2017-04-26

Si te mbrojme shendetin nga ndotja


Përgatiti: Rita Strakosha
Kontakt:  ritastrakosha@yahoo.com

Permbajtja
1.      Hyrje
2.      Ndotja nga kimikatet
3.      Ndotja nga drita artificiale
4.      Ndotja nga fushat elekromagnetike
5.      Ndotja nga zhurmat

1.     Hyrje

Organizmi i gjallë është një tërësi proçesesh kimike dhe fizike të cilat ndërveprojnë me njëra –tjetrën dhe sigurojnë ekzistencën e organizmit dhe ri-prodhimin e tij. Çrregullimet në proçeset fiziologjike të organizmit mund të sjellin sëmundje dhe përfundimisht vdekjen.
Lëndët kimike me të cilat njeriu bie në kontakt, fushat elektromagnetike, drita artificiale, zhurmat, nxehtësia, të gjitha kanë potencialin të ndërhyjnë në mënyrën e funksionimit të qelizave të organizmit dhe të shkaktojnë çrregullime, efekte negative, sëmundje deri vdekje në organizëm. Kjo ndërhyrje quhet ndohtje.[1]
Në këtë artikull do të përshkruajmë cilët janë ndohtësit kryesorë, çfarë sëmundjesh mendohet se zakonisht shkaktojnë ata, si mund te ruhemi.
Nëse dimë se çfarë faktorësh ndohtës ndikojnë në sëmundje, mund të parandalojmë ose të lehtësojmë simptomat e shumë sëmundjeve. Pa qenë nevoja e konsumimit të ilaçeve dhe bërjes së ndërhyrjeve të shtrenjta mjekësore.
2.     Ndotja nga kimikatet
Ndotja e ajrit ka ekzistuar që në kohët e lashta. Tymi i pishtarëve psh. ndohte ambjentet e mbyllura të shtëpive. Apo kovahçanat kanë qenë vende të ndotura.
Por në përmasa të mëdha ndotja filloi me revolucionin industrial. Revolucioni industrial filloi nga fundi i shekullit të 18-të me mekanizimin në masë të industrisë dhe bujqësisë.[2] Fillimisht makinat punonin me avull që sigurohej nga energjia e djegjes së drurit, qymyrit, më vonë filloi të shfrytëzohej nafta dhe energjia elektrike.
Është në shekullin e 19-të që gjejmë dhe përshkrimet e para të konsiderueshme në numër për shumë sëmundje që më vonë morën përmasa epidemike: kanceri, sëmundjet alergjike, sëmundjet autoimune etj.
Kimikatet kanë ndotur jo vetëm ajrin, ujin, tokën por edhe një pjesë e ushqimeve përgatiten duke u shtuar aditivë si psh. ngjyruesa, konservuesa, emulsifikatorë etj. Produktet kozmetike që janë në kontakt me lëkurën kanë shumë kimikate në përbërje të tyre. Kimikatet përfundojnë në trupin tonë.
Çfarë mund të bëjmë për tu mbrojtur nga ndotja nga kimikatet?
  • Për ndotjen nga ajri në ambjentet e shtëpisë: mbyllja e dritareve gjatë pikut të trafikut, mbajtja në ambjentet e shtëpisë e vazove me bimë (bimët me frymëmarrjen e tyre thithin pluhurat. në një studim të NASA-s 10 bimët më efikase në thithjen e ndotjes nga ajri ishin dhe dredhka dhe luleshpata, bimë që rriten dhe në Shqipëri)
    ; mospërdorimi i qilimave, tapeteve; shkundja e shpeshtë e mbulesave të mobiljeve; mospërdorimi i sprucove, i klorit, i detergjentëve aromatikë, i parfumeve; zëvendësimi i detergjentëve, kozmetikës me versione me më pak kimikate, mundësisht përdorimi i versioneve 100% natyralë. Për detergjentët dhe kozmetikën natyrale është shkruar këtu dhe këtu, respektivisht; ecja nëpër rrugicat paralele në vend të rrugëve me shumë trafik; të mos mbajmë gazeta në shtëpi (kanë shumë plumb) ose mos ti mbajmë në rafte të hapura.
  • Për ndotjen nga uji: shumë njerëz pijnë ujë të paketuar, ose instalojnë filtruesa. Disa metoda të filtrimit të ujit largojnë një pjesë të mirë të mineraleve të dobishme për shëndetin si psh. magnezin, kalciumin.[4] Kurse uji i paketuar ka rrezik të ndotet nga plastika, e cila është kancerogjene. Uji mund të dizinfektohet nga mikrobet dhe mikroorganizmat duke e lënë në një shishe qelqi (të llojit që lejon kalimin e rrezeve ultraviolet) në diell të fortë për të paktën 6 orë. Kjo njihet si metoda diellore e dizinfektimit të ujit. Në Tiranë qarkullojnë autobote që e sjellin ujin direkte nga burimi. Ky ujë nuk ka patur fare kontakt me plastikën, kështuqë është dhe më i pastër nga kimikatet se uji i blerë.
  • Ndotja e ushqimeve:
Shumë bimë bujqësore trajtohen me pesticide dhe herbicide, të cilat shkaktojnë kancer, sëmundje autoimune etj. Domatet, sallatori, rrushi, luleshtrydhja etj. trajtohen më shumë me pesticide, kurse portokallet, ullinjtë trajtohen më pak. Gjithashtu, bimët e serrave trajtohen më shumë me pesticide se bimët e fushës, prandaj duhet të konsumojmë ushqimet e stinës (të cilat janë dhe më të lira).
Paketimi i ushqimeve me plastikë sjell ndotje shtesë të tyre me kimikate që çlirohen gjatë ruajtjes, sidomos kur paketimi plastik rri në vend të ngrohtë ose në akull. Pijet në kanoçe kanë bisfenol A (që vjen nga cipa që i vesh), peshku konserv ka alumin (sidomos vaji ku rri peshku). Pijet acide ose me kripë e gërryejnë më shumë paketimin plastik. Paketimi më i mirë është qelqi. Një lloj të veçantë ndotjeje mund të konsiderojmë aditivët, kimikatet me të cilat trajtohen ushqimet dhe që mbeten në sipërfaqe ose në brendësi të këtyre. Sallamrat, supërat e gatshme kanë konservantë, ngjyrues, monosodium glutamat; patatinat kanë monosodium glutamat; kasatat e ngrira, çamçakizat kanë ngjyrues artificialë, ëmbëlsues artificialë; rrushi i thatë është trajtuar me dioksid squfuri; vera e gatshme, petët e gatshme kanë konservantë etj. Shikoni etiketën e çdo produkti që blini për të ditur se çfarë kimikatesh i kanë hedhur, nëse ka.
Ka ushqime (psh. supërat e gatshme) dhe pije (sidomos ato energjike) të cilat kur u lexon përbërjen duken më shumë si përzierje kimike sesa ushqime të mirëfillta.
Konsumimi i ushqimeve në gjendjen e tyre sa më natyrale ndihmon në mbrojtjen nga kimikatet që përdoren sot në prodhimin e ushqimeve. Psh. në vend të sallamit të hamë mish, në vend të patatinave të hamë patate, në vend të çokollatave të pimë qumësht me kakao etj. Gjithashtu, kur të mundemi të zgjedhim ushimet e papaketuara ndaj atyre të paketuara, sepse paketimi plastik çliron kimikate në ushqim (psh. djath me peshë në vend të djathit të paketuar, mish me peshë në vend të mishit të paketuar etj.).

