2017-09-19

Kundërshtar i regjimit, autori i “Poezive të dashurisë” mishëron ende shpirtin e Stambollit


Grushti i shtetit i vitit 1960 ka humbur tashmë nga kujtesa. Për “Të vdekurin në sheshin Bajazit” nuk dimë asgjë. Në vargjet e Hikmetit, është një lloj “ushtari i panjohur”, simbol i një masakre të madhe që vazhdoi në dekadat e mëvonshme. Por nuk besoj se ëndërronte këto lloje sheshesh komunisti i vjetër, përjetësisht i dashuruar me revolucionin, ashtu sikurse dhe me një numër të pafundëm grash

Vazhdojnë të brohorasin, të tundin flamujt e tyre të kuq. Gjëja më e habitshme në Stamboll, pas grushtit të shtetit, është seria e përhershme e demonstrimeve, sloganeve, këngëve. Yenikapi në mbështetje të Erdoganit, dukej si Tiananmeni në kohën e Maos. Nuk ndodhte prej vitesh, që Sheshi Taksim të mbushej me kaq shumë njerëz. Dhe me kaq shumë parti politike, të ndryshme dhe të kundërta. Dhe nuk këndohet vetëm në shesh. Mes tavolinave të restoranteve, të mbushura me njerëz, ato me pamje nga deti në Bujukada, më i madhi i ishujve të princave, vazhdojnë të këndojnë: këngë patriotike nga njëra anë, të cilave u përgjigjen këngë të vjetra të së majtës, nga ana tjetër. E parezistueshme alegria me raki, dhe pa kaluar shumë kohë, fillojnë të kërcejnë. Hanë dhe dëfrejnë.

Sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ose ndoshta, pikërisht për të reaguar ndaj asaj që ka ndodhur.

“Pikon pikë-pikë… gjaku i tij, deri kur do të dalë në shesh populli im, me këngët e tij”. Janë këta vargjet e një prej poezive të fundit të Nazim Hikmetit, dedikuar studentit 19-vjeçar, që u vra në Stamboll në vitin 1960. Poeti ishte në mërgim në Moskë. Grushti i shtetit i vitit 1960 ka humbur tashme nga kujtesa. Per “Te vdekurin ne sheshin Bajazit” nuk dime asgje. Ne vargjet e Hikmetit, eshte nje lloj “ushtari i panjohur”, simbol i nje masakre te madhe qe vazhdoi ne dekadat e mevonshme. Por nuk besoj se enderronte keto lloje sheshesh komunisti i vjeter, peijetesisht i dashuruar me revolucionin, ashtu sikurse dhe me nje numer te pafundem grash (gjithmone “ishte edhe nje tjeter”, e ka permbledhur Piraye, ajo te ciles i kishte dedikuar poezite e tij nga burgu, vetern njera ne nje katalog te madh). Edhe sepse eshte me mire se perplasjet e armatosura. Eshte nje tradite lokale qe te perballen me slogane dhe kenge ne stadiume. U be skandal kur u nderpre minuta e heshtjes per te vdekurit e Parisit, duke thirrur “Allahu Akbar”. Slogani i fundit, te cilin era e shpuri tutje, qe une kisha degjuar nga shkallet e stadiumit te ri ishte: “Turqia eshte laike dhe laike do te mbetet”. Tani do te duhet te presim sezonin e ri futbollistik.
hikmet
Per Nazim Hikmetin thone se i pelqente te kendonte, te qeshte, te bente shaka, te rrefente barcaleta edhe ne momentet me te keqia, edhe ne burg, edhe kur ne procesin me dyer te mbyllura, u kerkua denimi me varje. Edhe kur kishte kryer 14 vite denim, dhe i mbeteshin 17 te tjere. E kishin denuar per nxitje te kryengritjes ne forcat e armatosura. Me pas per kryengritje ne forcat e marines, per llogari te nje fuqie te huaj. Kjo, sepse ai ishte komunist dhe oficeret e rinj lexonin poezite e tij. E mbyllen ne nje anije te transformuar ne burg, ne nje vend te zhytur nga gjysme metri jashteqitje. I rrihnin me shkopinj ne kembe ushtaraket qe i quanin “bashkepunetore te tij”. Ishin vitet tridhjete te shekullit qe kaloi. Nje shef shtabi, i cili kerkonte qe Turqia te hynte ne lufte ne krah te Hitlerit, donte nje ndeshkim ekzemplar. Me pas, ai general u lirua, Turqia i shpalli lufte, ne ekstrem, ne mesin e vitit 1945, pikerisht Gjermanise. Ne Turqi ka g’era qe nuk ndryshojne, edhe atehere kur ndryshon gjithqka. Vazhdonin ta lironin dhe ta burgosnin serish. U rikthye ne liri, per shkak te nje reduktimi te denimit, ne vitin 1950. Dhe ne moshen 50 vjeç, me nje infarkt te kaluar tashme, e thirren nen arme per te shkuar qe te luftonte kunder komunisteve ne Kore. Ai u arratis ne menyre aventureske me varke, dhe u prit ne Detin e Zi nga nje anije me flamur rumun. Ne Moske u prit me te gjithe nderimet, me pas Stalini vendosi te bente digka, qe as turqit nuk kishin guxuar: ta vriste. Nje dite, shoferi qe i kishin caktuar, hyri i dehur ne dacian e tij ne Predelkin dhe i rrefeu se urdheri per te stisur nje aksident i kishte ardhur direkt nga Beria. Keshtu rrefen kolegu i tij poet, Evtushenko.

