2017-09-12

Ne me sy s'duen me na pa...



Image result for gjergj fishta thenie

Image result for gjergj fishta thenie


Image result for gjergj fishta thenie

Image result for gjergj fishta thenie



Image result for gjergj fishta thenie

Homeri i kohëve moderne




Poeti i madh Gjergj Fishta është një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet dhe kjo shprehet në mënyrë të dukshme edhe në mënyrat e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij, si vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.

Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Fillimisht punoi si bari, por shumë shpejt, kur ishte 6 vjeç, zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon mësimet në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë, afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.

Krijimtaria artistike

Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar për çmim 'Nobel', prozator, poet, përkthyes; "Militant i letërsisë shqipe" - cilësuar nga Lasgush Poradeci dhe "Poet kombëtar i shqiptarëve" nga Eqrem Çabej.

Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin e popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila përveçse në librat, u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimtaria e tij përfshin 40 vite të jetës, ku ai përdori 24 pseudonime.

Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa, vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve dhe rrethanave kanë bërë që Fishta si epik të quhej "Homer i Shqipërisë".

Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit, mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.

Fishta arriti të botojë këngët e para të "Lahuta e Malcisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Tre vjet më vonë botoi përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit" dhe më 1909 përmbledhjen lirike "Pika veset", më 1913 boton "Mrizi i Zanave". Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931, Greqia i jep dekoratën "Foenix ". Më 1939, Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.

Në tetor 1913 botoi revistën "Hylli i dritës", ndërsa më 23 tetor 1913 shpalosi flamurin kombëtar në kishën e Shkodrës, duke e lidhur atë me drita me xhaminë, për të treguar unitetin mes shqiptarëve. Gjergj Fishta mori shumë medalje të ndryshme nga populli i Shkodrës, i Beratit, mbreti i Austrisë, nga Greqia dhe Turqia. Vetëm pas viteve '90-të, krijimtaria e Fishtës zuri vendin e merituar në letërsinë dhe në kulturën tonë kombëtare.

Aktiviteti i tij patriotik

Deri më 1899 Fishta shkruante me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të 1899 ai u bë bashkëthemelues dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe.

Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai instaloi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi".

U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziasëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publicistike, që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor të 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917) dhe më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, "Komisinë letrare" që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit të 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar, zgjidhet nënkryetar, ku kreu veprimtari të denduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit më 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri dhe vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali, ku ndërkohë krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, tragjedive, etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë" në 1937.

Korrespondenca e Fishtës me Musolinin dhe Jakomonin

Njihen dy letra që Patër Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Itali. Kjo letër është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndier se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkoi Musolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe "e paraqitshme", gjë që nuk mund ta bënte Urdhri Françeskan dhe as Provinca e Fishtës, ndërkohë që të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalonin kësaj province.
Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë krijimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja konsistonte në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës, ku përfshihen poezia, ajo epike me "Lahutën e Malcisë", lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri, etj.

Ndërsa letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, me datë 27 prill të 1940 dhe po ashtu, si letra e parë, mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë Udhëheqësit – Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni i Universitetit të Bolonjës, që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane – anëtar i kësaj Akademie Gjergj Fishta u bë në 1939 – i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë.

"Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me iniciativën e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë". Për këtë Fishta "guxoi" t’i drejtohet Duçes dhe "gjykimit të tij të ndritur" për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë. Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanuel III, është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl. Fishta vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

JA PSE NUK STUDJOHET AT GJERGJ FISHTA NDER SHKOLLAT SHQIPTARE !

Nga Fritz RADOVANI:
  2017 

                                    Nga At Gjergj FISHA O.F.M.

