Nga ditari i luftës (df)
Krumë-Cahan, dhjetor 1998
Një rrugëtim plot sakrifica nëpër shtigjet e lirisë; Krumë, Cahan, Vlahn, Lubizhdë, Rogovë, Mamushë, Pagarushë, Lladrofc, Berishë, Baicë, për të arritur më në fund në Açarevë...
RRUGA E KTHIMIT NË FRONTET E LUFTËS
Dhjetori i vitit 1998, ishte dimër i ftohtë dhe me dëborë të madhe, ashtu siç dinte të bënte ftohtë në veri të Shqipërisë. Pas qëndrimit dy ditësh në Krumë, udhëtuam për në Cahan. Aty ishte baza e UÇK-së për Veri. Në këtë vend qëndronin ushtarët çlirimtar nga disa ditë gjerë sa furnizoheshin me armatim dhe hynin në zonat e luftës. Aty ishte një depo armatimi, ku bëheshin stërvitjet e ushtarëve të rinj të cilët vinin nga vende të ndryshme të Perëndimit, e që më pas iu bashkëngjiteshin kolonave çlirimtare për të hyrë në frontet e luftës. Përgjegjës për këtë bazë të UÇK-së, në Veri të Shqipërisë, ishte Xheladin Gashi-Plaku, kurse depon e armatimit në Cahan e kontrollonte Haki Hajdari, ose siç e quanim ne Haki Drenica. Në Cahan qëndruam 5 ditë, deri sa u grumbulluan numri i duhur i ushtarëve për udhëtim. Me një grup ushtarësh, në Cahan ishte edhe Ilmi Shala dhe shumë ushtarë tjerë që prisnin për të hyrë në Kosovë.
2 dhjetor 1998;
Pas dy-tri dite qëndrimi në Cahan, me pëlqimin e Plakut, tonin dhe të shokëve tjerë që po prisnin me ditë të tera për të hyrë në Kosovë, më 2 dhjetor 1998 u nisem për rrugë. Rrugë që duhej bërë me kujdes të shtuar, të cilën rrugë mezi po e prisnin çlirimtarët. Rrugë që na qonte kah Stanet e në kufirin shqiptaro shqiptar...
Terrenin më parë e kishin kontrolluar dhe kishin lajmëruar së çdo gjë është në rregull për udhëtim, grupi i vëzhguesve të prirë nga Komandant Hoxha, kurse udhëheqës i rrugëtimit u caktuam; unë, Zena dhe Halimi, derisa për t’i prirë kolonës ishte caktuar Nexhmedin Berisha nga Rogova. Në mbrëmje arritëm tek Stanet. Ishim diku 80 veta, të gjithë të ngarkuar me armatim. Koha ishte keqësuar tej mase. Reshjet e borës nuk ndalonin. Rrugëtimi ishte i pamundur të vazhdohej. Të gjithë u futem nëpër stane duke pritur përmirësimin e kohës. Ishte e kot, bora nuk ndaloj së reshuri dhe thuajse na bëri të pamundur për të vazhduar rrugëtimin tonë. Aty e kaluam terë natën. Nata ishte e ftoftë dhe me fërfëllazë sa që të nesërmen u detyruam të kthehemi për në bazën tonë në Cahan. Mëngjesi ishte shumë i ftohtë. Ne ende se dinim në kishin shpëtuat të gjithë. Dëbora ishte aq e madhe, kishte reshur gjithë natën dhe kishte arritur lartësia deri një metër kështu që na ishte pamundësuar vazhdimi i rrugës tutje.
6 dhjetor 1998;
Dita erdhi dhe ne së bashku me 100 ushtarë të armatosur e të përgatitur mirë, më 6 dhjetor 1998, filluam rrugëtimin drejtë bjeshkëve të Pashtrikut. Ora numëronte 9:30, kur kolona me ushtarët e UÇK-së, nga Cahani u nis për në Kosovë. Prijës i kolonës prapë ishte caktuar Nexhmedini dhe dy vendas, të cilët do na ndihmonin në hapjen e rrugës (rren), njëri prej tyre quhej Hasan, kurse tjetrit nuk ia mësova emrin. Nexhi duhej të na kontaktonte me grupin që na priste në Lubizhdë të Hasit përtej kufirit. Ne na kishte mbetur vetëm kujdesi i shtuar gjatë rrugës, kur diheshin rrethanat së si duhej kaluar kufirin e gjakosur shqiptaro shqiptar.
Deri përtej staneve na shoqëruan Ramadan Selimi dhe komandant Hoxha me disa ushtarë tjerë që kontrollonin rrugën deri të stanet. Të stanet u ngarkuam me armë e municion. Aty u përshëndetëm mes veti dhe e vazhduam rrugën drejt kufirit. Rruga ishte e gjatë, me dëborë të madhe e mundimshme dhe plot vështirësi. Ne grupin tonë kishte shumë ushtarë, kryesisht nga treva e Drenicës që po mësyenin frontet e luftës. Derisa Nexhi po i printe kolonës, pas tij ishim; Unë, Zena, Halimi, Harambashi, Xhela, Ilmiu, Agimi, Gjemë Gradica, Hasan Begani e shumë të tjerë që nuk ua di emrat. Gjatë rrugës, në një fushë mes mali hasëm në fushë të minuar me mina këmbësorie, të cilat falë Nexhit që me kohë i vërejti dhe i çmontoi pa asnjë problem, ne shpëtuam pa therë në këmbë. Ky rrugëtim mbetet i paharruar për të gjithë ne, e në veçanti për mua që mezi po ecja nga lodhja dhe nga sëmundja e gjurit. Rrugën e kalova, edhe pse me vështirësi të mëdha, falë ndihmës së Harambashit dhe të Xheladinit, të cilët nuk kursyen të me ndihmonin edhe në ngarkesën që mbaja mbi supet e mia...
7 dhjetor 1998;
Ora 04:00 e mëngjesit, na gjeti vetëm pak metra mbi lagjen e parë të fshatit Lubizhdë. Aty u vendosem në një odë të madhe për të pushuar deri sa Nexhit ë merrte lidhjen me grupin që do të na shoqëronte tutje. Pas një ore erdhën dy kamionë dhe një veturë e tipit lada. Të gjithë u vendosem nëpër to dhe vazhduam rrugën në drejtim të Rogovës. Kaluam në aksin rrugor Gjakovë-Prizren, pastaj kthyem në të majtë, nëpër fshatin Mamush dhe në zonën ku kontrollohej nga UÇK-ja. Në fshatin Pagarushë ndaluam të sigurt...
Krejt këtë udhëtim e bëmë në mënyrë jo të sigurt, ishim të përgatitur dhe në gjendje gatishmërie për të rezistuar nëse do të takoheshim me forcat serbe, sepse rrugën që e kishim përshkuar prej Rogove deri në dalje të Mamushës, në asnjë centimetër s’ishte e sigurt të mos takoheshim me ndonjë kolonë të forcave serbe, prandaj edhe armët tona ishin në gatishmëri të plotë, të vdesim o të mbërrijmë me armë në Drenicën qendrore...
Pas një pushimi disa orësh në një odë në Pagarushë, me organizimin e ushtarëve të Pagarushës, me tre traktorë të përgatitur mirë, ngarkuam armatimin dhe vazhduam rrugëtimin tonë për në fshatin Lladrofc. Aty arritëm në orët e vona të mbrëmjes. Të gjithë u vendosem nëpër odat e fshatit. Këtu mikpritja nuk mungoi. Unë, Zena dhe dy shokë tjerë u vendosem në oden e Sahitit...
8 dhjetor 1998;
Diku kah ora 08 e mëngjesit, ushtarët e këtushëm na i përgatitën dy traktorë, ngarkuam armatimin, duke e mbuluar me disa duaj talle që të mos diktoheshim që kishim armatim dhe vazhduam rrugëtimin tonë drejt Bjeshkëve të Berishës. Aty u takuam me Musë Jasharin, i cili na organizoi udhëtimin për në fshatin Baicë të Kolshit. Prej aty, pasi u errësua, kaluam aksin rrugor në Llapushnik, duke arritur në orët e vona në Baicë të Drenicës, zonë kjo e kontrolluar nga UÇK-ja. Pas gjithë këtyre mundimeve, rrugës së gjatë e të vështirë, më në fund natën e kalova të qetë dhe i sigurt në konakun e Ilaz Elshanit, në Baicë...
9 dhjetor 1998;
Posa u zgjova, u interesova dhe mësova së në shtëpinë e Rasim Kiqinës, ishin të vendosur shokët e luftës. Aty u takova me Komandant Sylejman Selimin, Jahir Demakun, Rasim Kiqinen e shumë të tjerë. Unë me dëshirën time dhe insistimin e pa ndërprerë, kërkova që të kthehem në pozicionet e Shkozës 2, pikërisht të Zabeli i Fyllave dhe kjo kërkesë e imja u miratua edhe nga Komandant Sulltani, i cili urdhëroi që bashkë me Jahirin të udhëtojmë deri në Açarevë, ku Jahiri më pas do të kthehej prapë në Baicë, për të vazhduar misionin e çlirimtarit. Pas disa muajve, unë prapë u ktheva në frontet e nxehta të luftës në Drenicë, aty ku do të qëndroja deri në përfundimin e luftës. Ky ishte realiteti që e shpalosa përmes këtij shkrimi të nxjerrë nga ditari im i luftës...
Këtë pak përshkrim të ditarit nuk e bëra për ta kundërshtuar shkrimin e paralajmëruar: Të hënën në "Kosova sot" nga Reshat Sahitaj, mund ta lexoni shkrimin "Ku ishin e ku janë shokët e Adem Jasharit", por e bëra për hirë të realitetit, sepse ato ditë jo të gjithë kanë qenë të heshtur...
Mëngjesi i 5 marsit 1998, na zuri në piken vrojtuese të Bajraku afër Zabelit. Jam së bashku me dy ushtar të cilët po e prisnin ndërrimin.
Ishte ora 04:15, po sa kishte filluar të mbizotëronte agu i mëngjesit mbi errësirën e natës dhe ushtarët që kishin vrojtuar në atë vend vrojtim, vend të cilin nuk e dinin shumë ushtar, filluan të më tregonin për lëvizjet e forcave serbe që i kishin bërë pothuajse tërë natën, nga Klinafci i Klinës për në Fabriken e Jashanicës. Këto lëvizje i kisha vërejt edhe vet gjatë natës nga Zabeli ku kisha qëndruar shumicën e kohës me përjashtim të kohës së pas mesnatës me ç’rast kisha lëvizur, për kontroll deri të pozicionet të Fusha e Madhe dhe në Podin e Siqevës. Gjatë asaj nate vërejta shumë herë ato lëvizje të automjeteve që vinin nga Klina dhe u vendoseshin në Fabrikën e Jashanicës, ato lëvizje, përmes dritave vëreheshin në dy vende, të pompa e benzinës në Klinafc dhe në kthesën e madhe të trojet e Emin Bekëve.
Në orën 04:20 minuta, filluan të dëgjoheshin zhurma të mëdha të automjeteve të shumta, e cila zhurmë vinte nga Fabrika e Kërpudhave. Me të dëgjuar këtë zhurmë shurdhuese, lajmërova bazën “101”, e thirra “Kondukterin” e më pas kontaktova përmes radiolidhjes me bazën e Vajnikut “Sandokani” që ndodhej përtej vijës së asfaltit. Në vend të Abedinit, bisedova me Balin, i cili me njoftoi së ishin në dijeni për ato lëvizje të armikut dhe së po bëheshin përgatitjet e duhura për ndonjë sulm eventual. Bali me njoftoi së Abedini ishte në lidhje me Sulltanin dhe po bisedonin për planin e asaj dite që më vonë do të na njoftonin të gjithëve që ishim udhëheqës të pikave mbrojtëse në Zonën ton. Ora po kalonte e zhurmat s’pushonin. Në të zbardhur drita u vërejtën edhe kolonat e para të forcave policore e ushtarake serbe, ato vëreheshin në rrugën që qonte afër 12 shtëpive, pikërisht të shtëpia e Milloradit, rrugë kjo që kalonte për trup arave të kooperativës bujqësore në drejtim të Burojës e të Turiqefcit. Kjo kolonë dukej si një litar i pa këputur, ishin me dhjetëra automjete të blinduara që u printe një xhip i pajisur me një mitraloz të rëndë. Kolona arriti jo më larg së të aeroporti i kooperativës afër fshatit Resnik. Të gjithë në u tubuam të Zabeli i Fyllave dhe po e prisnim urdhrin për veprim të mëtejmë.
Sulltani, me marrjen e lajmit për lëvizjet e forcave armike, kolonave të shumta të tyre që kishin mërsyer nga Fabrika e Jashanices për në Turiqefc, kishte vendosur, nga rruga që ishte nisur për në Prekaz të kthehej të Njësiti i “Shkozës”, për t’ia ndërpre rrugëtimin e forcave vrastare, policore, ushtarake e paramilitare serbe dhe pikërisht ky ishte vendim i drejtë dhe i duhur që kishte marr atë ditë komandanti Sylejman Selimi bashkë me Abedin Rexhen, Mujë Krasniqin e shokë tjerë që asnjë herë nuk kishin gabuar në vendimet e tyre.
Takimi ynë me Sylejmanin dhe me Mujën atë ditë ndodhi të dheu i bardhë, aty me pak fjalë u morëm vesh për veprime konkrete. Unë mora me vete Shaban Hasanin me një mortajë 500-she, Shaban Deskun me një pushkë M48, Musli Haxha me snajper, Metë Imer Salihu, me kallashnikov dhe bashkë me Mujën dhe me Sulltanin u pozicionuam të lagjja e Hajzer Imerëve, aty ku ishte vendi më i afërt dhe më i përshtatshëm për t’ia filluar luftën me forcat serbo çetnike. Pushka krisi dhe lufta filloj në mes të forcave policore e ushtarake serbe që posedonin armë e arsenal luftarak të rëndë dhe UÇK-së me ato pak armë që i kishim. Lufta bëhej për t’ia ndërpre rrugën çetnikëve që kishin bërë plane të rrezikshme për ta shkelë Drenicën trup e tërthor. Luftimet filluan nga ora 09:00 dhe vazhduan terë ditën
Luftë në Prekaz, luftë në Aqarevë, kudo ishte i njëjti qellim, luftë për çlirim, luftë për liri, luftë për nder e për dinjitet, luftë për bashkim të shqiptarisë, luftë që më vonë do ta bëjnë vashat e djemtë më të mirë të kombit anë e këndë Kosovës...
EDHE PËRKUNDËR PËRBALLJES ME ARMATIM TË RËND E MAKINERI LUFTARAKE, UÇK-ja NUK NJEH HUMBJE
Sot në Prekaz kur armiku po pretendon të këndoi këngë çetnike, atje po bëhet rezistencë titanike nga Adem e Hamëz Jashari, nga plaku Shaban, nga Dajë Osmani e nga e gjithë Familja Jasharaj... kjo është dita e 5 marsit, çetniket po e sulmojnë Prekazin. Sipas informatave të deri tanishme, në atë luftë po marrin pjesë shumë polic e ushtar serb. Në Prekaz po luftohet, aty po mbrohet nderi e dinjiteti, po mbrohet Prekazi e Drenica, po mbrohet Kosova...
Në anën tjetër gjeneralët e ushtrisë serbe po e zbrazin Fabrikën e kërpudhave në Joshanicë dhe me makinerinë e tyre të blinduar kanë marr rrugën kah 12 shtëpitë në drejtim të Turiqefcit. Rruga e kodrave të Resnikut, sikur nuk mund ti duroi ato kolona. Kësaj kolone të motorizuar po u prinë krimineli i njohur i këtyre anëve, komandir Momqilla se bashku me çetnikun e Jellofcit Budë kombajnerin, (këtë e kuptuam përmes radiolidhjeve të tyre që komunikonin me “Bistricën”, bazë e tyre, qendër shumë e rrezikshme)
Në kolonë janë gjithsej 43 automjete në mesin e tyre 7 autoblinda, disa kamion të ngarkuar me polic, e paramilitar serb, disa xhipa të blinduar, nëpër dyer të tyre po u shkruajnë shkronjat cirilik “Tigrovi”, dhe automjete tjera të pajisura mirë me municion e armatim të rëndë...
Në anën e kundërt të kodrave po vëzhgonin luftëtarët e lirisë, që krahas tyre jemi shumë të pa barabartë, por shumë më të fortë dhe më të guximshëm së armiku që po i printe tërë ai arsenal... Këta që nga mëngjesi i hershem e deri në ora 15:00, mezi arritën deri në kodrën e Burojës. Në çdo hap po e kontrollojnë rrugën, kanë friken së do të bien në mina, sa mirë që po frikësohen edhe pse ato pajisje në po na mungonin, (fatkeqësisht por e vërtet së nuk kemi asnjë minë antitank)...
Në çdo çast po pritej urdhri nga komandanti, për hapjen e zjarrit kundër forcave serbe. Sulltani e Muja si duket po e presin rastin që pushkët e çlirimtarëve të mos u shkojnë huq. Çlirimtarët, ushtaret të UÇK-së, të gjithë të njësitit “Shkoza 1 dhe 2”, as që po vërehen së janë në përcjellje të çdo lëvizje të armikut...
Kolonat armike arritën në kodrën e Burojës. Filluan renditjen e automjeteve dhe ndaluan sigurisht për plane dhe për konsultim ndërmjet veti. Dhe në këtë moment u dëgjua zëri komandues i komandantit për; zjarr, zjarr, zjarr, kundër armikut...
Pas një sulmi të befasishëm dhe zjarrit të pushkëve të lirisë, asgjë nuk po shihej, në krejt luginën e Kopiliçit shihet vetëm tym e flak...
Në udhëkryqin e Turiqefcit ndaluan tri autoblinda dhe shumë polic e paramilitar serb të cilët po bëjnë planin për tu futur në rrugën e Açarevës. Në radiolidhje në valët e serbëve po thërret “Kombajneri” për “Kosten 135”, ky po flet në gjuhen e tyre dhe po kërkon vëzhgimin e terrenit për në Açarevë, dhe përgjigja e tyre është së nuk ka siguri të plotë.
Në një istikam jo larg nesh po bëhet një rezistencë e pa parë. Miftar Mitralozi s’po pushon. Pa ndërpre po ushton lugina e Kopiliçit. Rruga e Açarevës për forcat serbe sot po mbetet vetëm ëndërr !?...
Sot në anën ton nuk pati asnjë të plagosur edhe pse plumbat po na shkojnë mbi kokë dhe gjuajtjet e armikut s’po kanë të ndalur.
AÇAREVË-KOPILIÇ, 6 MARS 1998
Mëngjes i hershem, vendi të “Shtëpia e Musli Tahirit”, vend i rezistencës dhe i qëndresës, aty po luftohej mëngjes e mbrëmje pa lodhje e me krejt potencialin që disponon Njësiti “Shkoza”. Ky vend u bë i pa kapërcyeshëm për ëndrrën e Budë Jellofcit dhe të Novicës që ta shkeli token e Açarevës. Forcat armike janë vendosur në disa pika strategjike edhe nëpër aksin rrugor Turiqefc-Skënderaj deri të Përmendorja. Luftimet po vazhdojnë edhe më me ritëm të shtuar. Pjesëtaret e UÇK-së, po i ndërronin pozicionet e veta nga një pikë në tjetrën, çdo herë duke ju afrua vend pozicioneve të forcave çetnike serbe.
Në këto momente forcat serbe janë të detyruara të zmbrapsen. Ato po barten në drejtim të Joshanicës duke i lënë pas disa automjete të shkatërruara nga forcat tona. (kjo ishte strategjia e tyre)... Ata po tërhiqen me disa automjete, kurse nëpër vende ku janë vendosur kanë ndërtuar punkte duke vënë thasë me rërë. Gjatë tërheqjes së tyre, gjuajtjet tona nuk kanë të ndalur. Nëpër mes radiolidhjes po dëgjohet zëri i Komandant “Sandokanit” i cili po qëndronte burrërisht përtej vijës së asfaltit : “O ju lumtë pushka o trima”... “Bashkë, bashkë deri në fitore”, po dëgjohej zëri i Sulltanit në radiolidhje dhe errësira e natës i mbuloi luginat e Açarevës dhe të Kopiliçit, duke i lënë pas rojtaret e ëndrrave të natës përball çlirimtarëve... Jam duke u kthyer në shtëpi, afër shitores së Shaqes dhe po e përfundoi shkrimin në ditarin tim për ditën e 6 marsit duke menduar së çka do të na sjellë e nesërmja në agun e parë të mëngjesit të nesërm...
Çka tjetër për pos luftimeve të reja. Asgjë tjetër pos tymit, flakës e zjarrit që do të villnin armët në të dyja anët. lufta tani më ka filluar. Kthim prapa nuk ka!?
- Nëpër istikame shok, mundohuni të mos diktoheni nga armiku... dhe vazhduan rrugën drejtë pozicionit më të afërt me forcat serbe, që ndodhej të shtëpia e Musli Tahirit në Kopiliç. Të gjithë mbetëm duke i shikuar këta dy komandant të gjatë dhe me pamjen e tyre prej eprori duke shkuar drejtë vijës së parë të frontit, pa u trembur dhe me krenari të madhe për ta mbrojtur atdheun. Ora po kalon, minutat po afroheshin kur do të fillojnë luftimet, për ne nuk është befasi kjo që do të ndodhë, sepse ishte e sata herë që po luftohet në këto pozicione.
Dhe, krismat e pushkëve çlirimtare fillojnë. Pushka krisi të shtëpia e Musli Tahirit, e dinim se atje arritën dy komandantet, Sylejmani e Fehmiu. Atje ishin edhe Miftar mitralozi, Sejdi Shala-Reka e shokët tjerë. Luftimet po zhvillohen nga distanca prej 700-800 metra. Luftë që po i dëgjohej zëri në Shalë, në Llap, në Dukagjin e në krejt Kosovën. Nga kjo rezistencë, nga kjo luftë strategjike dhe e suksesshme, armiku u detyrua të zmbrapset me krejt makinerinë e vet luftarake dhe prapë të strehohet në strehimoren e tyre në Jashanicë. Në këtë vend armiku ka grumbulluar mjete të rënda artilerie që një ditë do t’i përdor kundër forcave çlirimtare, kundër popullatës së pa armatosur dhe kundër fqinjëve të vet, për të shkatërruar e djegur këtë vend, por edhe për të na sjellë më afër fitores dhe qëllimeve tona madhore...
2. BEKIM BERISHA - ABEJA
Duke e ndier të nevojshme dhe shumë të arsyeshme, Bekim Berisha bashkë me Kadri Hamitin, filluan t’i grumbullojnë ushtarët luftëtar që ishin të dëgjueshëm, të sjellshëm e të rinj për të filluar ushtrimet profesionale. Në Açarevë, filloi punën Akademia Ushtarake e udhëhequr nga Bekim Berisha, strateg dhe luftëtar i rryer në luftërat e ish Jugosllavisë. Kur Abeja propozonte ide, komandant Sulltani gjithmonë i mirëpriste duke i aprovuar. Këta luftëtar me përvojë lufte ishin çdoherë në përkrahje të komandantëve, deri sa çdo ushtar i Njësitit “Shkoza” dhe komandanti i tyre, i respektonin dhe e çmonin punën e tyre, i konsideronin si bashkëluftëtar, shokë e së fundi ishin të lidhur si vëllezër të një gjaku. Në një mëngjes prilli 1998, duket së në duart e Bekimit ishte regjistri i 15 ushtarëve të Njësitit “Shkoza”, të gjithë të rinj, të dëgjueshëm dhe me plot energji për punë. Kjo ndodhi, puna filloi, së pari me ndërtimin e poligonit, por, duke mos e përjashtuar as mësimin teorik që mbahej çdo ditë në Shkollën e fshatit. Puna zhvillohej sipas planit dhe programit të propozuar nga Bekim Berisha dhe të aprovuar nga Sylejman Selimi. Abeja u nda i kënaqur, edhe pse në ndonjë rast i nervozuar nga pak, por përfundimisht puna ecte mirë, sipas planit teorik e praktik. Të gjitha këto po ecnin sipas parashikimeve të Bekimit, Sylejmanit e të Kadriut. Pas ushtrimeve disa ditore dhe teorisë mujore, erdhi dita kur kadetët e parë të Akademisë Ushtarake të UÇK-së të rreshtoheshin para Komandantëve.
Dita kur kadetët e rinj përfunduan edhe ushtrimin e fundit praktik, ishte ditë me shi. Mbi lumin Drenica, që kalon trupazi Açarevës, ishte ngritë një litar, përmes të cilit duhej kaluar lumi me ujë të shtuar e të turbullt që kishte shpërthyer shtratin e tij dhe ishte fry shpat me shpat. Në njërën anë të lumit urdhëronte ABEJA, kurse në anën tjetër i priste CD-ja, duke uruar kadetët e rinj për provimin e suksesshëm praktik, gjë që tregonte shkallë të lartë aftësimi. Udhëheqës i këtyre kadetëve u emërua Hysni Shabani, i cili gjatë krejt kohës ishte përkrah Kadri Hamitit, derisa më vonë u gradua me gradën Kapiten. Më vonë u bënë përgatitjet e duhura për ngritjen e flamurit para Njësive të rregullta të UÇK-së, në Açarevë, Zonë kjo e lirë në zemër të Drenicës. Atë ditë u bë konsolidimi i Njësisë Speciale, që u emërua me emrin e Komandantit Legjendar “Adem Jashari” dhe në udhëheqje të saj Komandant Sylejman Selimi. Në këtë tubim morën pjesë pothuajse të gjithë komandantet e UÇK-së, duke filluar nga Komandant Fehmi Lladrofci, i cili së bashku me Xhevë Lladrofcin e ngritën flamurin, pastaj Sami Lushtaku, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Xhavit Nura, Gani Thaqi, Musa e Sahit Jashari, Ilaz Dërguti, Zenë Prokshi, Jakup Nura, Ilaz Kodra etj. Major Kadri Hamiti-CD-eja, i dha raportin Komandant Sulltanit, derisa të rreshtuar para tyre ishin kadetët e rinj të përgatitur ushtarakisht e profesionalisht. U lexua një deklaratë dhe emrat e të graduarve që i kishte nxjerrë Akademia e parë Ushtarake e UÇK-së, dhe e tera kjo u manifestua me një program artistik, të përgatitur nga nxënësit dhe banorët e Açarevës, derisa në shërbim të Akademisë dhe të çështjes ishin krejt punëtorët e arsimit të Shkollës Fillore duke kontribuar pushkës dhe pendës, duke mbajtur shënime, duke organizuar e ndihmuar në mbajtjen e ligjëratave teorike të kadetëve, kurse për organizimin e manifestimit ishin: Ismet Rrahmani, drejtor i shkollës, Musli Haxha, sekretar si dhe arsimtarët Fadil Shabani dhe Ramosh Rrahmani me gjithë stafin dhe nxënësit e shkollës.
Dt. 22 prill 1998 - Kadetët e parë:
Hysni Shabani - kapiten, Avni Haxha - kapiten, Xhavit Selimi - toger, Fatmir Hasani - toger, Bekim Shala - toger, Fatmir Jashari - toger, Xhafer Haxha - toger, Rasim Shala - toger, Abit Zhabota - rreshter, Ismet Shala - rreshter.
Nga ditari (df) - herën tjetër pak fakte për Punëtorinë e UÇK-së në Dobërdol
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Një ndër ato vende është edhe fshati Dobërdol i Klinës, vend ky që shtrihet rrëzë aksit hekurudhor F. Kosovë - Ujmirë - Pejë, pikërisht bëhet fjalë për punëtorin e Vëllezërve Berisha në Dobërdol...
Në Punëtorin e Dobërdolit do të prodhohen armë punë dore - pushka K-12, predha, mina, tabela për automjete të UÇK-së, ngjyrosja e uniformave, flamuj kombëtar etj, me idenë e strategut Bekim Berisha – ABEJA i punonte mjeshtri Milazim Berisha, Piktori akademik Idriz Berisha, Bajram Berisha-Bani, i cili krahas obligimeve ushtarake ndihmonte edhe në punëtori.
Punëtoria në Dobërdol, ishte çdo herë e hapur dhe në shërbim të luftës së lavdishme çlirimtare. Aty punohej, aty bëheshin plane, aty ishte edhe besa edhe nderi...
Këto armë, mina, predha e të tjera që u punuan në punëtorinë e UÇK-së në Dobërdol, u përdoren nga Njësitet e UÇK-së në terren dhe arritën sukses në luftë kundër armikut. Ato fillimisht testoheshin nga Bekim Berisha dhe pastaj shpërndaheshin nëpër Zona të UÇK-së, fillimisht në Zonën Operative të Drenicës e më pas edhe në gjithë Zonat e UÇK-së.
