2017-09-25

Pozita e krijuesit shqiptar në diasporë


Anton Marku



Krijuesit bëjnë pjesë në grupin më deficitar por dhe më elitar dhe avangard të komunitetit shqiptar në diasporë. Profili i tyre është specifik ndaj kërkon një çasje tjetër shoqërore dhe institucionale në krahasim me pjesën tjetër të komunitetit.

Përgjatë migrimit masiv të shqiptarëve drejt perëndimit, sidomos në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, kryesisht në shtetet gjermanofolëse të Evropës u vendosën edhe një pjesë e intelektualëve, të cilët në vendet e tyre të origjinës ishin marrë me veprimtari krijuese dhe tashmë kishin bërë një emër. Disa prej tyre kishin botuar libra, të tjerët ishin bërë të njohur në fushën e muzikës, aktrimit, arteve pamore e të ngjajshme. Por, në një ambient të ri dhe të huaj, në të cilin pothuajse gjithçka duhej të fillonte nga e para, arti detyrimisht do të duhej të priste ditë më të mira.
Keni erën e keqe nga goja? Ka një zgjidhje!
Në këtë rast do të fokusohemi tek roli dhe rëndësia e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në mbatjen gjallë të shpirtit artdashës jashtë mëmëdheut.

Prapavija

Me themelimin e Lidhjes së Shkrimtareve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në vitin 2011 krijuesit shqiptarë në Austri arritën të kenë një adresë të tyre, një emër, një shenjë dalluese, një ‘‘kulm mbi kokë’’, qoftë ai dhe virtual. Lidhja u vu në jetë nga entuziazmi i themeluesve të saj dhe për një periudhë të shkurtër kohore arriti që të identifikojë dhe anëtarësoj mbi 30 krijues/e nga të gjitha rajonet e Austrisë. Në dy vitet e para të veprimtarisë së saj u organizuan më se 20 orë letrare në gjuhën shqipe, dhe ate jo vetëm në Vjenë, por dhe në Linz, Graz, Salzburg, Wiener Neustadt, Baden, Kapfenberg, Knittelfeld, etj. Nga viti 2013 orët letrare mbahen në të dy gjuhë, atë shqipe dhe gjermane. Që nga ajo kohë anëtarët e Lidhjes botuan mbi 40 libra individualë, ndërsa u publikuan edhe dy antologji të përbashkëta, po ashtu në të dy gjuhët ‘‘Illyrcum 1’’ dhe ‘‘Illyricum 2’’. Në anën tjetër u vendosën dhe thelluan kontaktet dhe bashkëpunimi me Shoqatën e Shkrimtarëve të Austrisë, PEN klubin austriak, Shoqërinë Austriake për Letërsi, shtëpi botuese, institucione shtetërore, organizata qeveritare e joqveritare, autore dhe autorë austriakë dhe të huaj, etj. Disa nga anëtarët e Lidhjes tashmë janë pranuar si anëtarë të rregullt në këto subjekte me renome kombëtare e ndërkombëtare.

(Mos)mbështetja

Anëtarët e Lidhjes ‘‘Aleksandër Moisiu’’ ofrojnë punë vullnetare, pa asnjë kompenzim financiar. Falë dashamirësisë së disa sponzorëve Lidhja ja ka dalur që të mbijetojë financiarisht. Por, në raport me numrin e madh të biznesve shqiptare, sidomos në qytetin e Vjenës (mbi 150), numri i atyre që shprehin dëshirën dhe vullnetin për të ndihmuar këtë subjekt është tepër i ulët. Një pjesë e këtyre biznismenëve të vetquajtur i nënçmojnë, përbuzin e dekujajojnë krijuesit duke mos fshehur dëshirën që ata para tyre të shëndrrohen në lypës që shtrijnë dorën. Ashtu siç dhe zakonisht ndodhë në jetë: Ata që kanë më shumë japin më pak. Shpesh dhe aspak.

Megjithatë, edhe pse në shikim të parë mund të duket se krijuesit tanë në Austri gëzojnë një respekt të posaçëm në komunitet, kjo për fat të keq nuk reflektohet edhe tek pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara, blerja e librave, revistave, pikturave, skulpturave, etj. Ky respekt ka më shumë karakter deklarativ se sa praktik.

Fitohet përshtypja ata që e duan kulturën, sidomos letërsinë, nuk po ja dalin që ta dëshmojnë këtë, ndërsa ata që nuk e duan nuk po arrijnë që ta fshehin këtë fakt.

Nonsenset mërgimtare

Në një situatë normale do të pritej që elitat (artistët, mjekët, inxhinierët, arkitektët, politologët, juristët, ekonomistët, etj) të jenë në ballë të proceseve, ndër të tjera edhe të atyre për mbatjen gjallë të gjuhës shqipe në diasporë. Për fatin e hidhur, kjo pjesë e komunitetit tonë në mërgim është, me pak përjashtime, pjesa më pasive, më e fjetur, më e painteresuar dhe më e paangazhuar në këtë proces. Janë mu këta që më së paku marrin pjesë në orët letrare, promovimet e librave, ekspozitave, shfaqjeve teatrale apo koncerteve të muzikës klasike. Këtyre nuk u mbeten shumë prapa për nga mosaktivizimi as studentët shqiptarë në Austri.

Letërsia në mërgatë

Sa dhe si shkruhet gjuha shqipe në diasporë?

Me shumë pak përjashtime ajo shkruhet pak, dobët dhe keq, pa përdorim të standardeve elementare, me gabime të shumta ortografike, drejtshkrimore dhe logjike. Pa pikë, presje, apostrof apo thonjëza. Të njëjtën gjë e bëjnë, dhe atë me shumicë, edhe disa gazetarë të vetshpallur në mërgatë, të cilët botojnë artikuj në gazeta të ndryshme pa përfilluar pothuajse asnjë rregull gjuhësor.

Sa i përket letërsisë që krijohet në diasporë ajo është kryesisht patriotike, nacionaliste, populliste, politike e me tone melankolike, e cila shumë rrallë ja ka dalë të lirohet nga historia, temat e luftës dhe nostalgja për ‘‘kohërat e vjetra’’. Ajo po ka vështirësi që të transformohet, reformohet dhe adaptohet me trendet që sot po ndodhin në letërsinë bashkëkohore, e cila sot shkruhet shkurt, qartë, është më dinamike, më reale, prezize, shumëdimensionale, më e hapur dhe më progresiste.

Ka dallim, madje të madh, mes autorëve të librave dhe shkrimtarëve. Jo gjithçka që shkruhet meriton dhe të botohet. Numri i veprave të publikuara nuk e bën autorin automatikisht shkrimtar. Atë e bëjnë vetëm vlerat e veprës, për cilësinë e të cilëve fjalën e fundit e ka kritika dhe lexuesit. E kundërta e kësaj janë poetët e facebook-ut që komentojnë çdo ditë njëri-tjetrin. Aty postohen edhe poezi të pa artikuluara artistikisht, pothuajse monotone. Të rralla janë ato të stilit modern, me rrjedhë dhe harmoni mes mendimeve, fjalëve, rreshtave e vargjeve. Do të ishte një kombimim i përkryer nëse ata do të posedonin dhe talentin po aq sa e kanë vullnetin.

