2017-10-13

Kështu trajnoheshin femrat e UÇK’së

Një video e rrallë e realizuar nga Associated Press gjatë kohës së luftës në Kosovë, tregon për vullnetin e madh që kishin femrat kosovare për të luftuar për lirinë e Kosovës.

Ato e donin aq shumë lirinë pas së cilës kishin shumë ëndrra, që lidheshin kryesisht me arsimimin në mënyrë që të kontribonin edhe më tutje për shtetin e Kosovës.

“Që do Zoti e të jem gjallë pas ditëve të çlirimit mendoj me studiu dhe normal me e fillu jetën si çdo i ri i botës”, thotë njëra prej tye.

Ndonëse identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, vendi i trajnimeve besohet të jetë fshati Aqarevë i komunës së Skenderajt.

Për më shumë shikoni pamjet nga video:

Globalizmi, ekstremizmi, terorrizmi dhe Islami

1.Është një thënie e njohur diku që thotë se ;”Urrejtja ndaj islamit po bëhet gjithnjë më e madhe se sa dashuria ndaj demokracisë (!), ose, dashuria ndajë demokracisë, po bëhet gjithnjë më e vogël, se sa urrejtja ndaj islamit”! Gjithashtu, edhe një tjetër që thotë; “Largohuni nga ekstremizmi në fe, sepse ekstremizmi dhe pamaturia në fe i kanë shkatërruar ata që kanë qenë para jush”!

2.Qytetarët e rëndomtë shqiptar nuk kanë ndonjë arsye të theksuar që t’i frikësohen islamit burimor, ose, nuk kanë arsye ta urrejnë islamin si fe me parime dhe fondamente monoteiste, paqësore! Ngase, çështja e cilitdo besim mbrohet, garantohet dhe kategorizohet me legjislacion dhe me Kushtetutë dhe me ligje. Ata, kanë arsye shumë më tepër që t’u frikësohen interpretuesve injorant, medieve dhe rrjeteve islamofobe, e sidomos mercenarëve të frustruar islam e joislam!!

3. Në kushtet dhe rrethanat e disa proceseve dhe zhvillimeve globale, paragjykimi i islamit si fe monoteiste (s ‘bashku me krishterimin dhe judaizmin), sot në mediet globale dhe rrjetet sociale, është në rritje e sipër! Ajo çka është më shqetësuese, është fakti që interpretimet nuk po bëhen nga ekspertët profesional dhe njerëzit kompetent të fushave dhe lëmive përkatëse, por nga mediokret medial, pastaj islamofobët dhe grupet e ndryshme dogmatike të proveniencës islame dhe joislame.

4. Natyrisht, interpretimet e tilla jokompetente, sjellin edhe stigmatizim e stereotipizim që e vështërsojnë depërtimin e vizionit paqësor të islamit të vërtetë! Dhe si pasojë i gjithë këtij “mobiliteti” dosido antiislam, paraqitën edhe tendenca monopoliste mbi të “vërtetën” e vërtetë islame! Thënë me thjesht, paraqitën devijime apo ekstremizma të të gjitha llojeve dhe ngjyrave. S’këndejmi, këtyre tendencave nuk mund t’u ikin as shqiptarët e Ballkanit, e as boshnjakët që rastësisht apo jo rastësisht mbetën mysliman me përkatësi fetare!

5. Tani, koha e globalizimit (si më tha një mik një ditë: “na çoroditi” krejt!?) është e vërtetë kohë që ka prodhua shumë armiq dhe shumë mundësi të keqinterpretimeve, për këto religjione monoteiste, e në veçanti për islamin! Shqiptarët, s’ka shans që të implikohen në këto “lojëra” morbide dhe të qëllimshme globale, për një arsy shumë të thjesht: ndjenja kombëtare gjithnjë ka qenë shumë më e fortë se ndjenja fetare. Por, ata fakt që do atakohen edhe për një kohë me stigmatizime e paragjykime nga më të ndryshmet, si nga “qendrat” islamofobe, ashtu edhe nga mediokritetet mediatike, te cilat të frustruara dhe të frymëzuara nga trendet globale, përpiqen t’i konfrontojnë gjëja “dallimet” fundamntale midis religjioneve monoteiste!

6. Midis këtyre qendrave “islamofobe dhe jo islamofobe”, padyshim që sot më të “afirmuarit” dhe më të zëshmit në sferën e sigurisë politike e sociale, e sidomos kulturore janë ata që ndërlidhen me termat, e ekstremizmit dhe terrorizmit.
Ekstremizmi, si një platformë sociopolitike dhe padyshim edhe fetare, në fakt ka të bëjë me grupe të atilla sociale, politike e edhe fetare, të cilat kanë probleme serioze me identitetin e tyre të luhatur, kontestuar, apo edhe tē humbur për shkaqe të ndryshmet sociale, politike, kulturore, e civilizuese!

7. Në fakt ideja apo synimi i njeriut, që nga fillimet e hershme sociopolitike ishte dhe mbetet ai i “vetëkërkimit”, për origjinën e tij, se kush është ai, prej nga vjen, dhe ku shkon? Një synim identik i “vetëkërkimit”, duket se ka të bëjë edhe me grupet, komunitetet, kombet, bile bile edhe religjionet e shtetet (e reja sidomos!)! Pra, imitimi apo identifikimi i shteteve (të reja dhe të vogla sidomos!), me shtetet e mëdha dhe me influencë globale, është pothuajse normal dhe i dukshëm edhe në kohën tonë. Kjo vlen posaçërisht për SHBA-es, Rusinë, Kinën dhe Indinë.

8. Në këtë proces “vetëkërkimi” identitar, pësojnë më së shumti vendet dhe shtetet e ndara (padrejtësisht e historikisht), shtetet e varfra, ato me territor të vogël, e sidomos vendet dhe shtetet që kanë pozitë strategjike në këmbimet, tregtare, sociale e kulturore. Andaj, pakënaqësitë, mospajtimet lidhur me mënyrat e krijimit të raporteve (lexo; varësive të reja; ekonomike, politike, civilizuese dhe sosh kulturore)është e natyrshme të sjellin edhe mendime dhe gjykime “laramane” në (mos)kyçjet e reja me hegjemonët e kohës! Si pasojë, lindin edhe pozicionohen grupe të pakënaqura me këto procese e rrjedha; lokale, rajonale, kontinentale e globale. Për të kuptuar më mirë këto trende global, mendoj që është e udhës të shohim se cka po (nen)kuptohet psh. me termin apo konceptin e shpërndarë dhe të njohur gjithandej në glob.