Në Dobërdol u punuan tabelat e para të automjeteve të UÇK-së; të PU-së, të Shëndetësisë, të Pres-it e tjera. Puna dhe dizajni i Piktorit Akademik Idriz Berisha, me ide të Rexhep e Sylejman Selimit dhe të Bekim Berishës – ABEJA.
Në punëtorinë e vëllezërve Berisha në Dobërdol do të punohej shumëçka që unë në librin tim “E VËRTETA” do t’i publikoj të gjitha dhe jo vetëm...
Këto që thuhen në këtë shkrim të ditarit tim janë të vërteta dhe sot disa prej këtyre amëve të punuara në Punëtorinë e Dobërdolit gjendën në Muzeun e UÇK-së në Prishtinë.
Unë besoi së nuk duhet harruar të kaluarën për të mos na u përsëritur...
ORGANIZIMI DHE ZGJERIMI I TERITOREVE DERI NË UJMIR, DOBËRDOL, GLLAREVË E MË GJERË...
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në fund vitin ‘97 dhe në fillim vitin ‘98, ndiente nevojën për shumëçka, jemi të interesuar dhe të detyruar që të kontaktojmë me njerëz në rrethin ku po veprojmë pothuajse në ilegale. Në Siqevë, në fillim të marsit 1998, filluam bashkëpunimin me Sejdi Deskun, ku në punëtorin e tij u montua snajperi në pushkën karabinë që unë e kisha për qejfi në çdo betejë, pastaj punimi i kasetë bombave dhe qepja e rrobave për Policin Ushtarake të UÇK-së, e tjera.
Meqë rrobat tjera ngjyrë hiri, duheshin bërë me lara, i dërguam në Atilën e Idriz Berishës, në Dobërdol, për ta përfunduar punën. Ai i ngjyroste ato rroba dhe nga aty i morëm të gatshme për ushtarët e UÇK-së e që numri i tyre për çdo ditë sa vjen e shtohet. Tani njësiti ynë numëron një numër të madh të pjesëtarëve të vet, të cilët janë të gatshëm dhe të betuar për luftë deri në çlirimin e Atdheut dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Ky numër i ushtarëve, tani më nuk është nga një rreth i ngushtë, ata po vinin dhe për çdo ditë po lajmërohen për tu bashkuar në radhët e UÇK-së nga Siqeva, Çabiqi, Ujmiri, Dobërdoli, Shtarica, Gjurgjeviku, Gllareva e nga fshatra tjera për rreth. Kështu vajti puna deri sa ne jemi të detyruar ta zgjerojmë territorin duke ndërtuar pika mbrojtëse dhe njësite të reja. Të gjitha këto vende mbrojtëse do të mbesin në kontrollin e Brigadës 113 të ZO të Drenicës të udhëhequra suksesshëm nga Komandanti më i spikatur i UCK-së, Komandant Mujë Krasniqi - Kapuçi.
Për zgjerimin e territorit dhe marrjen nën kontroll të këtyre fshatrave, patëm disa herë takime me njerëz me ndikim në këto fshatra, sepse më parë Ujmiri çdo ditë kontrollohej nga policia serbe, kurse nga dita kur në stacionin hekurudhor të Ujmirit u hoq mbishkrimi cirilik “Dobra Voda” dhe u vu tjetri me ngjyrë kuq e zi i punuar mjeshtërisht nga Idriz Berisha, UJMIRË, patrullat policore të udhëhequra nga krimineli Hajdarpashiq, së shkelen më Ujmirin me këmbët e tyre.
Takimet në këto anë i filluam në shkurt të vitit 1998. Një mbrëmje ishim në Siqevë, Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Unë dhe Ali Krasniqi, fillimisht kontaktuam me lagjen e Vesel Mehmetëve, takimi ynë i parë ishte me Hysni Racin, pastaj shkuam në Ujmirë të Millakët dhe kontaktuam me Rexhë Lahun, ku më pas u kthyem në bazën ton në Aqarevë.
Herën e dytë, unë bashkë me Tafen, u takuam me Ibish Racin, profesor i Mbrojtjes, pastaj me Ismet Racin edhe ky profesor dhe aktivist i çështjes kombëtare. Nga këta dy profesor, patëm gjatë gjithë kohës përkrahjen dhe ndihmën e tyre.
Herën tjetër, diku kah mesi i marsit, shkuam me Bekim Berishën, me Tafë Tahirin dhe me Abedin Veselin, për tu takuar me banoret e Dobërdolit. Takimin e zhvilluam në oden e Pashk Lacit, me ç’rast të gjithë e shprehen gatishmërinë për tu bashkuar në radhët e UÇK-së. Dy apo tri ditë më vonë, zyrtarizmin e kësaj marrëveshje, prej aty e deri në Gllarevë e bënë Kadri Hamiti dhe Hysni Shabani.
Më 16 mars 1998, qytetarët e kësaj ane, në mes të ditës, në qendër të Ujmirit, pran shitores së Sheqeriut dhe në çajtoren e Malës po takoheshin me ushtarë të UÇK-së me uniforma e të armatosur. Ishim unë Tafë Ademi dhe Safet Selimi që këtë ndalesë e bëmë me qellim që populli i asaj ane ta heq dyshimin dhe të njihemi për së afërmi ushtar-popull.
Më vonë Ibish Raci e udhëhoqi një njësit të veçantë prej Shtarice deri në Gjurgjevik të Madh dhe do të jetë protagonisti kryesor për hyrjen në Qytetin e Klinës me një grup ushtarësh, më 17-18 qershor 1999 ku edhe do të plagoset në konfrontim me serbet vendor të kësaj qyteze.
Ujmiri u bë qendër e Brigadës 113 të UCK-së, ku në lokalet e kooperativës u vendos komanda e Brigadës me Komandant Kapuçin, Ilaz Selimin, Ramadan Krasniqin e të tjerë. Aty filloj punën furra dhe për disa kohë funksionoi kuzhina e UÇK-së për ushtarët dhe për tjerët që ishin të strehuar nëpër male e lugina...
Nga ditari (df) - herën tjetër
-Angazhimi në informimin e opinionit për luftën e UÇK-së dhe takimi me Publicisten Rajmonda Maleçka në Tiranë.
-Sherimi i plagëve në Likofc, Tiranë e Stamboll
...posa na kishin transportuar nga vija e frontit nga Llapushnik, në stacionarin e parë të shëndetësisë në Likofc, na vendosen në shtëpinë ku shërbenin ekipi mjekësor i UÇK-së, në udhëheqjen e Dr. Fadil Bekes. Doktori, urdhëroi motrat që të gjithë të plagosurve ta na epet nga një injeksion dhe menjëherë filloi intervenimi. Këtu po mungon rëntgeni për të konstatuar frakturat apo edhe mbetjet e metaleve nëpër trupat e plagosur. Doktori po orvatej të bënte të pamundurën dhe në fakt ai bëri atë që mundi të bëjë për ne. Ilaz Derguti, ishte më së rëndi i lënduar, i rrjedhtë gjaku nga goja dhe nga hundët, prandaj edhe intervenimi i parë iu bë Ilazit. Edhe lëndimet e Zenë Prokshit ishin serioze, atij po i varej dora e djathtë sikur të kishte qenë e këputur, edhe në intervenim të Zena duhej nxituar, Zena po vuante nga dhimbjet e mëdha që po i përjetonte. Në atë ordinancë shtëpi, erdhi komandant Sulltani, ai si gjithherë me qëndrimet e tij ushtarake, na i bëri me fat plagët e fitores duke na thënë që të bëhemi të qëndrueshëm e të fort. Unë kisha derdhur shumë gjak, mezi po rrija ulur, u shtriva në shtrat dhe posa mora frymë thellë, hyri Skënder Halilaj, vëllai i Besimit që kishte qenë me ne në aksion. Besimi kishte rënë dëshmor. Ne ende së dinim saktë edhe pse kishim qenë së bashku. Lajmin për rënien e Besimit na dha i vëllai Skenda. Mërzia e dhimbja mu bashkuan dhe as që e ndjeva intervenimin e doktorit në plagët e mia të rënda.
Në orët e vona të mbrëmjes së 9 majit 1998, në Likofc, aty afër stacionarit, kishin ardhur shumë shokë për të mësuar për për gjendjen e të plagosurve në Betejën e Grykës së Llapushnikut. Kishte ardhur vëllai Shabani, Tafë Ademi, Safet Selimi, Abedin Veseli, Besimi, Xhaviti, Bekimi...Xhemajl Selimi, tekniku medicinal, i pari në radhët e UÇK-së, me mori në mbikëqyrjen e vet dhe me dergoi në Aqarevë, atje ku ai shërbente me përkushtim të madh, çdoherë e gjithmonë në shërbim të ushtarëve të UÇK-së.
Ditët po kalonin, terapia e flladit ndikonte mirë. Plaga gati po mbyllej, kurse në anën tjetër, në çdo lëvizje të dorës po ndija dhimbje. Në dorën time ende ishte plumbi edhe gati pas një muaji, pa e ditur së kam plumb në dorë. Në Likofc, pas kësaj kohe arritën me shumë vështirësi disa aparate dhe rëntgeni, atëherë konstatua ashti i thyer dhe plumbi në mes dy eshtrave të dorës së majtë. Ishte ditë e shtune. Ekipi i mjekëve-ortoped e kirurg, kishte ardhur nga Prishtina në Likofc, për ta ndihmuar ekipin e mjekëve dhe për tu dal në ndihmë të plagosurve. Këta mjek, do të operonin për dy ditë rresht në Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Likofc (në shtëpinë e Bajram Aliut), ata do t’i operojnë një numër të madh të ushtarëve të plagosur e në mesin e tyre edhe mua, Sabit Gecin, Hoxhën e Jashanices e të tjerë. Ekipi i mjekëve nga Prishtina ishin; Dr. Faton Morina, Dr. Arben Grazhdani, Dr. Shpetim Robaj, Dr. Talati, Dr. Cenë Bytyqi, një motër medicinave të cilës nuk ja mbajë në mend emrin. Këta kryen detyrën me nder e me përkushtim duke operuar për dy ditë rresht një numër të madh të të plagosurve...
Ditët po kalonin njëra pas tjetrës, muaji pas muaji e betejë pas beteje dhe lufta për çlirim s’kishte të ndalur. Unë edhe disa herë e lëndova dorën e plagosur, duke mos iu ndarë luftës për çlirim e bashkim kombëtar. Gjendja shëndetësore çdo herë vinte duke mu keqësuar, sidomos në dorën e plagosur ndija dhimbje. Një ditë, Dr. Fadili kishte vendosur të na dërgoi për shërim jashtë Kosovës, mua dhe Zenë Prokshin, kuptohet hapi i parë do të ishte Tirana. Këtë vendim të doktorit, ditë më par e kishin miratuar Syla dhe Rexha. Udhëtimi edhe pse i gjatë e i mundimshëm, kaloi pa ndonjë pengesë serioze dhe kështu arritëm deri në Lubizhdë të Hasit, nga aty i kaluam Bjeshkët e lashta të Pashtrikut.
Pas afro 14 orë udhëtimi, arritëm deri në Cahan, të nesërmen shkuam në Krumë, prej aty në Tiranë dhe me urgjencë mua më 28.08.1998 me shtrin në Spitalin Ushtarak të Tiranës, aty mjekët konstatuan së ashti i thyer në dorën e plagosur kishte infektim. Ekipi i mjekëve në Tiranë morën vendim së duhej udhëtuar për shërim në Stamboll, unë dhe Zenë Prokshi. Kjo ndodhi pas 13 dite, aty na i rregulluan dokumentet e udhëtimit dhe menjëherë udhëtimi u bë për në Stamboll. Në këtë udhëtim, bashkë me ne erdhi edhe Dr. Shaip Muja dhe një luftëtar i plagosur rënd. Ne aeroportin e Stambollit na pritën dy djelmosha të një Organizate Humanitare që e kishin marr përsipër përkujdesjen ton në Turqi. Njeri nga ata quhej Osman, ishte djalë i sjellshëm dhe njohës i mirë i situatës në ish Jugosllavi, ai kishte marr pjesë vullnetar në luftën e Bosnjës, kurse tjetri ishte një djalë shqiptari që prindërit e tij ishin të shpërngulur qysh moti në Turqi.
Në Stamboll u njoftuam dhe u shoqëruam me shumë bashkëkombës, njëri ndër ta quhej Ibrahim Ikiz. Atje u njoftuam me Mejremen, një gazetare e vyer, shoqe e vërtet dhe shoqëruese e jona gati në çdo hap që bënim. Pastaj u takova me Xhelal Dobërqanin, ish punëtor i RTP-së, i cili po punonte në ATV në Stamboll. Organizata që na kishte marr në përkujdesje, na kishin siguruar qëndrimin në lokalet e hotelit “Ilixhak” dhe të gjitha kontrollet e duhura na i bënin sipas udhëzimeve të mjekëve specialist të spitalit “Sulltan Hastanesi”. Pas tri dite, mua me operuan dhe operacioni që i suksesshëm, menjëherë po e ndija veten më mirë. Pas një jave, Zenën e operuan në dorën e djathtë, operacioni ishte mjaft i komplikuar, por me gjithë atë i suksesshëm. Unë që kisha bërë më mirë, çdo ditë, së bashku me Mejremën e vizitonim Zenën i cili ishte i shtrirë në spital dhe po shërohej. Gjatë kohës sa qëndrova në Stamboll, në dorëshkrim përgatita veprën me poezi “Të fala nga Stambolli”. Kjo ide me lindi duke i shikuar fëmijët e atjeshëm duke shkuar në shkollë me çanta të reja, të buzëqeshur e të gëzuar, së si edhe policia kujdeseshin për fëmijët kur ata po e kalonin rrugën e tjera, kurse unë, në Kosovën time i kisha lënë fëmijët e vegjël nëpër tenda najloni, shkollat nëpër Kosovë po shkatërroheshin nga forcat serbe, madje ushtria e policia serbe i vriste nxënësit e arsimtarët shqiptar dhe thoshin së janë shtet juridik...
ANGAZHIMI NË INFORMIMIN E OPINIONIT PËR LUFTËN E UÇK-së
...pas konstatimit të mjekëve së çdo gjë ishte në rregull, ne u kthyem prapë në Shqipëri, për të bërë një trajtim fizioterapi, disa javësh. Në Tiranë, isha takuar me Rajmonda Maleçken dhe tani më kishim filluar bashkëpunim me te, si dhe me TV Klanin, ku e punova një film dokumentar 15 minuta të titulluar “Gjaku i Kosovës”. Në këtë dokumentar, u mundova t’i paraqes vështirësitë e kohës së luftës që Ushtria Çlirimtare po ballafaqohej në teren, si ato materiale por edhe ato politike, duke mos e lënë anash as shikimin vizual të sukseseve që po i arrinte ushtria e lavdishme çlirimtare në përballje me një ushtri kriminale. Në ato pak materiale të xhiruara që arrita t’i grumbulloi, paraqita edhe përkujdesjen mjekësore që po u bëhej ushtarëve të plagosur të UÇK-së në spitalin ushtarak të Tiranës dhe më gjerë. Ky dokumentar u punua me propozimin tim dhe me miratimin e Xhavit Halitit dhe të Shaip Mujës, të cilët mbetën të përkujdesën për editimin e tij sepse unë i lash edhe veprat edhe dokumentarin e gatshëm dhe më 7 dhjetor 1998, me një grup çlirimtarësh ia msyem fronteve të nxehta të luftës në Kosovë...
Një ditë, bashkë me Ramadan Selimin, shkuam në Durrës, aty krejt rastësisht u njohëm me Gani Kapitin, pronarin e hotel “Drenicës”. Ganiu ishte nga Zabllaqi i Kosovës, familja e tij ishin të ikur që moti nga Kosova dhe të vendosur në Qerret, ky ishte dashamirës dhe admirues i flakët i UÇK-së dhe aktivist i denjë i çështjes kombëtare, bashkë me të gjithë vëllezërit. Unë dhe Zena u vendosem të Ganiu, i cili na ofroi ndihmë dhe strehim pa kompensim. Aty iu përvesha punës dhe e ripunova veprën poetike “Të fala nga Stambolli” si dhe shkrova një libërth me argumente “Drenica dikur dhe sot”, i redaktova dhe i futa në shtyp. Për të gjitha këto me ndihmuan, në rend të par Rajmonda Maleçka, poete dhe publicistë e njohur nga Tirana, pastaj Dr. Shaip Muja e Naser Ibrahimi. Këto dy vepra të vogla por të vetmet të botuara gjatë luftës e për luftën, pas botimit u dërguan në diasporë, unë të gjitha të hyrat e këtyre librave ia dedikova ndihmë luftës së lavdishme të UÇK-së. Në Tiranë, së bashku me Rajmonda Maleçken dhe një grupi intelektualesh të këtushëm, me iniciativën e Mondes, kryeredaktore, nxorëm gazetën mujore “Kushtrimi”, gazetë kjo kryekëput e UÇK-së. Gazeta doli vetëm tre-katër numra (fund shtatori, tetor, nëntor dhe dhjetor) dhe më pas dëgjova se ishte ndërprerë për shkak të mungesës së mjeteve financiare.
Derisa ishim në Tiranë, për shërim erdhën shumë luftëtar lirie, në mesin e tyre edhe Mujë Krasniqi, Sabit Geci, Beqir Gashi, Samiu ushtar i Remzi Ademit e shumë të tjerë, me ta ishim çdo ditë bashkë, këmbenim mendime e flisnim për luftën e lavdishme të UÇK-së.
Kur unë dhe Zena, vendosem të ktheheshim në Kosovë, Komandant Muja ishte këmbëngulës që të udhëtoi po atë ditë, kjo s’u arrit për vet faktin së Muja kishte edhe për disa ditë terapi të domosdoshme dhe udhëzimet e specialistëve ia pamundësuan udhëtimin drejt fronteve në Kosovë. Nga Sheshi Skënderbeu, në Tiranë, me Mujë Krasniqin u ndamë me përshëndetjen “Mirë u pafshim në fushëbeteja. Atje ku po kërkohet liria...” dhe fugoni treti, bashkë me ne në drejtim të veriut...
Ishte ditë me kohë të mirë. Në qendër të Likofcit u takova me Musë Jasharin i cili me mori që ta shoqërojë për në Prellofc, atje po mbahej një trajnim për ndërlidhje-komunikim, ku po trajnoheshin një grup ushtarësh të dalluar.
Në orë 10:00, arritëm të një shtëpi e vjetër në fshatin Prellofc ku po mbahej trajnimi në teori dhe praktikë. Pas dy tri orëve, andej nga Zona e Shalës filluan gjuajtje dhe granatime te mëdha. Luftimet po afrofshin gjithherë e me afër vendit ku ne ndodheshim në trajnimin për komunikim mes njësiteve tona. Aty mësuam komunikimit me shifra për vend ndodhjet tona, për numrin e ushtareve të armikut, për vendin dhe pozitën e armikut..., të gjitha këto me mbeten gjysmë për shkak të luftës që për pak kohë arriti deri ne fshatin Lubavec. Armiku kishte ndërmarr ofensivë në Zonën e Shalës, në Zonën e Dukagjinit dhe në mbar Kosovën. Shumë ushtarë dhe shumë të plagosur po kalonin në Zonën e Drenicës, zonë kjo që nuk qëndronte hiq më mirë së zonat tjera. Ushtria, policia e paramilitar serb kishin marr urdhër për një ofensivë të përgjithshme në terë territorin e Kosovës.
Në fshatin Prellofc u ndamë me shokët. Unë së bashku me Musën shkuam në drejtim të fshatit Palac, kurse “Harambashi” me Muratin shkuan në drejtim të fshatit Qirez. Në vendin e quajtur Kralica, u takuam me një ekip të një televizioni që kishin filmuar andej kah vinin granatat e ushtrisë serbe. Pasi i ndaluam, nuk ua gjetëm lejen për qëndrim në zonat ku luftohej, leje këto që i lëshonte SHP eventualisht Shtabi i Zonës. Pasi nuk ishin të pajisur me leje, ne ishim të detyruar që t’i merrnim me vete deri në Likofc, ku duhej verifikuar ekipin e atij televizioni, në është legjitime apo jo. Në Likofc u takuam me Gani Kocin, i cili duhej të merret me verifikimin e ekipit televiziv. Ganiu, e ka bërë verifikimin apo së ka bërë, unë nuk e di, por kam dëgjuar së atij ekipi i është kthyer materiali dhe i është lejuar puna në terren.
Deri në mbrëmje, Spitali dhe Stacionari në Likofc u mbushën me të plagosur. Pasi u errësua, granatimet e forcave të armikut ndaluan. Sipas strategjisë së tyre, kuptuam se të nesërmen ofensiva do të ndërmirret për hyrje në Likofc, fshat ky që ishte bërë halë në sy për okupatorin.
Në ora 20:00, në qendror të Likofcit u takuam me Sahit Jasharin, i cili me njoftoi së brenda natës duhej transportuar të gjithë të plagosurit që ishin të shtrirë në Spitalin e Likofcit. Kjo duhej bërë për shkak të sigurisë së tyre sepse pritej që në mëngjesin e hershem, forcat serbe do ti turrën Likofcit. Hiq më tepër së për një orë, i tubuam 5 makina dhe në orën 21:15, me të gjithë të plagosurit morëm rrugën për Abri, nëpër Cerovik e në fshatin Mleqan, aty e kaluam aksin rrugor Prishtinë-Pejë. Vendin për kalim e kishin siguruar Njësia Speciale dhe ne kaluam pa asnjë problem duke vazhduar rrugën për në fshatin Vërmicë. Kaluam këtë fshat dhe kthyem në të majtë për në fshatin Carrallukë dhe prapë në aksin rrugor Arllat-Malishevë, në të majtë dhe në fshatin Lladrofc. Aty i dorëzuam të plagosurit kurse unë me Muharrem Xhemajlin u kthyem në Abri për t’i marr edhe familjet e Musë e Sahit Jasharit dhe deri në mëngjes duhej t’i kalonim edhe ata në Lladrofc. Rrugë e kaluam pa asnjë pengesë. Diku pas mesnate mbërritëm në fshatin Lladrofc dhe ndaluam në një odë të nxehtë e me qaj rusi. Aty u takuam me Rexhep Selimin, Fatmir Limajn, Haxhi Shalën e disa shokë tjerë.
Këtu nuk përfundon rrugëtimi ynë. Unë duhet që ta ktheja xhipin e huazuar nga njësia e Shalës, por edhe Sahiti me Muharrem Xhemajlin u kthyen në zonë ku po pritej ofensiva e forcave të shfrenuara serbe. Me dy xhipa u kthyem po të njëjtës rrugë deri të shkolla e Cerovikut, aty ua dorëzova xhipin ushtarëve të njësisë speciale, të cilët së bashku me Muharremin vazhduan rrugën në drejtim të fshatit Pllaçicë për të shkuar në Terrdefc, kurse unë me Sahitin në anën tjetër për në Likofc. Aty ku po pritej luftë e ashpër mes forcave çlirimtare dhe atyre okupatore serbe. Likofci duhet mbrojtur deri në momentet e fundit. Aty kishim krijuar zonë të lirë, zonë e cila kontrollohej nga ushtarët e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare. Pra Likofci do të mbetej këtu e tutje vetëm i UÇK-së...
Si dhe qysh filluan fushatën ajrore forcat e NATO-së, dihet fare mirë dhe deri me tash kanë shkruar e shkruar e shkruar...
Këtu s’dua të elaboroi asnjë ngjarje përveç asaj çka do ta përshkruaj fillimin e intervenimit nga ditari i luftës. (pa ndërhyrje)...
24.03.1999 – e Mërkurë
Ora 06:15-Mëngjes i qetë, ende nuk kanë filluar granatimet, ushtarët e njësiteve të Brigadës 111 dhe të asaj 113, të ZO të Drenicës, të gjithë janë në gjendje gatishmërie dhe nëpër pozicionet e tyre të gatshëm për rezistencë kundër armikut të prishur e të droguar serbijan.
Ora 07:15-Ende po mbretëron qetësia. Koha është e mirë dhe me diell. Duken lëvizjet e forcave tona, nëpër pozicionet e pikave mbrojtëse. Armiku vetëm vështron dhe si duket bënë përgatitje të reja për ndonjë sulm eventual, kundër fshatrave të Drenicës. Aty ku soldateska serbijane mund të depërtoi dhe ta fusë këmbësorinë, së pari vrasin pleq, gra e fëmijë, plaçkitin pastaj djegin çka zënë para, kurse pozicionet e UÇK-së i granatojnë nga distanca. Këtë e bëjnë në pamundësi që të afrohen nga mbrojtja e jonë. “Edhe sot e shoh Drenicën dhe Kosovën, duke ju buzëqeshur liria në horizont. E shoh së bashku me luftëtarët e lirisë dhe trimat e UÇK-së, me lule në dorë e zemër të plagosur për gjithë këto shkatërrime që ata i përjetuan...”
Ora 11:10-Granatimet filluan më të madhe në drejtim të Rezallës. Djegiet filluan në Vërbofc. Luftëtarët e lirisë po rezistojnë fuqishëm kundër pushtuesit serb.
Ora 13:07-Koha tani ka filluar të keqësohej. Asnjë minutë qetësi dhe prapë granatime, djegie e plaçkitje. Këmbësoria e ushtrisë së tërbuar karpatjane, mundohen të depërtojnë në drejtim të Likofcit.
Ora 15:30-Në këto çaste filluan pikat e shiut. Pluhuri i cili ishte nëpër rrugët e pashtruara të malit filloi të na bëhet baltë. Granatimet vazhdojnë mbi pozicionet tona. Ushtarët tonë mbahen të pathyeshëm dhe me vendosshmëri mbrojnë pozicionet e tyre. Nga Rezalla dëgjohet krisma e gulinovit 12.7, të cilin me shkathtësi e përdorë trimi i qëndresës Malush Ahmet Rezalla.
Ora 15:45-Në Verbofc e Terstenik, duket tym e flakë. Egërsirat serbe djegin e plaçkitin çka zënë para dhe krejt çka është shqiptare. Në pozicionin tonë në Makerrmal po bëhet rezistencë. Trimat e UÇK-së aty janë të pa thyeshëm dhe të vendosur për t’i mbrojtur pozicionet e veta.
Ora 15:55-Tani më djegiet kanë filluar edhe në Palluzhen e Bac Shabanit. Përtej vijës së asfaltit, hordhitë serbe kanë marrë urdhër nga depohanja e Beligradit dhe nga psikopati i tyre Sllobodan Millosheviqi të vrasin, djegin e të plaçkitin çdo gjë shqiptare.
Ora 16:00-Në qendër të Likofcit, janë të gatshëm Policia Ushtarake, të cilët në çdo moment presin urdhrin e komandantit te tyre Sahit Jashari, për të shkuar në ndihmë pozicioneve të UÇK-së. Aty është Skënder Rreci, me disa ushtarë, të cilët po bëjnë përpjekje që t’i tërheqin shumë gjëra ushqimore që kanë ngelur në depon e UÇK-së në Likofc.
Ora 16:07-prapë granatime sporadike në drejtim të pozicioneve tona. Gjithashtu edhe njësitet tona po ju kundërvihen me zjarr sporadik, por shumë të sigurt.
Ora 16:30-Kemi lajme për vrasjen e komandantit të kompanisë të fshatit Gradicë.
Ora 17:00-17:50-Granatimet nuk ndalen, nga lagja e Istogëve të Palluzhës në drejtim të Makerrmalit. Shkiet po granatojnë me minahedhës 120 mm dhe me praga.
Ora 19:15-Tri granata ranë në Likofc nga drejtimi i aeroportit të fshatit Morinë.
Ora 19:30-Forcat Ajrore të Aleancës së NATO-së, po i sulmojnë bazat e forcave të UJ-së në afërsi të disa qyteteve të Serbisë, kurse ushtria serbe në shenjë hakmarrje, tani më po sulmon në të gjitha drejtimet në Drenicën qendrore dhe gjetiu.
Ora 21:00-Në të njëjtin vend, nga drejtimi i Feronikelit, ranë edhe 3x3 copë raketa Tokë-Tokë, deri sa e katërta nuk eksplodoi. Në vazhdimësi, ka granatime e gjuajtje nga të gjitha llojet e armatimit, pothuajse në të gjitha anët dhe nga të gjitha drejtimet, si në Drenicë ashtu edhe në terë Kosovën...
Dikujt ndoshta do t’i shkonte mendja, pse të quhej kjo luftë, kur nuk ka as beteja e as fronte të përgjakshme, por unë edhe këtë do ta quaja luftë.
