Prof.Dr. sci.Ilir Muharremi
Edhe një shtatore qesharake dhe fyese ndaj komandantit legjendar Adem Jasharit e ngritur më
2012 në fshatin Radushë të Shkupit, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
Shtatorja ka madhësi prej dy metra e pesëdhjetë centimetra, ndërsa në vete mban mbi 280-300
kilogram rrjetë çeliku si dhe ka cement-krom dhe disa aditive të tjera. Në atë kohë disa folën
fjalë miradije për anën estetike të shtatores, disa të tjerë qenë më realist sepse realizmin artistik e
quajtën: “Marre dhe marrëzi, përmendore qesharake.” A qëndron kjo? Natyrisht, ngjanë me
tendencën e skulpturave realosocialiste. Në anën tjetër figura e Ademit duket si xhuxhë, apo
babadimër, ose një meksikanë i vogël, apo trup valltari tejet vital. Asnjërën nga këto nuk i
posedonte heroi Adem Jashari. Për mua kjo është një fyerje e rëndë ndaj figurës së tij. Skulptori
merr guxim të tallet me figurën e Ademit, dhe Ademi po qe i gjallë, ta shihje veten në këtë art,
do qeshej mesiguri ose të ndjehej i turpëruar.
E dyta, shtatorja u ngritë në fshat në një hapësirë tejet të ulët, mirëpo figura siç ishte Ademi
meriton hapësira urbane, por kjo është ajo më e pakta krahas anës estetike realizuese shëmtuese
të shtatores. A ngjanë shtatorja me heroin Jashari? Pothuajse fare. Edhe këtu përmasat devijojnë
trupore derisa skulptori i saj Selam Mustafi kishte tendencë të krijonte një realizëm minimal
sepse çdo gjymtyrë trupore është shumë e vogël, ose ca të tjera janë më të mëdha. Është
degradim total i figurës së Adem Jasharit. I mungon jeleku antiplumb të cilin heroi gjithmonë në
beteja e përdorte, dylbitë janë të fëmijëve, duken si lodër në shtatore, pastaj plumbat janë të
mbështjellur rreth dorës, a në realitet Ademi i ka mbajtur rreth qafës, pistoleta është shumë e
madhe, dhe kjo përdorej në filma vizatimor, tranformers. Pastaj i mungon edhe pjesa mjekrës që
e kishte shumë të theksuar. Mustaqet janë kjo s’mund të mohohet. Koka është shumë e madhe në
raport me trupin, duart janë tejet të shkurtra dhe masa e trupit është e vogël.
Nëse vështrohet nga poshtë pak do vërejmë karakterin e tij, sepse duhet të rritet figura nga
distanca e tokës, ajo humbet në perspektivë, e në këtë rast Ademi qëndron sipër mbi tank. Nëse
flasim për karakterin e tij duhet të paraqesim anën luftarake, qe vizionar i luftës, por edhe
familjarë i mirë, dhe i dashur për të gjithë. E tërë skulptura është një shëmti disproporcionale,
aspak estetike.
Çfarë kishte thënë në media skulptori Mustafi për artin e tij? Ai kishte menduar se njerëzit kanë
prapavijë dhe qëllime jo të mira. Të gjithë mund të kenë, vetëm shqiptarët jo. Kjo nuk mjafton
me arsyetua një skulpturë të dobët. Ai madje kërkonte se ku ka gabuar? Shumë e lehtë, syri më i
thjeshtë e vëren. Madje, shumë fëmijë e identifikonin si babadimër ose si ndonjë xhuxhë i
borëbardhës. Fyerje e rëndë kjo.
Skulptori po të kishte ndërgjegje do punonte shumë më shumë për një figurë siç qe Ademi. Unë
si qytetar jam jashtë mase i fyer me një shtatore të tillë. “Këto që u thanë janë ngatërresa politike
kurse unë kam tentuar të bëj një Adem Jashari në Maqedoni, të gjallë, të lëvizshëm, jo-statik,
promotor i lëvizjes çlirimtare shqiptare. Për mua si artist është shumë me rëndësi simbolika”,
ishte shprehur skulptori. Shtatorja as nuk është në lëvizje e as statike, është qesharake. Kurse
pjesa simbolike nuk e dijë se ku vërehet në këtë shtatore, ndoshta vetëm në emër dhe mbiemër,
kurse pjesën artistike fare. Ky është pseudomonument zotëri skulptor, dhe shqiptarët e
Maqedonisë duhet të ngrihen kundër një përqeshje ekstreme banale që i bëhet heroit. Qytetari
këtu duhet të ulërijë sikurse në pikturën e Munkut, zëri i tij ta shkul këtë objekt tallje, apo
mjerim të vuajtur.