3.     Ndotja nga drita artificiale

Proçeset fiziologjike, biokimike të shumicës së gjallesave kanë një ritëm të brendshëm rreth 24 orësh i cili i përshtatet stimujve (zeitgeber) të marra nga organizmi nga jashtë dhe në varësi të zeitgeberit ritmi ndryshon periodën, fazën dhe amplitudën e valës. [6]
Këto ritme quhen ritme cirkadiane.
Ato u lejojnë organizmave tu paraprijnë dhe të përshtaten ndaj ndryshimeve të rregullta dhe të parashikueshme të ambjentit. Ato kanë vlerë të madhe në përshtatjen ndaj ambjentit. Rëndësia e ritmeve biologjike duket psh. në faktin që në mizat e frutave të mbajtura në kushte konstante laboratorike ritmet circadiane mbeten të ruajtura në gjene edhe pas disa qindra brezash; apo ruajtja e tyre edhe nga gjallesat që jetojnë në errësirë të përjetshme.[7]
Drita është stimuli më i fuqishëm që ndikon në ritmet cirkadiane të disa hormoneve të rëndësishme në trup si psh. melatonina, kortizoli etj[8].. Pas saj stimuj të tjerë janë ushqimi, zhurmat, ndërveprimet sociale.
Prandaj drita artificiale ka potencialin të ndërhyjë, ngatërrojë, ndryshojë apmlitudën dhe vlerat e  ritmit hormonal të përshtatur ndaj ditë-natës.
Efektet shëndetësore janë: dhimbje koke, lodhje, stres, ankth etj.
Disa studime sugjerojnë një lidhje midis dritës artificiale natën dhe kancerit të gjirit.
Agjensia Ndërkombëtare e Kërkimit mbi Kancerin e OKB-së, në vitin 2007 e listoi “punën me turne që shkakton çrregullime në ritmin circadian” si një karcinogjen të mundshëm.
Një diskutim i profesor Steven Lockley, i fakultetit të mjekësisë së Harvardit, thotë: “drita artificiale, dhe kur është e zbehtë, me shumë mundësi ka efekte të konsiderueshme në çrregullimet e gjumit dhe frenimin e prodhimit të melatoninës. Këto efekte mund të jenë të vogla në dukje, por çrregullimet kronike hormonale, cirkadiane, dhe të gjumit që ato shkaktojnë mund të çojnë në dëmtime të shëndetit” .
Sipas librit “Lights out: sugar, sleep and survival” (“Shuani dritat: sheqeri, gjumi dhe mbijetesa”), të T.S. Wiley dhe Bent Formby Ph.D, drita artificiale me pagjumësinë që sjell shkakton prirje të njerëzve për të konsumuar më shumë karbohidrate, si pasojë obeziteti, diabeti, depresioni, skizofrenia dhe madje dhe kanceri sipas autorëve, janë përhapur në masë.
Si të mbrohemi nga ndotja nga drita artificiale?
  • Spektri blu i dritës është më i fuqishëm në ndikimin ndaj ritmeve cirkadiane. Llampat fluoreshente kanë më shumë spektër blu se llampat inkandeshente. Prandaj llampat inkandeshente janë më të rekomandueshme nga pikëpamja shëndetësore.
  • Sa më e fuqishme të jetë drita artificiale gjatë natës aq më shumë çrregullon ritmin cirkadian. Prandaj mirë është të përdoren drita aq të fuqishme sa është e nevojshme për të parë mirë, dhe jo më shumë.
  • Ca kohë përpara gjumit mirë është të zbehet drita, duke ndezur psh. një llampë më të vogël se ajo kryesore.
  • Gjumin e natës e plotësojmë me gjumin e drekës. Nëse flemë herët dhe jo më shumë se 1 orë, gjumi i drekës nuk krijon vështirësi për gjumin e natës.

4.     Ndotja nga fushat elekromagnetike

Toka ka fushën e vet elektromagnetike, pra njerëzimi ka qenë gjithmonë i rrethuar nga fusha elektromagnetike. Por me industrializimin përdorimi i aparateve që emetojnë fusha elektromagnetike është përhapur shumë. Antenat shpërndarëse televizive, radiofonike, të telefonisë celulare, pajisjet elektrike etj. emetojnë valë elektromagnetike.
Ka një grup njerëzish të cilët raportojnë probleme shëndetësore nga fushat elekromagnetike si psh. dhimbje koke, marrje mendsh, probleme me memorien, çrregullime të ritmit të zemrës dhe irritime të lëkurës. Këta konsiderohen si të ndjeshëm ndaj këtyre fushave.
Të dhënat e studimit të Carlsson et al. tregojnë se 1.9% e njerëzve kanë probleme me monitorët (jo LCD-të) dhe dritat fluoreshente (këto emetojnë dhe valë elektromagnetike përveç dritës). 2.4% raportojnë bezdisje nga fushat elektrike. Në vitin 1991 William J. Rea konkludoi se “ka prova të forta që tregojnë se ndjeshmëria ndaj fushave elektromagnetike ekziston”.
Një pjesë e njerëzve “alergjikë” ndaj fushave elektromagnetike kanë probleme shëndetësore të rënda, ata marrin raporte mjekësore ose dalin në pension invaliditeti për këtë shkak.
Ndjeshmëria ndaj fushave elektromagnetike është sidomos e njohur në Suedi. [9]
Mendohet se fushat elektromagnetike rrisin rrezikun e leuçemisë.[10][11]
Që të mbroheni nga fushat elektromagnetike:
  • Nëse flisni për kohë të gjatë në celular, përdorni kufjet e veshit.
  • Mos mbani afër kokës kur flini pajisje elektrike, celularin.
  • Mos e ndërtoni shtëpinë poshtë shtyllave të tensionit të lartë (siç kam parë shumë shtëpi) :-)).
  • Nëse ju propozojnë të ngrejnë antenë celulari mbi çatinë tuaj, mendohuni dy herë.
  • Etj.etj.

5.     Ndotja nga zhurmat[12]

Kjo lloj ndotjeje besoj nuk ka nevojë për shpjegim se cilat janë burimet dhe çfarë shqetësimesh shkakton: stres, pagjumësi, tension të lartë. Pagjumësia në vetvete është pastaj problem për shumë shqetësime të tjera shëndetësore.
Si mund të mbrohemi nga zhurma kur në mes të vapës së Gushtit martohet komshia dhe disa netë rresht dëgjojmë me “kënaqësi të madhe” muzikën ritmike?
Tapat e veshit janë një zgjidhje. Problemi me këto është që kur zhurma pushon, krijohet një mungesë absolute e zhurmës dhe gjumi prapë është i trazuar.
Ose përdorimi i zhurmës së bardhë: një zhurmë monotone që mbyt zhurmat e tjera.

