafa Krujës nga ana e autoriteteve izraelite.

Pra, në gjykimet që jep për të gjitha këto personalitete shqiptare, Mërgim Korça ka si busull vetëm kriterin e së vërtetës. Prandaj ai shkruan:
“Burimi i parë, ndihmën e të cilit kërkuam për të përcaktuar kriterin e gjykimit tonë ndaj figurave që luajtën rol tejet aktiv në përcaktimin e fateve të kombit tonë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, na mëson që t’i referohemi së vërtetës dhe këtë të fundit ta gjykojmë me drejtësi” (po aty, f. 35).

Analiza mjaft interesante ka bërë Mërgim Korça për Enver Hoxhën, si një figurë qendrore në historinë gjysmëshekullore të sundimit të tij me mjetet më të egra të diktaturës, si edhe për bashkëpunëtorë të tij të afërt, si Bedri Spahiu, Mehmet Shehu e shumë të tjerë, të cilët i eliminoi njërin pas tjetrit. Për Enver Hoxhën, ai shkruan:
“…brumosja e tij me amoralitetin e Leninit, me kriminalitetin paranojak të Stalinit, çoi në lindjen e asaj krijese dështake që Enver Hoxha e quante me mburrje njeriu i ri socialist. Përse e zgjodhi ai këtë rrugë?

Përgjigjja është tejet e thjeshtë. Amoraliteti i Leninit ishte ylli i tij polar. Te shpirtvogëlsia, smira e skajshme si dhe shpirti gjakatar i Stalinit si pasojë e të qenit i dështuar ndërmjet bashkëkohësve të tij, Enver Hoxha shihte alteregon (vetëshëmbëlltyrën), mësuesin e tij…

Ai dhunoi, torturoi, ua bloi kockat, ua shkuli thonjtë dhe i ropi të gjallë intelektualët dhe klerikët e virtytshëm më të shquar e gjithashtu ajkën e burrave të ndershëm e patriotë… Dhunoi gjithashtu kampeve të përqendrimit dhjetëra mijëra vetë që t’ia shtinte drithmën popullit mbarë dhe kësisoj e transformoi shqiptarin në një krijesë amorfe pa shtyllë kurrizore. Këtë la prapa Enver Hoxha” (f. 35-36).

Mërgim Korça është ndalur edhe në përshkrimin e një ngjarjeje që lidhet me figurën kriminale dhe të pabesë të Mehmet Shehut.

Kur legjenda e maleve Prek Cali i Kelmendit, me dy malësorë trima, kishte mbetur në një shpellë, i rrethuar nga forcat komuniste dhe dëgjoi thirrjen që i qe drejtuar për t’u dorëzuar, ai kishte vënë si kusht që të vinte vetëm Mehmet Shehu, duke shpresuar në besën e tij. Mehmet Shehu shkoi dhe iu drejtua Prek Calit:
“E more Prek Cali, të pat ardhur dita ta mbyllje historinë tënde me shkronja ari po të ishe bërë me ne! Pse bërë kështu? I gjegjet trimi legjendar burrnisht: Zotni, faji bjen mbi ju se ju u bȃtë aleatë me anmikun tonë shekullor, me Serbin!” (f. 51).

Pra, aleanca vetëposhtëruese e komunistëve shqiptarë me shovinizmin serbomadh, ishte arsyeja kryesore e shpërthimit të Kryengritjës së Malësisë së Madhe në janar të vitit 1945. Trimi Prek Cali vendosi të dorëzohej në besë të Mehmet Shehut, me kusht që t’i falej jeta. Mehmet shehu i dha fjalën se do t’i falej jeta. Por pas ca kohësh Prek Calin e pushkatuan. Valentin Previzi, ish-oficer akademist, shok burgu me Prek Calin, në kujtimet e veta që ia pati lënë për t’i botuar të vëllait të vet, piktorit Lek Previzi, shkruan për Prek Calin:

“Ai s’e priste që Mehmet Shehu ta hante fjalën e dhanë. Si malësor, ai s’mund ta konceptonte nji gja të tillë. Por harronte ai se Mehmet Shehu nuk ishte si burrat e Malësisë që kur jepnin fjalën, e mbanin atë edhe me çmimin e jetës. Ai nuk ishte tjetër, veçse nji aventurier gjakatar, i etun për pushtet, që nuk e kishte për asgja me thye besën e mos me mbajtë fjalën” (Valentin Previzi. “Si u dorëzue dhe si u pushkatue Prek Cali”. Faqja e internetit “Radi and Radi”. 22 prill 2014).

Me të njëjtat përjetime emocionuese e përcjell lexuesi edhe përmbajtjen e librit “Hedhje drite rreth shtrembërimesh historike”, në të cilin autori ngre një sërë problemesh të mprehta, gjithmonë në mbrojtje të së vërtetës dhe në polemikë të hapur me historianë të moshuar që ende nuk kanë mundur të çlirohen dot nga vargonjtëe ideologjisë komuniste në pasqyrimin e dogmave të një periudhe të perënduar.

Mjaft mbresëlënëse është parathënia e këtij libri, me autor Prof. Ardian Ndreca, i cili, në harmoni të plotë me këndvështrimet e autorit në trajtimin e historisë, e vë theksin te roli i gjëmshëm që luajti Enver Hoxha dhe klika mercenare rreth tij, të cilët “u përpoqën sistematikisht në dekadat e errëta të regjimit komunist, me u dhanë me hangër shqiptarëve nji histori të mykun e të kalbun prej paragjykimeve marksiste, klasore, ateiste, sektare, rajonale, politike, personale… tue e kthye historinë në nji copë parafinë që mund të modelohej prej zjarrmit revolucionar që frynte asokohe prej Tirane në të gjithë vendin” (f. 6-7).

Në librin e tretë “Çështja kolaboracionizëm e të tjera. T’i gjykojmë!”, Mërgim Korça, mbi bazën e fakteve konkrete, heq një paralele mes bashkëpunimit të figurave të shquara nacionaliste shqiptare, si Mustafa Kruja etj. me italianët, bashkëpunim që ishte tërësisht në shërbim të atdheut, dhe bashkëpunimit të Enver Hoxhës me shovinizmin jugosllav, i cili, siç e vërtetoi koha, ishte varrmihës për fatet e kombit shqiptar.