  “Kryeministrit veç po i tham
    Se Shqipnia do t’ shkojë dam,  
    Q’ se dikush – se kush s’ e di:
    Nieri, a klikë, a se “Parti” –
    Po don zot me u ba n’ Shqipni,
     Për me lanë Shqipninë Turki.
     ***
    Kshtu ndër mend, edhe, na e kém’,
    Nji urë n’ Mat me lshue, e nji n’ Cém,
    Dy n’ Shkumbin e tri n’ Devollë.
    Edhe nji Tiranë – Stambollë...”
                                                          (“Gomari i Babatasit” 1923)

Shenim nga Fritz Radovani: Ju lutem mendoni pak me vete, ku e dinte At Fishta në
          vitin 1923 se, “ku, mendojnë qeveritarët tanë me ndertue Urat e turpit tyne?!”

            Melbourne, 12 Shtator 2017                              


  

Një cikël me poezi lirike


Image result for perparim hysi

Nga Përparim Hysi

1. Ne shkëmbejmë"tepsitë" nga larg

Ne shkëmbejmë"tepsitë" nga larg,
Por me zemrat tona jemi afër.
Në shpirtëra që të dy kemi plagë
Të dy ashikë të "ngrohur" në një vatër.

Zot, o Zot, a do vijë një ditë
Që bashkë të jemi vetëm?
Ta dish sa dhëmb ky imishpirt
Pa ty, hiç nuk e dua jetën.

Ta hajë dreqi! Përse kjo ndarje?
Ç'është ky mur kaq i lartë?
E keqe qenke, moj jallane
Sikur më kanë pushtuar djajtë.

Të iku mendja,- më thotë dikush
-S'e sheh? Po flet me vete!!!
Mendja bredh diku, pas jush
Në jerm jam dhe me ethe.

2. Eh, tani nuk më shkruan më

Eh, tani nuk më shkruan më
(Sikur më thuaj:- Ku jemi parë?)
U kthyen ndjenjat në "film pa zë"
Ku shkoi? Ku shkoi gjithë ai mall?

Dikur ti "vdisje për mua"
Dhe lotët derdhje lumë
Tanimë nuk më shkruan mua
(S'e di si është kjo punë?!).

Por diçka duket ashiqare
Ke gjetur "ortak" tjetër
Nga zonjë që qe, u bëre lapardare
Tamam si një rrobë e vjetër.

Rrobën e vjetër nuk e vesh kush
Buria bien për ata që kanë veshë
Qëndrimi lapardar me inat më mbush
Dhe të"uroj":- Mu në dreq të vesh!

3. Sa herë zhytem në mendime

Sa herë zhytem në mendime
(se jam vetëm dhe jam larg)
Tek ty mendja, mikja ime,
Veç për ty, ky shpirt është plagë.

Zë kujtoj çastet e hershme
E se ç'çaste! Eh, se ç'çaste!
Plaga bëhet më e prekshme
Nga ato çaste që qenë mjaltë.

Nëse puthjet qenë prelud
Si trokitje mu në portë
I kujtoj dhe bie përfund
Se jam larg sa një botë.

Largësia e shton mallin
Zë dhe çastet përjetoj
( E di kush ma qan "hallin")
Veç ai që nga vendi mërgoi.

4. Pse po dridhet imja zemër?

Pse po dridhet imja zemër?
Pse po dridhet,ka kaq kohë?
Është një dridhje si e"ëmbël"
Se regëtij dhe po bëj"oh!".

Oh, regëtij dhe diçka ndjej
Ndaj dhe dridhet imja zemër
Se për kë unë nuk rrëfej
S'kam zakon të lakoj një femër.

Është frymëmarrja e saj e lehtë
Që më jep dridhje në zëmër
Porse emrin e mbaj të fshehtë
Se më është aq e ëmbël.

Është një dridhje pak e mirë
(E them troç: më pëlqen)
Ka një shpirt si xhevahir
Ndaj më"dredh", më bën ujem.

5. Ç'më kujon, o miq, shtatori?!

Ç'më kujton, o miq shtatori?!
(Në shtator kur hapej shkolla)
Më kujtohet: atëherë ndodhi
Ndaj dhe vjerëshën, për të shkrova.

Mu në shkollë erdh një çupë
Nasqerisur me dorëzoti
Çupë për t'u pirë në kupë
E shikon dhe të bie loti.