“Çka nuk bëri Serbia në Kosovë për t’i nënshtruar shqiptarët; i largoi nga puna mbi 100 mijë të zënë në punë, sa e sa herë ua konfiskoi mallin shitësve shqiptar, madje edhe mollët e pemët tjera, shumë herë zbrazi dyqanet e firmave private, e të tjera të ngjashme. Kur pushteti serb e pa se as në këtë mënyrë shqiptarët nuk po dorëzohen, shndërroi në tokë të djegur mbi 430 fshatra shqiptare dhe dy qyteza, rrënoi madje edhe muret e oborreve, vetëm e vetëm që t’i detyroi shqiptarët të dorëzohen. Mirëpo sa më i madh që ishte presioni, sa më shumë vrasje e masakra dhe sa më shumë shkatërrime që u bënë, morali i shqiptarëve ishte më i fort, shqiptarët me kohë u mësuan me skamje dhe u pajtuan me të, por me robëri kurrë e asnjëherë. Edhe me mbajtjen e një dhie mund të jetohet e të sigurohet pak qumësht për fëmijë, dhe me fjalë tjera, populli ka thënë;-më mirë të fikur se sa të koritur...” Kësaj i thosha luftë, sepse serbet çdo herë u munduan që të pasuroheshin me djersë të shqiptarëve, në tokën e paqenë serbe, me pasurinë e të tjerëve dhe jam i sigurt se këto plane edhe sot po zbatohen derisa urdhërdhënës është depo-hanja e Beogradit-Akademia e tyre me një mijë e një të zezë kundër popullit shqiptar. Kështu, nëpër kufijtë e mbetur të ish Jugosllavisë, i angazhonin e po vazhdojnë t’i angazhojnë serbët më të ashpër, çetnikët e pa mëshirshëm e të vrazhdë për të plaçkitur shqiptar, madje edhe nëpër aeroporte, ndodhte dhe po ndodhë e njëjta gjë, vetëm pse ua kishin zili punëtorëve shqiptar kaq të vyer.
Ky popull kaq bujar e fisnik, nuk ka dëshiruar e as qe dëshiron të jetoi nga djersa e huaj e as nga kafshata e të tjerëve. Punon në të katër anët e botës, jeton me djersën e vet duke mos dashur t’i lëpij kockat e ndyra të të tjerëve, por, njëkohësisht ndihmon çështjen kombëtare, qoftë me fondin 3% dikur, qoftë tani, me mundësi dhe jashtë saj fondin “Vendlindja thërret”.
T’i përmendi ca raste tejet çnjerëzore: 1. Zymberit, i cili po vije nga Munihu i Gjermanisë, në Aeroportin e Sllatinës ndalohet nga Organet e Sigurimit serb, mbahet për disa orë i mbyllur në një dhomë të aeroportit, aty keqtrajtohet, rrahet në mënyrë çnjerëzore dhe në fund i plaçkitin 12.000 DM. 2. Enverit, që vjen nga një qytet i Zvicrës, po të njëjtën ditë i ndodhë e njëjta gjë nga ky “organ sigurimi”, duke i plaçkitur 6000 Franga, ... siç shihet, me këtë metodë diskriminuese e plaçkitëse, Serbia po e mban gjallë administratën dhe policinë e instaluar në Kosovë, në të kundërtën as që do të bëhej fjalë për prezencën e tyre në tokën që kurrë s’ishte, s’ka qenë dhe nuk do të jetë e tyre. Në një thënie thuhet: “Duke e spastruar të kaluarën, shumë kush e turbullon të ardhmen”, ndërsa unë do thosha: “Kur shumica e shqiptarëve, mendimet dhe veprimet e tyre i koordinojnë mirë mes veti, çlirimi dhe liria e trojeve shqiptare është e garantuar”, është kështu sepse; -Derisa të ekzistoi terri, do të ekzistoi edhe drita”...
Luftën na imponoi Serbia, por jo me dëshirën ton. Ja së ç’ndodhi në Kosovë, vetëm brenda gjashtë muajsh; Çdo i pesti shqiptar ishte i ftuar në organet e sigurimit serb, për kërkim armësh pa leje, biseda të ashtuquajtura informative, arrestime, rrahje, keqtrajtime, burgosje e çka jo tjetër !? Urdhëresë kjo nga atje lart që të përsëritej aksioni si ai i vitit 1956, aksion ky që ishte ndërmarr nga Aleksandër Rankovici, për kërkim armësh nga shqiptarët, i cili atëherë e thoshte: “Pushkën ose të mbys hu ! në mos e paq, shite lopën e kosit e blejë, je shqiptar, nuk bën të mos kesh pushkë...”.Derisa, sot Milloshevici jep urdhër nga Beogradi për represion të pa ndaluar mbi shqiptarët duke thënë: “Armen ose markat gjermane, je shqiptar, nuk bën të mos kesh armë...” dhe kështu po ndodhte me popullin shqiptar vite, shekuj e dekada me radhë. Kështu po ndodh edhe sot me po të njëjtin popull, nga po i njëjti regjim diskriminues. Derisa një ditë krisi pushka e lirisë, pushkë kjo që u mbante në duart e popullit të shtypur nga regjimi serbo sllav. Nga gjiri i popullit lindi Ushtria Çlirimtare - UÇK-ja, e cila po i del në mbrojtje atdheut dhe popullit që e lindi dhe e rriti. Derisa në Prishtinë dëgjoheshin thirrjet; “Drenicë jemi me ty...UÇK-UÇK...”, këtu po bëhej luftë çlirimtare, po përsëritet historia e vjetër. Drenica po lind Azema e Shabana, Shota e Mehmeta, të cilët me pushkë e me pendë po i dalin zot atdheut. Në Drenicë filloi lufta kundër regjimit millosheviçian haptazi, këtu u dha betimi për ta mbrojtur flamurin kombëtar, për t’i mbrojtur trojet shqiptare dhe për t’i ribashkuar ato. Së pari kishte filluar nga “poreznikët”, të cilët kishin marr urdhra nga Beogradi fashist, që t’i fillojnë trazirat në Drenicë, por, këtyre katilëve nuk ua qiti mirë, u doli e kundërta dhe e paguan shtrenjtë në Vajnik të Abedin Rexhës, pastaj në Llaushë, në Prekaz, në Likoshan e Qirez, në Açarevë, në Dukagjin, Shalë, Llap, Gollak dhe kështu me radhë derisa u detyruan që ta nxjerrin edhe arsenalin e tyre ushtarak duke filluar djegiet dhe shkatërrimet masive, kjo po ndodh siç ka ndodhur edhe më parë, e njëjta gjë dhe të njëjtit shkatërrimtar që donë ta shkatërrojnë tokën Arbërore, por, kësaj here me shumë vështirësi e me humbje të mëdha për palën shkatërrimtare.
Shqiptarët dinë dhe donë ta mbrojnë Atdheun. Dinë dhe donë ta fitojnë lirinë. Dinë dhe donë të jetojnë të lirë në token e vet pa lakmuar në të huajën...
Tani lufta po ndryshon nga ajo e mëparshmja. Këtu po luftohet ballë për ballë me polici e ushtri serbe, gjoks për gjoks me paramilitar e çetnik nga Serbia dhe kjo mbetet të shihet së kush do të fitoi, ata që vrasin e shkatërrojnë apo ata që mbrohen e luftojnë për liri. Bashkësia Ndërkombëtare, sado pak ndërhyri në Kosovë duke u munduar që të mos lejoi shkallëzimin e dhunës, por, ishte e kotë, edhe pas kësaj, në Kosovë ndodhen shumë gjëra të këqija, shkatërrime, djegie, vrasje, keqtrajtime, masakra, dhunime dhe atë në sy të botës. Ndodhi masakra në Izbicë, Reçak, Abri, Rakovinë, Kralan, Rogovë e shumë tjera akte çnjerëzore. Shqiptar të pafajshëm civil, merren dhe keqtrajtohen nëpër organet e sigurimit serb, më pas ose likuidohen ose nxirën para një gjyqi serb, trajtohen si terrorist, duke ua shqiptuar dënimin sipas neneve e paragrafeve të njohura, sipas tyre për veprimtari armiqësore kundër shtetit që nuk ekziston më. Për këtë që po ndodh nëpër gjyqet serbe, më së miri dëshmohet nga mbrojtësit serb që, kinse, po i mbrojnë shqiptarët e që janë të dërguar nga disa Organizata Humanitare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Në një rast, këta mbrojtës shprehen kështu: “I lutemi trupit gjykues, prokurorit, gjykatësit dhe të tjerëve të pranishëm në këtë seancë, që këta njerëz t’i lironi, sepse nuk keni prova të mjaftueshme për shqiptimin e dënimit...” Derisa në anën tjetër këta mbrojtës deklarohen publikisht; “Këta shqiptar dënohen vetëm pse e donë popullin e vet, donë të jetojnë të lirë si çdo popull i botës...” Athua është kjo e vetmja arsye që të dënohen shqiptarët nëpër këto gjyqe serbe, të instaluara në Kosovë, vend ky si ëndërr për zemër të Serbisë, Jo, një mijë e një herë jo ! sepse edhe diplomatëve edhe politikanëve serb, u ka humbur rruga nëpër oborret e veta, besa edhe gjeneralëve të UJ-së, si duket po u mungon droga, ata tani kanë filluar të flasin e të veprojnë pa urdhër të Beogradit fashist. Me ndërrimin e robërve të luftës, ata dëshmuan edhe vet, para Bashkësisë Ndërkombëtare së e njohin UÇK-në si ushtri të rregullt. Gjë kjo që nuk u konvenoi as qarqeve diplomatike e as atyre politike të Beogradit, sepse çdo fitore e diplomacisë dhe politikës Kosovare do të ishte humbje e ushtrisë okupuese dhe e qarqeve politike të Beogradit. Këto humbje diplomatike, gjeneralët e ushtrisë së vdekur millosheviciane, mundohen t’i fshehur me informata gënjeshtër, duke u shprehur: “...shtatë ushtar serb, në krye me një epror, janë të shitur dhe kanë kaluar në anën e terroristëve...” këta, në fillim dënohen nga ana e tyre, kurse me lirimin e tyre, e vërteta doli në shesh.
Deri të zgjidhja e çështjes shqiptare nuk ka ngelur edhe shumë kohë, tani i është i njohur edhe diplomacisë botërore, edhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, së në Kosovë, mbi popullin e shqiptar, po ushtrohet dhunë, diskriminim, padrejtësi e madhe, gjenocid prandaj duhet që edhe besimtarët edhe jobesimtarët, edhe ata që ia mbajtën krahun Serbisë edhe ata që nuk e duan këtë shtet diskriminues që të fillojnë të ndërmarrin hapa serioz dhe konkret, sidomos pas asaj që ndodhi në Reçak, ku edhe vet Shefi i Misionit Verifikues zoti Vallker,u bind së këtu, në këtë pjesë të Ballkanit, mbi popullin më të vjetër, po ndodhte ajo që nuk lejohet të ndodh e sidomos para syve të botës së civilizuar e demokratike.
Bashkësia Ndërkombëtare, duhej të ketë kujdes që të mos rrëshqas mbi krimet e Beogradit fashist, sepse historia që moti e ka hapur një faqe të re për këta kriminel që kurrë nuk ndaluan me plane për shfarosjen e popullit shqiptar. Këta emra kriminelësh duhet të ulen në bankat e zeza të gjykatës ndërkombëtare, kjo mbetet përgjegjësi e Bashkësisë Ndërkombëtare.
Këto plane nuk filluan këtu, ishte vazhdim planesh të njëjta, vetëm ndërrim kuadrosh në Akademinë e Beogradit.
Ka edhe shumë ngjarje tmerruese që ende nuk u dihet filli. Sado që të jetë vonë, një ditë do ta shohin dritën, do të shkruan faqja e posa hapur në historinë e këtij shekulli të mbrapsht. Për të gjitha këto veprime çnjerëzore, dihet së, planet janë kurdisur në Akademinë e Beogradit, por kush dhe cilët janë përgjegjës për këtë, do të shihet të nesërmen reale. Dhe tani më s’ka mbetur gjë tjetër, nga këta të sëmur vetëm të fillojnë planet e rezervuara që u kanë mbetur nëpër sirtarët e depo-hanes, të veprojnë me metoda çnjerëzore edhe në Vojvodinë, sepse pa Malin e Zi kanë mbetur, dhe ta humbin edhe shpresën e fundit, derisa nuk do t’u mbetej gjë tjetër veçse ta zbatojnë planin “fiks” për mbrojtjen e Pashallëkut të Beligradit...
Ora 06:00, në këtë mëngjes të hershëm, sa ka filluar të ndahet terri prej dritës, po epej urdhër nga komandantët për mbrojtjen e pikës të tjegullorja e vjetër.
Ora 07:40, mëngjes i qetë, trimat e UÇK-së po presin nëpër istikamet e veta që i kanë ndërtuar e maskuar mirë e mirë, për të mos i diktuar armiku. Ata presin me padurim kur do të fillonte armiku serb atë rrugë në drejtim të tyre, dhe, për t’ia filluar sulmit në befasi.
Ora 10:00, zhurmat e makinerisë serbe filluan të dëgjohen, ato si duket po bëjnë përgatitjet për sulme të reja. Koha është me diell dhe e nxehtë, edhe pse ditë më parë ka rënë shi i madh në këto anë.
Ora 10:15, krismat filluan, si zakonisht ata po sulmojnë nga distanca. Forcat tona po presin në qetësi, derisa të afrohen forcat armike dhe të na mundësohet rezistenca me ato armë që i kemi nëpër istikamet tona. (besoj së populli i Drenicës edhe kësaj radhe janë nën ethet e frikës për ndonjë masakër të re nga forcave çetnike).
...të tjegullorja e vjetër, afër Skënderajt, ushtarët e Kompanisë se -III-të, të Batalionit të -I- të Brigadës 113, janë të gatshëm dhe të vendosur nëpër pozicionet e veta. Pas disa orë luftimesh, armikut iu shkatërrua një transportier dhe një autoblindë.
...armiku po sulmon pa ndërpre me tri tanke e shumë mjete tjera luftarake, ku të gjitha predhat po bien në drejtim të Rezallës, kurse të vend luftimi, unë po i shoh me sytë e mi ushtarët tonë, nuk janë më larg se 40-60 metra larg vijës se frontit.
...nga ana jonë nuk pati humbje as të plagosur, u luftua deri në orët e vona të mbrëmjes, ku ende po dëgjohen krismat e pushkëve të lirisë...
20.03.1999, ditë e shtune
Ora 05:05, mëngjes i hershëm, krismat e katilave filluan në këto orë të hershme. Koha po mbretëron relativisht e kthjellët. Armata jugosllave po gjuajnë me artileri të rëndë, predhat po vijnë në drejtim të fshatit Likofc, Rezallë e Açarevë, këto gjuajtje vijnë nga një distancë e largët dhe disa nga to po shkojnë në drejtim të Palacit e të Prekazit.
Ora 06:00, ushtarët çlirimtar, po mbahen të fortë e të pathyeshëm nëpër pozicionet e veta, pa menduar as për një centimetër zmbrapsje.
Ora 10:00, në anën e Skënderajt po del një tym, ai tym sa vjen e rritet. Tani po vërehet se ai tym po del në Lagjen e Re të Skënderajt. Kemi informata se, ushtar, polic e paramilitar serb, po djegin e po plaçkitin krejt çka është shqiptare. Popullata civile e asaj ane kanë filluar të dëbohen me dhunë nga forcat serbe, ata po ikin në drejtim të Turiqefcit e të Likofcit.
Ora 12:00, nëpër Likofc, në këto momente kaluan 27 traktorë të ngarkuar me gra, pleq e fëmijë, disa nga ta të pa lëvizshëm e të sëmur. Ata po ikin nga trojet e veta prej dhunës serbe dhe po shkojnë në drejtim të Açarevës dhe të Abrisë.
Ora 15:00,luftimet po vazhdojnë edhe në këto momente kur po e shkruaj këtë copëz ditari. Të shtëna dëgjohen nga të dyja anët.
...kemi informata të sigurta, nga vijat e frontit se nga ana jonë nuk kemi as të vrarë as të plagosur, kurse armikut ju shkatërrua një xhip me disa paramilitar, derisa forcat çlirimtare po mbahen të pathyeshme nëpër pozicione.
...luftimet ende po zhvillohen, edhe kur ka filluar të errësohet dëgjohen tak, tuk të shtëna, si duket këto janë për natë të mirë.
21.03.1999, ditë e diel
...luftimet filluan qysh në këto orë të hershme të këtij mëngjesi. Ushtria serbe kanë hasur në një rezistencë të forcave çlirimtare të lisat e Xanit dhe në Prekazin Legjendar. Armiku po përdor armë të rënda të kalibrave të ndryshëm, po përdor topa dhe një tip rakete që nga ai drejtim po vijnë në drejtim të Likofcit.
...popullata që është e vendosur në Likofc dhe në fshatra për rreth, po përjetojnë një frikë, ku po vërehet një lëvizje e tyre, duke ikur në ndonjë vend më të sigurt...
Ora 09:00, popullata civile kanë filluar të shpërngulen nga këtu duke shkuar në drejtime të ndryshme. Ata po kërkojnë vende më të sigurta.
Ora 10:00, kemi informata se një ushtarë i UÇK-së, duke rezistuar kundër forcave serbe ka rënë dëshmor të lisat e fshatit Gllobar (ende se di identitetin e tij).
Ora 12:00, tani sa arriti një informatë se, ura afër Gjimnazit në Gllogofc është minuar nga njësia speciale “Tigrat e Zi”, operacioni ishte i prirë nga Komandant Besim Mala-Murrizi, ata po presin që aty të kalojnë forcat e armikut që ai vend të shkoi në ajër bashkë me ato forca të shfrenuara të serbëve.
...në anën tjetër, as njësitet e Brigadës 113 nuk po lëkundën nga pozicionet e veta, aty po luftohet dhe po mbrohet populli shqiptar i pa armatosur civil dhe pozicionet e UÇK-së.
...ndryshe në Prekaz po dëgjohen të shtëna armësh, atje po rezistohet dhe po bëhet luftë e pa kompromis ndërmjet forcave serbe të udhëhequra nga çetnik serb dhe në anën çlirimtare, ushtarë të UÇK-së të udhëhequr nga Komandanti i ZO të Drenicës Sami Lushtaku me shokë e bashkëluftëtar.
...në Skënderaj po vazhdojnë djegiet. Tani tym po duket edhe në fshatin Prellofc, derisa po vërehet qartë se flaka po i del lagjes se Lushtakëve dhe Kodralive.
...armiku, në pamundësi që t’u afrohet istikameve të UÇK-së, po gjuan e granatojnë nga distanca. Predhat po vijnë nga drejtimi i Fabrikës se municionit në Skënderaj dhe nga kodra e Tërrnafcit.
...luftimet po vazhdojnë ende, edhe pse me intensitet më të ulët. Nuk kemi informata për humbje të mëdha, përveç një ushtar i yni i rënë në fushën e nderit.
22.03.1999, ditë e hënë
Ora 06:00, sot është pak më qetë. Armiku si dukët ka kohë edhe të pushojë, ose ta ndërrojë taktikën e luftimeve, këtë në e dimë mirë sepse nëpër mes radio lidhjeve, po i dëgjojmë duke komunikuar me gjuhën e tyre të ndyrë se si planifikojnë më tej.
Ora 09:15, kah xhamia e Polacit, me dinakëri depërtuan një grup i soldateskes serbiane, dhe për pak qaste, aty për rreth filloj djegia, në këtë moment nuk po duket asgjë tjetër përveç tymit e flakës, kurse të Lagja e Lushtakëve po dëgjohen të shtëna nga të dyja anët. Atje trimat e rezistencës nuk po zmbrapsen, luftë për liri, luftë për çlirim...
Ora 10:10, Rezalla po qëndron heroikisht. Ahmet Zabeli, me ushtarët e kësaj ane janë të vendosur nëpër pozicione. Ai me njësitin e vet qëndron i pathyer të vendi i qëndresës në pozicionin mbrojtës “të varri i Xhevdetit”. Ky njeri duket me moral aq të fortë sa që nuk ndien se çka qet gryka e pushkës. Aty afër këtyre pozicioneve është edhe Ilaz Dërguti, ai qëndron stoikisht dhe shquhet si shtyllë qendrore e kësaj ane. Duhet thënë se, meritat për këtë pikë të pathyeshme të UÇK-së se lavdishme i ka edhe Malush Ahmeti, i cili po i rrinë sipër gulinovit që e ka vendosur në istikamin e vet aty në mes të një are të papunuar, dhe, sa herë që armiku e tregon kokën, apo niset në këtë drejtim, trimi Malush Gulinovi, me krismat e tij po e detyron të zmbrapset me turp.
Ora 11:00, afër shkollës se Rezallës, u takuam me Sami Lushtakun, me Nuredin Lushtakun, me Ilaz Dërgutin dhe me disa shokë tjerë që po vinin nga Prekazi. Ata kishin kaluar kah kralicat dhe kishin depërtuar deri këtu, njoftuan se kishin kaluar pa humbje.
...luftimet tani më kanë filluar me të madhe. Armiku po gjuan nga distanca. Tymi e flaka filluan të dukën edhe në Klinën e Ulët të Skënderajt, por edhe nëpër vende tjera për rreth. Sot armiku ka humbje, prandaj në shenj hakmarrje për humbjet, ata po djegin çdo gjë që zënë para. As sot, të paktën deri në këto orë, nuk kemi informata që kemi humbje në radhët e Ushtrisë sonë të lavdishme.
...deri në ora 18:00, armiku nuk ndërpreu gjuajtjet me topa e granata, kurse sot edhe për të dytën herë ranë tri raketa në afërsi të Likofcit (dy eksploduan, kurse e treta jo).
...luftimet po zhvillohen mes forcave çlirimtare dhe atyre serbijane edhe në këto orë të vona të mbrëmjes, por, jo me intensitet sikur gjatë ditës.
23.03.1999, ditë e martë
Ora 06:00, mëngjes i qetë deri kah ora 06:30, kur ranë dy granata diku afër Tërstenikut. Edhe ditën e sotme, armiku bënë plane e mendon që në mënyrë tinëzare e me dinakëri të depërtoi diku thellë në zonat e kontrolluara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ora 10:00, për çudi, në këto orë ende mbretëron qetësi. Tash sa erdhi informata se mbrëmë kah ora 18:15, forcat serbe kishin djegur shtëpi e çdo gjë shqiptare në Lagjen e Xhamisë dhe të shkolla e Polacit. Ushtarët tanë janë të gjithë nëpër pozicione dhe në gjendje gatishmërie. Ata po i mbanë morali i fortë, janë të pathyeshëm.
Ora 10:50, tani filluan granatimet e forcave serbe në drejtim të fshatrave Tërstenik e Vërbofc. Granatimet po vijnë nga Feronikeli, kurse atje po del tymi dhe flaka. Edhe nga vendi i vendosjes se forcave serbe në Polac, po granatojnë në drejtim të Rezallës. Luftimet po zhvillohen me të madhe, kurse ushtria jonë po reziston heroikisht.
Ora 11:35, granatimet po vazhdojnë, të gjitha ato granata po bien mbi Tërstenik e Gllobar. Atje po shihet tym e flakë, si duket ato fshatra po digjen. Nga Skënderaji po granatohet fshati Rezallë, Prellofc e deri në Lubovec. Nga këtu po shihet qartë se ato fshatra po i mbulon tymi e flaka. Kjo është një ofensivë e soldateskes serbijane ndër më të ashprat që kanë marrë deri me tash.
Ora 13:00, granatimet po vazhdojnë nga Skënderaj, ku janë të vendosura forcat serbe dhe nga Gllogofci, granatat po vijnë në drejtim të pikave mbrojtëse të ushtrisë sonë. Ushtarët tanë po mbahen të fortë e burrërisht dhe janë të pa thyeshëm pët t’u dal zot trojeve stërgjyshore. Tri granata ranë në Lagjen e Lekëve të Baicës. Atje është shkaktuar paniku dhe frika të popullata e strehuar në Tërdefc.
...një ekipi të gazetarëve të huaj u është ndaluar shkuarja në pozicionet e UÇK-së në Rezallë, aty ku po zhvillohen luftime të ashpra, kurse urdhëresa për këtë rast, nuk na është e njohur as mua e as shokëve që i kam në pozicione këtu afër. Në këtë moment dy granata të kalibrit 120mm, ranë në Lagjen Deliaj të Rezallës, (...pluhur...)
... prej ditës së parë të luftimeve, kur edhe filloi kjo ofensivë, armiku deri sot në këto orë, prej të gjitha anëve, në drejtim të Drenicës qendrore, zbrazi 520 granata të kalibrave 82 e 120mm, kurse raketa të tipit tokë-tokë, kanë zbrazur shumë, deri tash vetëm në Likofc kanë rënë 6 copë dhe për fat pa pasoja në njerëz.
Ora 15:20, në Rezallë e në Kryshefc, po luftohet në afërsi me forcat serbe. Një grup këmbësorie kanë arritur të depërtojnë deri në brendi të fshatit Kryshefc, aty janë ballafaquar me Njësinë Speciale dhe kanë luftuar fyta fyt deri sa forcat serbe janë tërhequr me turp e me humbje nga Kryshefci. Ende nuk kemi informata as të dhëna për ndonjë humbje eventuale. Luftëtarët e UÇK-së, po qëndrojnë dhe janë të pamposhtur. Nga aeroporti bujqësor, po granatohet pozicioni ynë në Makërmal, gjuajtja po bëhet pa kontroll. Tanket serbe kanë arritur deri të lisat e Gllobarit. Në mesin e asaj kolone ka edhe automjete tjera luftarake. Unë arrita t’i numëroja 15 tanke, ata po sillen e po pështillen, si dukët i ka rrok paniku dhe frika nga sulmet e befasishme të UÇK-së.
Ora 16:30, në fshatin Shtuticë, filluan djegiet dhe plaçkitjet. Deri në këto momente, pothuajse gati u rrafshuan nga zjarri që i dha dora e zezë serbosllave fshatrave të Drenicës si; Klina e Epërme, e Mesme dhe e Ulët, Prekazi, Polaci, Luboveci, Prellofci, Shtutica, Kryshefci, Lagja e Re në Skënderaj si dhe Galica. Tymi po e mbulon gati krejt Drenicën, kurse forcat çlirimtare nuk po zmbrapsen edhe për as një centimetër nga pozicionet e veta. Aty po luftohet e po mbrohet toka e shenjt e arbrit nga forcat e tërbuara e të droguara që dikur kanë ardhur nga Karpatet.
...luftimet po zhvillohen me intensitet të shtuar si në Zonën Operative të Drenicës, ashtu edhe në Shalë e në Llap, në Dukagjin, Pashtrik e Nerodime.
...sot si po duket i kanë vënë zjarrin edhe mullirit të Klinës (nuk është e sigurt). Kemi informata për shumë veta të vrarë në Skënderaj, si dhe për disa të plagosur, numri i të cilëve nuk dihet, por, është e sigurt se flitet edhe për një masakër të re në Drenicë.
...popullata civile shqiptare, përtej asfaltit, janë tërhequr pothuajse në tersi, ata janë strehuar nëpër vende më të sigurta që t’i shpëtojnë dhunës serbe.
Ora 17:15, prapë me të madhe po grasatohet në drejtim të Makërrmalit e të Rezallës. Ushtarët tonë po qëndrojnë heroikisht dhe janë të pa lëkundshëm nga pozicionet e veta. Morali i tyre është edhe më i lartë, bile më i lartë se kurrë, sepse po e shohim se fitorja është e jona dhe se liria po na buzëqeshë në horizont.
...luftime dhe granatime nga ana e forcave të pashpresa serbijane, pati deri në orët e vona të mbrëmjes se sotme, nga ana jonë nuk pati humbje as të plagosur.
24.03.1999, ditë e mërkurë
Ora 06:15, mëngjes i qetë, ende nuk kanë filluar luftimet as granatimet. Ushtarët e Brigadës 111 “Adem Jashari”, të Brigadës 112, të Brigadës 113 dhe të Brigadës 114, të gjithë janë në gjendje gatishmërie dhe nëpër pozicionet e tyre, janë të gatshëm për zjarr kundër forcave të prishura e të droguara serbijane.
Ora 07:15, ende mbretëron qetësi. Koha po mbanë e mirë dhe me diell. Lëvizjet e forcave tona nëpër pozicione janë të shtuara. Armiku i prishur serb vetëm po vështron dhe si duket po bënë përgatitje të reja për ndonjë sulm eventual kundër fshatrave të Drenicës. Aty ku soldateska serbijane mund të depërtojë dhe ta futë këmbësorinë e tyre, së pari plaçkitin, pastaj djegin çka gjejnë para, derisa pozicionet e UÇK-së i granatojnë nga distanca, këtë e bëjnë në pamundësi që t’u afrohen pozicioneve tona.