Mjetet insekticide natyrale


Pergatiti: Rita Strakosha
Përdorimi i insekticideve sintetike është shumë i përhapur në ambjentet shtëpiake. Këto janë të rrezikshme për fëmijët, janë të dëmshme për shëndetin, dhe ngarkojnë buxhetin e familjes.
Ka mënyra natyrale për largimin nga ambjentet e shtëpisë të:
1. Myshkonjave, mizave. 
2. Pleshtave.
3. Molës.
4. Milingonave, bubuzhelave.
5. Morrave.
1. Myshkonjave e mizave
 
  • Ziejmë lëkurat e limonit ose portokalles dhe gjethet e mentes dhe e lëmë lëngun të ndenjet gjatë natës. E filtrojmë dhe e përziejmë me alkol 70%. E hedhim përzierjen në shishe spruco. Mund të përdoret në vend të insekticidit.
  • Bima e borzilokut, lavanda i largon mizat. Mund të vendosni në shtëpi disa vazo me borzilok.
  • Era e hudhrës gjithashtu mendohet se i largon myshkonjat dhe mizat. Nëse konsumoni hudhra në darkë (ndihmojnë dhe për gjumin) gjatë natës mund të shqetësoheni më pak nga insektet. Ose, mund të varni hudhra të shtypura në dyert e shtepisë (nëse nuk prisni vizitorë!)
  • Në dhomë vinin një saksi me bimën e recinës (bar ujthi). Mizat kur bien në kontakt me bimën ngordhin.
  • Në dhomë, përpara fjetjes, digjnin një dorë bar pleshti, myshkonjat largoheshin nga tymi.
  • Një grusht farash shikakuqe (herdha qeni) i thërrmojmë, i shtypim dhe i hedhim në një 1 vaj. E lëmë përzierjen të regjet në një vend të ngrohtë për 15 ditë. Me këtë lyhet koka, pjesët metalike dhe të drunjta të shtretërve dhe të orendive të tjera të shtëpisë.
  • Rrënjët e Inula Helenium nëse i varim në hyrje të derës ose dritares, mizat dhe myshkonjat ngjiten pas saj.
  • Gjethet e mentes, të shtypura, i mbështjellim me burulluk dhe i varim në ambjente të ndryshme të shtëpisë. Era e gjetheve të mentes largon dhe minjtë.
  • Thërrmonin një grusht fare hashashi dhe i zienin në një xhezve treshe, lëngun ja hidhnin ujit të gëlqeres që përgatitnin për lyerjen e dhomave. (Sipas Kodit Penal përdorimi vetjak dhe në doza të vogla i substancave narkotike dhe psikotrope, si dhe i farërave të bimëve narkotike nuk përbën vepër penale(R.S.)).
2. Pleshtat
  • Bimën e barit të pleshtit, e thërmonin, me të pluhurosnin krevatin përreth, dyshemenë, mobiljet e tjera.
  • Gjembat e njomë të qinglës, i thërmmonin dhe i vendosnin nëpër dysheme, krevate, mobilje.
  • Tri duar gjethe ose lëvore arre, i thërrmonin, i zienin në dy litra ujë për ½ orë, mbasi i shtrydhnin i kullonin. Me lëngun lyenin shtratin, mobiljet e infektuara me çimka.
  • Dy duar lule kamomili i regjnin në dy litra uthulle të fortë, i regjnin për 3-4 ditë, me këtë lyenin vendet e infektuara me çimka.
  • Zienin dy duar gjethe e kërcej duhani në 5-6 litra ujë, në këtë shtonin dhe 1/3 kallëp sapun rrobash, si e kullonin, të ngrohtë, njomnin me anë të një druri një copë nape dhe me këtë lyenin muret e dërrasat e infektuara me çimka.
3. Mola
  • Nëpër rroba shpërndajmë lëkura të thara portokalli.
  • Bimën e lavandos të tharë e mbështjellin me burulluk dhe e lënë në tesha.
4. Milingonat, bubuzhelat
 
  • Një mjet vrasës i miliongonave dhe bubuzhelave është acidi borik. Acidi borik është shumë më pak helmues se insekticidet sintetike. Pluhuri i acidit borik përzihet me sheqer, tretet në ujë dhe spërkatet në vendin ku kalojnë milingonat, bubuzhelat. Sheqeri shërben për të tërhequr milingonat. Përzierja lihet të paktën disa jave për të kryer efektin. Pasi thahet uji kristalet e acidit mbeten të përhapura në ambjentet e spërkatura. Kristalet ngjiten pas këmbëve të bubuzhelave, milingonave dhe këto ngordhin nga kristalet.
  • Soda e bukës përzihet me sheqer, në raportin 1:1. Vihet në enë të hapura, në vende ku kalojnë bubuzhelat. Pranë tyre vihen enë të hapura me ujë. Mendohet se bubuzhelat tërhiqen nga sheqeri, e konsumojnë, pastaj pijnë ujë dhe kombinimi i sodës së bukës me ujin bën që stomaqet e bubuzhelave të pëllcasin. Përzierjet duhen ruajtur nga fëmijët dhe kafshët shtëpiake.
5. Morrat:
Morrat janë insekte parazitë. Disa prej tyre jetojnë në kokën e rrobat e njeriut, në drunj, shpendë e kafshë. Përhapin sëmundje ngjitëse.
Mënyrat e mjekimit:
  • Vaji i anasonit: mjaftonte lyerja e kokës dy-tri herë për ti zhdukur. Vaji i anasonit këshillohet dhe kundër myshkonjave dhe mizave.
  • Gratë mbasi e lanin më parë kokën me finjë të kulluar e me sapun, i fërkonin flokët me uthull të fortë rrushi. Merrnin një litër nga kjo dhe i hidhnin një grusht kripë, të shkrirë në pak ujë të ngrohtë. Mbas 24 orësh e lanin përsëri kokën me ujë të ngrohtë e me sapun. Këtë mjekim e vazhdonin 3-4 herë.
  • Merrnin një grusht nga gjethet e bimës të quajtur ryz ose bari i rucës dhe e zienin në më pak se 1 litër ujë. Si e kullonin, me lëngun e tyre fërkonin kokëk. Po me gjethet e kësaj bime, të bëra pluhur, e pudrosnin kokën pas fërkimit.
  • Merrnin një kokërr qepe të mesme, 5-6 thelpinj hudhre dhe i shtypnin në havan. Këto i hidhnin në gjysëm litre uthulle të fortë ku i linin 5 ditë. Si i shtypnin mirë, uthullën e kullonin dhe me të lyenin kokën gjithnjë pas larjes me finjë ose sapun.
  • Trangullin faroç e grinin në rendë pa e qëruar, me gjithë farë. Të grirë e hidhnin në një napë, ku e kullonin. Me lëngun ia lyenin kokën duke ja mbështjellë . Këtë e bënin tri netë rresht. Kokën e mbante të lidhur gjithë natën.
  • Për zhdukjen e morrave të trupit, rrobat i zienin për një kohë të gjatë në një finjë të fortë. Si thaheshin pak i hidhnin në shëllirë duke i lënë dy-tri orë, pastaj i shpëlanin.
  • Për të pastruar shtresat dhe mbulesat nga morrat, mbulonin me to kalin e djersitur duke ja lënë në trup dy orë. Kaq mjaftonte për zhdukjen e tyre.
  • Hapnin një gropë në dhé e fusnin në të batanijet duke i lënë një skaj të tyre përjashta. Në këtë skaj mlidheshin morrat ku i pastronin menjëherë.
  • Si pastrohej koka me ujë e sapun, ia pudrosnin me pluhur piperi, duke ia lidhur për 3-4 mbrëmje. Po, në këtë mënyrë përdorej dhe bari i pleshtit, i përzier me vaj ulliri, ose duke e pudrosur si pluhur.
  • Merrnin dy duar lëvore nga arra e njomë, si i shtypnin, i zienin në dy litra ujë. Me këtë lëng në gjendje të ngrohtë, laheshin e pastroheshin. Mjekimin e vazhdonin 2-3 mbrëmje.
Në çdo rast higjena dhe mbajtja e ambjenteve të thata është mjeti kryesor i largimit të insekteve nga shtëpia.
Insektet janë problematike dhe për farat që ruajmë në shtëpi. Psh. fasulet, mielli, trahanaja etj. mund të pushtohen nga insektet. Para disa kohësh zbulova se 5 kg fasule që sapo mi kishin dhuruar u mbushën me miza. Këshilla e parë ishte tu hidhja fostoksinë, një pesticid. Në vend të kësaj provova një këshillë interneti: i lashë në furrë në 100 oC për 1 orë. Kjo duhej të ngordhte larvat. Pas kësaj, në 3 javët në vazhdim fasulet duken të pastra nga mizat. Sipas grave të vjetra, speci djegës po ashtu i largon mizat nga fasulet. Për të larguar mizat hedhim 1 varg me speca djegës të copëtuar (kushton 130 lek vargu) në 5 kg fasule.
Literatura:
  • “Mjekësia Popullore, kulturë e lashtë në shërbim të shëndetit”, Hysni Ndoja, Shtëpia Botuese “Apollonia”, 1995
  • “Libri i madh i mirëmbajtjes në shtëpi”, Barti Phillips, Shtëpia Botuese Cserepfalvi