9.Çka është fundamentalizmi islam? Nëse, dëshirojmë t’i japim një përgjigje tipike shkencore sociologjike, atëherë patjetër që: fundamentalizmin islam duhet shpjeguar edhe si reagim ndaj krizës së identitetit të krijuar nga (post)modernizmi, ndaj tepricës së shoqërive konsumatorizmit, ndaj pafuqisë së imponuar nga padrejtësitë strukturore dhe liberalizimit global të tregut. Faktikisht dhe fatkeqësisht, këtë ĺloj fundamentalizmi (se janë prezent ne skenën globale edhe të tjerët…por, me pak gjithsesi ) po e “ushqejnë” ekspansioni marramendës i tregut, (që rezultoi me kolapsimin e komunizmit dhe rënien e Murit të Berlinit), dhe interpretimi i fragmentarizuar që i bëhet islamit të sotëm.

10. Duke shikuar, nga ky këndvështrim islami burimor, po bëhet apo të paktën pretendohet të imponohet, jo më si kundërshti ndaj perëndimit, por, si alternativë globale sociale e politike.Ndërkaq, duhet ditur dhe kuptuar që diskursi mbi fundamentalizmin islamik, në fakt në tregun global, është vetëm një katërpërcishi i asaj që është në të vërtetë. Këtu, para së gjithash s’duhet harruar joshjen që mund ta krijojë në të ardhmen rreth temave mbi; egalitarizmin, përgjegjësinë rreth diversitetit (social, ekonomik, etnik, racor, etj.); konsultimin dhe konsensusin; etj. që realisht i bie një ngatërrim (herë e qëllimshëm, e herë i paqëllimshëm!?) midis asaj që shquhet si edukim fetar dhe histori fetare te religjioneve!

11. A janë njëjtë edukimi fetar me historinë fetare, dhe pse po ndodhë terrorizmi?Duhet kuptuar digresionin se; edukimi mbi etnopsikologjinë fetare dhe çështjet e fakteve rreth historive fetare, nuk janë e njëjta gjë! Ngatërrimi, i këtyre dy kategorive, përveç keqkuptimit social, sjell edhe trauma në sferën shpirtërore (diversitet dhe ndarje kompleksive) dhe pasoja në sferën politike (paragjykime dhe stereotipizime absurde). Ato do ndikojnë edhe më tej në formimin, brumosjen dhe kalitjen e secilit i individ, edhe për shkakun se njeriu vërtetë akoma mbetet një “zoom politikom”, social që vulos të tashmen dhe të ardhmen e vetë…., pandalur! Terrorizmin nuk e provokon aq shumë feja, sa e bënë atë ekspansioni i grykësisë së kapitalizmit grabitqar, dhe shërbimet militante të grupeve mercenare që janë në shërbim të dominim (kaosit!) global! Pra, kur kërkohen terroristët, thjesht, duhet të kërkohen njerëzit që blejnë armatim të dyshimtë terrorist, e jo sish që i luten me sinqeritet Krijuesit! ….!

12. Ky termë, si dukuri dhe fenomen sociologjik, është edhe një forme tejet e komplikuar e “trajnimit”të dhunës politike. Për te thuhet që është edhe një lloj ekstremizmi me doza politike! Kurse, ekstremizmi më saktë, mund të definohet si një lloj sjelljeje e atillë sociale që “vegjeton”, gjithnjë midis asaj që është e lejuar dhe asaj që është e sanksionuar!Pra, ai është sikur një lloj “parakalimi” mbi një zonë të “minuar”! Për nga numri, ekstremistêt asnjëherë nuk janë shumë, por, janë zhurmues dhe fanatik në qëllimet dhe synimet e tyre! Çfarëdo qofshin, dhe prej kujtdo qofshin, ato! Në politikë, ekstremizmi zakonisht manifestohet si “një lloj animimi i qëllimeve të kornizuara ekstreme, që pretendon gjithnjë të fuqizohet përmes metodologjive normale! Në fakt, ekstremizmi mund të thuhet dhe definohet edhe si një lloj devijimi i skajshëm, edhe për shkak se “vullnetarisht” ikën dhe sistemohet në normat sociale, sportive, politike, e sidomos ato fetare.

13. Ajo çka i jep “shpirt” dhe karakter fenomenit, apo “dosjes” së ekstremizmit janë kryesisht motivet dhe qëllimet politike! Motive dhe qëllime këto, që me karakterin e tyre politik, ekstremizmin e katapultojnë drejtpërdrejt në fushëbeteja dhe ngjyrime; fetare (monoteiste) e ideologjike (djathtiste e majtiste). Ekstremizmi ideologjik, një rrezik për religjionet monoteiste
Tani, ekstremizmi ideologjik djathtist (ai fetar), e kundërshton globalizimin shkaku ruajtjes dhe konservimit të fondamenteve fetare; kurse, ekstremizmi majtist (ai social komunist), globalizimin e projekton si gogol, edhe shkaku i rrezikut nga varfëria…! Kështu që procesi i “vetëkërkimit”, është kogja kompleksiv dhe shumëdimensional. Kompleksiv, shkaku se problemet identitare shpërfaqën tani si probleme akute, që kërkojnë urgjenca definimi dhe qartësimi! Kurse shumëdimensional, shkaku se dilemat ekzistuese civilizuese, tek këto vende e shtete të vogla, dhe të varfra, bëhet shpeshherë problematik dhe i rëndësishëm si për “sponzoruesit dhe arkitektët” e pavarësimeve dhe shteteve që u jepet peshë dhe rendësi, qoftë rajonale (Ballkani) apo kontinentale (Azia). Kështu që “krizat” identitare të stilit; “kush jemi ne, prej nga vijmë, dhe ku shkojmë”, edhe si shtet, vend e komb, sot janë përditshmëri!

