2017-09-19

Ismail Kadare: Ju tregoj për të vetmen letër që i kam shkruar Enver Hoxhës dhe pse ia shkruajta me dorë


Shkrimtari i njohur Ismail Kadare në një intervistë ekskluzive për gazetaren Eni Vasili rrëfen momente të veçanta nga jeta e tij. Në emisionin “Studio e Hapur”, Kadare flet për herë të parë përpara kamerave për letrën e tij drejtuar Enver Hoxhës dhe kërkesën e tij për hapjen e dosjeve.

Ai ka treguar arsyet se përse letrën duhet ta shkruante me dorën e tij, dhe të mos linte asnjë kopje apo gjurmë të saj. Kadare thotë se kjo ishte letra e vetme që i ka shkruar Enver Hoxhës.

Sakaq, ai ka komentuar edhe polemikat me Fatos Lubonjën.

Pjese nga intervista




Botimi i librit të Dashnor Kaloçit “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”, nga botuesi Çili, ju ka përfshirë në një polemikë me analistin Fatos Lubonja. Po kështu do të doja të flisja edhe për një botim të ri ditët e fundit nga gazeta Mapo që ka të bëjë me një dokument të dëshmisë së Lubonjës në lidhje me polemikën ku jeni përfshirë ju. Përpara kësaj a mund të na tregoni diçka më tepër për letrën që ju i drejtuar Çilit pasi ai ju bëri një thirrje për hapjen e dokumenteve që kanë emrin tuaj në dosjet e sigurimit të shtetit. Së pari çfarë e konsideroni këtë letrën tuaj dhe gjithë debatin rreth saj?

Kjo është diçka e njohur. Unë prej shumë vitesh kam kërkuar kur ka qenë rasti hapjen e arkivave të fshehta, dokumenteve të fshehta, organizmave të fshehta, të shërbimit shqiptar të sigurimit. Kjo nuk është një gjë e pazakonshme. Në çdo vend që pretendon të kalojë nga tirania në liri, një nga veprimet e para që mund të kërkojë është ai i hapjes së gjërave të fshehta që janë mbuluar me kujdes gjatë viteve të diktaturës. Në diktaturë sundon me mijëra mënyra, por me mënyra të fshehura thelbi vihet tek përgjimi i fshehtë. Dhe kështu që është një gjë e njohur. Gjermania e filloi, po kështu edhe vendet ishkomuniste. Gjermanët u treguan më të ndjeshëm pasi ishin djegur dy herë, nga dy diktatura të ndryshme, por edhe të ngjashme shumë, nazizmi dhe komunizmi. Shumë njerëz nuk iu pëlqen po të krahason këto dy lloj tiranish që kanë luftuar me njëra-tjetrën, por tiranitë shpesh ngjajnë, dhe do tentojnë prapë të ngjajnë nëse njerëzimi nuk do marrë masat për t’i shkulur. Dhe një nga masat për t’i shkulur, është zbulimi i arkivave të fshehta të tyre që të mos ketë me enigma mistere, të dimë ato ç’kanë ndodhur, sepse kanë ndodhur shumë gjëra dhe ne nuk dimë të vërtetën. Dimë një lloj të vërtete të stisur, dhe të paraqitur në formë gjysmë-teatrale dhe më keq akoma.

