2017-04-20

Familja e Xoxajve nga Voskopoja bëri emër të madh në Fier


Sikurse disa familje të tjera, të cilat lanë Voskopojën, pas prishjes së saj dhe u vendosën në tokat e buta dhe të begata të Fierit, edhe Xoxajt, së bashku me shumë familje të tjera sipas dëshmive të historianëve dhe pleqve të vjetër, transmetuar gojë pas goje, ndër brezat e tyre janë vendosur në lagjen “Kishë” të qytetit të Fierit, së bashku me shumë familje të tjera si Vërriaj, Papaj, Pogaçe, etj.

Shpërngulja e Xoxajve

Historiani i vjetër fierak Hysen Emiri në librin e tij “Historia e Fierit” rrëfen se si djemtë dhe burrat e rinj fierakë, mblidheshin në oborrin apo tokat e Loni Xoxës, mbrëmjeve për orë të tëra.

“Loni rrëfen Emiri ishte njeri i ndershëm i drejtë dhe plot jetë. Rreth tij mblidheshin mbrëmjeve burrat dhe djemtë e fshat-qytet Fierit”.

Shpërngulja e Xoxajt dhe fiseve të tjera është bërë fill pas fisit Papuçiu, e cila daton rreth viteve 1770, atëherë kur në Fier, nuk kishte më shumë se 200 shtëpi.

Gjeneza e Xoxajve

Donika Xoxa, një nga nuset e Xoxajve dhe pikërisht Sotiraq Xoxës, ish-mësues dhe inspektor i arsimit (edhe kjo mësuese tashmë në pension), rrëfen gjithë gjenezën e fisit të Xoxajve, i cili njihet në Fier nga emri i dëshmorit të ri 22-vjeçar, Andon Xoxës, emrin e të cilit e mban një shkollë 9-vjeçare në qendër të qytetit të Fierit.

Në shtëpinë e saj njëkatëshe, tradicionale, mbushur plot pemë frutore dhe lule, Donika tregon se tashmë Xoxajt kanë mbetur pak dhe disa familje që kanë mbetur jetojnë në Tiranë.

Gjithsesi ajo tregon se Xoxajt veç veprimtarisë së pakursyer në luftë, njihen sidomos për veprimtarinë e tyre në arsim, madje edhe në art si Jakovi dhe i biri i tij Agroni.

Bushi dhe Sotiri

Të parët e Xoxajve që u vendosën në Fier

“Mesa mbaj mend unë nga rrëfimet e më të vjetërve, tregon Donika 70-vjeçare, Xoxajt, të cilët kanë ardhur nga Voskopoja kanë qenë dy vëllezër, Bushi dhe Spiro. Fillimisht ata u vendosën në lagjen 'Kishë', por kanë toka bujqësore sidomos në Radostinë. Nga mbiemri ynë ka marrë emrin edhe toponimi Radostinë-Xoxa, fshat pranë fshatit fqinj Radostinë-Fasko, ku ende ekzistojnë tokat bujqësore të blera nga Xoxajt", tregon Donika.

Bushi, i pari i Xoxajve lindi një djalë dhe një vajzë Lonin dhe Julian. Loni Xoxa punonte në kohën para Luftës Nacional Çlirimtare dhe gjatë saj si sekretar në Bankën Di Napoli. Pas martesës Loni lindi dy djem dhe një vajzë, Jorgji, Sotiraqin dhe Uraninë.

Jorgji Xoxa së bashku me Andon Xoxën (kushëri i parë i tij) u morën intensivisht me Luftën Nacional Çlirimtare.

Jorgji ishte kryetar i parë antifashist gjatë Luftës Nacional Çlirimtar, ndërsa Sotiraqi pas luftës ishte ndër mësuesit e parë të gjuhës shqipe në Fier.

Në trungun e familjes së Xoxajve veç Lonit, ishin edhe dy kushërinjtë e parë të tij Uani dhe Nasi.

Uani lindi dy djem, Andonin, i cili ra dëshmor në Luftën Nacional Çlirimtare për çlirimin e Pogradecit dhe Petraqi, i cili ishte mjek.

Ndërsa vëllai i Uanit, Nasi edhe ky lindi dy djem, Alekon dhe Jakovin, shkrimtarin e madh të njohur për romanin e tij tipik “Lumi i vdekur”.

Jakovi pas martesës lindi dy djem, Arbenin muzikant dhe studiuesin Agron Xoxa, tregon për fundin e pemës gjenealogjike

Donika nusja e Sotiraq Xoxës, duke saktësuar se nga trungu i Spiros, vëllait tjetër që mbërriti me Bushin nga Voskopja, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë trashëgimtar.

Donika pohon se vetë ka dy vajza dhe një djalë, Dritën, mësuese dhe Bardhën nëpunëse poste, ndërsa djali Leonardi është mësues. Po kështu edhe nusja e tij Marjana Xoxa, është pedagoge e pianos në liceun artistik “Jakov Xoxa” dhe dirigjente.

"Kështu mësuesinë ne Xoxajt e kemi zanatin tonë", thotë Donika, në shtëpinë e së cilës ka 4 mësues, burri, vet ajo, djali dhe nusja.

Jakov Nasi Xoxa (1923-1979)



Jakov Xoxa, djali i xhaxhait të Andonit ka lindur më 1923 në qytetin e Fierit në familjen e Xoxajve.

Veprat e tij do të mbeten kurdoherë në tabanin e letërsisë.

Për punën e tij të palodhur, për aktivitetin e tij letrar në vitin 1970 nderohet me “Çmimin e Republikës së shkallës së parë” dhe urdhrin “Naim Frashërti të klasit të dytë”.

Në vitin 1975 dekorohet me urdhrin e "Flamurit të kuq të punës të klasit të parë".

Para luftës

Mësimet e para i mori në Fier dhe më pas në Vlorë, Kavajë dhe Berat, qytetet në të cilat familja ishte e detyruar të endej sepse ashtu e kishte natyrën e punës i ati Nasi, i cili ishte magazinier kripe.

Vitet e fëmijërisë së tij përkojnë me regjimin e monarkisë zogiste.

Ishte 13 vjeç, atëherë kur u shtyp me gjak nga kryengritja e Fierit dhe Jakovi bënte punë të ndryshme si çirak në familjen e madhe tregtare Papa, në farmacinë e vogël të qytetit etj. Në këtë kohë shkoi për të vazhduar studimet në liceun e Korçës, më vonë vazhdoi shkollën normale të Elbasanit, por e ndërpreu sërish dhe shkollën e mesme e mbaroi vetëm pas çlirimit të vendit në Tiranë.

Pushtimi fashist ngriti një valë të re zemërimi në zemrën e Jakovit të ri. Duke ndjerë nga afër hallet e popullit, duke kuptuar në thelb demagogjinë fashiste, i pajisur me një shpirt të pastër, u hodh në radhët e Lëvizjes Nacional Çlirimtare, si aktivist në grupin e të rinjve dhe më pas anëtar i organizatës së rinisë antifashiste, ai ngarkohej me detyra të ndryshme, në

Fier, Vlorë dhe Tiranë.

Nga fillimi i vitit 1943 doli partizan. Këto vite dhe të tjerat, pas çlirimit, Jakovi përpiqej ti pasqyronte në gazetën lokale “Përpjekja e rinisë”.

Pas luftës

Në dhjetor të vitit 1947 filloi studimet e larta në Jugosllavi për ti vazhduar më pas në Sofje.

Pas mbarimit të shkollës së lartë në 1952 kthehet në atdhe dhe fillon punën në Institutin e Shkencave.

Në vitin 1953 punon si redaktor i gazetës "Zëri i rinisë" ku

drejtonte rubrikën e “Tribunëve së letrarëve të rinj”.

Në vitin 1957 u emërua pedagog në universitetin e Tiranës në lëndën e teorisë së letërsisë.

Në vitin 1958 botoi vëllimin e dytë në prozë të shkurtër “Novela”. Në 1949-1950 botoi dy drama ”Buçet Osumi“ dhe ”Zemra”.

Pas botimit të novelave i pajisur tashmë me përvojë artistike duke pasur një kulturë të gjerë në fushën e letërsisë, dhe si një njohës i mirë i gjuhëve të huaja me këmbënguljen që e karakterizonte ju përvesh punës për hartimin e teksteve të teorisë së letërsisë për studentët e shkollave të larta, të cilat shquhen për nivel të lartë stilistik dhe gjuhësor.