“...edhe sot sikur e shoh buzëqeshjen e çlirimtarëve, sikur po e shoh lirinë e vendit që po ua sjell UÇK-ja shqiptare. Ata në duar sikur mbajnë lule për zemrat e plagosura, për gjithë këto shkatërrime që i bënë soldateska serbijane...ah nanën e shkive!”
Ora 11:10, granatimet filluan me të madhe dhe atë në drejtim të Rezallës, kurse djegiet që po i bëjnë këta katilë po shihen në fshatin Verbofc, por atje, luftëtarët e lirisë po u bëjnë rezistencë forcave të pushtuesve serbosllav.
Ora 13:07, koha tani ka filluar të keqësohej. As edhe një minutë qetësi dhe prapë filluan granatime, djegie e plaçkitje. Këmbësoria e ushtrisë se tërbuar karpatnjake po mundohen të depërtojnë në drejtim të Likofcit. Ata gjithnjë e më shumë po hasin në rezistencën e trimave të UÇK-së. Po bëhet luftë për t’a mbrojtë Likofcin.
Ora 15:30, tani filluan pika shiu, pluhuri i cili është nëpër rrugët e pashtruara e malore, po fillon të bëhet baltë, gjë që po e vështirëson lëvizjen e forcave çlirimtare. Unë ndodhem në Likofc dhe granatimet nuk kanë të ndalur, forcat e armikut po i granatojnë pozicionet tona, ushtarët tanë po mbahen të fortë, janë të pathyeshëm dhe me vendosmëri po i mbrojnë pozicionet e veta, në veçanti nga Rezalla po dëgjohet krisma e gulinovit të UÇK-së, të cilin me shkathtësi po e përdor trimi i vendqëndresës Malush Ahmeti.
Ora 15:45, në Verbofc e në Tërstenik po duket tymi e flaka, egërsirat serbe djegin e plaçkitin çka po zënë para vetes dhe krejt çka është shqiptare. Në pozicionet tona në Makërrmal, po bëhet rezistencë. Trimat e UÇK-së shqiptare aty janë të palëkundshëm dhe të vendosur që të mos i lëshojnë istikamet e nderit.
Ora 15:55, tani më djegiet kanë filluar edhe në Polluzhën e Bac Shabanit. Përtej vijës se asfaltit, hordhitë serbe, egërsirat e “depo-hanes” kanë marr urdhër nga psikopati i tyre Millosheviq, që të djegin e plaçkitin çdo gjë që është shqiptare.
Ora 16:00, në qendër të Likofcit, janë të vendosur Policia Ushtarake e UÇK-së, të cilët po presin urdhër nga komandanti i tyre Sahit Jashari, për të filluar sulmin kundër hordhive serbe. Këtu është edhe Skënder Rreci me disa ushtar, të cilët janë të mobilizuar dhe po bëjnë përpjekje t’i tërheqin gjërat ushqimore që kanë mbetur në depon e UÇK-së (në magazinën e hekurt në Likofc).
Ora 16:07, prapë granatime sporadike në drejtim të pozicioneve tona, gjithashtu edhe forcat çlirimtare po u kundërpërgjigjen me zjarr dhe shumë të sigurt në shënjestër.
Ora 16:30, luftë po zhvillohet edhe në Gradicë, prej atje ka informata se ka rënë dëshmor një komandant i kompanisë, emrin e të cilit ende nuk e di.
Ora 17:00-17:50, nga Lagja e Istogëve të Polluzhës në drejtim të Makërrmalit, forcat serbe po gjuajnë pa ndërpre dhe pa fije kontrolle me minahedhës 120mm dhe me praga.
Ora 19:15, nga aeroporti i fshatit Morinë, në Likofc ranë tri granata të kalibrit 120mm.
Ora 19:30, hopa, Aleanca Veriatlantike në këto momente i sulmoi bazat ajrore të forcave serbe në afërsi të disa qyteteve në Serbi, kurse forcat serbe të alarmuara e të frikshme po sulmojnë në të gjitha drejtimet dhe në krejt Kosovën. Qielli po skuqet mbi Serbi. Forcat millosheviqiane po përballen me NATO-në ne ajër e me UÇK-në ne tokë...
Ora 21:00, po në të njëjtin vend, nga drejtimi i Feronikelit, ranë tri herë nga tri raketa, kurse e katërta nuk eksplodoi, vetëm i’u dëgjua zhurma. Nga paniku e frika, forcat serbe po gjuajnë me të gjitha llojet e armatimit, në të gjitha anët dhe në të gjitha drejtimet, si në Drenicë ashtu edhe në mbarë Kosovën.
25.03.1999, ditë e ënjte
Ora 06:15, mëngjes i qetë, të paktën deri me tash. Unë bashkë me shokët e pushkës Muharrem Xhemajlin, Haxhiun, Talin, Shabanin e Nusretin, për shkak të sigurisë pushuam dhe e bëmë gjumin në Abri.
Ora 07:10, në Rezallë filluan të shtëna nga të dyja palët, atje pozicionet tona po zhurmojnë nga krismat çlirimtare. Ushtarët tanë nuk po lejojnë që forcat armike të afrohen afër pozicioneve tona. Ushtria armike, të revoltuar nga mos suksesi, filluan granatimet nga distanca, granatime ka pothuajse nga të gjitha anët.
Ora 08:00, tani në këto momente po mbretëron qetësia. Informata kemi se një avion luftarak i forcave serbe, mbrëmë rreth orës 20:00, është sulmuar nga forcat e NATO-së dhe është shkatërruar në tersi, si dhe sulme tjera mbi bazat ushtarake serbe në Jugosllavinë e mbetur sa troha. Informata-lajmi vazhdon më tutje; “...vetëm mbi bazat ajrore të ushtrisë serbe në Mal të Zi, sulmet u kryen në katër vende, kryetari i Malit të Zi, u bënë thirrje organeve shtetërore në Beograd që të ulen në bisedime dhe ta pranojnë planin e paqes në tersi...” Njoftohet se sot në mëngjes, është dhënë alarm për sulme ajrore në terë Jugosllavinë, ende nuk është konfirmuar për sulme të reja. Ushtarët e UÇK-së, vijnë e grumbullohen në Likofc, të gjitha grupet po shkojnë në drejtim të Rezallës dhe të Polluzhës. Tek ata vërehet vendosmëri dhe moral i lartë. Nëpër fytyrat e tyre shihet vendosmëria për luftë deri në fitore. Nga Likofci, për në pozicionet e UÇK-së, grupet përcillen nga Sahit Jashari.
Ora 08:15, një grup çlirimtarësh të prirë nga Muharrem Xhemajli, po shkojnë drejt vijave të nxehta të frontit me dëshirën e flakët për të luftuar kundër armikut.
Ora 08:20, konfirmohet një sulm i mbrëmshëm, kundër këmbësorisë serbe, që ndodhi të Istogët e Polluzhës nga dy snajperistë të UÇK-së, Shabani dhe Tali. Ata me këtë rast kishin vrarë tre paramilitar dhe plagosur disa të tjerë. Ky sulm ndikojë pozitivisht, sepse këmbësoria serbe nuk po ka guxim të afrohej më në afërsi të Istogëve, prandaj edhe u pengua djegia e plaçkitja në këtë fshatë.
Ora 09:30, relativisht kohë e qetë. Për momentin pushuan të shtënat nga të dyja anët (sikur të ketë marrëveshje). Koha po mbanë e mirë, nuk ka as shi as erëra. Kjo të bënë të kuptosh se, armiku ose po bënë plane të reja ose kanë frikën nga ndonjë sulm ajror që pritej nga Aleanca e NATO-së.
Ora 10:00, po fillojnë të shtëna sporadike dhe granatime të rralla nga ana e soldateskes serbe. Ato të shtëna janë të pa kontroll, shihet se serbet i ka kapluar frika.
Ora 11:50, tani granatimet nga ana e armikut, filluan me të madhe. Ato granatime po vijnë në drejtim të fshatit Polluzhë e Rezallë. Forcat tona po u kundërvihen këtyre sulmeve furishëm dhe as suksesi nuk po mungon nga ana e çlirimtarëve. Të shtëna dhe granatime po dëgjohen edhe në anën tjetër të Likofcit, këto dihet se janë në Grykën e Llapushnikut dhe të pishat në fshatin Llozicë. Trimat e pashoq të radhëve të UÇK-së shqiptare, po u përgjigjen agresorëve sllav, me zjarr duke përdor taktikë speciale, “sulmo, tërhiqu e ndërro vend”. “sulmo na ana tjetër, tërhiqu e ndërro vend”.
Ora 12:35, granatimet vazhdojnë në të katër anët e Kosovës. Armiku i tërbuar serb, po mundohet ta zhbijë popullin e Kosovës, por, e ka të kotë, sepse djelmoshat tanë, luftëtar të lirisë kanë vendosur; si ata në Llap ashtu edhe ata në Shalë, si ata në Drenicë ashtu edhe ata të Llapushes, Nerodimjes, Dukagjinit e të Pashtrikut, që t’u dalin në ndihmë popullit të vet dhe tokës arbërore, të rezistojnë përball këtij agresori apo qenie që ka vetëm formën e njeriut. Vendosmëria e UÇK-së është që t’ia prish planet e Beogradit fashist të udhëhequr nga një psikopat që quhet Millosheviq.
...si duket armiku mund të gjuajë edhe më mijëra granata, por, do t’a ketë të kotë dhe pasukses, sepse ushtarët e UÇK-së janë betuar dhe kanë lidhë besë se deri në frymën e fundit të mos lëshojnë trojet e veta, sidomos kur është në pyetje çlirimi i Kosovës nga karpatnjakët.
Ora 13:00, nga vijat e frontit po arrijnë lajme të mira. Deri në këto momente, asnjë ushtarë i ushtrisë sonë nuk është i vrarë as i plagosur, kurse armikut po i shkaktohet dëme si në teknikën luftarake ashtu edhe në njerëz.
“...ju lumtë trimave të Drenicës. Ju lumtë luftëtarëve të lirisë anë e kënd Kosovës...”
Ora 13:20, nga ujësjellësi, afër Feronikelit, në drejtim të Gllobarit, po granatohet me të madhe, kurse në drejtim të Rezallës po granatohet nga aeroporti i Morinës. Të gjitha këto granatime po bëhen nga distanca, këmbësoria e soldateskes serbijane, nuk po mund të kaloi as një centimetër këtej vijës se asfaltit (në pamundësi që t’u afrohen istikameve tona), dhe, kjo po ua pamundëson djegiet dhe plaçkitjet nëpër këto fshatra.
...granatimet po vazhdojnë. Informata kam se, mbrëmë një ushtarë i UÇK-së, të Istogët e Polluzhes është plagosur, informata konfirmohet se ushtari ka marr plagë në këmbë dhe se emri i tij ende nuk dihet, derisa ekipi mjekësor konfirmon se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Ora 13:45, në çdo anë të Kosovës dëgjohen të shtëna e granatime, ata nuk po pushojnë se granatuari duke menduar se do t’i trembin forcat tona çlirimtare, por, kjo është e kotë, sepse çlirimtarët po qëndrojnë heroikisht e të pa trembur nëpër istikamet e nderit, janë të pathyeshëm dhe me moral të lartë si kurrë më parë.
“...ju lumtë trimave të Brigadës 113 dhe luftëtarëve të lirisë në mbarë Kosovën...”
Ora 17:10, dy avion luftarak serb të tipit “mig” janë drejtuar dhe po fluturojnë mbi hapësirën e Drenicës. Njëri, sa qel e mbyll sytë u rrëzua mbi fshatin Tërstenik. Atë e sulmoi një avion luftarak i NATO-së. Avioni serb u goditë nga avioni i NATO-së, diku të shkolla e Terstenikut, kurse tjetri duket se i shpëtoi sulmit (të paktën unë nuk dëgjova ndonjë zhurmë tjetër që dëshiroja, as tym e as flakë)
...copat e avionit të dëmtuar serb, po i vizitojmë në malet e Terstenikut afër shkollës, ku në mesin e shumë shokëve luftëtar është edhe aktivisti Murat Musliu, i cili po e bënë xhirimin e copave të avionit. Sipas të gjitha gjasave dhe sipas një dokumenti të gjetur këtu, edhe pse është jo mirë i lexueshëm, piloti i avionit të soldateskes serbe, është me kombësi malazeze. Këto dokumente do të dërgohet në shtab dhe do të dihet edhe identiteti i pilotit.
...luftimet, edhe pse me intensitet më të ngadalshëm, vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes. Nga ana e luftëtarëve të lirisë nuk pati asnjë humbje.
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
div dir="ltr" style="text-align: left;" trbidi="on">
-Edhe pse kjo ditë dukej e qetë, ne e dinim se forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjithherë përgatiteshin për ndonjë sulm eventual ndaj pozicioneve tona që i kemi të shtrira prej Zabelit të Fyllave e deri të shkolla e fshatit Siqevë.
-Sot me urdhër të Komandantit të Togut, Fadil Tahiri, u vendosem në vendpozicionin tonë të vendi i quajtur te Bajraku. Vendpozicion ky jo larg pozicioneve tjera që janë të Zabeli i Fyllave, e që pikërisht ndodhet në mes fshatit Açarevë e Siqevë. Në këtë vendpozicion jemi vendosur tash e disa ditë. Sipas të gjitha gjasave dhe sipas lëvizjeve të forcave serbe të vendosura në Fabrikën e Kërpudhave në Jashanicë, pritej ofensivë e madhe në drejtim të pozicioneve tona, të fshatit Açarevë e Siqevë.
-Në këtë vendpozicion, ne njërin nga bunkerët e vogla jemi të vendosur; Unë, Avdullah Veseli e Cenë Kadriu. Nga armët, përveç armëve personale, kallashnikov e pushkë, kemi edhe një mitraloz të rëndë, kështu që ky pozicion do të mbahet deri në fishekun e fundit...
-Duke vëzhguar forcat serbe, me Dajën,... kemi vërejtur lëvizje të mëdha të automjeteve luftarake të forcave armike. Ato po lëvizin në drejtim të rrugës kah Topat mbi fshatin Dush dhe në drejtim të Açarevës.
-Lëvizja e tyre është shumë e ngadalshme. Ata me gjithë arsenalin e tyre po lëvizin me kujdes të shtuar dhe diku kah mesi i rrugës, afër vendit të quajtur të Gurët e Tahir Hajdarit ndaluan, (pse po e bëjnë këtë ndalesë nuk po e kuptojmë).
-Ne që jemi të vendosur të Bajraku, jemi mirë të kamufluar dhe po bisedojmë mes veti për veprimet tona të mëtutjeshme. Aty për aty morëm vendim që t’i gjuajmë-sulmojmë forcat serbe dhe ashtu ndodhi. Avdullahu shkrepi një rafal mitralozi në drejtim të tyre.
-Tani po mbretëron një qetësi. Heshtja në të gjitha anët. Si po duket forcave të shumta e të shfrenuara serbe u ka hy frika në palcë.
-Disa nga automjetet e tyre të blinduara ndaluan në vend, kurse disa që janë jo të blinduara po futën rrugës së padukshme nga pozicioni ynë, pra ato po vazhdojnë rrugës që shpie kah Qeliat. Rrugë kjo që qonte të trualli i Rexhë Ramës (shtëpia e shkretë) dhe nga ana tjetër i afroheshin Zabelit të Fyllave ku i kemi pozicionet tona të pa thyera e të pa lëkundura asnjëherë.
-Granatimet filluan në të gjitha drejtimet. Rezistenca e çlirimtarëve është e papërshkrueshme. Pushkët çlirimtare po dëgjohen anë e kënd Drenicës. Në Açarevë, në Drenicë e në gjithë Kosovën po luftohet për liri e bashkim kombëtar.
-Pozicionet tona të Bajraku si dhe pozicionet tjera të Zabeli janë të pakapërcyeshme për forcat serbe. Ato mund t’i marrin këto pozicione vetëm atëherë kur ne mund të mbesim pa municion.
-Granatimet po vazhdojnë me intensitet të madh. Vendpozicioni ynë po granatohet me granata të kalibrit të madh 120 mm.
-Këtu afër nesh është edhe një bunker tjetër. Në të janë të pozicionuar luftëtarët e lirisë; Skënder Olluri, Naim Dervishi, Arbeni, Shefqet Mulaj e disa shokë tjerë...
-Gjatë këtyre granatimeve, u plagua rënd Shefqet Mulaj. Ne iu ndihmuam që ta tërheqin të plagosurin nga ky vend për ta dërguar në Ambulanten e UÇK-së të cilën e kishte në mbikqyrje dhe të gatshme për intervenim Infermieri i parë i UÇK-së Xhemajl Selimi-Flladi e që e ishte në lagjen e Kodralive, në shtëpinë e Zymer Tanit, afër shkollës së fshatit.
-Këtu po rezistohet, këtu po bëhet luftë për çlirim dhe pas një kohe na erdhën në ndihmë, Ismet Havolli me Top dore. Ai gjuajti dy a tri predha dhe në mungesë të municionit u dashtë të tërhiqet nga aty. Ne duke gjuajtur me mitralozin e rënd (gulinov-12.7), papritmas na u dëmtua mbajtësja e gulinovit. Ceni vendosi që të shkoi për ta rregulluar mbajtësen, kështu që në vendpozicionin të Bajraku mbetem vetëm unë dhe Avdullahu. Aty qëndruam aq sa mundëm dhe duke e pa se po na harxhohej municioni, si dhe mungesa e mitralozit të rënd e granatime të pa reshtura të forcave të shfrenuara serbe, ishim të detyruar që edhe ne të tërhiqeshim nga vendpozicioni ynë.
-Meqë Avdullahu ishte më i përgatitur fizikisht, ai mori disa çanta me municion, armën e vet personale, mitralozin e rënd, kurse unë disa tjera dhe u tërhoqëm nga aty dhe kaluam të pozicionet të Zabeli i Fyllave, aty ku ishin duke u zhvilluar luftime të rrepta mes forcave çetnike serbe dhe forcave tona çlirimtare. Këtu të Zabeli u takuam me Komandant Sylejman Selimin, Tafë Ademin, Dibran Fyllin e shumë luftëtar tjerë dhe ne iu bashkuam për të vazhduar rezistencën kundër forcave serbe.
-Luftimet vazhduan deri në mbrëmje. Në mbrëmje forcat serbe u detyruan të tërhiqen kokëulur në drejtim të Jashanicës, kurse ne u organizuam dhe vendosem që të qëndrojmë nëpër vendpozicione. Disa nga luftëtarët mbeten në pozicione, kurse unë me Avni Zhaboten, Xhavit Dautin e disa shokë tjerë shkuam në odën e Ahmet Maliqit për të pushuar. Të nesërmnn priten luftime të reja. Ne jemi të vendosur të rezistojmë deri në fishekun e fundit...
P.S. (Ishte e rënd që në pozicionet tona të vendoseshin forcat serbe, por mundësia jonë ishte kjo që ishte, qëndruam dhe rezistuam aq sa patëm armë e municion, por jam i sigurt se ne prapë do t’i rimarrim pozicionet tona...)
Pasdite vere e vitit 1998, ora 14:00
...ditë me diell dhe pamje të mjaftueshme për vëzhgimin e lëvizjeve të forcave serbe që ndodheshin të stacionuara përball nesh. Ende pa filluar gjuajtjet që tani më ishin bërë pjesë e jetës, erdhi një lajm nga pika vrojtuese të Bunkeri i Dulles; “Sahiti po të pret vetëm ca metra larg bunkerit”. I ulur afër bunkerit në Shkozë përball shkollës dhe fare i tretur në mendime, jam duke mbajtur shënimet në fletoren time, edhe për ditën e djeshme edhe për paraditen e sotme. Nuk di a po shkruaj, apo vetëm po bëjë shkarravina! U ngrita, eca në drejtim ku po priste Sahiti. Ai është burrë me mjekër të gjatë e të zezë futë, i buzëqeshur si përherë, me pamje e zë komandues mu drejtua;
-Duhet të lajmëroheni sa më parë në Shtabin e Likofcit, dhe posa desha t’i merrja armët, ai me tha se duhet ngutur sepse vetëm ne na presin.
Udhëtimin filluam drejtë xhamisë së fshatit Plluzhinë, trup rrugëve të fshatit plot leqe dhe në të dalë të fshatit, afër lagjes së Nurakëve takuam me një makinë me tabela të UÇK-së, të cilin e drejtonte Avdi Raci i shoqëruar nga Rexhep Selimi. Makina ndaloi, dy burra me uniformë dolën nga automjeti, ata me njoftuan se udhëtimi im do të zgjaste. Do të udhëtoja bashkë me disa shokë, nëpër zona të luftës drejtë Tiranës. Me gjithë kundërshtimet e mija që të largohesha nga vijat e frontit, urdhri duhet zbatuar, por, edhe ishte në të mirë të shëndetit tim, gjithsesi duhej shëruar plagët.
Ora 18:00, afër godinës së Shtabit në Likofc:
Aty po prisnin; Zenë Prokshi, i shoqëruar nga një djalosh i ri që më vonë mësova se ishte Shekib Fazliu nga Klina e Ulët, Dastan Selimi dhe nipi i tij Zena, i plagosur rëndë nga forcat serbe.
U futëm nëpër tri automjete, dhe vazhduam udhëtimin drejtë fshatit Vasilevë, duke kaluar Fushën e Mollës, nëpër Qirez, afër Ferronikelit dhe në ora 22:00, arritem në fshatin Vasilevë. Këtu, në shkollën e fshatit qëndruam 10 minuta. Pas pak u takuam me Jakup Krasniqin, me Ajvaz Berishën si dhe me shumë çlirimtar nga ZO e Llapit.
Udhëtimi ynë vazhdoi me pesë automjete, duke kaluar vijën e asfaltit në fshatin Korroticë, duke vazhduar nëpër udhë malore, rrëzë bjeshkëve të Goleshit, para agut kaluam nëpër Kleçkë dhe më pas ndaluam në fshatin Bllacë. Pas një pushimi të shkurtër, sa për t’i thënë pushim e sa për t’i rënduar sytë e përgjumur, agoi dita.
Në këto momente ndodhemi para rreshtave të ushtarëve të rreshtuar për ngritjen e flamurit që u bënte nën komanden e Ismet Jasharit- Komandant Kumanova. Aty, u njohëm me ushtar Fishekun, clirimtar i disiplinuar dhe me të gjitha tiparet njerëzore. Fisheku ishte kujdestar në Shtabin e Brigadës.
Mëngjes i hershëm. Granatimet nga ana e forcave serbe filluan. Grupi ynë po vazhdojmë udhëtimin ton drejtë Suharekës. Ndaluam sa për t’u çlodhur në Pataqan dhe më pas vazhduan udhët e sakrificës nëpër ara, vreshta e male. Nëpër të gjitha këto udhë mali, të vështira e me plot të papritura, arritëm afër Krushes se Madhe, pikërisht në Gjytet, ku dhe kaluam natën. Me grupin po udhëton edhe këngëtari çlirimtar Shaqir Cervadiku, ai edhe pse i dërmuar nga lodhja, gjatë mbrëmjes na këndoi këngë për trimat e UÇK-së, për Kosovën e për Shqipërinë, për Drenicën heroike e për Adem Jasharin...
Në mëngjes, edhe në këtë vend filluan granatimet nga ana e forcave serbe. Zhurma granatash që po sjellin frikë e viktima të reja. O zot sa trishtim ! Edhe grupi ynë është i mobilizuar dhe në gjendje gatishmërie. Jemi të gjithë bashkë. Është edhe grupi i llapjanëve që udhëhiqej nga një çlirimtar, e që më vonë mësova se ky ishte Nuredin Ibishi-Komandant Leka. Udha e nisur drejtë qëllimit ton, duhet vazhduar. Gjatë krejt udhës na përcollën granatime e gjuajtje snajperi, rrugë e vështir, rrugë që filluam para mbrëmjes për të arritur nga Shqipëria në Shqipëri...
4 ditë më vonë...
...i lamë automjetet në fshatin ku qëndruam për t’u çlodhur. U ngarkuam në një kombibus ngjyrë të kuqe dhe në një kamion të mbuluar. Udhëtimin tonë vazhduam nëpër një rrugë të asfaltuar, kaluam Krushen, më pas kaluam edhe lumin Drin dhe arritëm në fshatin Lubizhdë të Hasit në ora 17:30.
Udhëheqës të grupit e kemi një njeri që i din të gjitha këto udhë mali. Është i shkathët, djalë me zemër shqiptari dhe çlirimtar i denjë, quhej Qenë Qena. Qena, bleu një gomar nga një fshatar, samarin bleu nga një tjetër dhe në çdo çast duhej filluar udhëtimin nëpër Bjeshkët e Pashtrikut.
Mbi atë gomar e vumë Zenën e plagosur, të tjerët, disa me armë dore e disa pa to filluam udhën drejtë kodrinës mbi fshatin Lubizhdë e në drejtim të kufirit shqiptaro shqiptar. Kufirin e kaluam rreth orës 00:30. Udha na shpinte kah Stanet, duke arritur në fshatin më të afërt kufitar në Cahan në ora 04:15.
Veri i Shqipërisë, fshati Cahan.
Pushim pa zhurma granatash. Në këtë fshat malor po punon një dyqan i vogël ku mund të blihet ndonjë gjë për të ngrënë. Çlirimtarët e fushëbetejave, pas çlodhjes, po merr kush në cilin drejtim kishte qëllimin. Unë, Zena, Shekibi dhe Dastani me nipin e plagosur po presim Hakiun që të vije.
Ora 06:10, erdhi vëllai i Haki Drenicës me një xhip, u ngarkuam në të dhe vazhduam udhëtimin ton për në Krumë. Aty pushuam, i ndërruam rrobat, u pastruam, bëmë një natë të qetë në banesën e Hakiut dhe të Zeqes.
E nesërmja:
Armët i lam këtu, përveç atyre të brezit dhe po vazhdojmë udhëtimin për në Tiranë, ku duhej të takoheshim me Azem Sylen, Dajën e madh, Xhavit Halitin, Zeken, Shaip Mujën e Ramadan Selimin. Udhëtimi është i gjatë dhe mjaft i mundimshëm nëpër këto rrugë lakore.
Ora 17:30, në Tiranë:
Në Sheshi Skënderbeu, u takuam me të gjithë këta çlirimtar. Ramadan Selimi na uroi mirë se ardhje dhe na sistemoi për fjetje. Dita e re në qytetin e ëndërruar. Në Tiranë, filluan kontrollet mjekësore në Spitalin Ushtarak. Unë u shtrova në repartin e Ortopedisë për trajtim mjekësor. Aty u njoha me Samiun, një luftëtar i plagosur i ZO të Pashtrikut, kurse të nesërmen u njoha edhe me Rajmonda Maleçken, e cila me erdhi në vizitë. Më pas u njoha edhe me Riza Lahin, një ushtarak i Ushtrisë Shqiptare dhe përkrahës i luftës së lavdishme çlirimtare.
Pas 20 ditë qëndrimi në Tiranë:
Pasi i bëmë analizat e duhura në Spitalin Ushtarak të Laprakes dhe i kompletuam dokumentet përkatëse, dyshtetësinë, pasaportat shqiptare, biletat e avionit dhe së bashku me Zenë Prokshin e në përcjellje të Dr. Shaip Mujës, nga Tirana fluturuam për në Stamboll. Arsyeja e shkuarjes sonë në Turqi ishte; Intervenimi urgjent kirurgjikal. Shërimi duhej bërë jashtë vendit...
Në Stamboll:
... e kryem operacionin, për të satën herë, por me sukses. Zena u shtri në Spitalin “Sulltan Hastanesi”, sepse operacioni i tij ishte më i komplikuar, prandaj edhe duhej bërë përgatitjet e duhura për operacion. Operacioni im zgjati 4 orë dhe ishte i suksesshëm. Për shërimin ton po kujdesej një Shoqatë Humanitare vendore, si në mbulimin e shpenzimeve për spital ashtu edhe për fjetje e ushqim.
Gjatë qëndrimit tim në Tiranë e Stamboll, arrita t’i përfundoi dy vepra, “Të fala nga Stambolli” poezi dhe “Drenica dikur e sot” argumente të cilat u botuan në Tiranë gjatë tetorit të vitit 1998...
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
-Pasi forcat ushtarake policore e paramilitare serbe ishin të vendosura tash e një kohë në pikën strategjike të Zabeli i Fyllave, ne pjesëtarët e UÇK-së, të Brigadës 113, të Zonës Operative të Drenicës ishim të detyruar të ndërronim taktikën e luftës kundër forcave të shumta dhe makinerisë luftarake serbe. Të gjithë ushtarët e UÇK-së , të fshatit Açarevë u vendosëm në pika tjera strategjike përball forcave serbe. Një grup u vendosen të Bunkeri në Shkozë mbi shkollën e fshatit, një grup në Kungullar, mbi lagjen Puraj, grupi tjetër të Bunkeri ne lagjen Hajra, disa në shtëpinë e Sylës, disa tjerë në lagjen Aruqaj dhe të gjitha këto grupe të ushtarëve të UÇK-së janë në gjendje gatishmërie për t’iu kundërpërgjigjur çdo sulmi eventual të forcave ushtarake e policore serbe të stacionuara në pikën strategjike të Zabeli i Fyllave.