Nga leximi i të tre librave të lartpërmendur të Mërgim Korçës, vjen përfundimi i vetvetishëm se historia e Shqipërisë duhet rishkruar mbi bazën e dokumenteve rojtinore (arkivore), duke pasur në themel vetëm kriterin e së vërtetës. Të bën përshtypje fakti që një inxhinier i talentuar në profesionin e vet, i ka hyrë me mjaft pasion, me mjaft përkushtim intelektual, zbardhjes së të vërtetave historike për periudhën e lartpërmendur.

Nga një intervistë që i ka dhënë Revistës “Kuvendi”, lexuesi njihet me rrugën e brumosjes së Mërgim Korçës që në moshë të njomë me një moral të lartë kombëtar në mjedisin e familjes së tij.

 Ai shkruan:

“Që në fëmijëri, im atë më ka pasë mëkuar dashurinë për Atdheun, krenarinë kombëtare si edhe njohjen e së kaluarës historike e gjithashtu edhe përpjekjet e rilindasve për gjuhën tonë të bukur shqipe.

E si të mos më nguliteshin këto gjëra në kokë tek më jepte detyra shtëpie të mësoja përmendësh vargjet e Lahutës, poezitë e Nolit, bukolikat tejet atdhedashëse të Naimit e nga ana tjetër dëgjoja pastaj nga goja e Mid’hat Frashërit apo Mustafa Merlikës se si flisnin për Kongresin e Manastirit, si edhe përpjekjet e tyre lidhur me gjuhën e shkruar shqipe… Po gjithashtu e kam të qartë vrullin, me të cilin fliste Qazim Koculi me krenari të madhe kombëtare rreth flakjes në det të forcave italiane më 1920” (“Histori të pashkruara”, f. 158).

Kuptohet vetvetiu që Mërgim Korça ka shkelur në sinoret e historianëve të brumosur keq me ideologjinë komuniste, nga e cila nuk mund të shërohen dot derisa të vijë koha për të shtegtuar në botën e përtejme. Për këtë kategori historianësh, që e trajtojnë historinë si “pronë të tyre”, Prof. Ardian Ndreca, në parathënien e librit të dytë (f. 7), ka bërë një vlerësim bukur të qëlluar:
“Qarqet e vjetra të inteligjencies ish-zyrtare që përbajnë shumicën e historianëve shqiptarë, shohin me përbuzje çdo përpjekje me u fut nëterritorin e tyre, i cili trajtohet si ekskluziv dhe i paprekshëm”.
Historia e periudhës së sundimit komunist vërtet duhet rishkruar, por vetëm duke e vendosur atë në shtratin e së vërtetës, ashtu siç është munduar ta vendosë intelektuali i shquar Mërgim Korça. Në të kundërt, Shqipëria do të vazhdojë të mbetet një vend larg qytetërimit. Sepse e vërteta, - thotë shkrimtari, publicisti dhe filozofi francezAlber Kamy (Albert Camus - 1913-1960) është i vetmi përparim i qytetërimit.

Historia në fjalë duhet rishkruar sidomos për dy arsye kryesore:

Së pari, që shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare të kuptojnë dhe të binden për fjalët profetike që prifti ortodoks Imzot Irné Banushi (1906-1973)i pati thënë dikur inxhinierit Mërgim Korça:
“…armiqtë tanë shekullorë, sllavët, e organizuan komunizmin në Shqipëri pikërisht për të na gëlltitur si komb” (“Histori të pashkruara”, f. 228).

Së dyti, që shqiptarët, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, ta kuptojnë dhe të bëhen të ndërgjegjshëm plotësisht për pasojat tragjike të organizimit të komunizmitnë vendin tonë.

Sepse në këtë mënyrë do të vetëdijësohen plotësisht për trashëgiminë kriminale të veprës së Enver Hoxhës, i cili, si i dështuar ndërmjet bashkëkohësve të tij gjatë viteve të qëndrimit në Francë, filloi të vuante nga kompleksi i inferioritetit, çka e bëri që, kur erdhi në pushtet, të shikonte rreth vetes vetëm armiq.

Prandaj, me shumë të drejtë, Mërgim Korça shtron pyetjen:

Po ç’la prapa Enver Hoxha? Dhe përgjigjet:

“Kjo është edhe fatkeqësia edhe më e madhe: …është lënia e shqiptarit në mes të katër udhëve. Morën arratinë shqiptarët për pak bukë, për pak mirëqenie. Gjysmë milioni përballen përditë me trusninë e ndërrimit të fesë, të detyruar nga nevoja që si lëmoshëQiries grek t’ia shesin lirë, më lirë nga të tjerët, krahun e tyre të punës, qoftë edhe në Janinë, në Janinën e Ali Pashait. Nuk u vjen turp atyre? Jo, nuk u vjen, se aty i katandisi diktatori. Po ato vajza shqiptare që detyrohen dhe nderin e tyre e shesin rrugëve të Evropës, nuk kanë sadopak turp? Jo, nuk kanë, se diktatori i dogji në turrën e druve kanunet tona të vjetra e kështu e preu me sëpatë trashëgiminë morale që vajzat tona kishin nga vajzat Suljote” (po aty, f. 112-113).

Më lart u tha se historia e periudhës komuniste duhet rishkruar. Por a do të jetë e lehtë për ta realizuar një gjë të tillë, duke e ndarë atë nga politika? Kjo do të jetë një ndërmarrje e vështirë, për arsyen e thjeshtë se duhet të ketë në themel të vërtetën. Sepse, siç thotë Alber Kamy, “nuk ka të vërtetë të mos mbartë në vetvete ashpërsinë e vet”.