Në lidhje me këtë mund të konstatohet se kualiteti i letërsisë që ‘‘prodhohet’’ në diasporë nuk është ai që do të duhej të ishte. Me përjashtime të rralla, temat nuk përpunohen aq sa duhet, figurat letrare si metaforat dhe simbolet përdoren vend e pa vend, veprat nuk shquhen për ndonjë thellësi mendimi, narracion, meditim refleksiv apo mesazhe të qëlluara, unike dhe origjinale. Në këtë lloj letërsie dominon poezia, pastaj proza e shkurtër. Esej, drama apo romane botohen në numër të papërfillshëm. Në përgjithësi mungojnë edhe konkurset letrare, të cilët autorëve do t’u mundësonin që të sprovoheshin në konkurencë me njëri-tjetrin. Po ashtu ka pak apo aspak botime gazetash e revistash periodike e as kurse shkrimi. Për kritikë të mirëfilltë letrare as që mund të bëhet fjalë. Edhe vështrimet/rezencionet që shkruhen janë kryesisht me elemente pozitive, madje dhe superlative, edhe atëherë kur vepra nuk i plotëson kushtet minimale të botimit. Ka pak sjellje të reja apo emra të rinj. Sidoqoftë, disa autorë shqiptarë po ja dalin që edhe të përkthehen në gjuhën gjermane apo dhe në gjuhë të tjera.

Racionaliteti kulturor në këtë rast do të mund të vinte në pah faktin se krijuesit nuk duhet doemos të ju shërbejnë shteteve apo kombeve. Ata duhet të jenë të lirë që të vënë në pikëpyetje dhe t’i vështrojnë me sy kritik këto konstrukte shoqërore por edhe lirinë, drejtësinë, idelogjitë, religjionet dhe fenomenet tjera si këto.

Ata nuk duhet të jetojnë nga shkrimet e tyre, por të jetojnë për të shkruar.

Sa po lexohet?

Duke ditur se po jetojmë në epokën në të cilën individualizmi dhe egoja personale janë duke u etabluar si alternativë ndaj socializimit dhe solidaritetit ndërnjerëzor, mund te thuhet lirisht se sot po lexohet pak, shumë pak, edhe pse librat, për fat të mirë, nuk mungojnë e as çmimet e tyre nuk janë të papërballueshme për xhepin e mërgimtarëve.

Përfundim

Pozita e krijuesit shqiptar në diasporë në përgjithësi e në Austri në veçanti nuk është e lehtë. Edhe pse një pjesë e vogël e tyre i’a ka dalur që me sukses të gjej vendin që meritojnë në skenën kulturore të shteteve ku veprojnë, pjesa më a madhe e tyre është lënë në mëshirën e vetvetes, në udhëkryq krijues dhe në kërkim të identitetit artistik. Megjithatë, një numër i tyre po i’a del që të ballafaqohet me sfidat që u dalin përpara në rrugën e përfaqësimit sa më dinjëtoz të gjuhës, kulturës dhe artit shqiptar në botë.

Ajo dhe është jeta e tyre. Tjetër nuk kanë. As që kërkojnë.

Autori është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’

Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale

Ruçi në krye të Kuvendit/ Ja ç’thotë ekspertja amerikane…




Lori AmyLori Amy : "Nëse nuk e shohim të kaluarën tonë me guxim dhe integritet, atëherë nuk do të mund të kuptojmë dot se po e përsërisim atë"
Lori Amy, profesore në Universitetin Jugor të Xhorxhias, thotë për Zërin e Amerikës se krimet që shkaktoi komunizmi nuk mund të harrohen, por çështja është se si duhet kujtuar kjo e kaluar, në mënyrë që shoqëria të mos mbetet tek akuzat dhe viktimizimi. Profesorja, e cila viziton shpesh Shqipërinë, po merret me studimin e traumave që përjetoi shoqëria shqiptare dhe të rrugës për shërimin e tyre.

Ajo flet edhe për zgjedhjen e ish-ministrit të Brendshëm të komunizmit Gramoz Ruçi në krye të Kuvendit. “Nëse nuk e shohim të kaluarën tonë me guxim dhe integritet, atëherë nuk do të mund të kuptojmë dot se po e përsërisim atë”, thotë ekspertja amerikane.
Keni erën e keqe nga goja? Parazitët jetojnë në trupin tuaj!
Profesore Amy, jeni duke shkruar një libër që mund të përmblidhet si një analizë e plagëve që la pas regjimi komunist në Shqipëri. Nga kërkimet tuaja në thelb çfarë keni gjetur?

Ka dy mënyra për të menduar rreth plagëve. Së pari: Çfarë ndodhi, çfarë konkretisht na i shkaktoi plagët? Por ajo që mua më intereson më shumë janë efektet e këtyre plagëve. Pesëdhjetë vjet të një dikatature të egër totalitare i kanë bërë njerëzit të ndihen sikur nuk kanë shpresë. Një nga efektet e kësaj diktature, ku njerëzit kishin frikë se mos po i spiunonin, se mos burgoseshin apo vriteshin, është se ata krijuan një ndërgjegje të dyfishtë. Kjo i bën disa njerëz të mos ndihen vetvetja, të humbasin aftësinë për të treguar të vërtetën.

Pra, në thelb flasim për pasoja të traumave nëpër të cilat ka kaluar shoqëria shqiptare dhe që mbeten të patrajtuara siç duhet?

Për t’i zgjidhur ato, gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’i trajtojmë ato me integritet, guxim dhe ndershmëri, pra të kthehemi pas dhe të shikojmë se si struktura e terrorit krijoi një ndërgjegje të dyfishtë, duke i bërë njerëzit të kumbisnin shpresën.

Por kush e mban përgjegjësinë që këto trauma vazhdojnë të mos trajtohen siç duhet?

Të them të drejtën, kjo është një përgjegjësi që ne e mbajmë të gjithë. Pra edhe shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. Në këtë rast, përgjegjësi do të thotë të kesh guximin të përballesh me ndershmëri me atë që ndodhi. Kur ne kemi frikë, atëherë ne gënjejmë veten, mohojmë gjëra që nuk duam t’i dimë dhe i mbajmë ato përbrenda. Edhe ndërkombëtarët kanë fajin e tyre. Sepse sapo ndodhi tranzicioni, ata erdhën në Shqipëri me planin e tyre ekonomike, duke thënë se tani vendi është një treg i lirë. Ndërkaq, nuk pati kohë që njerëzit të analizonin atë që kishte ndodhur, por u kalua me shpejtësi nga një kuadër ideologjik në një tjetër.

Le të flasim pak për krimet e regjimit komunist. Duket sikur politikanët sot dhe në përgjithësi njerëzit në pushtet përpiqen hapur të provojnë se krimet e komunizmit mund të harrohen tani që kanë kaluar kaq shumë vite. Ata përpiqen ta fusin këtë ide në mendjet e të rinjve, duke u thënë të gëzojnë jetën dhe të harrojnë të kaluarën. A mendoni se skena e krimit të dhunës shtetërore ekziston ende?