-Grupi ynë ishim të vendosur në një pikë vëzhguese në Lajthi prej nga vëzhgohej çdo lëvizje e forcave serbe. Baci Vesel me disa ushtarë është vendosur në shtëpinë e Sylës, kurse ne të lagjes tonë unë me disa shokë u vendosem në shtëpinë time.
16 maj 1999 - e diele
-Në mëngjesin e hershëm të kësaj dite, në vëzhgim janë Skënder Shabani dhe nipi Haxhi Raci. Në këto moment po dëgjohen të shtëna që po vijnë nga drejtimi i pozicioneve të forcave ushtarake policore serbe. Unë me Hashimin po shkojmë të pozicioni ynë, aty ku është Skënderi, kurse Baci Halit u detyrua që t’i terhjek dy fëmijë të lagjes që kishin ardhur për të na sjellur ushqim nga Tushila, atje ku familjet tona janë të strehuara.
-Kur ne arritëm të vendpozicioni ynë, forcat serbe kishin arritur të lagja e Kodralive. Në këto momente luftimet filluan. Forcat tona çlirimtare po iu kundërpërgjigjen çdo gjuajtje të forcave okupatore serbe. Nga Bunkeri i lagjes Hajra po dëgjohet krisma e mitralozit të Fadil Tahirit dhe krismat e armëve të shokëve të tij, kurse nga Shkoza gjithashtu po dëgjohet krisma e mitralozit dhe e armëve të Avdullahut, Cenit, Naimit e shokëve të tyre që ishin aty... Këtu po luftohet për liri e bashkim kombëtar. Luftimet vazhduan deri në orët e mbrëmjes, dhe pasi u errësua, ne vendosem të pushojmë në shtëpinë e Riza Sylës në lagjen Puraj. Aty jemi unë, Hashimi, Skënderi, Ragipi dhe Fadil Shabani-mësuesi.
17.5.199 – e hëne
-Unë, Hashimi, Ragipi dhe Skënderi, u vendosem në pikën vëzhguese të quajtur Kungullar, mbi lagjen Puraj, prej nga po shihet çdo lëvizje e forcave serbe. Unë duke vëzhguar vërejta tre paramilitar serb që po vinin në drejtim të lagjes Puraj. Ata ishin mirë të armatosur, mbanin uniforma të zeza dhe po ecnin në drejtim të lagjes duke vëzhguar terrenin. Pasi i tregova Hashimit, ai me tha që të mos i ngucim derisa të afrohen edhe më afër nesh.
-Në këto momente ata u futën në oborrin e shtëpisë së Bacit Rizah. Njëri prej tyre po mundohet ta rrotulloi një koshere blete që është në oborrin e shtëpisë. Në po prisnim derisa të hyjnë edhe ata dy dhe t’i sulmonim, por planin na ndryshoi Baci Fazli, i cili bërtiti me zë të lart “ikni hajna”, dhe në këtë moment paramilitari ktheu armën që të gjuante në të, por armët tona ishin më të shpejta dhe e qëlluan paramilitarin duke e shtrirë përtokë. Ai sot i dha lamtumirën e fundit tokës së ëndërruar. Pas pak filluan granatimet e forcave serbe në drejtim tonin. Ne u shpëtuam granatimeve, kurse forca të shumta serbe pas një kohe erdhën dhe e tërhoqën zvarrë kufomën e paramilitarit që mbeti i shtrirë përtokë në oborrin e shtëpisë shqiptare...
(Afrim Azemi, ish luftëtari më i ri i radhëve të UÇK-së, ka ruajtur me gjelozi shumë shkrime të tij, te shkruara në formë ditari, në kohë lufte 1998/’99, sot ato po shpalosen për opinionin, kurse në një të ardhme do të jenë edhe pjesë e librit me argumente të kohës “Udhët e Sakrificave).
dibran fylli, regjisor
5 mars 1998
BETEJA E MARSIT 1998
Ishte ora 04:15, po sa kishte filluar të mbizotëronte agu i mëngjesit mbi errësirën e natës dhe ushtarët që kishin vrojtuar në atë vend vrojtim, vend të cilin nuk e dinin shumë ushtar, filluan të më tregonin për lëvizjet e forcave serbe që i kishin bërë pothuajse tërë natën, nga Klinafci i Klinës për në Fabriken e Jashanicës. Këto lëvizje i kisha vërejt edhe vet gjatë natës nga Zabeli ku kisha qëndruar shumicën e kohës me përjashtim të kohës së pas mesnatës me ç’rast kisha lëvizur, për kontroll deri të pozicionet të Fusha e Madhe dhe në Podin e Siqevës. Gjatë asaj nate vërejta shumë herë ato lëvizje të automjeteve që vinin nga Klina dhe u vendoseshin në Fabrikën e Jashanicës, ato lëvizje, përmes dritave vëreheshin në dy vende, të pompa e benzinës në Klinafc dhe në kthesën e madhe të trojet e Emin Bekëve.
Në orën 04:20 minuta, filluan të dëgjoheshin zhurma të mëdha të automjeteve të shumta, e cila zhurmë vinte nga Fabrika e Kërpudhave. Me të dëgjuar këtë zhurmë shurdhuese, lajmërova bazën “101”, e thirra “Kondukterin” e më pas kontaktova përmes radiolidhjes me bazën e Vajnikut “Sandokani” që ndodhej përtej vijës së asfaltit. Në vend të Abedinit, bisedova me Balin, i cili me njoftoi së ishin në dijeni për ato lëvizje të armikut dhe së po bëheshin përgatitjet e duhura për ndonjë sulm eventual. Bali me njoftoi së Abedini ishte në lidhje me Sulltanin dhe po bisedonin për planin e asaj dite që më vonë do të na njoftonin të gjithëve që ishim udhëheqës të pikave mbrojtëse në Zonën ton. Ora po kalonte e zhurmat s’pushonin. Në të zbardhur drita u vërejtën edhe kolonat e para të forcave policore e ushtarake serbe, ato vëreheshin në rrugën që qonte afër 12 shtëpive, pikërisht të shtëpia e Milloradit, rrugë kjo që kalonte për trup arave të kooperativës bujqësore në drejtim të Burojës e të Turiqefcit. Kjo kolonë dukej si një litar i pa këputur, ishin me dhjetëra automjete të blinduara që u printe një xhip i pajisur me një mitraloz të rëndë. Kolona arriti jo më larg së të aeroporti i kooperativës afër fshatit Resnik. Të gjithë në u tubuam të Zabeli i Fyllave dhe po e prisnim urdhrin për veprim të mëtejmë.
Sulltani, me marrjen e lajmit për lëvizjet e forcave armike, kolonave të shumta të tyre që kishin mërsyer nga Fabrika e Jashanices për në Turiqefc, kishte vendosur, nga rruga që ishte nisur për në Prekaz të kthehej të Njësiti i “Shkozës”, për t’ia ndërpre rrugëtimin e forcave vrastare, policore, ushtarake e paramilitare serbe dhe pikërisht ky ishte vendim i drejtë dhe i duhur që kishte marr atë ditë komandanti Sylejman Selimi bashkë me Abedin Rexhen, Mujë Krasniqin e shokë tjerë që asnjë herë nuk kishin gabuar në vendimet e tyre.
Takimi ynë me Sylejmanin dhe me Mujën atë ditë ndodhi të dheu i bardhë, aty me pak fjalë u morëm vesh për veprime konkrete. Unë mora me vete Shaban Hasanin me një mortajë 500-she, Shaban Deskun me një pushkë M48, Musli Haxha me snajper, Metë Imer Salihu, me kallashnikov dhe bashkë me Mujën dhe me Sulltanin u pozicionuam të lagjja e Hajzer Imerëve, aty ku ishte vendi më i afërt dhe më i përshtatshëm për t’ia filluar luftën me forcat serbo çetnike. Pushka krisi dhe lufta filloj në mes të forcave policore e ushtarake serbe që posedonin armë e arsenal luftarak të rëndë dhe UÇK-së me ato pak armë që i kishim. Lufta bëhej për t’ia ndërpre rrugën çetnikëve që kishin bërë plane të rrezikshme për ta shkelë Drenicën trup e tërthor. Luftimet filluan nga ora 09:00 dhe vazhduan terë ditën
Luftë në Prekaz, luftë në Aqarevë, kudo ishte i njëjti qellim, luftë për çlirim, luftë për liri, luftë për nder e për dinjitet, luftë për bashkim të shqiptarisë, luftë që më vonë do ta bëjnë vashat e djemtë më të mirë të kombit anë e këndë Kosovës...
EDHE PËRKUNDËR PËRBALLJES ME ARMATIM TË RËND E MAKINERI LUFTARAKE, UÇK-ja NUK NJEH HUMBJE
Sot në Prekaz kur armiku po pretendon të këndoi këngë çetnike, atje po bëhet rezistencë titanike nga Adem e Hamëz Jashari, nga plaku Shaban, nga Dajë Osmani e nga e gjithë Familja Jasharaj... kjo është dita e 5 marsit, çetniket po e sulmojnë Prekazin. Sipas informatave të deri tanishme, në atë luftë po marrin pjesë shumë polic e ushtar serb. Në Prekaz po luftohet, aty po mbrohet nderi e dinjiteti, po mbrohet Prekazi e Drenica, po mbrohet Kosova...
Në anën tjetër gjeneralët e ushtrisë serbe po e zbrazin Fabrikën e kërpudhave në Joshanicë dhe me makinerinë e tyre të blinduar kanë marr rrugën kah 12 shtëpitë në drejtim të Turiqefcit. Rruga e kodrave të Resnikut, sikur nuk mund ti duroi ato kolona. Kësaj kolone të motorizuar po u prinë krimineli i njohur i këtyre anëve, komandir Momqilla se bashku me çetnikun e Jellofcit Budë kombajnerin, (këtë e kuptuam përmes radiolidhjeve të tyre që komunikonin me “Bistricën”, bazë e tyre, qendër shumë e rrezikshme)
Në kolonë janë gjithsej 43 automjete në mesin e tyre 7 autoblinda, disa kamion të ngarkuar me polic, e paramilitar serb, disa xhipa të blinduar, nëpër dyer të tyre po u shkruajnë shkronjat cirilik “Tigrovi”, dhe automjete tjera të pajisura mirë me municion e armatim të rëndë...
Në anën e kundërt të kodrave po vëzhgonin luftëtarët e lirisë, që krahas tyre jemi shumë të pa barabartë, por shumë më të fortë dhe më të guximshëm së armiku që po i printe tërë ai arsenal... Këta që nga mëngjesi i hershem e deri në ora 15:00, mezi arritën deri në kodrën e Burojës. Në çdo hap po e kontrollojnë rrugën, kanë friken së do të bien në mina, sa mirë që po frikësohen edhe pse ato pajisje në po na mungonin, (fatkeqësisht por e vërtet së nuk kemi asnjë minë antitank)...
Në çdo çast po pritej urdhri nga komandanti, për hapjen e zjarrit kundër forcave serbe. Sulltani e Muja si duket po e presin rastin që pushkët e çlirimtarëve të mos u shkojnë huq. Çlirimtarët, ushtaret të UÇK-së, të gjithë të njësitit “Shkoza 1 dhe 2”, as që po vërehen së janë në përcjellje të çdo lëvizje të armikut...
Kolonat armike arritën në kodrën e Burojës. Filluan renditjen e automjeteve dhe ndaluan sigurisht për plane dhe për konsultim ndërmjet veti. Dhe në këtë moment u dëgjua zëri komandues i komandantit për; zjarr, zjarr, zjarr, kundër armikut...
Pas një sulmi të befasishëm dhe zjarrit të pushkëve të lirisë, asgjë nuk po shihej, në krejt luginën e Kopiliçit shihet vetëm tym e flak...
Në udhëkryqin e Turiqefcit ndaluan tri autoblinda dhe shumë polic e paramilitar serb të cilët po bëjnë planin për tu futur në rrugën e Açarevës. Në radiolidhje në valët e serbëve po thërret “Kombajneri” për “Kosten 135”, ky po flet në gjuhen e tyre dhe po kërkon vëzhgimin e terrenit për në Açarevë, dhe përgjigja e tyre është së nuk ka siguri të plotë.
Në një istikam jo larg nesh po bëhet një rezistencë e pa parë. Miftar Mitralozi s’po pushon. Pa ndërpre po ushton lugina e Kopiliçit. Rruga e Açarevës për forcat serbe sot po mbetet vetëm ëndërr !?...
Sot në anën ton nuk pati asnjë të plagosur edhe pse plumbat po na shkojnë mbi kokë dhe gjuajtjet e armikut s’po kanë të ndalur.
AÇAREVË-KOPILIÇ, 6 MARS 1998
Mëngjes i hershem, vendi të “Shtëpia e Musli Tahirit”, vend i rezistencës dhe i qëndresës, aty po luftohej mëngjes e mbrëmje pa lodhje e me krejt potencialin që disponon Njësiti “Shkoza”. Ky vend u bë i pa kapërcyeshëm për ëndrrën e Budë Jellofcit dhe të Novicës që ta shkeli token e Açarevës. Forcat armike janë vendosur në disa pika strategjike edhe nëpër aksin rrugor Turiqefc-Skënderaj deri të Përmendorja. Luftimet po vazhdojnë edhe më me ritëm të shtuar. Pjesëtaret e UÇK-së, po i ndërronin pozicionet e veta nga një pikë në tjetrën, çdo herë duke ju afrua vend pozicioneve të forcave çetnike serbe.
Në këto momente forcat serbe janë të detyruara të zmbrapsen. Ato po barten në drejtim të Joshanicës duke i lënë pas disa automjete të shkatërruara nga forcat tona. (kjo ishte strategjia e tyre)... Ata po tërhiqen me disa automjete, kurse nëpër vende ku janë vendosur kanë ndërtuar punkte duke vënë thasë me rërë. Gjatë tërheqjes së tyre, gjuajtjet tona nuk kanë të ndalur. Nëpër mes radiolidhjes po dëgjohet zëri i Komandant “Sandokanit” i cili po qëndronte burrërisht përtej vijës së asfaltit : “O ju lumtë pushka o trima”... “Bashkë, bashkë deri në fitore”, po dëgjohej zëri i Sulltanit në radiolidhje dhe errësira e natës i mbuloi luginat e Açarevës dhe të Kopiliçit, duke i lënë pas rojtaret e ëndrrave të natës përball çlirimtarëve... Jam duke u kthyer në shtëpi, afër shitores së Shaqes dhe po e përfundoi shkrimin në ditarin tim për ditën e 6 marsit duke menduar së çka do të na sjellë e nesërmja në agun e parë të mëngjesit të nesërm...
Çka tjetër për pos luftimeve të reja. Asgjë tjetër pos tymit, flakës e zjarrit që do të villnin armët në të dyja anët. lufta tani më ka filluar. Kthim prapa nuk ka!?
Dy tregime nga ditari i luftës (df)
Prill 1998
1. FEHMI LLADROFCI - KOMANDANT FEHA
Atëherë kur nga forcat ushtarake e policore serbe priteshin sulme nga ana veriore, mbi fshatin Açarevë, të vendi i quajtur Dërngllava, aty ku Njësiti “Shkoza” i kishte pozicionet e veta, vinin e shtoheshin forcat çlirimtare, grumbulloheshin ushtarë nga të gjitha anët. Aty çlirimtarët qëndronin ballë për ballë makinerisë luftarake serbe afro 800 metra. Ushtarët çlirimtar janë të vendosur nëpër istikamet e tyre. Zëri në radio lidhje shpërndahej në të katër anët, pyesnin dhe interesoheshin për gjendjen në këtë vend. Nga rrezja e Hotit, fliste “Dielli”, përtej mullirit të Burojës, fliste “Ylli”, nga ana tjetër fliste “Sandokani”, kurse në anën tjetër përgjigjej Komandant Sulltani e Komandant Kapuçi. Të gjithë kishin një qëllim; Luftën për clirim e ribashkim kombëtar.
Kur ishin momente të vështira, kur lypsej guxim e moral, sikur kur njeriu mbinte nga toka, u shfaqte para ushtarëve Komandant Sulltani. Kësaj radhe, ishte bashkë me njeriun e gjatë dy metra. Dukej trimëria dhe guximi që po i mbinte nga pamja e syve të tij, ishte burrë i mërrolur që mbante në dorë automatikun në gjendje gatishmërie. Dukej sikur të ishte lindur vetëm për beteja. Ishte ky Fehmi Lladrofci- KOMANDANT FEHA, i cili kishte zë burrëror e në të folur zë komandues. Ecte krah për krah me Komandant Sulltanin, duke përshëndetur ushtarët nëpër istikame. - Nëpër istikame shok, mundohuni të mos diktoheni nga armiku... dhe vazhduan rrugën drejtë pozicionit më të afërt me forcat serbe, që ndodhej të shtëpia e Musli Tahirit në Kopiliç. Të gjithë mbetëm duke i shikuar këta dy komandant të gjatë dhe me pamjen e tyre prej eprori duke shkuar drejtë vijës së parë të frontit, pa u trembur dhe me krenari të madhe për ta mbrojtur atdheun. Ora po kalon, minutat po afroheshin kur do të fillojnë luftimet, për ne nuk është befasi kjo që do të ndodhë, sepse ishte e sata herë që po luftohet në këto pozicione.
Dhe, krismat e pushkëve çlirimtare fillojnë. Pushka krisi të shtëpia e Musli Tahirit, e dinim se atje arritën dy komandantet, Sylejmani e Fehmiu. Atje ishin edhe Miftar mitralozi, Sejdi Shala-Reka e shokët tjerë. Luftimet po zhvillohen nga distanca prej 700-800 metra. Luftë që po i dëgjohej zëri në Shalë, në Llap, në Dukagjin e në krejt Kosovën. Nga kjo rezistencë, nga kjo luftë strategjike dhe e suksesshme, armiku u detyrua të zmbrapset me krejt makinerinë e vet luftarake dhe prapë të strehohet në strehimoren e tyre në Jashanicë. Në këtë vend armiku ka grumbulluar mjete të rënda artilerie që një ditë do t’i përdor kundër forcave çlirimtare, kundër popullatës së pa armatosur dhe kundër fqinjëve të vet, për të shkatërruar e djegur këtë vend, por edhe për të na sjellë më afër fitores dhe qëllimeve tona madhore...
2. BEKIM BERISHA - ABEJA
Duke e ndier të nevojshme dhe shumë të arsyeshme, Bekim Berisha bashkë me Kadri Hamitin, filluan t’i grumbullojnë ushtarët luftëtar që ishin të dëgjueshëm, të sjellshëm e të rinj për të filluar ushtrimet profesionale. Në Açarevë, filloi punën Akademia Ushtarake e udhëhequr nga Bekim Berisha, strateg dhe luftëtar i rryer në luftërat e ish Jugosllavisë. Kur Abeja propozonte ide, komandant Sulltani gjithmonë i mirëpriste duke i aprovuar. Këta luftëtar me përvojë lufte ishin çdoherë në përkrahje të komandantëve, deri sa çdo ushtar i Njësitit “Shkoza” dhe komandanti i tyre, i respektonin dhe e çmonin punën e tyre, i konsideronin si bashkëluftëtar, shokë e së fundi ishin të lidhur si vëllezër të një gjaku. Në një mëngjes prilli 1998, duket së në duart e Bekimit ishte regjistri i 15 ushtarëve të Njësitit “Shkoza”, të gjithë të rinj, të dëgjueshëm dhe me plot energji për punë. Kjo ndodhi, puna filloi, së pari me ndërtimin e poligonit, por, duke mos e përjashtuar as mësimin teorik që mbahej çdo ditë në Shkollën e fshatit. Puna zhvillohej sipas planit dhe programit të propozuar nga Bekim Berisha dhe të aprovuar nga Sylejman Selimi. Abeja u nda i kënaqur, edhe pse në ndonjë rast i nervozuar nga pak, por përfundimisht puna ecte mirë, sipas planit teorik e praktik. Të gjitha këto po ecnin sipas parashikimeve të Bekimit, Sylejmanit e të Kadriut. Pas ushtrimeve disa ditore dhe teorisë mujore, erdhi dita kur kadetët e parë të Akademisë Ushtarake të UÇK-së të rreshtoheshin para Komandantëve.
Dita kur kadetët e rinj përfunduan edhe ushtrimin e fundit praktik, ishte ditë me shi. Mbi lumin Drenica, që kalon trupazi Açarevës, ishte ngritë një litar, përmes të cilit duhej kaluar lumi me ujë të shtuar e të turbullt që kishte shpërthyer shtratin e tij dhe ishte fry shpat me shpat. Në njërën anë të lumit urdhëronte ABEJA, kurse në anën tjetër i priste CD-ja, duke uruar kadetët e rinj për provimin e suksesshëm praktik, gjë që tregonte shkallë të lartë aftësimi. Udhëheqës i këtyre kadetëve u emërua Hysni Shabani, i cili gjatë krejt kohës ishte përkrah Kadri Hamitit, derisa më vonë u gradua me gradën Kapiten. Më vonë u bënë përgatitjet e duhura për ngritjen e flamurit para Njësive të rregullta të UÇK-së, në Açarevë, Zonë kjo e lirë në zemër të Drenicës. Atë ditë u bë konsolidimi i Njësisë Speciale, që u emërua me emrin e Komandantit Legjendar “Adem Jashari” dhe në udhëheqje të saj Komandant Sylejman Selimi. Në këtë tubim morën pjesë pothuajse të gjithë komandantet e UÇK-së, duke filluar nga Komandant Fehmi Lladrofci, i cili së bashku me Xhevë Lladrofcin e ngritën flamurin, pastaj Sami Lushtaku, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Xhavit Nura, Gani Thaqi, Musa e Sahit Jashari, Ilaz Dërguti, Zenë Prokshi, Jakup Nura, Ilaz Kodra etj. Major Kadri Hamiti-CD-eja, i dha raportin Komandant Sulltanit, derisa të rreshtuar para tyre ishin kadetët e rinj të përgatitur ushtarakisht e profesionalisht. U lexua një deklaratë dhe emrat e të graduarve që i kishte nxjerrë Akademia e parë Ushtarake e UÇK-së, dhe e tera kjo u manifestua me një program artistik, të përgatitur nga nxënësit dhe banorët e Açarevës, derisa në shërbim të Akademisë dhe të çështjes ishin krejt punëtorët e arsimit të Shkollës Fillore duke kontribuar pushkës dhe pendës, duke mbajtur shënime, duke organizuar e ndihmuar në mbajtjen e ligjëratave teorike të kadetëve, kurse për organizimin e manifestimit ishin: Ismet Rrahmani, drejtor i shkollës, Musli Haxha, sekretar si dhe arsimtarët Fadil Shabani dhe Ramosh Rrahmani me gjithë stafin dhe nxënësit e shkollës.
Dt. 22 prill 1998 - Kadetët e parë:
Hysni Shabani - kapiten, Avni Haxha - kapiten, Xhavit Selimi - toger, Fatmir Hasani - toger, Bekim Shala - toger, Fatmir Jashari - toger, Xhafer Haxha - toger, Rasim Shala - toger, Abit Zhabota - rreshter, Ismet Shala - rreshter.
Nga ditari (df) - herën tjetër pak fakte për Punëtorinë e UÇK-së në Dobërdol
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Mars-Prill 1998
DY TRI FAKTE PËR PUNËTORINË E UÇK-së NË DOBËRDOL
...Kur po ndihej nevoja për shumëçka, radhët e UÇK-së po shtriheshin ditë e më shumë nëpër territoret që më vonë do të bëheshin jo vetëm vendqëndrime të Ushtrisë së lavdishme çlirimtare por edhe vendi ku do të prodhoheshin armë, predha, mina, e shumëçka që i nevojiteshin Njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Punëtorin e Dobërdolit do të prodhohen armë punë dore - pushka K-12, predha, mina, tabela për automjete të UÇK-së, ngjyrosja e uniformave, flamuj kombëtar etj, me idenë e strategut Bekim Berisha – ABEJA i punonte mjeshtri Milazim Berisha, Piktori akademik Idriz Berisha, Bajram Berisha-Bani, i cili krahas obligimeve ushtarake ndihmonte edhe në punëtori.
Punëtoria në Dobërdol, ishte çdo herë e hapur dhe në shërbim të luftës së lavdishme çlirimtare. Aty punohej, aty bëheshin plane, aty ishte edhe besa edhe nderi...
Këto armë, mina, predha e të tjera që u punuan në punëtorinë e UÇK-së në Dobërdol, u përdoren nga Njësitet e UÇK-së në terren dhe arritën sukses në luftë kundër armikut. Ato fillimisht testoheshin nga Bekim Berisha dhe pastaj shpërndaheshin nëpër Zona të UÇK-së, fillimisht në Zonën Operative të Drenicës e më pas edhe në gjithë Zonat e UÇK-së.
Në Dobërdol u punuan tabelat e para të automjeteve të UÇK-së; të PU-së, të Shëndetësisë, të Pres-it e tjera. Puna dhe dizajni i Piktorit Akademik Idriz Berisha, me ide të Rexhep e Sylejman Selimit dhe të Bekim Berishës – ABEJA.
Në punëtorinë e vëllezërve Berisha në Dobërdol do të punohej shumëçka që unë në librin tim “E VËRTETA” do t’i publikoj të gjitha dhe jo vetëm...
Këto që thuhen në këtë shkrim të ditarit tim janë të vërteta dhe sot disa prej këtyre amëve të punuara në Punëtorinë e Dobërdolit gjendën në Muzeun e UÇK-së në Prishtinë.
Unë besoi së nuk duhet harruar të kaluarën për të mos na u përsëritur...
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në fund vitin ‘97 dhe në fillim vitin ‘98, ndiente nevojën për shumëçka, jemi të interesuar dhe të detyruar që të kontaktojmë me njerëz në rrethin ku po veprojmë pothuajse në ilegale. Në Siqevë, në fillim të marsit 1998, filluam bashkëpunimin me Sejdi Deskun, ku në punëtorin e tij u montua snajperi në pushkën karabinë që unë e kisha për qejfi në çdo betejë, pastaj punimi i kasetë bombave dhe qepja e rrobave për Policin Ushtarake të UÇK-së, e tjera.
Meqë rrobat tjera ngjyrë hiri, duheshin bërë me lara, i dërguam në Atilën e Idriz Berishës, në Dobërdol, për ta përfunduar punën. Ai i ngjyroste ato rroba dhe nga aty i morëm të gatshme për ushtarët e UÇK-së e që numri i tyre për çdo ditë sa vjen e shtohet. Tani njësiti ynë numëron një numër të madh të pjesëtarëve të vet, të cilët janë të gatshëm dhe të betuar për luftë deri në çlirimin e Atdheut dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Ky numër i ushtarëve, tani më nuk është nga një rreth i ngushtë, ata po vinin dhe për çdo ditë po lajmërohen për tu bashkuar në radhët e UÇK-së nga Siqeva, Çabiqi, Ujmiri, Dobërdoli, Shtarica, Gjurgjeviku, Gllareva e nga fshatra tjera për rreth. Kështu vajti puna deri sa ne jemi të detyruar ta zgjerojmë territorin duke ndërtuar pika mbrojtëse dhe njësite të reja. Të gjitha këto vende mbrojtëse do të mbesin në kontrollin e Brigadës 113 të ZO të Drenicës të udhëhequra suksesshëm nga Komandanti më i spikatur i UCK-së, Komandant Mujë Krasniqi - Kapuçi.
Për zgjerimin e territorit dhe marrjen nën kontroll të këtyre fshatrave, patëm disa herë takime me njerëz me ndikim në këto fshatra, sepse më parë Ujmiri çdo ditë kontrollohej nga policia serbe, kurse nga dita kur në stacionin hekurudhor të Ujmirit u hoq mbishkrimi cirilik “Dobra Voda” dhe u vu tjetri me ngjyrë kuq e zi i punuar mjeshtërisht nga Idriz Berisha, UJMIRË, patrullat policore të udhëhequra nga krimineli Hajdarpashiq, së shkelen më Ujmirin me këmbët e tyre.
Takimet në këto anë i filluam në shkurt të vitit 1998. Një mbrëmje ishim në Siqevë, Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Unë dhe Ali Krasniqi, fillimisht kontaktuam me lagjen e Vesel Mehmetëve, takimi ynë i parë ishte me Hysni Racin, pastaj shkuam në Ujmirë të Millakët dhe kontaktuam me Rexhë Lahun, ku më pas u kthyem në bazën ton në Aqarevë.