Le ta fillojmë me një letër që është botuar së fundmi në shtyp dhe që ka të bëjë me motrën tuaj, një letër që i drejtohej udhëheqësit. A mund të na thoni diçka më shumë rreth kësaj? hapur seancën e parë të Kuvendit nga 1920 Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Po unë kam kërkuar vite më parë që të hapen arkivat e fshehta dhe më kujtohet një kritik, studiues i njohur francez, i cili njihet si eksperti numër një i komunizmit në botë, autori i librit që mund të gjendet edhe në shqip “Libri i zi i komunizmit”, ka një enciklopedi të diktaturave komuniste; më intervistoi dhe më pyeti: Z.Kadare a e keni menduar mirë që kërkoni këtë hapjen e arkivave, se ndodh që njeriu lë kudo ndonjë gjurmë, dhe mbase edhe ju keni lënë ndonjë dokument që s’do donit të hapej. Ndërsa unë në përgjigje i thashë se këtë gjë e kam menduar shumë mirë, dhe nuk jam aq thjesht nga mendja sa të harroj gjëra të tilla të mëdha. Ai më tha është qëndrim i adhurueshëm për mua, dhe e botoi këtë. Kur e botova këtu në Shqipëri 5-6 vite përpara shumë njerëz kanë rendur nëpër arkiva se kanë menduar të shikojë ky se ç’kemi për t’i nxjerrë ne. Dhe kjo është e vetmja letër që gjatë 40 viteve unë i kam bërë Enver Hoxhës. S’ka tjetër, dhe po e përsëris sot te juve këtë: Nuk ka letër tjetër që unë t’i jem drejtuar liderit absolut, tiranit absolut shqiptar gjatë 40 viteve, është vetëm kjo. Kjo letër është shkruar me dorën time, sepse kur kërkova t’i bëj një letër Enver Hoxhës, sekretari i tij më tha: Shoku Kadare ka disa kushte që ai ka dhe juve duhet t’i pranoni. Letrën duhet ta shkruani me dorën tuaj, të mos mbani kopje, të mos lini kopje askund, dhe të mos lini gjurmë askund të kësaj letre. Dhe unë e shkrova letrën me dorën time, e besova këtë, se kujtova se diktaturat nuk kanë ndonjë forcë mbinjerëzore për të verifikuar gjërat, por kujtoja se verifikonin ndoshta çdo gjë. Dhe letrën e pashë tani kur u botua në shtypin shqiptar

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe reagon ndaj Doshit: Është përpjekur ta përvetësojë emrin e Prek Calit

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe reagon ndaj Doshit: Është përpjekur ta përvetësojë emrin e Prek Calit

Kryetari i Bashkisë në Malësia e Madhe, Tonin Marinaj, në një lidhje telefonike me emisionin #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, tha se Tom Doshi nuk është i afërm me Prek Calin. Ai shtoi se organet kompetente do të zbulojnë nëse ka qenë Doshi përgjegjës për prishjen e kullës së Calit.
t/
“Unë nuk e di që Tom Doshi është kushëri i Prek Calit, as banorët e zonës nuk e dinë këtë gjë. Madje, një rast që Tom Doshit iu dha mundësia të kandidonte në atë zonë, mori vetëm 1 votë. Por, i vetmi njeri i afërt me Prek Calin, është nipi i tij. Z.Doshi mund të ketë qenë ose jo pas gjithë kësaj historie, por këtë do ta zbulojnë organet kompetente. Unë di që çdo gjë është kryer në procedurë ligjore dhe z.Doshi është përpjekur ta përvetësojë emrin e Prek Calit. Por, figurat e Malësisë së Madhe, nuk mund t’i përvetësojë askush”, tha Marinaj.

Rugova ishte një përjashtim ndër liderët e Ballkanit.

Përkujtim më shkas....


Rugova, si i theu klishetë për dasinë mes letrarit e politikanit
“Zot falma njohjen!”. Ky do të ishte psalmi dhe lutja e tij e përditshme, teksa përpiqej të përmbushte si Sizif misionin e tij të vështirë, mes dashurisë dhe urrejtjes, mes mohimit dhe adhurimit. Ibrahim Rugova ishte një përjashtim ndër liderët e Ballkanit.

Fotografia e profilit të Alma Mile

Nga Alma Mile

I konsideruar si një “hero jo i dhunshëm”, ai do të “shembte” mitin e heroit ballkanik me shpatën zhyer në gjak. ...

Nga konferenca shkencore “Kujtesa e Rugovës”, dje në Bibliotekën Kombëtare

Nga konferenca shkencore “Kujtesa e Rugovës”

Të gjithë ligjëruesit e patën të vështirë të ndajnë letrarin nga politikan, homo politicus e homo poeticus. Një dikotomi që e ka shoqëruar letërsinë shqipe që me Bogdanin. Madje, ky i fundit do të ishte një model për Rugovën, i cili do të studionte në detaje veprën e Bogdanit dhe siç thotë ministri i Kulturës së Kosovës, studiuesi Kujtim Shala, ai e trajtoi atë si një bashkëkohor.