Trupi i saj si mënjollë
Dhe fytyrën farfuri
Belin sa pushton një dorë
(Bëke "hile", o Perëndi!!!).

Mos vazhdoj më tej me të
Ne na mbetën sytë kllap
Po pastaj... ç'ndodhi, ë?
Do tregoj, po pak nga pak.

Bukuroshja qetësinë prishi
E "pranishme" në çdo çast
Dikush me të e "ujdisi"
Atë "dikushin" kam inat.

Tiranë, 12 shtator 2017

Prof. Dr. Roland Zisi: “Në këtë rajon, ku popujt jetojnë ‘supi i njërit nën sqetull të tjetrit’, bashkëjetojnë tre alfabete: i latinishtes, i greqishtes dhe alfabeti cirilik”.


Prof.Dr. Bardhosh Gaçe: “Studiuesi kroat Milan Shuflaj, qysh në fillim të shek. XX, tërhoqi vëmendjen e opinionit shkencor evropian me botimin e punimeve dhe veprave: “Akte dhe diploma”,  “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë, kryesisht gjatë mesjetës”, “Historia e Shqipërisë së Veriut”, si dhe “Serbët dhe Shqiptarët”, duke nxjerr në dritë doket e zakonet kulturore të shqiptarëve që kanë dhënë ndikimet e tyre në jetën e popujve të tjerë të Ballkanit”. 

Vjollca TYTYNI - BIRAKU


Emrat më të spikatur të fushës së shkencës dhe kulturës gjuhësore nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Greqia, Rusia, Maqedonia, Turqia, Italia, Austria, etj, kanë marrë pjesë për dy ditë me radhë në Konferencën Ndërkombëtare Ballkanike me temë “Harta e drejtimeve të Ballkanit: peizazhe letrare, kulturore dhe gjuhësore”, (“Mapping Balkan routes: letarary, cultural and linguistic landscapes”), mbajtur në qytetin e Vlorës. Kjo temë kishte një rëndësi të veçantë, për faktin e prurjeve shkencore rreth studimit të gjuhëve të Ballkanit, kontakteve, konfliktit midis gjuhëve, (siç është shqipja, serbishtja, serbokroatishtja…), ndikimeve, marrëdhënieve, huazimeve sllave, zhvillimeve leksiko-semantike, frazeologjizmave etj, e poashtu edhe të studimit rreth tipareve në fushën e semantikës të secilës gjuhë, duke u thelluar edhe më tej në theksimin e modelit të gramatikës universale dhe asaj gjenerative.

Rektori i Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit të Vlorës, Roland Zisi, në hapje të konferencës, potencoi rëndësinë dhe vlerat që ka organizimi i kësaj konference, e cila veç tjerash, synon të hedhë dritë mbi gjuhën, kulturën, marrëdhëniet, bashkëjetesën dhe fqinjësinë historike të popujve ndërballkanas.
Në fjalimin e tij, akademik Shaban Sinani, paraqiti studime të hollësishme të marrëdhënieve gjuhësore të shqipes dhe serbishtes. Në studimin me temë: “Disa vrojtime antropogjuhsore për ndërveprimin e shqipes me gjuhët në kontakt: rasti i serbishtes”, ai theksoi traditën e gjatë të studimeve në këtë fushë, ndonëse, ndjehet mangësi në aspektin sasior roli dhënës dhe marrës i dy gjuhëve në kontakt”. “Në anën tjetër, apo në të kundërt të kësaj, -theksoi akademik Sh. Sinani, -vrojtimet antropogjuhësore, kanë mundësuar të vërehet prania e frymës së njërës gjuhë tek tjetra, siç janë urimet, mallkimet, vajtimet e deri te “kopjimi i gabimit” të gjuhës tjetër”. Këto kërkime prej kapërcimit nga etnogjuhësia në antropogjuhësi nga ana metodologjike, akademik Shaban Sinani i konsideroi ‘emancipuese’.

