2017-04-12

“Të pathënat e jetës”

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Kujtesë nderimi për vajzat e djemtë e rrugës”Drashovica” të Lagjes
së Re që i dhanë tonin qytetit të Pavarësisë ndër vite!


Fragment nga libri- “Të pathënat e jetës”
Ecje ndër vite me bashkëshortin tim Fitim Haxhiraj


Intervistoi Vivra:


Fitim Haxhiraj

Kjo është një ndër pyetjet e shumta të intervistës që po i drejtoj bashkëshortit tim Fitim Haxhiraj:
*Me sa njohuri kam, di se jeni larguar nga fshati shumë i vogël dhe u vendosët në Vlorë, apo? Ishte dëshirë arratie e një fëmije apo nxitje nga dikush tjetër? Ç’ndryshime solli në jetën tuaj migrimi brenda disa kilometrave katrore, si fëmijë, si adoleshent, si i ri apo dhe në moshë të maturuar?

8E kam shumë të vështirë të flas për vete. Gjithsesi, e dashur, së bashku do të kujtojmë gjërat më kryesore, ato që kanë lënë vragë në jetën time, të cilat natyrisht kanë përfshirë edhe të afërmit, por mbi të gjitha familjen tonë të re.
Eh nënat, të gjorat..., të ëmblat e të lodhurat e të palodhurat nëna, duke e harruar veten, flijohen për fëmijët. Pikërisht ishte nëna ime ajo, që më bëri plaçkat gati dhe më nisi për në Vlorë. Me lot në sy, më ndau nga gjiri i saj, kur isha vetëm 11 vjeç e më tha: “Shko bir, shko...Rrugë të mbarë, biro dhe mëso se pa dituri ngelesh qorr. Mëso për vete, por edhe për ne. Vetëm me dije bëhesh njeri i mirë. Ne do të ndihemi të kënaqur dhe do të kemi pleqëri të qetë, pa andralla.”
Ishte shtator i vitit 1948, kur unë shkova të jetoja në Vlorë në familjen e re të sime motre, që tani ishte bërë nënë me një vajzë. Më vonë shumë qytetar të Vlorës kujtonin se isha nga familja Bejkosala, madje edhe tani ekziston ky mendim. Kam qenë i pranishëm në çdo hap të jetës së sime motre. I jam gjendur pranë si në të mira dhe në të këqija. Ajo u bënë nënë e dytë për mua. I shoqi, Saliu, një burrë babaxhan, fisnik, fjalëpak, i zoti dhe punëshumë,i vetmi riparues motori benzine dhe nafte, që çfarë s i shihte syri ia bënte dora. Ishte një zanatçi duarartë, që duke u martuar me motrën time, Ervehenë, plotësuan njëri-tjetrin si çift. Di vetëm të them se Sali dhe Veve nuk lindin më nënat. Megjithëse të dy shumë punëtorë, ata ishin të varfër, por jashtëzakonisht të mirë dhe me shpirt bujarë. Nga pesë fshatra zbrisnin të afërmit e tyre dhe e kishin gjithmonë të hapur portën e Sali dhe Veve Bejkosalës. Burri është mik në shtëpi, kurse gruaja është shtëpia.
Bejkosalajt jetonin dhe jetojnë në lagjen “Partizani”ose Lagje e Re, në rrugën “Drashovica” Nr-65. Kunati im ishte djalë i vetëm dhe jetonte me të ëmën nënë Fatimenë, e cila ishte bijë në Xhyheraj. Kjo ishte gruaja e dytë e Beqir Bejkosalës.Saliu ishte vëlla nga babai me Gani Beqir Bejkosalën, që e internuan gjermanët më 14 gusht 1944 bashkë me 39 vlonjatë të tjerë, i cili ngeli në Mat’hauzen, por si fisnikët e tjerë u quajt viktimë lufte nga shteti komunist. Ganiu ishte i ati i futbollistit, Feredun Bejkosala për të cilin ruaj respektin më të madh, jo vetëm si njeri e si qytetar, por dhe si sportist i talentuar. Ishte pak më i madh nga unë në moshë, por u bëmë shokë. Veçse kishim nënat kushërira, se edhe e ëma e tij ishte bijë në Pashaj të Koculit, po me Feredunin, ose Dunen, siç i thërrisnim rëndomë, na lidhnin shumë të përbashkëta si:sporti, arti në tërësi, librat po veçanërisht: muzika, baleti, teatri... Ishin shijet që na bashkonin ndaj kalonim shumë kohë bashkë. Shtëpinë e madhe të Bejkosalajve e kishin marrë ata, meqë ishin shumë persona, nëna e tyre me pesë fëmijë. Kurse Fatimesë me djalin i kishin lënë një shtëpi të vogël, ku përfshihej një dhomë e madhe, një korridor dhe një mesorie ku Saliu m endihmën time kishte sajuar një banjë dhe një kënd për të gatuar. Sipër shtëpisë ishte bahçja, ku këta përsëri kishin pjesën më të vogël. Prona ishte ndarë sipas numrit të personave, ndaj nuk kishte qejfmbetje mes tyre. Unë flija në korridor bashkë me nënë Fatimenë, atë zonjë grua që më tregonte hallet se si e kishte rritur djalin me shumë mundime. Ishte bijë nga derë fisnike, nga Xhyherajt, një nga më të vjetrat e Vlorës, kishte shkuar nuse po në një familje të vjetër fisnike vlonajte, në Bejkosalaj. Saliu dhe Veveja lindën 8 fëmijë, katër djemë dhe katër vajza. Dy fëmijët e parë, djali Beqiri, ose Baçi, që kishte emrin e gjyshit, një fëmijë i mrekullueshëm vdiq kur ishte 5-6 vjeç. Kurse Irena një vajzë ideale, e bukur dhe e zgjuar ishte në vitin e tretë gjimnaz, kur u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 16-17 vjeçe. Bashkë me ta i përjetova dhembshëm këto fatkeqësi të sime motre.
Gjatë qëndrimit aty u njoha me Shaban Xhyherin, që nënë Fatimeja e kishte djalë xhaxhai, po si motër pa vëlla, e quante të tillë dhe ishte shumë e lidhur me të. I kam ndjekur me vëmendje këshillat e tij dhe kam mësuar nga përvoja e pasur e këtij njeriu të rrahur nga jeta, se veç shkollës Tregtare, kishte bërë dhe disa vite burg. Ajo që më pëlqente tek Shabani ishte thjeshtësia e maturia, cilësi që e bënin ta meritonte të quhej qytetar në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kurse ajo që më tërhiqte në personin e tij ishte veshja elegante e me shumë shije, kultura dhe gjuhët e huaja që zotëronte. Ai ishte një artist i vërtetë në shpirt. Për këtë e kishin burgosur pa u çliruar Shqipëria, qysh në tetor të 1944 , se kishte vënë në skenë me studentët dhe studentet e Tregtares, dramën “Vëllavrasja”,e cila në një farë mënyre, dënonte qëndrimin e Partisë Komuniste në Mukje, pasojë e së cilës ishte lufta civile dhe vrasjet pa gjyq.
Vazhdoja shkollën tetëvjeçare Nr-2 ose “Naim Frashëri në lagjen Muradie përballë përmendores kushtuar dëshmorit të parë Teli Ndini. Rritesha dhe duke fituar edukatë qytetare, nisa të ndryshoja mendimin për jetën. Fillova të shoh tej së djeshmes dhe të tashmes. Për këtë ndikoi pikërisht ajo rrugicë e dashur e fëmijërisë që më burrëroi dhe më hapi horizonte për të ecur në rrugë të reja. Tani që ime shoqe, Vivra me rastin e një përvjetori, kërkoi të evidentojë rrjedhën e jetës sime dhe familjes Qataj në librin “Të pathënat e jetës”,më bëri të sjell ndërmend se sa shumë qytetarë të nderuar, madje edhe personalitete ka pasur kjo lagje dhe askush nuk është kujtuar për ta.
Rruga Drashovica e lagjes Partizani kishte shumë familje fisnike dhe qytetare që kishin nxjerë djem dhe vajza që i kanë vënë emër vetes, familjes dhe qytetit. Duke u kërkuar ndjesë për ndonjë harresë, po i kujtoj me radhë...Bejkosala, Sharra, Luzi, Gumbardhi, Agalliu, Xhelili, Bega, Papa, Gjyli, Picari, Bushi, Shënedjella, Gjoka, Mustafaj,Tafili, Dautaj, Deromema, Demiri, Bute, Hoxhaj, Çiraku, Imami, Resuli, Meçaj, Xhaferaj, Muarati,Leonidha e Othoni, Minga, Doko, Osmëni, Angjeli, Deda, Pasho, Kusta, Dine, Shehu,Visha, Haxhiraj, Ferko, Kojani, Doçi, Ndini, Çuçi, Golemi, Guma, Panajoti, Kabashi, (djemtë e Memesë: Fatoshi, Stefani, Syrja), Bisha, Jaçe, Hamzai( Bektashi e djemtë), Salua me 8 djemtë e tij(sot janë biznesmenë) etje
Kjo rrugë nxori mjaftë vlera qytetare në shkencë, kulturë, arsim, mjekësi, sport, madje dhe personalitete kombëtare. I kësaj rruge është studiuesi, gjuhëtari që arriti pikën kulminante në vlerat dhe pasurinë letraro- gjuhësore të shqipes, Akademik Shaban Demiraj. Imer Sharra, profesor matematik-fizike, Dekan i fakultetit të shkencave ekzakte në Universitetin e Romës. Ekonomisti e pedagog i Universitetit, Vlorë Refit Hoxha, djalë i një prej mësuesve të parë Nuro Hoxha, profesionin e të cilit e morën fëmijët Zaimi dhe Jeta. Inxhinieri i përpumnimit të drurit, Sefer Dauti, të cilin e burgosën për agjitacion e propagandë, sepse pas një specializimi në Suedi, solli disa revista dhe fliste për nivelin jetik. Inxhinierin e ndërtimit të urave i diplomuar me medalje ari në Romë, Abdyl Sharra, të cilin e akuzuan si agjent amerikan e sabotator. Abdylin e varën në Maliq, ku kishte postin e drejtorit të tharjes së kënetës. Devi Sharra i kësaj familjeje, as/inxhinier ndërtimi si projektues dhe zbatues. Abdurraman Meçe matematicieni që meritonte gradë shkencore, por as profesionin nuk e ushtroi. U realizua si pedah gog i Universitetit “I. Qemali nëpas viteve 90. Agron Sharra, jurist dhe Kryetar Qarku në vitet e demokracisë. Poetët e burgut Kujtim Murati dhe Astrit Xhaferi...