Ne mund të harrojmë hollësi historike konkrete, për shembull njerëzit që kanë jetuar atë kohë mund të harrojnë hollësi konkrete, njerëz që kanë vdekur mund të mos kenë në gjendje të tregojnë historitë e tyre. Por efektet e atyre ngjarjeve vazhdojnë. Gjysma e popullatës është nën 30 vjeç dhe shumë prej tyre mund të mos e kenë mësuar atë që kaluan prindër apo gjyshërit e tyre. Por e vërteta është se i gjithë vendi, çdo centimetër e tij, u ndërtua nga puna e detyruar: nga të burgosurit ose nga puna vullnetare që në fakt ishte e detyruar. I tërë vendi është një skenë krimi. Asgjë nuk mund të harrohet. Çështja është se si duhet kujtuar kjo e kaluar në një mënyrë që të mos mbetemi tek faji, akuzat dhe viktimizimi, por në një mënyrë që të ketë efekte shëruese. Për ta bërë, këtë fillimisht duhet të analizojmë se çfarë ndodhi dhe pastaj të shtrojmë pyetjen se si mund t’i rindërtojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Cila është përvoja juaj nga bisedat që keni patur në Shqipëri me njerëz që mund të kenë qenë burgosur apo të dënuar me punë të detyruar.

Shumë prej tyre janë të traumatizuar thellë. A e dini se si mund të shërohet dikush që ka qenë i traumatizuar? Së pari, pala tjetër duhet të pranojë dhe të thotë: Më vjen keq për atë ju keni hequr. Një pranim i thjeshtë se kjo vuajtje ka ekzistuar ka një efekt shumë të madh. Por të pretendosh se gjërat nuk kanë ndodhur, kjo nuk mund të shërojë askënd.

Ndoshta një shembull i mirë për të ilustruar këtë që ju thoni është zgjedhja kohët e fundit si kryetar i Parlamentit e zotit Gramoz Ruçi, ish-ministër i Brendshëm në vitin e fundit të regjimit komunist, kur në Shqipëri ndodhën disa gjëra mjaft të trishtueshme. A mund të na thoni se çfarë mund të nënkuptojë kjo për shoqërinë në Shqipëri?

Është pikërisht ajo për të cilën folën. Nëse nuk e shohim të kaluarën tonë me guxim dhe integritet, atëherë nuk do të mund të kuptojmë dot se po e përsërisim atë. Këtu vijmë përsëri tek ndjenja e mungesës së shpresës, e cila vjen kur ne mendojmë se çfarëdo që të bëjmë asgjë nuk do të ndryshojë. Megjithatë, vitet e fundit kemi parë mundësi shumë reale për ndryshim. Për shembull, më në fund është ngritur një komision për hapjen e dosjeve të policisë sekrete të regjimit komunist. Si do të veprohet me këtë komision? Çfarë duhet bërë që komisioni të punojë me transparencë? Si duhet të trajnojmë njerëzit që do të merren me studimin e arkivave? Kjo është një mundësi, e cila nëse shfrytëzohet, atëherë kjo mund të sjellë shpresë.

Edhe ky komision që ju përmendët ka nevojë për mbështetje nga shumë njerëz. Sepse, nga përvoja e së kaluarës, shumë njerëz kanë shprehur mosbesim se edhe ky komision nuk do të bëjë asgjë.

Komisioni nuk janë vetëm ata pak njerëz që bëjnë pjesë në të. Jemi të gjithë ne që shkojmë në zyrat e tyre, që kërkojmë dokumente, që fillojmë t’i studiojmë ato dhe që flasim për ato që gjejmë.

Ka shumë njerëz që thonë se jemi tepër të dobët për t’u përballur me të kaluarën komuniste, sepse ata që janë në pushtet janë mjaft të fuqishëm dhe një pjesë e tyre vijnë nga ajo e kaluar. Si do t’i përgjigjeshit ju kësaj?

Pata një drekë jashtëzakonisht të bukur para pak ditësh me ambasadorin John Withers, për të cilin shumë njerëz kanë respekt në Shqipëri. Ai më kujtoi historinë me hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Asnjëri prej hebrejve që shkuan Shqipëri në atë kohë nuk u vra. Të gjithë ata u mbrojtën. Një popull që bëri këtë nuk mund të jetë një popull i dobët. Njerëzit që e bënë këtë janë njerëzit e besës dhe të mikpritjes. Këto cilësi janë thelbi i identitetit shqiptar. Në identitetin shqiptar ka një forcë të jashtëzakonshme, që unë jam 100 për qind e sigurt se do të gjejë përgjegjësinë, guximin dhe shpresën për të përfituar nga rasti që kemi tani për të filluar realisht shërimin e shoqërisë, i cili duhet të ishte bërë me kohë.

Vitet e fundit ju jeni përfshirë në një projekt të quajtur OTTOnomy dhe që synon ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Na thoni diçka më shumë ju lutem.

Koncepti është të ruajmë vlerat më të mira nga e kaluara dhe e tashmja, nga Lindja dhe Perëndimi. Shqipëria është në zemër të lindjes së qytetërimit perëndimor. Shqipëria të jep hartën e evolucionit të qytetërimit njerëzor nga kohët parahistorike e deri më sot. Në Shqipëria tani ka aq shumë njerëz që i kanë drejtuar sytë nga Bashkimi Evropian dhe duan të bëhen pjesë e Perëndimit. Por shqiptarët vetë janë më shumë se aq. Historia e Greqisë së vjetër, e Perandorisë Romake, e Bizantit, e Perandorisë Osmane dhe Austro-Hungareze, të gjitha këto qytetërime të mëdha përmblidhen në Shqipëri. Shqiptarët nuk janë një gjë e vetme, por janë shumë gjëra bashkë. Prandaj, ruajtja e kësaj trashëgimie na ndihmon të ruajmë edhe elementët bazë të identitetit shqiptar, që janë besa, mikpritja, guximi, shpresa.

Si dhe pse u shkarkua kryetarja Ardita Sinani nga Qeveria e Serbisë?

Image result for nehat hyseni

Shkruan: Nehat Hyseni


Kryetarja e Komunës së Preshevës, zonja e nderuar Ardita Sinani (PVD), u shkarkua nga ky post me vendimin e Qeverisë së Serbisë, të 15 shtatorit 2017, dhe në vend të saj u caktua “Organi i Përkohshëm”, me Shqiprim Arifin (APN), si kryetar.
“Hillary Clinton” e Luginës së Preshevës