14. Sipas Samuel Huntigtoni, kjo gjendje dhe “krizë” identitare, mund të tejkalohet përmes disa mënyrave. Përmes ndihmës së institucioneve shtetërore, elitave (politike, ekonomike, e kulturore),dhe natyrisht popullsia, e cila duhet të informohet për nevojat, detyrimet dhe kahet e ndryshimeve eventuale, si edhe ndihma nga perëndimi (aludimi është; Amerika dhe Evropa). Duhet kuptuar që integrimet evropiane korrespondojnë me proceset globalizuese

15. Nevoja për një epistemologji sociale të religjioneve monoteiste
Nëpër shkolla publike, sot në botën postmoderne, s’duhet të mbetet më një cilësim paragjykues dhe tentim stigmatizimi për religjionet monoteiste, ashtu siç ishte, apo edhe është aktualisht, në pothuajse shumicën e vendeve të tranzicionit, por, është një nevojë imediate e kohës në mënyrë që t’i shmangemi fundamentalizmave, ekstremizmave dhe terrorizmave të të gjitha llojeve dhe niveleve.

16. Përvoja evropiane na dëshmon se njohjet shkencore (e jo ato pseudo-shkencore) të historive të religjioneve monoteiste (një sferë goxha komplekse dhe e ngarkuar shpesh edhe me klishe pseudo-ekumenike) janë treguar si të shëndetshme edhe për faktin se, mes tjerash,
a) kanë zbutur mendjet paragjykuese,
b) kanë shëruar patologjitë sociale, dhe
c) kanë reduktuar frustrimet e individëve, grupeve, komuniteteve, por edhe të popujve dhe shteteve të ndryshme evropiane. Pra, kjo iniciativë assesi s’duhet kuptuar dhe interpretuar si tentim për të futur “mësim besimin fetar” nëpër shkolla publike, por si një koherencë kulturore, pra si një njohje ndërfetare midis religjioneve dhe si përvojë e qëndrueshme, ku përmes njohjeve reciproke ndërtohen urat mes feve, konfesioneve, racave, civilizimeve dhe kulturave.

17. Mosnjohja apo mosdija e religjioneve për njëri-tjetrin s’është përparësi, por, pengesë që ka prodhuar, po prodhon dhe do të prodhojë pasoja negative në njerëz dhe të mira materiale, si edhe një frustrim deri në nivel kontinental e global! Kjo, tanim prodhon padyshim edhe fenomenin tjeter aktual e me përmasa globale, te shquar dhe te identifikuar si terrorrizem.”Terrorizmi; nuk ka as komb, as shtet, as … e as fe…! Bota në të cilën po jetojmë ne shquhet si botë e rrezikshmërisë (Risikogesellschaft) së shkallës së lartë!” (Ulrich Beck, Risk Society, 325.2009)
22. Dilema “hamletiane” për mendimin tim qëndron në atë se: a duhet ne nga pragu ynë lokal ta refuzojmë dhe ta kundërshtojmë këtë të keqe (gjë që jam tërësisht dakord!), që ka marr përmasa të paparashikuara, apo, duhet të mësohemi të “bashkëjetojmë”me te?

18. Përgjigjen (lidhur me terrorizmin)… po e ka problem e gjithë bota ta gjej! Problemi, (tek shumica e sociologëve bashkëkohor, te paktën çka kam mund ta shoh) qëndron të shkaqet. E ato, mund të gjenden gjithandej: edhe ne tendencën e dominimit, eksploatimit, ndryshimit, imponimit, subordinimit… te kombeve, shteteve, vendeve, rajoneve, kontinenteve…! Por, edhe në synimet vetëpërjashtuese të shtetetve në rënie, kulturave dhe agjentëve tjerë dominues sot ne botë.

19. Tekefundit, kjo është natyra e njeriut, shoqërive, shteteve… etj. por; gjithsesi jo edhe e civilizimeve për të vetmin shkak, se; civilizimi (qytetërimi) është term shumë më gjithëpërfshirës më vetërcaktues, më vetëkërkues dhe shumë më vetëemancipues.!?

Zbulohen letrat e dërguara, Ramiz Lladrovci – Hashim Thaçit: Nuk po të spiunoj te shërbimet e huaja

Ramiz Lladrovci ishte përpjekur që të pastrohej para Hashim Thaçit se nuk po e spiunonte tek shërbimet e huaja dhe nuk qëndronte prapa pohimeve se Thaçi është i implikuar në vrasjen e njërit prej drejtuesve të UÇK-së, Beadin Allaqi. Insajderi ka siguruar këto tri letra të nënshkruara nga Lladrovci. Ai thoshte se Lulzim Jashari, Nuredin Lushtaku, Sylejman Selimi e Rexhep Selimi po shpifnin kundër tij. Kërkonte të dinte se pse ndodhej në listën e zezë të presidentit amerikan. Lladrovci kishte kërkuar takim me Thaçin nëpërmjet Jakup Krasniqit për sqarimin kësaj çështjeje. Krasniqi e konfirmon një gjë të tillë.

Ramiz Lladrovci, ia kishte shkruar tri letra Hashim Thaçi, në vitin 2003. Me anë të këtyre letrave kërkonte të takohej me Thaçin, për t’ia dëshmuar se “nuk po bashkëpunonte me shërbime të huaja” kundër kryetarit të atëhershëm të PDK-së.

Lladrovci, kryetar i Drenasit dhe kandidat i PDK-së për Drenas i ankohej Thaçit se shumë prej drejtuesve të UÇK-së, e shihnin atë si spiun të shërbimeve të huaja. Mes tjerash përmendte vrasjen e Beadin Allaqit, një nga drejtuesit e UÇK-së në vrasjen e të cilit implikohet Hashim Thaçi në këtë letër.

Media ka siguruar këto tri letra të cilat, Naim Bazaj i ka cilësuar si shantazhuese. Kryetari i Kuvendit të Drenasit, ka thënë të mërkurën për Indeksonline se me këto letra, Lladrovci ka siguruar pozitën e ambasadorit dhe atë të kandidatit të PDK-së për kryetar komune.

“Zoti Hashim, kohët e fundit jam ndeshur shpeshherë, për të mos thënë përditë, me fjalë të ndryshme që synojnë denigrimin e figurës sime dhe njëkohësisht familjes sime. Këto gjëra më kanë indinjuar, për më tepër, sepse ato po bëhen dhe po përhapen nga shokë ose ish-shokë të mi, nga disa pa dashje, kur është fjala për shokët; dhe nga disa me dashje, mendoj unë, kur është fjala për ish-shokët”, shkruan në letrën e parë.

“Po ju drejtohem krejt sinqerisht dhe nuk dua të keqkuptohem ose të mendosh se ka hile nga ana ime. Të kam kërkuar edhe takim të drejtpërdrejtë, por nuk është bërë i mundur deri tani, megjithëse keni pasur mundësi”, shkruan Lladrovci.

