Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/09/25

Qeveria i përgjigjet me komunikatë dokumentarit serb kundër anëtarësimit në UNESCO

Image result for manastiri i decanit

Dokumentarit propagandues kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, në të cilin vendi madje krahasohet me të ashtuquajturin “Shtet islamik”, Qeveria i është përgjigjur me një komunikatë për media.

Përderisa dokumentari “Kosova - moment në civilizim”, i autorit Boris Malagurski, ishte dhënë të premten në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris, Qeveria e Kosovës ka reaguar tek të dielën. Dokumentarin për të cilin gazeta kishte raportuar qysh javën e kaluar, Qeveria e Kosovës e quan dokumentar të Qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, dhe e vlerëson të ulët, racist dhe të paprecedent.

Image result for manastiri i decanit
Sipas Zyrës për informim të Qeverisë, shfaqja e dokumentarit përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s, me përmbajtje fyese për Kosovën, në kuadër të fushatës kundërshtuese ndaj anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, është përpjekje në vazhdimësi për ta denigruar shtetin e Kosovës.

Të premten e javës që shkoi kur dokumentari u dha premierë, i pranishëm në Paris ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, njëherësh kryetar i Listës Serbe, parti kjo që është pjesë e Qeverisë me tre ministra...

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...