2017-09-24

Angela Merkel : Partia Demokristiane ka shpresuar për rezultate më të mira, por ka përmbushur synimet e saja strategjike

Image



 Partia Demokristiane ka shpresuar për rezultate më të mira, por ka përmbushur synimet e saja strategjike, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.

Përveç kësaj, ajo premtoi se do të dëgjojë të gjitha shqetësimet e votuesve të partisë ekstreme djathtiste AfD në Gjermani.


Sipas vlerësimeve të para, demokristianët e Merkel fituan mbi 32.5 për qind të votave në zgjedhjet e sotme. E dyta renditen SDP me mbi 20 për qind, derisa e treta është Alternativa për Gjermaninë AfD me mbi 13 për qind.

“Kemi shpresuar për rezultate më të mira, por nuk duhet të harrojmë se kemi përmbushur synimet tona strategjike – jemi partia më e fuqishme, kemi mandatin që të formojnë qeverinë e re dhe këtë edhe do ta bëjmë”, deklaroi Merkel.

Asgjë e re nga Gjermania. Angela Merkel mbetet kancelare. Në të kundërt mbetet e hapur çështja e koalicionit. Kësaj here me FDP dhe Të Gjelbrit? Sidoqoftë atë e presin detyra të mëdha.

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare është një konfirmim për kancelaren. Me 33,2 përqind unioni konservator CDU humbet rreth 5 përqind krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, megjithatë në Bundestagun e ri këtej e tutje do të jenë të përfaqësuara gjashtë në vend të pesë partive si deri më sot. Konkurrenca politike është bërë më e fortë, sepse partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 13,2% hyn si forca e tretë në parlament. Socialdemokratët kanë marrë deri tani 20,8%, Liberal Demokratët, FDP 10,1%, partia E Majta 8.9%, Të Gjelbrit 9,3% dhe të tjerat 4,5%, nuk arrijnë të përfaqësohen në parlament. Pragu i përfaqësimit parlamentar në Gjermani është 5%. Këto rezultate janë një sfidë e re për Angela Merkelin.

Një koalicion i mundshëm premierë

Një tërmet politik në këto zgjedhje u shmang. Vota aktualisht për AfD pritej, humbja e mëtejshme e socialdemokratëve pritej gjithashtu. Me rikthimin e liberalëve në parlament për Angela Merkelin ka dy mundësi koalicionesh: një vazhdim i koalicionit me bazë të gjerë me socialdemokratët nuk ka gjasa. Partisë socialdemokrate nuk i përshtat roli i më të voglit, ndaj ajo nund të preferojë të rigjenerohet duke dalë në opozitë. Kësisoj mbetet si një variant serioz i formimit të qeverisë një koalicion prej tre partish mes unionit CDU/CSU, Liberalëve (FDP) dhe Aleancës së ekologjistëve, Të Gjelbrit. Ky është një terren i ri politik, ndaj bisedimet e koaliconit mund të zgjasin shumë.

Por ajo që mbetet është pohimi, se nuk do të jetë eksperimente. Gjermania mbetet pas këtyre zgjedhjeve ajo që është, një zonë e qetë politike, shoqërore dhe ekonomike. Tension ka diku tjetër; në Turqinë e Erdoganit, në SHBA-në e Trumpit, në Rusinë e Putinit dhe në Britaninë e Madhë të dalë nga BE-ja. Frika nga terrori dhe populizmi kanë efekt. Megjithatë në Gjermani vazhdon të mbizotëroje qetësia. Zgjedhjet parlamentare janë efektin pothuajse të një testi psikologjik të shëndetit.

Mandati i katërt i Merkelit

E tashmë përsëri katër vjet Merkel - nëse ajo do të rezistojë. Sidoqoftë protestantja e kontrolluar konsiderohet si njeri i përgjegjshëm, atë që ajo enis e çon deri në fund. Por si e bën këtë?

Si gruaja e parë në këtë post dhe si një kancelare për një kohë të gjatë ajo është tani një rast për të hyrë në librat e historisë. Por sidoqoftë që të lerë diçka që mbetet pas, asaj i mungon ende një coup i madh politik. Adenaueri integroi republikën e vjetër në Perëndim, Brandti krijoi me politikën e tij për Lindjen një afrim në kohën e Luftës së Ftohtë, Kohl prganizoi ribashkimin, Schröder e reformoi shtetin social. Çfarë i mbetet Merkelit?

Për të gjithë befasuese ishte hapja prej saj e kufijve në vitin 2015 për më shumë se një milion refugjatë. Mes përzierjes së ndjenjave humanizëm dhe indinjatë, ajo iu përmbajt kursit të saj. Ajo iu kundërvu pranimit të një kursi për përcaktimin e kuotës maksimale të pranimit të refugjatëve dhe për këtë iu referua kushtetutës pikë më pikë, që nuk parashikon limit për ligjin e azilit. Tani asaj i duhet të organizojë sfidën. Të integrojë ata që janë pranuar në Gjermani dhe të dëbojë nga Gjermania refugjatët "e gabuar". Një projekt politikë që kërkon një kohë të gjatë.

Më e mira në fund?

Një kantier tjetër është edhe BE-ja. Brenda familjes europiane ka disbalancë. Fëmija historik i njerkës, Britania e Madhe tani do ta rigjejë veten e vetme në botën e globalizuar, dalja e saj duhet të rregullohet. Vetëm kjo është një detyrë gjigante për Merkelin. Por edhe vendet jugore të BE-së po ndërgjegjësohen dhe nuk duan ta pranojnë më gjatë diktatin gjerman të kursimeve. Merkel konsiderohet si mbrojtëse e idesë europiane, por vendet në borxhe ndihen nën presion nga Gjermania e fortë. Ajo do, që ta mbajë të bashkuar BE-në. Nëse nuk ia del kësaj do të ngrihet sërish zëri për shtetin nacional.

Por edhe tendenca për etjen e Gjermanisë për të qenë një fuqi e madhe rëndon mbi supet e Merkelit. Jo vetëm Trumpi do ta bëjë sërish të fortë Amerikën e tij, edhe Putini e Erdogani synojnë një politikë të dorës së fortë. Ka kohë që ajo konsiderohet si "Anti-Trump". Ajo mund t'u bëjë ballë provokimeve pa lëshuar pe. Gjithmonë e kursyer në gjeste, mimikë dhe në përzgjedhjen e fjalëve. Atë nuk e nënvleftësojnë më. Dikur ka qenë ndryshe.

Me pragmatizmin e saj ajo është pa diskutim e suksesshme. Ajo neutralizon opozitën. Vetëm se ndonjëherë CDU-ja nuk e di më se çfarë ka mbetur konservatore tek ajo. Sidoqoftë për partinë, që gjithmonë ka synuar pushtetin në radhë të parë, pyetja për humbjen e profilit të unionit është vetëm me karakter akademik.

Detyra e saj tani është të jetë: "Anti-Trump"

Triumfi i saj i ri në zgjedhje bazohet në radhë të parë tek besimi. Kështu ishte edhe në zgjedhjet e vitit 2013. Mjaftoi një fjali për të bërë reklamë për veten: "Ju më njhni mua", tha ajo atëherë. Po kaq presidial është edhe stili i saj politik. Atë e respektojnë anë e mbanë. Madje edhe të rinjtë e vlerësojnë shumë atë. Pikërisht në radhët e 25 vjeçarëve as që mund të kujtohet ndonjeri për kohën pa Merkelin në kancelari.

Megjithatë në artin e saj të oratorisë deri më sot ajo nuk ia ka dalë të jetë më mirë se mesatarja. Me duart e saj përpara torsit ajo ka krijuar një ikonografi klasike moderne. Është minimalizmi më radikal në politikë dhe ky është tipari dallues i saj. Ruajtja e qetësisë. Një as çuditërisht i rrallë, me të cilin ajo tani duhet të luftojë që t'ia dalë ose të largohet si kancelarja e plotësuar ose e paplotësuar nga skena politike.

New York Times e ka vlerësuar atë si "mbrojtësja e fundit e Europës". Kaq shumë lavdërim e mirënjohje këtej e tutje do të kthehen në detyrim. Ajo për një kohë të gjatë e pati lënë të hapur, nëse do të rikandidonte ose jo për herë të lartërt. Zgjedhja e Donald Trumpit më 9 nëntor 2016 ishte këmbana, thuhet nga radhët e saj. Përderisa ajo, sipas fjalëve të veta, asnjëherë nuk ka dashur ta mbyllë karrierën si "një gërmadhë gjysmë e vdekur", ajo ka besim ta përballojë edhe një mandat të katërt si nga shëndeti edhe politikisht. Votën e zgjedhësve ajo tashmë e ka. Tani i duhet të ofrojë rezultate.


Zgjedhjet në Gjermani, triumfon kancelarja Merkel

Angela Merkel është në rrugën e mandatit të katërt si kancelare, por ajo ka nevojë për partner koalicioni. Rezultatet e para tregojnë se CDU nuk e mori rezultatin e pritur. Edhe socialdemokratët pësojnë rënie.

Sipas informacioneve të Infratest-Dimap, rezultatet e para të partive politike kryesore gjermane në votimet për zgjedhjet parlamentare 2017, tregojnë se CDU nuk e arriti rezultatin që priste. 26,6% e votave cilësohet rezultati i parë i partisë konservatore, bashkë me partinë CSU, 6%, unioni CDU/CSU arrin 32,6%%. Në sondazhet parazgjedhore unioni kryesonte me 37%, ndërkohë që krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, ky rezultat është një goditje për CDU-në e kancelares Merkel.

Ndërkohë që duket se partia socialdemokrate arrin rezultatet që i parathonin edhe sondazhet, rezultate jo optimiste për këtë parti. Partia Socialdemokrate kap vetëm 20,5%, pra një rënie 5% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013. Ndërkohë që me 13% të votave, partia e tretë në Bundestag do të jetë partia djathtiste, Alternativa për Gjermaninë, e konsideruar si parti e protestës që shfrytëzon frikën e gjermanëve nga refugjatët dhe globalizmi. Nënkryetarja e kësaj partie, Manuela Schwesig u shpreh për ZDF, se SPD-ja do të kalojë në opozitë.


Parti që mund të quhet fituese e këtyre zgjedhjeve është partia liberale, FDP, një parti që nuk ishte prezente në Bundestagun e kaluar, sepse nuk e kapi kuotën e 5%, pro që hyn sërish me një rezultat optimist, 10,5%.

E Majta kap vetëm 8,9% të votave ndërkohë që të Gjelbrit arrijnë një përmirësim të lehtë me 9,4%, krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, 8,5%.

Interesante mbetet çështja e koalicioneve në Gjermani. Në një kohë që në bazën socialdemokrate është rritur mospëlqimi për një koalicion me bazë të gjerë, një mundësi tjetër e diskutuar është koalicioni i Unionit me Të Gjelbrit dhe Liberalët.


Merkel për një mandat të katërt, e djathta në vështirësi synon avancim

Gjermanët u mobilizuan sot për zgjedhjet legjislative, që përveç të papriturave pritet t’i japin Angela Merkel një mandat të katërt, por gjithashtu të shënojnë dhe një avancim me pasoja të paparashikueshme për të djathtën nacionaliste.

Drejtuesja konservatore votoi pak para orës lokale 15:00 (13:00 GMT) e shoqëruar nga bashkëshorti i saj JoachimSauer, pasi bëri në këmbë rrugën nga apartamenti i saj në qendër të Berlinit.

Rreth 61,5 milionë zgjedhës të shpërndarë në 299 zona elektorale do të votojnë deri në orën lokale 18:00 (16:00 GMT) për të zgjedhur deputetët e tyre, sipas një sistemi votimi që bashkon parimet mazhoritare dhe proporcionale.

Pjesëmarrja në orën 14:00, i vetmi vlerësim kombëtar gjatë ditës, ishte 41,1 për qind, pothuajse i qëndrueshëm në raport me 41,4 për qind në 2013.

Në vitin 2013, 71,5 për qind e zgjedhësve morën pjesë në votime.

Që prej përfundimitt të votimit, sondazhet do të japin një tregues të qartë për fituesit e Bundestagut të ardhshëm.