Një pasqyrim të gjendjes së mësimdhënies së gjuhës shqipe jo vetëm në Serbi por edhe në disa vende të Ballkanit, përmes temës shkencore “Mësimdhënia e gjuhës shqipe si gjuhë e pakicës kombëtare” e solli prof. Danica Avramoviç, nga Universiteti i Beogradit, e cila potencoi gjendjen aktuale të mësimdhënies si dhe elementet pozitive dhe negative në përfshirjen e mësimdhënies në rrjedha bashkëkohore.  Ajo tha se: “Për këtë punim kemi bërë një anketë modeste në Katedrën e Albanologjisë në Fakultetin Filologjik të Beogradit, ku studentët janë pyetur për cilësinë e mësimdhënëies në këtë katedër. Sipas të dhënave të marra nga anketimi, mbizotëron paknaqësi, por edhe ide për përmirësimin e mësimdhënies”.
Në studimin e tij “Disa konkordanca ndërballkanike në trashëgiminë shpirtërore”, prof.dr. Roland Zisi ka vënë në fokus trajtimin e ndjeshëm dhe aktual që paraqet përfytyrimin  e shtrembër se “në Ballkan nuk mund të ketë përbashkësi kulturore”. Këtij kundërfakti, prof.dr. R. Zisi i vë argumentin se: “Në këtë rajon, ku popujt jetojnë ‘supi i njërjit nën sqetull të tjetrit’, bashkëjetojnë edhe sot tre alfabete: i latinishtes, i greqishtes dhe alfabeti cirilik”. Këtë argument ai e përforcon edhe me tej me faktin se: “Konkordancat ndërballkanike në trashëgiminë shpirtërore prekin jo vetëm atë që quhet “lidhje gjuhësore ballkanike”, por edhe korpuset kryesore të traditës gojore, eposin heroik dhe atë historik, ritet,…, historinë politike dhe atë shoqërore, letërsinë dhe artet”.
Një studim të thellë rreth marrëdhënieve shqiptaro-serbe paraqiti prof.dr. Bardhosh Gaçe. Në studimin e tij me temë “Milan Shuflaj dhe vepra e tij ‘Serbët dhe Shqiptarët’”, prof. dr. B. Gaçe, u bazua në studimin e veprës shkencore të dijetarit dhe studiuesit kroat Milan Shuflaj, i cili nxorri në dritë jo vetëm marrëdhëniet e përbashkëta të popujve të Ballkanit, por edhe historinë dhe kuturën mesjetare. “Studiuesi kroat Milan Shuflaj, -tha në kumtesën e tij prof.dr. Bardhosh Gaçe, -i ka bërë një shërbim të veçantë kulturës shqiptare. Qysh në fillim të shek. XX, ai tërhoqi vëmendjen e opinionit shkencor evropian me botimin e veprës “Akte dhe diploma”, dhe më pas një varg artikujsh  dhe studimesh mbi botën kulturore, ilirike dhe arbërore. Në këtë hulli janë edhe veprat dhe punimet e tij “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë, kryesisht gjatë mesjetës”, “Historia e Shqipërisë së Veriut”, si dhe “Serbët dhe Shqiptarët”, në të cilat M. Shuflaj nxjerr në dritë mjaft doke e zakone, të cilat kanë një shtresë kulturore të veçantë të shqiptarëve që kanë dhënë ndikimet e tyre në jetën e popujve të tjerë të Ballkanit”. Në përfundimin të referëncës së tij shkencore prof.dr. B. Gaçe theksoi se “Në tërësi, vepra shkencore e dijetarit Milan Shuflaj nxjerr në dritë etnitetin etnokultutror dhe rrënjët e lashta autoktone të shqiptarëve në rrjedhat e shekujve duke përcaktuar mjaft elemente që kanë ndikuar në jetën e popujve të Ballkanit”.