Zgjedhja e zonjës Ardita Sinani në postin e Kryetares së Komunës së Preshevës, më 10 mars 2017, bëri jehonë dhe publicitet jashtëzakonisht të madh, të paparë ndonjërë më parë në historinë politike të Preshevës, si në shtypin dhe mediat shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, poashtu edhe në mediat rajonale e europiane.
Disa media franceze, si dhe mediat e Europës Juglindore, Ardita Sinanin e quajtën “Hillary Clinton” e Luginës së Preshevës.
Pra, zgjedhja e merituar e zonjës Sinani ishte një veprim i qëlluar dhe paraqiti surprizë jashtëzakonisht pozitive, meqë ishte e vetmja grua kryetare e Komunës edhe në tërë Serbinë dhe ishte një leksion i mirë afirmativ edhe për emancipimin e femrës shqiptare dhe barazinë e saj në shoqëri, si vlerë e pretenduar europiane, sidomos nga popujt e Ballkanit.
Kryetarja e parë femër në historinë e Luginës së Preshevës
Zonja Ardita Sinani është kryetarja e parë shqiptare në historinë e Luginës së Preshevës apo Kosovës Lindore, dmth. Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si komuna të banuara me shumicë shqiptare në Serbi, ashtu siç është zonja Mimoza Kusari-Lila, kryetare e parë grua, e komunës së Gjakovës, në Kosovë.
Përndryshe, Ardita Sinani, ka lindur 15 nëntor 1980, në Preshevë.
Profesoreshë dhe eksperte e shkëlqyer e ekonomisë
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Preshevë, kurse në Fakultetin Ekonomik- dega Menaxhment dhe Informatikë, në Prishtinë, ka diplomuar me sukses të shkëqyeshëm në vitin 2003.
Punoi fillimisht si profesoreshë në gjimnazin e komunës së Bujanocit, pastaj në administratën komunale të Preshevës udhëhoqi sektorin e zhvillimit ekonomik dhe tregoi aftësi të jashtëzakonëshme sidomos në bashkëpunim me USAID-in dhe me Programin e CHF-së, si dhe me Grupin EEE, për identifikimin e prioriteteve zhvillimore dhe implementimin e suksesshëm të tyre në Komunën e Preshevës.
Kontributi i madh për Grupin EEE të CHF-it
Gjithashtu, zonja Ardita Sinani ka dhënë kontribut të madh edhe rreth hartimit të Planit Afatmesëm zhvillimor të Komunës së Preshevës për periudhën 2008-2015, si dhe në trajnimin e suksesshëm të stafit të administratës komunale për certifikimin me ISO standardin 9001, si njëra nga dhjetë komunat e Europës Juglindore, që u financuan nga USAID-CHF-i, kurse u realizuan nga IMSP nga Beogradi, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e përkushtuar dhe me kompetencë të lartë profesionale të Prof. Dr. Edita Kastratoviq.
Unë, si koordinator që isha i Grupit EEE të CHF-it 2002-2008, si dhe stafi i zyrës tonë në Preshevë, por edhe Drejtoria e USAID-it (CHF) në Beograd, shprehë me konsideratë të lartë falënderime dhe mirënjohje të sinqertë për kontributin e çmuar të zonjës Ardita Sinani, si eksperte brilante e ekonomisë dhe si bashkëpunëtore e shkëlqyeshme dhe maksimalisht korrekte dhe e përkushtuar.
Zbulimi i krimit dhe korrupcionit
Ardita Sinani, si eksperte e shkëlqyer dhe si pedagoge, që nga dita e parë në postin e kryetares së komunës së Preshevës, bëri kthesë radikale në qeverisjen lokale.
Menjëherë angazhoi ekspertë të fushës financiare për të parë obligimet e komunës ndaj ndërmarrjeve kontraktuese, si dhe gjendjen e realizimit të punëve të kontraktuara në terren.
Rezultatet ishin alarmante! Qeverisja e papërgjegjshme nëntëmujore e APN-së dhe Shqiprim Arifit kishin abuzime të pafund dhe keqpërdorime e makinacione korruptive nga më të ndryshmet.
Vetëm me një tender, ata synonin rreth 220 mijë euro t’i përvetësonin në mënyrë abuzive!
Pra, rezultoi se Shqiprim Arifi kishte udhëhequr një bandë kriminale sipas ligjeve të mafisë e “nëntokës”!
Meqë zbardhja dhe zbulimi i këtyre abuzimeve kishte marrë drejtimin e duhur, Shqiprim Arifi, me mbështetjen direkte të Presidentit të Serbisë, dy muaj pas shkarkimit të tij, më 10 maj 2017, në Leskovc, Aleksandar Vuçiqi e lavdëron dhe e ngritë në qiell Shqiprim Arifin, pikërisht në kohën kur ishin zbuluar dhe kur ishte bërë zbardhja e krimeve të tij, nga institucionet kompetente.
Bllokada me mbështetje të Qeverisë së Serbisë
Prandaj, u bë e qartë se kryetarja Ardita Sinani, në luftën e saj të pakompromis, kishte përballë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë e udhëhequr nga e preferuara e tij, Ana Bërnabiq.
Gjatë kësaj kohe, mbledhjet e Kuvendit Komunal ishin shndërruar në ferr të vërtetë!
Shqiprim Arifi dhe banda e tij nuk respektonin asnjë procedurë reth ecurisë së mbledhjeve, duke nxitur e provokuar me ngulm konflikte dhe gjakderdhje me pasoja të paimagjinueshme.
Pra, u pa puna se Serbia kishte aleatin apo agjenturën e vet politike në këtë komunë, që do të bllokonte deri në pafundësi zhvillimin e demokracisë dhe ecurinë normale të funksionimit të pushtetit lokal.
Misioni antishqiptar
Diverzioni antishqiptar i Qeverisë së Serbisë mori epilogun me shkarkimin e kryetares së komunës Ardita Sinanit, me vendimin e 15 shtatorit 2017, dhe me emërimin e Organit të Përkohshëm nga premierja Ana Bërnabiq, me Shqiprim Arifin si kryetar të këtij organi, si dhe me vendosjen e raportit diskriminues 3:2, në favor të pakicës APN-SNS, me 11, kundër shumicës me 27 këshilltarë të PDSH-PVD-së.
Kështu Qeveria e Serbisë e stopoi luftën kundër krimit e korrupsionit në komunën e Preshevës dhe e riinstaloi njeriun e besueshëm të vet nga radhët e shqiptarve të kësaj treve.
Pra, Qeveria e Serbisë me anë të APN-së dhe Shqiprim Arifit si person i besueshëm i Serbisë, me mision special në Luginë të Preshevës është instrument për realizimin e projekteve antishqiptare serbe, që nga “Naçertania” e Garashaninit e deri në ditët e sotme, sa duket, nuk kanë hequr dorë nga synimet dhe pretendimet e tyre makabre për spastrimin etnik të Luginës së Preshevës nga shqiptarët.

Koloneli Arqile Mite Veshi: Si përgatita projektin sekret të furnizimit për Tiranën

NGA: ALBERT ZHOLI



Arqile Mite Veshi ka lindur më 1939, në Çorraj të Vlorës. Fëmijërinë e kaloi me vështirësitë e periudhës së luftës, por që e bënë më të vendosur për t’u përballur me vështirësitë e jetës.

Pamundësia ekonomike e familjes nuk i dhanë mundësinë që të vazhdonte shkollën e lartë, prandaj për periudhën Shtator 1957 – Shtator 1958 punoi në vendlindje. Në Shtator 1958, i erdhi fletë-thirrja për ushtar dhe u paraqit në Degën Ushtarake në Vlorë. Pyetja-surprizë: A dëshiron të bëhesh oficer? Kështu ndryshoi jeta e djaloshit, që u nis për në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve.
Z. Veshi, çfarë do të veçonit nga shkolla ushtarake?
Jetën në shkollë e sidomos dy vitet e fundit që i bëra në ambientin e Uzinës së Artilerisë, ku ishim vetëm 18 vetë, i kujtoj me shumë nostalgji, për faktin se u bëmë si një familje me të gjithë shokët. Për t’u kujtuar ishte i paharruari Shefqet Ruçi, i cili na mblidhte rreth vetës e buçiste kënga labe që ai ia merrte aq mirë. Me disa kemi mbajtur e mbajmë shoqëri për gati 50 vjet e sidomos me Feizi Nebiaj, Hodo Hodaj dhe Anastas Dhimitrin.

Programi mësimor ishte kompleks. Kishte nivel të lartë profesional të pedagogëve, bazë të mirëfilltë materiale në çdo kabinet për secilën lëndë.

Cili ka qenë momenti më i vështirë juaji në ushtri në hartimin e planeve luftarake?