Të kësaj rruge janë, futbollistët, Feredun Bejkosala, Babaçe (Musa ) Ferko e i biri, Sadedin Gjoka, vëllezërit:Imer,Cecen e Lekmi Sharra. Si dhe Dhimitër Deda, Jani Papa, Vasillaq Ndini e Rrapo Taho. Në familjen Sharra jetoi e u formua portieri i famshëm Giacomino Pozzelli (italian).Imer Sharra jo vetëm pedogag, por dhe si atlet,ka fituar Medalien e Arit në hedhjen e gjyles, në Olimpiadën botërore në ShBA.
Në këtë rrugë dolën talente kombëtare e ndërkombëatre në pikturë si: Skënder Kamberi (Piktor i Popullit), Petrit Ceno autor i 40 tablove në bregdetin e Vlorës pasi studioi “Këngët e Milosaos”; piktori Agron Dine “Mjeshtër i Madh”; piktori Agim Sulaj i njohur dhe i vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Agim Shënediella disenjator në Qeramikë. Viktor Yzedin Bejkosala piktor disenjator, dhe i riu Arbër Gëzim Bejkosala, piktor.
“Unë do të veçoja një talent të jashtëzaokonshëm në pikturë që ia prenë ëndrrën në mes vetëm se kishte një mbiemër sa fisnik dhe po aq të vjetër vlonjat. Kjo ishte lufta e klasave që iu bë të riut 18 vjeçar Armando Sali Bejkosala, i cili nuk e kapi më penelin me dorë. Sa mëkat bëri ai sistem për një talent të rrallë” ( deklaroi Skënder Kamberi- më 11-4-2017). Veçse tre djemtë e Sali Bejkosalës, Alfredi, Ziguri dhe Armandi, në vitet e pasnëntëdhjetës, pasi emigruan, e gjetën veten duke ngritur një biznes të fuqishëm në elektroshtëpiake. Kompania e tyre “Aza” është mjaftë e suksesshme.
Në këtë rrugë jetoi e jeton familja e Rakip Cenos që nxori Bilbilin që i binte Gërnetës( klarinetës) me famë tej kufijëve shqiptare, dhe i biri, Hajdari që ishte violinist, në def dhe llahutë ishte Hasimi. Këndonte, kërcente dhe i binte defit kërcinmtarja Hava.
Po këtu jetoi e jeton fizarmoniçisti, klarinetisti e trompisti Selman Taho, që bashkë me Vizhdanin, klarinetisti Dule e Saba; nën drejtimin e tij ishte orkestra popullore dhe e muzikës së lehtë. fizarmoniçisti e muzikanti Pirro Doko( pedagog e drejtues i shkollës së muzikës “Naim Frashëri”. Nuk duhet harruar virtuozi, violinisti popullor Vizhdani (Kekeja) që bashkë me Dulen, ngelën të vetmit instrumentistë në Pallatin e Kulturës-Teatër dhe Estradë. Po kujtoj, se Selman Taho ishte i nipi i virtuzit Rrapo Vajza që i binte fyellit. I biri Selmanit, Rrapua futbollist me emër, kurse djali i vogël Bersanti ka studiuar për violonçel. Ka qenë nxënës i vajzës sime, Ermelindës.
Nga kjo rrugë dolën aktorët e parë të teatrit të Vlorës, Ahmet Bute, Shefqet Resuli, motrat Çiraku. Aktorja e skenës dhe ekranit, Liza Skrame banonte ku zë fill kjo rrugë, tek ish xhamia, aktori Petraq Doko, Banorë të kësaj rruge, ishin instrumentistët Skënder Bute, violinisti Avni Gumbardhi; instrumentisti, kompozitori e drejtues orkestre Nikollaq Papa. Flautistja Mimoza Pelivan Minga, e bija e drejtorit të shkollës së Muzikës “Naim Frashëri”
Rruga “Drashovica” ka pasur disa kërcimtarë: bashkëshortët Musa Deromema e Bebo Golemi, Fitim Haxhiraj( kërcimtar e koreograf). Motrat Sanie e Tefta Çiraku. Qysh në vitet 50, Tefta ishte edhe koreografe bashkë me regjisorin dhe mësuesin e valleve Shefqet Resuli,vajza e të cilit Luiza, ishte violiniste. Mbesa e familjes Visha, këngëtarja Elsa Lila, debuton në Itali e Shqipëri. Në rrugën “Drashovica” lindi e u rrit poeti me përmasa kombëtare, gazetari, veprimtari dhe drejtuesi i Orës Gazmore të qytetit Duro Mustafai. Aty ka jetuar poeti Irfan Bregu (Veliu), poetja e parë e Vlorës Maro Pasha.
Kjo rrugë kishte disa mjekë: kirurg e gjinekolog Dr.Angjeli, kirurg Sali Osmëni, Idriz Dume, neuro psihiatër Engjëll e Drita Isaraj, Xhuma Doçi, laringologun Isuf Hysenbegasi dhe stomatologët Sadedin Gjoka me bashkëshorten dhe ortopedin Zija Saliu, stomatologu i Aviacionit Stefan Kabashi, Dino Jaçe etje.
Po kujtojmë mjeshtrit e zanateve, artizanët e vërtetë, si kovaçë, farkëtarë, marangoz, këpuctarë, mekanik, motorist, mobilierë...Nderim për: Mjeshtrin e Madh, motoristin Sali Bejkosala,prej të cilit mora elementët e para të zanatit. Tornitori i talentuar Ilirian Haxhiraj. Mekaniku Esat Jaçe; Mekanik dhe shoferi Xhevdet Bejkosala; Servet Gjoka, mekanik. Riparues armësh e i makinave qepëse që nxori nga duart e tij një makinë qepëse, Mjeshtri Qani Dine. Mobilieri, Mjeshtër i rrallë i punimit të drurit, qytetari model Rasim Bejkosala, si dhe inxhinieri i përpunimit të drurit, Sefer Dauti, të cilin e burgosën për agjitacion e propagandë, sepse pas një specializimi në Suedi, solli disa revista dhe fliste për nivelin e lartë jetik.
Këpuctarët Xhezmi Tafili,Vizhdani (Kekeja) dhe samarpunuesi Ymer Guma e Jashari. Kësaj rruge i takonte dyqani i këpucëve speciale me porosi, me këpuctar Selman Imer Bejkosala, që banonte në Tophana. Një nga telegrafistët e parë të Vlorës Dino Bushi, Elektriçisti Zari Sami Luzi.
Bahçevani i spitalit, ku me duart e tij kishte ngritur kopshtin më të bukur të qytetit. Ky ishte i miri xha Rrapo, i cili i donte lulet sikur të ishin qenie frymore.
Aty afër Hanit, ishte punishtja e Rakip Kovaçit ku punonin si kovaç e farkëtar të tre vëllezërit Hamit,Bubush dhe Reshat Osmani, që ishin edhe muzikantë. Reshat Osmani ka qenë këngëtarë dhe kompozitor, i cili bashkë me Meliha Dodën e Kostandin Thanën,që nuk banonin në këtë lagje, por përjetësuan dhe e bënë të pavdekshme këngën qytetare vlonajte. Me nostalgji kujtoj djemtë e kësaj rruge,që ishin dhe shokët e mi të shkollës: Lavdi Çiraku,vëllezërit Gëzim e Astrit Picari, Zihni Arapi, Pëllumb Taushani, Flamur Bushi; Kudret Sharra; Xhemal Dauti, Syrja Kabashi, Alaudin e Sabaudin Imami, Izet Bushi, , Sejfulla Doçi,Hiqmet Bejkosala etje. Hiqmetin e pushuan nga arsimi më 1966,i cili nuk e përtballoi dot punën në ullishte dhe u nda nga jeta në moshë të re.
Në këtë rrugë unë mora edukatën qytetare dhe së bashku me ta fillova të shkoja në Shtëpinë i Pionierit, ku mora pjesë në grupin artistik të valleve, në atë të recituesve e teatral, nën drejtimin e Shefqet Resulit, Belina Opingarit dhe Tefta Çirakut. Ata të tre spikatën talentin tim. Pikërisht këto grupe më rritën, më edukuan vullnetin për t’u bërë kërcimtar. Kurse më pas fal këtyre dhuntive kryeva kursin e koreografisë në Tiranë pranë Shtëpisë Qëndrore së Krijimtarisë Popullore, për 11 muaj, që ishte më shumë se një vit akademik. Gjithashtu ruaj nderime dhe konsiderata për vajzat e mrekullueshme të kësaj rruge, të cilat janë:Mjaftime Mehdi Çobani, Dashuri Bejkosala, Hyri Musa Sharra, tri vajzat e Hysni Sharrës: Dilaviz,Neli e Ida, Noçe Picari, Xhuma Doçi, Asqerie Bushi, motrat Elvira e Sotirulla Gjyli, vajzat e xha Rrapos e vajzat e Dino Bushit, Po kështu Neri Drrasa që u martua me zooveterinarin Agron Çuçi. Motrat, Drita,Sanie,Tefta e Elvedina Çiraku;Fatbardha Deromema; vajzat e Xhevdet Bejkosalës Raimonda e Liliana;Jeta Nuro Hoxha, Lumturi Hamzaraj që u martua me Refit Hoxhën; Shpresa e Vullnete Bute; Belina Gumbardhi; Maro Pasha e Fiqirete Gavani, Gurie Hoxha, Mbarime Luzi,tri motrat Taushani,etje.. Kjo lagje ka pasur aktiviste të lëvizjes demoktratike Henrieta Bejkosala, Eli Sava e Laureta Bejkosala.
Të gjitha ishin model, ndaj e gjithë rruga “Drashovica” dhe Lagjja e Re ruajnë veneracion për këto vajza që sot janë gjyshet më të mira në botë.
U kërkoj ndjesë atyre që kujtesa nuk m’i ka sjellë ndërmend. Kujtoj me nderim gjithë ata/ ato që janë ndarë nga jeta, por kanë lënë pas një emër dhe kujtohen si shembull virtyti e qytetarie. Kjo kujtesë e vonuar imja, flet për një rrugë të Vlorës, ku frymuan e jetuan për vite e vite nën një trysni diktatoriale, gjithsesi punuan, duke dalë mbi veten, mbi varfërinë dhe krijuan personalitete e identitete në fusha të ndryshme, që gjatë gjithë kohës i kanë dhënë tonin Vlorës. Për mua ishte kënaqësi që e solla ndërmend të gjallë këtë rrugë, ku bashkë me ju, u formova si njeri.
Shoku dhe miku i juaj i atyre viteve të pakthyeshme të fëmijërisë,
Fitim Haxhiraj
Vlorë 11-4-2017