Herën e dytë, unë bashkë me Tafen, u takuam me Ibish Racin, profesor i Mbrojtjes, pastaj me Ismet Racin edhe ky profesor dhe aktivist i çështjes kombëtare. Nga këta dy profesor, patëm gjatë gjithë kohës përkrahjen dhe ndihmën e tyre.
Herën tjetër, diku kah mesi i marsit, shkuam me Bekim Berishën, me Tafë Tahirin dhe me Abedin Veselin, për tu takuar me banoret e Dobërdolit. Takimin e zhvilluam në oden e Pashk Lacit, me ç’rast të gjithë e shprehen gatishmërinë për tu bashkuar në radhët e UÇK-së. Dy apo tri ditë më vonë, zyrtarizmin e kësaj marrëveshje, prej aty e deri në Gllarevë e bënë Kadri Hamiti dhe Hysni Shabani.
Më 16 mars 1998, qytetarët e kësaj ane, në mes të ditës, në qendër të Ujmirit, pran shitores së Sheqeriut dhe në çajtoren e Malës po takoheshin me ushtarë të UÇK-së me uniforma e të armatosur. Ishim unë Tafë Ademi dhe Safet Selimi që këtë ndalesë e bëmë me qellim që populli i asaj ane ta heq dyshimin dhe të njihemi për së afërmi ushtar-popull.
Më vonë Ibish Raci e udhëhoqi një njësit të veçantë prej Shtarice deri në Gjurgjevik të Madh dhe do të jetë protagonisti kryesor për hyrjen në Qytetin e Klinës me një grup ushtarësh, më 17-18 qershor 1999 ku edhe do të plagoset në konfrontim me serbet vendor të kësaj qyteze.
Ujmiri u bë qendër e Brigadës 113 të UCK-së, ku në lokalet e kooperativës u vendos komanda e Brigadës me Komandant Kapuçin, Ilaz Selimin, Ramadan Krasniqin e të tjerë. Aty filloj punën furra dhe për disa kohë funksionoi kuzhina e UÇK-së për ushtarët dhe për tjerët që ishin të strehuar nëpër male e lugina...
Nga ditari (df) - herën tjetër
-Angazhimi në informimin e opinionit për luftën e UÇK-së dhe takimi me Publicisten Rajmonda Maleçka në Tiranë.
-Sherimi i plagëve në Likofc, Tiranë e Stamboll
Maj-Dhjetor 1998
SHERIMI I PLAGËVE NË LIKOFC, TIRANË DHE STAMBOLL.
Në orët e vona të mbrëmjes së 9 majit 1998, në Likofc, aty afër stacionarit, kishin ardhur shumë shokë për të mësuar për për gjendjen e të plagosurve në Betejën e Grykës së Llapushnikut. Kishte ardhur vëllai Shabani, Tafë Ademi, Safet Selimi, Abedin Veseli, Besimi, Xhaviti, Bekimi...Xhemajl Selimi, tekniku medicinal, i pari në radhët e UÇK-së, me mori në mbikëqyrjen e vet dhe me dergoi në Aqarevë, atje ku ai shërbente me përkushtim të madh, çdoherë e gjithmonë në shërbim të ushtarëve të UÇK-së.
Pas afro 14 orë udhëtimi, arritëm deri në Cahan, të nesërmen shkuam në Krumë, prej aty në Tiranë dhe me urgjencë mua më 28.08.1998 me shtrin në Spitalin Ushtarak të Tiranës, aty mjekët konstatuan së ashti i thyer në dorën e plagosur kishte infektim. Ekipi i mjekëve në Tiranë morën vendim së duhej udhëtuar për shërim në Stamboll, unë dhe Zenë Prokshi. Kjo ndodhi pas 13 dite, aty na i rregulluan dokumentet e udhëtimit dhe menjëherë udhëtimi u bë për në Stamboll. Në këtë udhëtim, bashkë me ne erdhi edhe Dr. Shaip Muja dhe një luftëtar i plagosur rënd. Ne aeroportin e Stambollit na pritën dy djelmosha të një Organizate Humanitare që e kishin marr përsipër përkujdesjen ton në Turqi. Njeri nga ata quhej Osman, ishte djalë i sjellshëm dhe njohës i mirë i situatës në ish Jugosllavi, ai kishte marr pjesë vullnetar në luftën e Bosnjës, kurse tjetri ishte një djalë shqiptari që prindërit e tij ishin të shpërngulur qysh moti në Turqi.
Në Stamboll u njoftuam dhe u shoqëruam me shumë bashkëkombës, njëri ndër ta quhej Ibrahim Ikiz. Atje u njoftuam me Mejremen, një gazetare e vyer, shoqe e vërtet dhe shoqëruese e jona gati në çdo hap që bënim. Pastaj u takova me Xhelal Dobërqanin, ish punëtor i RTP-së, i cili po punonte në ATV në Stamboll. Organizata që na kishte marr në përkujdesje, na kishin siguruar qëndrimin në lokalet e hotelit “Ilixhak” dhe të gjitha kontrollet e duhura na i bënin sipas udhëzimeve të mjekëve specialist të spitalit “Sulltan Hastanesi”. Pas tri dite, mua me operuan dhe operacioni që i suksesshëm, menjëherë po e ndija veten më mirë. Pas një jave, Zenën e operuan në dorën e djathtë, operacioni ishte mjaft i komplikuar, por me gjithë atë i suksesshëm. Unë që kisha bërë më mirë, çdo ditë, së bashku me Mejremën e vizitonim Zenën i cili ishte i shtrirë në spital dhe po shërohej. Gjatë kohës sa qëndrova në Stamboll, në dorëshkrim përgatita veprën me poezi “Të fala nga Stambolli”. Kjo ide me lindi duke i shikuar fëmijët e atjeshëm duke shkuar në shkollë me çanta të reja, të buzëqeshur e të gëzuar, së si edhe policia kujdeseshin për fëmijët kur ata po e kalonin rrugën e tjera, kurse unë, në Kosovën time i kisha lënë fëmijët e vegjël nëpër tenda najloni, shkollat nëpër Kosovë po shkatërroheshin nga forcat serbe, madje ushtria e policia serbe i vriste nxënësit e arsimtarët shqiptar dhe thoshin së janë shtet juridik...
ANGAZHIMI NË INFORMIMIN E OPINIONIT PËR LUFTËN E UÇK-së
...pas konstatimit të mjekëve së çdo gjë ishte në rregull, ne u kthyem prapë në Shqipëri, për të bërë një trajtim fizioterapi, disa javësh. Në Tiranë, isha takuar me Rajmonda Maleçken dhe tani më kishim filluar bashkëpunim me te, si dhe me TV Klanin, ku e punova një film dokumentar 15 minuta të titulluar “Gjaku i Kosovës”. Në këtë dokumentar, u mundova t’i paraqes vështirësitë e kohës së luftës që Ushtria Çlirimtare po ballafaqohej në teren, si ato materiale por edhe ato politike, duke mos e lënë anash as shikimin vizual të sukseseve që po i arrinte ushtria e lavdishme çlirimtare në përballje me një ushtri kriminale. Në ato pak materiale të xhiruara që arrita t’i grumbulloi, paraqita edhe përkujdesjen mjekësore që po u bëhej ushtarëve të plagosur të UÇK-së në spitalin ushtarak të Tiranës dhe më gjerë. Ky dokumentar u punua me propozimin tim dhe me miratimin e Xhavit Halitit dhe të Shaip Mujës, të cilët mbetën të përkujdesën për editimin e tij sepse unë i lash edhe veprat edhe dokumentarin e gatshëm dhe më 7 dhjetor 1998, me një grup çlirimtarësh ia msyem fronteve të nxehta të luftës në Kosovë...
Një ditë, bashkë me Ramadan Selimin, shkuam në Durrës, aty krejt rastësisht u njohëm me Gani Kapitin, pronarin e hotel “Drenicës”. Ganiu ishte nga Zabllaqi i Kosovës, familja e tij ishin të ikur që moti nga Kosova dhe të vendosur në Qerret, ky ishte dashamirës dhe admirues i flakët i UÇK-së dhe aktivist i denjë i çështjes kombëtare, bashkë me të gjithë vëllezërit. Unë dhe Zena u vendosem të Ganiu, i cili na ofroi ndihmë dhe strehim pa kompensim. Aty iu përvesha punës dhe e ripunova veprën poetike “Të fala nga Stambolli” si dhe shkrova një libërth me argumente “Drenica dikur dhe sot”, i redaktova dhe i futa në shtyp. Për të gjitha këto me ndihmuan, në rend të par Rajmonda Maleçka, poete dhe publicistë e njohur nga Tirana, pastaj Dr. Shaip Muja e Naser Ibrahimi. Këto dy vepra të vogla por të vetmet të botuara gjatë luftës e për luftën, pas botimit u dërguan në diasporë, unë të gjitha të hyrat e këtyre librave ia dedikova ndihmë luftës së lavdishme të UÇK-së. Në Tiranë, së bashku me Rajmonda Maleçken dhe një grupi intelektualesh të këtushëm, me iniciativën e Mondes, kryeredaktore, nxorëm gazetën mujore “Kushtrimi”, gazetë kjo kryekëput e UÇK-së. Gazeta doli vetëm tre-katër numra (fund shtatori, tetor, nëntor dhe dhjetor) dhe më pas dëgjova se ishte ndërprerë për shkak të mungesës së mjeteve financiare.
Derisa ishim në Tiranë, për shërim erdhën shumë luftëtar lirie, në mesin e tyre edhe Mujë Krasniqi, Sabit Geci, Beqir Gashi, Samiu ushtar i Remzi Ademit e shumë të tjerë, me ta ishim çdo ditë bashkë, këmbenim mendime e flisnim për luftën e lavdishme të UÇK-së.
Kur unë dhe Zena, vendosem të ktheheshim në Kosovë, Komandant Muja ishte këmbëngulës që të udhëtoi po atë ditë, kjo s’u arrit për vet faktin së Muja kishte edhe për disa ditë terapi të domosdoshme dhe udhëzimet e specialistëve ia pamundësuan udhëtimin drejt fronteve në Kosovë. Nga Sheshi Skënderbeu, në Tiranë, me Mujë Krasniqin u ndamë me përshëndetjen “Mirë u pafshim në fushëbeteja. Atje ku po kërkohet liria...” dhe fugoni treti, bashkë me ne në drejtim të veriut...
Një tregim dhe një faqe ditari, nga ditari i luftës (df)
-Kalimi i të plagosurve nga Likofci në Lladrofc
-Fillimi i fushatës ajrore-bombardimet e NATO-së
KALIMI I TË PLAGOSURËVE NGA LIKOFCI NË LLADROFC
Në orë 10:00, arritëm të një shtëpi e vjetër në fshatin Prellofc ku po mbahej trajnimi në teori dhe praktikë. Pas dy tri orëve, andej nga Zona e Shalës filluan gjuajtje dhe granatime te mëdha. Luftimet po afrofshin gjithherë e me afër vendit ku ne ndodheshim në trajnimin për komunikim mes njësiteve tona. Aty mësuam komunikimit me shifra për vend ndodhjet tona, për numrin e ushtareve të armikut, për vendin dhe pozitën e armikut..., të gjitha këto me mbeten gjysmë për shkak të luftës që për pak kohë arriti deri ne fshatin Lubavec. Armiku kishte ndërmarr ofensivë në Zonën e Shalës, në Zonën e Dukagjinit dhe në mbar Kosovën. Shumë ushtarë dhe shumë të plagosur po kalonin në Zonën e Drenicës, zonë kjo që nuk qëndronte hiq më mirë së zonat tjera. Ushtria, policia e paramilitar serb kishin marr urdhër për një ofensivë të përgjithshme në terë territorin e Kosovës.
Në fshatin Prellofc u ndamë me shokët. Unë së bashku me Musën shkuam në drejtim të fshatit Palac, kurse “Harambashi” me Muratin shkuan në drejtim të fshatit Qirez. Në vendin e quajtur Kralica, u takuam me një ekip të një televizioni që kishin filmuar andej kah vinin granatat e ushtrisë serbe. Pasi i ndaluam, nuk ua gjetëm lejen për qëndrim në zonat ku luftohej, leje këto që i lëshonte SHP eventualisht Shtabi i Zonës. Pasi nuk ishin të pajisur me leje, ne ishim të detyruar që t’i merrnim me vete deri në Likofc, ku duhej verifikuar ekipin e atij televizioni, në është legjitime apo jo. Në Likofc u takuam me Gani Kocin, i cili duhej të merret me verifikimin e ekipit televiziv. Ganiu, e ka bërë verifikimin apo së ka bërë, unë nuk e di, por kam dëgjuar së atij ekipi i është kthyer materiali dhe i është lejuar puna në terren.
Deri në mbrëmje, Spitali dhe Stacionari në Likofc u mbushën me të plagosur. Pasi u errësua, granatimet e forcave të armikut ndaluan. Sipas strategjisë së tyre, kuptuam se të nesërmen ofensiva do të ndërmirret për hyrje në Likofc, fshat ky që ishte bërë halë në sy për okupatorin.
Në ora 20:00, në qendror të Likofcit u takuam me Sahit Jasharin, i cili me njoftoi së brenda natës duhej transportuar të gjithë të plagosurit që ishin të shtrirë në Spitalin e Likofcit. Kjo duhej bërë për shkak të sigurisë së tyre sepse pritej që në mëngjesin e hershem, forcat serbe do ti turrën Likofcit. Hiq më tepër së për një orë, i tubuam 5 makina dhe në orën 21:15, me të gjithë të plagosurit morëm rrugën për Abri, nëpër Cerovik e në fshatin Mleqan, aty e kaluam aksin rrugor Prishtinë-Pejë. Vendin për kalim e kishin siguruar Njësia Speciale dhe ne kaluam pa asnjë problem duke vazhduar rrugën për në fshatin Vërmicë. Kaluam këtë fshat dhe kthyem në të majtë për në fshatin Carrallukë dhe prapë në aksin rrugor Arllat-Malishevë, në të majtë dhe në fshatin Lladrofc. Aty i dorëzuam të plagosurit kurse unë me Muharrem Xhemajlin u kthyem në Abri për t’i marr edhe familjet e Musë e Sahit Jasharit dhe deri në mëngjes duhej t’i kalonim edhe ata në Lladrofc. Rrugë e kaluam pa asnjë pengesë. Diku pas mesnate mbërritëm në fshatin Lladrofc dhe ndaluam në një odë të nxehtë e me qaj rusi. Aty u takuam me Rexhep Selimin, Fatmir Limajn, Haxhi Shalën e disa shokë tjerë.
Këtu nuk përfundon rrugëtimi ynë. Unë duhet që ta ktheja xhipin e huazuar nga njësia e Shalës, por edhe Sahiti me Muharrem Xhemajlin u kthyen në zonë ku po pritej ofensiva e forcave të shfrenuara serbe. Me dy xhipa u kthyem po të njëjtës rrugë deri të shkolla e Cerovikut, aty ua dorëzova xhipin ushtarëve të njësisë speciale, të cilët së bashku me Muharremin vazhduan rrugën në drejtim të fshatit Pllaçicë për të shkuar në Terrdefc, kurse unë me Sahitin në anën tjetër për në Likofc. Aty ku po pritej luftë e ashpër mes forcave çlirimtare dhe atyre okupatore serbe. Likofci duhet mbrojtur deri në momentet e fundit. Aty kishim krijuar zonë të lirë, zonë e cila kontrollohej nga ushtarët e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare. Pra Likofci do të mbetej këtu e tutje vetëm i UÇK-së...
FILLIMI I FUSHATËS AJRORE-BOMBARDIMET E NATO-së
Këtu s’dua të elaboroi asnjë ngjarje përveç asaj çka do ta përshkruaj fillimin e intervenimit nga ditari i luftës. (pa ndërhyrje)...
24.03.1999 – e Mërkurë
Ora 06:15-Mëngjes i qetë, ende nuk kanë filluar granatimet, ushtarët e njësiteve të Brigadës 111 dhe të asaj 113, të ZO të Drenicës, të gjithë janë në gjendje gatishmërie dhe nëpër pozicionet e tyre të gatshëm për rezistencë kundër armikut të prishur e të droguar serbijan.
Ora 07:15-Ende po mbretëron qetësia. Koha është e mirë dhe me diell. Duken lëvizjet e forcave tona, nëpër pozicionet e pikave mbrojtëse. Armiku vetëm vështron dhe si duket bënë përgatitje të reja për ndonjë sulm eventual, kundër fshatrave të Drenicës. Aty ku soldateska serbijane mund të depërtoi dhe ta fusë këmbësorinë, së pari vrasin pleq, gra e fëmijë, plaçkitin pastaj djegin çka zënë para, kurse pozicionet e UÇK-së i granatojnë nga distanca. Këtë e bëjnë në pamundësi që të afrohen nga mbrojtja e jonë. “Edhe sot e shoh Drenicën dhe Kosovën, duke ju buzëqeshur liria në horizont. E shoh së bashku me luftëtarët e lirisë dhe trimat e UÇK-së, me lule në dorë e zemër të plagosur për gjithë këto shkatërrime që ata i përjetuan...”
Ora 11:10-Granatimet filluan më të madhe në drejtim të Rezallës. Djegiet filluan në Vërbofc. Luftëtarët e lirisë po rezistojnë fuqishëm kundër pushtuesit serb.
Ora 13:07-Koha tani ka filluar të keqësohej. Asnjë minutë qetësi dhe prapë granatime, djegie e plaçkitje. Këmbësoria e ushtrisë së tërbuar karpatjane, mundohen të depërtojnë në drejtim të Likofcit.
Ora 15:30-Në këto çaste filluan pikat e shiut. Pluhuri i cili ishte nëpër rrugët e pashtruara të malit filloi të na bëhet baltë. Granatimet vazhdojnë mbi pozicionet tona. Ushtarët tonë mbahen të pathyeshëm dhe me vendosshmëri mbrojnë pozicionet e tyre. Nga Rezalla dëgjohet krisma e gulinovit 12.7, të cilin me shkathtësi e përdorë trimi i qëndresës Malush Ahmet Rezalla.
Ora 15:45-Në Verbofc e Terstenik, duket tym e flakë. Egërsirat serbe djegin e plaçkitin çka zënë para dhe krejt çka është shqiptare. Në pozicionin tonë në Makerrmal po bëhet rezistencë. Trimat e UÇK-së aty janë të pa thyeshëm dhe të vendosur për t’i mbrojtur pozicionet e veta.
Ora 15:55-Tani më djegiet kanë filluar edhe në Palluzhen e Bac Shabanit. Përtej vijës së asfaltit, hordhitë serbe kanë marrë urdhër nga depohanja e Beligradit dhe nga psikopati i tyre Sllobodan Millosheviqi të vrasin, djegin e të plaçkitin çdo gjë shqiptare.
Ora 16:00-Në qendër të Likofcit, janë të gatshëm Policia Ushtarake, të cilët në çdo moment presin urdhrin e komandantit te tyre Sahit Jashari, për të shkuar në ndihmë pozicioneve të UÇK-së. Aty është Skënder Rreci, me disa ushtarë, të cilët po bëjnë përpjekje që t’i tërheqin shumë gjëra ushqimore që kanë ngelur në depon e UÇK-së në Likofc.
Ora 16:07-prapë granatime sporadike në drejtim të pozicioneve tona. Gjithashtu edhe njësitet tona po ju kundërvihen me zjarr sporadik, por shumë të sigurt.
Ora 16:30-Kemi lajme për vrasjen e komandantit të kompanisë të fshatit Gradicë.
Ora 17:00-17:50-Granatimet nuk ndalen, nga lagja e Istogëve të Palluzhës në drejtim të Makerrmalit. Shkiet po granatojnë me minahedhës 120 mm dhe me praga.
Ora 19:15-Tri granata ranë në Likofc nga drejtimi i aeroportit të fshatit Morinë.
Ora 19:30-Forcat Ajrore të Aleancës së NATO-së, po i sulmojnë bazat e forcave të UJ-së në afërsi të disa qyteteve të Serbisë, kurse ushtria serbe në shenjë hakmarrje, tani më po sulmon në të gjitha drejtimet në Drenicën qendrore dhe gjetiu.
Ora 21:00-Në të njëjtin vend, nga drejtimi i Feronikelit, ranë edhe 3x3 copë raketa Tokë-Tokë, deri sa e katërta nuk eksplodoi. Në vazhdimësi, ka granatime e gjuajtje nga të gjitha llojet e armatimit, pothuajse në të gjitha anët dhe nga të gjitha drejtimet, si në Drenicë ashtu edhe në terë Kosovën...
PJESË TË DITARIT QË E RUAJTI KOHA
Nga ditari i luftës (df) - në një formë tjetër
(...shkruar dikur në malet e Kosovës-1998/’99)
1. SI DHE KUR KISHTE FILLUAR LUFTË NË KOSOVË ?
Disa mendonin së në Kosovë nuk ka e nuk do të ketë luftë. Ajo kishte filluar që moti dhe sa vite që po kalonin po i afrohej zjarrit. Të gjitha këto shkonin sipas planit të një depo-haneje të Beogradit që quhej Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve !
Serbet-kolon, të mbetur në Kosovë, kishin filluar fushatën e shitjes së tokave të tyre që kurrë nuk ka qenë e tyre, dhe atë me çmime shumë më të larta se nëpër qendrat e mëdha të ish Jugosllavisë, psh. Në fshatin Shtupel të Klinës, serbi i shet shqiptarit vendor, një ari tokë deri në 6000 DM, dhe këtu nuk përfundon plani i komshiut serb, ai pasi fiton mjaft para nga blerësi, fillon të veproi sipas udhëzimeve që merr nga depo-hanja e Beogradit, duke propaganduar, gjëja së; “...ka ikur nga prona e vet prej dhunës që i ushtrohej nga fqinjët e vet shqiptar...”. Pastaj propaganda tjetër dhe ankesat e shumta, gjëja se; “...serbet që po jetonin në Kosovë, nuk kanë të drejtën e punësimit as në fabrika e as në kooperativa që në Kosovë ishin aq të pakta” Këto të thëna ishin jo reale, sepse serbet dhe nacionalitetet tjera që po jetonin në Kosovë, ishin në proporcion me shqiptarët 90:10%, derisa edhe ata pak serb që kishin mbetur në Kosovë, regjimi i Beogradit i kishte punësuar nëpër Organet e Sigurimit të tyre. Ata po bënin përgatitjet për një luftë më ndryshe dhe kjo përgatitje po u mundësohet nga serbet vendor, luftë që më vonë do të fillonte dhe do t’ua hidhte në shesh të gjitha të zezat e tyre.Dikujt ndoshta do t’i shkonte mendja, pse të quhej kjo luftë, kur nuk ka as beteja e as fronte të përgjakshme, por unë edhe këtë do ta quaja luftë.
2. PËRSHKRIMI I NJË ARTIKULLI NË REVISTËN “KOSOVARJA” (1998)
“Çka nuk bëri Serbia në Kosovë për t’i nënshtruar shqiptarët; i largoi nga puna mbi 100 mijë të zënë në punë, sa e sa herë ua konfiskoi mallin shitësve shqiptar, madje edhe mollët e pemët tjera, shumë herë zbrazi dyqanet e firmave private, e të tjera të ngjashme. Kur pushteti serb e pa se as në këtë mënyrë shqiptarët nuk po dorëzohen, shndërroi në tokë të djegur mbi 430 fshatra shqiptare dhe dy qyteza, rrënoi madje edhe muret e oborreve, vetëm e vetëm që t’i detyroi shqiptarët të dorëzohen. Mirëpo sa më i madh që ishte presioni, sa më shumë vrasje e masakra dhe sa më shumë shkatërrime që u bënë, morali i shqiptarëve ishte më i fort, shqiptarët me kohë u mësuan me skamje dhe u pajtuan me të, por me robëri kurrë e asnjëherë. Edhe me mbajtjen e një dhie mund të jetohet e të sigurohet pak qumësht për fëmijë, dhe me fjalë tjera, populli ka thënë;-më mirë të fikur se sa të koritur...” Kësaj i thosha luftë, sepse serbet çdo herë u munduan që të pasuroheshin me djersë të shqiptarëve, në tokën e paqenë serbe, me pasurinë e të tjerëve dhe jam i sigurt se këto plane edhe sot po zbatohen derisa urdhërdhënës është depo-hanja e Beogradit-Akademia e tyre me një mijë e një të zezë kundër popullit shqiptar. Kështu, nëpër kufijtë e mbetur të ish Jugosllavisë, i angazhonin e po vazhdojnë t’i angazhojnë serbët më të ashpër, çetnikët e pa mëshirshëm e të vrazhdë për të plaçkitur shqiptar, madje edhe nëpër aeroporte, ndodhte dhe po ndodhë e njëjta gjë, vetëm pse ua kishin zili punëtorëve shqiptar kaq të vyer.
Ky popull kaq bujar e fisnik, nuk ka dëshiruar e as qe dëshiron të jetoi nga djersa e huaj e as nga kafshata e të tjerëve. Punon në të katër anët e botës, jeton me djersën e vet duke mos dashur t’i lëpij kockat e ndyra të të tjerëve, por, njëkohësisht ndihmon çështjen kombëtare, qoftë me fondin 3% dikur, qoftë tani, me mundësi dhe jashtë saj fondin “Vendlindja thërret”.
T’i përmendi ca raste tejet çnjerëzore: 1. Zymberit, i cili po vije nga Munihu i Gjermanisë, në Aeroportin e Sllatinës ndalohet nga Organet e Sigurimit serb, mbahet për disa orë i mbyllur në një dhomë të aeroportit, aty keqtrajtohet, rrahet në mënyrë çnjerëzore dhe në fund i plaçkitin 12.000 DM. 2. Enverit, që vjen nga një qytet i Zvicrës, po të njëjtën ditë i ndodhë e njëjta gjë nga ky “organ sigurimi”, duke i plaçkitur 6000 Franga, ... siç shihet, me këtë metodë diskriminuese e plaçkitëse, Serbia po e mban gjallë administratën dhe policinë e instaluar në Kosovë, në të kundërtën as që do të bëhej fjalë për prezencën e tyre në tokën që kurrë s’ishte, s’ka qenë dhe nuk do të jetë e tyre. Në një thënie thuhet: “Duke e spastruar të kaluarën, shumë kush e turbullon të ardhmen”, ndërsa unë do thosha: “Kur shumica e shqiptarëve, mendimet dhe veprimet e tyre i koordinojnë mirë mes veti, çlirimi dhe liria e trojeve shqiptare është e garantuar”, është kështu sepse; -Derisa të ekzistoi terri, do të ekzistoi edhe drita”...
3. KUR HUMB DURIMI KËRCET PUSHKA!
Shqiptarët dinë dhe donë ta mbrojnë Atdheun. Dinë dhe donë ta fitojnë lirinë. Dinë dhe donë të jetojnë të lirë në token e vet pa lakmuar në të huajën...
4. LUFTËN GJITHMONË E FITON I DREJTI
5. ÇDO FILLIM E KA FUNDIN!
Bashkësia Ndërkombëtare, duhej të ketë kujdes që të mos rrëshqas mbi krimet e Beogradit fashist, sepse historia që moti e ka hapur një faqe të re për këta kriminel që kurrë nuk ndaluan me plane për shfarosjen e popullit shqiptar. Këta emra kriminelësh duhet të ulen në bankat e zeza të gjykatës ndërkombëtare, kjo mbetet përgjegjësi e Bashkësisë Ndërkombëtare.
Këto plane nuk filluan këtu, ishte vazhdim planesh të njëjta, vetëm ndërrim kuadrosh në Akademinë e Beogradit.
Ka edhe shumë ngjarje tmerruese që ende nuk u dihet filli. Sado që të jetë vonë, një ditë do ta shohin dritën, do të shkruan faqja e posa hapur në historinë e këtij shekulli të mbrapsht. Për të gjitha këto veprime çnjerëzore, dihet së, planet janë kurdisur në Akademinë e Beogradit, por kush dhe cilët janë përgjegjës për këtë, do të shihet të nesërmen reale. Dhe tani më s’ka mbetur gjë tjetër, nga këta të sëmur vetëm të fillojnë planet e rezervuara që u kanë mbetur nëpër sirtarët e depo-hanes, të veprojnë me metoda çnjerëzore edhe në Vojvodinë, sepse pa Malin e Zi kanë mbetur, dhe ta humbin edhe shpresën e fundit, derisa nuk do t’u mbetej gjë tjetër veçse ta zbatojnë planin “fiks” për mbrojtjen e Pashallëkut të Beligradit...