Ademi nuk e ka merituar një gjë të tillë zotëri skulptor. Ky në shtatore s’mund të jetë as Charlie
Chaplin askush zotëri. Adem Jashari ishte shtatmadh, i plotë. Suzana Varvarica Kuka, pedagoge
e historisë artit në Tiranë shtatoren e ka quajtur në një tekst “Monument bastard”. Dhe, vërtetë
është i tillë nga ana estetike. “Ju lutem në emër të artit dhe të asaj që dinë të bëjnë artistët
profesionistë shqiptarë hiqeni atë katrahurë mjetesh luftarake”, shkruan Kuka. Nëse respektohet
thellë Jashari, duhet të hiqet kjo karikaturë, të punohet një tjetër, ashtu si vërtetë e identifikon
figurën e tij madhështore. “Ju, që e inaguruat dhe ai njeri anonim e mjeran që e ka kryer atë
zallamahi figurative, do të jeni gjithmonë të gjykuar nga një pjesë e denjë e shoqërisë shqiptare.”
Shprehet ajo. Edhe janë të gjykuar, gjykimet nuk do ndalen derisa të hiqet ky marifet.
Në shqiptarët e Kosovës edhe sot krijojmë art të lirë. Përse qëndrimi i Adem Jasharit t’i kthehet
skulpturave socialreliste të Shqipërisë? Nejse, është vetëm në këtë rrugë e jo tamam ashtu siç e
theksova. P.sh. dora e skulpturës në këtë rast nuk kanoset, simbolikën e dorës e ka lënë ta gjejnë
vetë njerëzit. Këtë skulptori e lidh me 2001-shin, kur ushtarët e UCK-së marrin tanket e forcave
të armatosura maqedonase. Kjo simbolikë i bartet shtatores që mbanë armatim të lehtë, e që bëri
punë të madhe. Pastaj, pjesa e këmbës së ngritur lartë, tentohet t’i jepet gjallëri shtatores, të jetë
në lëvizje mbi tank i cili është material tjetër krahas me skulpturën, e imazhi këtu na del si kiç
tipik. Nuk ka ndërlidhje fare kjo.
Mjekra i mungon, kjo ndonëse e qëllimshme nga skulptori sepse kur ishte në Kukës të
Shqipërisë, kishte vetëm mustaqe. Këtë fizionomi e trajtoj skulptori, por ai mbahet mend me
mjekër, dhe nuk e dijë pse e ktheu në kohë Adem Jasharin. Kurse pjesa proporcionale e tankut
me shtatoren, nëse shikohet nga poshtë në relief të drejt duket si lojë fëmijësh krahas me figurën.
Pse figura ka dal e shëmtuar? Mund jetë edhe materiali i cili nuk modifikohet dy herë, duhet
njohuri për konstruksionimin e fizionomisë. Skulptura është realizuar për 4 muaj.
Nuk e dijë përse figurat e heronjve bien në duar të skulptorëve amator të cilët marrin guxim me
fare përgjegjësi edhe të arsyetohen në media kinse duhet kuptuar konceptin e jo pamjen, a
skulptura identifikohet me plastikën e saj. Këta njerëz janë kundër artit shqiptar dhe disi gëzohen
me këtë tallje të mjerë. Publiku krenohet me figurën, por duhet të reagojë kundër realizimit të
dobët. Kjo nuk po ndodh në Maqedoni. Vërtetë nuk e dijë si mund të kënaqet një artist me një
shtatore aq të shpërfytyruar, aq turp të dhimbshëm. Unë këtë nuk mund ta quaj vepër arti e as
skulpturë, vetëm një shëmti e qëllimshme, ose e pavetëdijshme, por nuk mjaftohet me kaq, sepse
ajo tashmë ka zënë hapësirën.
Skulptorët amator përjashtuar disa autodidakt të cilët i bastardojnë heronj përmes shtatorëve të
dobëta, nëse ju ofrohet ndonjë punë e madhe si kjo, duhet të heqin dorë, sepse komisionet si
duket janë edhe më të papërgjegjshme për këtë. Unë ndjehem tepër i fyer, dhe nga revolta reagoj
sepse nuk është kushdo Gjergj Kastrioti, Adem Jashari, Ismet Jashari, janë figura që meritojnë
shtatore realiste me përmasa natyraliste.
Edhe politika shqiptare e Maqedonisë, por edhe ajo e Kosovës, në tërësi e trojeve shqiptare duhet
të ndjehet e fyer, por edhe e zemëruar ndaj këtyre shëmtive artistike.
Ju lutem rrënojini shtatoret e dobëta sa më parë, krijoni shtatore të merituara, sepse jemi komb që
meritojmë artë të mirëfilltë.