2017-09-25

Koloneli Arqile Mite Veshi: Si përgatita projektin sekret të furnizimit për Tiranën

NGA: ALBERT ZHOLI



Arqile Mite Veshi ka lindur më 1939, në Çorraj të Vlorës. Fëmijërinë e kaloi me vështirësitë e periudhës së luftës, por që e bënë më të vendosur për t’u përballur me vështirësitë e jetës.

Pamundësia ekonomike e familjes nuk i dhanë mundësinë që të vazhdonte shkollën e lartë, prandaj për periudhën Shtator 1957 – Shtator 1958 punoi në vendlindje. Në Shtator 1958, i erdhi fletë-thirrja për ushtar dhe u paraqit në Degën Ushtarake në Vlorë. Pyetja-surprizë: A dëshiron të bëhesh oficer? Kështu ndryshoi jeta e djaloshit, që u nis për në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve.
Z. Veshi, çfarë do të veçonit nga shkolla ushtarake?
Jetën në shkollë e sidomos dy vitet e fundit që i bëra në ambientin e Uzinës së Artilerisë, ku ishim vetëm 18 vetë, i kujtoj me shumë nostalgji, për faktin se u bëmë si një familje me të gjithë shokët. Për t’u kujtuar ishte i paharruari Shefqet Ruçi, i cili na mblidhte rreth vetës e buçiste kënga labe që ai ia merrte aq mirë. Me disa kemi mbajtur e mbajmë shoqëri për gati 50 vjet e sidomos me Feizi Nebiaj, Hodo Hodaj dhe Anastas Dhimitrin.

Programi mësimor ishte kompleks. Kishte nivel të lartë profesional të pedagogëve, bazë të mirëfilltë materiale në çdo kabinet për secilën lëndë.

Cili ka qenë momenti më i vështirë juaji në ushtri në hartimin e planeve luftarake?

Bazuar në formimin teorik si student, pedagog dhe Shef Katedre në Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu”, si dhe në përvojën e punës 10-15-vjeçare në njësitë e repartet e ushtrisë nga Tropoja në veri dhe Gjirokastra në jug, Ministri i Mbrojtjes, në Maj 1974, më emëroi Zëvendësdrejtor dhe Shef i Shtabit të Drejtorisë së Përgjithshme të Prapavijës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo drejtori në atë kohë kishte në përbërje: Shtabin e Drejtorisë, Sekretarinë Sekrete, Drejtorinë e Prapavijës, të Shëndetësisë, të Financës, të Kontroll-revizionit, të Planit dhe të Furnizimit. Në përshtatje me këtë strukturë ishin edhe sektorët analogë në të gjitha njësitë e repartet e ushtrisë. Në vartësi të drejtpërdrejtë, drejtoria kishte edhe bazat e furnizimit të ushtrisë me qendër në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Tepelenë, Rrëshen si dhe ndërmarrjet e prodhimit e shërbimit si: Ndërmarrja e Veshmbathjes së Ushtrisë, Ndërmarrja e Ndërtimeve Ushtarake, Ndërmarrja e Riparim-shërbimeve Komunale, Ndërmarrja e Ushqimit Social, shtëpitë e ushtarakëve si dhe shtëpitë e pushimeve të ushtarakëve, etj.

Mbuloja problemet operative dhe të stërvitjes si dhe Sekretarinë Sekrete. Gjithashtu, bëja koordinimin e bashkërendimit e punëve midis drejtorive në vartësi dhe me drejtoritë e komandat e aparatit të Ministrisë.

Të gjitha njësitë e repartet kishin urdhra dhe detyra luftarake, ndërsa bazat e furnizimit të ushtrisë nuk kishin detyra luftarake dhe dokument që t’ua konkretizonte atë sipas njësive që do furnizonin ashtu edhe rezervat që do të krijonin e skaliononin sipas drejtimeve operativo-strategjike, prandaj mora iniciativën dhe përgatita një projekt për bazën e furnizimit në Tiranë me rreth 60 faqe të shtypur me shkallë sekreti: “Tepër sekret”. Ishte punë me përgjegjësi të jashtëzakonshme pasi do kalonte në duart e Mehmet Shehut. N.q.s. ai nuk do ta pëlqente....

Dhe çfarë rezultati pati kjo punë?

Gjatë përgatitjes isha në një ankth të madh. Pasi e mbarova, këtë material, nëpërmjet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj, ia kaluam për mendim Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes Mehmet Shehu. Pasi e kishte studiuar me shumë kujdes, ditën e nesërme na thirri Mehmeti, na përgëzoi për punën e bërë dhe na vuri detyrë që të përgatitnim sa më shpejt urdhrat reale për çdo bazë furnizimi. Në këtë mënyrë, Bazat e Furnizimit të Ushtrisë u pajisën me një dokument të rëndësishëm, mbi bazën e të cilit programuam punën për krijimin dhe skalionimin e të gjitha rezervave materiale si “shtylla” të qëndrueshmërisë të mbrojtjes së vendit.

Si vijoi karriera juaj ushtarake?