Sepse e vërteta do t’ia heqë petët “lakrorit” komunist që gatoi Enver Hoxha dhe këtë, së bashku me kriminelë të tjerë rreth tij, do t’i demaskojë në një mënyrë të pamëshirshme në sytë e mbarë kombit shqiptar. Gjithsesi, kanë filluar të hidhen hapat e para drejt së vërtetës historike. Hapa të tillë janë vënë re në veprat e mjaft penave të talentuara, si Profesori i mirënjohur i historisë Rasim Bebo, Mërgim Korça, dr. Vasfi Baruti, Enver Lepenica, Kastriot Dervishi, Pjetër Pepa, Kostaq Xoxa e të tjerë.

Le të shpresojmë që të vijë një ditë kur e vërteta, duke mbetur jashtë rrethojave të politikës, të marrë statusin që i takon dhe të bëhet “kryezonjë” e historisë sonë kombëtare edhe në mjediset e Akademisë së Shkencave. Le të shpresojmë që të bëhen realitet fjalët e Shtjefën Gjeçovit (1873-1929), i cili thoshte:

“Kur të binden shqiptarët se të gjithë janë të një Gjaku, Gjuhe dhe Ideali, nga një anë, e kur mes tyre të mbizotërojë Njerëzia, Vëllazëria, Besa dhe Mirënjohja, nga ana tjetër, atëherë atyre s’kanë ç’t’u bëjnë armiqtë” (Vilhelme Vranari Haxhiraj, vepër e cituar, f. 142).








