2017-09-17

Dokumentet e CIA, tentativat e Dushan Mugoshës për rrëzimin e Enver Hoxhës, rekrutoi gjithë shqiptarët që arratiseshin, si rusët kapën shtetin shqiptar më 1952


Dushan Mugosha ishte i besuari i Tito për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. Në disa dokumente të deklasifikuar nga CIA, tregohet se si ai nga një prej themeluesve të Partisë Komuniste, u kthye në rivalin kryesor të saj. CIA tregon se Mugosha ishte kreu i operacioneve kundër regjimit dhe ai rekrutonte gjithë shqiptarët që arratisesh në Jugosllavi.

Gusht 1951

Kongresi i Prizrenit, refugjatët shqiptarë në Jugosllavi

Shtypi dhe radio jugosllave kanë ruajtur qetësinë mbi Kongresin e mbajtur në qytetin kufitar jugosllav të Prizrenit. Rreth 400 delegatë përfaqësonin rreth 400 refugjatë shqiptarë që ndodhen aktualisht në Jugosllavi. Kryetar ishte 25 vjecari Rexhep Betsa, president i organizatës së refugjatëve shqiptarë në Serbi, ish-oficer, instruktor inxhinierie ne shkollën e oficerëve në Shkodër, i larguar drejt Jugosllavisë në 1949. Përfaqësuesi jugosllav ishte malazezi Dushan Mugosha, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen partizane gjatë kohës së luftës. Ai ka qenë një nga dy emisarët e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Shqipëri, të cilët bashkuan komunistët shqiptarë dhe formuan Partinë Komuniste të Shqipërisë. Kjo solli organizimin e partizanëve shqiptarë në një front dhe rrjedhimisht fitoren e luftës. Gjatë gjithë kohës së luftës ai ishte oficeri ndërlidhës mes komunistëve jugosllavë dhe shqiptarë. Rëndësia politike e Kongresit theksohet nga zgjedhja e vendndodhjes në Prizren, rreth 16 km larg kufirit shqiptar. Ky qytet ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë moderne të Shqipërisë, kryesisht me “Lidhjen e Prizrenit” të vitit 1878, të krijuar kundër dhënies së katër qyteteve shqiptare Malit të Zi, sipas urdhrit të Kongresit të Berlinit. Ai mund të konsiderohet si përpjekja e parë e bashkuar për pavarësinë e Shqipërisë, që më vonë solli dhe formimin e shtetit shqiptar. Në shekullin e 19-të, teksa ishte ende nën kontrollin turk, Prizreni konsiderohej si pjesë integrale e Shqipërisë, por me kalimin e disa luftërave qyteti mbeti nën kufijtë e Jugosllavisë. Ai gjithsesi vazhdon të jetë një qendër e aktivizimit politik të drejtuar kundër qeverisë së Tiranës. Më pak se 10 për qind e delegatëve në kongresin e 10 majit 1951 besohet se janë ish-anëtarë të Partisë Komuniste, por duket qartë që kontrolli është në duart e komunistëve. Përshtypja që të jepet është se eventi është organizuar në kuadër të Frontit Popullor, me anë të të cilit jugosllavët arritën sukseset e tyre në luftë. Kongresi u shpreh në favor të një “Shqipërie të pavarur dhe demokratike” dhe kaloi një rezolutë një deklaronte luftë të ashpër ndaj regjimit skllavëror të Enver Hoxhës. Ajo kërkonte çlirimin e Shqipërisë nga “pushtimi i dytë”, me të cilin i referoheshin kontrollit sovjetik të vendit. Kongresi u shpreh gjithashtu po aq ashpërsisht kundër grupeve shqiptare të emigracionit në Itali e Greqi, të cilët i quante kolaboracionistë që kërkonin rikthimin e regjimit të vjetër. Jugosllavia ka marrë vlerësime nga Evropa për pritjen dhe mbrojtjen e refugjatëve shqiptarë.