“Një dijetar si Rugova apo si Bogdani dikur, një prijës e misionar si këta, duhet të provojë stuhitë e mëritë e të tjerëve pa asnjë fjalë, sepse dinjitarët maten fort, ndërsa mëritë vdesin në vete. Ndoshta edhe kjo është një zbulesë (rugoviane) për ne sot e për të tjerët nesër”, u shpreh Shala në kumtesën me titull “Zbulesa e kujtesa”. Sipas tij, Bodani e Rugova kapërcejnë “keqkuptimin e vjetër që ndan homo poeticus nga homo politicus, që të jetojë njëri, duhet të vdes tjetri”.

“Rugova u bë prijës, kur në Kosovë vepra s’mund të lexohej, por ai e dinte se vepra s’mund të zhbëhej”. Për dimensionin e Rugovës si homo politicus, si një prijës europian, humanist, pacifist, i frymëzuar nga Nënë Tereza e Gjon Pali II do të kumtonin edhe Nysret Krasniqi, por edhe Muhamet Hamiti, i cili e ka njohur qysh në kohët e shkollës, deri në momentet e fundit të jetës, kur Rugova u mposht nga sëmundja e pashërueshme e kancerit e që, sipas referuesit, e përballoi atë trimërisht deri në fund, duke preferuar madje që të ishte vetë ai që do të njoftonte popullin e Kosovës për sëmundjen e tij.
Fotografi e ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare, realizuar nga artisti kosovar, Fahredin Spahija, nën titullin “Rugova”
Fotografi e ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare, realizuar nga artisti kosovar, Fahredin Spahija, nën titullin “Rugova”



Po ashtu, Halil Matoshi në kumtesën e tij “Qytetari i edukuar në frymën e demokracisë liberale” do të përshkruante figurën e Rugovës si një “nacionalist racional” dhe “atipik” në gjithë rajonin e Ballkanit; “dardanolog e etnolog, etnopsikolog e politikan i qetë në Ballkanin e trazuar, lider kombëtar i shqiptarëve kosovarë dhe president i tyre, por mbi të gjitha një qytetar shembullor dhe rroker, ndonjëherë njeri kryeneç e refuzues i madh, më shpesh pacifist perfekt…”.

LIGJËRIMI POLITIK

Studiuesit Mark Marku e Persida Asllani, në një kërkim të përbashkët me titull “Rasti Rugova: Koherenca dhe inkoherenca të një ligjërimi politik”, do të sillnin një vështrim interesant në veprimtarinë e Rugovës në diskursin e tij politik, madje në një moment vendimtar për gjithë karrierën e tij politike: takimin me Millosheviçin në Beograd.


Cilat ishin reagimet në Kosovë, në Shqipëri dje në opinionin ndërkombëtar, por edhe vetë qëndrimi i Rugovës pas kthimit në Kosovë. Marku e Asllani kanë marrë në analizë intervista e analiza të botuara në shtypin e kohës. Referuesi Mark Marku na kthen pas në kohë në qëndrimet që do të mbanin krahët politikë dhe institucionet në Shqipëri:

Presidenti Rexhep Meidani, një kundërshtar i Rugovës dhe mbrojtës i UÇK-së, Fatos Nano me qëndrimin e tij “korrekt” me të dyja “palët” dhe Sali Berisha, përkrahës i Rugovës, por nga ana tjetër nuk sulmon UÇK-në. Marku do të ndalej në qëndrimet e vetë Rugovës, i cili nuk kërkon të shfajësohet për takimin e tij me Millosheviçin. Ai nuk e mohon dhe as reagon si ç’do bënte çdo politikan ballkanas.
Fotografi e ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare, realizuar nga artisti kosovar, Fahredin Spahija, nën titullin “Rugova”

Rugova, në fotografitë e Fahredin Spahisë

Edhe kur nuk është fizikisht, ai është aty: në fotografitë që njerëzit mbanin në duar, në një banderolë, në dritën e qiriut që ndrijnë për shpirtin e tij, në radhët e gjata në mes të dëborës për të bërë homazhe rreth arkëmortit. Lideri historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, vjen përmes fotografive të realizuara nga artisti Fahredin Spahija.

ekspo rugova
 “Kujtesa e Rugovës”, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes.