SI TE MBRONI TE MBJELLAT E JUAJA PA PERDORIMIN E PESTICIDEVE DHE MJETEVE TJERA KIMIKE ?


Kafshët e dobishme - ndihmëse në luftë. Që në kopsht të mund të aplikohet mbrojtja biologjike, nuk duhet ndjekur të gjitha kafshët, sepse nuk janë që të gjitha armiq. Është mjaft e rëndësishme që të mbahen shtazët e dobishme. sepse ato ndihmojnë në luftën kundër dëmtuesve. Në procesin e asgjësimit të dëmtuesve ndihmë të madhe ofrojnë shtazët që ushqehen me këta dëmtues. Ndihmësit më të mirë janë zogjtë, iriqët dhe bretkosat, të cilat hanë kërmij por edhe disa insekte siç janë mollëkuqja krahë rrjete janë armiq natyralë të morrave të gjetheve.

Mollëkuqet dhe insektet e ngjashme në ditë hanë deri në 400 morra gjethesh. Që mollëkuqet të kenë çfarë të hanë, nuk duhet asgjësuar morrat e parë të gjetheve që paraqiten në pranverë, sepse kështu do të zvogëlohet numri i mollëkuqeve që edhe ashtu ka shumë pak. Nëse është e mundshme, është mirë që në kopsht të keni një moçal të vogël dhe të mbillni bimë uji, ku do të jetonin bretkosat dhe rreziku nga kërmijtë do të jetë shumë i vogël.

Zogjtë në ditë mbledhin deri në 30 kg vemje dhe parazitë tjerë. Që të mbledhni dhe të mbani zogjtë, ndërtoni shtëpiza për ta. Dera duhet të jetë nga juglindja. Gjatë verës siguroni ujë për ta në enë të cekëta, kurse dimrit siguroni ushqimin. Zogjtë do të asgjësojnë parazitët në kopsht dhe për çdo ditë do te ju argëtojnë me këngën e tyre. Edhe merimangat janë armiq natyror të mizave dhe mushkonjave. Merimangat sulmuese janë armiq të merimangës së kuqe por edh etë disa merimangave të dëmshme.
Parazitët më të shpeshtë dhe si të shpëtojmë nga ata

Morrat e gjethevejanë insekte të vogla dhe të ndjeshme, të cilët mund të jenë me krih dhe pa krih. Ngjyra e tyre varet nga stadi i zhvillimit dhe nga bima që i ushqen, kështu që mund të jenë ngjyrë e çelë portokalli, të gjelbër apo të zi. Ushqehen duke thithur lëngjet e bimëve madje nga pjesët me të ndjeshme të bimës, në filizat e bimëve dhe në sytha. Shkaktojnë stagnim në rritje tek bimët, shtangim të gjetheve, pas tyre mbetet vesa e mjaltit që pikë në gjethet e poshtme duke i bërë ato të ngjitshme dhe më vonë nxihen sepse në to zhvillohen kërpudhat blozë. Sulmojnë numër të madh të kulturave. Paraqiten në pranverë dhe në vjeshtë, gjatë kohës së ngrohtë dhe të thatë si dhe pas shirave. Nëse morrat e gjetheve fuqishëm sulmojnë ndonjë kulturë, ky është shenjë se është çrregulluar qarkullimi i saj. Ndonjëherë mjafton që të mbulohet dhe të ushqehet toka tek rrënja e bimës.

Ekzistojnë bimë që janë shumë tërheqëse për morrat. Këto bimë duhet mbjellur midis bimëve të tjera që të mbrohen nga morrat. Për shembull, të mbillen sallatat dhe batha midis dredhëzave. Morrat do të shpërngulen në sallata dhe në bathë, kurse dredhëzat mbesin të padëmtuara.

Dëmet nga kërmijtë

Kërmijtë janë shpesh mysafirë të padëshirueshëm, kurse armiq të tyre natyrorë, iriqë, bretkosa ka gjithnjë e më pak. Kërmijtë më së shumti sulmojnë perime me gjethe të gjelbra. edhe pse janë tëngadalshëm, janë shumë këmbëngulës dhe perimeve mund tu shkaktojnë dëme të mëdha. Ushqehen natën, sepse i pengon dielli prandaj më së lehti i gjejmë kur bie terri, me ndihmën e llampës.

Kërmijtë mund t’i asgjësojmë me ndihmën e lymit të kafesë, të cilën nuk e tolerojnë, sepse kafja për ta është helm.

Bimët e sulmuara duhet spërkatur me lymin e kafesë, i cili jo vetëm që do t’i largojë kërmijtë, por që do të bëjë edhe plehërimin e tokës dhe ndërkohë do të largojë edhe mizat e bimëve. Duhet të jeni të kufizuar kur është fjala për ujitjen e tokës me lym kafeje, sepse nga kjo mund të ngritët thartësira e tokës. Toka afër bimës, të cilën e sulmojnë kërmijtë mund të mbulohet me shtresë të hollë hiri. Që kërmijtë të mbesin sa më larg nga bimët, këtë proces duhet përsëritë pas çdo shiu.

Këlyshi i dheut (dosëza, arrçi) (Gryllotalpavulgaris)është një nga dëmtuesit e shpeshtë të bimëve. Ëmbëlsirë e preferuar e tij janë tuberët dhe rrënjët.

Këlyshi i dheut është shtazë e natës dhe në sipërfaqe të tokës del vetëm natën kanali ti tij nuk është thellë në tokë dhe më së lehti kapet nëse në tokë gropohet një enë me ujë dhe anash vihen dërrasa që atë e orientojnë drejt në enë me ujë.

Urithi është shtazë e dobishme, sepse asgjëson këlyshët e dheut dhe vemjet si dhe krimbat, por njëkohësisht bën grumbuj dheu që gjymtojnë pamjen estetike të kopshtit.

Më së lehti është që ta largojmë nëse në tokë ngulim një shishe të zbrazët, në atë mënyrë që maja e shishes futët në vrimen e kanalit të tij duke u kujdesur që të mos mbyllet fyti i shishes. Zërin që prodhon shishja e zbrazët dhe shushurima e erës i irriton urithët, të cilët nuk mund ta durojnë këtë, prandaj ikin.

Luftën kundër dëmtuesve e ndihmon koekzistenca natyrore midis disa bimëve – nëse mbjellën njëra afër tjetrës, shtohet fuqia e tyre dhe rendimenti, kështu që më mirë mbrohen nga parazitët. Për shembull, mbjellja e karotës afër qepës, mbron bimët nga miza e qepës/karotës, kurse ngulitja e degëve të shtogut në tokë shërben si mbrojtje nga urithi.