2016-09-08

Aleko Likaj : Nje taksi per macen time


Te djelen e trete te Dhjetorit, kishim zene vend ne sheshin « Stalingrad ». Ishte nje bar i hapur ne ate orar afer mesdites, ku sherbehej me pas dreka. Nje telefonate ne mengjez, me kishte nxjerre nga shtepia, nen nje qiell gri qe breronte pa nderprere nje shi te imet, si te ishte situr atje lart. Bashkim Alimani, nje ish inxhinjer qe kishte qene kimist ne Shqiperi, me priste perballe, sapo shtyje paksa deren e barit. I ulur qetesisht ne tavoline, gjerbonte nje kafe ekspres. Lokali ende nuk ishte mbushur, dhe tre a kater tavolina rreth nesh ishin bosh. Kur ende nuk kisha rrufitur per te dyten here kafen time me qumesht, ne dere u dhane nje grup te rrinjsh, fytyrat e disa prej tyre m’u duken te njohura.
Jane bashkombasit tane – me tha Bashkimi gati nen ze.-Ketu mblidhen qe te gjithe shqiptaret e kesaj lagjeje. Shumica te sistemuar neper fuaje si minorene. Nje pjese tani punojne, po ka nga keta qe merren edhe me ate mallin. Kane ardhur troke, por sot nuk flitet me ta. Ta masin koken me pej.Nuk dine se ku ti çojne leket.
Kishim marre pershendetjet shqip ku ndjehej nje lloj rrespekti per moshen tone. Pastaj bashkuan dy tavolina se bashku, u ulen qe te gjithe, dhe pas kesaj, ra serrish qetesia ne ambjentet e atij lokali, qe dukej se kishte muzgun brenda. Dritat nuk i kishin ndezur, dhe here pas here, fytyrat e klienteve ishin si te perçudnuar, nga nje drite qe vinte nga vetratat perballe, pas se cilave rridhte qetesisht Sena, dhe hijeshonte ne sfond maja e « Ejfelit », qe dukej vetem si nje kontur i larget dhe gati e haruar..
Nje çast me pas, me sa duket, djemte kishin biseduar me ata te lokalit, dhe kishin bere porosine.Mendova per nje çast sikur isha ne Shqiperi pas atij ambjenti qe u krijua aty duke ndjere nostalgji per ditet qe kisha lene pas.Nuk e di se pse, m’u mblodh pastaj nje gulç brenda kraharorit qe me beri, qe te ule syte poshte. Mbase nga turpi qe ato kishin filluar te njomeshin
- - A mund qe te ulem edhe une,- tha nje ze qe me erdhi nga pas. Mendova se na u shfaq ndonje mysafir ne tavolinen tone.
Ne tavolinat prane levizen. Dikush u ngrit ne kembe per ti hapur udhen te sapoardhurit. Njeriu qe u shfaq ne krahun tim te djathte, e qe kaloi pastaj per tek tavolina tjeter, ishte nje i ri, te cilit nuk mund qe ti jepje me shume se 18 vjeç. I holle dhe i perkulur, si nje kosore, mbante te mbledhur me kujdes ne nje pelerine ngjyre gurekali ne kraharor, diçka qe mua m’u duk, si nje bebe.Ai na pershendeti me nje « tungjatjeta te gjitheve », e zuri vend pas karrikes se pare ne tavolinen fqinje.
- Qenka vertete nje klub shqiptaresh dhe te duket vehtja sikur je ne Tirane apo gjetke neper Shqiperi – i thashe inxhinjerit qe me kishte ftuar per nje kafe, e vura buzen ne gaz, duke ndjere nje lloj malli per vendin qe e kishim lene pas, gati tre mije kilometra. – Nuk paska rast me ideal, per tu takuar dhe njohur me ta.
Bashkimi heshti per nje çast ;
- Eh !, çi do ?.- tha me nje indiference, jo te shtirur tjetri perballe. - Ketu i takoj vazhdimisht te djelave, dhe me eshte dashur qe t’i njoh, qe te gjithe. U a di edhe punet…
Natyrisht, per mua shumica prej tyre ishin krejtesisht te panjohur, pasi problemet e mija si i saposistemuar ne ate qytet, me kishin mbajtur larg komunitetit Shqiptar. Ne tavoline e tyre u ndje nje lloj gjallerie. Hidhnin romuze per nje nga shoket e tyre, nje djale shendetlig, me floket lart si iriq. I sapoardhuri qendronte qetesisht ne vendin e tij, dhe here pas here, perkedhelte ate qe kishte mbledhur si nje bebe.Dukej se kishte pushtet mbi te gjithe ne tryezat e mbledhura te shqiptareve, edhe pse dukej per shumicen, me i vogel ne moshe dhe me i imet.
Nje çast me vone, kuptova se « bebia », nuk ishte gje tjeter, veçse nje mace gri, e me pulla te bardha, e cila kishte ftohte, e dridhej si nje femije. Mbase kishte temperatyre. I sapoardhuri, u tha miqve qe kishte afer, se « sapo i kishte bere nje banjo ne mengjez ». Nderkohe qe biseda per macen ishte bere ne ato momente aty , si kryetema e dites, vura re floket bionde qe ishin terhequr mbi balle, duke e ekspozuar kete te fundit, ne te gjithe gjatesine e tij. Fytyra krejtesisht e bardhe, dhe disa dhembe te medhenj, qe fshiheshin pas dy buzeve te trasha e te fryera, e tregonte djaloshin si nje nordik te vertete. Ftuesi im i tavolines, me tha, se ishte nga veriu, nje fshat mes alpesh. Tre vite me pare ishte rregjistruar si minoren ne nje shtepi-pritje per te vegjlit, diku ne hapsirat e nje lagje periferike e qytetit tone, me e gjelberuara.
Me sa duket, biseda per macen ne tavoline fqinje, kishte kapur tashme nje kulm. Te gjithe kishin dhene nga nje mendim per shendetin e saj, sikur te ishin mjeke te vertete, te kesaj kafshe qe dridhej ne kraharorin e djalit, qe sapo hyri aty « Ylli i Shamunaqes », keshtu i drejtoheshin ata te tavolines, njeriut me mace ne krah, i heshtur nxori celularin. Kerkoi taksi. La adresen, dhe perseri ne heshtje e mbylli aparatin per ta vendosur ne tavoline.Ndersa une bluaja ne koke per te deshifruar emrin qe posa degjova, u kujtova se ai ishte i nje personazhi, te nje pjese me kukulla me teme nga lufta. E shfaqte televizioni yne shpesh, ne vitet 80 te. Natyrisht, qe Shamunaqia ishte nje emer i nje nene, Manushaqe, qe ishte kthyer me humor, dhe se biri i saj debatikas ne ate pjese, ishte paraqitur si nje personazh, jo vetem trim, por qe edhe i perballonte i vetem qe te gjitha situatat.Mbase ka qene kjo e fundit, qe djalit i therisnin me emrin e personazhit. Ku i dihej ?. Ylli, zor se do te ishte edhe emri i tij i vertete. Zakonisht mosha e tij, kur vijne ne qytetet europiane, ndryshojne edhe emrat. U pelqen qe te jetojne nen nje gezof tjetri, abstrakt, dhe ireal