Në vitin 1957 Jakov Xoxa fillon të punojë për romanin “Lumi i vdekur” ku vite me radhë jetoi për një kohë të gjatë me myzeqarët, ku ai bridhte fshat më fshat, shtëpi më shtëpi ku natën kthehej në dhomën e tij në Muzeun Arkeologjik të Apolonisë ku punonte deri vonë.

Në vitin 1961 u botua në revistën “Nëntori” varianti i parë i “Lumit të vdekur”.

Në vitin 1971 botoi “Juga e bardhë” ndërsa deri në ditët e fundit të jetës së tij punoi në dorëshkrimin e “Lulja e kripës”, të cilën fatmirësisht e përfundoi, por që u botua pas vdekjes

së tij në 1979.

Jakov Xoxa mendonte të shkruante edhe dy romane të tjerë për të plotësuar ciklin e vet të romaneve të konceptuar në formën e një iksi ("x").

Vdiq më 17 shkurt të vitit 1979 prej një sëmundjeje të rëndë.

Irena Mërtiri

Andon Uan Xoxa (1922-1944)

Dëshmori 22-vjeçar që u vra për çlirimin e Pogradecit

Andon Xoxa ka lindur në lagjen “Kishë” të qytetit të Fierit në janar të vitit 1922 në një familje të mesme për nga gjendja ekonomike, por tepër patriotike dhe liridashëse.

Më 30 qershor të vitit 1935 mbaroi shkollën fillore në qytetin e lindjes. Pas vitit 1935 babai i tij Uani e regjistroi në shkollën e mesme tregtare të Selanikut në Greqi.

Pushtimin fashist, ashtu si Xoxajt e tjerë dhe familjeve të tjera atdhetare Andoni e priti me urrejtje të madhe dhe për këtë qëllim ndërpreu studimet. Jo vetëm kaq, por ai mori pjesë intensivisht në veprimtarinë antifashiste dhe për këtë qëllim fashistët e arrestuan në prill të vitit 1942 dhe në janar të vitit 1943 e liruan.

Pas kësaj veprimtaria e tij ilegale nuk kishte më kuptim. Ai doli partizan në prill të vitit 1943 dhe fillimisht u inkuadrua në Brigadën e I sulmuese. Luftoi me heroizëm deri në 18 prill të vitit 1944 ku ra heroikisht në luftë për çlirimin e qytetit të Pogradecit, në moshën 22-vjeçare.

Nga Flori Bruqi : Nesër në Prishtinë përurohet romani i Jakov Xoxës “Lulet e Kripës”

Romani “Lulet e Kripës” i Jakov Xoxës promovohet nesër

Nesër (21 prill 2017), në orën 12:00, në Institutin Albanologjik mbahet përurimi i romanit dyvëllimësh "Lulet e kripës" (i plotësuar dhe i ripunuar) të autorit të njohur, Jakov Xoxa.

Për romanin "Lulet e kripës" dhe në përgjithësi për veprën letrare të Jakov Xoxës, do të flasin:

Akad. Rexhep Qosja,Akad. Nasho Jorgaqi,Prof. dr. Agim Vinca,Prof. dr. Shefkije Islamaj dhe

Prof. dr. Hysen Matoshi.

Në përurim, të pranishëm do të jenë edhe familjarë të shkrimtarit Jakov Xoxa.

*****


Jakov Xoxa u lind në Fier, më 15 prill 1923. shkollimin fillor e mori në Fier, Vlorë, Berat, pasi familja e tij lëvizte sëbashku me të atin, që ishte punonjës I thjeshtë. Shkollimin e mesëm e filloi në Liceun e Korcës, e vazhdoi në Elbasan dhe e përfundoi në Tiranë, pas Luftës së Dytë botërore. Për arsye ekonomike ka bërë punë të ndryshme që në moshë të re. U lidh herët me luftën kundër fashizmit: më 1943 doli partizan. Studimet e larta i ndoqi një vit në Beograd, por i mbaroi në Sofie për gjuhën dhe letërsinë frënge. Ka punuar në Institutin e Shkencave dhe te gazeta Zëri i Rinisë. Shumë vjet ka qenë professor i teorisë së letërisë në Universitetin e Tiranës. Në këtë periudhë shkroi disa tekste universitare për teorinë e letërsisë. Më pas ka qenë shkrimtar në profesion të lirë. Jakov Xoxa, një pjes të madhe të jetës e ka kaluar në Myzeqe, ne Pojan dhe Apolloni dhe po aty ka shkruar veprat e tij kryesore. Ai jetonte në Myzeqe për shkak të bindjeve të tij realiste. Trevat dhe njerzit e Myzeqesë kanë qenë njerzit objekt i përhershëm i krijimtarisë së tij.


Po ato, nuk mund të pasqyroheshin me realizëm dhe vërtetësi, sic kërkonte estetica realiste, pa njohjen e tyre të drejtpërdrejt.


Të jetuarit e tij në Myzeqe ishte pjesa e procesit të krijimit letrar, sepse, me njohjen e problemeve dhe të tipave të jetës, pikërisht, atje zinte fill edhe frymëzimi, edhe krijimi i tij. Jakov Xoxa e kuptonte realitetin e jetës si element të fuqishëm krijimi.
Reagiteti, shkruante ai, jep lëndën; problemet, temat, idetë, konfliktet, tipat, karakteret, atmosferen etj., pa të cilat nuk mund të ketë krijim realist. Kurse fantasia e shkrimtarit, sipas tij, e merr fuqinë e vërtetë nga reagiteti, nga jeta. Por jeta bëhet pjes e vetëdijes dhe e përjetimit të shkrimtarit, bëhet objekt i krijimit të tij vetëm duke e njohur nga afër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ja, pse Jakov Xoxa jetonte dhe punonte vazhdimisht në Myzeqe. Vdiq më shkurt 1979, në Budapest, pas një sëmundje të pashërueshme.



Mjeshtri i rrëfimit epik

Botimet e para latrare të Jakov Xoxës janë në vitin 1945 në gazeta. Ka botuar regime, novela, drama dhe romane.

Veprat kryesore:

1- Novela, 1949
2- Novela, 1958
3- Lumi i vdekur, roman 1965
4- Juga e bardhë, roman 1971
5- Lulja e kripës, (vëll.I 1980, vëll II 1981, roman pas vdekjes).

Ndihmesat kryesore të tij janë në llojin e romanit, të cilat qëndrojnë në themelet e romanit realist shqiptar, edhe si përvojë krijimi, edhe si vlera latrare.
Romanet e tij dallohen në letërsinë shqiptare për pikëvështrimin e gjerë ndaj jetës dhe vërtetësinë e paraqitjes së saj, për larminë e madhe të personazheve, për origjinalitetin dhe karakterizimin e theksuar realist të tyre, për linjat e shumta të veprimit dhe simetrinë kompozicionale, për begatinë gjuhësore, që ushqehet mjaft në të folurën popullore etj.


Por disa nga veprat e tij nuk mund t’u shpëtonim dot skemave të realizmit socialist.
Jakov Xoxa ishte shembull i shkrimtarit që e punonte dhe e ripunonte veprën deri në cakun e fundit të mundësive të tij. Ai e punonte atë me kujdesin më të madh dhe në gjithëcka: si në figurat themelore ashtu edhe në hollësitë e saj. Dhe, po ashtu, e ripunonte shume herë, derisa gente trajtën më të mirë. Lexuesi, thoshte Jakov Xoxa, nuk do të dijë fare se sa lodhet shkrimtari dhe as nuk do t’ia dijë se sa kohë e mban ai veprën e tij në dorë për ta punuar. Lexuesi cmon vetëm veprën, prandaj gjithë mundi i shkrimtarit përmblidhet te veprat e saj. Me dhuntitë e tij të rralla si prozator dhe po aq me punën e tij krijuese të jashtëzakonshme, Jakov Xoxa mbetet një nga mjeshtrit e shquar të rrëfimit të gjerë epik në prozën shqipe. Romani i tij më i rëndësishëm është Lumi i vdekur.