Kjo ekspozitë, në përbërje të së cilës janë 15 fotografi përshkojnë vetëm një pjesë të rrugëtimit të Rugovës, që nga angazhimet politike në periudhën e pasluftës e deri në momentin kur në janarin e vitit 2006 Rugova u varros në varrezat e Velanisë.

Këto fotografi, të cilat iu dhuruan BKSH-së, janë vetëm një pjesë e arkivit të Spahisë, i cili paraqet figurën e liderit politik, jo përmes pozimesh, por shkrepjesh “pa mendje”, por që reflektojnë Rugovën në momente reflektimi, një proces që e shoqëroi atë përgjatë gjithë jetës së tij, por edhe Rugova i qeshur… Një njeri dhe një politikan, ashtu si ishte në të vërtetë.

“Novatorizmi” i realizmit socialist

Studiuesja Dhurata Shehri ndalet vetëm në aspektin si letrar të Rugovës, si një kritik i rëndësishëm, ndër të tjera edhe për një nga periudhat ku më së shumti letërsia është diktuar nga politika, atë të realizimit socialist.

Në “Kritika mbi “novatorizmin”, duke iu referuar një prej veprave më të rëndësishme të Rugovës “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983”, ajo do të shkëpuste një moment që do të konsiderohej si një “thyerje”, në vitin 1961, por që në të vërtetë, sipas Rugovës, nuk ishte veçse një zgjerim dhe një vazhdim i metodës ideologjike që diktohej nga Komiteti Qendror i Partisë së Punës.

Sipas Rugovës, i ashtuquajturi novatorizëm në letrat shqipe “ishte një evolucion i dogmës socialiste” dhe 1961-shi vetëm një “iluzion debati”.

Shqiptarët grabiten përmes kredive nga Raiffeisen Bank. “Hajdutët me kollare”, interesi gati 3 herë më shumë se në Evropë. Mashtrimi me euriborin

Shqiptarët grabiten përmes kredive nga Raiffeisen Bank. “Hajdutët me kollare”, interesi gati 3 herë më shumë se në Evropë. Mashtrimi me euriborin

Bankat janë cilësuar gjithnjë “vjedhësit me kollare”, pasi prapa fytyrave të pastra, kostumeve të ngrira dhe ambientit steril lëvrijnë hajdutët më të mëdhenj që rrjepin qytetarët. Diku, kredi me interesa marramendëse, diku duke mos dhënë informacionin e duhur, që në proporcion me të, mbushin faqe të tëra për qytetarët, deri në 15 apo 20 faqe. Dhe ku shqiptarët që janë gjithnjë në ngutje, në lëvizje në papunësinë e tyre shohin rrjeshtin e parë dhe të fundit që është shkruar aty, pa hyrë shumë në detaje dhe duke hedhur firmën mbi atë që sjell pastaj skllavërimin dhe varësinë ndaj bankës përkatëse.

Një skemë të tillë përdor Raiffeisen Bank. E cila nuk të fal në të tilla raste, duke qënë se mbështetet dhe në faktin se ka me vete dhe shtetin, sipas arsyetimit të saj.

Ndërkohë që shqiptarët marrin kredi në bankë me interes tre herë më shtrenjtë se në filialet e bankave në vendet e Bashkimit Europian. Banka aplikon 5.5 % normën e interesit për kreditë familjare dhe 9 -10 % interes për kreditë e biznesit. Këto interesa janë 3 herë më të larta se në Evropë, duke i kthyer bankat në Shqipëri në skema të pastra fajdesh, ku janë zhytur hallexhinj e kanë falimentuar investitorë.

