(mesazh për bahçevanët e botës)
Hej, mos harroni të famëshmin Miçurin,1)
Në bahçet tuaja bustin t’ia ngrini.
Mrekullira bëri ai me shartim,
Belica e kumbulla e fruta si gjinj!
Mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,
Bustin e tij porositeni menjëherë.
Plakushi u bëri me bahçe e vreshta,
Damixhanat ua mbush me raki e verë!
Hiqni kapelen dhe pershendeteni:
-Tungjatjeta, mbreti ynë, në shekuj rrofsh.
Nga moll’e kuqe e gjer tek pjepri,
Në çdo tavolinë i madhërishëm qofsh!
Hajt, mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,
Mos u mërzitni kur të bini në pleqëri.
Miçurini u bëri me bahçe dhe vreshta,
Damixhanat ua mbush me verë e raki!
2008-2017
1)Ivan V.Miçurin (1855-1935)= seleksionist dhe ortokulist rus me famë botërore në prodhimin e më shumë se 300 llojeve hibride te pemeve
frutore.