Meqë bimët kanë ndikim mjekues në shëndetin e njerëzve, njësoj mund të ndikojnë edhe tek njëra tjetra. Procedurat duhet përsëritur disa herë, por duhet të jeni të durueshëm.

F.B.(Floripress): http://floripress.blogspot.com/2017/04/si-te-mbroni-te-mbjellat-e-juaja-pa.html

Eruditizmi shkencorë, dipl;omatiko- politikë i Prof.Dr.sci.Mehdi Hysenit

Dr. Mehdi Hyseni, është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkëpunëtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Boston të SHBA-së.

Mehdi Hyseni.jpg

CURRICULUM VITAE
Mehdi Hyseni,Ph.D.
176 Presidents lane, 305
Quincy, MA, 02169Tel.: 781-985-8630
Email: kosova.atdhe@yahoo.com


Lindur:

· 1 shkurt 1948, Burim, Komuna e Vushtrrisë, Republika e Kosovës

Statusi martesor:

· I martuar, 5 fëmijë

Gjuhët:

· Shqip, anglisht, frëngjisht, serbokroatisht

Arsimimi:

· 1976 – B.A., Fakulteti Filologjik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Universiteti i Shkupit, Maqedoni ;
· 1983 – M.A., Shkencat e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare, Fakulteti i Shkencave Politike, Zagreb, Universiteti i Zagrebit;
- 1986-1990-Studimi i Doktoratës ( Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare), Zagreb, Universiteti I Zagrebit, Kroaci ;
· 1997 – Ph.D.,Shkencat Historike (Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare), Fakulteti Filozofik, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës.


Eksperienca profesionale:

· 2000-2017 –Non Academic job ( security business , public information, translation), Boston, MA, USA;

· 1970-1974 – Pedagog i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në shkollën fillore “Liria” të Gllavotinit, Vushtrri, Kosovë;
· 1974-1976- Gazetar në të përditshmen “RILINDJA” të Prishtinës, Kosovë;
· 1976- 1978 – Profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në shkollën e mesme ekonomike në Pejë, Kosovë;
· 1978-1982- Përkthyes, leketor dhe redaktor në Departamentin e Përkthimeve të Këshillit Ekzekutiv Federativ të Jugosllavisë në Beograd;
· 1982-1989 - Terminolog në Departamentin e Përkthimeve të Këshillit Ekzekutiv Federativ të Jugosllavisë, Beograd; Komisioni Verifikues dhe Miratues i Terminologjisë Shkencore (Gjuhë Shqipe, Politikë, Drejtësi, Ekonomi, Kulturë etj.): Akademik Idriz Ajeti, Dr.Bajram Krasniqi, Prof.Dr.Shaqir Berani, Instituti Albanologjik, Prishtinë, Fakulteti Ekonomik (Prof.Dr. Hajrullah Gorani) dhe Fakulteti Juridik (Prof.Dr.Esat Stavileci), Prishtinë, Kosovë;
· 1989-1993- Redaktor i Revistës “Liria” për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Lubjanë, Slloveni;
· 1993-1995 – Anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) nën mandaitn e Kryetarit Adem Demaçi, Prishtinë, Kosovë;
· 1995-1999 – Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shoqatës për Edukim, Arsim dhe Shkencë “Bashkimi Paqësor” nën mandatin e Kryetarit Cen Pushkolli, Prishtinë, Kosovë;
· 2000-2001 – Bashkëpunëtor i Institutit Ndërkombëtar, Boston;
· 2002-2003 – Redaktor i Gazetës “Ribashkimi Kombëtar”, Tiranë, Shqipëri.
· 2010-2017 - Bashkëpunëtor i Institutit të Prognozave Politike Rajonale, Tiranë, Shqipëri;
· 1990-2017 – Bashkëpunëtor i këtyre gazetave, i revistave dhe i masmediave digjitale : Rilindja (Prihtinë, Tiranë), Fjala (Prishtinë), Dituria (Prishtinë), Bota e Re (Prishtinë), Z֝ëri (Prishtinë), Koha Jonë (Tiranë), Shekulli (Tiranë), Zëri i Kosovës (Zvicër), Bota Sot (Zvicër, Prishtinë), Kosova Sot (Prishtinë), Telegrafi (Prishtinë), Liria Kombëtare (Nju-Jork), Kosova Press (Prishtinë), Lajm Press (Shkup), Tribuna Shqiptare (Kanada), Albania (Londër)…etj.

Vepra (2):

· UÇK-ja dhe e Drejta Ndërkonbëtare (Recenca dhe Parathënia, Akademik Esat Stavileci), “Kuvendi”, Lezhë, 2010;

· Shqipëria e ribashkuar e qetëson Ballkanin(Vëllimi I), Instituti i Prognozave Politike Rajonale (Recenca dhe Parathënia, Dr.Koço Danaj), Tiranë, 2010.



Recensione (3):

· Autori: Afrim Morina, “Gjurmë kohe, libri IV” (politikë), Prishtinë, botuar më 2014 ;

· Autori: Skifter Këlliçi, “Tragjedia e 11 Shtatorit 2001”(roman), Boston, botuar më 2014;

- Autori: Tafil Duraku, “ Simbolika e zezë heretike dhe antikombëtare e V.Surroit“(politikë), Prishtinë, 2015.


Publikime (anglisht):

· 2003 (April) – “American Diplomacy”, North Carolina, USA : The Future of Kosovo/ http://www.unc.edu/depts/diplomat/archives_roll/2003_04-06/hyseni_kosovo/hyseni_kosovo.html/;

· www.newsblaze.com :

