Jo o serbofil, jo!
NGA: KIMETE BERISHA
Nëse dikush ia ka shkatërruar imazhin UÇK-së, ti je Ai o Ilir Deda, bashkë me disa shokë t'u nga shoqëria civile, në krye me Grupin Koha, që është grup i urrejtjes patologjike ndaj UÇK-së.
Ju jeni ata që menjëherë pas luftës, e quajtët popullin shqiptar fashist.
Natë e ditë kurrë pa pushu' jeni angazhu' kundër UÇK-së.
A keni lënë antishqiptari që nuk ia keni mbush' veshët me rrëfime fantastike kundër luftës së shqiptarëve për liri!
Dick Marty ka treguar vet se informatat kundër UÇK-së për trafikim organesh i ka marrë nga disa gazetarë dhe aktivistë shqiptarë të shoqërisë civile.
Këtë punë antishqiptare nuk e keni bërë vetëm për pare, që ua kanë dhënë si shpërblim, por e keni bërë edhe me pasion. Nuk qetësoheni derisa UÇK-në (jo individët, se nuk e keni ju me individë) ta Gjykoni si kriminale'
Dihet. Raporti i David Philipsit, raporti i Dick Martyt e raporte tjera sekrete, janë bërë nga Ju, Ju dhe vetëm Ju.
Qëllimi juaj nuk ka qenë që ti gjeni 'vrasësit' shqiptarë, por ta shpallni UÇK-në organizatë paramilitare dhe kriminale. Për juve, UÇK nuk ishte ushtri, por formacion paramilitar.
Pra, ti dhe 'themeluesja' fantazmë e UÇK-së, për të cilën po dëgjojmë për herë të parë (Diana Rexhepi) thoni se imazhin e UÇK-së e prishën 'çlirimtarët e Grandit'.
Prej momentit që ka përfunduar lufta, komandantët e saj nuk e kanë prezantuar UÇK-në, por veten e tyre. Dhe, nëse kanë bërë krime, ata i kanë bërë ato krime individualisht e jo në emër të UÇK-së.
UÇK-ja ishte vet populli shqiptar. Prandaj, nëse është prishur imazhi i një populli që luftoi për çlirim nga Serbia, ku po mbetesh ti si serbofil bashkë me Grupin tënd të dëshpëruar.
E Diana, themeluesja 'fantazmë' e UÇK-së, e 'zhgënjyer' thellë nga shqiptarët, paska heq komplet dorë nga gjuha shqipe, as që po e përdorka fare gjuhën shqipe në Facebook-un e saj. Diana komunikuaka me njerëzimin vetëm në gjuhën serbo-kroate.
Mos u gëzoni kot, sepse UÇK-ja nuk janë 'komandantët e Grandit'.
UÇK është populli, e një pjesëtare e këtij populli tani po ju pyet: Nuk e kuptoj çfarë hamami kërkoni këtu, ku urreni çdo gjë shqiptare, ku e luftoni lirinë e shqiptarëve, si robi-robërinë.
Mbasi UÇK-ja paska mbet me vajtu ata që 'e vranë' pasi u transformua, si çifti yt, atëherë 'mos vet' për neve!
(Marrë nga blogu i saj në Facebook)