Ai ankohet në letrën e parë se Lulëzim Jashari – djali i komandantit Adem Jashari, Nuredin Lushtaku, Sylejman Selimi dhe Rexhep Selimi, e kanë akuzuar se po bashkëpunon me shërbime të huaja për ta denoncuar Thaçin për përfshirje në vepra penale, siç është vrasja e Beadin Allaqit.

“Jam akuzuar se, duke bashkëpunuar me të huajt, shërbimet e huaja, po bëj çka është e mundur të ju akuzoj ose denoncoj për rastin… Kjo më është thënë edhe nga Rexhë Selimi, pra ka filluar të bëhet fjalë, pa e ditur unë asnjëherë dhe pa folur me mua”, shkruan në këtë letër në të cilën emri i Beadin Allaqit është i fshirë me të zezë.

Insajderi mëson se bëhet fjalë për Beadin Allaqin.

Lladrovci i thotë Thaçit se nuk janë të vërteta pohimet se ai po bashkëpunon me shërbime të huaja për ta implikuar atë në këto krime.

“Nuk është e nevojshme të siguroj se nuk kam asnjë lidhje me asnjë, theksoj, me asnjë shërbim të huaj, po ashtu nuk e shoh të nevojshme të të siguroj se kurrë nuk ka folur për shokët e mi. Kjo është akuzë e rëndë, të cilën nuk e mbaj dhe nga e keni ju këtë informacion. Sepse duke qenë informacion I rremë, pra gënjeshtër fund e majë, ajo ose ka lidhje me keqtrajtimin e figurës suaj, ose me paradënimin e figurës sime, që për mua është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër”, shkruan Lladrovci.

Ai e pyet Thaçin me anë të letrës së parë se nga është informuar se po bashkëpunon me shërbime të huaja, informacione këto që sipas Thaçit mund të sjellin pasoja të dyanshme.

“Pra nga e keni ju këtë informacion, sepse ky informacion duke u përhapur, mund të sjellë pasoja të dyanshme; për ju të besohet se kështu ka qenë, pra se ka diçka të vërtetë, dhe për mua se flas për shokët, spiunoj, ose shpifi, çka mund të jetë fillesë edhe për eleminimin tim”, shkruan Lladrovci.

“Ti e di mirë, sepse më njeh mirë se nuk kam frikë, por nuk e shoh të nevojshme të krijohen konflikte që mund të zgjasin shumë. Unë e di se akoma ka njerëz që duan të njollosin figurën e Fehmi Llarovcit dhe tash, kur ai nuk është më, kërkojnë ta bëjnë përmes figurës sime”, thotë Lladrovci në këtë letër.

Kryetari i Drenasit i thotë Thaçit se po flitet se është pasuruar shpejtë, se ka pasuri dhe prona, se ka abuzuar me fonde dhe ka shtëpi dhe toka në Prishtinë.

“Për herë të parë këtë e kam dëgjuar nga Bedri Islami, i cili më ka pyetur direkt se përse po flitet se jam bërë i pasur dhe nëse është e vërtetë, duke më thënë se këtë vërejtje e ke edhe nga Hashim Thaçi. Baci Bedri më ka thënë atëherë, para dy viteve, se Hashimi është mërzitur në ty, pra në mua, sepse jam bërë I pasur shpejt”, shkruan Lladrovci.

“Tash po flitet se kam ndërtuar edhe shtëpi në Prishtinë, etj etj. Të gjitha këto nuk janë të sakta. Unë mund të ballafaqohem me gjithsecilin për atë pjesë të fondit që kam administruar, shënimet janë të përpikta, sepse kemi qenë dy vetë, unë e Halili që ti e njeh po ashtu mirë për ndershmërinë e tij dhe në këtë rast akuzohet edhe ai”, ankohet më tej Lladrovci.

Kryetari i Drenasit i thotë Thaçit se kohëve të fundit ai dhe familja e tij kanë pasur kërcënime nga grupe të ndryshme të cilat i njeh se kush janë. Lladrovci thotë se pas luftës emri i tij ishte përmendur për disa pozita udhëheqëse, por nuk e kuptonte se pse Thaçi po i largohej.

“Unë kam qenë në TMK dhe kur kam hyrë në TMK i keni thënë Agim Çekut se përse jam aktivizuar aty (mos të them se e keni sharë). Besoj është paradoks, mirëpo edhe sot, megjithëse kemi ndejtë bashkë disa herë, nuk e kemi fol këtë gjë. Mos ndoshta ata që ishin në TMK ishin burra më të mirë se unë. Sidoqoftë, qëndrimi im në TMK, për aq sa ishte e mundur i shërbej Abazit e shokëve të tij”, shkruante Lladrovci. Ai i ankohej Thaçit se përse asnjëherë nuk e kishte dërguar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin. Madje, nuk ua kishte dërguar asnjë buçet lulesh.

Lladrovci thotë se Thaçi i kishte propozuar të shkonte në AAK-në e Ramush Haradinajt. Kërkonte sqarime se si pse për të dytën herë ndodhej në listën e zezë të presidentit amerikan, George Bush.

“… Kur dy herë, pa të drejtë, krejt pa të drejtë, u gjenda në listën e Bushit, sidomos herën e dytë, nuk më është afruar dora e ndihmës prej teje”, i ankohej Lladrovci, Thaçit.

“Unë, për vete, jam i gatshëm, kurdoherë. Do të ishte mirë që edhe ju të gjeni kohën e duhur. Ramiz Lladrovci, 19 gusht 2003”, shkruan në letër.

Por, Thaçi nuk i ishte përgjigjur.

Për këtë arsye, Lladrovci ia kishte dërguar edhe dy letra tjera me anë të të cilave kërkonte takim. Në letrën e tretë ai thoshte se i kishte dërguar porosi për takim nëpërmjet Jakup Krasniqit. As kësaj here, Thaçi nuk e kishte takuar Lladrovcin.

“Ju kam dërguar dy letra me ftesën për t’u takuar, sepse fjalët e përhapura janë shqetësim për mua. Më keni premtuar se do të takoheshim, por deri tash nuk është bërë asgjë. Me anën e Jakup Krasniqit ju kam dërguar tri herë fjalë se duhet të takohemi, ju kam telefonuar, kam lënë porosi që të ju thonë se ju kam kërkuar, e përsëri nuk kam përgjigje”, ankohej Lladrovci, në letrën e 17 tetorit 2003.

