Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/09/25

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell thërret ”Mos i votoni kandidatët me lidhje kriminale”

O’Connell thërret ”Mos i votoni kandidatët me lidhje kriminale”

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shprehur keqardhje për mospërjashtimin e kandidatëve me dënime penale nga lista zgjedhore.

Përmes një statusi në Facebook, O’Connell thotë se tani mbetet që votuesit të kenë fjalën e tyre, duke iu bërë thirrje të mos i votojnë kandidatët me lidhje kriminale.

“Një keqardhje që kandidatët me dënime penale nuk mund të përjashtoheshin. Tani mbetet tek votuesit që të kenë fjalën e tyre. Si mik i Kosovës, shpresoj që votuesit të zgjedhin të refuzojnë kandidatët me lidhje kriminale”, ka shkruar ai.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...