Bazuar në formimin teorik si student, pedagog dhe Shef Katedre në Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu”, si dhe në përvojën e punës 10-15-vjeçare në njësitë e repartet e ushtrisë nga Tropoja në veri dhe Gjirokastra në jug, Ministri i Mbrojtjes, në Maj 1974, më emëroi Zëvendësdrejtor dhe Shef i Shtabit të Drejtorisë së Përgjithshme të Prapavijës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo drejtori në atë kohë kishte në përbërje: Shtabin e Drejtorisë, Sekretarinë Sekrete, Drejtorinë e Prapavijës, të Shëndetësisë, të Financës, të Kontroll-revizionit, të Planit dhe të Furnizimit. Në përshtatje me këtë strukturë ishin edhe sektorët analogë në të gjitha njësitë e repartet e ushtrisë. Në vartësi të drejtpërdrejtë, drejtoria kishte edhe bazat e furnizimit të ushtrisë me qendër në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Tepelenë, Rrëshen si dhe ndërmarrjet e prodhimit e shërbimit si: Ndërmarrja e Veshmbathjes së Ushtrisë, Ndërmarrja e Ndërtimeve Ushtarake, Ndërmarrja e Riparim-shërbimeve Komunale, Ndërmarrja e Ushqimit Social, shtëpitë e ushtarakëve si dhe shtëpitë e pushimeve të ushtarakëve, etj.

Mbuloja problemet operative dhe të stërvitjes si dhe Sekretarinë Sekrete. Gjithashtu, bëja koordinimin e bashkërendimit e punëve midis drejtorive në vartësi dhe me drejtoritë e komandat e aparatit të Ministrisë.

Të gjitha njësitë e repartet kishin urdhra dhe detyra luftarake, ndërsa bazat e furnizimit të ushtrisë nuk kishin detyra luftarake dhe dokument që t’ua konkretizonte atë sipas njësive që do furnizonin ashtu edhe rezervat që do të krijonin e skaliononin sipas drejtimeve operativo-strategjike, prandaj mora iniciativën dhe përgatita një projekt për bazën e furnizimit në Tiranë me rreth 60 faqe të shtypur me shkallë sekreti: “Tepër sekret”. Ishte punë me përgjegjësi të jashtëzakonshme pasi do kalonte në duart e Mehmet Shehut. N.q.s. ai nuk do ta pëlqente....

Dhe çfarë rezultati pati kjo punë?

Gjatë përgatitjes isha në një ankth të madh. Pasi e mbarova, këtë material, nëpërmjet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj, ia kaluam për mendim Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes Mehmet Shehu. Pasi e kishte studiuar me shumë kujdes, ditën e nesërme na thirri Mehmeti, na përgëzoi për punën e bërë dhe na vuri detyrë që të përgatitnim sa më shpejt urdhrat reale për çdo bazë furnizimi. Në këtë mënyrë, Bazat e Furnizimit të Ushtrisë u pajisën me një dokument të rëndësishëm, mbi bazën e të cilit programuam punën për krijimin dhe skalionimin e të gjitha rezervave materiale si “shtylla” të qëndrueshmërisë të mbrojtjes së vendit.

Si vijoi karriera juaj ushtarake?

Në Tetor 1982, me vendim të Sekretariatit të KQ-së të Partisë, emërohem Drejtori i Drejtorisë së Prapavijës së Ushtrisë detyrë që kreva për më shumë se një dekadë. Përveç detyrës shtetërore, isha ngarkuar e kryeja detyra të tjera me karakter shtetëror e shoqëror si: Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Anëtar i Kolegjiumit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Anëtar i Komitetit të Partisë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Për kohën që punova në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes, dua të nënvizoj se atje vinin kryesisht ato kuadro që kishin punuar për shumë vjet në njësi e repartet e ushtrisë, kishin patur rezultate në punë, sjellje të mira shoqërore, nivel të lartë profesional, pjekuri e gjykim në zgjidhje e problemeve sipas radhës e rëndësisë së nevojave të njësive e reparteve. Kjo e lehtësonte edhe bashkëpunimin për zgjidhjen sa më racional dhe efektiv të problemeve që dilnin për çdo armë e shërbim, duke zbatuar rigorozisht kërkesat e akteve ligjore e nënligjore. Gjithashtu, vlen për ty përmendur, se në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes, kishte disiplinë rigoroze në ruajtjen e sekretit, nisur nga motoja që secili të dijë atë që i takon sipas vendit të punës e funksionit që kryen.

Po kur u ristrukturua ushtria, çfarë ndodhi?

Në fund të vitit 1983 doli urdhri i Komandantit të Përgjithshëm që në ushtri do të ketë riorganizim nga struktura me korpuse në strukturë me divizione. Në mbrëmjen e asaj dite në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes, u thirr grupi i punës për të kryer studimin e riorganizimit të ushtrisë me sistem divizioni.

Detyra ishte shumë e rëndësishme dhe voluminoze, por që kishte një kusht shumë specifik, se do të punohej vetëm dhe në bashkëpunim vetëm me anëtarët e grupit të punës dhe nuk kishe të drejtë të konsultoheshe as me personelin e drejtorisë dhe as me komandantin. Kjo kushtëzoi që edhe puna të bëhej kryesisht natën dhe në zyra të mbyllura, gjë e cila për mua që isha i vetmi drejtor që punoja për pjesën e dokumenteve të sektorëve ekonomiko-financiar, armatim-municionin dhe teknikën luftarake etj, mu desh që për 2 – 3 muaj të konceptoja e hidhja në letër në blloqe “Tepër sekrete” rreth 500 – 600 faqe, duke mos komunikuar me njeri në mënyrë të drejtpërdrejtë për detyrën e vënë. E gjithë kjo punën e mirëfilltë studimore-shkencore, pasi jo vetëm u shkrua, u diskutua dhe u miratua nga hallkat përkatëse të shtetit, por edhe u zbatua, pasi e tërë Ushtria Shqiptare kaloi në strukturën me divizione dhe komanda sipas detyrave luftarake morën drejtimin e njësive dhe reparteve vartëse. Ishte një punë cfilitëse me shumë përgjegjësi. Ishte koha kur në ushtri frynin erërat e “puçeve ushtarake” dhe ço gabim kishte kosto.


******
Image result for ALBERT ZHOLIAlbert Z. Zholi (shkrimtar-publicist, lindur me 16 dhjetor 1960). Ka zhvilluar mbi 3 000 intervista me personalitete të artit, shkencës, kulturës, politikës. Ka bashkëpunuar me 16 gazeta brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka redaktuar 110 libra artisitk, publicistik, tregime dhe me poezi, Autor i 20 librave,.
Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit:
-1990-Bashkpuntor i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni” -1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Drita” -1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit) -1994- bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”, “Egnatia” (Greqi) -1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi) -1999-2001 bashkpuntor i gazetës “Shekulli” -2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur) -2002-Drejtor i Institutit Kerkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF) -2002 – vazhdim opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, . -2001 –vazhdim, bashkpuntor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shqiptar”. -2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH -2005- 08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve. -2006-2007 ideues dhe bashkdrejtues në TVSH në emisionin “Emigracioni dhe Koha” - 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe” - 2008-vazhdim… Redaktor kulture, gazeta “Telegraf” -2007-Kryeredaktor i revistës “Intergrim” (6 mujore) -2008-Kryeredaktor i gazetës Iliria News –Greqi (javore) -2008-Kryeredaktor i gazetës “Labëria” -2012-Kryeredaktor i revistës mujore “Bota Femërore” -2014- vazhdim. Gazetar Revista “Mbrojtja” dhe gazeta “Ushtria”
Botime: -Ikja e madhe –publicistikë -Vite emigracioni-tregime -Endrrat e mërgimit-publicistikë -Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë -Vajza misterioze-tregime -Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar -Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit - (publicistikë) -Hiret e një bjondine-tregime -I fundit i komunizmit utopik-publicistikë -Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë -Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi) -Sekretet e ish gazetarëve të RTSH -Kush e vrau dashurinë-roman -Sekretet e ish gazetarëve të RTSH-vëll II -Kiço Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve-monografi -Mesazhe dashurie (publicitiko-letrar) -Një ditë për dashurinë (publicistiko-letrar) -Puthje dashurie (publicistiko-letrar) -Hase Manaj, në udhët e jetës (Monografi) -Kujtim Gjonaj dhe magjia e filmit (Monografi)

Kanë thënë për Albert Zholin:

-Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.