Gusht 1951

Broshura propaganda të emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi

Më poshtë keni tekstin e broshurave të propagandës të shpërndara në Shqipëri në qershor 1951 nga emigrantët shqiptarë në Jugosllavi. Me sa duket ata janë organizuar në grupe të drejtuara nga Dushan Mugosha, një ish-organizator i grupeve guerile shqiptare gjatë kohë së luftës. Tekstet e dokumenteve tregojnë mbi politikën e Jugosllavisë drejt Shqipërisë. Veçanërisht për t’i theksuar janë përpjekjet për diskreditimin e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut duke i përshkruar thjeshtë si liderët të klikës të Partisë së Punës, e cila nuk përfaqëson në të vërtetë interesat e komunistëve apo popullit shqiptar në tërësi.

Teksti:

“Re të errëta plot kërcënim dhe fatkeqësi qëndrojnë mbi kokat dhe fatin e njerëzve. Shqipëria, megjithëse e vogël, është bërë së fundmi pikë referimi e luftës dhe interesave të huaja, ndërsa populli shqiptar, i cili fitoi lirinë e tij në Luftën e Dytë Botërore, kërcënohet nga një rrezik i madh. Tradhtia e qeverisë së Enver Hoxhës, e cila ia shiti pavarësinë Bashkimit Sovjetik, ka vënë në rrezik ekzistencën e Shqipërisë si komb, dhe po cenon nderin, virtytet dhe pronën e popullit shqiptar. Qeveria e Enver Hoxhës djallëzisht ka tradhtuar vendin tonë dhe pavarësinë e tij, për të cilën kanë luftuar prej shekujsh pasardhësit legjendarë të Skënderbeut, dhe për të cilën kanë dhënë jetën mijëra patriotë gjatë luftës çlirimtare kundër fashistëve dhe shërbëtorëve të tyre. Më shumë se 3000 “ekspertë” nga Bashkimi Sovjetik po mbikëqyrin popullin tonë, falë politikave tradhtare të qeverisë, dhe me ndihmën e policisë së Mehmet Shehut, ata kontrollojnë të gjithë jetën e brendshme të vendit tonë. “Ekspertët” sovjetikë mbajnë poste kyçe në ushtri dhe puna e tyre destruktive e mban vendin të përçarë, duke detyruar njerëzit të punojnë kundër interesave të vendit, por për interesat e tyre të errëta në Ballkan. Ata kontrollojnë gjithashtu ekonominë e vendit me anë të të ashtuquajturave “kompani të përziera”, duke bërë që ekonomia t’i përshtatet nevojave të tyre dhe duke shkaktuar mungesa të furnizimit që në rast tjetër do të ishin të bollshme për vendin. Politika e tyre antikombëtare detyron njerëzit të hanë më pak, që “ekspertët” sovjetikë të marrin më shumë, me rroga shumë më të larta sesa funksionarët tanë. Kështu, pas një periudhe të shkurtër tradhtie nga Enver Hoxha dhe të tjerë miq të tij të shitur, ne kemi humbur lirinë të cilën e paguam aq shtrenjtë. Sot njerëzit tanë nuk kanë më liri dhe autoritet, prandaj nuk mbetet gjë tjetër por të luftojnë përsëri për lirinë e tyre dhe pushteti e tyre demokratik. Qeveria e Enver Hoxhës, duk ndjekur urdhrat e BRSS i ka dhënë të gjitha pushtetet atyre dhe ka prishur marrëdhëniet me mikun e ngushtë dhe të sinqertë të Shqipërisë, Federatën Popullore të Jugosllavisë dhe popullin jugosllav që luftoi krah për krah me shqiptarët kundër armikut të përbashkët. Duke qenë të varur nga Bashkimi Sovjetik qeveria e Hoxhës e ka izoluar Shqipërinë duke e vënë në rrezik të madh. Qeveria sovjetike po e përdor Shqipërinë për interesat e saj politike dhe ekonomike, he nuk ka pranuar asnjë detyrim ndaj Shqipërisë në traktat dypalësh. Megjithëse dihet që akordet formale me BRSS nuk kanë më shumë vlerë sa edhe letra ku janë shkruar, Shqipëria është i vetmi vend i dominuar nga BRSS që nuk lidhet me të me një traktat ndihme reciproke. Dhe kjo nuk është një aksident, por konfirmim i politikave imperialiste të Bashkimit Sovjetik të ndarjes së sferave të interesit dhe të trafikimit të fateve të kombeve.Ne, të emigruarit politikë shqiptarë, që e duam dhe nderojmë pavarësinë e popullit tonë, mësojmë me keqardhje për terrorin e paparë të ushtruar mbi ju, motrat e vëllezërit tanë. Ne jemi të bindur se populli i Jugosllavisë, partia komuniste dhe shoku Tito do të mbeten miqtë tuaj që dëshirojnë të jetojnë në fqinjësi, paqe dhe vëllazëri me republikën e pandashme të Shqipërisë. Megjithëse jemi detyruar të largohemi përkohësisht nga vendi, do të vazhdojnë luftën ndaj tradhtisë së Enver Hoxhës, pasi jemi të vetëdijshëm se lufta e popullit shqiptar është vitale për ne dhe se çdo shqiptar i ndershëm ka një vend për luftën për liri dhe pavarësi. Na gëzon fakti që në këtë situatë të vështirë, nuk jeni dorëzuar shpirtërisht dhe ashtu si në të kaluarën jeni të gatshëm të luftoni për republikën e vërtetë dhe të pavarur të Shqipërisë. Ne e dimë se qeveria e Enver Hoxhës ju persekuton dhe se ka më shumë kampe e burgje përqendrimi sesa në kohën e fashizmit. Krime janë kryer në Tepelenë, Berat dhe Himarë kundër familjeve në Lume e Mirditë, në Pukë e në Has, krimet në Valias e të tjerë. E dimë për ekspeditat barbare të Mehmet Shehut, që nuk ndryshojnë në asnjë aspekt nga ato të pushtuesve fashistë. Kjo është një shenjë e dobësisë dhe çmendurisë së liderëve aktualë, që lëshohen kundër popullit të tyre. Ne ju drejtohemi veçanërisht ju, ish-drejtuesve të luftës antifashiste që me kurajën tuaj dhatë shembullin edhe për patriotë të tjerë. Ju mbani përgjegjësinë kryesore për fatin e Shqipërisë dhe popullit të saj. Mos i lejoni Enver Hoxhës dhe tradhtarëve të tjerë të realizojnë planin e tyre diabolik, duke luftuar për republikën e lirë, të pavarur e demokratike të Shqipërisë. Mësoni nga shembulli i Koçi Xoxes, Niazi Islamit dhe luftëtarëve të tjerë heroikë që u përpoqën për të mirën e popullit. Kujtoni aftësitë tuaja për drejtimin e lëvizjes revolucionare dhe refuzoni planet e errëta të regjimit Hoxha dhe të grupeve të tjera të emigracionit. Rroftë republika e lirë e demokratike e Shqipërisë!”