Në Tetor 1982, me vendim të Sekretariatit të KQ-së të Partisë, emërohem Drejtori i Drejtorisë së Prapavijës së Ushtrisë detyrë që kreva për më shumë se një dekadë. Përveç detyrës shtetërore, isha ngarkuar e kryeja detyra të tjera me karakter shtetëror e shoqëror si: Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Anëtar i Kolegjiumit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Anëtar i Komitetit të Partisë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Për kohën që punova në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes, dua të nënvizoj se atje vinin kryesisht ato kuadro që kishin punuar për shumë vjet në njësi e repartet e ushtrisë, kishin patur rezultate në punë, sjellje të mira shoqërore, nivel të lartë profesional, pjekuri e gjykim në zgjidhje e problemeve sipas radhës e rëndësisë së nevojave të njësive e reparteve. Kjo e lehtësonte edhe bashkëpunimin për zgjidhjen sa më racional dhe efektiv të problemeve që dilnin për çdo armë e shërbim, duke zbatuar rigorozisht kërkesat e akteve ligjore e nënligjore. Gjithashtu, vlen për ty përmendur, se në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes, kishte disiplinë rigoroze në ruajtjen e sekretit, nisur nga motoja që secili të dijë atë që i takon sipas vendit të punës e funksionit që kryen.

Po kur u ristrukturua ushtria, çfarë ndodhi?

Në fund të vitit 1983 doli urdhri i Komandantit të Përgjithshëm që në ushtri do të ketë riorganizim nga struktura me korpuse në strukturë me divizione. Në mbrëmjen e asaj dite në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes, u thirr grupi i punës për të kryer studimin e riorganizimit të ushtrisë me sistem divizioni.

Detyra ishte shumë e rëndësishme dhe voluminoze, por që kishte një kusht shumë specifik, se do të punohej vetëm dhe në bashkëpunim vetëm me anëtarët e grupit të punës dhe nuk kishe të drejtë të konsultoheshe as me personelin e drejtorisë dhe as me komandantin. Kjo kushtëzoi që edhe puna të bëhej kryesisht natën dhe në zyra të mbyllura, gjë e cila për mua që isha i vetmi drejtor që punoja për pjesën e dokumenteve të sektorëve ekonomiko-financiar, armatim-municionin dhe teknikën luftarake etj, mu desh që për 2 – 3 muaj të konceptoja e hidhja në letër në blloqe “Tepër sekrete” rreth 500 – 600 faqe, duke mos komunikuar me njeri në mënyrë të drejtpërdrejtë për detyrën e vënë. E gjithë kjo punën e mirëfilltë studimore-shkencore, pasi jo vetëm u shkrua, u diskutua dhe u miratua nga hallkat përkatëse të shtetit, por edhe u zbatua, pasi e tërë Ushtria Shqiptare kaloi në strukturën me divizione dhe komanda sipas detyrave luftarake morën drejtimin e njësive dhe reparteve vartëse. Ishte një punë cfilitëse me shumë përgjegjësi. Ishte koha kur në ushtri frynin erërat e “puçeve ushtarake” dhe ço gabim kishte kosto.


******
Image result for ALBERT ZHOLIAlbert Z. Zholi (shkrimtar-publicist, lindur me 16 dhjetor 1960). Ka zhvilluar mbi 3 000 intervista me personalitete të artit, shkencës, kulturës, politikës. Ka bashkëpunuar me 16 gazeta brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka redaktuar 110 libra artisitk, publicistik, tregime dhe me poezi, Autor i 20 librave,.
Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit:
-1990-Bashkpuntor i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni” -1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Drita” -1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit) -1994- bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”, “Egnatia” (Greqi) -1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi) -1999-2001 bashkpuntor i gazetës “Shekulli” -2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur) -2002-Drejtor i Institutit Kerkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF) -2002 – vazhdim opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, . -2001 –vazhdim, bashkpuntor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shqiptar”. -2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH -2005- 08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve. -2006-2007 ideues dhe bashkdrejtues në TVSH në emisionin “Emigracioni dhe Koha” - 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe” - 2008-vazhdim… Redaktor kulture, gazeta “Telegraf” -2007-Kryeredaktor i revistës “Intergrim” (6 mujore) -2008-Kryeredaktor i gazetës Iliria News –Greqi (javore) -2008-Kryeredaktor i gazetës “Labëria” -2012-Kryeredaktor i revistës mujore “Bota Femërore” -2014- vazhdim. Gazetar Revista “Mbrojtja” dhe gazeta “Ushtria”
Botime: -Ikja e madhe –publicistikë -Vite emigracioni-tregime -Endrrat e mërgimit-publicistikë -Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë -Vajza misterioze-tregime -Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar -Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit - (publicistikë) -Hiret e një bjondine-tregime -I fundit i komunizmit utopik-publicistikë -Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë -Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi) -Sekretet e ish gazetarëve të RTSH -Kush e vrau dashurinë-roman -Sekretet e ish gazetarëve të RTSH-vëll II -Kiço Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve-monografi -Mesazhe dashurie (publicitiko-letrar) -Një ditë për dashurinë (publicistiko-letrar) -Puthje dashurie (publicistiko-letrar) -Hase Manaj, në udhët e jetës (Monografi) -Kujtim Gjonaj dhe magjia e filmit (Monografi)

Kanë thënë për Albert Zholin:

-Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.

'''Xhevahir Spahiu'''

Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.

'''Dritëro Agolli'''
Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.

'''Helena Kadare'''

Krijimtaria juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë. Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër.

'''Naum Prifti'''

Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!
I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s'më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit - parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Nëpër prozën tënde lëvizin dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!...Megjithatë nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit!. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e. Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë... Përgëzimet më të mira!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...