'''Xhevahir Spahiu'''

Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.

'''Dritëro Agolli'''
Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.

'''Helena Kadare'''

Krijimtaria juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë. Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër.

'''Naum Prifti'''

Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!
I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s'më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit - parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Nëpër prozën tënde lëvizin dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!...Megjithatë nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit!. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e. Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë... Përgëzimet më të mira!

Sa kushton një provim në universitetet shtetërore?




Ilir Vata


Fenomeni i shitjes së notës është tashmë i njohur në Shqipëri, pasi gjithçka shitet dhe blihet në tregun e zi sipas një çmimi që i venë profesorët e universiteteve, madje dhe në sistemet arsimore parauniversitar, blihen notat apo mbarëvajtja e një mesatarie të mirë.

Prej vitësh tashmë sistemi arsimor është në garën e dualitetit mes privatit dhe shtetërorit, përsa i përket kushteve dhe nivelit arsimor.

E ndërsa në universitetet private ka kushte dhe taraifa të kripura për studimin, notat nuk janë shumë problem, por nuk ndodh e njëjta gjë në universitetet shtetërore sepse nota është një problem i vërtet jo falë kërkesës për një përgatitje sa më të mirë të studentëve, por se notës i kanë vënë një çmim.

Prindër të shqetësuar, studentë të lemeritur nga burrokracia, arroganca dhe nihilizmi i pedagogëve që ndonse janë neglizhent përsa i përket mësimëdhënjes nuk janë aspak tolerat përsa i përket çmimit të notës dhe kështu ndodh që një student me mesatare të mirë të ngelen në disa lëndë se pedagogët kërkojnë një çmim për notën në kundërshtim me çdo princip të mësimdhënjes dhe në kundërshtim me ligjin.

Ky fenomen ka marrë dhen dhe tani në vjeshtë, studentët ngelës nuk prokupohen aq shumë për të mësuar se sa të gjejnë lekët sepse ky është modeli që kanë zedhur pedagogët, pra duke vrarë dijen me çmimin e tyre të paligjshëm.

Disa vite më parë qeveria mbylli disa universitete sepse jepnin diploma false, madje ishin jashtë çdo standarti universitar, por pati dhe nga ata që kishin satandare por udhëhiqeshin nga paligjshmëria.

Atherë çdo kush duhet të pyes se cilin universitet duhet të zgjedhin studentët, universitetin shtetëror që të shet notën dhe ka edhe taraifa të larta gjysëm milioni në nivelin e parë dhe 1.5 milion në nivelin e dytë shtuar dhe shitjen e notës nga 200 euro, opo universitetet privatë që kanë tarifa nga 1500 -2500 euro në nivelin e parë dhe 2500-5000 niveli i dytë dhe i tretë?!

E ndërsa pritet në fund të viti të jepen të dhënat e akreditimit të universiteteve në Shqipëri, askush nuk mendon për paligjshmërinë që ka sistemi arsimorë në Shqipëri, pos jo vetëm nuk është ndaluar shitblerja e diplomave false, por është shtuar në masë edhe shitja e notës.

Pedagogët e universiteteve radhiten si ndër më të pasurit, pas gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve të lartë të shtetit duke u klasifikuar si njërëz që hanë me lugë floriri, apo kanë pasuri të pa tundshme në miliona euro.

Drejtësia në Shqipëri është ende larg, institucionet e shtetit madje dhe qeveria justifikohet se nuk është bërë ende reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit apo përpjekjet e institucioneve shtetërore për të ndaluar fenomene të tilla është zero, ndërsa nota e student ka një çmim duke rënduar jo vetëm xhepin e prindërve por duke goditur dien në thelbin e saj.

Letêr nga Kryetari i Unionit tê Shkrimtarëve tê. Kosovês , zt.Reshat Sahitaj

On Monday, September 25, 2017, 11:36 AM, RESHAT SAHITAJ <reshats@hotmail.fr>


                                         
UNIONI I SHKRIMTARËVE DHE KRITIKËVE SHQIPTARË
L’UNION DES ECRIVAINS ET DES CRITIQUES ALBANAIS
Rr PRISHTINA E RE –KULLA POETIKE E mail:reshats@hotmail.fr Tel:044 111 430
ProCredit Bank : 11160022720001-30
MINISTRIA E KULTURËS & KUVENDI KOMUNAL I PRISHTINËS

Prishtinë, më  25 shtator 2017

               KOMUNIKATË PËR MEDIE
MË RASTIN E 82 vjetorit të ADEM DEMACIT PROMOVOHËT LIBRI
“ ADEM DEMACI I VLERËSUAR NGA EVROPA “ DHE HAPJA E SIMPOZIUMIT TË 5-të INTERNACIONAL

Më rastin e 82 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, më 28 shtator 2017 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, organizohet një program special kushtuar figures së simbolit të rezistencës dhe fituesit të çmimit SAHAROV nga Parlamenti Europian.

Unioni i Shkrimtarëve me ndihmën e MINISTRISË SË KULTURËS & KUVENDIT KOMUNAL TË PRISHTINËS  organizojnë Simpoziumin e 5-të internacional , ku do të marrin pjesë  personalitete të shquara të letërsisë, kritikë, etj. Nga disa shtete të Europës si: nga Rusia SERGEUI IVANOV & S.PANOV  Francë: Daniel Leuwers....



Reshat Sahitaj, kryetar
Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë
Tel:044 111 430

2017-09-24

Gjenerali Petr Pavl, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nga siguria në Ballkanin Perëndimor përfiton siguria dhe stabiliteti në Europë


Image result for Petr Pavel


Nga siguria në Ballkanin Perëndimor përfiton siguria dhe stabiliteti në Europë, thekson gjenerali Petr Pavl, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s në intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen.

DW: Gjeneral Pavel, cilat janë planet e NATO-s për të forcuar sigurinë në një rajon të brishtë si Ballkani Perëndimor?