PËRSHKRIM I TRI DITËVE, NGA DITARI I LUFTËS
(pa ndërhyrje)
(deri të data 19 mars, faqet e ditarit pjesërisht janë të dëmtuar)
(..., ku janë këto tri pika, ora është e palexueshme)
19.03.1999, ditë e premte
Ora 07:40, mëngjes i qetë, trimat e UÇK-së po presin nëpër istikamet e veta që i kanë ndërtuar e maskuar mirë e mirë, për të mos i diktuar armiku. Ata presin me padurim kur do të fillonte armiku serb atë rrugë në drejtim të tyre, dhe, për t’ia filluar sulmit në befasi.
Ora 10:00, zhurmat e makinerisë serbe filluan të dëgjohen, ato si duket po bëjnë përgatitjet për sulme të reja. Koha është me diell dhe e nxehtë, edhe pse ditë më parë ka rënë shi i madh në këto anë.
Ora 10:15, krismat filluan, si zakonisht ata po sulmojnë nga distanca. Forcat tona po presin në qetësi, derisa të afrohen forcat armike dhe të na mundësohet rezistenca me ato armë që i kemi nëpër istikamet tona. (besoj së populli i Drenicës edhe kësaj radhe janë nën ethet e frikës për ndonjë masakër të re nga forcave çetnike).
...të tjegullorja e vjetër, afër Skënderajt, ushtarët e Kompanisë se -III-të, të Batalionit të -I- të Brigadës 113, janë të gatshëm dhe të vendosur nëpër pozicionet e veta. Pas disa orë luftimesh, armikut iu shkatërrua një transportier dhe një autoblindë.
...armiku po sulmon pa ndërpre me tri tanke e shumë mjete tjera luftarake, ku të gjitha predhat po bien në drejtim të Rezallës, kurse të vend luftimi, unë po i shoh me sytë e mi ushtarët tonë, nuk janë më larg se 40-60 metra larg vijës se frontit.
...nga ana jonë nuk pati humbje as të plagosur, u luftua deri në orët e vona të mbrëmjes, ku ende po dëgjohen krismat e pushkëve të lirisë...
20.03.1999, ditë e shtune
Ora 05:05, mëngjes i hershëm, krismat e katilave filluan në këto orë të hershme. Koha po mbretëron relativisht e kthjellët. Armata jugosllave po gjuajnë me artileri të rëndë, predhat po vijnë në drejtim të fshatit Likofc, Rezallë e Açarevë, këto gjuajtje vijnë nga një distancë e largët dhe disa nga to po shkojnë në drejtim të Palacit e të Prekazit.
Ora 06:00, ushtarët çlirimtar, po mbahen të fortë e të pathyeshëm nëpër pozicionet e veta, pa menduar as për një centimetër zmbrapsje.
Ora 10:00, në anën e Skënderajt po del një tym, ai tym sa vjen e rritet. Tani po vërehet se ai tym po del në Lagjen e Re të Skënderajt. Kemi informata se, ushtar, polic e paramilitar serb, po djegin e po plaçkitin krejt çka është shqiptare. Popullata civile e asaj ane kanë filluar të dëbohen me dhunë nga forcat serbe, ata po ikin në drejtim të Turiqefcit e të Likofcit.
Ora 12:00, nëpër Likofc, në këto momente kaluan 27 traktorë të ngarkuar me gra, pleq e fëmijë, disa nga ta të pa lëvizshëm e të sëmur. Ata po ikin nga trojet e veta prej dhunës serbe dhe po shkojnë në drejtim të Açarevës dhe të Abrisë.
Ora 15:00,luftimet po vazhdojnë edhe në këto momente kur po e shkruaj këtë copëz ditari. Të shtëna dëgjohen nga të dyja anët.
...kemi informata të sigurta, nga vijat e frontit se nga ana jonë nuk kemi as të vrarë as të plagosur, kurse armikut ju shkatërrua një xhip me disa paramilitar, derisa forcat çlirimtare po mbahen të pathyeshme nëpër pozicione.
...luftimet ende po zhvillohen, edhe kur ka filluar të errësohet dëgjohen tak, tuk të shtëna, si duket këto janë për natë të mirë.
21.03.1999, ditë e diel
...luftimet filluan qysh në këto orë të hershme të këtij mëngjesi. Ushtria serbe kanë hasur në një rezistencë të forcave çlirimtare të lisat e Xanit dhe në Prekazin Legjendar. Armiku po përdor armë të rënda të kalibrave të ndryshëm, po përdor topa dhe një tip rakete që nga ai drejtim po vijnë në drejtim të Likofcit.
...popullata që është e vendosur në Likofc dhe në fshatra për rreth, po përjetojnë një frikë, ku po vërehet një lëvizje e tyre, duke ikur në ndonjë vend më të sigurt...
Ora 09:00, popullata civile kanë filluar të shpërngulen nga këtu duke shkuar në drejtime të ndryshme. Ata po kërkojnë vende më të sigurta.
Ora 10:00, kemi informata se një ushtarë i UÇK-së, duke rezistuar kundër forcave serbe ka rënë dëshmor të lisat e fshatit Gllobar (ende se di identitetin e tij).
Ora 12:00, tani sa arriti një informatë se, ura afër Gjimnazit në Gllogofc është minuar nga njësia speciale “Tigrat e Zi”, operacioni ishte i prirë nga Komandant Besim Mala-Murrizi, ata po presin që aty të kalojnë forcat e armikut që ai vend të shkoi në ajër bashkë me ato forca të shfrenuara të serbëve.
...në anën tjetër, as njësitet e Brigadës 113 nuk po lëkundën nga pozicionet e veta, aty po luftohet dhe po mbrohet populli shqiptar i pa armatosur civil dhe pozicionet e UÇK-së.
...ndryshe në Prekaz po dëgjohen të shtëna armësh, atje po rezistohet dhe po bëhet luftë e pa kompromis ndërmjet forcave serbe të udhëhequra nga çetnik serb dhe në anën çlirimtare, ushtarë të UÇK-së të udhëhequr nga Komandanti i ZO të Drenicës Sami Lushtaku me shokë e bashkëluftëtar.
...në Skënderaj po vazhdojnë djegiet. Tani tym po duket edhe në fshatin Prellofc, derisa po vërehet qartë se flaka po i del lagjes se Lushtakëve dhe Kodralive.
...armiku, në pamundësi që t’u afrohet istikameve të UÇK-së, po gjuan e granatojnë nga distanca. Predhat po vijnë nga drejtimi i Fabrikës se municionit në Skënderaj dhe nga kodra e Tërrnafcit.
...luftimet po vazhdojnë ende, edhe pse me intensitet më të ulët. Nuk kemi informata për humbje të mëdha, përveç një ushtar i yni i rënë në fushën e nderit.
22.03.1999, ditë e hënë
Ora 06:00, sot është pak më qetë. Armiku si dukët ka kohë edhe të pushojë, ose ta ndërrojë taktikën e luftimeve, këtë në e dimë mirë sepse nëpër mes radio lidhjeve, po i dëgjojmë duke komunikuar me gjuhën e tyre të ndyrë se si planifikojnë më tej.
Ora 09:15, kah xhamia e Polacit, me dinakëri depërtuan një grup i soldateskes serbiane, dhe për pak qaste, aty për rreth filloj djegia, në këtë moment nuk po duket asgjë tjetër përveç tymit e flakës, kurse të Lagja e Lushtakëve po dëgjohen të shtëna nga të dyja anët. Atje trimat e rezistencës nuk po zmbrapsen, luftë për liri, luftë për çlirim...
Ora 10:10, Rezalla po qëndron heroikisht. Ahmet Zabeli, me ushtarët e kësaj ane janë të vendosur nëpër pozicione. Ai me njësitin e vet qëndron i pathyer të vendi i qëndresës në pozicionin mbrojtës “të varri i Xhevdetit”. Ky njeri duket me moral aq të fortë sa që nuk ndien se çka qet gryka e pushkës. Aty afër këtyre pozicioneve është edhe Ilaz Dërguti, ai qëndron stoikisht dhe shquhet si shtyllë qendrore e kësaj ane. Duhet thënë se, meritat për këtë pikë të pathyeshme të UÇK-së se lavdishme i ka edhe Malush Ahmeti, i cili po i rrinë sipër gulinovit që e ka vendosur në istikamin e vet aty në mes të një are të papunuar, dhe, sa herë që armiku e tregon kokën, apo niset në këtë drejtim, trimi Malush Gulinovi, me krismat e tij po e detyron të zmbrapset me turp.
Ora 11:00, afër shkollës se Rezallës, u takuam me Sami Lushtakun, me Nuredin Lushtakun, me Ilaz Dërgutin dhe me disa shokë tjerë që po vinin nga Prekazi. Ata kishin kaluar kah kralicat dhe kishin depërtuar deri këtu, njoftuan se kishin kaluar pa humbje.
...luftimet tani më kanë filluar me të madhe. Armiku po gjuan nga distanca. Tymi e flaka filluan të dukën edhe në Klinën e Ulët të Skënderajt, por edhe nëpër vende tjera për rreth. Sot armiku ka humbje, prandaj në shenj hakmarrje për humbjet, ata po djegin çdo gjë që zënë para. As sot, të paktën deri në këto orë, nuk kemi informata që kemi humbje në radhët e Ushtrisë sonë të lavdishme.
...deri në ora 18:00, armiku nuk ndërpreu gjuajtjet me topa e granata, kurse sot edhe për të dytën herë ranë tri raketa në afërsi të Likofcit (dy eksploduan, kurse e treta jo).
...luftimet po zhvillohen mes forcave çlirimtare dhe atyre serbijane edhe në këto orë të vona të mbrëmjes, por, jo me intensitet sikur gjatë ditës.
23.03.1999, ditë e martë
Ora 06:00, mëngjes i qetë deri kah ora 06:30, kur ranë dy granata diku afër Tërstenikut. Edhe ditën e sotme, armiku bënë plane e mendon që në mënyrë tinëzare e me dinakëri të depërtoi diku thellë në zonat e kontrolluara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ora 10:00, për çudi, në këto orë ende mbretëron qetësi. Tash sa erdhi informata se mbrëmë kah ora 18:15, forcat serbe kishin djegur shtëpi e çdo gjë shqiptare në Lagjen e Xhamisë dhe të shkolla e Polacit. Ushtarët tanë janë të gjithë nëpër pozicione dhe në gjendje gatishmërie. Ata po i mbanë morali i fortë, janë të pathyeshëm.
Ora 10:50, tani filluan granatimet e forcave serbe në drejtim të fshatrave Tërstenik e Vërbofc. Granatimet po vijnë nga Feronikeli, kurse atje po del tymi dhe flaka. Edhe nga vendi i vendosjes se forcave serbe në Polac, po granatojnë në drejtim të Rezallës. Luftimet po zhvillohen me të madhe, kurse ushtria jonë po reziston heroikisht.
Ora 11:35, granatimet po vazhdojnë, të gjitha ato granata po bien mbi Tërstenik e Gllobar. Atje po shihet tym e flakë, si duket ato fshatra po digjen. Nga Skënderaji po granatohet fshati Rezallë, Prellofc e deri në Lubovec. Nga këtu po shihet qartë se ato fshatra po i mbulon tymi e flaka. Kjo është një ofensivë e soldateskes serbijane ndër më të ashprat që kanë marrë deri me tash.
Ora 13:00, granatimet po vazhdojnë nga Skënderaj, ku janë të vendosura forcat serbe dhe nga Gllogofci, granatat po vijnë në drejtim të pikave mbrojtëse të ushtrisë sonë. Ushtarët tanë po mbahen të fortë e burrërisht dhe janë të pa thyeshëm pët t’u dal zot trojeve stërgjyshore. Tri granata ranë në Lagjen e Lekëve të Baicës. Atje është shkaktuar paniku dhe frika të popullata e strehuar në Tërdefc.
...një ekipi të gazetarëve të huaj u është ndaluar shkuarja në pozicionet e UÇK-së në Rezallë, aty ku po zhvillohen luftime të ashpra, kurse urdhëresa për këtë rast, nuk na është e njohur as mua e as shokëve që i kam në pozicione këtu afër. Në këtë moment dy granata të kalibrit 120mm, ranë në Lagjen Deliaj të Rezallës, (...pluhur...)
... prej ditës së parë të luftimeve, kur edhe filloi kjo ofensivë, armiku deri sot në këto orë, prej të gjitha anëve, në drejtim të Drenicës qendrore, zbrazi 520 granata të kalibrave 82 e 120mm, kurse raketa të tipit tokë-tokë, kanë zbrazur shumë, deri tash vetëm në Likofc kanë rënë 6 copë dhe për fat pa pasoja në njerëz.
Ora 15:20, në Rezallë e në Kryshefc, po luftohet në afërsi me forcat serbe. Një grup këmbësorie kanë arritur të depërtojnë deri në brendi të fshatit Kryshefc, aty janë ballafaquar me Njësinë Speciale dhe kanë luftuar fyta fyt deri sa forcat serbe janë tërhequr me turp e me humbje nga Kryshefci. Ende nuk kemi informata as të dhëna për ndonjë humbje eventuale. Luftëtarët e UÇK-së, po qëndrojnë dhe janë të pamposhtur. Nga aeroporti bujqësor, po granatohet pozicioni ynë në Makërmal, gjuajtja po bëhet pa kontroll. Tanket serbe kanë arritur deri të lisat e Gllobarit. Në mesin e asaj kolone ka edhe automjete tjera luftarake. Unë arrita t’i numëroja 15 tanke, ata po sillen e po pështillen, si dukët i ka rrok paniku dhe frika nga sulmet e befasishme të UÇK-së.
Ora 16:30, në fshatin Shtuticë, filluan djegiet dhe plaçkitjet. Deri në këto momente, pothuajse gati u rrafshuan nga zjarri që i dha dora e zezë serbosllave fshatrave të Drenicës si; Klina e Epërme, e Mesme dhe e Ulët, Prekazi, Polaci, Luboveci, Prellofci, Shtutica, Kryshefci, Lagja e Re në Skënderaj si dhe Galica. Tymi po e mbulon gati krejt Drenicën, kurse forcat çlirimtare nuk po zmbrapsen edhe për as një centimetër nga pozicionet e veta. Aty po luftohet e po mbrohet toka e shenjt e arbrit nga forcat e tërbuara e të droguara që dikur kanë ardhur nga Karpatet.
...luftimet po zhvillohen me intensitet të shtuar si në Zonën Operative të Drenicës, ashtu edhe në Shalë e në Llap, në Dukagjin, Pashtrik e Nerodime.
...sot si po duket i kanë vënë zjarrin edhe mullirit të Klinës (nuk është e sigurt). Kemi informata për shumë veta të vrarë në Skënderaj, si dhe për disa të plagosur, numri i të cilëve nuk dihet, por, është e sigurt se flitet edhe për një masakër të re në Drenicë.
...popullata civile shqiptare, përtej asfaltit, janë tërhequr pothuajse në tersi, ata janë strehuar nëpër vende më të sigurta që t’i shpëtojnë dhunës serbe.
Ora 17:15, prapë me të madhe po grasatohet në drejtim të Makërrmalit e të Rezallës. Ushtarët tonë po qëndrojnë heroikisht dhe janë të pa lëkundshëm nga pozicionet e veta. Morali i tyre është edhe më i lartë, bile më i lartë se kurrë, sepse po e shohim se fitorja është e jona dhe se liria po na buzëqeshë në horizont.
...luftime dhe granatime nga ana e forcave të pashpresa serbijane, pati deri në orët e vona të mbrëmjes se sotme, nga ana jonë nuk pati humbje as të plagosur.
24.03.1999, ditë e mërkurë
Ora 06:15, mëngjes i qetë, ende nuk kanë filluar luftimet as granatimet. Ushtarët e Brigadës 111 “Adem Jashari”, të Brigadës 112, të Brigadës 113 dhe të Brigadës 114, të gjithë janë në gjendje gatishmërie dhe nëpër pozicionet e tyre, janë të gatshëm për zjarr kundër forcave të prishura e të droguara serbijane.
Ora 07:15, ende mbretëron qetësi. Koha po mbanë e mirë dhe me diell. Lëvizjet e forcave tona nëpër pozicione janë të shtuara. Armiku i prishur serb vetëm po vështron dhe si duket po bënë përgatitje të reja për ndonjë sulm eventual kundër fshatrave të Drenicës. Aty ku soldateska serbijane mund të depërtojë dhe ta futë këmbësorinë e tyre, së pari plaçkitin, pastaj djegin çka gjejnë para, derisa pozicionet e UÇK-së i granatojnë nga distanca, këtë e bëjnë në pamundësi që t’u afrohen pozicioneve tona.
“...edhe sot sikur e shoh buzëqeshjen e çlirimtarëve, sikur po e shoh lirinë e vendit që po ua sjell UÇK-ja shqiptare. Ata në duar sikur mbajnë lule për zemrat e plagosura, për gjithë këto shkatërrime që i bënë soldateska serbijane...ah nanën e shkive!”
Ora 11:10, granatimet filluan me të madhe dhe atë në drejtim të Rezallës, kurse djegiet që po i bëjnë këta katilë po shihen në fshatin Verbofc, por atje, luftëtarët e lirisë po u bëjnë rezistencë forcave të pushtuesve serbosllav.
Ora 13:07, koha tani ka filluar të keqësohej. As edhe një minutë qetësi dhe prapë filluan granatime, djegie e plaçkitje. Këmbësoria e ushtrisë se tërbuar karpatnjake po mundohen të depërtojnë në drejtim të Likofcit. Ata gjithnjë e më shumë po hasin në rezistencën e trimave të UÇK-së. Po bëhet luftë për t’a mbrojtë Likofcin.
Ora 15:30, tani filluan pika shiu, pluhuri i cili është nëpër rrugët e pashtruara e malore, po fillon të bëhet baltë, gjë që po e vështirëson lëvizjen e forcave çlirimtare. Unë ndodhem në Likofc dhe granatimet nuk kanë të ndalur, forcat e armikut po i granatojnë pozicionet tona, ushtarët tanë po mbahen të fortë, janë të pathyeshëm dhe me vendosmëri po i mbrojnë pozicionet e veta, në veçanti nga Rezalla po dëgjohet krisma e gulinovit të UÇK-së, të cilin me shkathtësi po e përdor trimi i vendqëndresës Malush Ahmeti.
Ora 15:45, në Verbofc e në Tërstenik po duket tymi e flaka, egërsirat serbe djegin e plaçkitin çka po zënë para vetes dhe krejt çka është shqiptare. Në pozicionet tona në Makërrmal, po bëhet rezistencë. Trimat e UÇK-së shqiptare aty janë të palëkundshëm dhe të vendosur që të mos i lëshojnë istikamet e nderit.
Ora 15:55, tani më djegiet kanë filluar edhe në Polluzhën e Bac Shabanit. Përtej vijës se asfaltit, hordhitë serbe, egërsirat e “depo-hanes” kanë marr urdhër nga psikopati i tyre Millosheviq, që të djegin e plaçkitin çdo gjë që është shqiptare.
Ora 16:00, në qendër të Likofcit, janë të vendosur Policia Ushtarake e UÇK-së, të cilët po presin urdhër nga komandanti i tyre Sahit Jashari, për të filluar sulmin kundër hordhive serbe. Këtu është edhe Skënder Rreci me disa ushtar, të cilët janë të mobilizuar dhe po bëjnë përpjekje t’i tërheqin gjërat ushqimore që kanë mbetur në depon e UÇK-së (në magazinën e hekurt në Likofc).
Ora 16:07, prapë granatime sporadike në drejtim të pozicioneve tona, gjithashtu edhe forcat çlirimtare po u kundërpërgjigjen me zjarr dhe shumë të sigurt në shënjestër.
Ora 16:30, luftë po zhvillohet edhe në Gradicë, prej atje ka informata se ka rënë dëshmor një komandant i kompanisë, emrin e të cilit ende nuk e di.
Ora 17:00-17:50, nga Lagja e Istogëve të Polluzhës në drejtim të Makërrmalit, forcat serbe po gjuajnë pa ndërpre dhe pa fije kontrolle me minahedhës 120mm dhe me praga.
Ora 19:15, nga aeroporti i fshatit Morinë, në Likofc ranë tri granata të kalibrit 120mm.
Ora 19:30, hopa, Aleanca Veriatlantike në këto momente i sulmoi bazat ajrore të forcave serbe në afërsi të disa qyteteve në Serbi, kurse forcat serbe të alarmuara e të frikshme po sulmojnë në të gjitha drejtimet dhe në krejt Kosovën. Qielli po skuqet mbi Serbi. Forcat millosheviqiane po përballen me NATO-në ne ajër e me UÇK-në ne tokë...
Ora 21:00, po në të njëjtin vend, nga drejtimi i Feronikelit, ranë tri herë nga tri raketa, kurse e katërta nuk eksplodoi, vetëm i’u dëgjua zhurma. Nga paniku e frika, forcat serbe po gjuajnë me të gjitha llojet e armatimit, në të gjitha anët dhe në të gjitha drejtimet, si në Drenicë ashtu edhe në mbarë Kosovën.
25.03.1999, ditë e ënjte
Ora 06:15, mëngjes i qetë, të paktën deri me tash. Unë bashkë me shokët e pushkës Muharrem Xhemajlin, Haxhiun, Talin, Shabanin e Nusretin, për shkak të sigurisë pushuam dhe e bëmë gjumin në Abri.
Ora 07:10, në Rezallë filluan të shtëna nga të dyja palët, atje pozicionet tona po zhurmojnë nga krismat çlirimtare. Ushtarët tanë nuk po lejojnë që forcat armike të afrohen afër pozicioneve tona. Ushtria armike, të revoltuar nga mos suksesi, filluan granatimet nga distanca, granatime ka pothuajse nga të gjitha anët.
Ora 08:00, tani në këto momente po mbretëron qetësia. Informata kemi se një avion luftarak i forcave serbe, mbrëmë rreth orës 20:00, është sulmuar nga forcat e NATO-së dhe është shkatërruar në tersi, si dhe sulme tjera mbi bazat ushtarake serbe në Jugosllavinë e mbetur sa troha. Informata-lajmi vazhdon më tutje; “...vetëm mbi bazat ajrore të ushtrisë serbe në Mal të Zi, sulmet u kryen në katër vende, kryetari i Malit të Zi, u bënë thirrje organeve shtetërore në Beograd që të ulen në bisedime dhe ta pranojnë planin e paqes në tersi...” Njoftohet se sot në mëngjes, është dhënë alarm për sulme ajrore në terë Jugosllavinë, ende nuk është konfirmuar për sulme të reja. Ushtarët e UÇK-së, vijnë e grumbullohen në Likofc, të gjitha grupet po shkojnë në drejtim të Rezallës dhe të Polluzhës. Tek ata vërehet vendosmëri dhe moral i lartë. Nëpër fytyrat e tyre shihet vendosmëria për luftë deri në fitore. Nga Likofci, për në pozicionet e UÇK-së, grupet përcillen nga Sahit Jashari.
Ora 08:15, një grup çlirimtarësh të prirë nga Muharrem Xhemajli, po shkojnë drejt vijave të nxehta të frontit me dëshirën e flakët për të luftuar kundër armikut.
Ora 08:20, konfirmohet një sulm i mbrëmshëm, kundër këmbësorisë serbe, që ndodhi të Istogët e Polluzhës nga dy snajperistë të UÇK-së, Shabani dhe Tali. Ata me këtë rast kishin vrarë tre paramilitar dhe plagosur disa të tjerë. Ky sulm ndikojë pozitivisht, sepse këmbësoria serbe nuk po ka guxim të afrohej më në afërsi të Istogëve, prandaj edhe u pengua djegia e plaçkitja në këtë fshatë.
Ora 09:30, relativisht kohë e qetë. Për momentin pushuan të shtënat nga të dyja anët (sikur të ketë marrëveshje). Koha po mbanë e mirë, nuk ka as shi as erëra. Kjo të bënë të kuptosh se, armiku ose po bënë plane të reja ose kanë frikën nga ndonjë sulm ajror që pritej nga Aleanca e NATO-së.
Ora 10:00, po fillojnë të shtëna sporadike dhe granatime të rralla nga ana e soldateskes serbe. Ato të shtëna janë të pa kontroll, shihet se serbet i ka kapluar frika.
Ora 11:50, tani granatimet nga ana e armikut, filluan me të madhe. Ato granatime po vijnë në drejtim të fshatit Polluzhë e Rezallë. Forcat tona po u kundërvihen këtyre sulmeve furishëm dhe as suksesi nuk po mungon nga ana e çlirimtarëve. Të shtëna dhe granatime po dëgjohen edhe në anën tjetër të Likofcit, këto dihet se janë në Grykën e Llapushnikut dhe të pishat në fshatin Llozicë. Trimat e pashoq të radhëve të UÇK-së shqiptare, po u përgjigjen agresorëve sllav, me zjarr duke përdor taktikë speciale, “sulmo, tërhiqu e ndërro vend”. “sulmo na ana tjetër, tërhiqu e ndërro vend”.
Ora 12:35, granatimet vazhdojnë në të katër anët e Kosovës. Armiku i tërbuar serb, po mundohet ta zhbijë popullin e Kosovës, por, e ka të kotë, sepse djelmoshat tanë, luftëtar të lirisë kanë vendosur; si ata në Llap ashtu edhe ata në Shalë, si ata në Drenicë ashtu edhe ata të Llapushes, Nerodimjes, Dukagjinit e të Pashtrikut, që t’u dalin në ndihmë popullit të vet dhe tokës arbërore, të rezistojnë përball këtij agresori apo qenie që ka vetëm formën e njeriut. Vendosmëria e UÇK-së është që t’ia prish planet e Beogradit fashist të udhëhequr nga një psikopat që quhet Millosheviq.
...si duket armiku mund të gjuajë edhe më mijëra granata, por, do t’a ketë të kotë dhe pasukses, sepse ushtarët e UÇK-së janë betuar dhe kanë lidhë besë se deri në frymën e fundit të mos lëshojnë trojet e veta, sidomos kur është në pyetje çlirimi i Kosovës nga karpatnjakët.
Ora 13:00, nga vijat e frontit po arrijnë lajme të mira. Deri në këto momente, asnjë ushtarë i ushtrisë sonë nuk është i vrarë as i plagosur, kurse armikut po i shkaktohet dëme si në teknikën luftarake ashtu edhe në njerëz.
“...ju lumtë trimave të Drenicës. Ju lumtë luftëtarëve të lirisë anë e kënd Kosovës...”
Ora 13:20, nga ujësjellësi, afër Feronikelit, në drejtim të Gllobarit, po granatohet me të madhe, kurse në drejtim të Rezallës po granatohet nga aeroporti i Morinës. Të gjitha këto granatime po bëhen nga distanca, këmbësoria e soldateskes serbijane, nuk po mund të kaloi as një centimetër këtej vijës se asfaltit (në pamundësi që t’u afrohen istikameve tona), dhe, kjo po ua pamundëson djegiet dhe plaçkitjet nëpër këto fshatra.
...granatimet po vazhdojnë. Informata kam se, mbrëmë një ushtarë i UÇK-së, të Istogët e Polluzhes është plagosur, informata konfirmohet se ushtari ka marr plagë në këmbë dhe se emri i tij ende nuk dihet, derisa ekipi mjekësor konfirmon se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Ora 13:45, në çdo anë të Kosovës dëgjohen të shtëna e granatime, ata nuk po pushojnë se granatuari duke menduar se do t’i trembin forcat tona çlirimtare, por, kjo është e kotë, sepse çlirimtarët po qëndrojnë heroikisht e të pa trembur nëpër istikamet e nderit, janë të pathyeshëm dhe me moral të lartë si kurrë më parë.
“...ju lumtë trimave të Brigadës 113 dhe luftëtarëve të lirisë në mbarë Kosovën...”
Ora 17:10, dy avion luftarak serb të tipit “mig” janë drejtuar dhe po fluturojnë mbi hapësirën e Drenicës. Njëri, sa qel e mbyll sytë u rrëzua mbi fshatin Tërstenik. Atë e sulmoi një avion luftarak i NATO-së. Avioni serb u goditë nga avioni i NATO-së, diku të shkolla e Terstenikut, kurse tjetri duket se i shpëtoi sulmit (të paktën unë nuk dëgjova ndonjë zhurmë tjetër që dëshiroja, as tym e as flakë)
...copat e avionit të dëmtuar serb, po i vizitojmë në malet e Terstenikut afër shkollës, ku në mesin e shumë shokëve luftëtar është edhe aktivisti Murat Musliu, i cili po e bënë xhirimin e copave të avionit. Sipas të gjitha gjasave dhe sipas një dokumenti të gjetur këtu, edhe pse është jo mirë i lexueshëm, piloti i avionit të soldateskes serbe, është me kombësi malazeze. Këto dokumente do të dërgohet në shtab dhe do të dihet edhe identiteti i pilotit.