GJUHA SHQYPE

Nga At Gjergj FISHTA O.F.M.: Pjesa e XI

      GJUHA  SHQYPE  

Kjo kangë, nji nder ma të bukrat poezi lirike të At Fishtës, kje botue në rasen e pesëdhjetëvjetorit të themelimit të shkollës françeskane (1911), e kje vu si parathanje melodramit “Shqyptari i Qytetnuem”. Kundra asaj propagande së huej e rrymave shkollore, qi poshtnonte Gjuhen Shqipe si nji gjuhë e mangët, të padhenun e barbare. Fishta këndon bukurinë, fuqinë e saj, tue shque sidomos nder të rij dashtninë per té.
Asht pa ndryshime nga botimi i parë në vitin 1911 prej vetë Autorit.
                                                                                                 
1.       Porsi kanga e zogut t’ verës,
Qi vallzon n’ blerim të Prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
Qi lmon gjit’ e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’ detit,
Porsi gjama e rrfés zgjetare,
Porsi ushtima e njij termetit,
Njashtu a’ gjuha e jonë shqyptare.
2.       Ah! Po; a’ e ambel fjala e sajë,
Porsi gjumi m’ nji kerthi,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pa mashtri;
Edhe ndihet tue kumbue,
Porsi fleta e Kerubinit,
Ka’ i bjen qiellvet tue flutrue
N’ t’ zjarrtat valle t’ amëshimit.
3.       Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendis,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ i a len ai fmis;
Edhe atij iu thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n’ gjuhë t’ huej, kur s’ asht nevoja,
Flet e t’ veten len mbas dore.
4.       Në gjuhë shqype nanat t’ona
Shi prej djepit na kanë thanun,
Se asht nji Zot, qi do t’a dona:
Njatë, qi jeten na ka dhanun;
Edhe shqyp na thanë se Zoti
Per Shqyptarë Shqypnin e fali,
Se sa t’ enden stina e moti,
Do t’ a gzojn kta djalë mbas djali.
5.        Shqyp na vetë, po pik’ ma para,
N’ agim t’ jetës kur kemi shkue
Tue ndjekë flutra neper ara,
Shqyp ma s’ pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armët besnike,
Qi flakue kanë n’ dorë t’ Shqyptarvet,
Kah kanë dekë per besë jetike,
Kah kanë dekë kta per dhé t’ t’ Parvet.
6.       Në ketë gjuhë edhe njai Leka,
Qi ‘i rruzllim mbretnin s’ i a xuni,
Qi kah bijtè ai, shkelte deka,
Shekllit mbarë ligjë t’ randë i vuni;
Në ketë gjuhë edhe Kastriota
U pat folë njatyne ushtrive,
Qi sa t’ ndrisë e diellit rrota,
Kanë me kenë ndera e trimnive.
7.        Pra, Shqyptarë, çdo fés qi t’ jini,
Gegë e Toskë, malci e qyteta,
Gjuhen t’ uej kurr mos t’ a lini,
Mos t’ a lini sa t’ jetë jeta,
Por per té gjithmonë punoni;
Pse, sa t’ mbani gjuhen t’ uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanë me u mbajtë larg kambet t’ huej.
8.        N’per gjuhë shqype bota mbarë
Ka me u njohtë se ç’ fis ju kini,
Ka me u njohtë ju per Shqyptarë:
Trima n’ za sikurse jini.
Prandej, pra, n’ e doni fisin,
Mali, bregu edhe Malcija
Prej njaj goje sot t’ brohrisin: 
Me gjuhë t’ veten rrnoftë Shqypnija!