Banka e Shqipërisë prej 7 vitesh ka lejuar vjedhjen e shqiptarëve nga bankierë me kollare. Deklaratat tronditëse vijnë nga ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve në Shqipëri. Të cilët thonë se termi konkurencë në sistemin bankar është abuzuar dhe vazhdon të abuzohet.

Nëse banka do të marrë fonde në tregun ndërkombëtar për të kredituar ekonominë shqiptare, norma, euribori, nuk është më shumë se 0.5, por kjo nuk e bën të justifikueshme që normat e interesit të jenë kaq të larta. Në këto kushte do të kishte pasë një rol më të lartë politika monetare që ndiqet nga Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë që nëse merr një kredi, atëherë euribori lëviz sipas dëshirës së bankës, që mund të arrihet deri dhe në 6 përqind të interesit, duke e tejkaluar normën e parashikuar në kontratën e marrjes së kredisë, që mund të jetë, “e lehtësuar” 5.8 përqind, por që arrin deri dhe 12 përqind një kredi familjare dhe jo për biznes. Raiffeisen Bank është “nëna” e këtyre gjërave dhe ku qytetarët kanë rënë viktima. Të cilët lënë peng shtëpitë, që kanë futur si garanci apo koletoral që konfiskohen, fryt jo vetëm i mungesës së pagesës por dhe gjobave të pajustifikueshme. Kjo pasi e kanë mbërthyer për gryke klientin, i cili prezantohet më pas me përmbaruesit private që kanë dhe para të majme për çdo banesë apo garanci të konfiskuar. Ndaj Raiffeisen Bank rezulton me një fitim vjetor mbi 30 %. Dhe ndërkohë që kriza globale po vazhdon prej vitesh Raiffeisen Bank del me fitim, për më tepër kur normat e interesit të kredive janë shumë shumë të larta. Ndërsa ka një mungesë të theksuar transparence. Ndërsa vepron thuajse si institucion fajdesh nën hundën e Bankës së Shtetit, ku askush nuk guxon të ngrejë zërin pasi paguan nën dorë. Në “kurthin” e bankës kanë rënë edhe qytetarët, të cilët nuk dinë se ku të ankohen. Ndërsa banka operon me dy standarde, shumë ndryshe krahasuar me vendin e saj të origjinës. Banka shpjegon se operon mbi atë që quhet, rrisku i vendit, në fakt me këtë fjalë është abuzuar shumë.

Megjithatë ata që kanë “riskun” më të madh janë qytetarët shqiptarë, që jo pak janë masakruar nga interesat tepër të larta dhe pamundësia për të paguar kreditë.

Kundërshtar i regjimit, autori i “Poezive të dashurisë” mishëron ende shpirtin e Stambollit


Grushti i shtetit i vitit 1960 ka humbur tashmë nga kujtesa. Për “Të vdekurin në sheshin Bajazit” nuk dimë asgjë. Në vargjet e Hikmetit, është një lloj “ushtari i panjohur”, simbol i një masakre të madhe që vazhdoi në dekadat e mëvonshme. Por nuk besoj se ëndërronte këto lloje sheshesh komunisti i vjetër, përjetësisht i dashuruar me revolucionin, ashtu sikurse dhe me një numër të pafundëm grash

Vazhdojnë të brohorasin, të tundin flamujt e tyre të kuq. Gjëja më e habitshme në Stamboll, pas grushtit të shtetit, është seria e përhershme e demonstrimeve, sloganeve, këngëve. Yenikapi në mbështetje të Erdoganit, dukej si Tiananmeni në kohën e Maos. Nuk ndodhte prej vitesh, që Sheshi Taksim të mbushej me kaq shumë njerëz. Dhe me kaq shumë parti politike, të ndryshme dhe të kundërta. Dhe nuk këndohet vetëm në shesh. Mes tavolinave të restoranteve, të mbushura me njerëz, ato me pamje nga deti në Bujukada, më i madhi i ishujve të princave, vazhdojnë të këndojnë: këngë patriotike nga njëra anë, të cilave u përgjigjen këngë të vjetra të së majtës, nga ana tjetër. E parezistueshme alegria me raki, dhe pa kaluar shumë kohë, fillojnë të kërcejnë. Hanë dhe dëfrejnë.

Sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ose ndoshta, pikërisht për të reaguar ndaj asaj që ka ndodhur.

“Pikon pikë-pikë… gjaku i tij, deri kur do të dalë në shesh populli im, me këngët e tij”. Janë këta vargjet e një prej poezive të fundit të Nazim Hikmetit, dedikuar studentit 19-vjeçar, që u vra në Stamboll në vitin 1960. Poeti ishte në mërgim në Moskë. Grushti i shtetit i vitit 1960 ka humbur tashme nga kujtesa. Per “Te vdekurin ne sheshin Bajazit” nuk dime asgje. Ne vargjet e Hikmetit, eshte nje lloj “ushtari i panjohur”, simbol i nje masakre te madhe qe vazhdoi ne dekadat e mevonshme. Por nuk besoj se enderronte keto lloje sheshesh komunisti i vjeter, peijetesisht i dashuruar me revolucionin, ashtu sikurse dhe me nje numer te pafundem grash (gjithmone “ishte edhe nje tjeter”, e ka permbledhur Piraye, ajo te ciles i kishte dedikuar poezite e tij nga burgu, vetern njera ne nje katalog te madh). Edhe sepse eshte me mire se perplasjet e armatosura. Eshte nje tradite lokale qe te perballen me slogane dhe kenge ne stadiume. U be skandal kur u nderpre minuta e heshtjes per te vdekurit e Parisit, duke thirrur “Allahu Akbar”. Slogani i fundit, te cilin era e shpuri tutje, qe une kisha degjuar nga shkallet e stadiumit te ri ishte: “Turqia eshte laike dhe laike do te mbetet”. Tani do te duhet te presim sezonin e ri futbollistik.
hikmet
Per Nazim Hikmetin thone se i pelqente te kendonte, te qeshte, te bente shaka, te rrefente barcaleta edhe ne momentet me te keqia, edhe ne burg, edhe kur ne procesin me dyer te mbyllura, u kerkua denimi me varje. Edhe kur kishte kryer 14 vite denim, dhe i mbeteshin 17 te tjere. E kishin denuar per nxitje te kryengritjes ne forcat e armatosura. Me pas per kryengritje ne forcat e marines, per llogari te nje fuqie te huaj. Kjo, sepse ai ishte komunist dhe oficeret e rinj lexonin poezite e tij. E mbyllen ne nje anije te transformuar ne burg, ne nje vend te zhytur nga gjysme metri jashteqitje. I rrihnin me shkopinj ne kembe ushtaraket qe i quanin “bashkepunetore te tij”. Ishin vitet tridhjete te shekullit qe kaloi. Nje shef shtabi, i cili kerkonte qe Turqia te hynte ne lufte ne krah te Hitlerit, donte nje ndeshkim ekzemplar. Me pas, ai general u lirua, Turqia i shpalli lufte, ne ekstrem, ne mesin e vitit 1945, pikerisht Gjermanise. Ne Turqi ka g’era qe nuk ndryshojne, edhe atehere kur ndryshon gjithqka. Vazhdonin ta lironin dhe ta burgosnin serish. U rikthye ne liri, per shkak te nje reduktimi te denimit, ne vitin 1950. Dhe ne moshen 50 vjeç, me nje infarkt te kaluar tashme, e thirren nen arme per te shkuar qe te luftonte kunder komunisteve ne Kore. Ai u arratis ne menyre aventureske me varke, dhe u prit ne Detin e Zi nga nje anije me flamur rumun. Ne Moske u prit me te gjithe nderimet, me pas Stalini vendosi te bente digka, qe as turqit nuk kishin guxuar: ta vriste. Nje dite, shoferi qe i kishin caktuar, hyri i dehur ne dacian e tij ne Predelkin dhe i rrefeu se urdheri per te stisur nje aksident i kishte ardhur direkt nga Beria. Keshtu rrefen kolegu i tij poet, Evtushenko.