Personazhet – shëmbëlltyra të tipeve shoqërorë

Lumi i vdekur në letërsinë shqiptare shquhet sidomos për gdhendjen realiste të personazheve dhe për larminë e tyre. Në këtë roman ka një varg personazhesh të gdhendura me realizëm dhe vërtetësi. Të tillë janë: Pilo Shpiragu, Koz Dynjaja, Sulejman Trafili, Vita, Suat bej Vërdhoma, Lip Gjanica, Adili etj. Disa prej tyre si, p.sh., Pilo Shpiragu, Koz Dynjaja, Vita janë të plotë dhe arrijnë në shkallën më të lartë të personazheve realiste në prozën shqipe. Ato dallohen për karakterizimin botëkuptimor, psikologjik dhe ndjenjësor. Secili prej tyre, sic ngjet në romanin realist, shëmbëllen një tip shoqëror, me botëkuptim, psikologjinë, ndjenjat, mëndësitë karakteristike me gjuhën e vecantë etj. Nëpërmjet atyre janë shëmbëllyer disa nga tipat kryesorë të jetës shqiptare për të cilët rrëfehet.
Personazhi i Pilo Shpiragut është shëmbëllimi i tipit të fshatarit pa tokë, pa mbrojtje shoqërore dhe pa vetëdije shoqërore. Personazhi i tij është i plotë dhe i shumanshëm, me kundërshti të forta në vetvete, me lëkundje dhe zigzake të mëdha. Ai karakterizohet sidomosnëpërmjet dialogut dhe monologut, që gati janë të barazvlefshëm, por karakterizohet edhe nëpërmjet rrëfimit dhe përshkrimit. Dialogu dhe monologo dramatik, duke nxjerr në sipërfaqe thellësit e mbyllura të psikologjisë së tij, zbulojnë kundërshtitë, lëkundjet dhe zigzaket e tij të brendshme. Në dy rrethana të ngjashme, p.sh., Pilo Shpiragu mban dy qëndrime të kundërta. Këto dy qëndrime janë dhe skajet e lëkundjeve të tij të mëdha.

Rrethana e parë: ai plagos Veli bej Vërdhomën, që tentoi të cënonte nderin e së shoqes së tij. Ky është shkaku që beu, pronar i tokës, e dëbon atë familjarisht nga fshati Grizë. Për të ruajtur nderin dhe dinjitetin, Piloja merr përsipër të përballoj dëbimin nga fshati, që ishte shkatërrimi ekonomik më i madh. Në rrethanën e parë, Pilota pranon të mbetet pa mjete pune dhe jetese, por të ruaj nderin dhe dinjitetin.

Rrethana e dytë: pas shumë stërmundimesh, kur tregtarët Gjanica i heqin përsëri nga dora të gjitha mjetet e punës dhe të jetesës, familja e Pilos mbetet edhe më keq. Në mes të këtij shkatërrimi të plotë ekonomik, shpreson te ndihma e Suat bej Vërdhomës, që e shihte si të vetmen mundësi shpëtimi. I përhumbur në arsyetime pa rrugëdalje, e shpie të bijën shërbëore te Suat bej Vërdhoma, megjithëse në fshat njiheshin babëzitë e tij epshore. Në rrethanën e dytë, përball vështirësive ekonomike të pakapërcyeshme, Pilota e ka humour krenarin e dinjitetit, madje e ka humour edhe ndjeshmërinë ndaj nderit. Karakteri i tij krenar fillon te epet, morali i tij i lartë bie. Ai mbërrin, kështu, në prag të bjerrjes morale, por nuk është rrëzuar.
Mjerimi ekonomik, si forca shkatërruese më e madhe, rrëzikon moralin, dinjitetin dhe personalitetin njerëzor.
Personazhi i Pilos karakterizohet edhe nëpërmjet përshkrimit realist të portretit të tij të jashtëm, bie fjala, nëpërmjet përshkrimit konkret të shtatit, fytyrës, gjesteve, veshjes etj. Prandja figura e tij, e karakterizuar me realizëmtë thellë dhe me vërtetësi të madhe, është shëmbëlltyrë e gjallë e fshatarit të asaj kohe.
Personazhi i Koz Dynjasë është shëmbëlltyrë e tipit të fshatarit pa tokë, me vetëdijë shoqërore kryengritëse dhe të indoktrinuar me idetë comuniste. Prandaj edhe ndryshimet shpqërore dhe ekonomike i pret me dhunë, me revolucion si në Rusi. Mënyra kryesore e karakterizimit të tij është e folura ironie që përdor ndaj kundërshtarëve. E folura e tij ironie shpreh jo vetëm përbuzjen, por edhe epërsinë e tij mentore dhe morale ndaj Suat bej Vërdhomës, qehallarëve etj.
Personazhi i Vitës është një tërësi ndjenjash, prandaj gati receptohet nëpërmjet ndjenjave të saj si një heroinë sentimentale. Ajo më tepër përjeton dashurinë sesa jeton me mundimet dhe vuajtjet e përditshme. Prania e saj ndihet e fortë në krejt romanin, kurse bëmat dhe sjelljet shihen më pak. Zgjimi I ndjenjavedashurore shkon krahas zhvillimit femëror dhe zbukurimit të saj, aq sa duket sikur dashuria e zhvillon dhe e zbukuron atë. Përshkrimet për zgjimin e saj dashuror dhe zhvillimin femëror janë ndër më emocionueset dhe të rralla në prozën shqipe. Edhe marrëdhëniet e saj me të tjerët, kryesisht, janë marrëdhënie ndjenjash. Si bijë vuan dhimbjen e madhe për vdekjen e parakohëshme të së ëmës, si motër provon herëtdhembshurinë për vëllanë dhe motrën e vogël jetime; si vajzë e sinqert dhe pa paragjykime përjeton thellë dashurinë erotike për Adilin.
Dashuria për Adilin njëjtësohet me vetë jetën e saj, me kënaqësit sublime, me bukurinë dhe lumturinë e jetës.
Vita, gjithashtu, është simbol I pasioneve rinore të vrullshme dhe të pandalshme, është simbol I dashurisë që cel edhe në kënetën e jetës, edhe në mes të fanatizmit, symbol I gëzimit dhe I përtëritjes së jetës; simboli I femrës që ngacmon erotikisht njerëzit dhe poetizon krejt mjedisin.
Në karakterizimin tepër dallues të personazheve një rol të madh luan gjuha dhe e folura e tyre. Si fjalori që përdorin, ashtu edhe mënyra e të folurit, përputhet me botëkuptimin dhe gjendjen e tyre shoqërore, me veprimtarinë jetësore, me ndjenjat, mëndësitë, karakterin, pasionet e tyre etj. Personazhi I Pilo Shpiragut, p.sh., ka fjalorin e kufizuar të fshatarit të pa shkollë dhe të pa dalë nga fshati, vetëm me fjalë të jetës fshatarake. Me natyrën e tij të mbyllur në vetvete, për shkak të pasigurisë të përhershme dhe të mosbesimit ndaj të tjerëve, Piloja flet pak, shkurt dhe në mënyrë të prerë. Si mëshirim I fshatarit të mencur e të matur, I formuar me filozofinë praktike të jetës, shpesh dialogun me shprehje të përpunuara në trajtën e fjalëve të urta. E folura e tij, në një masë, është e ngurtësuar, sepse është e trashëguar bashkë me mënyrën e jetesës, mëndësit dhe zakonet.
Suat bej Vërdhoma, që është shëmbëlltyrë e një tipi të shtresës së lartë të bejlerëve, ka një fjalor të larmishëm. Ai flet pëer bujqësinë, shtetin, ligjet, zakonet, kurthet, mashtrimet, qejfet, seksin etj., që janë edhe interesimet e tij. Si mishërim I pronarit sundimtar, e folura e tij zakonisht është në trajtën e urdhërit, por edhe me shprehje fyese ndaj bujqëve, rojave dhe vartësve. Kurse si mishërim I tiranit djallëzor të fshatit, përdorë fjalë me nënkuptime, herë nxitëse dhe mikluese, herë ndaluese dhe fshikulluese.
Personazhet e Sulejman Tafilit, Adilit dhe personazhet e tjera të familjes kosovare dallohen edhe më tepër prej të folurës së tyre në dialektin geg. E folura e tyre në gegërisht ringjall përkatësinë krahinore dhe, krahas saj, zbulon traditat, zakonet dhe mendësitë e tyre. Gjuha e këtyre personazheve është më e thukët, por me rrjedhë të njëtrajtshme, plot shprehje karakteristike dhe fjalë të urta. Kështu, Jakov Xoxa, në letërsinë shqiptare, mbetet nga mjeshtrit e karakterizimit të theksuar të personazheve nëpërmjet fjalës së tyre. Personazhe të tilla realiste, kaq të ngjashme me tipat e njëmendtë të jetës, sic janë te Lumi I vdekur sjellin me vërtetësi jetën e gjallë të kohës për të cilën rrëfehet.

Dramatizimi – nderje emocionale

Lumi I vdekur ka një dramatizëm të theksuar. Ai përftohet prej konflikteve të forta ndërmjet personazheve.
Personazhet kryesore, zakonisht, janë disa konflikte njëherësh, prandaj secili prej tyre është hero I një drame më vete. Kështu, romani përbëhet nga një varg dramash të forta të lidhura me njëra – tjetrën. Familja Shpiragu, bie fjala, është në disa konflikte njëherësh me rrethin shoqëror dhe, po ashtu, brënda kësaj familjeje ka disa mikrokonflikte.