Prof. dr. Nexhip Merkuri dhe Elira Xhakollari dhanë ndihmesën e tyre përmes temës shkencore: “Tiparet e interpretueshme të sintagmës emërore (SN) tek fjalët e urta të Ballkanit”. Ndërlidhur me këtë, prof.dr. N. Merkuri tha se: “Ndërtimi i mesazheve nga breza të ndryshëm në ndarjen gjeografike në gjuhët e Ballkanit këndvështrohet për tiparet interpretuese të sintagmës emërore (SN). Krahasimi realizohet në gjuhët: rumanisht, bullgarisht, maqedonisht, serbokroatisht, si ndërtime shumë shekullore, duke zgjedhur një kampion për të gjitha gjuhët, saktësisht, mbi 40 fjalë të urta të madhësive: fjali e thjeshtë, periudhë”. Ndërlidhur me këtë studim, prof.dr. N. Merkuri potencoi se: “Tiparet semantike të secilës gjuhë të marrë në karahasim janë universale, ndërsa leksemat e ndryshme si ndërtuese të sintagmës emërore ndryshojnë nga njëra gjuhë tek tjetra, duke shfaqur kështu risitë, prirjet gjuhësore të kultivuara në bazë të rrethanave të ndryshme historike. Ndërsa, afërsia gjeografike ka sjellë edhe afri, huazim dhe risi të dallueshme për kokën e sintagmës emërore dhe përcaktuesit e saj apo komplimentit”.
Një studim të thuktë rreth huazimeve sllave në gjuhën shqipe paraqiti prof.dr. Evis Hudhera e cila i dha një shpjegim shqyrtimit tërësor të sllavizmave në shqipen standarde, të pasqyruara në fjalorët shpjegues të shqipes, kryesisht në fjalorin e 1980-ës dhe 2006-ës. Vëzhgimin krahasues mbi zhvillimet leksikore e fjalëfomuese të sllavizmave dhe përdorimin e tyre edhe në ditët e sotme si pjesë e gjuhës standarde, prof.dr. E.Hudhera i përcaktoi në dy grupe: huazime sllave nga serbokroatishtja dhe huazimet sllave nga bullgarishtja, si: baltë, gardh, gatuaj, etj; zhvillmet leksiko-semantike të fjalëve: bisedë, zakon. etj; zhvillimet fjalëformuese: kockë-kockor etj.
Në këtë konferencë shkencore, kontribut me punimet e tyre shkencore dhanë edhe studiuesit e njohur Francesco Altimari nga Universitetit i Kalabrisë në Itali, Matteo Mandala nga Universiteti i Palermos në Itali, studiues nga Universiteti i Beogradit: Mirjana Marinkoviq, Julijana Vuço, Jovanka Lazarevska - Stancevska, etj., Serpil Murtezaoglu, Panajotis Asimopulos, prof. dr. Ermir Xhindi, prof.dr. Vilma Bello, prof.dr. Migena Balla, prof.dr. Mariglena Meminaj, prof.dr. Etjona Hoxhaj, prof.dr. Artan Xhaferaj, prof. dr. Edlira Çerkezi e studiues të tjerë.