· 2017 (April) -Kosovo and Albania Joining EU and NATO, Not Vucic’s “Yugoslavia;
· 2017 (March) - Kosovo Should Listen to US President Donald Trump, Not Serbia’s Absurd Accusations;
· 2017 (January) – “News Blaze”: America and New President Trump Should Support Turkey’s Access to EU;
· 2016 (January) - US Not Against Islam, But Against Islamic Terrorism ;
· 2016(December) – Tuzi Municipality in Montenegro Is Not Bosnian Sarajevo!;
· 2016(November) – America Created the “Kosovar State,” Not “Kosovar Nation;
· 2016(October) – UN Gives Lesson to Vuk Jeremic, Not Voted as Next Secretary-General;
· 2016(Ocober) – America Needs Hillary Clinton For President;
· 2016(October) – US Ambassador Christopher Hill: Albania Doesn’t Want to Become One With Kosovo;
· 2016 (November) - With Trump, America Will Still Be the Unipolar World Superpower;
· 2016(September) - Slobodan Milosevic’s Infamous Church is Illegal! ;
· 2016(September) - Serbia Misuses International, Regional Organizations to Deny Freedom, Independence, Sovereignty of Kosovo;
· 2016(May) - Kosovo Becomes The 55th Member of UEFA, Cheers! ;
· 2016 (May) - Who is Serbia to Force UEFA and FIFA to Change Their Rules? ;
· 2016(May) - American Presidents Bill Clinton and George W. Bush, Albanian National Heroes;
· 2016(May) - Serbian President Nikolic: Serbia Wants Kosovo and EU;
· 2016(April) - Kosovo is Albanian Jerusalem, Not Serbia’s ;
· 2016(April) - Why Are Serbia’s Elections in Kosovo, When Kosovo Isn’t In Serbia? ;
· 2016(April) - Kosovo Prime Minister is Right, Kosovo is not Serbia! ;
· 2016(April) - UN Should Not Make Second Mistake with Serbian Extremist Vuk Jeremic;
· 2016(April) - Kosovo to Join EU and NATO, or its Motherland Albania ;
· 2016(January) - US Not Against Islam, But Against Islamic Terrorism ;
· 2016 (January) - Serbia Wants Relationship With Vlora Without Recognizing Kosovo ;
· 2015(December) - NATO Military Campaign Against Serbia Was Completely Legal ;
· 2015 (November) - Europe in the Flame of Terrorism and Siege of Millions of Immigrants ;
· 2015 (November) - Kosovo Did not Pass at UNESCO, But Serbia Will Never Pass in Kosovo! ;
· 2015(November) - How EU Stabilization and Association Agreement Will Benefit Kosovo ;
· 2015(October) - History Proves Kosovo Was Never Part of Serbia (Scientific Work);
· 2015 (October) - Pope Francis Deserves to Win Nobel Peace Prize ;
· 2015 (September) - Albania in ‘Hot Seat’ After Pro-Palestine Vote in UN General Assembly ;
· 2015(October) - Kosovo Not Integral Part of Territory of Serbia ;
· 2015 (April) - UN and EU Should Scrutinize Serbia’s Constitution ;
· 2015(August) - Serbia Aggressor Has No Right to Weep for the Victims of Its Genocide ;
· 2015 (August) - Serbia Guilty of Genocide Crime in Srebrenica ;
· 2015 (March) - Ethnic Albania is Not ‘Greater Albania’ ;
· 2015(May) - Serbia’s President Wants Kosovo Back, And Then To Join The EU ;
· 2015 (April) - Kosovo Needs to Create A Legal Army to Function as Sovereign State ;
· 2014(September) - Don’t Kill Americans Or Call Death on America After They Supported Your Freedom ;
· 2015 (January) - Recognition of Independent Kosovo Crucial for Serbia’s Integration to EU ;
· 2015 (January) - Historical-Solidarity Marching in Paris Against Terrorism ;
· 2014(September) - Valid Agreement With Belgrade, So Republic of Kosovo Will Be Recognized by UN ;
· 2014 (January) - New Architecture of Serbian Genocide Against Kosovo Albanians ;
· 2014(September) - Remembering The Victims of 9/11 ;
· 2014 (September) - Islamic Terrorism Threatens Kosovo’s Security ;
· 2014 (January) - Albanians Are Not Bullies Nor Is America Conqueror of Serbia ;
· 2014 (January) - Kosovo as a New Independent Nation in Facebook ;
· 2013 (December) - Is NATO a Real Savior of Kosovo? (U.S. Ambassador Tracey Ann Jacobson in Pristina Warns Against Establishment of Serbian Republic in Kosovo! );
· 2013 (December) - The South ‘Balkan Benelux’ Versus EU and Globalization! ;
· 2013 (November) - Prime Minister Dacic: Serbia Will Never Abandon Kosovo ;
· 2013 (November) - Is NATO Trying to Rule the Entire World? ;
· 2013 (June) - Is Kosovo’s Status Resolved Forever? ;
· 2013 (May) - Pristina’s Memorial Plaque in Honor of Jewish Victims Hailed ;
· 2013 (May) - Is Serbia’s Interfering in Internal Affairs of Independent Kosovo? ;
· 2013 (April) - Terrorism Must Be Fought By All Means! ;
· 2013 (April) - The US is a True Ally, Liberator, Friend and Savior of Albanians in Kosovo ;
· 2013 (April) - Belgrade Should Eliminate the Untrue Slogan: ‘Kosovo is Serbia’ (http://newsblaze.com/author/hyse/).

Publikime (shqip) :
· (A) www.albaniapress.com (850 njësi botuese), Londër :