Mbishtresa simbolike, shenjë e stilit modern

Lumi I vdekur ka edhe një mbishtresë simbolike, që e rrit ndjeshëm shprehinë e tij. Lumi, rruga, qerrja, rrotat e qerres nuk janë vetëm objekte kryesore të romanit, por janë dhe simbole. Fjala e parë e titullit është lumi, që në kuptimin më të përgjithshëm, simbolizon rrjedhën e kohës, e cila shkon pa kthim, rrëmben dhe fshin gjithcka. Kurse në kuptimin më konkret simbolizon rrjedhën e jetës shqiptare të kohës që rrëfehet. Titullohet Lumi I vdekur, sipas një hidronimi të njëmendtë në Myzeqe. Rrjedha e jetës shqiptare përngjasohet kështu me Lumin e vdekur. Lumi I jetës shqiptare, sipas shëmbëlltyrës së romanit, është edhe ai I vdekur dhe I shterur, me tërë atë mjerim e varfëri, prapambetje, padituri dhe mungesë të ardhurash për të jetuar. Dhe, po ashtu, vërshimi I papritur I Lumit të vdekur, që përmbyt gjithcka, përngjan me shkatërrimin e përgjithshëm e të papritur që sillte kriza ekonomike e atyre viteve, si dhe lufta që sapo kishte filluar.
Qerrja shtëpi me të cilën mbartet familja e Pilo Shpiragut nga Griza në Trokth, d.m.th. nga fshati I dëbimit në fshatin e shpresës, është shenja e një qëndrueshmërie, e një bashkimi të fortë familjar, që mund t’I përballojë vështirësitë e reja. Ndërsa qerrja- - shtëpi në rrugën e madhe simbolizon vazhdimësinë e jetës dhe të shpresave, por edhe vazhdimësinë e varfërisë së skajshme, të pasigurisë dhe të vuajtjeve.
Në Pyllin Mbret, që është vendi I kuajve të egër, strehoen të dashuruarit e arratisur, Vita dhe Adili. Pylli Mbret është symbol I hapësirës së lirisë shoqërore dhe morale, I dashurisë së pastër e të pakërcënuar, është pylli I ëndrrave dhe I shpresës.
Kapja e kuajve të egër në Pyllin Mbret është një alegori për plojën e Luftës së Dytë Botërore, që po afronte. Kapja në lak e kuajve të egër, alegorikisht është kapja e dhunshme e njeriuttë lirë në lakun e ushtrisë dhe luftës.
Apolonia, qyteti I lashtë Ilir, me gjetjet arkeologjike ringjall lashtësinë e panjohur prej vetë shqiptarëve; ringjall lashtësinë e keqpërdorur nga padituria e tyre.
Edhe qeleshja e Adilit në shumë rrethana ka funksion simbolik, madje është simboli më emocional. Ajo është sinjal I ngacmimeve dashurore të Vitës. Por, është edhe sinjal I shqetësimeve atërore të Pilos, sic është dhe ngacmues I fanatizmit dhe I xhelozisë së vëllait, Llazit. Dhe, herë pas here, ajo është shkëndija që ndez thashethemet, mërinë, dashamirësinë, rivalitetin, ose lakminë për Vitën. Qeleshja e bardhë, që përngjan me dëborën veriore të Kosovës, prej nga kanë zbritur tafilajt krenarë, është metonimi simbolizues e disa tipareve kryesore të vetë personazhit që e mban. Shfaqja e qeleshesriaktivizon emocionet që shkaktohen prej cilësive dalluese të Adilit, sikurse janë: burrëria, dinjiteti I pacënueshëm, besa, krenaria e tepruar, vetëpërmbajtja, sinqeriteti e naiviteti, tradicionalizmi e fanatizmi. Në sytë e Vitës, qeleshja herë – herë, shfaqet si një ëndërr e bukur e dashurisë, por e largët dhe e paarritshme. Prandaj, qeleshja e bardhë shkakton vazhdimisht ngacmime emocionale të ndryshme.
Mbishtresa simbolike është një nga shenjat e stilit modern bashkëkohor, që ndërfutet në stilin realist të Jakov Xoxës. Në këtë tërësi simbolike veprojnë edhe parashenjat, që janë një vecori tjetër e stilit të tij.

Pasuria e madhe gjuhësore

Lumi I Vdekur vecohet në prozën shqipe edhe për pasurinë e madhe gjuhësore. Pasuria e madhe gjuhësore vjen te Lumi I Vdekur, si një roman tjetër, nëpërmjet të folurës së personazheve, kanë rrjedhë gjerësisht jo vetëm burimet popullore të toskërishtes, por edhe të gegërishtes.
Fjalori I tij është shumë I begatë. Në të janë përdorur të gjitha strukturat leksikore: fjalët e pafundme të përdorimit të përditshëm, profesionalizmat bujqësore dhe blegtorale, krahinorizmat, historizmat, barbarizmat etj.
Krahinorizmat, edhe një pjesë e profesionalizmave bujqësore, krijojnë ngjyresën e njëmendtë të vendit të ngjarjeve, d.m.th. ngjyresën krahinore të Myzeqesë. Historizmat dhe barbarizmat etj., krijojnë ngjyresën karakteristike të kohës së rrëfyer, d.m.th. krijojnë ngjyresën historike të viteve ’30 të shekullit XX. Prandaj, te Lumi I Vdekur janë tepër të përcaktuara, tepër të konkretizuara si koha e rrëfyer ose koha e ngjarjeve, ashtu edhe hapësira dhe mjedisi ku zhvillohen ngjarjet.
Fraza, si e rrëfimit ashtu dhe e përshkrimit, është e gjatë dhe e përbërë, sepse shpreh krahazi shumë kumtime. Ajo është e ngarkuar përplot me kumtime, madje, herë – herë, është edhe e mbingarkuar. Një frazë e tillë, me dëndësi të mëdha kumtimesh, krijon shëmbëlltyrën e gjerësisë së jetës, krijon gjerësinë e rrëfimit dhe të përshkrimit epik.
Pasuria e madhe gjuhësore e romanit Lumi I Vdekur është shprehja më e drejtpërdrejtë e pasurisë së madhe të mendimeve dhe të ndjenjave që janë ndryrë në të.