Me Hikmetin me bashkon fakti qe kam lindur ne Stamboll (ne realitet ai kishte lindur ne Selani), qe kam qene komunist, qe me eshte privuar kombesia turke me dekret te keshillit te ministrave, e madje (kur isha me i ri), edhe qe kam dashuruar me shpesh nga sa duhej.

Mes dallimeve: qe turqishten e kam harruar dhe qe nuk kam ditur asnjehere te kendoj, dhe mbi te gjitha fakti qe, te pakten ne vargjet e tij, ai eshte gjithmone optimist, edhe ne rrethanat me te deshperuara. Ndersa une, me kalimin e viteve, kam prirjen te jem pesimist. “Nje shkrimtar qe nuk ofron shprese, nuk ka te drejte te jete shkrimtar… Mund te kete arsye per te qene te trishtuar, te hidheruar, por nuk ka asnje arsye per te qene pa shprese”, i shkruante Orhan Kemalit {“Ne qeli me Nazim Hikmetin”, 2010). Dhe ne fakt, ideja e vetevrasjes i kaloi neper mendje vetem prej dashurise. Dhe ndoshta ishte me gjasme. Keshilloj te rilexoni Hikmetin kete vere, dhe jo vetem “Poezite e dashurise” (gjate jetes sime u kam dhuruar shume kopje, shume vajzave). Edhe “Peisazhe njerezore”, ose “Ne kete vitin 1941” flasin per Turqine e tij, per njerezimin, kurajen, egersine, ligesine, fanatizmat e kundervene, “gudite” e popullit te tij, me shume se sa nje biblioteke e tere mbi Turqine. Ne fund te fundit, nuk ka autor modern turk qe te mos i detyrohet Hikmetit, perfshire edhe Orhan Pamukun e romanit te fundit “Cudia qe kam ne koke”. Ka dale edhe romani per Hikmetin i Nedim Giirsel, “Engjelli i kuq”, dhe qe ne gjuhen origjinale e ka titullin “Shejtan, Melek ve Komunist” – “Djall, Engjell dhe Komunist”, i cili nxjerr me se miri ne pah kompleksitetin dhe kontradiktat e personazhit, te nje shekulli, te nje vendi (Turqia) dhe nje kontinenti (Europa jone)./La Repubblica

Poezia si çlirim i shpirtit



Në qoftë se për vetëm për disa çaste, ne jemi të lidhur me poezi plotësisht, heqim miliona mendime nga kokat tona.

Poezia tani ka rëndësi më shumë se kurrë, pa marrë parasysh nëse vetëm e lexoni atë, ose e shkruani, sepse ajo na mëson t’i kushtojmë vëmendje: një fjale, një fraze, një linje, një ideje, a një objekti.

Në qoftë se për vetëm për disa çaste, ne jemi të lidhur me poezi plotësisht, heqim miliona mendime nga kokat tona, largohemi nga përdorimi këmbëngulës i telefonave celularë, largojmë rëndësinë e peshës së obligimeve ditore.

Nuk ka rëndësi në qoftë se ne e kuptojmë plotësisht poezinë, në fakt, është ndoshta më mirë nëse nuk e kuptojmë, atëherë ne përqendrohemi në fjalët edhe më gjatë dhe ndoshta edhe të kthehemi për t’i lexuar ato përsëri.