Kreu i socialdemokratëve të SPD, ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz votoi në mëngjes. Por është parë që ai është lënë pas nga kampi konservator CDU-CSU i Angela Merkel me 34-36 për qind kundër 21-22 për qind për SPD-në.


Voton edhe Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka hedhur votën e saj në zgjedhjet parlamentare ku është favorite për të fituar mandatin e saj të radhës, njofton Klan Kosova.

Liderja e Unionit Kristian Demokratik, ka votuar në një vendvotim në Berlin.

Ajo garën më të fortë pritet ta ketë me liderin e Social Demokratëve, Martin Schulz.

Në këto zgjedhje në Gjermani të drejtë vote kanë 61 milionë persona.

Gjermani: Dalja e votuesve, më e mirë se në zgjedhjet e mëparshme

Dalja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, sipas vlerësimeve të para, është më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2013, transmetojnë mediat gjermane.

Deri në mesditë, dalja e votuesve në Munih ishte rreth 57 për qind, në Hamburg 37 për qind, ose dy për qind më shumë se në vitin 2013, në Nurnberg kanë votuar 29.6 për qind, derisa në zgjedhjet e kaluara kishin votuar 26.4 për qind.

Të dhënat e para të përgjithshme të votimit priten të publikohen para orës 16:00.

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet nacionale në Gjermani në një vendvotim në Berli.

Sipas komisionit zgjedhor mbi 61 milionë veta kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Pretendentët kryesorë për të fituar janë CDU-ja e Angela Merkel dhe PSD e Martin Schulz.

Voton Schulz

Kreu i Partisë Social Demokrate Martin Schulz, është parë bashkë me gruan e tij Inge, në Wuerselen të Gjermanisë ku ka hedhur votën e tij me rastin e zgjedhjeve për përbërjen e parlamentit të ri.

Sipas komisionerit të zgjedhjeve më shumë se 61 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për një parlament të ri federal, Bundestag, në Gjermani.


***

Luftë deri në minutën e fundit: Deri të shtunën në mbrëmje, partitë dhe kandidatët e tyre luftuan për programet e tyre në Gjermani. Kancelarja Angela Merkel dhe kryetarja e CDU-së në zonën e saj zgjedhore pranë Detit Balltik, rivali i saj socialdemokrat, Martin Schulz në vendlindjen e tij në Würselen, Aachen. Edhe liberalët, (FDP), të Majtët dhe të Gjelbrit si edhe partia e djathtë „Alternativa për Gjermaninë", AfD qarkulluan në të gjithë republikën federale për të fituar vota sidomos tek të pavendosurit.

Steinmeier bën thirrje për të votuar

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier iu drejtua me një apel qytetarëve të shkojnë të votojnë. „E drejta e votës është e drejtë qytetare", shkroi Steinmeier në gazetën gjermane „Bild am Sonntag". Kush nuk shkon të votojë, lejon „që të tjerët të vendosin për fatin e vendit tonë", tha Steinmeier.

61 milionë gjermane janë thirrur të votojnë për Bundestagun e 19-të. 400.000 qytetarë më pak se në zgjedhjet e shkuara 2013.

Mesatarisht votuesi gjerman është 52 vjeç e me këtë moshë më i madh se kurrë më parë. Një e treta e votuesve madje është më e moshuar se 60 vjeç.

Fletëvotimet më të gjata

42 parti dalin kësaj here në votimet gjermane, në vitin 2013 ishin 34. Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 08:00 në 299 zona zgjedhore dhe mbyllen në orën 18:00. Rreth 650.000 vullnetarë zgjedhorë kujdesen që të mos ketë probleme gjatë votimit. Vota është e fshehtë, e çdo qytetar shkon i vetëm në kabinën e votimit. Kësaj here në ligjin zgjedhor është shtuar ndalimi i fotografimit në kabinë, pra asnjë selfie. Kush e publikon një foto të tillë penalizohet.

Gara për vendin e tretë

Shumica e politikanëve e presin rezultatin në Berlin. Sondazhet japin gjithmonë një orientim për rezultatin zgjedhor, por surprizat nuk përjashtohen. Shumë votues e marrin vendimin në kabinën e votimit për partinë apo kandidatin që duan. Interesante kësaj here është se cila parti do të renditet e treta. Të Gjelbrit, Liberalët, Të Majtët por edhe partia populiste, AfD shpresojnë që të dalin të tretët në këto votime. Por pavarësisht nga rezultati i AfD-së, Mbrojtja Kushtetuese në Gjermani do të ndjekë me vëmendje këtë parti. Ministri i Brendshëm gjerman,Thomas de Maizière u shpreh, se në të tërësinë e saj kjo parti nuk është ekstremiste, por Mbrojtja Kushtetuese kontrollon, „nëse ekstremistët e djathtë e marrin në dorë këtë parti."

2017-09-22

Gjuhë komuniste




ABAS ERMENJI


Në një fjalim që mbajti Enver Hoxha në Shkodër pakë muaj më parë, thosh se njerëzit e Ballit Kombëtar ishin duke u marrë vesh me Titon, në dëm të interesavet të Kosovës, për të vepëruar në Shqipëri.

E ç'nuk ndëgjuaka njeriu në këtë botë! Enver Hoxha që lindi prej Titos si Eva nga brinjë e Adamit, që u-emërua kumandar i t'ashtu-quajturës ushtëri nacional-çlirimtare të Shqipërisë nga Dushan Mugosha, ai që gjer dje i quante 'megallomani reaksionare' të drejtat t'ona mbi Kosovën, ai që, i shtytur prej jugosllavit Svetozar Vukmanoviç-Tempo, prishi Lidhjen e Mukajt pikërisht pse Balli Kombëtar kish vënë si bazë të programit Shqipërinë Ethnike, ai që dërgoi fuqi në Kosovë për të shuar kryengritjen e shtytur nga Balli Kombëtar dhe për t'i a dorëzuar Titos të nënështruar, po ai na dalka sot me një moral patriotik t'u tregojë Ballistëvet detyrat kundrejt Kosovës !

Në një botim të Ministrisë së Jashtëme Jugosllave, punuar nga Vladimir Dedijer dhe nxjerrë si një farë 'Libër i Bardhë' pas prishjes së marrëdhënievet me Shqipërinë, përkthyer tani vonë n'italisht ndënë titullin 'Il Sangue Tradito' mund të kuptojë njeriu mjaft gjëra rreth komunistëvet dhe Ballit Kombëtar.

1. Partija Komuniste Shqiptare është krijesë e Jugosllavëvet

Partia Komuniste Shqiptare është fund e krye një krijesë e Jugosllavëvet dhe, pa ndërhyrjen e ngultë të këtyre, as që do të kish parti komuniste në vendin t'onë. Përpara se të vinin Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha për t'organizuar dhe udhëhequr komunizmin në Shqipëri, aty s'kish veç disa grupe të vegjël e të parëndësi që s'ishin aspak të lidhur me masat, "që ishin larg nga veprimtarija komuniste e vërtetë, që ishin në kundërshtim me njeri tjetrin, gjë kjo që ka shkaktuar luftë t'ashpër e të paprerë midis tyre. Ndër 'ta sundonte shpirti i ngushtë i sektarizmës, oportunizmës dhe i lokalizmës". (Sang. Trad. f. 3, nxjerrë nga rezoluta e Konferencës së parë të përgj. të P.K.SH., mbajtur në Labinot, në prill 1943).

Situata që mbretëronte midis grupevet komuniste në Shqipëri më 1941, u-karakterizua kështu nga Miladin Popoviç :

- "Kemi gjetur një kaos të vërtetë. Ndodheshin grupe dhe grupthe (gjithësejt tetë, ndër të cilët dy Trotskistë). Seicili prej tyre tërhiqte nga anë e tij. Shpeshëhere bënin edhe 'bashkime', 'marrëveshje' për të paditur tek ne njeri tjetrin. Bënin nga këto 'marrëveshje' deri me Fundon. Mund të kish çdo gjë tek këto grupe, por asgjë komuniste..." (Sang. Trad. f. 8, nga relacioni i Miladin Popoviç, Komitetit Qendror të partisë komuniste jugosllave, 21 Maj 1942).

"Bisedimet me këto grupe vazhduan prej dhjetë gjer më njëzet ditë. Kalonim nga një pjekje ilegale në tjetrën. Me grupin e Korçës i rrahëm çështjet në shtëpinë e Enver Hoxhës e të Koço Tashkos. Ky grup nuk donte t'i njihte gabimet e tij; kërkonte të shpallej si parti e pastaj gjithë grupet e tjerë të mblidheshin rreth tij, por arritëm t'a bindim me argumenta të forta që të pranojë krijimin e partisë. Në grupin 'Korça', ndihma m'e fortë na erdhi nga punëtorët Koçi Xoxe dhe Pandi Kristo..." (Sang. Trad. f. 9, nga shënimet e Dushan Mugoshës mbi aktivitetin e tij në Shqipëri në vitet 1941-1944).

Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, dhe pakë më vonë Blazo Jovanoviç e Svetozar Vukmanoviç-Tempo, qenë shtytësit, krijuesit, udhëheqësit dhe kumandarët e vërtetë të partisë komuniste shqiptate. Ata çdukin mosmarrëveshjet, ata vënë disiplinë, ata bëjnë mbledhjet, ata emërojnë kumandarët, ata organizojnë, ata urdhërojnë. Ata shtyjnë të krijohet ushtërija 'nacional-çlirimtare', dhe, me t'u-formuar brigata e Parë, Dushani shkon si këshilltar pranë Mehmet Shehut, por në të vërtetën është ai që kumandon ; ata e shtyjnë më në fund partinë komuniste shqiptare në luftën vëllavrasëse me Ballin Kombëtar.

Dushani e cakton edhe Enver Hoxhën si kumandar të përgjithshëm t'ushtërisë 'nacional-çlirimtare'.

"Para se të nisej për Jugosllavi, Dushan Mugosha u-ftua në mbledhjen e K.Q. të P.K. Shqiptare, ku ishin prezent disa antarë të komitetit, dhe aty parashtroi mendimin se kumandari i përgjithshëm, Spiro Moisiu, nuk ishte në lartësinë e detyrës, dhe propozoi t'emërohej në vënt të tij Enver Hoxha, deri atëhere komisar i komandës së lartë. K.Q. i P.K. Shqiptare e pranoi këtë propozim të Dushan Mugoshës dhe, në konferencën e Përmetit, nga fundi i Majit 1944, Enver Hoxha u-emërua kumandar i përgjithshëm me gradën kolonel-gjeneral." (Sang. Trad. f. 61).

Dushani emëron edhe Mehmet Shehun si kumandar të divizionit të Parë, me gjithë që Enver Hoxha nuk donte.

"Dushan Mugosha propozonte emërimin e Mehmet Shehut si Kumandar i divizjonit të Parë, kurse Enver Hoxha nuk qe d'akord. Por, pas shpjegimevet të Dushanit, më në fund e pranoi këtë propozim... etj.." (Sang. Trad. f.61).

Që Jugosllavët e kishin në dorë të tërë punën, dëshmohet edhe nga dallkaukllëqet që u bënin kryeterroristët, të cilët mundoheshin kush e kush t'ë fitonte favoret sa më shpejt. Kur Dushan Mugosha do të kthehej në Jugosllavi, kryeterroristët i çfaqnin servilizmat më të ulta, me anë letrash. Ja ç'i shkruan Mehmet Shehu :

- "Nuk kishim parti, por kishim e ishim 'komunistë bazhibuzukë', ishim një 'turli me zarzavate të hidhura', e me udhëzimet e Miladinit e të tuat, me ndihmat t'uaja mundëm të seleksionohemi, të formojmë partinë t'onë komuniste, t'a forcojmë. Na dhat dorën, na mësuat, na ngritët si mëma foshnjen... etj.." Më në fund i thotë :

- "O Salë! (pseudonimi i Dushanit) po për interesat e larta të brigadës tënde, kë do të lësh pranë shtabit të përgjithshëm ? Kujt do t'i a besosh këtë misjon special... ? ! !"

Domethënë se brigata është e Dushanit dhe, passi po ikën, ai di se kujt do t'i a besojë misionin e tij special.