Prill 1952

Instruktorët sovjetikë në vendet e Evropës Lindore

Me anë të punës së vazhdueshme dhe rrjetit të gjerë të instruktorëve e këshilltarëve në fusha të ndryshme, Bashkimi Sovjetik ka siguruar nënshtrimin e plotë ekonomik, politik e ushtarak të vendeve të Evropës Lindore. Sistemi i mbikëqyrësve që BRSS po ushtron në vendet e sferës së tij të interesit mund të krahasohet me format më të rënda të skllavërimit kolonial. Përveç ish-oficerëve sovjetikë, të cilët tani mbajnë poste drejtuese në të gjitha ushtritë e vendeve satelite, sot ka dhe rreth 100 oficerë që veprojnë si instruktorë. Ata janë vendosur në poste të larta ushtarake dhe kujdesen për gjithçka deri në detajet më të vogla. Për shembull, në Hungari ka oficerë sovjetikë në të gjitha njësitë e ushtrisë nga maja e regjimenteve deri në njësitë e rojeve kufitare. Në Shqipëri llogaritet se numri total i instruktorëve sovjetikë në ushtri dhe në ekonomi arrin deri në 3000. Specialistë civilë sovjetikë punojnë në ministritë e vendit, në rafinerinë e naftës në Kuçovë dhe në të gjitha minierat e mëdha, portet apo ndërmarrjet e rëndësishme. Ata sigurohen që të shfrytëzohen të gjitha burimet e Shqipërisë ndërsa populli të jetojë në varfëri. Për shembull, në tregun e Krujës nuk shitet asgjë. Çmimi i bukës në furrat është 100 lekë për kilogram. Nganjëherë nuk ka vajguri në treg për muaj me radhë, dhe atëherë kur ka, ai këmbehet me mish, vezë dhe produkte të tjera, pasi e gjithë nafta eksportohet drejt BRSS. Në Shqipëri janë vendosur tashmë dhe shumë specialistë “kulture”. Një kapiten sovjetik në regjimentin e Pogradecit po shërben si mësues i gjuhës sovjetike për ushtarët. Tre mësuese të gjuhës sovjetike femra janë punësuar në shkollën 8-vjeçare atje. Populli thotë se numri i sovjetikëve që përpiqen të kthejnë vendin në Rusi, është i njëjtë me italianët në kohën e pushtimit, dhe metodat që po përdoren janë të njëjta për të dyja palët.