Image result


Gjen. Petr Pavel: Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n dhe ne kemi investuar në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor për më shumë se dy dekada. Me këtë asistencë, që nga vitet 1990, rajoni ka bërë përparim të rëndësishëm. NATO ka ndihmuar të marrin fund dy luftëra etnike në Ballkanin Perëndimor. Nga stabiliteti dhe siguria në këtë rajon përfitojnë stabiliteti dhe siguria në Evropë. Synojmë të ruajmë praninë, fokusin dhe angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor për aq kohë sa kërkohet ndihma jonë dhe të mbështesim aspiratat euro-atlantike të vendeve në rajon. Për sa më lart, duhet thënë që ambienti i sigurisë ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Aleatët e NATO-s, duke përfshirë ato në Ballkanin Perëndimor, po përballen me një gamë të gjerë sfidash komplekse, duke filluar nga një Rusi më e sigurtë, deri në trazirat në Lindjen e Mesme, terrorizmin, fluksin e migracionit, kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike. Për gati 70 vjet kemi mbrojtur stabilitetin dhe paqen, sepse kemi qënë të aftë të përshtatemi. NATO duhet të ketë mbrojtje dhe parandalim të besueshëm për të qenë në gjendje të mbrojë kundër çdo kundërshtari ose kërcënimi. Këto sfida të reja të sigurisë kanë shkaktuar përforcimin më të madh të mbrojtjes tonë kolektive, që nga fundi i Luftës së Ftohtë. NATO duhet të sigurojë që zotëron mbrojtje dhe parandalim të besueshme, që ka një sërë aftësish dhe mundësish për t'u përgjigjur në mënyrë të përshtatshme, kur kjo kërkohet. Ne kemi rritur gadishmërinë e forcave tona dhe aftësinë për t'i pozicionuar shpejt ato, nëse kjo do të duhet. Ne kemi përforcuar krahun tonë lindor me praninë tonë dhe grupet tona luftarake shumëkombëshe. Në të njëjtën kohë, ne kemi rritur praninë tonë në rajonin e Detit të Zi - në tokë, ajër dhe det. Po forcojmë edhe koordinimin tonë me organizata të tjera, përfshirë Bashkimin Evropian. Këto përshtatje/adaptime dërgojnë një mesazh të qartë se një sulm kundër ndonjë aleati do të përballohet nga e gjithë Aleanca, si një e tërë. Kjo përfshin edhe vendet aleate në Ballkan. Nëse njëri prej tyre do t'i bënte thirrje nenit 5 të Aleancës, aleatët do të qëndrojnë të bashkuar, të vendosur për të mbrojtur territorin e NATO-s dhe penguar çdo agresion të mundshëm.
Related image

DW: Nga pikëpama e NATO-s, cilët janë faktorët që rrezikojnë, e bëjnë vulnerabël paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor?

Gjen. Petr Pavel: Në mjedisin e sotëm të sigurisë, kërcënimet dhe sfidat tona në periferi dhe përtej saj janë aq të ndryshme sa edhe të shumta. Një nga sfidat, që aktualisht ndodhet në kufijtë tanë, është një Rusi më agresive dhe më e sigurtë në vetvete - një komb, me të cilin Aleanca ka punuar për më shumë se dy dekada pas Luftës së Ftohtë, që të ndërtojë një partneritet. E dyta është lufta kundër terrorizmit, ku ne duhet të sigurojmë adresimin jo vetëm të problemeve të tanishme por edhe shkaqet rrënjësore. Kombet mund dhe duhet të përgatiten për t'u përballur me këto kërcënime të jashtme, por vunerabiliteti ndaj tyre mund të burojë edhe nga sfida të brendshme. Vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët janë jetike për bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Kjo nuk është një rrugë e lehtë. Ajo kërkon angazhim të vërtetë, përparim të vërtetë në reforma dhe në pajtimin mes vendeve fqinjë. Aleanca sheh të ardhmen e rajonit në bashkëpunimin dhe integrimin euroatlantik për ata që e duan dhe jemi të vendosur të ndihmojmë vendet e rajonit të zbatojnë reforma reale për të mirën e qytetarëve të tyre, pa marrë parasysh nëse duan të anëtarësohen në NATO apo jo. Ne e respektojmë zgjedhjen e tyre, sido që të jetë ajo.

Image result for Petr Pavel

DW: Cili është thelbi i strategjisë afat shkurtër dhe afat mesme të NATO-s për të neutralizuar ndikimet e reja gjeopolitike, veçanërisht ato ruse, për të depërtuar në Ballkanin Perëndimor?

Gjen. Petr Pavel: NATO respekton plotësisht të drejtën e kombeve për të vendosur/zgjedhur marrëveshjet e tyre politike dhe të sigurisë. Ky është një parim themelor i sigurisë evropiane që kemi nënshkruar të gjithë, përfshirë Rusinë, siç përcaktohet në Aktin Final të Helsinkit. Megjithatë, ne kemi parë një rritje në përpjekjet nga burime të jashtme për të ndërhyrë dhe ndikuar në proceset demokratike në vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Çdo ndërhyrje e jashtme, qoftë me piraterinë informatike, propagandën apo nxitjen e trazirave, është në kundërshtim me parimet e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare. Ne inkurajojmë qeveritë dhe institucionet vendore që të rrisin qëndresën ndaj këtyre lloj ndërhyrjesh dhe të sigurojnë që institucionet e tyre demokratike mbeten të forta, luftojnë korrupsionin, modernizojnë dhe zbatojnë reformat e nevojshme. NATO do të vazhdojë të punojë me partnerët e ndryshëm në rajon për të ndihmuar në forcimin e institucioneve të tyre demokratike dhe reformuar Forcave e tyre të Armatosura.

Image result for Petr Pavel

DW: Cilat janë parakushtet dhe mundësitë për anëtarësim në NATO të dy vendeve aspirante në Ballkanin Prëndimor, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë? Po për Serbinë dhe Kosovën?

Gjen. Petr Pavel: Dera e NATO-s mbetet e hapur për të gjitha demokracitë evropiane që ndajnë vlerat e Aleancës tonë, që janë të gatshme dhe të afta të ndajnë përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarësimit dhe që përfshirja e tyre mund të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin tonë të përbashkët. Në qershor, mirëpritëm aleatin tonë të 29-të, Malin e Zi. Kjo provon që funksionon politika e derës së hapur të NATOs. Por le të jem i qartë: ky nuk është një proces i lehtë dhe as i shpejtë. Është një proces i gjatë dhe që kërkon shumë punë dhe përpjekje. Pra, në mënyrë të natyrshme vendet bëhen të padurueshëm sepse duan të shohin rezultate të menjëhershme. Nga ana tjetër, procesi është natyrisht i gjatë sepse zbatimi i këtyre reformave thelbësore kërkon jo vetëm burime, por gjithashtu kohë dhe vendosmëri. Bosnjë - Hercegovina dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë një Plan Veprimi për Anëtarësim,(PVA) që është programi i këshillimit, ndihmës dhe mbështetjes praktike të NATO-s, i përshtatur për nevojat individuale të vendeve që aspirojnë të bashkohen me Aleancën.

Image result for Petr Pavel

Të dy kombet po punojnë në mënyrë aktive për të përmbushur kushtet e vendosura nga Aleatët në PVA. Por, siç thashë, ky është një proces i gjatë dhe unë do t'u bëja thirrje anëtarëve që aspirojnë të kenë atë që nund ta quajmë durim strategjik. Unë do të advokoj që anëtarësimi në NATO të jetë qëllimi përfundimtar, por jo të gjitha kombet aspirojnë t'i bashkohen NATO-s. Për shembull, merrni Serbinë. Serbia nuk dëshiron të bashkohet me NATO-n dhe ka të drejtë të zgjedhë marrveshjet/ujditë e saj të sigurisë. Ne nuk i detyrojmë kombet të bashkohen me Aleancën tonë. Disa nga ato vende që nuk duan të jenë anëtarë të NATO-s zgjedhin të jenë partnerë të NATO-s. NATO bashkëpunon me më shumë se 40 vende anembanë botës. Dhe këto partneritete janë një histori e vërtetë suksesi. Ato ndihmojnë për të ruajtur paqen, forcuar stabilitetin dhe promovuar progresin për të gjithë ne. Këto vende gëzojnë qasje në këtë kuadër shumë të gjerë bashkëpunimi. Kjo, në vetvete, është jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për të patur qasje në të gjithë ekspertizën dhe përvojën e vendeve të NATO-s, por gjithashtu edhe për të marrë pjesë në kurse, ushtrime dhe operacione. Dhe ne nuk mund ta harrojmë mbështetjen politike që qëndron prapa një shenje të fortë të partneritetit të NATO-s. Dhe kjo shprehje kuptimplote e partneritetit të fortë dërgon gjithashtu një mesazh të fortë tek kundërshtarët e mundshëm. Kështu që besoj se partneriteti i fortë ka një vlerë të madhe në vetvete.
Image result for Petr Pavel

DW: Kërcënimet terroriste nuk përjashtojnë Ballkanin Perëndimor. Çfarë të re ka për shmangjen e tyre, nga Konferenca në Tiranë, e Komitetit Ushtarak të NATO-s, zhvilluar së fundmi dhe për herë të parë në kryeqytetin e Shqipërisë?