Bedri Spahiu :

- "Ne mësuam nga ti o Salë, atë çka është e nevojshëme dhe e domosdoshme që të mendojmë e të ndjejmë vehten si komunista. Prandaj unë për vehte, e besoj të gjithë ne, na duket sikur kemi diçka nga qenia e jote. Jeta e jonë si komunistë është lidhur me ty... Unë ngushullohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti me sa ka qenë e mundur."

Erë servilizmi mban edhe letra e Enver Hoxhës, e Nexhmije Hoxhës, e Hysni Kapos, e Koçi Xoxes, e Ramazan Çitakut. Pa le i shkreti Omar Nishan që është mbyllur n'odë dhe qan me ngashërime duke "kujtuar poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë". (Sang. Trad. Facsimili. Fotokopjet e të gjitha këtyre letravet.)

Servilizmi kundrejt drejtuesve Jugosllavë arrin kulmin me fjalën e Enver Hoxhës, në Berat, në mbledhjen e plotë të K.Q. të P.K., në Nëntorin e 1944-ës :

- "Shoku Blazo (Blazo Jovanoviç delegati i K.Q. të P.K. jugosllave, pranë K.Q. të P.K. shqiptare) ka dhënë ndihmën më të madhe në pregatitjen e konferencës dhe në përpunimin e relacionit. Blazoja qe për ne si të kish zbritur Zoti nga qielli." (Sang. Trad. f.26, shënimi 28)

2. Kush e bëri qëndresën kombëtare prej Prillit të 1939 -ës gjer në Nëntor të 1941 -së ?

Të vimë tani tek qëndresa kombëtare ose lufta që i u-bë pushtuesit të huaj. Libri në fjalë e vë në dukje qëndresën e popullit Shqiptar në ditët e Prillit të 1939 -ës, vazhdimin e asaj qëndrese gjatë luftës italo-greke, tregon sesi populli Shqiptar nuk ndëgjoi n'asnjë mënyrë të luftojë kundër grekëvet, përkundrazi mbajti anën e tyre, edhe ata pakë bataljone që ndodheshin të mobilizuar u-hodhë nga anë e Grekëvet, u-shpërndanë ose sabotuan luftën. Por nga ana tjetër thotë se grupet komunistë kishin qëndruar si të mpitë gjatë kësaj periudhe, dhe s'kishin bërë asgjë gjer sa formuan partinë, ndënë shtytjen e Miladinit e të Dushanit, në Nëntorin e 1941-së. I vetëmi aktivitet që patën treguar komunistët gjer në këtë datë - thotë libri - qe një trakt që hodhi grupi Shkodrës kur Hitleri sulmoi Bashkimin Sovietik.

"Me sulmin e Hitlerit kundër Bashkimit Sovjetik, kushtet për fillimin e një kryengritjeje me armë të popullit shqiptar kundër pushtuesit u-bënë më të pjekura akoma. U-shkundën nga letargjija gjer disa drejtuesi grupesh (komuniste). Kështu për shembull, grupi i Shkodrës lëshoi një çpallje duke ftuar popullin të ngrihej me armë. Më gjithë këtë për shkak të veprimtarisë politike të mangët dhe në mungesë të ndonjë pregatitjeje organizative, kjo çpallje nuk pat, në të vërtetë, asnjë përfundim praktik." (Sang. Trad. f.44).

Kur bën fjalë për qëndresën e popullit Shqiptar në këtë periudhë të parë të luftës, auktori shton :

- "Krerët komunistë nuk dijtën t'i çfrytëzonin këto kondita objektive për t'i dhënë dallgë luftës nacional-çlirimtare. Pushtuesi shkonte gjithnjë duke e shtuar tmerrin. U-krijuan kampe përqëndrimi më të mëdha akoma, në të cilat ishin hedhur në dimrin e 1940-1941-së qindra Shqiptarë. Ndërkaqë, drejtuesit e grupevet komuniste nuk e pregatitnin popullin në luftë t'armatosur kundër pushtuesit. Ata mbajtën një qëndrim të tillë edhe në rastin e sulmimit të Jugosllavisë nga ana e trupavet fashiste e Hitleriane." (Sang. Trad. f. 43-44)

Auktori harron të thotë, se n'atë kohë, një pjesë e tyre ishin milicë, dhe disa, si Omer Nishani, bënin apollogjinë e fashizmit !

Në konferencën e parë për formimin e partisë komuniste shqiptare, 8 Nëntor 1941, dhe rezolutën e së parës konferencë të përgjithëshme të P.K. shqiptare, mbajtur në Labinot në Prill të 1943-së, ky qëndrim i mpitë i grupevet prej Prillit të 1939-ës gjer në Nëntor të 1941-së, u-qortua rreptësisht.

Në rezolutën e konferencës së Labinotit është thënë tekstualisht :

"Lufta midis grupevet (komuniste) nuk i linte të merrnin një qëndrim siç duhet :
a) në çështjen e pushtimit të Shqipërisë më 7 Prill 1939 ;
b) në të tjera ngjarje të mbrendëshme të rëndësishme të Shqipërisë ;
c) në çështjen e luftës së Dytë imperialiste, si edhe në çështjen e luftës s'Italisë kundër Greqisë dhe Jugosllavisë." (Sang. Trad. f. 4).

Atëhere vjen pyetja, pasi grupet komuniste paskan ndejtur të mënjanuar e të mpitë gjersa u dha shtytjen Miladini me Dushanë, qëndresën e popullit Shqiptar kundër pushtuesit të huaj kush e frymëzoi dhe kush e udhëhoqi prej Prillit të 1939-ës deri më Nëtor të 1941-së ? Ata qindra njerëz që, gjatë kësaj periudhe, u-dergjën burgjevet dhe ishujvet, cilët qenë ? A nuk qenë ata burra që hodhë themelet e Ballit Kombëtar ? Ty s't'a nxë goja një hata të këtillë, Z. Vladimir Dedijer, por po t'a themi ne.

3. Qysh u-prish Lidhja e Mukajt dhe si filloi lufta vëlla-vrasëse.

Libri në fjalë, natyrisht, është plot sharje për Ballin Kombëtar dhe e quan këtë organizatë si një krijesë të reaksionit për të mbytur lëvizjen 'nacjonal-çlirimtare', në bashkëpunim me të huajin. Neve s'na bëjnë më përshtypje këto gjepura, pse kemi më shumë nga gjashtë vjet që po i ndëgjojmë, që n'atë mëngjes kur partija komuniste, e shtytur nga Vukmanoviç Tempo, e grisi marrëveshjen e Mukajt dhe i vuri gramafonit të saj zë-çjerrë një tjetër pllakë kundër Ballit Kombëtar. Por vetëm duamë të vëmë në dukje këtu disa të vërteta që s'mbulohen dot, e që dalin vetvetiu në shesh, si konkluzion logjik, nëpër kritikën e shtrëmbët t'armikut.

"Balli Kombëtar ish munduar të gënjejë masat me parullën se luftonte për një Shqipëri të lirë e të pamvarur, e cila kish për të pasur një rregullim republikan ku fshatari dhe beu të kishin të drejta të njejta, ku zotnia dhe shërbëtori do të kishin po ato të drejta përpara ligjit. Një nga parullat themeltare të Ballit Kombëtar, që e kanë shfrytëzuar për së tepërmi Italianët dhe qeveritë e ndryshme kuislinge, ishin krijimi i një 'Shqipërie të Madhe' në të cilën duhej të përmblidheshin Kosova e Metohija si edhe Çamëria."

"Balli Kombëtar, me këto parulla, kish arrijtur të hyjë në disa shtresa popullore. Krerët e Ballit Kombëtar janë reaksionarë të cilët bëjnë një politikë të dyfishtë, por rreth tyre është mbledhur një numur mjaft i math njerëzish me të vërtetë të nderçim dhe me influencë, të cilët besojnë verbërisht tek kryetarët. Kështu ndodhen në' të njerëz që gjer tani nuk kanë qënë përqafuar nga lëvizja nacjonal-çlirimtare, dhe s'marrin dot një qëndrim të këputur." (Sang. Trad. f. 77, nga relacioni i Miladin Popoviçit, me K.Q. të P. K. Jugosllave, 19 Prill 1943)

Ja ku na dolli tani, nga vetë raporti i Miladin Popoviçit, që Balli Kombëtar s'paska qënë fund e krye korb i zi por pëndët e trupit i paska pasur të bardha dhe vetëm kokën të zezë ! Por sesi mund të shkonin verbërisht gjithë këta njerëz të nderçim pas kryetarëvet trathtarë, këtë i-a lëmë për shpjegim llogjikës së Popoviçit.

Më poshtë :

- "Drejtuesit e Ballistëvet nuk donin të njihnin ekzistencën e të tjera organizatash përveç Ballit Kombëtar, dhe e shikonitn komitetin qëndror të nacjonal-çlirimtares si një organizatë tipikisht komuniste. Me Ballistët qenë zhvilluar në vend bisedime të gjata e të pafrytshëme. Ndër'to i shtyjmë për bashkëpunim, por drejtonjësit pastaj i bindin në të kundërtën. Ky Balli na ka bërë të humbasim shumë kohë dhe punë. Vetem se ky vepërim, në tërësinë e tij, nuk ka mbetur i pafrytshëm. Shumë fshatra kanë qënë çkëputur nga influenca e Ballit, jo nga që kemi zhvilluar një luftë të hapët kundër tij, por me guximin tonë në luftën kundër pushtuesit." (Sang. Trad. f. 77)

"Disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha, u epnin tepër rëndësi bisedimevet për marrëveshje me Ballin Kombëtar, ndërsa linin pas dore aktivitetin që duhej zhvilluar në rradhët e Ballit Kombëtar për të demaskuar kryesinë e sajë reaksionare dhe trathtare." (Sang. Trad. f. 78)

Partia komuniste nuk donte të zbatonte vendimet që kish marrë në konferencën e saj të përgjithëshme të Labinotit, përsa i përkiste krijimit të një ushtrije komuniste ose 'nacional-çlirimtare', pa u-marrë vesh me Ballin Kombëtar pse kish frikë mos zgjuante dyshime në Ballin dhe dështonte marrëveshja. Por Svetozar Vukmanoviç-Tempo dhe Blazo Jovanoviç e shtyjnë me pahir në këtë drejtim.

"Zbatimi i vendimevet të konferencës përsa i përkiste formimit t'ushtërisë nuk po ecte shpejt, nga qëndrimi i mvarur i disa antarëve të K.Q. të P.K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha. Shkaku i këtij qëndrimi të pavendosur duhej kërkuar në përçapjet për marrëveshje me organizatën e Ballit Kombëtar."