Pagat

Edhe në Bullgari, përveç ekspertëve ekonomikë sovjetikë që po plaçkitin burimet vendase, një numër i madh sovjetikësh po kujdesen për shpërndarjen e informacionit për “arritjet e mëdha të popullit rus”. Pas ardhjes së ekspertëve sovjetikë “të operas” të gjitha veprat e kompozitorëve italianë po zhduken nga skenat e operas bullgare. Përfaqësuesit ruse Sokovnin dhe Lushetski marrin një rrogë 10 herë më të lartë se kolegët e tyre vendas. Në Shqipëri një punëtor merr në muaj mesatarisht 2500 deri në 3500 lekë në muaj, kurse një drejtues rreth 4200 lekë. Një oficer në ushtrinë shqiptare merr rrogë 3400 lekë ndërsa një kolonel 7500 lekë. Kurse instruktorët sovjetikë marrin 27 000 deri në 37 000 lekë në muaj dhe përveç rrogës kanë privilegje të tjera, si makina shtetërore, vila etj. Në vende si Shqipëria, ku populli vuan nga uria, sasi të mëdha ushqimi dërgohen për instruktorët sovjetikë. Kostot e jetesës së instruktorëve sovjetikë janë një barrë e rëndë për të gjitha ekonomitë e vendeve të Evropës Lindore, dhe në Shqipëri përveç rrogave të tyre, kostot e privilegjeve të tjera arrijnë në 60 00 lekë në muaj, në një kohë kur një ndërmarrje me rreth 100 punëtorë paguan rreth 300 000 lekë për rrogat e tyre.

Arroganca e rusëve

Majori Trasov, krye-instruktori sovjetik për Jugosllavinë, ka kërkuar një pishinë noti te vila e tij për fëmijët. Kur kjo u përfundua, ai urdhëroi një autobot me ujë të freskët të vinte çdo ditë në shtëpi. Ndërsa kur dyqanxhinjtë refuzonin të sillnin ushqim në shtëpinë e Tarasov pa kuponat përkatës, ai dërgonte dy ushtarë të armatosur te kreu i komitetit popullor duke e detyruar të sillte ushqimin. Zyrtarët sovjetikë në Jugosllavi silleshin me arrogancë të madhe. Majori Bikov, mbante gjithmonë tre ushtarë vetëm për të bërë pazarin dhe blerjet e sendeve luksoze si qilima, qelqurina kristali. Shpeshherë ai ankohet se nuk gjen ushqimet që dëshiron. Njeherë një derr prej 200 kg duhej të vritej pasi Bikov kishte kërkuar salsiçe te freskëta derri. Në shumë raste zyrtarët sovjetikë nuk hezitonin të shprehnin hapur përçmimin e tyre për popujt e tjerë, edhe ato aleatë. Njëherë gjenerali Obreskar, kur u njoftua se një garnizon shqiptarësh do të ftoheshin në një banket, ai u përgjigj: “Ç’na duhen këta shqiptarët e mjerë? Ne nuk i konsiderojmë njerëz ata”. Në Shqipëri, krye-instruktori sovjetik në seksionin III është një major. Në mesin e vitit 1951 ai mbante takime të rregullta dy-javore dhe kurse më të shkurtra mbi problemet dhe taktikat e rekrutimit. Oficerët rusë janë gjithashtu përgjegjës për klasifikimin e personelit, mbledhjen e bagëtive nga fshatarët, apo dhe orientimin e ekonomisë së vendit drejt luftës. Instruktorët sovjetikë punojnë gjithashtu për organizmin e ushtrisë gjermane. Ata kërkojnë që urdhrat e tyre të zbatohen pa marrë parasysh gjendjen e vendit dhe kjo ka sjellë shpeshherë diferenca opinioni me zyrtarët vendas. Për shembull në Shqipëri, instruktorët sovjetikë u mësojnë oficerëve vendas se në rast lufte, përqendrimi i artilerisë duhet të jetë në masën 120 topa në një front 1 kilometër të gjatë, por ushtria shqiptare nuk i ka në total 120 topa artilerie. Shumë nga të ashtuquajturit “ekspertë sovjetikë” nuk janë fare ekspertë dhe nganjëherë nuk ia kanë haberin fare detyrës së tyre zyrtare, pasi shpeshherë janë vetëm spiunë ose inspektorë policie. Pra detyrat kryesore të instruktorëve sovjetikë në vendet e Evropës Lindore janë nënshtrimi total i ushtrive lindore ndaj politikës së jashtme të BRSS, dhe përgatitja ushtarake për planet agresive që BRSS ka përcaktuar për këto vende specifike. Ata kërkojnë të riorganizojnë ushtritë sipas planit sovjetik dhe parimeve taktikore të ushtrisë sovjetike.