· 2017 (prill) - Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, kur të thotë AMERIKA ;
· 2017 (prill) - Sikur serbët dhe Vuk Drashkoviqi të kishin qenë si Tucoviqi dhe Willy Brandt-i ;
· 2017(prill) - Propozimideja e Vuçiqit për ringjalljen e Jugosllavisë së Titos, një po.... e ftohtë për Ballkanin;
· 2017 (mars) - Nuk ka komb shqiptar e as Shqipëri Etnike pa Skënderbeun dhe pa Ismail Qemalin ;
· 2017 (mars) - Vuçiqi demantoi Brukselin dhe lidershpin e Kosovës ;
· 2017 (mars) - Kosova ta dëgjojë Presidentin Donald Trump, jo Serbinë e Putinit ;
· 2017 (mars) - Tandemi Ivanov-Gruevski fajtorë kryesorë për galvanizimin ndëretnik dhe për krizën institucionale në Maqedoni ;
· 2017 (mars) - Tandemi Ivanov-Gruevski fajtorë kryesorë për galvanizimin ndëretnik dhe për krizën institucionale në Maqedoni ;
· 2017 (mars) - Racizmi i Ivanovit izolon Maqedoninë nga BE-ja, nga NATO-ja dhe nga Amerika ;
· 2017 (mars) - Diplomacia retorike boshe e Prishtinës dhe e Tiranës ;
· 2017 (mars) - Mos e vajtoni Rusinë, por Shqipërinë e copëtuar Etnike(1878-2017)!
· 2017 (mars) - Hashim Thaçi nuk ëshë baba i Kosovës;
· 2017 (shkurt) - Kuçi e siguroi Beogradin, se “Shqipëria s’mund ta mbrojë sovranitetin e Kosovës!?
· 2017 (shkurt) - Me dhe për Amerikën përgjithmonë, por, territore shqiptare nuk i japim Serbisë ;
· 2017 (shkurt) - Tirana dhe Prishtina të mos pranojnë as ndarjen e as këmbimin e territorit shqiptar-shqiptar me Serbinë ;
· 2017 (janar) - “Këmbimi i territorit”, Thaçin do ta bënte DY HERË HERO dhe SHTETARIN MË TË MADH të Ballkanit ;
· 2017 (janar) – “Kosova është Serbi”, do të thotë opsionin e hapur të luftës mes Serbisë dhe Kosovës;
· 2017 (janar) - Kozmopolitizmi nuk është substitut i kolonializmit dhe i neokolonializmit .
·
· (B) www.kosovasot.com(Prishtinë) :
·
· 2017 (shkurt) - Njohja e Kosovës, interes nacional dhe shtetëror i Serbisë ;
· 2017 (shkurt) - Edhe Shqipëria mund ta mbrojë sovranitetin e Kosovës;
· 2017 (shkurt) - Paradigma e gjysmës së kombit shqiptar të kolonizuar ;
· 2017 (mars) - Kapitali nuk e përcakton vetëdijen kombëtare, por ideali, humanizmi dhe atdhedashuria ;
· 2017 (janar) - Treni i bukur-modern rus, por me përmbajtje çetniko-nazifashiste serbe, nuk kalon në Kosovë ;
· 2017 (janar) - Serbia të burgosë e arreston, sepse nuk ka kush të mbrojë ;
· 2017 (janar) - Amerika dhe presidenti Obama mbështetin hyrjen e Turqisë në BE ;
· 2016 (dhjetor) - Anashkalimi dhe nxirja e ribashkimit gjithëshqiptar gëzojnë Serbinë dhe Rusinë ;
· 2016 (dhjetor) - Humanizmi mbi të gjitha,jo vrasje dhe terrinë mesjetare ;
· 2016 (shjetor) - Vrasja e Halepit - vrasje e humanizmit gjithënjerëzor ;
· 2016 (dhjetor) - Muri në Mitrovicën e Kosovës, simbol i aparteidit serb ;
· 2016 (dhjetor) - Duke "rrasur" pleskavica dhe duke pirë "shlivovicë" të Shumadisë, nuk zgjidhet problemi kolonial me Serbinë ;
· 2016 (tetor) - Paskali nuk e njeh Kosovën, por Serbinë .
·
· (C) www.floripress.com (Prishtinë):
·
· 2005 (tetor) -Babomania" antibashkim kundër ribashkimit - amanetit të baballarëve të Shqipërisë Etnike ;
· 2007 (mars) – “Simfonia dhe kakofonia” politiko-shtetërore e Kishës Ortodokse Serbe kundër pavarësisë së Kosovës ;
· 2007 (mars) – Formula e re serbe “Kosova nën Serbi, e Serbia në Evropë”, është antievropiane, antidemokratike dhe anticivilizuese ;
· 2007 (mars) – “Dialektika” e ndërgjegjës së kalbur politike dhe kombëtare shqiptare ;
· 2007 (mars) - Vojislav Kostunica: “Kosova është zemra e Serbisë”?! ;
· 2007 (prill) – Pavarësia e Kosovës nuk varet nga VETO-ja e Rusisë ;
· 2007(prill) – Ata që rrahin Vetëvendosjen-popullin e vet, nuk e meritojnë lirinë, as pavarërsinë ;
· 2014 (nëntor) - Tragjedia e 11 shtatorit 2001 (roman) , autor Skifter Këlliçi ;
· 2016 (tetor) - Shqipëria Etnike është evropianizëm qytetërues ;
· 2015 (prill) - Nuk ka “Shqipëri të Madhe”, por Shqipëri natyrale;
·
· (Ç) www.lajmpress.com(Shkup) :
·
· 2017 (mars) - Mesila Doda-Shotë Galica e Gostivarit të Shqipërisë Etnike ;
· 2016 (shkurt) - Madeleine Albright është shpëtimtare e Kosovës, ndërsa Milosheviqi ishte kriminel ;
· 2017 (shkurt) - Kush ishte ministri i Hashim Thaçit që ka spiunuar Adem Jasharin? ;
· 2016 (dhjetor) - Pse nuk jeni lidhur në kodin telefonik të Shqipërisë, por të Serbisë kolonialiste?! ;
· 2017(mars) - Pa ushtri, Kosova vazhdimisht është në rrezik ;
· 2016 (tetor) - OKB-ja ushqen tërë botën me bukë, me liri dhe me paqe ;
· 2016 (qershor) -Ambasadori Christopher Hill ka pohuar të vërtetën, se “Shqipëria nuk do të jetë një me Kosovën” ;
·
· (D) www.telegrafi.com (Prishtinë):
·
· 2010 (qershor) - Syndromi antibashkim ;
· 2009 (dhjetor) - Është ky epilogu i politikës “fol e rruj voe”?! ;
· 2010 (dhjetor) – Stupid politics ;
· 2009 (nëntor) - “Sillu, sillu botë e vjetër”!? ;
· 2010 (janar) - As Serbia, as Kosova në BE! ;
· 2011 (shkurt) - Kryetar i Kosovës vetëm Adem Demaçi! ;
· 2009 (tetor) - Decentralizimi – standard i obligueshëm vetëm për shqiptarët në Ballkan?! ;
· 2010 (korrik) - Amerikë, të paçim përjetë! ;
· 2009 (shtator) - Konfrontimi me faktorin ndërkombëtar-rikthim i Kosovës nën Serbinë kolonialiste ;
· 2010 (prill) - Kosova nuk është djepi i Serbisë, por i Shqipërisë dhe i shqiptarëve ;
· 2009 (shtator) - Zgjimi i vonuar, por shenjëz shpresëdhënëse drejt ribashkimit kombëtar.

Work in progress and interest:

· Vazhdimi i Projektit studimor për Ribashkimin e Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike;
· Përfundimi i Projektit kërkimor shkencor versus “Kombit Kosovar” ;
· Ribotimi i librit shkencor “UÇK-ja” dhe e Drejta Ndërkombëtare ;
· Projekti kërkimor shkencor i përgënjeshtrimit të tezave dhe të elaboratve serbomëdha “Velika Albanija” (Shqipëria e Madhe).

Floripress : http://floripress.blogspot.com/2017/04/eruditizmi-shkencore-diplomatiko.html

2017-04-25

Pickimi i mushkonjave, mënyra natyrale kurimi


ME ARDHJEN E VERËS VIJNË EDHE ATO TË PADURUESHMET, MUSHKONJAT. POTHUAJSE NUK EKZISTON NJERI NË BOTË QË NUK KA NDIER NË LËKURËN E TIJ/SAJ SE SA IRRITUESE DHE E BEZDISSHME ËSHTË KRUAJTJA E SHKAKTUAR NGA PICKIMI I MUSHKONJAVE, APO EDHE SE SA TË LODHSHME BËHEN NETËT PA GJUMË PËR SHKAK TË TYRE. POR ZGJIDHJET NUK MUNGOJNË. NE PO JU PARAQESIM ATO NATYRALET…




Me ardhjen e të nxehtit vijnë edhe të urryerat mushkonja, që janë shkaku më i zakonshëm i netëve pa gjumë gjatë këtij sezoni. Ajo zhurma e bezdisshme rrëzë veshit do të vinte në provë të vështirë edhe nervat e atyre personave që janë më të fortë. Për të mos folur më pas për pickimet që në disa raste skuqen shumë dhe shkaktojnë kruajtje dhe djegie. Pickimi nga mushkonjat zakonisht ndodh gjatë periudhës kur dielli lind dhe perëndon, atëherë kur mushkonjat janë më aktive. Për fat të mirë, në viset tona mushkonjat nuk bartin sëmundje serioze siç është malaria, andaj pjesa më e madhe e pickimeve nuk janë të rrezikshme. Por në treg ekzistojnë produkte të ndryshme për të qetësuar pickimet e bezdisshme dhe për të mbajtur larg mushkonjat. Por të mos harrojmë se ekzistojnë edhe metodat natyrale për t’u aplikuar. Të shohim se cilat janë ato.


Vajrat esencialë

Nëse e urryera mushkonjë ka pickuar lëkurën tuaj ju mund t’u drejtoheni vajrave esencialë bimorë, që janë mjaft rezultativë.

Në veçanti, ne rekomandojmë:


– Vaji esencial i livandos, duke e aplikuar mbi lëkurë qetëson dhimbjen dhe heq kruajtjen;

-Vajrat esencialë të citronellës dhe të barbarozës janë shumë të dobishëm, sepse mbajnë larg mushkonjat;

– Vaji i pemës së çajit, i përdorur fillimisht në Australi nga vendasit më shumë se 1000 vjet më parë. Është një ndihmës i parë urgjent natyral;

-Vaji “Neem” vepron si qetësues, por edhe si ilaç kundër insekteve

Edhe Aloe Vera, një bimë me veti të shumta, na vjen në ndihmë. Rezulton mjaft efektive në trajtimin e pickimeve të insekteve. Ajo është një antiseptik dhe antiinflamator i fuqishëm. Duke aplikuar pak nga tuli apo xheli i Aloe Verës në vendet e pickimit ju do të ndieni menjëherë një ndjenjë freskie dhe lehtësimi. Por në vend të Aloe Verës ju mund të përdorni edhe një fetë qepe.