"Disa ditë pas konferencës së Parë të përgjithëshme, arriti në katundin Labinot, ku ndodhej një pjesëe e K.Q. të P.K. shqiptare, shoku Svetozar-Vukmanoviç-Tempo. Në bisedimet e tij në Labinot me disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare, shoku Vukmanoviç-Tempo, bashkë me Blazo Jovanoviçin, nënvizoi edhe njëherë detyrat kryesore të partisë në çështjet ushtarake. Ai u-mundua të vërtetojë se ish i domosdoshëm formimi i komandës së lartë t'ushtërisë nacional-çlirimtare të Shqipërisë pa pritur rrjedhën e bisedimeve me Ballin Kombëtar, i cili ish duke organizuar me ngulme ushtërinë e tij dhe i zgjatte me qëllim bisedimet me lëvizjen nacional çlirimtare. Mos me ia hyrë menjëherë formimit të komandës së lartë t'ushtërisë nacional-çlirimtare, donte të thosh t'i shkoje pas qejfit Ballit Kombëtar dhe planevet të tij trathtare. Këtë nuk e kuptuan, pra, disa antarë të K.Q. të P. K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha e Dr. Ymer Dishnica, nga papjekuri e tyre politike dhe pse s'kishin kurrfarë prespektive. Ata besonin se ish m'e dobishme të mbaronin njëherë bisedimet me Ballin Kombëtar, pa pastaj të mendonin për formimin e komandës së lartë e të njësivet sulmonjëse, sepse po t'i a hynin kësaj pune shpejt, Balli Kombëtar mund të tërhiqej nga bisedimet. Po t'a shpejtojmë mëkëmbjen e ushtërisë, thoshin ata, do të ngjallim dyshime tek Balli Kombëtar, gjë kjo që do t'na e bëjë të pamundur marrëveshjen." (Sang. Trad. f. 53, nga bisedimet me Svetozar Vukmanoviç-Tempo)

"Për të njëjtat arsye, disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare ishin kundër krijimit të njësivet të lëvizëshme. Shoku Vukmanoviç-Tempo këshilloi si - të domosdoshëm kalimin prej kompanish fushore (që nuk bëjnë jetë ushtarake) në detashmente partizane, që duhet të bëjnë jetë ushtarake të tamamtë, të jenë vazhdimisht n'ofensivë, lehtësisht të trasferuarshëm. Gjithashtu duheshin formuar me doemos njësira ushtarake më të mëdha...etj.." (Sang. Trad. f.53)

"Nga ky qëndrim i Enver Hoxhës, u-arrit në formimin e kumandës së lartë vetëm katër muaj pas konferencës së Parë të përgjithëshme, dhe në formimin e brigatës së parë vetëm pesë muaj pas konferencës. Njësitë ushtarake të trasferuarshme e sulmonjëse u-krijuan vetëm pas një ndërhyrjes së re të shokut Svetozar Vukmanoviç-Tempo, i cili, nga gjysma e dytë e Korrikut të 1943-së, duke u-kthyer prej Greqie, arriti në katundin Kucakë, afër Korçës, dhe parashtroi rishtas në gji të mbledhjes së K.Q. të P. K. shqiptare pikpamjen e tij :

- Insistova rishtas mbi nevojën kalimit të domosdoshëm prej kompanish territoriale të fushavet në detashmente partizane të transferuarshëm dhe në njësira ushtarake më të mëdha e të rregullta. Mbasi aktiviteti përsa i përket organizimit të fuqisë në tokat e çliruara ish lënë mbasdore krejt, kam nënëvizuar nevojën e fillimit të menjëhershëm të një organizimi t'autoritetit ushtarak të prapavijavet, më parë se të mbaronin përpjekjet për marrëveshje me Ballin Kombëtar." (Sang. Trad. f. 54)

"Svetozar Vukmanoviç-Tempo, pasi u-pranuan definitivisht propozimet e tij nga anë e K.Q. të P.K. shqiptare, u-nis për në Maqedhoni." (Sang. Trad. f. 55)

Auktori mendon se ky qëndrim i antarëvet të K.Q. të P.K. shqiptare në lidhje me Ballin Kombëtar u-vinte nga papjekuri e tyre politike, nga mungesa e një pregatitjeje theorike, dhe nga që s'kishin prespektiva se qysh do të zhvilloheshin ngjarjet pas përzënjes s'okupatorit, as vendosmëninë në luftën kundër reaksionit të mbrëndshëm.

"Për këtë shkak u-arrit në kapitullimin e turpshëm t'antarëve të K.Q. të P.K. shqiptare, të delegatëve të K.Q. të nacional-çlirimtares, përpara drejtonjësve të Ballit Kombëtar në Konferencën e Mukajt më 1 dhe 2 Gusht 1943. Në krye të delegatës të K.Q. të nacional-çlirimtares ndodhej një nga antarët e lëkundshëm të zyrës politike të K.Q. të P.K. shqiptare, Ymer Dishnica, intelektual nga familje bejlerësh, i cili kish jetuar gjatë në Francë, dhe ish ndënë influencën e social-demokracisë, siç ishin shumë intelektualë komunistë shqiptarë që kishin studjuar në Francë. Dërgata e K.Q. të nacional-çlirimtares ra kryekëput në pozicionet reaksionare të drejtonjësve të Ballit Kombëtar, duke pranuar krijimin e një t'ashtuquajturi 'Komitet i Shpëtimit Kombëtar', të cilit i u-dhanë të gjitha kompetencat për të drejtuar lëvizjen e çlirimit kombëtar, ndërsa komiteti qëndror i nacional-çlirimtares nuk zihej ngoje fare dhe s'flitej për të sikur edhe një fjalë. Në rezolutën e nënëshkruar nga dërgata e komitetit qëndror të nacional-çlirimtares me krerët e Ballit kombëtar, nuk shënohet aspakë lufta kundër okupatorit, as bëhet fjalë për lëvizjen nacional-çlirimtare dhe fitoret e saj në të kaluarën. Në vënd të përshëndetjes 'Vdekje Fashizmit - Liri Popullit', u-vu fjala nacionaliste 'Ja Vdekje - Ja Liri'. Ndër detyrat e 'Komitetit të Shpëtimit Kombëtar' figurante edhe krijimi i 'Shqipërisë së Madhe', parrullë me të cilën vepëronin pushtuesit italianë, gjithë qeveritë kuislinge, Balli Kombëtar dhe trathtorët e tjerë."

Nga mbarimi i Korrikut të 1943-së, në vegjiljen e konferecës së Mukajt, shoku Svetozar Vukmanoviç-Tempo kish arritur rishtas pranë selisë së K.Q. të P.K. shqiptare që ndodhej në katundin Kucakë. Në mbledhjen e K.Q. të P.K. shqiptare, me kërkesën dhe institimin e Koçi Xoxes, ai parashtroi pikpamjen e tij në lidhje me qëndrimin e tij kundër Ballit Kombëtar dhe qëndrimin rreth krijimit të brigatavet sulmonjëse, do me thënë njësivet ushtarake në lëvizje, t'ushtërisë nacional-çlirimtare të Shqipërisë. Në lidhje me shpjegimet në gji të kësaj mbledhje të K.Q. të P.K. shqiptare, shoku Vukmanoviç-Tempo thotë :

- "Duk'me qënë që K.Q. i P.K. shqiptare, me Enver Hoxhën në krye, i-jep rëndësi të madhe marrëveshjes me Ballin Kombëtar, kam dashur t'i bind që ish shumë më e dobishme të forcohej lufta e armatosur kundër okupatorit në të gjtha anët e Shqipërisë, të zhvillohej një ativitet politik m'i fortë në qarqet e ulëta dhe në njësitë ushtarake të Ballit Kombëtar, të bëhet i mundur dallimi midis tyre, kështu që të shihej kush ishte për luftë kundër okupatorit, dhe të demaskoheshin përpara masavet elementet trathtare. Të shpartalloheshin në çast, me forcë ushtarake të gjitha ato njësi të Ballit Kombëtar që do të bashkëpunonin me okupatorin. Me një fjalë, duhej luftuar gjallërisht për të bërë ndarje e dallime ndër rradhët e Ballit Kombëtar, për të tërhequr në lëvizjen nacional-çlirimtare elementet patriotë, dhe për të ç'farosur me armë bashkëpunëtorët e ç'faqur t'okupatorit. Disa antarë të K.Q. të P.K. shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha e Dr. Ymer Dishnica, thoshnin që ish e dobishme të pritej gjersa ky dallim të bëhej vetë në rradhët e Ballit Kombëtar. Mbasi u-vu mirë çështja edhe nga ana e Koçi Xoxes dhe e shumicës së komitetit, u-muar më në fund qëndrimi që duhej. Komiteti Qëndror i P.K. shqiptare e dënoi trathtinë e turpshme të Mukajt." (Sang. Trad. f. 79)

Ja se ç'thotë edhe Miladin Popoviçi në raportin që i bën komitetit qëndror të P.K. jugosllave, më 19 Tetor 1943 :

- "Shokët delegatë ranë në Mukaj mbi pozicjonet e nacionalistëvet dhe qenë mbushur me opurtunizmë, duke u-kënaqur vetëm me ndonjë ndryshim fjale ose fraze të programit. Ndodhej atëherë këtej shoku Tempo. E rrahëm çështjen edhe me komitetin qëndror duke e studjuar krejt punën, gjendjen, etj., dhe vendosëm t'a kthejmë manifestën e të mos e njohim mënyrën e organizimit të 'Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë', as fonksonin e tij si autoriteti m'i lartë në luftën e çlirimit kombëtar, të mbledhim menjëherë konferencën dhe të zgjerojmë komitetin qëndror të nacional-çlirimtares." (Sang. Trad. f. 79 e 80)

- "Menjëherë pas konferencës së Mukajt u-thirr në Labinot konferenca e dytë e komitetit qëndror të nacional-çlirimtares, në gji të së cilës u-muar një qëndrim i qartë e i prerë kundër Ballit Kombëtar." (Sang.Trad. f. 80)

Pasi i rreshton të gjitha këto fakte, auktori i mëshon Ballit Kombëtar me gjuhën komuniste, e quan organizatë trathtare, bashkëpunëtore me okupatorin etj..

Le njëherë s'janë jugosllavët ata që gjykojnë se kush është trathtar e kush është patriot në Shqipëri, por, sido qoftë, një njeri që ka pesë pare mend, arsyeton kështu.

Sikur Balli Kombëtar t'ish një organizatë në bashkëpunim me okupatorin, pse do të kërkonin aq fort komunistët të merreshin vesh me' të, aqë sa s'donin të krijonin ushtëri, s'donin të bënin kumandë ushtarake, s'donin të merrnin asnjë inisjativë pa u-bashkuar me Ballin Kombëtar ?

Sikur Balli Kombëtar të kish bashkëpunuar me okupatorin, përse në Mukaj partia komuniste i u-nënshtrua vijës politike të tij, dhe s'kuxonte n'asnjë mënyrë të shqepej nga ajo vijë gjersa Vukmanoviç-Tempo dhe Miladin Popoviçi e shkulën që andej me shqelm ?

Në këtë mes, kujt i mbetet përgjegjësia e luftës vëlla-vrasëse, Ballit Kombëtar që s'i luan marrëveshjes apo partisë komuniste që, e-shtytur nga Vukmanoviç-Tempo, e-theu Lidhjen e Mukajt dhe e sulmoi befas Ballin Kombëtar ?

Ç'kuptim kanë fjalët e Vukmanoviç-Tempos kur thotë se 'duhet luftuar gjallërisht për të bërë ndarje e dallime ndër radhët e Ballit Kombëtar, për të tërhequr elementët patriotë në lëvizjen nacional-çlirimtare dhe për të çfarosur me armë bashkëpunëtorët e okupatorit' ?

Me fjalë të tjera a nuk do të thotë kështu :

- Të shikojmë në rradhët e Ballit Kombëtar cilët janë ata që mund t'i nënshtrohen partisë komuniste, dhe të tjerët t'i quajmë sikur bashkëpunojnë me okupatorin e t'i çfarosim me armë ? Dhe çfarosja filloi menjëherë. Pse Mehmet Shehu bashkë me Dushanin, menjëherë pas prishjes së marrëveshjes së Mukajt, zunë afër Lushnjes 68 ushtarë të Ballit Kombëtar dhe i-therrë të gjithë në një gjak, sikur ishin zoq pule dhe jo bujq Myzeqeje ? Një mizori të tillë se kanë bërë as Hunët e Atilët as Jeniçerët e Otomanëvet, s'di në se e kanë bërë Tartarët e Gengis-Khanit. Dhe pastaj përgjegjësinë e luftës vëlla-vrasëse e paska Balli Kombëtar ! Pse ky, kur pa që antarët e tij po binin ndënë thikën e përgjakur si bagëtia në kasaphanë, s'duhej të kish luftuar, por t'ulte xverkun ndënë satërin e Dushanit dhe t'i thosh : - 'prema kokën në qetësi' !

Një nga përpjekjet më djallëzore të komunistëvet ka qënë që t'a paraqesin Ballin Kombëtar si bashkëpunëtor të Gjermanëvet. Kurse e vërteta është që Balli Kombëtar i priti me luftë Gjermanët, në Barmash, në Qafë të Thanës, në rrethet e Vlorës, dhe pikërisht në këtë kohë partia komuniste e goditi me trathëti befas që mbrapa krahëvet. Atëhere ç'të bënte Balli Kombëtar, nëse ai luftonte me komunistët për të mprojtur vehten, duke goditur edhe Gjermanët nga ana tjetër, atje ku mundte dhe me ato fuqi që kishte.

Kjo ishte gjendja ku e kish hedhur vendin Partia komuniste me shtytjen e Serbëvet.

4. Balli Kombëtar dhe Kosova

Sa për pikëpamjen e Ballit Kombëtar në lidhje me problemin e Kosovës, shih se ç'thotë Libri i Bardhë i Ministrisë së Punëvet të Jashtëme Jugosllave :

- "Një nga parrullat themeltare të Ballit Kombëtar, që e kanë çfrytëzuar përsëtepri italianët dhe qeveritë e ndryshme kuislinge, ishte krijimi i një 'Shqipërie të Madhe', në të cilën duhej të përmblidheshin Kosova Metohija si dhe Çamëria." (San. Trad. f. 77.)