Nga Don Ndre MJEDJA:
                                                        GJUHA  SHQYPE 
            Autori këte vjerrshë ia kushtoi albanologut Gustav Meyer-it (1850 – 1900).
Vjerrsha asht shkrue në Krakov, në Poloni, në Dhjetor 1892. Edhe kjo asht pa ndryshime.

Përmbi za qi lshon bylbyli,
Gjuha shqype m’ shungullon,
Përmbi erë qi nep zymyli,
Pa da zemrën ma ngushllon.

Ndër komb’ tjerë, nder dhena tjera,
Ku e shkoj jetën tash sa mot,
Veç për ty m’rreh zemra e mjera,
E prej mallit derdhi lot.

Njikto gjuhë qi jam tue ndie,
Janë të bukra me themel,
Por prap këjo, si diell pa hije,
Për mue t’ tanave iu del.

Edhe zogu kerkon lisin
Mbi shpi t’ artë ku rri me mbret;
E shtegtari dishron fisin
Permbi vend qi s’asht i vet.


O Shqypni e mjerë Shqypnija,
Plot me burra e trima plot
Ti ‘j dit’  ishe;  por lumnija
Që ke pasun nuk a sot.

Nen njat tokë qi ta shklet kamba
Zan’ e t’ moçmeve veshtro:
Per bij t’ tashem, porsi e ama
E  t’ koritunve, gjimo.

Nam e za, qi kishe, t’ treti,
E veç turpi e marrja t’ mëloj;
Per lumni veç kore t’ mbeti
Qysh se fara e mirë mbaroj.

Por gazmo nder gjith’ kto t’ vshtira
Perse ende s’ sharrove krejt;
Diçka t’ mbet nder ato t’ mira
Mbas dy mij’ e ma shum vjet.

T’ ka mbet’ gjuha qi po ndihet
N’ fush’ e n’ mal që ti zotnon;
Gjith’ ku hija e jote shtrihet,
Ku Shqyptari zan’ e lëshon.

Prej Tivarit e n’ Preveze
Nji a gjuha e kombi nji,
Ku lëshon dielli njato rreze
Qi veç toka e jote i di.

Ku n’ breg t’ Cemit rritet trimi
Me zbardhë, Shqype, zanin tand,
E ku i Drinit a burimi
Qi shperndahet kand e kand.

Geg’ e Toskë, Malci, jallia,
Jan’ nji komb, m’u da s’duron,
Fund e maje nji â Shqypnija,
E nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime,
Nder kta vllazën shoq me shoq:
Kush e dan me flak’ e shkrime
Çka natyra vetë përpoq.

Por me gjuhë kaq t’ moçme e mjera
Si ‘i bij kje që pa prind mbet;
Per t’ huej t’ mbajshin dhenat tjera,
S’ t’ kishte kush per motrë t’ vet.

Kur nji burrë u çue n’ Austri
E me sy gjithkund t’ kerkoj:
Gustav Meyer-i asht emni i tij,
Emni i burrit qi t’ madhnoj.

Porsi dielli tui flakue
Shperndan terrin qi na mbëlon,
Njashtu Meyer-i tue kerkue
Ka ke dalë po ta difton.

T’ difton motrat, t’ difton fisin
Neper shekuj fluturim,
T’ çon njatje ku luftnat krisin,
Ku a kap’ Roma e Iliri shqim.

Njikto t’ thot’ (e ti s’ e dishe)
Janë t’ bijt t’ tu qi pate mot;
Këta janë burrat qi ‘j ditë kishe,
Emnit tand me i dalun zot.

Nen qytet qi ma vonë çili
Kombi i yt luftar ma pak,
Ku ish mbret at – botë Bardili,
Shum anmiku derdhi gjak.

E njat tokë qi je tue gëzue
E ke xanë tesh sa mij’ vjet.
Shqyptarija qi mbet mbëlue
Sot nen dhe, edhe shqyp flet.

Flet me rrasa, flet me sende
Ku lumnin e vet e shkroj;
Por kerkush s’i di këto vende,
E harrimi t’ tana i mbëloj.

Por gjithnji nen kambë po ndihen
Burrat t’u qi toka i mbëlon.
E nen dhe kocijt perzihen
Si ‘j arë grun’ kur era lëshon.

Don’ m’u çue e gjith’ per s’ mbarit
Me u pri nipave mb’ nji cak:
Don’ me t’ ba si ke kenë s’ parit
T’ nderës me kapë t’ lumnueshmin prak.
                                            =============================
Shenim nga Fritz RADOVANI: Pra, mallkue njai bir Shqyptari, Qi ket gjuhë të Perendis, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s’ i a len ai fmis; Edhe atij iu thaftë, po, goja, Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; ... Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime, Nder kta vllazën shoq me shoq: Kush e danë me flak’ e shkrime... Dit’ e natë me grushta kresë, “profesora e akademikë”, të gjithë sa jeni... Me kongrese e faqe të zezë...
            Vazhdon Pjesa e XII.

            Melbourne, Prill 2017.

"Amza" e një dhimbjeje të madhe " Vajet e pranverës mashtruese" të Bajame Hoxha (Çeliku)

Image result for perparim hysi



Nga Përparim Hysi

Titulli i kësaj "eseje" është paksa metaforike. U mundova disi dhe them se duhet të kem qëlluar në shenjë. Kam lexuar qindra libra të autorëve të huaj dhe shqiptarë dhe, tek do ndalem të jap përshtypjet e mia pë romanin voluminoz të autores, mos e merrni se po zmadhoj apo si një supervlerësim timin. Ju them që në fillim: unë e kam lexuar edhe "Doktor Zhivagon" të Pasternakut, por edhe "Ariqeplagun Gulag" të Solzhenicinit dhe e di mirë që, si njëri edhe tjetri, kanë marrë Nobelin për veprat e tyre, por, pa u sugjestionuar fare prej tyre, e them hapur: ato ndjesi që kam përftuar duke lexuar këtë roman, nuk i kam ndjerë tek asnjëri prej tyre. Vuajtjet, privimet, genocidin, shfrytëzimin dhe fyerjet që kam hasur tek ky roman nuk i kam hasur kurkund.
Vetëm këtu, duke shfletuar nga faqja në faqe, mend e kam zënë me dorë si një send fizik: shtypjen,egërsinë, urrejtjen dhe, nëse ka ndodhur kështu, merita është e autores së romanit: BAJAME HOXHËS (Çelikut).