Publicistika e Gjergj Fishtës: “Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizim të një shteti civil një njeri malok, matrahul, që mezi, ndoshta, ka krye dy a tri klasë fillore dhe që djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet”

Publicistika e Gjergj Fishtës:

Publicistika e Gjergj Fishtës: "Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizim të një shteti civil një njeri malok, matrahul, që mezi, ndoshta, ka krye dy a tri klasë fillore dhe që djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet"
“Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizim të një shteti civil një njeri malok, matrahul, që mezi, ndoshta, ka krye dy a tri klasë fillore dhe që djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradita shpijake dhe edukata familjare, që shumë kend ndër ta, e ban krejt të neveritshëm dhe ekscentrik. Ky, babën gjaksë, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer; rritë me katila, me gjaksë, me mizorë, me intrigantë batakçi, me vagabondë, rrugaçë, me njerëz hasëm të kulturës e të qytetnimit, si mund të mendohet se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e një kombi ende primitiv ? Për me sundue një shtet nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakçilleku, rrena, tradhtia. Duhet nderë, dije, urti, burrni, qé se çka duhet. Po, por dija, urtia, ndera, burrnia mësoheshin në shkollë e, madje, me shumë mund e djersë e jo ndër kafeshantana të Evropës e në mejhanë e paçaxhihane të Tiranës, tue luejtë tavëll e bixhoz e tue pi mastikë. Po qe e vërtetë që një grup njerëzish këso dore mund të mëkambin shtete konstitucionale e mund të bajnë të lumtun popuj e fise, atëherë kisha me dashtë me thanë se historia nuk asht mâ “magistra vitae” e se virtyti, dija, burrnia, urtia nuk janë themelet mbi të cilat mbahen shtetet e qytetnueme“.

*** Portreti i nëpunësit të shtetit, që synon vetëm të zhvatë sa ma shumë prej tij, për me sigurue për vete një jetë të qetë e të rahatshme: “….Ju kryetar këtu, drejtor atje, mbasandej, kur të huejtë na u hoqën deret, Ju sot senator, nesër deputet, mbasnesër ministër, tjetërmbasnesër prefekt, prap ministër, prap deputet: me kësulë në njanin sy, endu-çendu në shpinë të automobilit: tungatjeta! Në të djathtën, selamalekum! Në të majtën; ky hiq kësulën, ai hiq kapelen: zgërdhiju njanit; gërmushju tjetrit – Ministër, madje!…”

*** Ja si i përshkruan meskinitetet e klikave të atëhershme:
“U shpërnda, pra, parlamenti dhe ish-parlamentarët e Shqipnisë kthyen ndër kafe e mejhane të qyteteve e të fshatrave të veta, ku menjëherë filluen veprimin e vet: kafe,llafe, mastikë, tavëll, bixhoz. -“Jo, unë jam nacionalist. Ata janë “tradhëtorë”, të poshtër, të shitur, maskarenj. Une kam shpëtue Shqipninë në ditën ma të ligë. Unë e mbys opozitën. Ahmet Zog e s‚ka! Kam bërë Hukukun në Stamboll; kam Malsinë në dorë; kam Zadrimën me vete; ia kam bâ e kthye opozitës…”.

*** Kështu u heq maskën prapaskenave parazgjedhore: “Ahmet Zogu lëshoi zagarët e vet elektorale në të katër qoshet e Shqipnisë. T’u lëshuen, bre bir sâme, prefekt e nënprefekt, t’u shpërvolën kryetarë bashkishë, krahinorë, se-kretarë e t’u zgaqën kopista e arkivista….“

*** Ja si i stigmatizon feudalët e mbrapambetun, që damtonin çështjen kombëtare: “…Ky asht një analfabet, gjysë idiot, dembel, shumë herë sarahosh, gati gjithmonë kumarxhi, njeri pa fytyrë; pse, sadoqë poligam, prej tij s‚ka guxue vajzë me dalë te dera, djalë me u endë sokakut, nuse me shkue te burri. Mendjemadh, dorështrejtë, qelepirxhi, ky, për një çiflik, për një rybe, ka pështy në Fé e në Atdhe, i ka ra mohit kombësisë së vet, kè, shqiptar tue kenë, e quejti veten “turk”… Ma tepër ka vra njerëz me u pushtue tokën; ka vra bujqit e vet për me u grabitë gjinden e shpisë, për me u marrë bagëtinë, për shêj pushke. Myzeqari prej tij s‚ka guxue me mbajtë armë, me shkue në kal të shalës, me ngreh oxhak mbi pullaz të shpisë…“.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...