"Në konferencën e parë për formimin e partisë komuniste shqiptare, më 8 Nëntor 1941, u-dënua ashpër pikpamja e 'gabuar' që kishin patur gjer atëhere disa grupe komuniste, kur mendonin se 'zmadhimi i Shqipërisë do të kishte shtuar edhe numrin e komunistëvet e të proletarëvet, të cilët do të na kishin ndihmuar në krijimin e partisë ; kjo është pikpamje shoviniste më e errët dhe në të vërtetën i shërben imperializmit." (Sang. Trad. f. 44)

E shihni patriotizmën komuniste ?

Edhe ata grupe që, përpara se të formohej partia, 'e pranonin' një Shqipëri të madhe, nuk e kishin këtë nga dashuria kombëtare që kërkon të mbledhë mbrenda kufivet ethnike të gjithë bijt e shqipes, por nga pikëpamia e dobisë që do të kish pasur partia komuniste, se "zmadhimi i Shqipërisë do të shtonte edhe numrin e komunistëvet e të proletarëvet, të cilët do të ndihmonin n'organizimin e partisë".

Komiteti qëndror i partisë komuniste Jugosllave, në një letër të drejtuar komitetit qëndror të P.K.Shqiptare në Nëntorin e 1943-së, i jep udhëzime këtij të fundit se ç'qëndrim duhet të mbajë përsa i përket çështjes së Kosovës e të Metohisë. "Të vesh sot problemin e aneksimit, kjo do të thotë të hedhësh ujë në mulli të reaksjonarëvet... etj.."

Kjo letër e këshillon komitetin qëndror të partisë komuniste shqiptare që të mos shikojë tjetër gjë vetëm luftën kundër okupatorit pse lufta do të sjellë demokracinë e vërtetë në Jugosllavi e Shqipëri, dhe atëhere problemi i Kosovës nuk paraqitet fare, mbasi populli i asajë krahine do të mund të jetojë në vllazëri të plotë me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

"Sot në popullsinë Shqiptare të Kosovës e të Metohisë duhet zhvilluar një dashuri vëllazërore kundrejt popujvet heroikë të Jugosllavisë e për luftën e përbashkët kundrejt shtypësvet Gjermanë. Vetëm nëpërmjet të një lufte të këtillë populli shqiptar mund të sigurohet se lëvizja nacjonal-çlirimtare në Jugosllavi nuk është dhe nuk mund të jetë armike e tij, por mike dhe bashkëpërpjekëse në luftën për një t'arthme më të mirë të të dy palëvet. Jugosllavija e re që po krijohet, do të jetë një vend popujsh të lirë ku nuk do të ketë shtypje kombësish, as edhe për pakicat shqiptare." (Sang. Trad. f. 116, letër e K.Q. të P.K. Jugosllave drejtuar K.Q. të P.K. Shqiptare)

Origjinale është edhe kjo : - Partia Komuniste shqiptare pret udhëzime nga K.Q. i P.K. Jugosllave mbi qëndrimin që duhet të mbajë në çështjen e Kosovës !

Krijimi i Shqipërisë Ethnike që u-caktua në programin e "Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë", në Mukaj, me këmbënguljen e Ballit Kombëtar, qe ajo që u-dogji më tepër këshilltarëvet jugosllavë. Ata e quajnë këtë si një parullë me të cilën 'vepëronin pushtuesit italianë, gjithë qeveritë kuislige, Balli Kombëtar dhe trathëtarët e tjerë'. Natyrisht, për këshilltarët jugosllave ishin trathëtarë ata që kërkonin këputjen e Kosovës nga Jugosllavija. Por çudija është se këtë fjalë e kishin në majë të gjuhës edhe komunistët shqiptarë, të cilët flisnin si papagalli që përsërit atë çka dëgjon. Me këtë rast, na kujtohet përgjigjja aqë e thjeshtë sa dhe e bukur që Hysni Lepenica u-dha disa komunistëve, kur thoshin se të kërkosh Kosovën është trathëti, passi atë e kërkojnë edhe fashistët.

"Po mirë, tha Hysniu, fashistët hanë bukë, pinë edhe ujë, atëhere të mos hamë bukë e të mos pimë ujë edhe ne pse hanë e pinë ata ? ".

Megjithëse 'Shqipërija e Madhe' e fashistëvet me Shqipërinë Ethnike të Ballit Kombëtar janë dy ide aqë të ndryshme sa nata me ditën. Fashistët kërkonin 'Shqipërinë e Madhe' vetëm për të përdorur fjalë të mëdha që ishin bomba tymi të stilit fashist, pse, në të vërtetën, Shqipëria ndënë fashizmin, e madhe ose e vogël, ishte mollë në xhep të tjetërkujt. Kurse Balli Kombëtar nuk kërkon ndonjë Shqipëri të Madhe për hatër të madhësisë, por kërkon Shqipërinë e Shqiptarëvet, Shqipërinë Ethnike, një Shqipëri që të përmbledhë mbrenda kufivet të gjithë bijt e saj.

Sipas mendimit të komunistëvet jugosllavë Balli Kombëtar e kërkonte Kosovën i shtytur prej qarqeve reaksjonare të Perëndimit.

"Një nga mjetet me të cilat reaksjonarët e Perëndimit donin t'a minonin lëvizjen nacjonal-çlirimtare, ishte parulla shoviniste e Shqipërisë Ethnike, e veçanërisht e Kosovës dhe Metohisë. Kjo parullë, për shembull, zinte vendin e parë në programin e Ballit Kombëtar." (Sang. Trad. f. 115).

"Gjithë oficerët anglezë janë barabar t'interesuar në Kosovën. Interesohen shumë të dinë se ç'mendojnë Shqiptarët për'të, që nga fshatari gjer te kryetari i qeverisë, dhe në këto gjurmime janë këmbëngulët." (Sang. Trad. f. 117).

"Pranë disa grupevet terroristësh (kështu quhen në gjuhën komuniste ata që luftonin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë) në Kosovë e Metohi, me 1944 e 1945, ndodheshin oficerë ndërlidhës të një fuqije të huaj perëndimore. Kryetari i gjithë bandavet terroriste (d.m.th. i fuqivet që luftonin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë), Ejup Binaku, mbante kontakte të vazhduarshëme me misjonet e huaja në Tiranë. Një nga miqt'e ngushtë të Ejup Binakut ishte Haki Taha, mësues në Tiranë, i cili vrau trathëtish në Prishtinë, më 1945, heroin kombëtar (të cilit komb?!) Miladin Popoviç." (Sang. Trad. f. 118).

Kjo është puna që bënte Balli Kombëtar në Kosovë. Kurse partia komuniste, jo vetëm që e dënonte idenë e një Shqipërije Ethnike, por më 1945 dërgoi fuqi t'armatosura në Kosovë për të shtypur kryengritjen që kish frymëzuar Balli Kombëtar, dhe për t'i a dorëzuar Titos të nënështruar.

Nga fillimi i 1945-së, komanda e lartë e ushtërisë jugosllave kërkoi hyrjen e dy divizioneve shqiptare në Jugosllavi, gjoja për të ndihmuar në luftën kundër Gjermanëvet. Qëllimi i vërtetë ish që këta Shqiptarë të thyenin lëvizjen e Kosovës duke i treguar popullit Kosovar se Shqipëri e Jugosllavi u-bënë një gjë e përbashkët, dhe se s'ish më nevoja të kërkonin bashkimin e krahinës së tyre me Shqipërinë.

"Divizjoni i pestë shqiptar u-dërgua drejtë për drejtë në Kosovë e Metohi, ku, bashkë me njësitë e ushtërisë nacjonal-çlirimtare të Jugosllavisë, mori pjesë në çlirimin e Prizrenit e të Gjakovës." (Sang. Trad. f. 69).

Trathëtinë kundrejt Kosovës dhe krimet kundrejt kosovarëvet të pafajshëm i pohon vetë qeveria e Tiranës, si pa gjë të keqe, në përgjigjjen qe i jep qeverisë jugosllave 'mbi denoncimin unilateral të traktatit të miqësisë dhe të ndihmës reciproke midis të dy vendevet'. Vetëm se këtë faj i a heth Koçi Xoxes, i cili është bërë sot cjapi gjynahqar i të gjitha krimevet komuniste në Shqipëri, kurse këta të shkretët që kanë mbetur tani, janë engjëj të bardhë dhe s'kanë pasur gisht aspakë n'ato krime. Shif gazetën 'Zëri i Popullit', datë 23 Nëntor 1949, pikën 14 të notës që i është dhënë qeverisë jugosllave :

- "...Populli Shqiptar i Kosovës është masakruar dhe po masakrohet barbarisht, më keq se në kohën e Gestapos, nga organet e U.D.B.-së të qeverisë jugosllave. Me mijëra Kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht, pa gjyq nga organet e U.D.B.-së gjatë luftës dhe pas luftës. Në këto masakra të pashembullta të popullsisë të Kosovës ka marrë pjesë edhe agjenti i qeverisë jugosllave në gji të qeverisë shqiptare, trathëtari Koçi Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur, në cilësinë si ministër i mbrendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e U.D.B.-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën Shqiptare më tepër se 1000 Kosovarë të pafajshëm."

Këta janë komunistët e Shqipërisë, me ndihmën e të cilëvet oficerët jugosllavë paskan vrarë, vetëm në tokën Shqiptare, më tepër se 1000 Kosovarë të pafajshëm që kishin ardhur të gjejnë strehë në atdhenë-mëmë, si ata zoqt e mjerë kur i shtërngon dëbora ; po merreni me ment se ç'kasapanë është bërë në Kosovë. Qeveria shqiptare i paska ditur krimet që bënin komunistët jugosllavë në Kosovë, duke 'pushkatuar në masë, ilegalisht, pa gjyq, me mijra Kosovarë të pafajshëm, gjatë luftës dhe pas luftës' ; dhe, me gjithë këtë, gjer n'atë ditë që u-prish me Moskën, Titua ndodhej "jo në malet, as në qytetet e Shqipërisë, por në zemrat e popullit Shqiptar" - thosh Enver Hoxha.

Ah, Komuniste ! Vetëm ata qo ju kanë parë për s'afërmi ju njohin juve se ç'ini. Ju monstra që ushqeheni me mish njeriu ; ju fytyra t'errëta e katile që bini erë gjak, që frymëzoni tmerr, ju që, gjer dje, si xhelat-ndihmës të Jugosllavëve, lost satërin mbi Kosovarët, ju na dalkeni sot me një cinizmë të ndyrë, t'i tregoni Ballit Kombëtar detyrat kundrejt Kosovës !

Këto rreshta nuk i shkruam për t'u dhënë ndonjë përgjigjje komunistëvet, se tek komunistët s'ka vend arsyeja. As për t'i treguar popullit në Shqipëri se ç'janë komunistët, pse ai ka vjetë me radhë që po i sheh. Ai e di qe komunistët nuk vepërojnë as pas kokës së tyre as pas llogjikës kombëtare, por zbatojnë pikë për pikë atë çka u vinte dje nga Belgradi, sot nga Moska. Sikurse Balli Kombëtar që u-gdhi befas një mëngjes - me shtytjen e Vukmanoviç-Tempos - organizatë trathëtare, bashkëpunëtore e të huajit, etj., ashtu pesë vjet më vonë Titua, që në mbrëmje ndodhej 'jo në malet, as në qytetet e Shqipërisë, por në zemrat e popullit Shqiptar', me një telegram që erdhi nga Moska pas-darke, u-gdhi fashist, murtajë e nëmur, e djall i zi !

Populli Shqiptar i a ka njohur aqë mirë partisë komuniste natyrën e qenit, të papagallit e të majmunit, saqë s'ka nevojë t'i a tregojmë ne. Por këto rreshta i shkruajmë për ata Shqiptarë që, gjatë këtyre dhjetë vjetëve, kanë jetuar jashtë Shqipërisë dhe s'kanë asnjë ide mbi zhvillimin e ngjarjevet atje brenda. Dhe qe, t'influencuar nga gramafoni i propagandës së Tiranës, nga ndonjë politikan-hamall si Tuk Jakova ose ndonjë cinxami ferre si Behar Shtylla, i hedhin gurë edhe ata Ballit Kombëtar, kësaj organizate martire që, në këto dhjetë vjetë, u-bë kështjellë e përgjakur kundër çdo vale imperjaliste që i u-turr Shqipërisë.