Në letrën e tretë, Lladrovci përmendte Lulzim Jasharin, e Nuredin Lushtakun si përhapës të fjalëve se po e spiunonte tek shërbimet e huaja.

“Jam takuar disa herë kohët e fundit me Lulzim Jasharin, Nuredin Lushtakun dhe vetëm tash më thanë se në një takim që ke pas me ta ke ngritë disa dyshime për mua, të cilat jo vetëm që nuk shkojnë për shtatin tim, por as që janë menduar ndonjëherë prej meje. Jam shqetësuar, sepse pas takimit tuaj me Lulin dhe Nurën ne jemi takuar dy herë bashkë dhe nuk më keni thanë asgjë. Jam i bindur se jeni keq i informuar dhe se as vetë nuk e besoni atë që e keni thënë”, shkruante Lladrovci.

“Nga që më njihni mirë duhet ta dini më mirë se të tjerët, se as në natyrën time, as në karakterin tim e të familjes sime, nuk është ajo për të cilën po përflitem. Nuk e di qëllimin e kësaj përfolje, dhe për t’i prerë rrugë mosmarrëveshjeve të tjera, do të ishte mirë të takohemi, shoqërisht për të hequr keqkuptimet dhe për të ndaluar fjalët”, shkruan Lladrovci në letrën e tretë.

Media ka kontaktuar protagonistët e këtyre letrave. Kryetari i Këshillit të Nismës, Jakup Krasniqi ka konfirmuar se aso kohe kishte qenë ndërmjetës i Lladrovcit për takim me Thaçin.

“Përmes meje Ramizi ka kërkuar vetëm të takohet me thaçin. Tjetër ndjermjetësim nuk ka pasur”, ka thënë Krasniqi.

Ramiz Lladrovci nuk ka pranuar të flas për këtë çështje.

“Çka do që ju e shihni të udhës, publikojeni dhe fare nuk dua të inkuadrohem as të paragjykoj as me koment as me supozime. Por, kërkoj nga Ju, të respektoni kodin gazetaresk dhe mos merrni qëndrime nga paragjykimet ndaj meje. Unë jam në fushatë dhe kërkoj ta respektoni objektivitetin. Ndryshe, do të ndërmarrë veprime që mbrojnë personalitetin tim”, ka thënë Lladrovci.

Bazaj ndërkaq, nuk u është përgjigjur telefonatave dhe mesazheve të medias.

2017-10-12

Kryeministri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj na premton Preshevarëve shtetësi të Kosovës,kurse Presidenti zt.Hashim Thaçi kërkon për Kosovarët shtetësi shqiptare


Image result for refik hasani


Shkruan:Mr.sci. Refik HASANI


Kryeministri i Kosovës, z.Ramush Haradinaj, sivjet më datën 23 maj në Gjilan në cilësin e të nominuarit për Kryeministër të Kosovës, thekson, citojm: ,,Shteti i Kosovës duhet me ua dhanë shtetësinë, të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës’’.
Kurse sot datë, 11 tetor 2017,Presidenti i Kosovës,z.Hashim Thaçi,në takimin që u mbajt gjatë vizitës së Presidentit Shqiptarë z.Ilir Meta në Prishtinë,thekson: ,,Se e vetmja shpresë në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm që në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë t’u jepet shtetësia shqiptare qytetarëve të Kosovës’’, tha Presidenti Thaçi pas takimit me Metën.
Kryeministri i Kosovës, ju premton shtetësinë Kosovare, të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Presidenti i Kosovës, kërkon që t’u jepet shtetësia shqiptare të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Në këtë mesë qytetarët e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, kujt t’i takojn,Prishtinës apo Tiranë zyrtare t’i pajisë me nënshtetësi. Kjo është droja që mundë të mbetemi qytetarët të askujt. Këto deklarata jan tejet të pamatura.Të gjitha këto dhe sikur kan shpërfaqur që ka dallime edhe në mesë të Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës. Diskursi politik i mbajtur ishte dhe mbetët jo i drejtë, i ndarë,i pa harmonizuar, larg koordinimit. Në radhë të parë ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët ndaj kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.
Dy Presidentët,dy Kryeministrat, dy Kryeparlamentarët duke përfshirë dy Qeverit dhe dy Parlamentet, do të duhej të ken në trajtim dhe tretman krejt unik për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e jo me dallim jo të vogla të thirren në ndërtimin e kësaj fryme të një qëndrimi.
Por, vazhdimisht kemi kërkur që na duhet një qëndrim i përbashkët,prandaj, Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të gjitha çështjet e shqiptarëve që jetojn në hapsirat tona etnike apo jashta tyre na duhet një qëndrim. Në kohën kur Serbia shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jan duke na fshirë adresat e vendbanimeve dhe shlyerja nga rexhistrat amë, kjo do të duhej të jetë interesim shtesë i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare se sa të dekalorojn Kryeministri ndryshe me Presidentin.
Kjo nënëkupton që ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës herë na premtohet nënshtetësi të Kosovës e Presidenti kërkon që të gjithë Kosovarët të pajisen me pashaporta të Shqipërisë e ku mbetëm dhe të kujt jemi ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës kur nuk na pranon as vetë Serbia që ka obligim t’na pajis me dokumenta pasi po kërkojn të plotësojn kriteret e BE-ës.
Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës sot kan mbetur banor të askujt.


Nëse dikush ia ka shkatërruar imazhin UÇK-së, ti je Ai o Ilir Deda, bashkë me disa shokë t'u nga shoqëria civile, në krye me Grupin Koha, që është grup i urrejtjes patologjike ndaj UÇK-së.






Jo o serbofil, jo!