******


Lumi i vdekur.JPG

Ngjarjet te romani "Lumi i vdekur"i Jakov Xoxe-s shtrihen brenda viteve 1938 -1939 të shekullit XX. Rrëfimi i ngjarjes në romanin "Lumi i vdekur" fillon me shpërnguljen e dhunshme të familjes së Pilo Shpiragut nga fshati Grizë dhe mbyllet pas një viti, me shpërnguljen po të kësaj familjeje, tani nga fshati Trokth. Brenda këtij harku kohor janë vendosur një varg ngjarjesh, kryesisht dramatike, me intensitet shkallëzues. Qerrja e ngarkuar me plaçkat e shtëpisë nis rrugën pa ditur ku do të degdiset. Sa për një natë Pilo Shpiragu vendos të strehohet tek hani i Bishtanakës, ku rastësisht ai do të gjejë "shpëtim" te tregtarët e Fierit, të cilët do ta punësojnë në fermën e fshatit Trokth. Në të njëjtën kohë ai do të njihet dhe me familjen kosovare të Sulejman Tafilajt.idohet nga shija dhe ndjenja e ardhacakut, e të huajit, prandaj e nënshtruar do të provojë të përshtatet në kushtet e reja, si dhe familjet e fshatit Trokth të vendosura në luftë të përhershme për t'u mbrojtur dhe për të siguruar ekzistencën. Paralelisht me këto rrjedha dhe e gërshetuar me to do të zhvillohet edhe lidhja intime mes vashës së Shpiragajve me emrin Vita dhe kosovarit Adil. Kjo linjë nga ana e vet ka shijen dhe domethënien e një simbolike. Pakti mes Pilo Shpiragut dhe tregtarëve të Fierit nuk do të arrijë ta mbushë as rrethin kohor të një viti. Përmbytja simbolike e fshatit nga lumi i përçudnuar solli pasoja tragjike për Shpiragajt, të cilëve dhe ç'ka u mbeti nga gjëja e gjallë do t'ua rrëmbejnë përsëri trëgtarët. Kështu, familja Shpiragaj mbeti në mes të rrugës më e vetmuar dhe më pa asgjë se kurrë më parë. Ballë për ballë me rrezikun për të mbetur pa ekzistencë, që të mbiietojë, Pilo Shpiragu ai vendos t'i bindet përsëri beut dhe të pranojë kërkesat e tij që si viktimë të parë lakmonte Vitën, ai vendos ta punësojë atë kopile në oborrin e beut. Por, shpleksja e narracionit të romanit do të nisë me arratisjen e Vitës dhe të Adilit në male.
Figura e Pilo Shpiragut (dhe e familjes Shpiragaj) është strumbullar që i lidh tërë rrjedhat narrative të romanit. Ky përcaktim kompozicional i autorit ka rezultuar që, edhe pse bëhet fjalë për një nga romanet më voluminose të letërsisë shqiptare, rrjedhat fabulare të tij lidhen përmes një kohezioni të qëndrueshëm, të brendshëm. Edhe atëhere kur rrëfehen "mesele" nga urtia dhe përvoja jetësore e popullit, që në fakt është karakteristike e rrëfimit romanesk të këtij autori, ato, qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi, lidhen dhe kanë të bëjnë me shtratin bosht të ngjarjes së rrëfyer. Pilo Shpiragu është figurë tek i cili është përqendruar vëmendja e autorit. Dhe, ai, Pilo Shpiragu, është nisur të jetë i përkryer si njeri, që ta ruajë deri në fund pastërtinë, por ligjet e jetës mbi të kanë rënë me tërë brutalitetin dhe në çaste të caktuara e kanë detyruar të lakohet. Megjithatë, Pilo Shpiragun e përjetojmë si figurë që rrezaton domethënie përgjithësuese, si person që shpreh dhe një pjesë të sprovave e të dilemave të kohës së vet. Autori mëton që në tiparet e tij (edhe te Koz Dynjaja) të koncentrohen paragjykimet dhe morali i fshatarëve shqiptare të kohës; përmes tyre ai arrin të realizojë tipizimin letrar për rrethanat e mjedisit shqiptar të asaj kohe. Natyrë energjike dhe me inisiativë Pilo Shpiragu beson se do të arrijë pavarësinë ekonomike të familjes, falë krahëve dhe djersës së vet, duke mos e ndjerë nevojën për solidaritet. Por ky ishte një iluzion. Pilo Shpiragu, këtë nevojë do ta ndjejë vonë. Edhe figura e familjes kosovare, ajo e Sylejman Tafilajt, në vetvete është bërthamë që mpleks jehona të rëndësishme nga drama e përgjithshme kombëtare. E dëbuar dhunshëm nga pushtuesi serb ajo nuk do të rehatohet në moçalet malarike të Myzeqesë dhe nuk do ta gjejë ngrohtësinë e mjedisit. Fati i familjes së arratisur dhe të dëbuar kosovare do të vazhdojë dhe në epokën e komunizmit shqiptar. Jakov Xoxa i ka vërejtur me mprehtësinë e intuitës krijuese raportet mes fshatarëve të Myzeqesë dhe të Kosovës që në fillim e kanë përjetuar si kundërshtar njëri-tjetrin, si palë që do ta rrezikonte apo vështirësonte ekzistencën e secilit. Tek romani Lumi i vdekur, krahas rrjedhave spontane të veprimeve të personazheve, qoftë të përcaktuara ato nga shtysat e jashtme ose të brendshme, ndjehet ndërhyrja e autorit, sado e fshehtë qoftë. I tillë duket dhe veprimi i arratisjes së dy të rinjve, i Vitës dhe Adilit. A është ky një veprim i paramenduar si zgjidhje e mundshme, apo vetëm veprim i turbullimit të çastit, që se ka të qartë ecjen, drejtimin, cakun? Sikur ky vendim të ishte vendosur në një kontekst tjetër kohor, bie fjala në fillim të viteve '30, do të dukej plotësisht pa rrugëdalje, si një ikje drejt një horizonti fare të mbyllur. Kurdisjen e zgjidhjes si arratisje nga kurthi, autori e bën duke thirrur në ndihmë një alibi të fortë: arratisja në fund të viteve '30 përputhet me fillimin e një përmbysjeje të madhe historike, përmbysje që do ta sillte dhe që e solli Lufta e Dytë Botërore. Vetëdijshëm apo jo, dy të rinjtë do të gjenden në krahët e kësaj lëvizjeje për ndryshime të mëdha. Një parim tjetër në praktikën krijuese të Jakov Xoxës është edhe synimi për të rrëfyer bindshëm. Ai që rrëfen, pra tregimtari në emër të autorit, dëshiron ta bindë lexuesin në atë shkallë vërtetësie që nuk është e mundur pa qenë njëherë i bindur vetë, ai që rrëfen. Ky parim tregimtar e kultivon praktikisht sqarimin, arsyetimin, mbështetjen absolute të çdo detaji dhe të çdo veprimi. Një dimension që romanin e Jakov Xoxës e bën tërheqës, është ndjenja se tërësinë e fabulës e rrëfen një dëshmitar i vërtetë i ngjarjeve dhe se ky tregimtar thotë të vërtetën, di të zgjedhë fjalë e shprehje të vërteta, t'i shqiptojë qetë ato, të nxisë kërshërinë për të dëgjuar e për të ditur " Ç'ndodhi më vonë"; të zgjojë interesim për personazhet. Kështu, Jakov Xoxa në mbështetje të përvojës krijuese realiste dhe të filozofisë jetësore të shpirtit kolektiv, ka artikuluar stilin, shkollën e vet në zhanrin e romanit shqiptar në përgjithësi.

KFOR-i gjerman tërhiqet nga Prizreni - Ushtria e Kosovës s’shpreh interesim për të trashëguar kampin


Janë 42 hektarë në një pozitë strategjike në Prizren, të njohur si Kampi Fushor i Gjermanëve.

Në fundin e 2018-ës, Bundesveri do të tërhiqet dhe e gjithë kjo do të mbetet aty.

Por, Ushtria e Kosovës nuk do ta shfrytëzojë këtë hapësirë, të paktën aktualisht institucionet e Kosovës nuk kanë shprehur gatishmëri për një gjë të tillë.

Kolonel Jochen Gumprich, Komandant i Forcave Gjermane të KFOR-it, ka thënë se është menduar edhe për këtë, por as qeveria, as komuna e as universiteti nuk kanë shprehur interes që kjo hapësirë t’i dorëzohet FSK-së.

Sidoqoftë, kampi ka hapësirë të përshtatshme edhe për universitet, 23 ndërtesa me 550 dhoma dhe me kapacitet për banim për rreth 1200 persona janë të vendosura aty.
Komuna dhe Universiteti i Prizrenit tashmë kanë dhënë sinjalet e para për të shfrytëzuar këtë hapësirë si kampus universitar, pas largimit të trupave gjermane.


Komandanti i Forcave Gjermane thotë se janë të interesuar që para përfundimit të misionit të dihet e ardhmja e këtij kampi. Ai shton se aty kanë investuar miliona të tatimpaguesve gjermanë, ndërsa bën të ditur se do të kryhet edhe studimi i fizibilitetit.

Por largimi i Bundesverit nga Kampi Fushor nuk do të thotë tërheqje totale nga Kosova, ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e KFOR-it dhe misioni i tyre është përgatitja dhe trajnimi i FSK-së.

Spitali është një investim tjetër që gjermanët bënë gjatë qëndrimit 18-vjeçar aty.

Doktor Jan Lube tregon për kapacitetet e spitalit, i cili njëkohësisht mund të trajtojë 14 pacientë e të operohen paralelisht në dy salla operative.

Një pjesë e kampit është dedikuar për punët teknike, 46 punëtorë të angazhuar merren me saldimin, murosjen dhe rregullim të pajisjeve motorike dhe të gjithë janë kosovarë.

Ushtarët gjermanë, pavarësisht qëndrimit të gjatë në Kosovë, ushqimin dhe çdo gjë tjetër, duke përjashtuar pemët dhe perimet, i kanë marrë nga Gjermania.


Ndërsa, duke respektuar rezolutën 1244, ky kamp pas një muaji do t’i dorëzohet UNMIK-ut simbolikisht e me pas do të bartët te Komuna e Prizrenit.

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit (SHFKQ),po ndjehen të dëmtuar nga fjalimi i deputetit Albin Kurtit në Kuvend



Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit (SHFKQ), përmes një komunikate për media, ka thënë se e dënon fuqishëm sulmet që po i bëhen kësaj industrie nga qarqet politike.

Në letrën e tyre thonë se si shoqatë kanë “ngritur zërin vazhdimisht për trajtimin joadekuat që na është bërë nga institucionet shtetërore dhe tani me sulmet që kemi parë nga lideri i opozitës, Albin Kurti, na shqetëson edhe më tepër”.