Marrë nga gazeta FLAMURI Janar 1950

Varrezat e Rrmajt në Shkodër - krenari kombëtare


NGA: DOM NIKË UKGJINI 

Do ta filloja këtë shkrim për varrezat e Rrëmajt, duke iu referuar një artikulli të botuar në Gazetën Shqiptare (dt. 21 prill 2011) nga arkitekti e i njohur Artan Shkreli, citoj: “Nëse ka një dëshmi të artit ndërtimor, të ngritur në nivel qytetar, ai ndodhet padyshim në monumentet funerale të Varrezave të Rrmajit në Shkodër”... “Në pikëpamje urbanistike, për periudhën e ngjizjes së qytetit post-osman, ajo ka rëndësi të dorës së parë në formimin e idesë mbi formulimin e varrezës urbane në hapësirën shqiptare...”.

Nëse do t’ i referohemi shkrimeve të moçme, fshati Rrmaj (Remaj, Ermaj) apo Fusha e Rrmajit, gjendej në periferi të Shkodrës, atje ku lumi i Kirit me zallin e tij i afrohet fare pranë lagjeve të atij qyteti , i cili në këtë pjesë fushore gjatë shekullit XVIII ishte në zgjerimi e sipër.

Lidhur me emrin e asaj varreze, kjo mund të përcaktohet nëse do të marrim parasysh fjalën shqipe "rrëmoj" (në dialektin shkodran, gërmoj),të mbështetur nga gjuhëtari i njohur shqiptar, Prof. Eqerem Çabej. Por, si toponim mund të jetë i vjetër sa dhe vet lumi Kir, i cili me ujin e tij të furishëm vazhdimisht ka rrëmuar token në zonën e Shkodrës.

Shtrohet pyetja qeëkur ka marrë emrin “Vorret e Rremajt”. Nga dëshmitë e ndryshme gojore, flitet se që nga koha e ilirëve, aty kanë qenë varreza të ushtarëve romak dhe gjatë shekujve emri është transformuar në trajtën nga, Remaj, Ermaj, Fusha e Rremajt, në Vorret e Rremajt. Por, në dokumente të shkruar, sipas konsullit italian, Ermannno Armao, si toponim figuron qe në shek. XVII.

Sipas një relacioni Venecian, thuhet se në vitit 1610 meshtarët (klerikët katolik) kanë kërkuar lejen nga veziri i Shkodrës që të mund të celebrojnë meshë në periferi të qytetit në fshatin Rrmaj, pasi brenda qytetit kjo gjë ishte e ndaluar rreptësisht. Në relacionin e Imzot Pal Kamsit, ky fshat në vitin 1745, figuron si pjesë e famullisë se Top-hanes (Shkodrës) dhe kishte 16 shtëpi me 96 katolik. Duke pasur parasysh shënimet e me lartë, na lind e drejta të kuptojmë se ceremonitë fetare në Rrmaj, mund të kenë filluar qe nga momenti i paraqitjes se kërkesë në vitin 1610, për celebrimin e meshës në ketë pjesë fushore 5 kilometra nga Shkodra, në një ndër shtëpi private.

Nuk është larg mendjes qe të kuptojmë se që nga ky vit duhet ta ketë zanafillën e vet rikrijimi i këtyre varrezave katolike për qytetin e Shkodrës nga banorët, të cilët për shkak të dhunës osmane, të dashurit e tyre me parë i kanë përcjellë përtej lumit Buna, në varrezat e Zarufës në Shirokë. Se në fshatin Rrmaj, ka pasur një jetë aktive fetare, dëshmon dhe fakti se nga ky vend, sipas relacionit të vitit 1745 të Pal Kamsit, ka dalë emri i priftit Dom Nikollë Kamsit nga fshati Rrmaj. Pastaj, kemi dëshmi të drejtpërdrejtë se në vitin 1777, në varrezat e fshatit Rrmaj është celebruar mesha nga klerikët e Shkodrës dhe po këtu, popullata me vendim të ipeshkvit ka mundur të marrë ndjesën e plotë për mëkatet që i kanë bërë gjatë një viti.

Nëse do nisemi nga mbishkrimet e disa epitafeve që janë skalitur nëpër pllakat e varreve të ndryshme që ndodhen në atë varrezë, nga ato që mund të lexohen në gjuhen, latine, italiane, e shqipe, rezulton se disa prej varreve janë të gjysmës se parë të shek. XVIII. Ndërsa, nga dokumentet e shkruara, rezulton se ipeshkvi i parë i varrosur këtu është, Imzot Anton Dodmasej, ipeshkv i Pultit në vitin 1816, pastaj Imzot Françesko Borci, ipeshkëv i Shkodrës në vitin 1823 e me radhë.

Në dokumentet e kohës, në afërsi të varrezave të vjetra dalin në pah edhe një palë varreza të tjera në lagjen Badre, të cilat janë quajtur varrezat e Topichit, të themeluara nga ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gjon Topich, nga Spliti, rreth vitit 1858. Këto varreza si dhe ato të vjetrat shfaqen në hartën topografike të qytetit të Shkodrës hartuar nga etërit Jezuit në vitin 1923.

Varrezat një qytetërim post osman

Bartja e eshtrave të të vdekurve nga varrezat e reja në ato të vjetra do të ketë ndodhur gjatë viteve 1930-1935, kur kjo lagje, sipas hartës topografike të vitit 1938, tashme figuron si vend i mirëpopulluar me banorë të qytetit të Shkodrës.

Duke parë rëndësinë historike dhe arkitekturore që kanë këto varrezat, Arqipeshkvi, Gaspër Thaçi, në vitin 1936, ndërmori aksionin duke bërë, zgjerimin meremetimin, risistemimin e varrezave dhe rindërtimin e një Kishe-kapelë të re më funksionale nga ajo e vjetra ,e cila ishte në gjendje të keqe fizike. Kjo Kishë- kapelë e cila e ka formën e Akropolit të Athinës, si dhe projekti i sistemimit të varrezave u realizuan nga nxënësi i Atë Gjergj Fishtës, inxhinieri, Ludovik Zojzi. Puna e finalizuar u inauguruar në vitin 1937 nga vetë Kryeipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gapser Thaçi.

Duke parë varret e vjetra që ndodhen në atë varrezë, por edhe ato më të rejat me syrin e një artisti profesionist, shihet qartë mjeshtëria e ndërtimit të tyre, që nuk ndryshon shumë edhe nga varrezat e vendeve të ndryshme të Evropës Perëndimore. Kjo tregon se qytetërimi postosman në traditën kulturore të qytetit të Shkodrës, ka qenë i fuqishëm e i pranishëm gjatë rilindjes sonë kombëtare.

Më parë dhe sot flitet për gjurmët tona identitare, nga koha e lashtë dhe deri te rilindja jonë kombëtare. Flitet për varret e etërve dhe gjyshërve tanë, të cilët me vetëflijim, ringjallën kombin, historinë, gjuhen dhe kulturën evropiane. Flitet për vendet e shenjtëruara nga kujtimi i burrave e grave që bënë Shqipërinë dhe ruajtën genin tonë nga tjetërsimi.

Këto figura, me shpirt gjenden pranë Hyjit, kurse me trup e hir prehen në Varrezat e Rrëmajt.

Aty prehen familjet e: Muzhanëve, Shirokajve, Sumajve, Marubëve, Jubanëve, Jakovëve, etj., persona të shquar që bënë emër në fusha të ndryshme në historinë e Shqipërisë: inxhinierët, Gjovalin Gjadri, Augustin Briot, (projektues i urës se Bunës, prefekturës së qytetit të Shkodrës), Ludevik Zojzi, Kol Idromeno..., piktorët: Pjetër Marubi, Simon Rrota..., muzikologët: Prenkë Jakova, Pjetër Gaci, Leonard Deda.., letrarët: Hilë Mosi, Kolë Mirdita, Frederik Rrepshja, Kolë Ashta ..., mjekët: Dr. Frederik Shiroka, Terezina Suma e shumë figura të tjera. Në këto varreza prehen eshtrat e klerikëve, krijues të kulturës shqiptare: Atë Giacomo Jungut, Atë Anton Xanonit, Atë Pashko Bardhit, Dom Ndoc Nikajt, Dom Ndre Zadejës, etj.. Po këto varreza mbajnë misterin e eshtrave të: Dom Ndre Mjedës, Atë Gjergj Fishtës, dhe klerikëve të lartë kishtarë që dhanë kontribut të paçmuar në pavarësinë e Shqipërisë si: Imzot Karlo Pooten, Imzot Pashk Guerrini, Imzot Lazer Mjeda, dhe më vonë Imzot Gasper Thaçi; eshtrat e këtyre të fundit në vitin 1967, u tërhoqën nga katedralja e Shkodrës për në varrezat e Rrmajt dhe sikur u zhduken duke mos lënë asnjë gjurmë.

Varreza e Rrmajt, janë te njohura edhe për diçka tjetër: për plumbat breshëri të lëshuar mbi dhjetëra klerikë katolik intelektualë, të pa fajshëm të ekzekutuar gjatë diktaturës komuniste në vitin 1945-1948. Ata u pushkatuan pa gjyqe e me gjyqe falsë, te muri i jashtëm i varrezave, buzë lumit Kir, pranë Çinarit të Zef Zorbës, për arsye se donin që Shqipëria të jetë Perëndimore. Ndër ta numërojmë: Ndre Zadeja, Lazer Shantoja, Çiprijan Nika, Giovani Fausti, Daniel Dajani, etj.. Kjo gjë ka bërë që, pas lirisë fetare në vitin 1990, e deri në ditët e sotme, aty të shtohet numri i atyre që shtegtojnë për t‘i nderuar jo vetëm të rënët në këto varrezave, por edhe të gjithë martirët e tjerë të pushkatuar, të vdekur nëpër burgje e arreste shtëpie, e të torturuar pafundësisht, anë e mbanë Shqipërisë deri në vitin 1980. E bilanci ishte tmerrues, 2 argjipeshkvi, 5 ipeshkvi, 1 abat, 65 priftërinj dioqezanë, 33 françeskanë, 14 jezuitë, 10 seminaristë dhe 8 murgesha.

Diktatura komuniste për t‘i zhduk gjurmët e krimit dhe kujtesën historike të varrezave, në vitin 1970-72, pat mbyllur varrezat e Rrmajt, duke i hapur ato në Stom Golem, për të gjithë qytetaret pa dallim besimi e kombësie.

Pas përmbysjes se diktaturës dhe ardhjes se demokracisë, ishte momenti i paharruar kur me 4 nëntor 1990, pikërisht në këto varreza u celebrua mesha e parë nga Dom Simon Jubani, në praninë e një mase të madhe populli ende të frikësuar. Ishte ky një triumf i Zotit dhe gjakut të atyre që dhanë jetën për një Shqipëri ndryshe.

Odiseja e varrezave pas vitit 1990 dhe viti jubilar

Pas hapjes se këtyre varrezave, filloi odiseja jo e këndshme e kësaj varreze legjendare shumë shekullore. Nga dëshira e madhe që të gjithë të besimit katolik të jenë varrosur aty, madje edhe atyre të ulur nga malet, ndodhi tkurrja e hapësirës si lirë dhe mbivendosja e varrezave, madje erdhi deri tek shkatërrimi i varrezave pa emërtime dhe atyre qe nuk kishte kush për tu kujdesur nga askush. Në këtë rrëmuje ndërtimesh të pa kontrolluara kanë mundur të jenë zhdukur eshtrat e shumë personaliteteve të shquara, laike e kishtare.