Me Bashkimin, kishim nisur nje bisede per ngjarjet ne Shqiperi, per politiken dhe per ekonomine, qe sipas nesh ishte ne renie. Kur u duk se ne tavolinen tjeter biseda kishte ngecur, ne deren e lokalit u shfaq taksisti.Kete e kuptuam menjehere pas tjetri rrotulloi veshtrimin sikur te kerkonte diçka nepermjet hapsirave te atij bari.E pashe qe u drejtua nga tavoolina e zhurmedhenjve.Pronari i maces u ngrit ne kembe. Largoi me kujdes kariken, dhe u kthye nga i sapoardhuri.
-Degjome mua – tha – Kam macen, dhe me duhet qe ta nis per ne banesen time, ne…18 rue Mishel Montanje, prane aveny Pikaso. Po te le edhe çelesin. Hape deren, dhe ma vendos ne divanin e salles se ndejtjes, perballe, ne fund te koridorit. Mbuloje mire, edhe eja e me sill serrish çelesin.
Taksisti, nje afrikan i gjate e i fryre, u perkul perpara porositesit, e zgjati nje kartvizite, qe me sa dukej ishte e tij, dhe pastaj mori macen e mbeshtjelle me nje kujdes, sikur te ishte nje femije i sapolindur. Djali levizi nga vendi, e nuk preferoi qe t’i a dorezoje aty mes nesh. Dy hapa me tej, qendroi, e pasi i a la ne dore, hapi protofolin dhe nxorri nje pesedhjete euroshe. Tjetri iku duke e mbyllur me kujdes deren e lokalit, e gjysem i perkulur, si per te mos e zgjuar nga gjumi kafshen, u zhduk nen qiellin gri te Parisit.
Dhjete minuta me vone, ndersa ne i ishim rrikthyer perseri situates ne Shqiperi, kete here duker folur per librat , shkrimtaret dhe lexuesit, u duk se « Ylli i Shamunaqes », qe rrinte i heshtur ne tavolinen prane nesh, ngashereu ne nje çast. Pastaj nxorri nje shami letre, dhe fshiu syte, ndersa shoket e tij vazhdonin qe te benin hoka me shendetligun qime-iriq. Mendova se duhej qe te kishte nje gjendje te ngarkuar shpirterore. Mbase, malli per Shqiperine nga bisedat qe benim ne kendej ne tavolinen tone, e qe nuk ishte larg nga e tyrja, as edhe nje meter. Ndoshta per prinderit, te afermit e shoket me miqte, qe kishte lene aty ne ate vend, dhe, qe ndodhej tashme shume larg prej nesh ne keto çaste. Bera sikur nuk e vura re, dhe u perqendrova tek rrefimi i Bashkimit, qe kete here duke ndruar teme, kishte vene ne qender te rrefimit te tij, nje histori per dajon poet, te denuar nga sistemi qe lame pas. Pastaj tentova qe te kujtoj ndonje poezi, nga librat e botuara te poetit te denuar, qe ne rinine time e kisha pasur per zemer, por nuk solla ndermend asnje, ndonese mbaja mend shume prej tyre. Librat kishin kohe qe ishin hequr edhe nga qrkullimi. Keshtu ndodhte sa here qe denohej ndonje, merrte me vehte nga kjo bote gjitheçkah, edhe ajrin qe kishte lene pas
Dikush i u afrua « Yllit te Shamunaqes » me teper per ta qetesuar, por ai filloi qe te qaje me denese. U duk se pati nje shqetesim tek te gjithe ne qe ishim aty. Djali qante pa ze, e supet i dridheshin se bashku me kraharorin. Pastaj psheretinte duke shfryre nje « uf », qe tingellonte si nje fershellime e mbyllur dale nga kraharori. E çmund qe te benim ne ate çast ?Djali kishte dhimbje.Na erdhi keq.
-Mbase beme gabim qe folem per Shqiperine dhe hallet e saja, edhe pse per ne te ikurit, mbetet nje plage e hapur- tha Bashkim Alimani
Ne deren perballe mbriti afrikani taksist. Ne dore mbante çelesin e shtepise se « Yllit » , si per te thene menjehere, se « detyren e kishte kryer ». Djali nuk e pa, sepse ishte me kuriz nga dera. Shoku perbri tij i beri shenje. Ktheu koken. Nga pas kishte qendruar i posaardhuri.I biri i « Shamunaqes », levizi ne karriken gjysemkolltuk ku ishte zhytur i teri, dhe ktheu koken nga taksisti. Syte i ishin skuqur dhe fryre njekohesisht, sikur te kishte kaluar nje drame te vertete.
-Faleminderit, po une… po ndjehem keq tani. Nuk di se çben ne keto momente lozonjaria ime,Vika. Me duket e vetmuar atje. Nuk e meriton…-Kaloi kurrizin e dores se djathte duke ferkuar te dy syte, qe mesa dukej ishin te lengezuar. Pastaj fryu bulçite e faqeve e leshoi perseri diçka si fershellime nga buzet e trasha gjithe tul
Taksisti e ndiqte gjysem i perkulur,ne shenje rrespekti per klientin, duke treguar çelesat perpara ne heshtje, pa ditur se si te reagonte tjetri. Mbase djali qe kishte perballe, i u duk si nje kliet i veçante, dhe kapriçioz nga te rrallet, qe mund te kishte takuar ne Parisin e madh shume dimensional.
-Te lutem , ma merr dhe ma kthe perseri. Ajo vuan. Vuaaan. Duhet qe te me kuptosh, se ajo vertete vuan atje ne vetmine e saj.
-Macen tuaj ? –pyeti i çuditur afrikani, qe tani kishte drejtuar trupin e beshem dhe te ngjallur- une sapo e çova dhe e rehatova ne shtratin e saj.- Pastaj tundi koken me nje fare mosbesimi. Dukej si medyshas, per kete porosi te dyte te klientit te tij.
- Ah ! – beri djali ,sikur te ishte kujtuar pastaj per diçka, dhe nxorri protofolin nga xhepi i brendshem i xhiboksit blu. I vuri nje pesedhjete euroshe perseri ne dore taksistit, duke i bere shenje qe te nisej, « pa humbur kohe »
Kete here dukej se ishte nxituar disi. Ndersa afrikani me trupin e ngjallur kaloi porten, « Ylli i Shamunaqes », rrekelleu menjehere goten me xhin, qe i a dha shoku qe kishte prane,si per ta sjelle ne vehte, e pastaj lepiu buzet e trashe e te dala jashte. I beri shenje kamarierit, dhe i dha urdher qe te sillte edhe per te tjeret nga nje xhin.
Me duhej qe te largohesha. Kishin filluar qe te shtronin tavolinat per dreken. U ngrita, dhe pasi thashe, « çuna, mirupafshim », dola ne shesh.
Frynte ere.
Binte shi i imet Dhjetori…