Janar 1975

Një zyrtar i lartë i ministrisë së Jashtme mund të jetë një tjetër që i bashkohet listës së gjatë të zyrtarëve të spastruar në Shqipëri muajt e fundit. Skënder Konica, kreu i drejtorisë së Ministrisë për Marrëdhëniet me Greqinë, Jugosllavinë dhe Italinë, me sa duket është zhdukur, pas raportimeve në Tiranë se Konica ishte përpjekur për krijimin e lidhjeve më të afërta me Perëndimin. Shqipëria kohët e fundit ka përmirësuar marrëdhëniet me vendet për të cilat Konica ishte përgjegjës, por ai mund të jetë treguar i paduruar me ritmin e ngadaltë të përmirësimit të lidhjeve. Gjithashtu në vitet 1950-të ai ka kryer një shërbim prej shtatë vitesh në Romë dhe besohet se mund të ketë krijuar lidhje të forta me italianët. Prej kësaj ai është bërë edhe më i dyshueshëm për lidershipin ksenofob komunist të Shqipërisë. Nëse Konica vërtet është spastruar, ai i bashkohet emrave të tjerë si ministri i mbrojtjes Balluku, ministri i Komunikimeve Qirko dhe ministri i Financave Verki, të cilët u larguan në gjysmën e dytë të 1974 për arsye ende të paspecifikuara.

Ai ka qenë një nga dy emisarët e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Shqipëri, të cilët bashkuan komunistët shqiptarë dhe formuan Partinë Komuniste të Shqipërisë. Kjo solli organizimin e partizanëve shqiptarë në një front dhe rrjedhimisht fitoren e luftës. Gjatë gjithë kohës së luftës ai ishte oficeri ndërlidhës mes komunistëve jugosllavë dhe shqiptarë. Rëndësia politike e Kongresit theksohet nga zgjedhja e vendndodhjes në Prizren, rreth 16 km larg kufirit shqiptar. Ky qytet ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë moderne të Shqipërisë, kryesisht me “Lidhjen e Prizrenit” të vitit 1878, të krijuar kundër dhënies së katër qyteteve shqiptare Malit të Zi, sipas urdhrit të Kongresit të Berlinit…

Ne e dimë se qeveria e Enver Hoxhës ju persekuton dhe se ka më shumë kampe e burgje përqendrimi sesa në kohën e fashizmit. Krime janë kryer në Tepelenë, Berat dhe Himarë kundër familjeve në Lume e Mirditë, në Pukë e në Has, krimet në Valias e të tjerë. E dimë për ekspeditat barbare të Mehmet Shehut, që nuk ndryshojnë në asnjë aspekt nga ato të pushtuesve fashistë. Kjo është një shenjë e dobësisë dhe çmendurisë së liderëve aktualë, që lëshohen kundër popullit të tyre. Ne ju drejtohemi veçanërisht ju, ish-drejtuesve të luftës antifashiste që me kurajën tuaj dhatë shembullin edhe për patriotë të tjerë. Ju mbani përgjegjësinë kryesore për fatin e Shqipërisë dhe popullit të saj. Mos i lejoni Enver Hoxhës dhe tradhtarëve të tjerë të realizojnë planin e tyre diabolik, duke luftuar për republikën e lirë, të pavarur e demokratike të Shqipërisë…

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...