Me qëllim të ruajtjes së vlerave urbaniste dhe marrjes në kontroll të situatës shkatërruese, Ministria e Kulturës me kërkesë të Zyrës Famullitare Shkodrës, në vitin 2007, varrezat i shpalli Monomet Kulture. Mirëpo as ky vendim qeveritar nuk solli rezultatin e duhur për shkak se brenda varrezave vazhdonin të vepronin disa firma private të pa kontrolluara nga askush. Rreth këtij problemi kam ngritur në këmbë opinionin publik me një shkrim të botuar te Gazeta shqiptare dt. 15 prill 2011. Zbutja e situatës shkatërruese erdhi pas emrit nga ana e Zyrës famullitare të një firme të vetme për mbikëqyrjen të plotë të varrezave dhe punës me vigjilente të famullitarit të atëhershëm, Dom Gjovalin Sukaj.

Me emrin e famullitarit të ri të zyrës famullitare të Shkodrës, në vitin 2014, Dom Artur Jaku, varrezat u morën nën kontrolle të plotë, duke shpëtuar atë çfarë mund të shpëtohej.

Duke qenë se ky është vit jubilar, 25 vjetori i meshës së parë të celebruar në këto varreza me 4 nëntor 1990, nga D. Jubani, u pa nevoja për kryerjen e disa punimeve të domosdoshme në Kishën kapelë dhe në murin ballor rrethues.

Me kërkesën e këtij viti të famullitarit të Shkodrës Dom Arturit, drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Ministria e Kulturës mori përsipër financimin për restaurimin e Kishës kapelë të varrezave, punimet të cilat janë duke ecur me ritmin e duhur. Kurse, punimet në murin rrethues ballorë janë duke u ndihmuar nga individët të caktuar nga Shkodra dhe diaspora shqiptare në Amerikë. Pritet çdo gjë të kulmojë me festen qendrore që do mbahet me 4 nëntor të këtij viti në qytetin e Shkodrës. Duhet theksuar së është në përfundim edhe harta topografike dhe planimetria e varrezave, e realizuar nga topografi Bepin Pistulli.

Duke soditur gjithë këtë histori shqiptare, kuptohet shumë qartë se varrezat e Rrmajt, janë për ne shqiptarët, si ato çfarë janë të Parisit për francezet dhe ato të Romës për italianet etj..

“Kultura asht shpirti i qytetnimit”

Nga Fritz RADOVANI:

INGJ. LUDOVIK ZOJZI
(1910 – 1943)



RRMAJI  SHKODER

 “Kultura asht shpirti i qytetnimit”
Dy çinarë shekullor mbi një stom me emnin e Zef Zorbës, brij lumit Kir, që vazhdon rrugën e tij derisa derdhet në Drinazë brijë Kalasë Rozafat, aty ku janë ledhet e qytetit të vjetër që pjesa ma e madhe janë nën shtratin e këtyne lumenjve, më kanë shtye me pyetë: “Kush ishte Ai burrë, që vuni gurët e qytetnimit mbi këtë stom me emnin Rëmaji?”
Një fushë mbi këtë stom që ma shumë ishte zallishtë me ferra e mrina kishte tërhjekë prej kohësh djelmoçat e rinj për me u argëtue, tue gjuejtë në shenj objektet e mbështetuna në trungjët e këtyne çinarëve.
Këta dy trungje janë koleksionerët ma të vjetër të predhave që janë përdorë në armët e mbajtuna në brezat e qytetarëve të Shkodrës. Një predhë e kalueme andej Zallit të Kirit aty rreth vitin 1840, pat plagosë një ushtar turk i cili mbas pak ditësh pat vdekë. Gjuejtësi i shenjës nuk asht kenë djalë i fisit Ejllori ose Radovani prej Shiroke, por, kjo vrasje padashje i mbet se asht ba prej Pjetër Pal Ejllorit dhe i kushtoi aq shumë këtij fisi, sa prej asaj kohe pasunia, të hollat e tokët e pagueme si damshpërblim nuk u zëvendsuen kurrma në këtë shtëpi. Kjo ngjarje u pat ba shkak me u rrallue ky argëtim në atë vend. Në 10-vjeçarin e fundit të shekullit XIX-të, aty nga 1895, u vendosën disa rrethime mbrenda të cilave ishte një faltore e vogël shumë e vjetër, rreth së cilës filluen me u varrosë qytetarët të cilët nuk kishin tokë ndër vorret e vjetra në fund të rrugës së Badrave, emni i së cilës ka mbetë nga kjo lule që rritët ndër vorre. Hapsina e atij vendi filloi me joshë dëshirën për vendosje të vorreve të reja që janë edhe sot.
Mendja e një shkodrani me emnin Ludovik Zojzi, vendosi përjetësisht mbi atë stom nën ata dy çinarë ato vepra arti që janë sot aty dhe, që thirrën Vorret e Rrmajit. Kapela e atyne vorrezave u projektue dhe u zbatue nga vetë ky ingjenjer. Planimetria e bame prej tij ruhet edhe sot në familjën Zojzi.
Ludovik Zojzi ka lé në Shkodër, më 23 nandor 1910, në familjën e vjetër të Zojzakëve. Kjo shtëpi njihet për intelektualët e mirëfilltë që i ka dhanë qytetit.
Keli ka përfundue shkollën tregëtare dhe ishte një kangëtar i njohtun si tenor në grupet e muzikantëve të At Martin Gjokës. Zefi, ishte dr. avokat i lauruem në Itali.
Rroku, ishte një ndër etnografët ma të mirë të Shqipnisë, për mos me thanë ma i miri dhe ma i zoti. Ludoviku, mbasi përfundoi Liceun “Illyricum”, më 27 qershor 1928, dhe doli me rezultate të shkëlqyeshme spikati me sjelljen e tij shumë të mirë dhe bani për vedi përsonelin e shkollës Françeskane, i cili e dërgoi për studime në Padova, Itali. Atje, ai nderoi brezninë shqiptare për zellin dhe vullnetin me studjue. Më 10 nandor 1933, u laurue me doktoratën e ingjenjerit elektrik, pikërisht, atëherë, kur Shqipnia po bante hapat e para me dalë nga errësina shekullore. Erdhi në Shkodër si profesor në Liceun e Shtetit deri më 1 tetor 1937. Në dy vitet e fundit të qëndrimit në vendlindje ishte edhe ingjenjer këshillues pranë Bashkisë së qytetit. Në vitin 1937, emnohet Drejtor teknik i Drejtorisë së Përgjitheshme të PTT në Tiranë, punë të cilën e vazhdoi deri më 15 shtator 1943, ditë në të cilën sapo delte nga shtëpia me shkue në punë, u vra pabesisht nga komunistët e Tiranës. Kuptohet thjeshtë arësyeja, një ingjenjer shkodran, katolik, i lauruem në Padova, familje intelektuale që nuk ishte pajtue me komunizmin, indiferente ndaj lëvizjes nacional-çlirimtare ashtu si pjesa ma e madhe e Shkodrës që etiketohet shpejt nga grupet komuniste: “..agjent, fashist, bashkëpunëtor i okupatorit e i klerit, spijun e trathtar ..” Këtë fat të zi pat edhe Dr. Ingj. Ludovik Zojzi në moshën 33- vjeçare, i formuem dhe i paisun me kulturën e shëndoshtë bashkohore. Ingj. Ndoc Naraçi, i cili e ka njohë afër Ludovikun, mbasi ka punue me té në Tiranë, më tregonte aty nga viti 1989 se arsyeja e vërtetë e vrasjës së tij asht kenë kërkesa e komunistëve, që ai me bashkëpunue me ta, gja të cilën Ludoviku nuk e ka pranue. PTT e Tiranës ishte një ndër qendrat ma aktive të grupeve komuniste, prandej ata që nuk ishin të lidhun me këta grupe, mendoheshin të rrezikshëm për punën e tyne, duheshin “çëruar”.
Kjo dokumentohët nga gazeta “Zëri i Popullit”, datë 3 dhetor 1959, në artikullin e Qeverim Çelit, ish anëtar i grupit komunist të PTT-së, i cili shkruan: “...Suksesi që arritën grevistët e Drejtorisë së Përgjithëshme të PTT-së, bëri që edhe punonjësve të tjerë t’u shtohej besimi në Partinë Komuniste dhe në udhëheqjen e drejtë të saj. Nga radhët e këtyre grevistëve u organizuan më vonë guerilet, që përlanë spiunin dhe armikun e popullit Ludovik Zojzi.” Ma poshtë shënohën edhe autorët e këtyne veprave të “suksesëshme”, organizatorët dhe kriminelët gjakatarë. Ja si vazhdon artikulli: “...Në atë kohë në Drejtorinë e Përgjithëshme të PTT-së, punonin shokët: Adil Çarcani, Fiqrete Shehu, Nikolla Profi, Mustafa Qilimi, Ilo Panduku dhe të tjerë organizatorë...”.
Cili nga këta kriminelë analfabetë mund të duronte mbi kokë një ingjenjer të lauruem në Padova të Italisë? Kush nga këta fanatikë mund të shihte me sy një ish student të gjimnazit të Fretënve, apo ish nxanësin e shkollës së Jezuitëve të Shkodrës, kur detyra e këtyne grupe vagabondësh ishte shkatrrimi e shqymja nga faqja e dheut e bazave të kulturës Evropiane?
Çfarë menduan për 50 vjet kokat e mykuna me idetë marksiste-leniste e stalinjane, të edukuem antishqiptarë ndër çerdhët e imoralitetit të komunistëve jugosllavë, që vetëm dinin me vra, dhe përshëndetëshin çdo mëngjez me parullat “plumbin ballit Atdhetarëve Atentati kundër Ludovik Zojzit, ishte fillimi i terrorit komunist kundër inteligjencës Shqiptare që ishte formue në shkollat Përëndimore, ishte atentat kundër Evropës së kulturueme, ishte zbatim detyre ndaj mësuesit jugosllav, ishte betim për trathtinë e madhe kombëtare që po bante Partia vëllavrasëse Komuniste e Shqipnisë, kundrejt Popullit të vet Shqiptar!
Kryqat e Vorrëve të Rëmajit ishin ngacmues për nervat e fanatikëve antikatolikë komunistë. Shumë herë u projektuen plane e platforma mashtruese gjoja për ndërtime të reja, vetëm si me i shkatrrue ato vepra arti që kishte projektue dhe zbatue shkodrani Dr. Ingj. Ludovik Zojzi. Sa herë kalonin udhëheqësit e Partisë së Punës andej pari përshpërisnin nën za: “Akoma, këta këtu?!”...
Ishte gjoksi i atdhetarit Gjon Kamsi, ishte Gjikami, vëllai i gjakut të Luigj Gurakuqit që nuk i tutej syni para askujt, veç, shtërngonte nofullat e i thonte hasmit: “ JO! Nuk guxoni me prekë këtë tokë se asht e bekueme me gjakun e Atdhetarëve që kanë punue dhe vdekë për Shqipni! Nuk guxoni me luejtë eshtnat e lyeme me Bagmin Shenjtë të Filip Shirokës, Kol Idromenos, Simon Rrotës, Hil Mosit, Kel Marubit, Don Ndre Zadejës, Dr. Federik Shirokës, Dr. Gjon Saraçit, Prenkë Jakovës, të Kakarriqit, Muzhanit, Topallit, Serreqit, Dedejve, Prelejve, Prennushve etj. që janë kenë gurët e thëmelëve të qytetit!”.
50 VJET PERPARA...1967
E dogjën një natë at Kapelë vorrezash të mbetun shkret... e dogjën një natë çatinë nën të cilën ishin Bekue sa e sa Shqiptarë qyshë në rrethimin e Shkodrës, të vramë nga gjylet e malazezëve... me mauzerrët ruse... e dogjën një natë bashkë me tavolinën ku dora e Bekueme e Meshtarëve freskonte Shpirtnat e sa vetëve që nuk vdisnin, por plasnin, se mbas atij muri rrethues të atyne vorrëve ata kishin të tretun nën pleh, pa një shenj tek koka, Loçkat e zemrës të varruem nga plumbat e komunistëve gjaksorë!
E dogjën një natë, se, mendonin se nën atë çati, ruhën vizaret e kulturës kombëtare!
E dogjën një natë, se, mendonin se ashtu bahët pluhun e hi fara e qytetnimit Shqiptar!
E dogjën një natë, se, kujtuen se do të rrëzohën edhe shtyllat, simbol i martirizimit!...
E dogjën një natë ashtu si librat e bibliotekave të Françeskanëve dhe të Jezuitëve!...  
E dogjën një natë ashtu si shkollën ku mësonte Fishta, Harapi, Zadeja, Prennushi, Kurti, Nika.... E dogjën një natë se vrasësit kanë frikë vetëm nga vdekja!
E dogjën një natë se shumë larg u dukej se nëpër zhuri të Zallit të Kirit, përplaseshin tingujt e një kumbone që binte në një anë edhe nën dhé... e do të lajmëronte ringjalljen! E dogjën një natë, por, harruen se, thëmelet e Krishtënimit nuk prishen dhe as nuk digjen!
E dogjën një natë, por, harruen se mbi ato shtylla asht ende tymi i kemit, djegë në Lavdi të Zotit! E dogjën një natë, por harruen fjalët e Meshkallës, se “ka dymijë vjetë që digjni Ungjillin!”
E dogjën një natë, por, harruen se nën atë tokë vlon gjaku i Ded Gjo’ Lulit me shokë!
E dogjën një natë, por, harruen “me djegë” edhe Don Simon Jubanin!