Aleko Likaj : PENDESA E LEPËRUSHIT KËMBËSHPEJTË


Keni dëgjuar për lepurin që humbi në një garë me breshkën?
Ajo ka ndodhur në praninë e të gjithe kafshëve që kishte pylli. Mirëpo historia e këmbëshpejtit që i a futi gjumit për shtatë palë qejfe, që në fillim të garës, në pritje të mbërritjes së breshkës këmbëshkurtër në finish, mori dhénë. U shkruajt pastaj, nuk e di se nga kush, në të gjitha librat e botës. Per hir të së vërtetës, më duhet që të them, se atë garë nuk e ka ndjekur asnjë reporter, a korrespodent i gazetave që dilnin në atë kohë.
Ju fëmijë të dashur, sigurisht që e keni lexuar, ose ua kanë treguar më të rriturit.
Kanë kaluar kohë që atëhere. Kanë rrjedhur shumë ujra e vite bashkë. Lepërushi që ishte tallur tashmë nga të gjithë kafshët e pyllit,nuk ndjehej i fyer.
- Eh, - psherëtinte vazhdimisht. - Le të thonë ç'të duan. E vërteta nuk ështe ashtu.
Kjo i bëri kuriozë kafshët, që e kishin ndjekur nga afër atë garë të rrallë, vite më parë. Një ditë të bukur me diell, ku frynte një puhizë e lehtë vjeshte, dhe gjethet e zverdhura shkonin të pushonin një nga një mbi tokën e zëzë e të butë,na u mblodhën aty në shesh që të gjithë, si krejt rastësisht. Mungonte vetëm fitimtarja. Kishte shkuar të hante disa gorica të pjekura, që ishin rrëzuar nga dëgët e ngarkuara plot.
- E pësove nga mendjemadhësia - i tha një drenushë e bukur qafë hollë, lepërushit tonë.
- Çne - tha ai, duke i parë miqtë drejt e në sy. - Ajo dihet. Unë gjithmonë e kam fitoren në xhep. Këmbëshpejtë si unë, rrallë gjen edhe në pyllin tonë. Jam gati ta provojmë.
- Po pse lajthite në atë garë o miku im? - foli një derrkuc i vogël, që nuk i pritej sa të mësonte të fshehtën e lepërushit.
Por heroi ynë heshti përsëri.Pastaj si i penduar, tundi kokën në mëdyshje.
-Nuk e tregoj, jo.
Një tigër, që posa kishte mbërritur aty në shesh, dhe kishte dëgjuar vetëm lutjen e derrkucit të vogël, shkoi tek lepërushi shpejt e shpejt, dhe e zuri prej gryke.
- Ti e di mirë vogëlushi im, që mua nuk më pëlqejnë gënjeshtarët. Edhe pse kemi vendosur paqe midis nesh. Këtë herë do të të ha,keshtu siç je. Ku ke lajthitur?
Lepërushi u mblodh sa një grusht nga frika, nën kthetrat e tigrit trupmadh. Bëri pipinë.
Të gjithë kafshët qeshën, për këtë "heroizëm" të humbësit të garës.
- Unë, unë... vërtetë humba në atë vrapim me breshkën këmbëshkurtër, përpara jush. Rivalja ime, që në fillim më tha, se dinte vërtetë një vend të fshehtë, ku kishte një kopësht me karrota, me të cilët, dhjetë lepuj do të hanin e do të ushqeheshin deri në dimër, pa u bërë merak fare
- Dhe ti pranove kushtin e breshkës?
- Si mund që ta refuzoja atë propozim?
- Pra, na paske gënjyer në atë garë të pazakontë ? Po gënjeshtra nuk mund të jetojë për më shumë se dy vjet.
Vrapuesi vazhdonte të dridhej nga frika.
- U-a-a, ç'na e paska hedhur. Dhe ne e kemi besuar që të gjithë.Vërtetë?.Këtij i thonë, thjeshtë, korrupsion. Domethënë, ke shitur garën pa filluar ajo - tha një iriq i strukur pas një gëmushe.
- Si sportist nuk je treguar aspak i ndershëm, por edhe si anëtarë i bashkësisë sonë, gjithashtu- foli si një gjykatës i vërtetë, ketrushi Fit - Kësaj i thonë që të gënjesh dy herë, veten, dhe ne.
Tigri plak rrotulloi sytë me egërsi, por lepërushi, nuk e ndjeu veten fajtor edhe këtë herë. Egërsira e lëshoi ngadalë në tokë, si për të marrë një herë frymë, e për ta përlarë pastaj, sa të hapësh e të mbyllësh sytë. Në një çast të vetëm, kur e pa veten të lirë nga thonjtë e mprehtë,heroi i rrëfimit tonë u sul me vrap, si një atlet i vërtetë. Nuk harroi që t'u thoshte të tjerëve, as edhe "mirëmbeçi".
Ndërsa kafshët e pyllit mbetën të habitura, tigri plak u hodh nga pas me një vrap marramendës. Asnjë nuk mund ta besonte, se do t’i shpëtonte mashtruesi egërsirës, edhe pse ishte këmbëshpejtë, e fluturonte si era. Këtë herë mbase, kishte rast që të tregonte, se ç'kishte lënë në atë garë. Mund të kishte vënë në vend edhe nderin e humbur, kur i u kërcënua jeta.
Që prej asaj kohe, jeton nuk e di se ku, i vetëm, larg shoqërisë së kafshëve të pyllit. Mbase, nuk do që të jetë më heroi i librave në botë. Larg reporterëve, medias, e korrespodentëve të tyre, se nuk i pëlqejnë fare intervistat,që japin personazhe si ai.
... Duan të thonë pastaj, se ai qëndron i fshehur në kopështin që i propozoi fituesja, në atë garë shumë të vështirë për të. Por për këtë, nuk ka ende ndonjë provë. Te pakten, deri tani.
Le të presim...

Aleko Likaj: Shitësja e qumështit bën dashuri

Aleko LIKAJ


6 Prill 97

Kishte ardhur nga fshatrat e Korçës, por ishte martuar në një fshat të Elbasanit. Filloreta K ishte e paditur nga i shoqi në gjykatën e rrethit, i cili kërkonte zgjidhjen e martesës. Ndoshta ishte padia e parë e kësaj pranvere me gjëmime armësh, kaos, e terror të gjithanshëm fizik, e psikologjik. Por në institucion nuk i a kishin pranuar padinë ende. Që prej tre ditësh Myftar K, nga një fshat i periferisë së qytetit, vinte në mëngjez herët duke shpresuar se, “ do të mund që ta ndante bashkshorten ” , që sipas tij, i a kishte ulur nderin përtokë. Avokati i vetëm që ishte në një prej kioskave aty pranë gjykatës, një meso burrë i heshtur dhe i hollë, i a kishte bërë kërkesën, por nuk mendonte se çështja do të shkonte shumë shpejt në gjykatë, pasi ajo nuk po funksiononte që prej fillimit të Marsit.