* * *
E quajta romanin "amëz", se, me të vërtetë, është i tillë. Autorja i ka hequr të gjitha mbi kurriz.Ajo është ulur dhe i ka hedhur në këtë"amëz",emër për emër; familje për familje dhe karakter për karakter. Zakonisht,"amzat" në shkolla veç gjeneraliteteve, kanë përbri dhe notat. Këtu janë gjeneralitetet dhe, për nota, janë cilësitë e karakterit.
Në këtë "amëz" të madhe janë të "regjistruara" të gjitha ato familje të nderuara brezash për fatet e Atdheut dhe, në këtë "regjistrim",en bloc, vuajnë të vetmin faj: kanë qenë kundër sistemit komunist që u vendos në SHqipëri.
Sikur të duash që të lakosh një për një, këta "lloj nxënësish", do të shohësh të tillë që kanë luftuar kundër fashizmit; kanë qenë të dënuar nga fashizmi dhe,sa u çlirua Shqipëria, filloi dënimi më i rëndë: burgosja, po se po, por ndryshe, fare ndryshe, bile më i gjatë dhe më i dhimbshëm: internimi me familje.
Autorja ka qenë e internuar jo pak, por plot 33-vjet. 33-vjet rrojti Krishti dhe, nëse Krishti u vu në kryq, kryqëzimi i Bajames dhe gjithë "nxënësve" të këtij romani, vazhdoi gjatë. Vazhdoi gjatë e çdo ditë si Krishti në kryq.
Nuk flas me apriori. Kur citova më lart dy nobelistët rusë, nuk e bëra pa qëllim. Enver Hoxha ua kaloi gjithë diktaturave të Lindjes duke e ngritur në apogje shfrytëzimin e të ashtuquajturëve armiq. Vetëm në faqet e këtij romani gjen skena rrënqethëse ku fëmijët vdesin për ujë. Jo kjo nuk është vdekje, po ngordhje.
- Aman, nëm pak ujë,- bërtet një nënë e internuar,se plasën dy foshnjat për ujë.
-Nuk të jap ujë unë, se je armike ti!!!
Dhe tek lexoj këtë pasazh kaq të dhimbshëm, me mendje bëj tutje nga FUSHA E QERBELASË, shekuj e shekuj më tutje, ku skena e dhimbeshme është po kështu:
"Ç'është ai që shkon kaluar/ikën si veriu/ me dy foshja në duar/ është ABAS ALIU/
"Shpie foshnjat në lumë/ se s'durojnë dot/ i ka marr etja shumë/ dhe po qajnë me lot/.
O Zot,- them me vete,- hajde dhe mos e beso, kur kjo histori kaq tragjike përsëritet në shekullin XX-të.
Në roman, sado që ngjarjet zënë e vërtiten, rreth një nacionalisti nga zona e Librazhdit, ISLAM DOBRA, ato u ngjajnë atyre rrathëve që krijohen kur hedh një gur pllakë mbi lumë. Rrathët sikur shumohen dhe, pas kësaj familje, zënë vend në roman dhjetra e dhjetra familje të tjera.
* * *
Natyrisht, çdo lexues që njeh sadopak historinë e Shqipërisë, ndeshet dhe me emra të njohur.Të familjeve të mëdha shqiptare dhe ,tek ndjek atë genocid të përbindshëm, mbushet me urrejte. Aty gjen familje të tilla,si: Previzët e Kurbinit; Markagjonët e Mirditës; Kupët e Merlikët e Krujës; gjen pinjollët e KOLGJINIT; të Bilal Kolës nga Mati; të AZIS BIçakut apo të Islam Allës; gjen Mirakët, gjen HOXhAJT e Gjakovës gjen... po ku mund t'i rreshtoj me të vërtetë. Janë një ushtri e madhe. Ushtri që i kanë hequr apo vazhdojnë që t'i heqin skalpin vetëm e vetëm se janë antikomunistë. Kur ballafaqosesh me këtë realitet kaq agravues dhe stresues njëherësh, të vjen në mend ajo që ka shkruar NIÇE nja 150 vjet më parë.Ai thotë:-Politika e ndan njerëzimin në dy klasa: njëra, pa tjetër, është armike. Armiq i quante sistemi të gjithë këta fatkeqë. Tek e vë në objektivin tim, gjithë dinamikën e jetës në roman, arrij në një përfundim të palujatshëm: të paktën , në SHqipëri, nga sistemi shtypës i "diktaturës së proletariatit", u përftua dhe një "rracë" tjetër njerëzish: rraca e armikut të klasës. Kjo "rracë" qe damka që përdorej në kohën e skllavopronarisë, mandej në holokaustin hitlerian dhe në kohën e regjimit diktatorial. - Je armik! E ke trashëguar këtë njëlloj si genin biologjik dhe lind, jeton dhe vdes si armik.
Nuk ka ndodhur kund ( të paktën në një mori librash që kam lexuar me këtë lloj teme) që të ndash fëmijët e mitur jo vetëm nga babai -armik, por dhe nga nëna. Tri fëmijë të Islam Dobrës ,ndahen ku qenë të internuar, nga e ëma, dhe lihen në mëshirë të Zotit( më i madhi prej tyre ishte 10-vjeç!!!). I kthejnë atje në fshatin e tyre në Librazhd vetëm e vetëm për t'i patur si "karem" për të zënë"armikun"Islam. Dhe pastaj themi ne, lexuesit:- Sa prekës që ishte ai romani i Arçibald Kroninit"Dhe yjet rrinë e vështrojnë"! Jo, mor, jo: ka më keq! Mjafton që ta lexoni dhe kini për t'u çuditur.

* * *
Kini për të parë që injoranca (aparati shtetëror me në ballë komunistët), demonstron forcë "intelektuale" para njerëzve me kulturë të mirëfilltë e poliglotë, të shkolluar në universitet më në zë të Perëndimit. Çuditesh që mu aty, tri km larg Lushnjes, në Savër, ka një "apel" të përhershëm për njerëz të "rrezikshëm". Sa çuditesh me terrorin, aq më shumë çuditesh me qëndrimin dinjitoz të këtyre "armiqëve". Asnjë përgjunjëje,asnjë "sytë e veshët" e mbretit dhe për të treguar se geni është gen dhe fara e mirë çan gurin dhe mbin, shikon se si rriten përmjet vuajtjesh e persekutimesh një skaljon i vërtetë trimash e trimëreshash. Ndodh që në çapat e para, pati dhe tentativa vetvrasjesh, por, en bloc, jo vetëm u kthyen në jetë, u përballën sy për sy me "armikun" përballë dhe, tek i ndjek në dinamik, i sheh si një blerim që të kënaq, pas një ngrice të madhe.
Kanë jetuar në baraka apo në shtëpi përdhese ku ç'bie nga jashtë, pikon brenda, por kur dalin në atë pak liri (pas punës të stërgjatë e të lodhshme), të çudisin se janë krejt të tjerë. Të tjerë në veshje (sado thjesht), të tjerë në paraqitje, fryt i një kulture tradicionale. Martohen e shtohen,brenda "rracës" së tyre, por dhe dasmat janë të tilla që të ngrjenë avdadanë.
Tek has këto pasazhe në libër, më vjen ndërmend, nobelisti francez, Anatol Frans. Ai, më duket, thotë:- Atje ku është vuajtja dhe mundimi, atje është fitorja dhe guximi! Dhe me të vërtetë kështu është. Sado që shtypen e shfrytëzohen, të internuarit, sikur blerojnë pak më ndryshe.
* * *
Ata, të internuarit, kohën e lirë e kalonin duke lexuar ose duke mësuar gjuhë të huaja. Organizonin mbrëmje dhe, kur shkonin në punë,edhe këndonin. Me tekst dhe kompozim nga ata. Sa për illustrim, mund t'ju bie ndonjë pasazh si ky:
"Çdo ditë mbledhim pambuk apo bar/ Në mbrëmje ngarkohemi si gomarë/ po neve morali nuk na bie, sado që kamzhiku na rri mbi krye/.../ Ballin lart me krenari/ Punojmë për ty, Shqipëri!...
Ose... lexoni:" Afërdita Skrami nga Vlora (është motra e aktores së madhe LIZA LASKA), shoqe e Margarita Tutulanit, vuantte internimin vetëm e vetëm se i kishte thënë "jo" një kërkesë nga një oficer madhor i diktaturës.
Natyrisht, nëpër faqe të romanit , has në burgosje politike me akuza të shpikura. Djali i Islam Dobrës, Shefqqeti, i rritur në kampe internimi burgoset me akuzë të rreme. Bën burg dhe, kur del nga burgu, i gjen fëmijët të rritur. Humbja e Lidës, çupës së tij, në vitet që sa erdhi demokarcia sikur të çon pas asaj thënies proverbiale:"Çdo gëzim tek jetimi?"
* * *
Kisha shumë për të thënë për romanin e Bajames, por kufijtë e një eseje i ka paksa sinoret të ngushta. As që do ta kisha mbyllur këtë shkrim timin, po nuk iu referova paksa dhe vendit të saj në këtë roman. Kur po shkruaj për të, më vjen ndërmend aktori holluwidian me origjinë shqiptare,XHIM BELUSHI; që dikur shkroi:- Unë kam bërë gjithë këto gjëra për njerëzit, përse mos flas pak dhe për veten time?
Dhe Bajamja, sado që sikur ka ndenjur në surdinë, ka disa faqe ku lëviz "lirshëm". Faqet ku ajo sikur"vizaton" dashurinë e saj me GANI HOXHËN, të lindurin"armik", me të vërtetë që mbresohesh. Sipas meje, një skenarist i mirë i ka të gjitha gati për ta vënë në ekran romanin e Bajame Hoxhës. Mjafton, të bëjë "krehjen" me syrin e skenaristit dhe,sakaq, kinematogarfia shqiptare do të ketë një film me metrazh të gjatë, i cili do të ketë vlera të epërme.
Kur po e mbyll, Bajamja me këtë roman ka bërë atë që thotë Borges:- Arti është si një pasqyrë që tregon tonën fytyrë!
Dhe fytyra e Bajames është e tillë që nuk duhet ta harrojmë:- Ajo ka sjell një roman ku duket açik fytyra e diktaturës.