“Kjo na bën të kuptojmë se klasa politike pa përjashtim, edhe pse kanë dëshirë të flasin për përkrahje, nuk i jep përparësi prodhuesit vendor, por përkundrazi e dëmton atë vazhdimisht, për fat të keq shpesh për interesa individuale partiake. Ne si shoqatë e qumështorëve sigurojmë që qumështi ynë të cilin e prodhojmë në fermat tona është i shëndetshëm dhe i përmbush të gjitha standardet më të larta evropiane”, thuhet në komunikatë.

“Njëra ndër kompanitë e cila është partneri ynë më i fuqishëm, është kompania Vita. Dëmtimi dhe njollosja e produkteve të kësaj kompanie, na godet dhe dëmton drejtpërdrejt neve si furnizues i kësaj kompanie me qumësht të freskët dhe madje favorizon pandershëm prodhuesit e huaj, përfshirë edhe nga Serbia. Vetëm anëtarët tanë për çdo vit i shesin kompanisë Vita nga 2 milionë litra qumësht të freskët në muaj. Kjo i bie se rreth 1800 fermerë varen nga kjo kompani dhe sulmi ndaj saj është edhe sulm direkt ndaj nesh. Prandaj është momenti i fundit që klasa politike të vetëdijesohet se prodhimi dhe prodhuesi vendor janë kyç për ekonominë e vendit dhe ai duhet të përkrahet dhe jo të sulmohet për inate politike. Është momenti i fundit që klasa politike të mbajë qëndrim të qartë ndaj nesh dhe jo të na përkrah në mënyre deklarative vetëm sa për të mbledhur vota dhe të na dëmtojë sa herë që u shkon për shtati interesave të ngushta politike”, thuhet në reagimin që është nënshkruar nga kryetari Besim Kuqi.

Unioni neojugosllav – një ide e rrezikshme e Beogradit dhe e Tiranës

Lumir Abdixhiku

Nga Lumir Abdixhiku




Ka disa probleme me një propozim të tillë. I pari dhe më i rëndësishmi ndërlidhet me motivin e Serbisë në një organizim të ri. Ky motiv ka dy ngjyrime. Së pari, atë të dominancës ekonomike dhe politike në Ballkan; dhe, së dyti, të mbajtjes së status quo-së në relacionet me BE-në dhe Rusinë.

-1-

Javë më parë, në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, u lansua ideja e bashkimit doganor dhe ekonomik të vendeve të mbetura pa anëtarësim në BE. Siç dhe ndodh tashmë rëndom, ku flitet për iniciativa të paparashikueshme e natyrisht koti, në ballë të kësaj nisme ishte kryeministri serb (tash presidenti) Vuçiq dhe, kush tjetër përveç se homologut të tij nga Tirana, Rama.

Të dy bashkë, unionin e ri e ballkanas po e promovonin si forcë pajtuese shqiptaro-serbe. Po i jepnin ngjyrimin e zakonshëm të pajtimit frankogjerman; Vuçiq si kryegjerman, Rama si kryefrancez. Me t’u kthyer në Beograd, i pari i Serbisë e kishte shpallur idenë e tij si neojugosllavi, diçka e këndshme për nostalgjikët e dominimit Ballkanas në Serbi. Neojugosllavia ishte pa Slloveni e Kroaci, por kishte tash Shqipërinë në të.


Rama, ndërsa, si bashkëiniciator e si përfaqësues i vetëshpallur i shqiptarëve në Ballkan, nuk kishte pyetur askënd – asnjë shqiptarë. As ata në Shqipëri, as udhëheqësit shtetëror në Kosovë, as shqiptarë te tjerë në rajon. Nga një propozim i tillë ishin zënë në befasi zyrtarët kosovarë.

Kryeministri i Kosovës kishte hedhur poshtë menjëherë propozimin, duke e cilësuar si eksperiment pa perspektivë, joevropian e rikujtues i një përvoje të keqe të Kosovës me Jugosllavinë. Ministri i Jashtëm, njëtrajtësisht, e kishte etiketuar idenë si të rrezikshme dhe me ngjyrime serbomadhe.

Propozimi i tandemit Rama-Vuçiq vinte si pamflet i hyrjes në qejf tek vendimmarrësit evropianë. Të shitjes së tyre si liderë të vetëm të Ballkanit; të gjithkujt tjetër si pengues të afrimit. Ky propozim ishte pritur me interes nga disa politikanë nga Brukseli; me aq zell saqë kishin vendosur ta merrnin për trajtim në takimin e 12 korrikut të Triestes. Në fund të ditës, për përfaqësuesit e BE-së, çështja e Ballkanit do të mbetet e pandryshuar për 7 deri në 10 vjetët e ardhshëm, Çfarëdo modeli tjetër që e shpenzon këtë kohë në Ballkan është më se i mirëseardhur.

Filtrimi i Ramës e Shqipërisë me Serbinë, sërish e për të satën herë, po i sillnin një tjetër dëm Kosovës. Shpërfaqjen e saj, pa pikë nevoje, si forcë bllokuese në Ballkan.

-2-

Unioni doganor e ekonomik në Ballkan, parashihte heqjen e të gjithë kufijve doganorë ne Ballkanin Perëndimor, heqjen e të gjitha tarifave të ndërmjetme në mes shteteve anëtare, si dhe mbledhjen, në një vend të të gjitha të hyrave doganore. Pra, për nga politikat tregtare dhe doganore, Ballkani do të funksiononte si një shtet. Çfarëdo që lëviz në mes të vendeve anëtare kalon pa doganë e pa kufij; çfarëdo që vjen nga jashtë mblidhet në një vend. Një minireplikim i unionit evropian doganor; natyrisht, pa Evropë e me plot Serbi në të.

Ka disa probleme me një propozim të tillë. I pari dhe më i rëndësishmi, ndërlidhet me motivin e Serbisë në një organizim të ri. Ky motiv ka dy ngjyrime. Së pari, atë të dominancës ekonomike dhe politike në Ballkan; dhe, së dyti, të mbajtjes së status-quos në relacionet me BE-në dhe Rusinë.

Në çështjen e dominancës, Serbia llogaritë në aleancën e Bosnjës dhe satelitit të saj në Republika Srpska; përfshirë edhe lidhjen tradicionale me Maqedoninë. Përveç kësaj, Serbia është forca më e madhe ekonomike e ushtarake në rajon. Kjo, në vete, do ta bënte Beogradin sërish kryeqendër të Ballkanit; prandaj dhe nostalgjia për kthim në model neojugosllav. Serbia prodhon, krijon e ushtron fuqi shumë herë më të madhe se të gjitha vendet e tjera bashkë. Çfarë shqiptarët kontribuojnë në këtë drejtim është krejt minore.

Në çështjen e neutralitetit, Serbia nuk ka asnjë motiv të ndryshojë filtrimin e dyfishtë me Evropë e Rusi. Në të vërtetë, mu ky filtrim i ka ringjallur të njëjtit në forcë konsideruese këndej. Duke kërcënuar Evropën me afrim me Rusinë, e duke e kërcënuar Rusinë me afrim me Evropën, Vuqiq arrin të marrë herë hapa integrues në BE, here aeroplanë ushtarakë MIG. Në vijë të këtij dualizmi, Serbia dëshiron të mbajë edhe lëvizjet në Ballkan të stagnuara. Përparimi i Malit të Zi për në NATO, e eventualisht konsolidimi i Kosovës në shtetëzim prish forcën serbe në Ballkan. Mbi të gjitha, një periudhë dhjetëvjeçare e marrjes me projekte koti, sikurse ky union ekonomik e doganor, është dhuratë e çmuar në agjendën destabilizuese serbe e ruse për regjion.

Problemi i dytë me propozim ndërlidhet me përfitimet që shqiptarët marrin nga një bashkim i tillë. Në drejtimin ekonomik, bizneset tona janë shumë të vogla, shumë më pak konkurruese e shumë më fragjile ndaj çfarëdo hapjeje joevropiane. Mos të ngatërrohemi. Hapja evropiane, sikurse kjo e MSA-së, përcillet me paketa ndihmuese, me programe stimujsh ekonomikë e financiarë, dhe mbi të gjitha me influencë të garantuar Perëndimore; elemente të cilat i bëjnë shqiptarët, në veçanti shtetin e Kosovës shumë më të sigurt e më atraktiv.