Gjyqtarët vinin e paraqiteshin në mëngjez. Mbylleshin në zyra e pastaj, aty afër mesditës, largoheshin një nga një në heshtje. Tek dera gjithmonë përveç rojes civile të institucionit, Shabanit, ishin edhe dy policë të shërbimit. Të armatosur dhe me jelekë antiplumb, duke ekspozuar në gjoks, edhe nje koleksion karrikatoresh rezervë. Thuhej se po aq policë ndodheshin gjatë natës brenda ambjenteve të këtij institucioni, në roje të të gjithë dosjeve që kishte gjykuar kjo gjykatë ndër vite, në këtë rreth.
E njihja prej kohësh këtë avokat. Që kur punonte si jurist, në një ish ndërmarje në periferi të qytetit, dy dekada më parë. Atë mëngjez e kishim lënë që të pinim një kafe në klubin përballë, i cili rinte hapur deri në mesditë. Kërkoja një asistencë juridike për një copë tokë të një të afërmi tim. Problem shitje.
- Ulu e më prit, sa të mbaroj me këtë klient – më tha. – Eshtë një miku im – i u drejtua njeriut që kishte përballë, si për ti dhënë një lloj garancie. – Do të vazhdojmë.
- Çfarë të vazhdojmë. Eshtë dita e tretë që vij nga fshati dhe nuk po bëhet asgjë – tha burri që kishte hall.
Ishte bërë spec në fytyrë
- Ke zgjedhur kohë të vështirë për gjyq – foli qetësisht avokati për klientin e tij.
Por ai ishte gjithë mllef. Nuk mund që të duronte më.
- A e mban në dyshek gruan që shkon me të tjerët? – tha Myftar K
- Natyrisht. Ti ke të drejtë. Po sot nuk funksionon shteti ligjor. – i u përgjigj mendueshëm avokati, duke ngritur kërkesë padinë që ende nuk ishte rregjistruar në gjykatë. - Pritet një urdhër i dytë për paditë civile.
Tjetri u duk se shfryu. Rrudhi ballin e gjërë e të sheshtë
- Nuk mund që ta fal më. E kam bërë një herë këtë gafë. Më kishte rënë në kokë. Kjo punë ishte parë që nga divorci i parë i ish sime shoqeje. Por unë kaqoli…Ai tjetri për këtë punë e la. E kapi gafil me një shofer në metalurgji, se atje punonte disa vite më parë. Por hajde të më mbushje mëndjen mua në atë kohë. Si ata që i zë rakia. E mora dhe e çova në shtëpi. Më tha që do të më bënte të lumtur, por jo që nuk më bëri, por më la në vatër një djalë e një vajzë dhe pa qejfet e veta. Shkoi me burra të tjerë. Në fillim nuk kam dyshuar. I besova. Verbërisht.
Tundi kokën sikur donte të shkundëte diçka prej saj. Ndoshta ato, që i konsideronte si kujtime të hidhura gjatë jetës bashkshortore, me gruan që gjeti në metalurgjik. Heshti për një çast, e pastaj në një fragment sekonde, rrudhi buzët në një mënyre krejtësisht të pavullnetëshme, dhe uli sytë në dysheme.
- Ish shoferi i kooperativës i vinte vërdallë. - Tha me një zë të mekur e të ngadaltë, sikur ta peshonte fjalën. Dukej i dyzuar në çast, dhe heshti përsëri. Avokati ishte i pavëmëndshëm. Mbase bënte kinse ashtu. Klienti i tij kaloi vështrimin nga unë. Ndoshta edhe unë i u duka indiferent. Pastaj sikur të kishte marrë zemër, vendosi që të vazhdojë rrëfimin. Do të thoshte diçka delikate, nga ato të rrallat, që burrat i mbajnë fshehur brenda vehtes për shoqen e jetës. Madje i kyçin për të mos dalë më që andej. Kjo në fakt, është bota sekrete. Misteri. E pathëna. Sa herë që dyshimet, por edhe provat e çojnë atë në pusin, ku gatuhet pabesia femërore. Por Myftar K donte që të bënte burin ndryshe. Këtë herë në ball dukej se i rrihte një tik. I a dallova në cepin e djathtë të tij. Pulsonte.
- I gjeta një herë në buzëmbrëmje duke u fjalosur pranë ledhit. Nuk kam gjë, më tha në shtëpi. Thjesht muhabet. Të një fshati jemi. Por unë e di që ai është problematik dhe qejflli femrash. Beqar i stazhionuar, por parapëlqen gratë e martuar. E zura një ditë nga jaka. Jo më tha, nuk e bëj atë unë me ty. Pastaj ti shiko gruan. E thotë populli ; po nuk e luajti bishtin…nuk i vete mbrapa asnjë. Filloreta qante e derdhte lot. Me thosh se ishte e pafajshme. Vura dorën në zemër. E fala. Njerëz jemi. Prej mishi dhe gjaku jemi gatuar. Por kjo e këtyre ditëve nuk durohet. Gjyqi le të më ndajë. Të shikojë edhe fëmijët. Gjithmonë sipas ligjit.
Myftar K lëviste çadrën sa në një dorë tek tjetra. Ishte nervoz. Nuk përqëndrohej. Kuptova se këtë pjesë të historisë së tij me Filloretën, nuk i a kishte thënë as edhe avokatit. Ky e ndiqte me indiferencë. Ndoshta nga që, histori të tilla kishte takuar shumë gjatë eksperiencës gjyqsore, afro dy dekada.
- Sidoqoftë ne e kemi bërë kërkesën. Në rastin më të pare, që do të filloj puna këtu në gjykatë, do ta depozitoj. Ti e ke paguar edhe taksën. Mbase duhet që të vish ndoshta nga java që vjen. Nuk ka asnjë pengesë tjetër - tha avokati me zë të ulët, sikur donte që ta qetësonte klientin e tij, e pastaj u kthye nga kompjutri i tij i ndezur, ku në ekran dallohej një tekst i lënë përgjysëm
Tjetri doli jasht. Qëndoi një çast në prag të derës, dhe hapi çadrën. Pastaj u vu në udhë. E dallova që shkoi në fund të rrugës e u kthye poshtë, në segmentin që të nxjerr në bulevardin e vetëm të qytetit.
- Mbase i bën mirë – thashë unë ashtu kot, duke patur parasysh të ftohtin e këtij fillim prilli, që duhej ta freskonte atë, e ta qetësonte klientin e shokut tim..
- Histori që nuk mbarojnë.
Avokati tentoi që të hedhë përsëri disa rradhë në kompjutër, e pastaj sikur të ishte kujtuar për prezencën time aty, më hodhi një vështrim si një i fajshëm.
- Më fal. Gati të harova fare. Mund që edhe ta pijmë kafen tani, se pas pak e mbyll klubin ai përballë. Tre a katër orë në ditë e mban hapur. Ç’farë të bëj i ziu njeri.