Konferencën Ndërkombëtare Ballkanike “Harta e drejtimeve (urave) të Ballkanit: peizazhe letrare, kulturore dhe gjuhësore”, (“Mapping Balkan routes: letarary, cultural and linguistic landscapes”) e cila u mbajt për dy ditë në qytetin e Vlorës, është organizuar nga Fakulteti i Shkencave Humane të Universitetit të Vlorës dhe Fakulteti Filologjik i Universitetit të Beogradit.   

2017-09-10

Gjykata Supreme e Kroacisë ka lejuar ekstradimin e shtetasit të Shqipërisë, Ismail Morinës

Image result for ballist morina


Ballistit, në Serbi. Ai kërkohej nga Serbia për shkak të lancimit të një droni, që sipas drejtësisë serbe ka shkaktuar trazira në ndeshjen futbollistike ndërmjet Serbisë e Shqipërisë më 2014. Por vendimin përfundimtar do ta marrë ministri i Drejtësisë, raporton agjencia kroate e lajmeve, Hina, transmeton Koha.net.

Morina, sipas fletarrestit, u kap në qershor të sivjetshëm në territorin e Dubrovnikut. Serbia atë e ngarkon se para tri vjetësh duke dirigjuar një dron që, sipas autoriteteve serbe, kishte mesazhe nacionaliste që pasqyrohej përmes hartës së Shqipërisë së Madhe, për ç’arsye qe ndërprerë ndeshja futbollistike midis përfaqësueseve të Serbisë e të Shqipërisë në Beograd, për pasojë ndodhën trazira midis tifozëve.
Related image
Gjykata e Qarkut e Dubrovnikut lejoi ekstradimin e tij në Serbi që në korrik të sivjetshëm, kur u konstatua se janë përmbushur kushtet gjyqësore, por pas ankesës së Morinës në Gjykatën Supreme e anuloi këtë vendim dhe rastin e ktheu për rigjykim.
Image result for droni ne beograd
Edhe në procedurën e ripërsëritur Gjykata e Dubrovnikut lejoi ekstradimin. Por, Morina sërish u ankua, ndërsa Gjykata Supreme vendosi aë ankesa e tij ishte e pabazë, përkatësisht se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për ekstradim.


Related image

Por, vendimin përfundimtar e merr ministri i Drejtësisë, thekson Hina.

“Pjesa më e madhe e ankesës së personit për ekstradim në thelb ka të bëjë me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike meqë nga përmbajtja e ankesës del se ai konsideron se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradim dhe se nuk ka vërtetuara se ka pengesa për ekstradim. Mirëpo, gjykata e shkallës së parë të gjitha faktet vendimtare i ka vërtetuar drejt dhe plotësisht”, thuhet në vendimin e fundit të Gjykatës Suprenem të publikuar sot në faqen e internetit.

Image result for droni ne beograd

Gjykata ka gjetur po ashtu se nga pohimi që ka parashtruar Morina në ankesën e tij “se nuk mund të supozohet me arsye se personi për ekstradim në Republikën e Serbisë, vetëm pse është shqiptar dhe për shkak të bindjeve të veta politike do të jetë i diskriminuar gjatë gjykimit, përkatësisht se për këtë shkak do të ketë pozitë të vështirësuar”.
Image result for droni ne beograd
Vendimin e tij Gjykata Supreme duhet t’ia përcjell gjykatës së shkallës së parë në Dubrovnik, e cila pastaj duhet ta informojë për çdo gjë- ministrin e Drejtësisë, aë ai të ndërmarrë vendimin përfundimtar. Sipas një informate jozyrtarem Morina në ndërkohë ka kërkuar azil në Kroaci, aë do të mund të ndikonte në vendimin përfundimtar për ekstradim.

Linja e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri në agjendën e Procesit të Berlinit

Image result for korporata energjetike e kosoves

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë pritet që të ndërmarrë masa të reja në sektorin energjetik të Shqipërisë, ku do të përfshihen edhe lidhjen me tregjet fqinje, përfshirë edhe linjën e interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë.

Këto masa nga ky sekretariat, por edhe nga Qeveria e Shqipërisë, do të merren në kuadër të Procesit të Berlinit.

Image result for korporata energjetike e kosoves

Qeveria “Rama 2” në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë do të ndërmarrë një sërë iniciativash për të mundësuar shkëmbimin e energjisë dhe për të hapur më tej tregun e brendshëm.

Kështu kanë rënë dakord në një takim të zhvilluar në Tiranë mes kryeministrit, Edi Rama, ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, si dhe drejtorit e nëndrejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, e ku në fokus të diskutimeve ishte vazhdimi i reformës në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Image result for korporata energjetike e kosoves

Pas këtij takimi, Sekretariati ka njoftuar për një takim të frytshëm, pas krijimit të Qeverisë së re të Shqipërisë, ndërsa thekson se masat e reja që pritet të ndërmerren në sektorin energjetik do të përfshijnë edhe lidhjen me tregjet fqinje në kuadër të Procesit të Berlinit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...