“Ilaçet e gjyshes”

Tradicionalisht ekzistojnë edhe ilaçet apo kurat e “shtëpisë” që vazhdojnë të këshillohen ende nga gjyshet tona për t’u shpëtuar mushkonjave dhe pickimeve të bezdisshme të tyre:

– Kripa

Ajo është e dobishme për lehtësimin e kruajtjes. Mjafton të njomni pak me ujë sipërfaqet e pickimeve dhe më pas të vendosni butësisht mbi to kripë;

-Bikarbonat natriumi

Ju duhet të përgatisni vetëm një masë të përbërë prej bikarbonatit të natriumit dhe ujit dhe ta aplikoni atë në zonat ku ju kanë pickuar mushkonjat. Kruajtja do të zhduket në një kohë mjaft të shkurtër.

-Limoni

Ju mjafton vetëm të prisni një fetë limoni dhe ta kaloni nëpër zonat ku iu është shkaktuar kruajtja. Irritimi dhe kruajtja do të zhduket menjëherë.

Për shtëpinë

Për të mbajtur mushkonjat larg nga shtëpia, ju mund të përdorni aromë limoni, ndoshta nga ato të cilat vendosen në prizë pranë dritareve dhe ballkoneve.

Çfarë janë mushkonjat dhe pse ushqehen me gjak

Mushkonja është një insekt fluturues që bën pjesë në klasën Ditteri, në familjen Culicidi. Është i përhapur në të gjithë botën në rajonet e ngrohta, nëntropikale dhe tropikale, përfshirë Amerikën e Veriut, Meksikën, Amerikën Qendrore, Afrikën, Azinë dhe Europën. Si territor për të jetuar, mushkonjat preferojnë vende me ujë dhe që janë të pasura me gjelbërim. Larvat e tyre rriten në ambiente që kanë një bimësi të madhe dhe të rrënjosura mirë, si orizoret, kanalet e kullimit të ujërave, këneta, brigjet e liqeneve. Femrat e mushkonjës lënë zonat e riprodhimit dhe gjatë natës ushqehen kryesisht me gjakun e gjitarëve, përfshirë dhe njeriun, edhe pse për disa lloje preferojnë zogj dhe zvarranikë. Për të thithur gjakun, femrat janë të pajisura me një aparat të gojës të gjatë dhe shpues, të ngjashëm me një thithëse. Ky tub i vogël nuk është i pranishëm te meshkujt, të cilët jetojnë me nektarin dhe limfën e bimëve. Femrat pinë një sasi gjaku të barabartë me 1,7 herë sa pesha e tyre. Në bazë të shumë hulumtimeve laboratorike, rreth 20 për qind e popullatës botërore hyn në kategorinë e tërheqjes së madhe të mushkonjave. Mushkonjat janë qenie vizuale, veçanërisht kur lëvizin në orët e vonshme të pasdites dhe mënyra e parë e kërkimit për njerëz është përdorimi i shikimit. Njerëzit të cilët veshin rroba të errëta – të zeza, blu të errët dhe të kuqe – theksohen në mënyrë të veçantë, dhe pastaj si faktorë tjerë të atraktivitetit janë lëvizjet. Kur zgjedh vizualisht viktimën potenciale, ajo fillon të mbledhë aromat e saj. Njerëzit te të cilët metabolizmi është më i shpejtë prodhojnë më shumë dyoksid të karbonit, dhe e njëjta gjë vlen edhe për njerëzit më të gjatë dhe gratë shtatzëna. Edhe pse dyoksidi i karbonit është elementi kryesor sa u përket aromave, duhet të përmenden edhe gjërat e tjera të lidhura me frymëmarrjen, por edhe lëkurën.





Çfarë shkakton pickimi?

Alergji

Irritim të lëkurës

Kruajtje në trup

Puçrra të kuqe

Sëmundje infektive

2017-04-24

Cikël poetik nga Përparim Hysi



2017-04-25 8:42 GMT+02:00 Perparim Hysi <perparimh@gmail.com>:
Nuk jam më popull!!!
   (cikël me poezi)
Nga   Përparim  Hysi
Nuk jam më popull!!!
Më lodhën! Më nuk jam popull!
Fjala "popull" u bë demode
Ia sollën popullit mendjen rrotull
Politikanët sharlatanë: si sot dhe dje!
Vjedhin,gënjejnë, vrasin (veç për popullin?!)
Pa çirren e ngjirren me zërin deri në apogje
Popullin  e trajtojnë si hiç( me të arushë lozin)
Ndaj kam vendosur:- Nuk jam më popull, se...
Se më nuk e ha sapunin për djathë
Nga sot e tutje tek politikanët nuk besoj
Nuk dallon hiç një djall nga djajtë
Për ç'thashë, me këto vargje po deklaroj.
              22 prill 2017
          Poeti
           "Pushteti i njerëzve shprehet me POETIN!"
                               GËTE
Poet! Ke dalë pak jashtë kohe
Si në lojën e shahut kur bie në "ceitnot"*
Mos u prapëso, nëse pak lexohe
Se e di mirë: nuk e meriton këtë notë.
Se koha është e keqe; e ngarkuar me strese
Ku veç mashtrimi e korrupisoni po lozin "arushë"
Unë e di mirë që ti, POET,nuk "ha asi gjelle"
Ndaj kjo kohë përverse me inat të mbush.
Mos u prapëso dhe vargjet bëji pushkë
Mbushur me fishekë për të vrarë prapësitë
Se,edhe në kohë paqeje, një POET është në luftë
Ndaj s'i ndahen gjembat dhe e kryqëzoojnë si KRISHT!
* humbet lojën për shkakë kohe të limituar për"iks lëvizje"

                 19 prill  2017
          Të qeverisësh!
Të qeverisësh, nuk është aspak punë e lehtë!
Përkundrazi! Nuk ka punë më të vështirë.
Qeveritari i mirë asnjëherë nuk fle i qetë
Rron si të jetë i  lidhur me zinxhir.
Gjithmonë rrobat që vesh, i rrini disi si"ngushtë"
Hallet mbi supe:- Si mal: të mëdha!
Këtë punë nuk e bën dot gjithkush
Dhe ç'shkruaj, nuk është fare shaka.
Kam qenë dikur kryetar lokal i pushtetit pluralist
(Pra, nuk kam qeverisur në pushtetin qendror)
Por, sikur të tregoj seç kam hequr mbi kurriz
Gati më luajti "komiteti im qendror".
Katër muaj rezistova dhe dhashë dorëheqje
Se mbi kurriz sikur mbaja një elefant!
Atëherë e kuptova se sa i"lumtur" është një zok ndër leqe
Vet gati u  zhndrrova në një njeri aluçinant!
Keq është me një njeri që qeverisjen ka provuar
Dhe jo vetëm pretendon, por lufton të qeverisë përsëri!
Ky, me të gjitha mjetet demokratike, do penguar
Se kërkon që të rivijë në pushtet, vetëm për të vënë pasuri.
E kam  fjalën për ata që ngritën  vila e pallate
Dhe kanë vënë pasuri  për breza
Bëjnë propangandë, bërtasin e zbrazin fjalë bajate
Sikur, pa  qenë ata në krye, ne na "piu e zeza?!!!"
Kush ka dy fije mend në kokë e dy sy në ballë
Mos tundohet nga sllogane e fjalë bajate
Se dallohen ata që e kanë faqen të bardhë
Dhe kush na premton"parajsën" veç me llafe.
                    8 prill   2017
                                             Tiranë, 25 prill 2017

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...