2017-09-20

Reshat Sahitaj: Heshtja e qëllimshme

Image result for reshat sahitaj



Analisti Reshat Sahitaj konsideron se Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti po heshtin qëllimisht, duke shpresuar së informatat për lidhjet e tyre të harrohen në mënyrë që mos të marrin përmasa masovike. "Heshtjes së Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit po i ndihmojnë edhe televizionet tona, sepse lajmi për këto lidhje sekrete të Albinit dhe Shpendit me Nenadin dhe serbë të tjerë nuk u përmend në asnjë lajm qendror të mjeteve të informimit në Kosovë. Atë mbrëmje u lexua letra e Nenad Rikallos gati e tëra, mirëpo nuk u tha në lajme një fjali e vetme lidhur me Albinin e Shpendin.


Fotografia e Reshat Sahitaj


Këta të VV-së janë të çuditshëm kur u zbulohen faktet në dëm të tyre, i heshtin, e kur vetëm një dobësi të kundërshtarit ta dinë, ngrihen në demonstrata. Unë mendoj se është obligim moral i Albinit dhe Shpendit që të dalin para elektoratit të tyre dhe ta thonë të vërtetën lidhur me relacionet e tyre me Nenad Rikallon", u shpreh ai."VVja nuk duhet t'i sulmojë e ofendojë ata që shkruajnë realitetin e hidhur mbi relacionet sekrete të Albinit e Shpendit, sepse tanimë ato u bënë publike dhe ne kemi plotësisht të drejtë morale dhe ligjore të kërkojmë sqarime urgjentisht.

Fotografia e Reshat Sahitaj

Mirëpo, militantët e tyre e sulmojnë çdo individ që guxon të postojë në faqen e tyre të 'Facebook'-ut, duke e quajtur gjoja i paguar nga Serbia. Si është e mundur kur një lexues, një qytetar i thjeshtë e madje edhe publik të etiketohet spiun i Serbisë nga këta militantë, ndërsa nuk akuzohen Albini e Shpendi?!", thotë Reshat Sahitaj. Sipas tij, Albini dhe Shpendi do të heshtin edhe më tutje, me qëllim që mos t'u zbulohen gjëra edhe më komprometuese, për të cilat ne nuk dimë asgjë. "Unë personalisht, si qytetar i thjeshtë i këtij shteti, i bëj thirrje publike Albin Kurtit që ai të deklarohet publikisht mbi relacionet e tij me Nenad Rikallon dhe jo vetëm kaq, por çka e ka shtyrë Albin Kurtin të nënshkruajë formimin e një asociacioni me një serb të dyshuar për krime lufte e nuk e ka nënshkruar votën për Ramushin që të bëhet kryeministër i Kosovës pa votën e serbëve?! Sqarimi publik i Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit mbi lidhjet me të dyshuarin për krime lufte do t'i ndihmonte elektoratit të tij dhe partisë, VV-së, e në anën tjetër do të qetësoheshin shpirtrat e trazuar të mbarë popullit tonë. Është tepër shqetësuese që Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti të jenë në krye të pushtetit, qoftë komunal ose qendror, sepse lidhjet e tyre sekrete me serbë janë antikombëtare dhe për këtë duhet sqarim publik. Nëse Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti nuk japin sqarime publike, atëherë deputetët e Kuvendit duhet të kërkojnë në seancën e parë që Albin Kurti të deklarojë për lidhjet e tij më të dyshuarin për krime lufte", vijoi më tutje ai.

(Kosova Sot)




20 September 2017
19:24
Shpërndarje
0

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...