Gjen. Petr Pavel: Takimi i parë i Komitetit Ushtarak të NATO-s në Tiranë iu kushtua përpjekjeve të NATO-s në Projektimin e Stabilitetit. Shefat e Mbrojtjes të NATO-s diskutuan një numër propozimesh konkrete lidhur me kontributet ushtarake për të mbështetur një qasje gjithëpërfshirëse, sistematike dhe koherente. Ata mirëpritën Qendrën për Jugun dhe arritjen e funksionimit të saj operativ fillestar, rolin e rëndësishëm që ajo do të luajë në përmirësimin e mirëkuptimit rajonal të NATO-s dhe aftësinë për të parashikuar krizat në rajon dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerë të tjerë të rëndësishëm, konkretisht me Bashkimin Evropian. Puna jonë për të luftuar terrorizmin përfshin shumë linja të ndryshme përpjekjesh dhe lloje aktivitetesh që nga Misioni ynë Mbështetës i Përhershëm në Afganistan, në trajnimin tonë për forcat irakiane deri në zhvillimin e teknologjive të reja për ?minimin apo zbulimin e bombave.

NATO është tani një anëtar i plotfuqishëm i Koalicionit Global për të mposhtur ISIS dhe ne kemi rritur kontributin e avionëve të mbikëqyrjes AWACS, që i japin Koalicionit mundësi të ketë një pamje më qartë ajrore. Ne po punojmë gjithashtu për të përmirësuar informacionin dhe dijet tona si edhe mënyrën sesi ndajmë informacionin mes vendeve anëtare që aleatët të mund të ndërmarrin veprime të shpejta parandaluese kundër kërcënimeve me të cilat përballemi, përfshirë terrorizmin. Por duhet të kemi parasysh që terrorizmi nuk ka fe apo kufij. Ai nuk mund të mposhtet thjesht ushtarakisht, por duhet të trajtohet në disa nivele - social, ekonomik, politik dhe, kur është e nevojshme, edhe ushtarak. Nuk ka zgjidhje të thjeshtë. Terrorizmi nuk është fenomen i ri në vetvete i ri, por është rishfaqur vitet e fundit, më së shumti në formën e Shtetit Islamik të Irakut apo si njihet me inicialet DAESH. Për të qenë në gjendje që problemi të trajtohet me efikasitet duhet ta kuptojmë atë dhe të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion. Besoj se përpjekjet e Aleancës së bashku me ato të Partnerëve tanë dhe organizatave shumëkombëshe mund të kontribuojnë shumë në rrëzimin e terrorizmit, por do të duhet kohë, burime dhe vendosmëri. Nuk ka zgjidhje të shpejtë.

DW: Cili është qëndrimi i NATO-s për kohën e transformimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga roli i tyre mbrojtës në misionin e NATO-s në Forcat e Armatosura që janë plotësisht në përputhje me standardet e NATO-s?

Image result for Petr Pavel

Gjen. Petr Pavel: Jam shumë mirënjohës për angazhimin e fuqishëm të Shqipërisë ndaj Aleancës sonë dhe kontributeve të saj në misionet, operacionet dhe aktivitetet e NATO-s: në misionet tona në Afganistan dhe Kosovë, si edhe në Detin Egje. Ju nuk keni forca të armatosura shumë të mëdha, por kontribuoni sa më shumë që të jetë e mundur. Ju gjithashtu kontribuoni në Praninë e Përparuar të Forcave të NATO-s me trupa në Grupin kanadez të betejës, në Letoni. Shqipëria ofron gjithashtu mbështetje të fortë për partnerët tanë, duke përfshirë kontributet për Fondet tona të Mirëbesimit për Ukrainën, duke ndihmuar në mbrojtjen kibernetike dhe tranzicionin e karrierës ushtarake. Përveç kësaj, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në ISIL, duke siguruar pajisje dhe trajnerë të forcave speciale në Irak. Shqipëria gjithashtu ndihmon në ndërtimin e stabilitetit më pranë shtëpisë, duke nxitur bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është një avokat i fuqishëm për politikën e deritanishme të NATO-s dhe për integrimin e fqinjëve të saj në familjen euroatlantike. Shqipëria ka ofruar gjithashtu të mbajë një Qendër të Ekselencës së NATO-s për luftëtarët e huaj. NATO dhe Shqipëria po koordinojnë rrugën përpara. Shqipëria jep kontribut të çmuar në sigurinë ndërkombëtare dhe ju jeni një promotor i stabilitetit në Ballkan dhe më gjerë.

Image result for Petr Pavel

DW: Gjeneral Pavel, cilat janë rezultatet kryesore të Konferencës në Tiranë, të Komitetit Ushtarak të NATOs, që ju drejtoni?

Gjen. Petr Pavel: Më lejoni së pari të falënderoj Shqipërinë për mbështetjen e madhe dhe mikpritjen e ngrohtë që morëm gjatë Konferencës së Komitetit Ushtarak në Tiranë, javën e kaluar. Konferenca e Komitetit Ushtarak ishte një mundësi për shefat e Mbrojtjes të NATO-s për të diskutuar disa nga pikat e rëndësishme në axhendën e NATO-s, si nevoja për të plotësuar mungesat aktuale në Misionin e Përhershëm Mbështetës, (MPM). Qëllimi i RPM është të trajnojë, këshillojë dhe ndihmojë forcat afgane të sigurisë dhe institucionet. Misioni vazhdon të ofrojë një kontribut thelbësor në luftën kundër terrorizmit. NATO aktualisht ka mbi 12.000 trupa në Misionin e Përhershëm Mbështetës për të treinuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane. Në muajt e fundit, më shumë se pesëmbëdhjetë vende kanë premtuar kontribute shtesë për t'i mundësuar trupave tanë të vazhdojnë të japin ndihmën e kërkuar nga forcat afgane të sigurisë, veçanërisht në lidhje me Forcat Speciale, Forcën Ajrore dhe zhvillimin e udhëheqësve të rinj. Edhe pse ka ende punë për të bërë, procesi i gjenerimit të forcës vazhdon. Misioni i Përhershëm Mbështetës i udhëhequr nga NATO është një kontribut thelbësor në luftën kundër terrorizmit. Dhe është çelësi për përparimin ushtarak të Afganistanit dhe mbështetjen e tij.

Shënim: Komiteti Ushtarak është autoriteti më i lartë ushtarak i NATOs

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...