Problemi i tretë, dhe jo më pak i rëndësishëm, ndërlidhet pikërisht me ndërprerjen e agjendës evropiane për ne; qoftë edhe ajo për një kohë të shkurtër. Mos të harrojmë, në këtë fazë Kosova ka nevojë për sa më shumë definim kufijsh, për sa më shumë relacione shtetërore, e sa më pak ndikim serb. Çdo projekt që s’ka këtë agjendë e s’ka këtë ngjyrim, është krejtësisht i padobishëm. Së këndejmi dhe refuzimi ynë.

-3-

Në këtë fazë, Kosova ka dy rrugë përpara. E para, që të bindë shpejt aleatët e saj në rajon, nisur nga Tirana. Tiranës duhet shpjeguar hilen e një neojugosllavizmi në Ballkan, hile që politikëbërësit e atjeshëm duket se nuk e kuptojnë. Ose nëse e kuptojnë janë të gatshëm ta tregtojnë me interesa të promovimit vetjak. E dyta, Kosova duhet të renditet shpejt me Malin e Zi, shtetin e dytë në Ballkan që ka refuzuar, për të njëjtat arsye si tonat shkrirjen në një influencë serbe.

E treta, po aq e rëndësishme, Kosova duhet të ndërtojë argumentet politike e në veçanti ekonomike për t’i prezantuar si forcë kundërshtuese në takimin e Triestes. Atje, Kosova duhet të argumentojë se në rrafshin politik, nuk mund të favorizojë nënshtrimin drejt modelit të status quo-së; përkundrazi. Kosova ka secilin interes të zhbëjë këtë status quo dhe të promovojë detyrimisht ardhmërinë properëndimore, pro-BE e pro NATO në Ballkan. Secili shtet tjetër, sikurse Serbia, Bosnja e Maqedonia, duhet të vihen në presion të kësaj qartësie.

Në rrafshin ekonomik derisa Kosova duhet të argumentojë mbi dobësitë që unioni i ri do t’u sillte ekonomisë sonë, bizneseve tona e investimeve në të ardhmen. Këtë argumentim duhet ta bëjë me ose pa Shqipërinë në bord. Shqipërinë e politikën e saj amatore e keqdashëse ndaj Kosovës – me ose pa qëllim – duhet ta luftojë në publik.

abdixhiku@facebook.com

Në Serbi po rebelohet gjenerata pa ardhmëri


Enver Robelli


NGA ENVER ROBELI



Autokrati serb Aleksandër Vuçiq ka pritur se të gjithë serbët do ta pranojnë në heshtje fitoren e tij “të bindshme” në zgjedhjet presidenciale. Ndërkohë në Serbi po ndodh ajo që nuk e prisnin Vuçiq dhe mbështetësit e tij: po rebelohet gjenerata pa ardhmëri, ajo që është lindur pas vitit 1999.

Para një çerekshekulli zgjedhjet presidenciale serbe i fitonte Slobodan Milosheviqi – në raundin e parë. Në vitin 2017 këtë e arriti edhe Aleksandar Vuçiqi, kryeministër i Serbisë që nga viti 2014. Meqë shumica e mediave në Serbi kontrollohen nga e ashtuquajtura Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiqit, në fushatën zgjedhore kishte vetëm një “hero”: Aleksandër Vuçiqi. Gazetat bulevardeske të Beogradit si “Informer”, “Kurir”, televizioni “Pink”, e përditshmja përherë lojale ndaj pushtetit “Politika” i dhanë hapësirë të jashtëzakonshme raportimeve për Vuçiqin. Për kundërkandidatët raportohej kryesisht në kontekst negativ. Ndërsa mediat proqeveritare i njollosnin kundërkandidatët me akuza se janë “përfaqësues të NATO-s” apo të paguar nga qarqe të panjohura nga Gjiri Persik, një eksponent i partitë së Vuçiqit e akuzoi gruan e Vuk Jeremiqit, njërit nga kandidatët opozitarë, se merrej me drogë.

Këtë fushatë të ndyrë Vuçiqi dhe mbështetësit e tij ia lejuan vetes, sepse pushteti në Serbi është i koncentruar si kurrë më parë në duart e një njeriu – Vuçiqit. Asnjë politikan serb që nga rënia e Milosheviqit nga pushteti nuk ka pasur kaq shumë pushtet sa ish-ultranacionalisti Vuçiq. Që nga ardhja në pushtet e SNS-së në vitin 2012 Vuçiq fillimisht si zëvendëskryeministër dhe pastaj si kryeministër u ka shpallur luftë oligarkëve, të cilët, sipas tij, janë pasuruar nën qeveritë e “demokratëve properëndimorë”. Kjo është e vërtetë, por lufta e Vuçiqit kundër oligarkëve është mjaft selektive. Ai po lufton një kastë dhe po e zëvendëson atë me kapitenë të ekonomisë, të cilët i janë nënshtruar plotësisht vullnetit të SNS-së dhe liderit të saj. Pakkush në Serbi beson se ishte rastësi që disa javë paera zgjedhjeve në Beograd u kthye nga Rusia Bogolub Kariqi, një oligark me origjinë nga Peja, i cili u pasurua në vitet ’90 nën regjimin e Milosheviqit, por ishte aq i mençur, saqë të financojë edhe opozitën e atëhershme. Kur erdhi në pushtet Opozita Demokratike Serbe (DOS), Kariq vazhdoi të pasurohej si më parë – deri më 2006 kur u gjend në shënjestër të drejtësisë dhe iku në Rusi. Ndërkohë drejtësia serbe i ka parashkruar veprat për të cilat e ndiqte Kariqin dhe ai, pas kthimit në Serbi, ka qëndruar përkrah Vuçiqit orë e çast.

Para këtyre zhvillimeve liderët kryesorë evropianë mbyllin sytë. Vuçiq është i dobishëm për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Politikanët e tillë po quhen “stabilokratë” të Ballkanit. Në prag të zgjedhjeve Vuçiq u prit edhe nga Angela Merkel, e cila lavdëroi reformat e kryeministrit serb, pa prekur thelbin e problemit – provokimet e vazhdueshme të Beogradit ndaj Kosovës dhe Bosnjës, kërcënimet ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë. Vuçiq në të vërtetë ka arritur disa suksese në planin e brendshëm – papunësia është ulur nga rreth 25 për qind në 13 për qind, korrupsioni në sektorin e shëndetësisë është reduktuar dukshëm, reformat ekonomike po tregojnë sukseset e para, përpjekja e tij për ta etabluar Serbinë si shtet që përfiton nga BE-ja, nga Rusia dhe nga Kina ka qenë e frytshme. Nuk është e rastësishme që Vuçiq tani po e shikon Josip Broz Titon si model dhe Serbinë si një lloj Jugosllavie postjugosllave.

Në këto rrethana të pushtetit të pakufishëm Vuçiq mbase ka pritur se të gjithë serbët do ta pranojnë në heshtje fitoren e tij “të bindshme” në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit. Ndërkohë në Serbi po ndodh ajo që nuk e prisnin Vuçiq dhe mbështetësit e tij: po rebelohet gjenerata pa ardhmëri, ajo që është lindur pas vitit 1999 dhe nuk ka as punë, as perspektivë në vendin e vet. Që nga 3 prilli në shumë qytete të Serbisë (para së gjithash në Beograd dhe Novi Sad) mijëra të rinj, kryesisht studentë dhe gjimnazistë, po protestojnë “kundër sistemit”, “kundër diktaturës”, “kundër korrupsionit”, me një fjalë kundër Vuçiqit dhe stilit të tij të qeverisjes. Ende nuk dihet se kush janë organizatorët e kësaj lëvizjeje protestuese. Të rinjtë po organizohen përmes rrjeteve sociale dhe çd0 mbrëmje po vërshojnë rrugët e Beogradit, duke sharë e brohoritur në mënyrë mjaft kreative Radio Televizionin e Serbisë (RTS), qeverinë, nevojtoret mediale të Vuçiqit. Protestat duket se po zgjerohen dhe mund të jenë të pakëndshme për Vuçiqin, i cili e luan përherë rolin e kukuvajkës: janë të tjerët që gjoja e sulmojnë, janë të tjerët që e pengojnë, janë të tjerët që i prishin planet e tij të mrekullueshme për përparimin e Serbisë. Në këtë vajtim të përhershëm Vuçiq ia arrin t’i shfrytëzojë me efikasitet edhe takimet apo bisedimet me liderë europiane apo euroatalantikë. Gjatë fushatës elektorale për postin e presidentit ai tha se gati i kishin rrjedhë lotët kur e kishte marrë në telefon sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe i kishte shprehur mirënjohje për angazhimin e tij për stabilitetin e rajonit. Në një paraqitje televizive në kanalin “Pink” në prapavijë u shfaqën fotografitë e Vuçiqit, Merkelit dhe Vladimir Putinit. Një gazetar serb tha se kjo pamje të kujtonte posterët e Marxit, Engelsit dhe Leninit, që vendoseshin në zyra drejtorësh të ndërmarrjeve vetëqeverisëse në Jugosllavi.