Tiranë, 12 prill 2017







2017-04-11

Binomi Edi Rama – Aleksandër Vuçiç kundër Kosovës


Shkruan Prof.Dr. Islam Lauka



Ideja e hedhur në Samitin e Sarajevës (16.03.2017) për krijimin e tregut të përbashkët ballkanik po bëhet, gjithnjë e më shumë, objekt debatesh në kryeqytetet e gjashtë vendeve që parashikohen të përfshihen në këtë grupim, por edhe në qendrat e vendimmarrjes ndërkombëtare. Sipas Deklaratës së Përbashkët të pjesëmarrësve të Samitit, nisma synon lëvizjen e lirë, pa pengesa, të mallrave, shërbimeve, kapitalit, të fuqisë punëtore të kualifikuar, krijimin e një hapësire dinamike investimesh, etj. Është vendosur që kjo nismë të jetë pjesë e axhendës së Samitit të Triestes, që do të mbahet më 12 Korrik të këtij viti.

Midis protagonistëve të kësaj ideje po spikasin Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Të vetëshpallur si omnipotentët e Ballkanit, që mund të bëjnë breshërin dhe diellin në këtë rajon të trazuar, duket se në çështjen e krijimit të tregut ballkanik ata janë marrë vesh mirë dhe kanë bërë edhe ndarjen e punës për promovimin e kësaj ideje. Me gjasë, Vuçiçi, ka marrë përsipër që ta shesë atë në hapësirat e ish Jugosllavisë, ndërsa Rama, në botën shqiptare. Deri tani, Vuçiçi paraqitet si më i suksesshëm. Para pak ditësh, në një intervistë në gazetën, Politico, ai i ëmbëlsoi jugonostalgjikët me pilulën “tregu i përbashkët ballkanik është Jugosllavia e vjetër plus Shqipëria”.

Ndarja e roleve nuk kufizohet vetëm në promovimin e këtij projekti. Revista britanike, The Economist, “zbulon” se rolet janë ndarë edhe në funksionimin e tregut të përbashkët ballkanik. Ajo vë në dukje se aty Serbia do të ketë rolin që ka Gjermania në BE, pra lokomotivë e këtij organizmi. Ajo nuk shkon më tej për të sqaruar se cili do jetë roli i Shqipërisë, dhe i Kryeministrit “omnipotent” të saj. As nuk ka nevojë ta bëjë këtë gjë, sepse, mëse një herë, vetë Rama, duke folur per pajtimin shqiptaro-serb, i është referuar shembullit franko-gjerman. Pasi është “zbuluar” Gjermania në Serbi dhe Adenaueri te Vuçiçi, pjesa tjeter e ekuacionit del vetiu – Shqipëria është Franca dhe Rama, kush tjetër, veç vetë De Goli!

Të zhytur në delirin e tyre të madhështisë, Ramës dhe Vuçiçit nuk iu bëhet vonë për pakënaqësitë që ka ngjallur ideja e krijimit të tregut ballkanik tek “të vegjëlit” e rajonit tonë, Malit të Zi dhe Kosovës, sidomos tek kjo e fundit. Drejtuesit e saj më të lartë shtetërorë, Kryeministri, Isa Mustafa dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë shprehur qartë qëndrimin e Prishtinës zyrtare kundër kësaj nisme, si të papajtueshme me interesat e saj politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, si një “ambalazhim i ri i së kaluarës”, apo “një projekt i stilit rus”.

Qëndrimi i Vuçiçit është i kuptueshëm. Ai shpreh dhe mbron interesat kombëtare të shtetit serb, në kushtetutën e të cilit sanksionohet që Kosova është pjesë përbërëse e tij. Dhe që nuk lë gur pa lëvizur për të minuar pavarësinë dhe integritetin shtetëror të saj, si dhe për të penguar, me çdo kusht e me çdo mjet, anëtarësimin e saj në strukturat euroatlantike dhe në organizatat ndërkombëtare.

Po Edi Rama interesat e kujt mbron, duke promovuar e mbrojtur idenë e një projekti që është në kundërshtim të hapur me interesat jetike të Kosovës? A mos ka harruar që vetë ai ka firmosur “ Deklaratën e Partneritetit strategjik” midis Shqipërisë dhe Kosovës? Apo ai është për partneritet strategjik me Kosovën, në letër dhe më Serbinë, në vepër?

Nuk ështe hera e parë që Edi Rama dëshmon që problemet e Kosovës janë të huaja për t?. Ai nuk i njeh as nuk i kupton ndjeshmëritë e saj historike. Ai nuk e ka kuptuar dhe, duket se nuk ka për ta kuptuar kurrë, se çfarë kanë hequr shqiptarët e Kosovës nën sundimin e Beogradit, pavarësisht formës së atjeshme të regjimit.

Por nuk janë vetëm ndjeshmëritë historike që i bëjnë shqiptarët e Kosovës ta perceptojnë idenë e tregut të përbashkët ballkanik si kërcënim serioz të interesave të veta. Edhe analiza e ftohtë racionale i çon ata tek i njëjti përfundim. Serbia është shteti më i fuqishëm i Ballkanit Perëndimor, me territorin dhe popullsinë më të madhe, si dhe vendi më i militarizuar i rajonit. Nuk do shumë mend për ta kuptuar që pikërisht ajo do të dominojë në tregun e përbashkët ballkanik. Që do të thotë, se aty do të mbizotërojnë interesat e saj gjeopolitike dhe ekonomike, në dëm të të tjerëve. Në konceptin e Prishtinës, tregu I përbashkët ballkanik nuk e afron atë me BE-në, por me Serbinë; ai nuk iu hap rrugë mallrave të standardit europian, por atyre të standardit serb, të prodhuara qëllimisht për të mbytur tregun kosovar; para se të flitet për qarkullimin e lirë të trangujve e patateve, duhet të sigurohet lëvizja e lirë e njerëzve; nuk mund të ketë bashkim doganor a treg unik me atë që mohon ekzistencën tënde, si shtet. Analiza e ftohtë racionale duhet që edhe Tiranën zyrtare ta çojë në përfundimin se ky projekt, duke qenë kundër Kosovës, në të vërtëtë, është kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, në përgjithësi, pra është anti kombëtar.

Historikisht, idjea e dominimit ka shoqëruar çdo projekt ballkanik të Beogradit, pavaresisht, etiketimit të tyre, si federatë, konfederatë, aleancë ballkanike, bashkim doganor, a treg i përbashkët. Shqiptarët, kudo në Ballkan, i kanë provuar në kurrizin e tyre pasojat e rënda të projekteve serbe.

Dominimi i Serbisë në Ballkan, në thelb, do të thotë dominim i Rusisë. Beogradi është pajtuar me rolin e tij si instrument i ndikimit të Moskës në rajonin tonë, në këmbim të ndihmës së Kremlinit në çështjen e Kosovës dhe në faktorizimin e Serbisë në sytë e BE-së. Fakti që ideja e tregut të përbahskët ballkanik mbështetet nga Brukseli dhe disa kryeqytete europiane nuk ndryshon asgjë. Ky nuk është hapi i menduar e i pjekur i Brukselit të qetë, të dikurshëm, por hapi i nxituar i Brukselit të sotëm, në ankth dhe të kapluar nga kriza ekzistenciale. Nuk i qëndron kritikës ideja se tregu i përbashkët ballkanik e afron rajonin tonë më shumë me Bashkimin Europian. Më afër së vërtëtës është argumenti që tani Brukseli, më shumë, mendon për të larguarit ose ata që mund ta braktisin, se sa për anëtarësimin e të rinjve. Nuk i qëndron kritikës as ideja tjetër që, duke i dhënë Serbisë rol qëndror në Ballkan, pra duke ndarë me të një pjesë të përgjegjësisë për rajonin, Brukseli mund të çlirohet disi nga problematika ballkanike. Së pari, roli udhëheqës nuk dhurohet, por fitohet. Çfarë ka bërë Beogradi që të konsiderohet si udhëheqës i rajonit? Ka filluar 4 luftra në hapësirat e ish Jugosllavisë. Ka kryer genocid e spastrim etnik kundër popullsisë civile. Sot e kësaj dite, Serbia vazhdon të mos kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë, të mos zhdëmtojë dëmet e shkaktuara prej saj, të mos kthejë eshtrat e të vrarëve prej saj dhe të fshehura, po prej saj. Së dyti, Brukseli duhet ta dijë se ndarja e përgjegjësisë me Serbinë për problemet e Ballkanit, në fakt, është ndarje përgjegjësie me Moskën. Më saktë, është ndarje dominimi. Në mungesë të hapave konkretë të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ekziston rreziku real që peshorja e dominimit në rajon të anojë nga Rusia. Se çfarë “çlirimi” mund të sjellë dominimi rus në Ballkan, këtë mund të mos e dinë vetëm postmodernistët e Brukselit dhe Edi Rama.