U ngrit në këmbë, dhe pastaj stivosi një dosje, dhe e futi pas pak në sirtar. E kyçi. E kuptova që duhej të ngrihesha për kafenë. Duhej që të flisja për një pronë, e cila do të shitej ato ditë « me pare në dorë ». Nuk mund që ta mbaje, sepse nga çasti në çast aty, mund që të vinte dikush, e të hidhte themele shtëpie për gjithë natën. Hajde pastaj që të merreshe vesh më, përveçse me kallashnikov. Këta të mite, nuk i a thonin kallashit. Dukeshin që të gjithë me « namuz » e të urtë, si një shqerrë.
- Ti i ngeshëm je. I papunë. Gazetën u a dogjën, prandaj bëj ç’të bësh, hidhu edhe këndej nga unë këto ditë. I vetëm jam. Asnjë nga kolegët nuk e merr rrezikun në sy.
Kafet erdhën shpejt. Ishim të vetëm në mes të sallës që ndodhej në katin e dytë. Përballë kishim shkallët.
Jashtë nuk lëviste asnjë. Ndonjë që na shfaqej në syprinën e xhamtë, nxitonte për tu mbyllur brenda në shtëpi. Avokati filloi e të më tregojë që të gjithë rrugën, që duhej të bënim ne me blerësin e pare, që na ishte paraqitur. Na propozoi pastaj edhe noterin, ku do të hartohej akti noterial i « dhurimit », por edhe një rrugë tjetër pak më të gjatë, por, që ishte e « sigurtë fare ».
Nuk e di pse, por mua më rinte mëndja tek fshatari, që kërkonte ndarje nga bashkshortja. Shoku im i tavolinës e kuptoi .
- Mik i dashur, mbase nuk e njeh, por ajo vite më parë çante skenat kur ndërtohej metalurgjiku. E kam parasysh si tani. Kishte ardhur nga fshatrat e Korçës e punonte në një kantier. Atje njohu edhe djalin e zemrës. Më duket se ishte myzeqar. Nga ata që kishte sjellë ai gjigandi, që ka mbetur sot atje në fushë, lakuriq. Por me sa duket, nuk ishte e prerë vetëm për një mashkull. Si pelë e hasdisur. Hajt e ta mbaje. Kishte zot? Ç’ne. E la ai qyqari. Ky i tanishmi thotë se e kishte zënë me një tjetër. Kush i di mirë këto punë. Korçaria e la këngën, dhe pranoi që të jetoj në fshat. Ja këtu afër qytetit. As katër kilometër. Në kohën e metalurgjikut kishin autobuz, por tani i janë rrikthyer punëve të fshatit. E kam parë këto vitet e fundit që shet qumësht. Edhe tek mua sillte para ca kohësh, por tani preferoj qumësht që vjen nga Llixha. Ma sjell një mesoburë. Bajrami. Në akt padi, Myftari thotë se e ka kapur në flagrancë, të djelën në mesditë. Ka dyshuar fillimisht. Filloreta ndante qumësht në lagjen jugore të Elbasanit. Aty buzë rrugës që të çon për në Librazhd. Ishte një i moshuar. Më duket se ka qenë oficer. Familjen e ka të gjithë në Greqi. Vetë rri këtu e ruan shtëpinë. Po çfarë do të bëj qyqari. E ndjen vetminë dhe e zëvëndëson me dashurinë. Në ditët që plumbat binin nga qielli si pikat e shiut, ajo nisej herët që pa gdhirë mirë, pa patur frikë. Kthehej pasditeve vonë. I ishte vënë pas. E kishte ruajtur në distancë. Pastaj tek shtëpia e ushtarakut, që nga ora nëntë e deri në mesditë. Kishte hyrë brenda…
- Po mirë, ky Myftari ka ndonjë fakt? - pyeta unë e qesha nga e gjithë kjo romance, që më kujtuan novelat e Cvajgut, të cilat po i rilexoja ato ditë, kushedi për të satën herë.
Avokati heshti. Dukej si i lodhur. Shtrëngoi fort sytë e pastaj vendosi dy gishtrij sipër qerpikëve të mbyllur. Mbase ndjente ndonjë dhimbje në kokë. E tundi atë dhe heshti përsëri. U duk se nuk merrte as frymë. Por ky për mua ishte vetëm një iluzion.
- Ka sjellë një letër. Tip deklarate e bërë nga korçarja dhe e firmosur në fund. Ajo pranon që të ketë shkuar me ashikun plak. Këtë e ka bërë se e donte prej disa kohësh. Kështu thuhet në tekst. Hajde që ta gjesh të vërtetën. Gjykata duhet që ta provojë me thëniet e saj.
- Paska sakrifikuar – thashë unë e vura përsëri buzën në gaz. – ka shkuar çdo ditë rregullisht përmes plumbave, tek dashuria e saj e re.
- Preteksin e ka patur. Atë të shitjes së qumështit, se me atë e mbajnë shtëpinë këto fshatra përreth. Një rrugë e dy punë - tha avokati që në çast i u hap goja. – Jam pa gjumë. E ku të zë ai. Gjithë natën e kam mëndjen këtu tek zyra. Ime shoqe më thotë se jam bërë depresiv. Si thua ti? Të mos bëhesh në këto kohë? Por gruaja ka merak shëndetin tim. A po nuk kam edhe diabet.
- Sidoqoftë, ka guxuar në qoftëse ka patur dashuri të sinqertë.
- Llaf e ke atë ti? - më tha avokati, e nuk m’i ndau sytë, si për të hetuar në se e kisha me të vërtetë. - Po kjo është poshtërsi. Madje e pastërt. Ngrihet gruaja nga dysheku dhe shkon të ngroh dyshekun e tjetrit. Kohë e poshtër për pushllëqe.
Dukej se tjetri përballë meje ishte nxehur tashmë. Ishte shkundur nga ajo përhumbje që e kishte kapluar një çast më parë.
- Ti mendon se gjyqi do ti divorcojë këtë Myftarin dhe shitësen e qumështit? – pyeta këtë herë seriozisht
- E kërkojnë që të dy, përderisa në deklaratë pranon se ka shkuar me tjetrin. Por nuk ka qenë dashuria ajo, që e bëri korçaren që të braktisë burrin dhe fëmijët e saj, për një të moshuar, a pensionist që rri vetëm në shtëpi. Më duket se i a ka thënë mirë ai shoferi i kooperativës. Si ajo shprehja e Mirush Kabashit tek një film. Bisht qeni mbetet bisht qeni. Nuk drejtohet asnjëherë.
Një gjysëm ore më vonë kisha marrë rrugën për në shtëpi. Nxitoja. Të rrallë ishin ata me të cilët shkëmbehesha përballë. Këtë herë e kisha harruar fare shitësen e qumështit, dhe aventurën e saj si për të sfiduar këto ditë makthi, terrori e pasigurie, që na kishin pllakosur të gjithëve, duke dhënë e marrë dashuri, qoftë edhe për një çast të vetëm.
Ajo kishte bërë zgjidhjen e saj.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...