Me Hikmetin me bashkon fakti qe kam lindur ne Stamboll (ne realitet ai kishte lindur ne Selani), qe kam qene komunist, qe me eshte privuar kombesia turke me dekret te keshillit te ministrave, e madje (kur isha me i ri), edhe qe kam dashuruar me shpesh nga sa duhej.

Mes dallimeve: qe turqishten e kam harruar dhe qe nuk kam ditur asnjehere te kendoj, dhe mbi te gjitha fakti qe, te pakten ne vargjet e tij, ai eshte gjithmone optimist, edhe ne rrethanat me te deshperuara. Ndersa une, me kalimin e viteve, kam prirjen te jem pesimist. “Nje shkrimtar qe nuk ofron shprese, nuk ka te drejte te jete shkrimtar… Mund te kete arsye per te qene te trishtuar, te hidheruar, por nuk ka asnje arsye per te qene pa shprese”, i shkruante Orhan Kemalit {“Ne qeli me Nazim Hikmetin”, 2010). Dhe ne fakt, ideja e vetevrasjes i kaloi neper mendje vetem prej dashurise. Dhe ndoshta ishte me gjasme. Keshilloj te rilexoni Hikmetin kete vere, dhe jo vetem “Poezite e dashurise” (gjate jetes sime u kam dhuruar shume kopje, shume vajzave). Edhe “Peisazhe njerezore”, ose “Ne kete vitin 1941” flasin per Turqine e tij, per njerezimin, kurajen, egersine, ligesine, fanatizmat e kundervene, “gudite” e popullit te tij, me shume se sa nje biblioteke e tere mbi Turqine. Ne fund te fundit, nuk ka autor modern turk qe te mos i detyrohet Hikmetit, perfshire edhe Orhan Pamukun e romanit te fundit “Cudia qe kam ne koke”. Ka dale edhe romani per Hikmetin i Nedim Giirsel, “Engjelli i kuq”, dhe qe ne gjuhen origjinale e ka titullin “Shejtan, Melek ve Komunist” – “Djall, Engjell dhe Komunist”, i cili nxjerr me se miri ne pah kompleksitetin dhe kontradiktat e personazhit, te nje shekulli, te nje vendi (Turqia) dhe nje kontinenti (Europa jone)./La Repubblica

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...