Shërbimet e Ramës ndaj politikes së Beogradit dhe Presidentit Vuçiç kundër Kosovës nuk mbarojnë me kaq. Duke e paraqitur Tiranën zyrtare si nismëtare dhe mbështetësë të projektit për tregun ballkanik, nga njëra anë dhe, duke braktisur Kosovën në kundërshtimin e saj të vendosur të këtij projekti, nga ana tjetër, Kryeministri Rama i bashkohet tezës së Beogradit se ai mund të merret vesh me të gjithë shqiptarët, me përjashtim të atyre të Kosovës, se ata nga natyra, janë të këqinj, të papërgatitur e të paaftë për shtet. Kjo është edhe pikëpamja e Moskës, e cila Kosovën e konsideron “pseudoshtet artificial”, një nga burmet bazë të destabilitetit, bartës kryesor i potencialit konfliktues në Ballkan”. Shërbim më të mirë, as Vuçiçi, as Beogradi dhe as Kremlini nuk mund të prisnin nga shqiptari “i mirë”, Edi Rama.

Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni Parlamentar i Politikës së Jashtme, partitë politike, intelektualët e përgjegjshëm dhe shoq?ria civile duhet të ngrihen në këmbë për t’ia ndalur turrin Edi Ramës, i cili, në partneritet të plotë me Vuçiçin, nisur nga axhenda, ngushtësisht personale, kryesisht, për t’u shitur në Perëndim si liberal e pajtues i madh midis popujve, po punon intensisivisht kundër Kosovës. Qeveria shqiptare, Ministra e Jashtme, duhet të organizojnë konsultime, sa më shpejt të jetë e mundur, me Qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme të Kosovës, në Tiranë dhe në Prishtinë, për të dëgjuar pikëpamjet dhe argumentet e njëra tjetrës. Do ishte mirë që kjo çështje të shtrohet në mbledhjen e përbashkët të qeverive, jo për butafori, siç është vepruar në takimet e deritanishme, por për të diskutuar seriozisht e për t’u dhënë zgjidhje problemeve që nuk janë të pakta në marrëdhëniet tona dypalëshe. Qëllimi duhet të jetë që në Samitin e Triestes, Kosova dhe Shqipëria të shkojnë më qëndrim të unifikuar – kundër idesë së krijimit të tregut të përbashkët ballkanik, si një projekt që, në rrethanat e sotme, u shërben të tjerëve, jo interesave kombëtare e shtetërore të shqiptarëve.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri: Ja pse i thash ‘Klloshar’ shoferit të Aida Dërgutit


Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, kishte vendosur që para fillimit të seancës, të sqarojë se pse i ishte drejtuar një personi me fjalën ‘klloshar’, ditën kur po mbahej manifestimi për nder të Betejës së Koshares.


Beqiri thotë se nuk janë në fjalorin e tij ofendimet e tilla, por se nuk mundi t’iu rezistojë kësaj radhe, siç ai i ka quajtur provokimeve të rënda që iu bën nga shoferi i Aida Dërgutit.

Beqiri: Na provokoi shoferi i Aida Dërgutit

“Asnjëherë për afër këto 30 vjet në diskursin tim nuk ka qenë as nuk është fjalori që do të ishte denigrues. Por ne kemi pasur provokime të rënda dhe atë hiq më pak se nga vozitësi i Aida Dërgutit i VV-së, që unë e njoh. Na ka provokuar neve zyrtarëve të LDK-së dhe tjerat si kam dëgju, as s’kam dashur me ndëgju , se çfarë ka thënë vetëm një fjali se ‘çfarë keni lyp këtu, marre duhet me iu ardh’. Unë ia kam kthy ajo që keni ndëgju. Kjo ka qenë e tëra dhe ai zotnia punon këtu. Nuk kam dashur po ua them sepse në natyrën nuk e kam të tillë për me reagu ndaj njerëzve, që fatkeqësisht edhe vozitësit edhe militantët, s’po them i detyrojnë, nuk po them e ka detyruar dikush apo jo, po sillen kësisoj. Unë e them me përgjegjësi të plotë, po të ishte vozitësi im që provokon kundërshtarët politik dhe i fyen, ai një ditë s’kish punu me mua më. Kjo është e vërteta. Është e habitshme pas 18 viteve në liri, kundërshtarët politik kanë edhe njerëz që ofendojnë zyrtarë në këtë rast të LDK-së dhe zyrtarët e lartë të shtetit”, tha Beqiri.

Sekretari i LDK-së tregon se kohë të gjatë njihet me personin që e ofendoi, dhe se shprehet i habitur për ofendimet që ua bëri personi me emrin Dan Deliu atë ditë zyrtarëve të LDK-së.

Beqiri: Me Danin njihemi moti

“Dan kanë thanë e ka emrin. Por e njoh se Dani punon këtu. Dan Deliu, ndërkohë e kam marrë vesh, por e njoh sepse punojmë sepse jam qe 7 vjet në Kuvend, ai nuk është qe shtatë vjet. Më vjen keq ndoshta as ai se e kanë kapur emocionet. Sepse zakonisht disa njerëz kanë dëshirë kur ka masë me u tregu patriot. Dani edhe pse ne përshëndetemi është e habitshme. Nuk është punë falje. Më vjen keq nëse dikush ka mund të mos ndihet mirë nga ky komunikim. Ky s’ka pasur të bëjë fare me pjesëmarrësit. Ky ka qenë reagim për një mori provokimesh , që na kanë ndodhur nga ky punëtor dhe militant i VV-së. Nuk është në diskursin tim as në etikën time familjare dhe politike. Aq më shumë ne në LDK nuk shquhemi për fjalor sa e sa herë kanë lyp me ua kthye, këtë se kemi bërë dhe nuk e bëjmë“, tha Beqiri.

Kp të dielën ishte në Koshare dhe ka xhiruar momentin kur Ismet Beqiri i drejtohet një qytetari me fjalën ‘klloshar”. Në pamjet që ka kapur kameramani i KosovaPress shihet se dikush nga turma iu thotë zyrtarëve të LDK-së në mesin e të cilëve ishte edhe kryeministri Isa Mustafa se ‘sherri i xhipave të është bllokuar rruga për Koshare”. Asnjëri nga këta nuk flet përveç Beqirit i cili kthehet dhe i thotë personit: “A duhet me të pyet ty klloshar?”.

Beqiri sqaron se pse e quajti “klloshar” shoferin e Aida Dërgutit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka sqaruar videon e përfolur ku ai dëgjohet duke iu drejtuar një personi si “klloshar”, të dielën në Koshare.

Beqiri ka thënë se ajo fjalë nuk është në diskursin e tij por që sipas tij, ai ka reaguar ashtu pas provokimeve të rënda që i janë bërë atij dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit.

Beqiri ka thënë se personi që e ka ofenduar atë dhe zyrtarët e tjerë është personi Dan Deliu e që sipas tij është shoferi i nënkryetares së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.

Ai e ka quajtur të papranueshëm veprimin e personit të lartëcekur dhe ka shtuar se është e papranushme të ofendohen kundërshtarët politik në atë mënyrë.

Gjenerali i UÇK-së ,zt.Daut Haradinaj i vendosur: Mendoni mirë para se ta ekstradoni Ramushin në Serbi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjenerali Daut HaradinajDaut Haradinaj: Kam folë me vetëdije të plotë për luftë


Reagimi i përfaqësuesve diplomatik të akredituar në Kosovë, të institucioneve të Kosovës e shumë akterëve tjerë, ka bërë që deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj të sqaroi deklaratën e tij dhënë ditë më parë rreth reagimit që do të ndodhte në vend, në rast të ekstradimit të vëllait të tij, Ramush Haradinajt në Beograd.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se një deklaratë të tillë e ka dhënë me plotë vetëdije, porse ajo deklaratë është kapur për bishti dhe kujt i ka konvenuar ajo le të mbajë përgjegjësi.