Image result for kimete berisha

NGA: KIMETE BERISHA 


Nëse dikush ia ka shkatërruar imazhin UÇK-së, ti je Ai o Ilir Deda, bashkë me disa shokë t'u nga shoqëria civile, në krye me Grupin Koha, që është grup i urrejtjes patologjike ndaj UÇK-së.
Ju jeni ata që menjëherë pas luftës, e quajtët popullin shqiptar fashist.
Natë e ditë kurrë pa pushu' jeni angazhu' kundër UÇK-së.
A keni lënë antishqiptari që nuk ia keni mbush' veshët me rrëfime fantastike kundër luftës së shqiptarëve për liri!
Dick Marty ka treguar vet se informatat kundër UÇK-së për trafikim organesh i ka marrë nga disa gazetarë dhe aktivistë shqiptarë të shoqërisë civile.
Këtë punë antishqiptare nuk e keni bërë vetëm për pare, që ua kanë dhënë si shpërblim, por e keni bërë edhe me pasion. Nuk qetësoheni derisa UÇK-në (jo individët, se nuk e keni ju me individë) ta Gjykoni si kriminale'
Dihet. Raporti i David Philipsit, raporti i Dick Martyt e raporte tjera sekrete, janë bërë nga Ju, Ju dhe vetëm Ju.
Qëllimi juaj nuk ka qenë që ti gjeni 'vrasësit' shqiptarë, por ta shpallni UÇK-në organizatë paramilitare dhe kriminale. Për juve, UÇK nuk ishte ushtri, por formacion paramilitar.
Pra, ti dhe 'themeluesja' fantazmë e UÇK-së, për të cilën po dëgjojmë për herë të parë (Diana Rexhepi) thoni se imazhin e UÇK-së e prishën 'çlirimtarët e Grandit'.
Prej momentit që ka përfunduar lufta, komandantët e saj nuk e kanë prezantuar UÇK-në, por veten e tyre. Dhe, nëse kanë bërë krime, ata i kanë bërë ato krime individualisht e jo në emër të UÇK-së.
UÇK-ja ishte vet populli shqiptar. Prandaj, nëse është prishur imazhi i një populli që luftoi për çlirim nga Serbia, ku po mbetesh ti si serbofil bashkë me Grupin tënd të dëshpëruar.
E Diana, themeluesja 'fantazmë' e UÇK-së, e 'zhgënjyer' thellë nga shqiptarët, paska heq komplet dorë nga gjuha shqipe, as që po e përdorka fare gjuhën shqipe në Facebook-un e saj. Diana komunikuaka me njerëzimin vetëm në gjuhën serbo-kroate.
Mos u gëzoni kot, sepse UÇK-ja nuk janë 'komandantët e Grandit'.
UÇK është populli, e një pjesëtare e këtij populli tani po ju pyet: Nuk e kuptoj çfarë hamami kërkoni këtu, ku urreni çdo gjë shqiptare, ku e luftoni lirinë e shqiptarëve, si robi-robërinë.
Mbasi UÇK-ja paska mbet me vajtu ata që 'e vranë' pasi u transformua, si çifti yt, atëherë 'mos vet' për neve!

(Marrë nga blogu i saj në Facebook)

EDI RAMA SHPIK PAKICË BULLGARE NË SHQIPËRI E SHET SHQIPTARË

Image result for rexhep shahu
REXHEP SHAHU

Qe 100 vjet askush nuk shiti Shqipëri as shqiptarë veç Edi Ramës


Qe 100 vjet politika në Shqipëri nuk ka bërë vepër si kjo antikombëtare, me vota deputetësh e me propozim e miratim Edi Ramës Kryeministër.
Ka ardhë një kohë në këtë vend që nuk është me leverdi me hapë gojën me kritikue qeverinë dhe në këtë rast më duket se ngjaj me Donkishotin të cilit Edi Rama ia nxjerr gjuhën nga pas.
Po ta kishte bërë Gollobordën minoritet bullgar Ahmet Zogu, Enver Hoxha apo Sali Berisha, do ta digjte Shqipërinë Edi Rama me protesta. Kur e bën ai këtë gjë, kur i bën ai gollobordasit bullgarë, dhentë e loptë heshtin, nuk blegëron as pëllet asnjë, asnjë zë, as gërr as verr, të gjithë gjithologët dakort me udhëheqësin, të gjithë të lumtur me Partinë që i paguan.
Ahmet Zogu nuk shiti Shqipëri as shqiptarë, as Enver Hoxha as Ramiz Alia as Sali Berisha.
Komisioni i Ligjeve i Kuvendit të Shqipërisë voton për futjen e pakicës bullgare në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri, duke shpikur një pakicë dhe duke çuar në nëntë numrin e pakicave kombëtare.

Image result for edi rama

Qeveria Rama con në parlament projektligjin “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, bashkë me corbën e gatuar nga qeveria e shoqatat e shpikura patriotike të biznesit të pasaportave e vizave dhe Komisioni i Ligjeve, shqiptarët e Gollobordës i bën pakicë e nëntë kombëtare në Shqipëri.
Si do t’i shoh unë tani dibranët e Gollobordës me të cilët kemi një jetë shoqëri e miqësi, si do t’u them tani bullgarë.
Dihet zyrtarisht se në Shqipëri ka vetëm dy pakica kombëtare, që janë të njohura që në Konferencën e Paqes në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921. Kjo është pranuar edhe nga shtetet kufitare me Shqipërinë që në atë kohë. Njohja e pranimi i pakicës greke e malazeze kanë qenë kushte që Shqipëria i pranoi dhe atëhere u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve në vitin 1921.
Të gjithë drejtuesit e shtetit shqiptar kanë qenë shpesh para presioneve të qarqeve okulte, para pazareve por nuk janë mundur, nuk janë dorëzuar, nuk i kanë ulë pantallonat. Mund të kenë bërë mijëra poshtërsi, por nuk kanë shitë shqiptarë dhe nuk kanë dëbuar kaq shumë shqiptarë sa janë dëbuar nga ky 5 vjetëshi i fundit prej atdheu.
Edi Rama I bëri shqiptarët bullgarë dhe hyri në histori me këtë rast.
Si është emundur që Edi Rama apo ata deputetë kukulla të ngrenë duart e të shesin shqiptarë.
Edi Rama, patrioti, trimi, atdhetari që ngriti në këmbë edhe të vdekurit për detin se na e shiti Berisha detin, që e mallkon ende sot e kësaj dite Lulzim Bashën si ish ministri që shiti detin, që armatosi kamikazë me mina me mbrojtë detin që nuk vidhet sepse gjykata supreme kishte sanksionuar mosdhënie deti, ky patriot me flatra që zgjoi të vdekurit pra, shet shqiptarë sot dhe i bën bullgarë për t’iu servilosë Bullgarisë që ajo të na firmosë pranimin në BE kur të bëhet kryetare e radhës në Bashkimin Europian.