...luftimet, edhe pse me intensitet më të ngadalshëm, vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes. Nga ana e luftëtarëve të lirisë nuk pati asnjë humbje.
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
div dir="ltr" style="text-align: left;" trbidi="on">
Nga ditari i Afrim Azemit - Pjesëtar i Brigadës 113 të ZO të Drenicës
OFENSIVA E GUSHTIT 1998
Açarevë, 4-5 gusht 1998
-Edhe pse kjo ditë dukej e qetë, ne e dinim se forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjithherë përgatiteshin për ndonjë sulm eventual ndaj pozicioneve tona që i kemi të shtrira prej Zabelit të Fyllave e deri të shkolla e fshatit Siqevë.
-Sot me urdhër të Komandantit të Togut, Fadil Tahiri, u vendosem në vendpozicionin tonë të vendi i quajtur te Bajraku. Vendpozicion ky jo larg pozicioneve tjera që janë të Zabeli i Fyllave, e që pikërisht ndodhet në mes fshatit Açarevë e Siqevë. Në këtë vendpozicion jemi vendosur tash e disa ditë. Sipas të gjitha gjasave dhe sipas lëvizjeve të forcave serbe të vendosura në Fabrikën e Kërpudhave në Jashanicë, pritej ofensivë e madhe në drejtim të pozicioneve tona, të fshatit Açarevë e Siqevë.
-Në këtë vendpozicion, ne njërin nga bunkerët e vogla jemi të vendosur; Unë, Avdullah Veseli e Cenë Kadriu. Nga armët, përveç armëve personale, kallashnikov e pushkë, kemi edhe një mitraloz të rëndë, kështu që ky pozicion do të mbahet deri në fishekun e fundit...
-Duke vëzhguar forcat serbe, me Dajën,... kemi vërejtur lëvizje të mëdha të automjeteve luftarake të forcave armike. Ato po lëvizin në drejtim të rrugës kah Topat mbi fshatin Dush dhe në drejtim të Açarevës.
-Lëvizja e tyre është shumë e ngadalshme. Ata me gjithë arsenalin e tyre po lëvizin me kujdes të shtuar dhe diku kah mesi i rrugës, afër vendit të quajtur të Gurët e Tahir Hajdarit ndaluan, (pse po e bëjnë këtë ndalesë nuk po e kuptojmë).
-Ne që jemi të vendosur të Bajraku, jemi mirë të kamufluar dhe po bisedojmë mes veti për veprimet tona të mëtutjeshme. Aty për aty morëm vendim që t’i gjuajmë-sulmojmë forcat serbe dhe ashtu ndodhi. Avdullahu shkrepi një rafal mitralozi në drejtim të tyre.
-Tani po mbretëron një qetësi. Heshtja në të gjitha anët. Si po duket forcave të shumta e të shfrenuara serbe u ka hy frika në palcë.
-Disa nga automjetet e tyre të blinduara ndaluan në vend, kurse disa që janë jo të blinduara po futën rrugës së padukshme nga pozicioni ynë, pra ato po vazhdojnë rrugës që shpie kah Qeliat. Rrugë kjo që qonte të trualli i Rexhë Ramës (shtëpia e shkretë) dhe nga ana tjetër i afroheshin Zabelit të Fyllave ku i kemi pozicionet tona të pa thyera e të pa lëkundura asnjëherë.
-Granatimet filluan në të gjitha drejtimet. Rezistenca e çlirimtarëve është e papërshkrueshme. Pushkët çlirimtare po dëgjohen anë e kënd Drenicës. Në Açarevë, në Drenicë e në gjithë Kosovën po luftohet për liri e bashkim kombëtar.
-Pozicionet tona të Bajraku si dhe pozicionet tjera të Zabeli janë të pakapërcyeshme për forcat serbe. Ato mund t’i marrin këto pozicione vetëm atëherë kur ne mund të mbesim pa municion.
-Granatimet po vazhdojnë me intensitet të madh. Vendpozicioni ynë po granatohet me granata të kalibrit të madh 120 mm.
-Këtu afër nesh është edhe një bunker tjetër. Në të janë të pozicionuar luftëtarët e lirisë; Skënder Olluri, Naim Dervishi, Arbeni, Shefqet Mulaj e disa shokë tjerë...
-Gjatë këtyre granatimeve, u plagua rënd Shefqet Mulaj. Ne iu ndihmuam që ta tërheqin të plagosurin nga ky vend për ta dërguar në Ambulanten e UÇK-së të cilën e kishte në mbikqyrje dhe të gatshme për intervenim Infermieri i parë i UÇK-së Xhemajl Selimi-Flladi e që e ishte në lagjen e Kodralive, në shtëpinë e Zymer Tanit, afër shkollës së fshatit.
-Këtu po rezistohet, këtu po bëhet luftë për çlirim dhe pas një kohe na erdhën në ndihmë, Ismet Havolli me Top dore. Ai gjuajti dy a tri predha dhe në mungesë të municionit u dashtë të tërhiqet nga aty. Ne duke gjuajtur me mitralozin e rënd (gulinov-12.7), papritmas na u dëmtua mbajtësja e gulinovit. Ceni vendosi që të shkoi për ta rregulluar mbajtësen, kështu që në vendpozicionin të Bajraku mbetem vetëm unë dhe Avdullahu. Aty qëndruam aq sa mundëm dhe duke e pa se po na harxhohej municioni, si dhe mungesa e mitralozit të rënd e granatime të pa reshtura të forcave të shfrenuara serbe, ishim të detyruar që edhe ne të tërhiqeshim nga vendpozicioni ynë.
-Meqë Avdullahu ishte më i përgatitur fizikisht, ai mori disa çanta me municion, armën e vet personale, mitralozin e rënd, kurse unë disa tjera dhe u tërhoqëm nga aty dhe kaluam të pozicionet të Zabeli i Fyllave, aty ku ishin duke u zhvilluar luftime të rrepta mes forcave çetnike serbe dhe forcave tona çlirimtare. Këtu të Zabeli u takuam me Komandant Sylejman Selimin, Tafë Ademin, Dibran Fyllin e shumë luftëtar tjerë dhe ne iu bashkuam për të vazhduar rezistencën kundër forcave serbe.
-Luftimet vazhduan deri në mbrëmje. Në mbrëmje forcat serbe u detyruan të tërhiqen kokëulur në drejtim të Jashanicës, kurse ne u organizuam dhe vendosem që të qëndrojmë nëpër vendpozicione. Disa nga luftëtarët mbeten në pozicione, kurse unë me Avni Zhaboten, Xhavit Dautin e disa shokë tjerë shkuam në odën e Ahmet Maliqit për të pushuar. Të nesërmnn priten luftime të reja. Ne jemi të vendosur të rezistojmë deri në fishekun e fundit...
P.S. (Ishte e rënd që në pozicionet tona të vendoseshin forcat serbe, por mundësia jonë ishte kjo që ishte, qëndruam dhe rezistuam aq sa patëm armë e municion, por jam i sigurt se ne prapë do t’i rimarrim pozicionet tona...)
NJË UDHËTIM NËPËR ZONA TË LUFTËS DREJTË TIRANËS
Pasdite vere e vitit 1998, ora 14:00
...ditë me diell dhe pamje të mjaftueshme për vëzhgimin e lëvizjeve të forcave serbe që ndodheshin të stacionuara përball nesh. Ende pa filluar gjuajtjet që tani më ishin bërë pjesë e jetës, erdhi një lajm nga pika vrojtuese të Bunkeri i Dulles; “Sahiti po të pret vetëm ca metra larg bunkerit”. I ulur afër bunkerit në Shkozë përball shkollës dhe fare i tretur në mendime, jam duke mbajtur shënimet në fletoren time, edhe për ditën e djeshme edhe për paraditen e sotme. Nuk di a po shkruaj, apo vetëm po bëjë shkarravina! U ngrita, eca në drejtim ku po priste Sahiti. Ai është burrë me mjekër të gjatë e të zezë futë, i buzëqeshur si përherë, me pamje e zë komandues mu drejtua;
-Duhet të lajmëroheni sa më parë në Shtabin e Likofcit, dhe posa desha t’i merrja armët, ai me tha se duhet ngutur sepse vetëm ne na presin.
Udhëtimin filluam drejtë xhamisë së fshatit Plluzhinë, trup rrugëve të fshatit plot leqe dhe në të dalë të fshatit, afër lagjes së Nurakëve takuam me një makinë me tabela të UÇK-së, të cilin e drejtonte Avdi Raci i shoqëruar nga Rexhep Selimi. Makina ndaloi, dy burra me uniformë dolën nga automjeti, ata me njoftuan se udhëtimi im do të zgjaste. Do të udhëtoja bashkë me disa shokë, nëpër zona të luftës drejtë Tiranës. Me gjithë kundërshtimet e mija që të largohesha nga vijat e frontit, urdhri duhet zbatuar, por, edhe ishte në të mirë të shëndetit tim, gjithsesi duhej shëruar plagët.
Ora 18:00, afër godinës së Shtabit në Likofc:
Aty po prisnin; Zenë Prokshi, i shoqëruar nga një djalosh i ri që më vonë mësova se ishte Shekib Fazliu nga Klina e Ulët, Dastan Selimi dhe nipi i tij Zena, i plagosur rëndë nga forcat serbe.
U futëm nëpër tri automjete, dhe vazhduam udhëtimin drejtë fshatit Vasilevë, duke kaluar Fushën e Mollës, nëpër Qirez, afër Ferronikelit dhe në ora 22:00, arritem në fshatin Vasilevë. Këtu, në shkollën e fshatit qëndruam 10 minuta. Pas pak u takuam me Jakup Krasniqin, me Ajvaz Berishën si dhe me shumë çlirimtar nga ZO e Llapit.
Udhëtimi ynë vazhdoi me pesë automjete, duke kaluar vijën e asfaltit në fshatin Korroticë, duke vazhduar nëpër udhë malore, rrëzë bjeshkëve të Goleshit, para agut kaluam nëpër Kleçkë dhe më pas ndaluam në fshatin Bllacë. Pas një pushimi të shkurtër, sa për t’i thënë pushim e sa për t’i rënduar sytë e përgjumur, agoi dita.
Mëngjes i hershëm. Granatimet nga ana e forcave serbe filluan. Grupi ynë po vazhdojmë udhëtimin ton drejtë Suharekës. Ndaluam sa për t’u çlodhur në Pataqan dhe më pas vazhduan udhët e sakrificës nëpër ara, vreshta e male. Nëpër të gjitha këto udhë mali, të vështira e me plot të papritura, arritëm afër Krushes se Madhe, pikërisht në Gjytet, ku dhe kaluam natën. Me grupin po udhëton edhe këngëtari çlirimtar Shaqir Cervadiku, ai edhe pse i dërmuar nga lodhja, gjatë mbrëmjes na këndoi këngë për trimat e UÇK-së, për Kosovën e për Shqipërinë, për Drenicën heroike e për Adem Jasharin...
Në mëngjes, edhe në këtë vend filluan granatimet nga ana e forcave serbe. Zhurma granatash që po sjellin frikë e viktima të reja. O zot sa trishtim ! Edhe grupi ynë është i mobilizuar dhe në gjendje gatishmërie. Jemi të gjithë bashkë. Është edhe grupi i llapjanëve që udhëhiqej nga një çlirimtar, e që më vonë mësova se ky ishte Nuredin Ibishi-Komandant Leka. Udha e nisur drejtë qëllimit ton, duhet vazhduar. Gjatë krejt udhës na përcollën granatime e gjuajtje snajperi, rrugë e vështir, rrugë që filluam para mbrëmjes për të arritur nga Shqipëria në Shqipëri...
4 ditë më vonë...
...i lamë automjetet në fshatin ku qëndruam për t’u çlodhur. U ngarkuam në një kombibus ngjyrë të kuqe dhe në një kamion të mbuluar. Udhëtimin tonë vazhduam nëpër një rrugë të asfaltuar, kaluam Krushen, më pas kaluam edhe lumin Drin dhe arritëm në fshatin Lubizhdë të Hasit në ora 17:30.
Udhëheqës të grupit e kemi një njeri që i din të gjitha këto udhë mali. Është i shkathët, djalë me zemër shqiptari dhe çlirimtar i denjë, quhej Qenë Qena. Qena, bleu një gomar nga një fshatar, samarin bleu nga një tjetër dhe në çdo çast duhej filluar udhëtimin nëpër Bjeshkët e Pashtrikut.
Mbi atë gomar e vumë Zenën e plagosur, të tjerët, disa me armë dore e disa pa to filluam udhën drejtë kodrinës mbi fshatin Lubizhdë e në drejtim të kufirit shqiptaro shqiptar. Kufirin e kaluam rreth orës 00:30. Udha na shpinte kah Stanet, duke arritur në fshatin më të afërt kufitar në Cahan në ora 04:15.
Veri i Shqipërisë, fshati Cahan.
Pushim pa zhurma granatash. Në këtë fshat malor po punon një dyqan i vogël ku mund të blihet ndonjë gjë për të ngrënë. Çlirimtarët e fushëbetejave, pas çlodhjes, po merr kush në cilin drejtim kishte qëllimin. Unë, Zena, Shekibi dhe Dastani me nipin e plagosur po presim Hakiun që të vije.
Ora 06:10, erdhi vëllai i Haki Drenicës me një xhip, u ngarkuam në të dhe vazhduam udhëtimin ton për në Krumë. Aty pushuam, i ndërruam rrobat, u pastruam, bëmë një natë të qetë në banesën e Hakiut dhe të Zeqes.
E nesërmja:
Armët i lam këtu, përveç atyre të brezit dhe po vazhdojmë udhëtimin për në Tiranë, ku duhej të takoheshim me Azem Sylen, Dajën e madh, Xhavit Halitin, Zeken, Shaip Mujën e Ramadan Selimin. Udhëtimi është i gjatë dhe mjaft i mundimshëm nëpër këto rrugë lakore.
Ora 17:30, në Tiranë:
Në Sheshi Skënderbeu, u takuam me të gjithë këta çlirimtar. Ramadan Selimi na uroi mirë se ardhje dhe na sistemoi për fjetje. Dita e re në qytetin e ëndërruar. Në Tiranë, filluan kontrollet mjekësore në Spitalin Ushtarak. Unë u shtrova në repartin e Ortopedisë për trajtim mjekësor. Aty u njoha me Samiun, një luftëtar i plagosur i ZO të Pashtrikut, kurse të nesërmen u njoha edhe me Rajmonda Maleçken, e cila me erdhi në vizitë. Më pas u njoha edhe me Riza Lahin, një ushtarak i Ushtrisë Shqiptare dhe përkrahës i luftës së lavdishme çlirimtare.
Pas 20 ditë qëndrimi në Tiranë:
Pasi i bëmë analizat e duhura në Spitalin Ushtarak të Laprakes dhe i kompletuam dokumentet përkatëse, dyshtetësinë, pasaportat shqiptare, biletat e avionit dhe së bashku me Zenë Prokshin e në përcjellje të Dr. Shaip Mujës, nga Tirana fluturuam për në Stamboll. Arsyeja e shkuarjes sonë në Turqi ishte; Intervenimi urgjent kirurgjikal. Shërimi duhej bërë jashtë vendit...
Në Stamboll:
... e kryem operacionin, për të satën herë, por me sukses. Zena u shtri në Spitalin “Sulltan Hastanesi”, sepse operacioni i tij ishte më i komplikuar, prandaj edhe duhej bërë përgatitjet e duhura për operacion. Operacioni im zgjati 4 orë dhe ishte i suksesshëm. Për shërimin ton po kujdesej një Shoqatë Humanitare vendore, si në mbulimin e shpenzimeve për spital ashtu edhe për fjetje e ushqim.
Gjatë qëndrimit tim në Tiranë e Stamboll, arrita t’i përfundoi dy vepra, “Të fala nga Stambolli” poezi dhe “Drenica dikur e sot” argumente të cilat u botuan në Tiranë gjatë tetorit të vitit 1998...
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli
Nga ditari i Afrim Azemit-Pjesëtar i Brigadës 113, Zona Operative e Drenicës
FORCAT PARAMILITARE SERBE QË TENTUAN TË HYJNË NË LAGJEN PURAJ
Açarevë, 15-17 maj 1999
15 maj 1999 - e shtune
-Grupi ynë ishim të vendosur në një pikë vëzhguese në Lajthi prej nga vëzhgohej çdo lëvizje e forcave serbe. Baci Vesel me disa ushtarë është vendosur në shtëpinë e Sylës, kurse ne të lagjes tonë unë me disa shokë u vendosem në shtëpinë time.
16 maj 1999 - e diele
-Në mëngjesin e hershëm të kësaj dite, në vëzhgim janë Skënder Shabani dhe nipi Haxhi Raci. Në këto moment po dëgjohen të shtëna që po vijnë nga drejtimi i pozicioneve të forcave ushtarake policore serbe. Unë me Hashimin po shkojmë të pozicioni ynë, aty ku është Skënderi, kurse Baci Halit u detyrua që t’i terhjek dy fëmijë të lagjes që kishin ardhur për të na sjellur ushqim nga Tushila, atje ku familjet tona janë të strehuara.
-Kur ne arritëm të vendpozicioni ynë, forcat serbe kishin arritur të lagja e Kodralive. Në këto momente luftimet filluan. Forcat tona çlirimtare po iu kundërpërgjigjen çdo gjuajtje të forcave okupatore serbe. Nga Bunkeri i lagjes Hajra po dëgjohet krisma e mitralozit të Fadil Tahirit dhe krismat e armëve të shokëve të tij, kurse nga Shkoza gjithashtu po dëgjohet krisma e mitralozit dhe e armëve të Avdullahut, Cenit, Naimit e shokëve të tyre që ishin aty... Këtu po luftohet për liri e bashkim kombëtar. Luftimet vazhduan deri në orët e mbrëmjes, dhe pasi u errësua, ne vendosem të pushojmë në shtëpinë e Riza Sylës në lagjen Puraj. Aty jemi unë, Hashimi, Skënderi, Ragipi dhe Fadil Shabani-mësuesi.
17.5.199 – e hëne
-Unë, Hashimi, Ragipi dhe Skënderi, u vendosem në pikën vëzhguese të quajtur Kungullar, mbi lagjen Puraj, prej nga po shihet çdo lëvizje e forcave serbe. Unë duke vëzhguar vërejta tre paramilitar serb që po vinin në drejtim të lagjes Puraj. Ata ishin mirë të armatosur, mbanin uniforma të zeza dhe po ecnin në drejtim të lagjes duke vëzhguar terrenin. Pasi i tregova Hashimit, ai me tha që të mos i ngucim derisa të afrohen edhe më afër nesh.
-Në këto momente ata u futën në oborrin e shtëpisë së Bacit Rizah. Njëri prej tyre po mundohet ta rrotulloi një koshere blete që është në oborrin e shtëpisë. Në po prisnim derisa të hyjnë edhe ata dy dhe t’i sulmonim, por planin na ndryshoi Baci Fazli, i cili bërtiti me zë të lart “ikni hajna”, dhe në këtë moment paramilitari ktheu armën që të gjuante në të, por armët tona ishin më të shpejta dhe e qëlluan paramilitarin duke e shtrirë përtokë. Ai sot i dha lamtumirën e fundit tokës së ëndërruar. Pas pak filluan granatimet e forcave serbe në drejtim tonin. Ne u shpëtuam granatimeve, kurse forca të shumta serbe pas një kohe erdhën dhe e tërhoqën zvarrë kufomën e paramilitarit që mbeti i shtrirë përtokë në oborrin e shtëpisë shqiptare...
(Afrim Azemi, ish luftëtari më i ri i radhëve të UÇK-së, ka ruajtur me gjelozi shumë shkrime të tij, te shkruara në formë ditari, në kohë lufte 1998/’99, sot ato po shpalosen për opinionin, kurse në një të ardhme do të jenë edhe pjesë e librit me argumente të kohës “Udhët e Sakrificave).
dibran fylli, regjisor
THEMELIMI I TRUPËS ARTISTIKE USHTARAKE “HAMËZ JASHARI” TË UÇK-së
Likofc, Janar 1999
Ishte ditë dimri. Koha mbante e mirë, sa që ky fund janar i vitit 1999, nuk mund të quhet dimër. Jo pse ishte kohë e mirë, por për vet faktin së dhjetori i vitit të kaluar kishte bërë ftoftë i madh e me dëborë në vende malore mbi një metër. Kishte qenë dimër i vërtet, dhe tani ky ndryshim i kohës ishte i pabesueshëm për të gjithë ne që po përballeshim me forca të mëdha, të një ushtrie vrastare, të pa përgjegjshme e të pa moralshme. Isha në Likofc, në pritje për t’u takuar me Latif Zariqin. Po sa u takuam filluam bisedën për organizimin e jetës kulturore, të paktën për ta mbajtur në nivel moralin e ushtarëve të UÇK-së dhe të popullatës civile që ishin të vendosura në këto anë që ishin më pak të rrezikuara nga sulmet e forcave të armikut.
Gjatë kësaj bisede u bisedua edhe për mundësinë e një radio stacioni që do të shërbente si zëdhënës i fort medial i luftës së lavdishme të UÇK-së. Këtë propozim ia prezantuam Rexhep Selimit, por ky i fundit, si duket për shkak të gjendjes së rëndë dhe ofensivave të një pas njëshme të forcave serbe mbi pozicionet tona, u tregua pak sa i ftoftë dhe aq më pak i interesuar për idenë ton, edhe pse jokohë të gjatë pas kësaj bisede, në Drenicë shpërtheu zëri i Radio Kosovës së lirë. Zëri i radios që aq i fuqishëm sa që armiku u trondit nga krejt kjo.
Në fillim të shkurtit 1999, kërkova një bisedë me eprorin Shaban Shala, në Komandën e Shtabit të ZO të Drenicës. Kjo bisedë u mirë prit dhe u pranua nga Shabani, ku së bashku me Latif Zariqin dhe me Nusret Kadriun, u pritem në zyrën e tij në Likofc.
Unë e njoftova me idetë tona për themelimin e një Trupe Artistike Ushtarake, ku në përbërjen e vet do t’i kishte: Sektorin e Dramës, të Muzikës e të Filmit Dokumentar dhe do të funksiononte në kuadër të SHP të UÇK-së. Atë ditë shkëmbyem shumë ide rreth funksionimit të kësaj Trupe Artistike Ushtarake, në themelim. Takimin e radhës e caktuam për 18 shkurt, kur eprori Shaban Shala, do të na njoftonte për vendimet e Shtabit të Përgjithshëm, dhe po atë ditë na u dha drita e gjelbër për fillimin e punës në këtë drejtim.
Propozimin për emërtimin e Trupës e kisha bërë atë ditë kur biseduam për themelimin e saj, propozimi ishte që kjo Trupë të emërohet me emrin e Heroit kombëtar Hamëz Jashari. Dita e 18 shkurtit erdhi shpejt dhe bashkë me të edhe vendimi për themelimin e TAU-së “Hamëz Jashari” të UÇK-së. Ishte një kënaqësi e veçantë për të gjithë ne.
Ky emër do të jetë një emër i ri në historinë e kulturës shqiptare, e themeluar nëpër flakë të luftës së lavdishme çlirimtare nga njerëz të kulturës, të gjithë pjesëtarë të UÇK-së. TAU-në, do ta madhështoi edhe më tepër emri i Heroit Hamëz Jashari. Më 18 shkurt 1999, u vendosën organet drejtuese të TAU-së, shef i Trupës u zgjodha unë, zëvëndës Sherif Krasniqi, udhëheqës i Teatrit Latif Zariqi, i Sektorit të muzikës Nusret Kadriu si dhe u vendos për shënimin e ditës së rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jasharaj më 06 mars.
Një ditë më vonë nga Shefi i Shtabit të Zonës Xhemajl Bejta, na u nda edhe lokali për fillimin e ushtrimeve. Na u dha një përkrahje e veçantë nga Komandanti i ZO të Drenicës Sami Lushtaku dhe nga epror tjerë të kësaj Zone. Ne me mund të madh i siguruam instrumentet muzikore, dhe instrumentalistet e njohur të “Zërit të Drenicës”, solist e aktor tani më ishin në gjirin e TAU-së “Hamëz Jashari” të UÇK-së. Me ndihmën e Shaban Hoxhes, i siguruam mjetet e zërit, që na i dërgoi Shemsedin Drejta nga Prishtina, i cili me dëshirën më të madhe ia kishte dhuruar Trupës dhe UÇK-së. Punën e filluam me prova intensive. Trupa Artistike Ushtarake po e merr fizionominë e një Institucioni të mirëfilltë e profesional të kulturës në kuadër të UÇK-së. Aty nuk mungonin njerëz të profesionit e të vullnetit të mirë. Ata përkrah çiftelisë mbanin edhe pushkët. Përkrah artit kishin betejat. Kësaj do t’i thoshim luftë në shumë fronte.
Unë një gjë të tillë e kisha dëshiruar që moti. Ëndrra mu realizua në shkurt të vitit 1999. TAU-ja, po funksiononte në mënyrë profesionale...
MANIFESTIMI “AI ËSHTË I GJALLË”,
06 mars 1999
Këshillit Artistik Ushtarak ia paraqita një skenar për ditën e 06 marsit dhe një pjesë skenike recitative me emrin “Ai është i gjallë”, skenar i cili anonimish u pranua dhe në fund u vendos nga vet KA, që edhe programi i 06 marsit të mbajë emrin; Programi Artistik “AI ËSHTË I GJALLË”. Përkushtimi ynë dhe provat intensive, bënë që programi artistik të jetë gati me kohë dhe në nivel të lartë profesional. Pritej dita dhe ora e fillimit të programit me padurim. Vendi ishte caktuar që Manifestimi të mbahej në Prekaz, të lagja e Lushtakëve, në një largësi jo larg forcave serbe të dislokuara afër lagjes Jasharaj dhe për rreth Fabrikës së Municionit në Skënderaj.
Dita e 06 marsit 1999, mbeti e pa harruar dhe me rëndësi të veçantë për TAU-në, por edhe për numrin e madh të pjesëmarrësve në këtë manifestim përkujtimor, me rastin e një vjetorit të rënies heroike të Kryekomandantit Adem Jashari. Publiku ishte aq i nderuar dhe i respektuar, deri sa rendi dhe qetësia ishin në nivel të duhur, deri atëherë kur në pjesën skenike, para tyre u paraqit aktori-luftëtar Ramadan Kaqkini, i cili interpretonte rolin e komandantit. Njeriu identik me të madhin Adem Jashari, u shpërndante armë aktorëve në skenë. Zëri i tij mbërrinte kupën e qiellit duke iu drejtuar popullit me fjalët: “Mua me keni kudo, kudo, kudo...”, dhe atëherë kur ai doli në skenë, plasi masa dhe nga çdo kush dëgjohej të thoshte e të pëshpëriste, “More a po e sheh së, Ai qenka gjallë”...
Manifestimin e nderuan me pjesëmarrje këngëtarët Ilir Shaqiri e Violetë Kukaj, kurse për ta përcjell këtë Manifestim kishin ardhur nga Prishtina Haqif Mulliqi, Avni Spahiu, Isa Qosja e shumë personalitete tjera të jetës kulturore. Nga SHP i UÇK-së, në manifestim ishin të pranishëm, Jakup Krasniqi, Zëdhënës i UÇK-së, Sylejman Selimi, Komandant i SHP-së, Hashim Thaqi, Drejtor i Drejtorisë Politike, e shumë personalitete tjera të jetës ushtarake e politike të UÇK-së. I pranishëm ishte edhe Komandanti i ZO të Drenicës Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, Nuredin Lushtaku, Zenë Prokshi, Sahit e Musë Jashari, Fadil Kodra, Fadil e Zenun Kodra e shumë të tjerë.
Atë ditë për ta përcjellur manifestimin, kishin ardhur korrespondent televiziv të televizioneve të ndryshme si, Zëri i Amerikës, CNN, TVSH, Euro neë, Radio Evropa e lirë, Dojçe vele si dhe shumë vëzhgues Ndërkombëtar që ishin në atë kohë në Kosovë, ku të nesërmen dhe ditët tjera në vijim ishin të stërmbushura me lajme për shfaqjen e UÇK-së, “Ai është i gjallë”, kështu që TAU-ja, hasi në përkrahje të madhe nga SHP i UÇK-së dhe nga komandantet. TAU planifikonte që Programin Artistik “Ai është i gjallë” ta shfaqi nëpër të gjitha Zonat Operative të UÇK-së, por jo fort larg kësaj date, në Drenicë dhe në përgjithësi në Kosovë, forcat e shfrenuara të Serbisë fashiste ndërmorën ofensivë të egër, kështu që planifikimi i KA-së të TAU-së, mbeti i parealizuar, për shkak se, të gjitha veglat muzikore dhe mjetet e zërit na i dogjën ushtria dhe policia serbe...