Haradinaj theksoi se ka tendenca për ta destabilizuar këtë vend, derisa ua ka rikujtuar diplomatëve në Kosovë se e kanë gabim që po e mbajnë një njeri peng për qëllime të caktuara.

Haradinaj: Mendoni mirë para se ta ekstradoni Ramushin në Serbi

“Unë kam fol dhe përsëriti edhe një herë, duhet të kemi kujdes, sepse nuk luhet me kombin tonë. Nuk ka provokim më të madh se sa nëpërmjet një njeri ta destabilizimi i vendit. Nëse e kanë atë qëllim le t’i implementojnë ato agjenda diku tjetër. Këtë duhet ta dinë edhe diplomatët se po e mbajnë një njeri peng për qëllime të caktuara e që e kanë shumë gabim. Askush më shumë se sa unë vet nuk e donë paqen dhe stabilitetin e Kosovës, asnjë prej qeveritarëve serb nuk e kanë ruajtur as serbët e Kosovës, as monumentet historike as kulturore, por i kemi ruajtur vet se e kemi kulturë si shqiptarë. Ata që po tentojnë destabilizojnë e që janë udhëheqës në Beograd duhet me ditë mirë që nuk lëshojmë pe më. Përgjigjen e njëjtë do ta kenë siç e kanë marr 1998-1999. Kurrkush nuk na ka sjellë lirinë, e kemi fituar vetë me ndihmën e miqve tanë. Asnjëherë nuk kam thënë se duam spastrim etnik të Kosovës, por nëse me ndojnë që nëpërmes një njeri dhe me transferimin e tij në Beograd duhet t’ia vënë gishtin kokës, me pas kujdes, ata janë duke tentuar ta spastrojnë Kosovën, jo Daut Haradinaj. Nëse duan të luajnë me zjarr, atëherë puna e mbar u qoftë”, ka thënë Haradinaj.

Në pikën jashtë rendit të ditën pati edhe deklarime tjera. Deputeti i Vetëvendosje, Rexhep Selimi foli rreth projektligjit për transformimin e FSK-së në ushtri, duke e akuzuar presidentin e vendit se mashtroi opinionin kur nisi procedurat për themelimin e ushtrisë pa ndryshime kushtetuese. Selimi ka dhënë arsyet pse Kosova ende nuk ka ushtri, elementin kryesor të shtetësisë.





Daut Haradinaj: Kam folë me vetëdije të plotë për luftë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka mohuar se ka thënë që do të ketë spastrim etnik, por se Beogradi duhet të ketë kujdes, pasi është vetë ky shtet që po tenton ta spastrojnë Kosovën.

Haradinaj në seancën e sotme plenare ka thënë se kushdo që ka dilema se çka po ndodhë në Kosovë dhe rreth Kosovës, duhet ta kuptojë se ka tendenca që ka qëllime të destabilizohet Kosova dhe rajoni.

Ai ka thënë se nëse e kanë qëllim destabilizimin le t’i implementojnë diku tjetër, ata që janë në Beograd, pasi duhet ta dinë se sa herë të duan do ta kenë përgjigjen siç e kanë marrë në vitin 1998-99.

“E përsëriti edhe një herë e kam thënë me plotë vetëdije atë deklaratë. Por ajo deklaratë është kapur për bishti dhe kujt i ka konvenuar ajo le të mbajë përgjegjësi. Ata që sot krekosen për serbët e Kosovës, le të na tregojnë se si u bë vrasja e Pandes për t’ua lënë fajin shqiptarëve....Nuk kam thënë se do të ketë spastrim etnik por duhet ata në Beograd të kenë kujdes sepse janë ata që po tentojnë ta spastrojnë Kosovën, e në rast që po duan me luajt me zjarr, puna e mbarë iu koftë”, tha ai.

Ministrja për Dialog Edita Tahiri: BE-ja nuk duhet qortuar Daut Haradinajn, por Serbinë si burim i kërcënimeve

Republika e Kosovës ka dëshmuar të jetë faktor i besueshëm për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon përmes fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

Kështu tha ministrja për Dialog Edita Tahiri, sot pas raportimit me dyer të mbyllura para Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e cila theksoi se Kosova duhet të vazhdojë t’i përmbush obligimet e MSA-së në kuadër të obligimeve për zbatimin e marrëveshjes.

Mirëpo, sa i përket dialogut me Serbinë, ajo porositë që mos të ketë bisedime derisa të lirohet Ramush Haradinaj nga Franca, i cili, sipas saj, po mbahet padrejtësisht në Francë nga një flet arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Tahiri: Vetëm kur të lirohet Haradinaj do të vazhdojë dialogu me Serbinë

“Porosia ime është se në momentin kur hiqet pezullimi dhe ai do të ndodhë në kohën kur lirohet lideri i AAK-së Ramush Hradinaj atëherë Kosova duhet të vazhdoi të përmbush obligimet e Marrëveshjes së Stabilizim Ascociim në kuadër të atyre obligimeve janë edhe proceset e zbatimit të marrëveshjes… Unë besoi që do të lirohet Haradinaj, sepse po mbahet padrejtësisht në Francë dhe pastaj është parlamenti që duhet të marr vendimin e ri për heqjen e pezullimit”, theksoi Tahiri.

Ndërsa, për qortimet e bashkësisë ndërkombëtare për deklaratat deputetit Daut Haradinaj ndaj Serbisë, ministrja për Dialog Edita Tahiti thotë se Bashkimi Evropian e ka adresën e qartë ku duhet të bëjë kritika. Sipas tij, është Serbia ajo që vazhdimisht shërbehet me kritika kërcënuese nacionaliste de stabilizuese.

Tahiri tha se Serbia është ajo që vërtet shquhet me standarde të dyfishta, ku në njërën anë angazhohet për dialog, sepse i intereson të përparoj drejtë BE-së dhe në anën tjetër luan lojën e dualizmit me vonesa në zbatim të marrëveshjeve dhe me shkelje të tyre.

Tahiri: Bashkësia ndërkombëtare duhet të koncentrohet te burimi i kërcënimeve, jo ndaj Haradinajt

“Besoj se Bashkimi evropian duhet të koncentrohet aty ku është burimi I kërcënimeve serioze dhe nacionalizmi që shkojnë jo vetëm në dëme të paqes dhe stabilitetit në rajon. Por, po i ushqejnë edhe skenarët e rrezikshme gjeopolitike të Rusisë ku Serbia është bërë pjesë e skenarëve të rrezikshëm të ambicieve të Rusisë”, tha Tahiri.

Ajo ka shtuar se duhet parë edhe motivet përse janë dhënë këto deklarata.

Sipas Tahirit duhet kuptuar se Daut Haradinaj është vëllai i Ramush Haradinaj, jo vetëm ai, por të gjithë shqiptarët në Kosovë janë të prekur nga rasti i arrestimit të padrejtë të Haradinajt.

Tahiri: Deklaratat e Daut Haradinajt duhet të kuptohen si një reagim për padrejtësitë e Serbisë

“Unë po e them nuk duhet shumë me u marrë me ketë punë, deklaratat e Daut Haradinajt duhet të kuptohen si një reagim për padrejtësitë dhe si një reagim për papërgjegjësitë e Serbisë jo vetëm në raport me Kosovën, por në raport me gjithë rajonin Serbia vazhdon të ndërhynë dhe të synojë destabilizimin”, theksoi ajo.

Duke folur për MSA-në, Tahiri tha se procesi i Stabilizim Asociimit është i lidhur me dialogun e Brukselit, andaj edhe përmbushja e obligimeve të Kosovës ndaj dialogut të Brukselit gjithmonë ka qenë në mënyrë serioze dhe me kohë.

Sipas saj, edhe këto pesë vendet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, duke parë që Kosova po angazhohet për paqe dhe fqinjësi të mirë të dëshmuara në dialogun e Brukselit kanë votuar për MSA-në e Kosovës dhe për ardhmërinë evropiane.

Tahiri tha se sot në Komisionin Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit kanë diskutuar edhe një herë për të gjitha rezultatet e dialogut me Serbinë dhe për të gjitha obligimet që Kosova i ka përfunduar.

Natyrisht, ajo tha se kanë diskutuar edhe për fushat ku ka ngecje Kosova dhe që janë pasojë e bllokimeve dhe dështimeve të Serbisë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...