Image result for edi rama
Pse nuk iu drejtua popullit, të votonte populli i Gollobordës atdhetari e patrioti Edi Rama, pse nuk u bë referendum, pse nuk u shty në pafundësi ky problem, pse nuk u thuhet hapur qytetarëve qytetarëve se kush e vë nën presion Edi Ramën me shokë, pse nuk thuhet se Bullgaria na vë në presion dhe do të na bëjë vend anëtar pas pak ditësh kur të bëhët kryesuese e BE. Pse nuk i pyet shqiptarët a duan apo jo, a duan apo jo bullragë pranë, a duan bullgarë në teritorin shqiptar…
A e di populli, vetë njerzit apo Edi Rama se e din se kush ndjehet e kush është bullgar apo pakicë bullgare, a e di populli që nuk votoi në një referendum apo e dinë shoqatat kriminale që janë gati për ca pare të shesin krejt shqiptarët e ti bëjne rusë, serbë, bullragë çeçenë, vllehë romë, egjyptianë, mongolezë, kinezë, arabë…
Nëse jemi 200 përqind republikë bananesh pse nuk i thuhet popullit se jemi në një nga mijëra mënyrat që ekzistojnë për komunikim. Nëse na imponon Amerika apo Nato për ekuilibra rajonalë, për shahun politik në Ballkan, për të rrethuar Maqedoninë, për të bllokuar Serbinë e Greqinë, pse nuk i thuhet popullit.
Askush asnjëhere nuk ka qenë e nuk është pronar i këtij vendi veç popullit shqiptar. Asnjë pakicë e madhe apo e vogël nuk mund të jetë pronare e kësaj toke e këtij trualli dhe nuk mund të bëjë tregti me të Edi Rama e asnjë kryeministër.
Edhe pse politikanë si Edi Rama, që më zhgënjeu deri në asht, na bën ne shqipatyrëve pakicë, prapë kjo tokë e ky truall është pronë e pakicës shqiptare.
Unë jam shqiptar. I përkas pakicës shqiptare në këtë teritor shqiptar që nuk është pronë e Edi Ramës as e nënës dhe as e babës së Edi Ramës apo Ditmir Bushatit.
Nuk do ta besoja kurrë se Ditmir Bushati, shkodran, djali i Sulejman Bushatit që e kam njohur nga larg e afër në Kukës si sekretar të parë, i afrueshëm me njerzit, komunikues, i qeshur, ndryshe nga paraardhësit e tij, por natyrisht brenda llojit sepse ishte sekretar i partisë së punës, pra nuk do ta besoja kurrë se Ditmiri do të pranonte apo lejonte t’i konvertonte dibranët e Gollobordës nga shqiptarë në bullgarë.

Image result for edi rama


Europa e bota ia kanë caktuar me kohë vijën ekuqe për pakicat Shqipërisë. Kur Shqipëria hyri në Lidhjen e Kombeve hyri me kushtin që të njihte dy pakica, atë greke dhe atë malazeze. Europo e bota nuk kanë kërkuar as nohur pakica.
Ja se si shkruhet në librin Shqipëria në 1921 të Justin Godart, i ardhur ato ditë në Shqipëri me një ekip në terren në gjithë vendin, për t’i dhënë përgjigje pyetjes, a bën që Shqipëria të hyjë në Lidhjen e Kombeve apo jo.
(“Ne, qytetarët e Gollobordës, territor i kufirit shqiptar të 1913, duke përfituar nga vizita juaj në qytetin e Elbasanit, po ju shprehim fatin tonë të trishtuar, të shkaktuar nga Serbia zyrtare. “Pushtimi nga ushtria serbe i vendit tonë na ka lënë për një kohë të gjatë pa shtëpi dhe pa burime financiare dhe ne jemi këtu refugjatë me familjet tona, duke jetuar si punëtorë të thjeshtë dhe duke pritur nga dita në ditë tërheqjen e ushtrisë serbe prej tokës tonë.

Image result for edi rama

“Ne nuk duam asgjë tjetër vetëm që Serbia të na lërë të lirë në fshatrat tona tashmë të djegura nga ushtarët e saj, duke i zbrazur ato sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Fshatrat tona janë djegur nga serbët tre herë deri tani, në shtator 1913, në maj 1915 dhe së fundi në gusht 1920.
“Zëri i fuqishëm i Francës do të na bëjë zotër të tokave tona të pushtuara padrejtësisht nga armiqtë tanë.
“Duke patur një shpresë të palëkundur se Ju, do të interesoheni për fatin tonë, ne firmosim përunjësisht,
Elbasan, 25.04.1921


Image result for edi rama

“Në emër të të gjitha familjeve refugjate të Gollobordës, banuese në Elbasan dhe krahinat e tij,
komiteti,Adem Limani, Ismail Kurtishi,Shaban Jusufi, Ramazan Sejdini,Ahmet Islami. )


Edi Rama dhe shoqatistët që tregtojnë atdhe që shesin atdhe duhet të shkojnë e të pyesin Adem Limanin, Ismail Kurtishin, Shaban Jusufin, Ramazan Sejdinin e Ahmet Islamin që kanë nënshkruar letrën e mësipërme që e gjeni në librin Shqipëria në 1921, të Justin Godart, libër që Edi Rama me shokë s’e kanë lexuar edhe pse janë endur nëpër Paris…
Pazargjinjtë e apo tregtarët e pakicave, tregtarët që shesin shqiptarë apo të tjerë që blejnë shqipatrë janë mashtruesit dhe sezonalët e kësaj bote e të kësaj politike mafioze.
Nuk do ta kisha besuar për njëmijë vjet që Edi Rama pranon këtë gjë. Do të ngrihej nga varri Zogu dhe Enveri po ta merrnin vesh. Keq ishte atëhere por njerzit shpalleshin me krenari se janë shqiptarë, sot me Edin janë gati të shpallen me krenari edhe muta.

Para shumë vitesh kur Edi Rama stërvitej nëpër udhe e kthina të Parisit kam shkruar e jam përplasur me ambasadorin maqedonas Risto Nikovski për këto probleme. Ndaj kam gjithë të drejtën e zotit me ia nxjerrë sot sytë e ballit Edi Ramës, qeverisë e deputetëve të tij marioneta që ngrenë dorën e votojnë shitje shqiptarësh e krijim minoritetesh për turpin e tyre.
Opozita bëri zhurmë për Berishën në sallën e parlamentit. Se e fyu Rama duke e quajtur të rrjedhur. Është i rredhur Berisha se nuk i ktheu shqiptarët në bullgarë siç i ktheu Edi Rama i parrjedhuri, kjo duhej të ishte përgjigja ndaj Ramës në atë parlament dhe duhej kallë parlamenti për këtë ngjarjë të shëmtuar sipas meje. Berisha është i vetmi njeri në vendin tonë që nuk ka nevojë për askënd por ne të gjithë kemi nevojë për të.