Melbourne, 2017.

2017-09-21

Historianja serbe pROF.dR. Olivera Milosavleviq.dridh Serbinë me këtë shkrim për shqiptarët


Image result for Olivera Milosavljevic


Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor.

Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve, shkruan historianja serbe Olivera Milosavleviq.

Lexojeni të plotë tesktin e historanes serbe Olivera Milosavleviq, që është nxjerrë nga një punim i gjatë mbi raportet serbo-shqiptare:

“Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit.




Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi.

Related image



Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).
Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve.

Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX.

Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese.

Prof dr Olivera Milosavljević: Udžbenici istorije - riznica srpskih nacionalističkih stereotipa


Image result for Olivera Milosavljevic

Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”.

Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet.


Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme.
Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.

Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private.
Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.

Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”.

Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi, por edhe të një “plani për shkatërrimin e tij fizik”.

Image result for Olivera Milosavljevic

Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”.
Sipas Bogdanoviqit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret.

Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq) [1985]

Për Radovan Samarxhiq “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”.

Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm”

(Samarxhiq, 1989:123,253).

As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”.

Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenoviq, 1989:63–69).

Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre.
Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86).

Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtiq, 1992:542–544).

Derisa, sipas Bogdanoviqit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila “ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë”

Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhiq, 1990:56, 60).

Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe.


Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”.

Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçiq konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”.
Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet”.

Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”.

Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve”, e “sjelljen e tyre gjenocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).
Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakoviq, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtiq, 1992:542).

Image result for Olivera Milosavljevic

Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët : ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosiq, 1992a:64).

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve.

Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë” (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15).


Image result for ISTORIA ALBANACA OLIVERA MILOSAVLJEVIC
Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: “ (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143).

Image result for Olivera Milosavljevic
(Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare)

Akademiku shqiptar Prof.dr. Skënder Kodra ua përplasi në fytyrë autoriteteve zyrtare në Shkup, mos i diskriminoni shqiptarët!

Image result for mehdi hyseni

Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

***

Objekt shqyrtimi i këtij komenti është vizita e presidentit të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut, Prof.Dr.Skender Kodra, që u bëri disa akademikëve, shoqatave joqeveritare dhe liderëve politikë në Maqedoni, siç ishte dhe takimi i frytshëm dhe përmbajtësor me kryetarin e Degës së ASHASHA-së, Abdulla Mehemti dhe me Zijadin Selën (deputet në paralamentin e Maqedonisë).

Image result for skender kodra


Mirëpo, për t’i hyrë në thelb kësaj “temë”, së pari, nevojitet të njiheni (shkurtimisht) me këtë “letërnjoftim” personal të akademikut Skënder Kodra, që jeton dhe vepron në Nju-Jork të Amerikës, që vitet e 60-të shekullit XX, edhe sot (XXI, viti 2017).

Ia vlen të theksojmë se për meritat, për veprimtarinë kombëtare atdhetare dhe për veprën e tij jetësore, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e nderoi Akademikun Skënder Kodra me dekoratën kombëtare “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut” (25 korrik 2017).

1.
-Akademiku Skënder Kodra, 70 vjet në shërbim të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike. Ky është patriotizmi, dinjieteti dhe vlera e njëmendtë e kombit dhe e atdheut.

Pra, siç theksuam më sipër, në këtë koment nuk flitet në hollësi dhe gjerësisht (por, vetëm “telegrafikisht”) për biografinë dhe krijimtarinë jetësore dhe atdhetare të akademikut Skënder Kodra ( i cili, në vitet e 60-ta të shekullit XX, si nxënës i shkollës mesme për idetë, pikëpamjet dhe veprimet e tij patrriotike atdhetare shqiptare, dënohet nga UDB-a serbojugosllave dhe nga larot e saj shqipfolëse, dhe më t’u arratisur nga CZ-ja e Beogradit në Itali, më pas si emigrant politik vendoset përgjithmonë në Amerikën demokratike. Mirëpo, gjatë 7-të dekadave (1960-2017), akademiku Skënder Kodra, asnjëherë nuk e harroi vendlindjen dhe atdheun e tij shqiptar. Por, punoi me zell dhe studioi pareshtur për të mirën e vet dhe të shoqërisë amerikane, duke mos e harruar dhe braktisur asnjëherë interesin jetik të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

-Ideali dhe dashuria për njeriun e thjeshtë të vendlindjes dhe të atdhut, ish-emigrantin politik Kodra nuk e penguan, por e ndihmuan, që ta donte, ta nderonte dhe ta mbronte kombin e vetm, si dhe ta kuptonte me kohë dhe gjithanshmërisht rëndësinë e interesave jetike dhe të vlerave më të çmueshme të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Për të jetësuar këtë ëndërr 70-vjeçare, akademiku ynë Skënder Kodra gjeti përkrahjen e sinqertë morale, materiale, politike dhe njerëzore nga elita e shoqërisë demokrattike amerikane.

2.

Image result for skender kodra

Zëri i bashkatdhetarit dhe i patriotit Hasan Prishtina, nga Nju-Jorku u dëgjua edhe në Shkup!

-Edhe në Shkup, akademiku Skënder Kodra ngre zërin lart për mbrojtjen e shqiptarëve të diskriminuar në Maqedoni, dhe kudo në trojet etnike shqiptare. Kjo nuk është rastësi, as biznes personal, as liderësh e oligarkësh qeveritarë shqiptarë (siç i ka “notuar” në mënyrë enciklopedike ambasadori amerikan në Tiranë, Donal Lu), por vetëdije, humanizëm, dinjitet, patriotizëm dhe atdhetarizëm, që buron e nuk shteret, këtu e 70 vjet më parë (që nga mosha rinore e deri më sot).

Fotografia e Abdulla Mehmeti

-Gjatë pushimit veror (gusht dhe shtator) presidenti i Aakademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut, Prof.Dr.Skënder Kodra përfitoi nga rasti, që të vizitonte Prishtinën, Tiranën dhe Shkupin, ku u takua me përfaqësuesit akademikë të degëve të ASHASHA-së, me përfaqësues të shoqatave joqeveritare, si dhe me disa liderë politikë në këto treva të Shqipërisë etnike.
Fotografia e Skender Kodra

Veç takimeve dhe bisedave të frytshme me ta lidhur me çështjet e shkencës, të kulturës, të artit, etj. si dhe të gjendjes së lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, profesori Skënder Kodra u angazhua, që nga dora e parë, të mësonte për statusin dhe për fatin e shqiptarëve të akuzuar dhe të dënuar për “rastin Kumanova”. Për këtë qëllim, ai nga bashkombësit e vet të dëmtuar mblodhi shumë dëshmi me shkrime dhe procesverbale, siç shkruan në FB të dates 21 shtator 2017.

Image result for skender kodra
-Akademiku Kodra nuk u përfill nga “demokrati” Zaev!

-Turp për kryeministrin Zoran Zaev dhe për autoritetet e drejtësisë sllavomaqedone-shqiptare, që Kodrës nuk ia plotësuan kërkesën, të merrte pjesë drejtpërdrejt në sallën e gjyqit” të procesit “Kumanova”, siç thuhet në shkrimin e tij në FB (21 shtator 2017).

Fotografia e Abdulla Mehmeti

-Nuk është befasi e as kurrfarë çudie, pse kryeministri Zoran Zaev nuk ia ka plotësuar kërkesën akademikut Skënder Kodra nga Nju-Jorku i Amerikës Mirëpo, përfaqësuesit shqiptarë (deputetë dhe ministra), patjetër, duhet të përfillin dhe të mbështesin njëzërit kërkesën e profesorit Kodra, që “rasti Kumanova” të investigohet dhe të zbardhet nga ekspertët dhe miqtë amerikanë. Jo, të lihet në “mëshirën” e atyre që kanë gisht në kurdisjen dhe kryerjen e krimit të Kumanovës, siç ishte Jankullovska dhe Mijallkovi me shërbimet e tyre të sigurisë, të policisë dhe të ushtrisë.

Image result for skender kodra


Mosgjetja e mirëkuptimit dhe e përkrahjes nga kryeministri i qeverisë maqedone Zoran Zaev dhe Refuzimi nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë, që presidenti i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut, Prof.Dr.Skënder Kodra, të merrte pjesë në “sallën e gjyqit” të procesit “Kumanova”, me qëllim të deponimit të procesverbaleve dhe të shumë dëshmive të dëshmitarëve shqiptarë për zbardhjen e këtij rasti të montuar, është argumenti më i qëndrueshëm se edhe në Maqedoni, ashtu siksurse në Shqipëri dhe në Kosovë, fjalën kryesore e ka politika, krimi i organizuar dhe korrupsioni, që mbajnë peng shtetin e së drejtës dhe reformat demokratike, duke manipuluar, duke diktuar dhe duke dirigjuar institucionet dhe organet e drejtësisë (Prokurorinë, Policinë dhe Gjykatat).


Kjo formë e qeverisjes antiligjore dhe antidemokratike e pushtetarëve dhe e institucioneve sllavomaqedone-shqiptare, teorikisht dhe praktikisht pasqyron sundimin diktatorial totalitar të sistemeve të dikurshme bolshevike komuniste në Ballkan. Ky problem ugurzi antinjerëzor dhe antiqytetërues ende “mbijeton” edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në viset e tjera të Shqipërisë etnike.

Related image

Ky është virusi më i rrezkishëm epidemik, që kërcënon lirinë e shprehjes së lirë të mendimit dhe të fjalës së individit, sigurinë individuale dhe kolektive, rendin, drejtësinë, barazinë, ekzistencën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Së fundi, e mbështesim fort dhe e përgëzojmë z. Skënder Kodra për kurajon, ineteresimin dhe kontributin e tij dhënë në këtë çështje tejet të rëndësishme dhe akute, që duhet të zbardhet me ndërhyrjen dhe me pjesëmarrjen e direkte të ekspertëve dhe të gjykatësve përkatës ndërkombëtarë të Amerikës, në mënyrë që të dalë në sipërfaqe e vërteta lidhur me rastin makabër të “Kumanovës”, të shkaktuar nga institucionet dhe nga organet ndëshkuese të sigurimit, të policisë dhe të ushtrisë së qeverisë sllavomaqedone-shqiptare.



Së fundi, duke qenë se opinioni i gjerë i brendshëm ende nuk e di të vërtetën e saktë për vrasjen, për burgosjen dhe për dënimin e shqiptarëve të pafajshëm në “rastin Kumanova”, qeveritarët dhe parlamentarët shqiptarë (aleatë të kryeministrit Zaev) të Qeverisë së Koalicionit dhe të Parlamentit të Maqedonisë, urgjentisht, duhet të kërkojnë ndihmë juridike nga SHBA-ja, në mënyrë që ekspertët amerikanë ta investigojnë dhe ta nxjerrin në shesh të vërtetën. Ndryshe, nëse, edhe më tej, kjo çështje u “besohet” institucioneve dhe organeve të caktuara shtetërore të Maqedonisë, e vërteta për “rastin Kumanova” nuk do të mësohet kurrën e kurrës. Si rrjedhim, sikurse këtu e 70 vjet më parë (1945-2017), shqiptarët e pafajshëm, do të jenë viktimë e terrorit, e masakrave, e racizmit, e aparteidit dhe e segregacionit të shtetit sllavomaqedon-shqiptar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...