Protestat kundër Vuçiqit janë edhe një mesazh kundër Angela Merkelit dhe liderëve të tjerë europianë, të cilët me tolerancën e tyre kanë mundësuar që në Ballkan të konsolidojnë pushtetin autokratë si Vuçiqi, homologu i tij i dikurshëm maqedonas Nikola Gruevski dhe udhëheqës të tjerë. Protestat në Serbi janë sinjal se sa i rrejshëm është ky stabilitet në rajon.

Fati i Kosovës nuk duhet të varet nga zgjedhjet në vendet e tjera


Augustin Palokaj

Shkruan Augustin Palokaj


Sikur në këta nëntë vjet pavarësi Kosova të ishte forcuar vërtet si shtet, me subjektivitet ndërkombëtar dhe me funksionalitet të shtetit brenda, zgjedhjet që zhvillohen në shtetet e tjera nuk do të ishin aq me ndikim në Kosovë. Do të ishte lehtë të thuhet se për Kosovën nuk ka fare rëndësi se kush do të fitojë në zgjedhjet në Francë, cila do të jetë politika e re amerikane ndaj Evropës, nga do të shkojë Turqia me raportet e saj me Perëndimin dhe cili do të jetë fati i BE-së dhe NATO-s

Të dielën e ardhshme, me 23 prill, do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Francë. Edhe pse do të jetë vetëm raundi i parë, rezultati i tyre do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për tërë Evropën. Në raundin e parë, sipas të gjitha gjasave, nuk do të dihet se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës, por do të dihet se kush nuk do të jetë.

Janë së paku 5 kandidatë të cilët mund të plasohen në raundin e dytë dhe për herë të parë pas një kohe të gjatë mund të ndodhë që presidenti të mos jetë nga radhët e njërës prej dy partive të qendrës, qoftë socialistëve të majtë apo republikaneve të djathtë. Ekziston dhe rreziku që të fitojë kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine le Pen apo kandidati i Partisë së majtë, në fakt komunist, Jan-Luc Melenchon. Fitoren e cilitdo prej tyre do të mundë ta festonte edhe Rusia, sepse edhe Le Pen edhe Melanchon jo vetëm se janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë, por duan edhe largimin e Francës nga NATO-ja. Por ata dy nuk janë të vetmit kandidatë me qëndrime proruse. Edhe kandidati i partisë së qendrës së djathtë, Francouis Fillon, i cili, për shkak të skandalit të punësimit fiktivë të bashkëshortes, ka zvogëluar në minimum gjasat që të plasohet në raundin e dytë.

Me një dallim të vogël mes tyre, sipas anketave, gjasat për të shkuar në raundin e dytë e kanë ekstremistja Marine le Pen, e cila e do shkatërrimin e BE-së dhe lidhjet e forta me Rusinë dhe i pavaruri Emanuel Macron, i cili do të siguronte që Franca të vazhdonte ta luante rolin kryesor në zhvillimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian.

të fundi gjasat janë rritur edhe për komunistin Melenchon, ndërsa kandidati socialist Benoit Hamon ka si handikap jo popullaritetin e partisë së tij që është rritur në periudhën e presidentit Hollande, ndoshta presidentit me rejtingun më të ulët në histori të Francës moderne.

Mediat serbe janë nxituar të vlerësojnë se Franca pas zgjedhjeve presidenciale do të mundë të tërhiqte njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Një konstatim i tillë duket më shumë si dëshirë sesa një vlerësim real. Megjithatë, për Kosovën nuk do të ishte t e parëndësishme se kush do të jetë në krye të Francës. Ky shtet ka qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj të ndërhyrjes së NATO-s e më vonë edhe të Pavarësisë së Kosovës. Ka bërë edhe lobim në shumë shtete të botës për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Ka mbështetur Kosovën edhe në BE dhe si pjesë e Quintit vazhdon të ketë rol vendimtar edhe në zhvillimet e brendshme të Kosovës.

Edhe pse Kosova nuk është ndonjë temë e rëndësishme në Francë ajo është përmendur aty këtu gjatë fushatës. E ka përmendur Le Penin, e cila nuk ka fshehur urrejtjen që ka ndaj të huajve, pra edhe ndaj kosovarëve në Francë. E ka përmendur edhe kandidati i qendrës së djathtë Fillon, duke e përdorur që të arsyetojë aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë. Fillon, thonë politikanët që kanë punuar për së afërmi me të, ka qëndrime jashtëzakonisht pozitive ndaj Rusisë dhe presidentit Putin. Ai ka përmendur Kosovën dhe njohjen nga Franca si ilustrim se si “edhe ne kemi bërë rivizatimin e kufijve në rastin e Kosovës”. Por ai nuk ka thënë se në rast se zgjidhet president do të tërhiqte njohjen e Kosovës. Kjo njohje nga Franca kishte ndodhur pikërisht në kohën kur Fillon, gjatë mandatit të presidentit Nikola Sarkozy, ishte kryeministër i Francës.

Ka shumë argumente kundër krahasimit të Kosovës me Krimenë. Kryesori është se asnjë shtet nuk e ka okupuar Kosovën për t’ia bashkuar territorit të vet. Por pavarësia është arritur përmes një procesi politik, me negociata të gjata, dhe me përfshirjen e shumë shteteve në atë proces. Fillon e di këtë, por ai kërkon argumente për të afruar Francën me Rusinë. Prandaj edhe në Bruksel, edhe bashkëpartiakët e tij në grupin e Partive Popullore Evropiane, druajnë nga fitorja e tij dhe ndikimi që do të kishte ajo në raportet e ardhshme mes BE-së dhe Rusisë dhe për rolin e Francës në NATO. Sepse, për shkak të qëndrimeve proruse, Fillon mund të tërheqë mbështetjen e Francës për zgjerimin e NATO-s.

në Francë, pas referendumit të Britani për largimin nga BE-ja dhe pas zgjedhjeve në Holandë janë edhe një palë zgjedhje nga rezultati i të cilave do ta varet e ardhmja e Bashkimit Evropian. Prandaj për BE-në dhe NATO-n, e kjo do të duhej të vlente edhe për Kosovën, do të ishte më e dëshirueshme që të fitonte kandidati i pavarur i qendrës Emanuel Macron. Ai është proevropian, pro-NATO dhe për bashkëpunim me miqtë tradicionalë të Francës brenda BE-së dhe NATO-s.

Sikur në këta nëntë vjet pavarësi Kosova të ishte forcuar vërtet si shtet, me subjektivitet ndërkombëtar dhe funksionalitet të shtetit brenda, zgjedhjet që zhvillohen në shtetet e tjera nuk do të ishin aq me ndikim në Kosovë. Do të ishte lehtë të thuhej se për Kosovën nuk ka fare rëndësi se kush do të fitojë në zgjedhjet në Francë, cila do të jetë politika e re amerikane ndaj Evropës, kah do të shkojë Turqia me raportet e veta me Perëndimin dhe cili do të jetë fati i BE-së dhe i NATO-s.

Kosova do të përmendet aty-këtu në lojërat e mëdha ndërkombëtare, gjeostrategjike. Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe do të vazhdojë ta përmendë atë duke drejtuar gishtin ndaj Perëndimit, sidomos kur në Kosovë gjërat të mos shkojnë si duhet. Ata politikanë perëndimorë që nuk e dinë, apo nuk duan ta dinë se si erdhi deri te ndërhyrja ndërkombëtare në Kosovë dhe si kjo ndërhyrje rezultoi me Shpalljen e Pavarësisë në vitin 2008, nuk do t’u kundërvihen shumë qëndrimeve të Rusisë. Por të gjitha këtu nuk janë arsyetime për dështimet në Kosovë në nivel lokal.

Vërtet Kosova ishte dhe vazhdon të jetë një lloj projekti ndërkombëtar. Por me kalimin e kohës po zvogëlohen edhe interesi, edhe gatishmëria për t’u marrë me çështjet e Kosovës, duke përfshirë edhe ato të cilat pritet që vetë Kosova t’i kryejë. Kur ata që marrin votën e popullit për të qeverisur, dhe të cilët thirren në atë votë, të kryejnë me ndërgjegje dhe përgjegjësi punën e tyre atëherë do të jetë vërtet për kosovarët më pak e rëndësishme se si do të votojnë holandezët, francezët apo turqit.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...