Image result for edi rama
Të paktën opozita duhet t’i ruajë sa mundet shqiptarët nga zhbërja që po u bën qeveria e Edi Ramës ndonëse kjo nuk është çeshtje partiake, është për gjithë shqiptarët.
Mundet që të llomotisin socialistë e demokratë, por do të refuzoja me neveri cdo zë politik ndryshe veç zërit të shqipatërve që janë edhe socialistë edhe demokratë.
E kam dëgjuar Edi Ramën në opozitë dhe kam besuar gjithmonë se shumë gjëra nuk i di në këtë botë, por patriot është. Kam besuar se çdo gjë mund të bëjë por nuk i ul pantallonat para asgjëje e për asgjë e jo më për karrige pushteti. Kam besuar se nuk guxon të hyjë në histori nga dera e turpit. Duket paskam menduar shumë gabim
Për të mbajtur karrigën Edi Rama duket se është gati ta shesë gjithë shqiptarët.
Do të vdesë e harrohet Edi Rama se ka vdekë e është harruar Enveri që drejtoi gjysmë shekulli, por shqiptarët nuk do ndjehen asgjë tjeter veçse shqiptarë, pavarësisht se si i regjistron interesi politik e karierist i ditës i Edi Ramës.

Një poet autentik i qëndresës së Kosovës

Daniel Marian

NGA: DANIEL MARIAN 

(Xhemil Bytyçi, Liqeni i lotëve, Përktheu në gjuhën rumune Baki Ymeri, Amanda Edit, Bukuresht 2017)


Të mos harrosh – don të thotë të justifikosh domosdoshmërinë e sintagmës të dashurosh. Pse? Sepse dashuria është vepra më e shenjtë e shpirtit, ndërsa harresa nuk bën gjë tjetër veçse shpartallimin e veprës së bekuar. Dashuria është një fuqi e jashtëzakonshme që parakalon në adresë të gruas, fëmijëve, miqve, kombit, atdheut. Kjo ka qenë, është dhe do të jetë mësimi i parë, detyra e parë, obligimi i parë.

Xhemil Bytyçi dëshmon se është një poet autentik i qëndresës kosovare, i cili e mbron ekzistencën nëpërmjet përkatësisë ndaj vlerave fundamentale të trashëguara. Kështusoj, me ardhjen e tij në botë, identiteti i tij ishte i mirëstabilizuar, kurse më tej vetëdijësimi i këtij fakti e bëri të pakthyeshëm. Përndryshe, Liqenii Lotëve përfaqëson pikërisht shprehjen e bindjes së tij të qëndrueshme, sipas së cilës, një lindje dhe një rritje e shëndetshme janë argumentet bazë për një jetë dedikuar mirëqenies dhe oportunitetit.


Vepra respektive karakterizohet përmes unitetit të ekspresionit, respektivisht shprehjes lirike, regjistri duke qenë në një permanencë/përhershmëri objektuale, e koncentruar dhe mirë qëlluar. Kështu, sipas invokimit të parë, ballafaqohemi me vargje të një frymëzimi të lartë: “Toka ime/ Ti je/ Burimi i dritës/ Ku nis jeta ime/ Dhe unë jam rrënja jote/ Që të ushqen shpesh/ Edhe me gjak” (Burimi i dritës). Dhe, konsekuenca: „Rrënjët/ Asnjëherë/ Nuk e gabuan rrugën.../ / Rikthehen prapë/ Nisin rrugën/ Aty ku mbetën/ Në drejtim të origjinës// Oh, rrënjë stërgjyshore...” (Rrënjët).

Po qe se ia përcaktojmë një cilësi të parë poetit, në mënyrë kategorike kjo është qëndresa, guximi, ballafaqimi me stuhitë: “Hyra/ Në brendinë e saj/ I mbeta surprizë/ Në zemër/ Dhe në hapsirën e pafund/ U murosa para stuhive” (Në brendinë e fjalës). Në konkordancë me përforcimin e konceptit të fiksuar si motivacion ekzistencial, poeti shprehet: „Symbyllur kafshoja/ Rrugën e territ// Nuk shihja dritë/ Nën kupolën e këtij qielli/ Derisa i mësova shkronjat e stuhive// Vonë, vonë, shumë vonë/ Në rrënjë u shndërrova// Sy çiklopi për jetë/ Tek bridhja/ Gjeta rrugën e qumështit/ Në universin tim// Ishte kjo aventurë e përgjakur/ Me nuance kaltërsie” (Gjeta rrugën e qumështit).

Rruga ideatike nuk tenton të arrijë në mjaftueshmëri. Përkundrazi, ajo tenton të rivlerësojë kontinuitetin, në një relief natyror apo të ndërtuar në kuadrin e poezisë “Ura mbi muzg”: “Ndez dritën/ Me një qëndrim burrëror/ Mbi supet e një statuje/ Derisa përcillja rilindjen/ Dhe takoja urën mbi muzg…”. Në këtë kontekst e rigjejmë edhe justifikimin e këtij qëndrimi që na bind me një simbolistikë të zgjedhur me kujdes: “Zëri i ndërgjegjes sime/ Buron nga reflektimi/ I kristaleve të ndjesive/ Të vetëmohimit/ Kur e përgjon zërin e shpresës/ Ngase kam parandjenjë për ecje të sigurt/ Shtigjeve të ardhmërise së cunguar/ Shtigjeve që fryn erë e rrëmbyeshme/ Në zemrat e thyera me zë të flijuar” (Zëri i ndërgjegjes).

Në hipostazën e ndritur të të dashuruarit, poeti shqiptar është gjithësesi atipik dhe autentik, duke kombinuar konditën e të natyrshmes me rrethanat e pashmangshme: “Ngrohtësia ime/ Dhe ëndrrat tua/ Për një cope bukë// Unë e ti/ Do të mbetemi/ Te porta e mirësisë// Na mbulon rishtas/ Hija e varfërisë// Jetojmë vetëm/ Nga dashuria// Jetojmë…” (Te porta e mirësisë).

Përfundimisht mund të themi se ndodhemi përballë një shpalosjejej epistolare, e krijuar hap pas hapi nëpërmjet dridhjeve shpirtërore të Xhemil Bytyçit, i ndodhur te “Liqeni i lotëve” si në një breg të bekuar të aspiratave të Kosovës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...