2017-10-08

Cikël poetik nga Përparim Hysi

E hapa "Kutinë e Pandorës" *
                   (cikël  me poezi)
Nga Përparim   Hysi
1. E hapa "Kutinë e Pandorës"
E hapa "Kutinë e Pandorës"
Të mbushur plot me relikte
Janë letra dashurie të kohës,
Kur "vdisje" për mua, moj mike!
Do i nxjerr këtu një nga një
Sikur  të bëj "gjyq me dyer të hapura"
E di që ,paksa, "lemza" të zë
Se të tremb, s'do mend, e shkuara.
Mos u tremb, se emrin nuk ta nxjerr
Se unë  kam cipë dhe kam fytyrë
Dhe, nëse ti, befasisht, në besë më ke prerë
Dua që në këto vargje të shohësh tënden fytyrë.
Por, në fund të fundit, pse t'i mbaj sekret
Kur ti premtimin e shkele, befasisht
Arsye nuk pate...(fajet i ke vetë)
Dhe kurrë s'ke për t'i shpëtuar fajsisë.
2. Po si mund të fle i qetë?
Më shkruaje:- Fli i qetë!
( se me mua ishe kurdoherë)
Por nuk kaluannas dy vjet
Dhe premtimi yt u bë erë.
Era e mori zotimin
Dhe nuk di fare ku e çoi
Por "pronaren" e premtimit
E di mirë që e turpëroi.
Më shkruaje:- Më ke shokuar
(Po ç'qe nga ti gjithë ai shpërthim?!)
Dhe jam krejt e paralizuar
Ndaj jetoj me tëndin kujtim.
-Ah, nuk vazhdoj dot fare!
(nga malli për ty, po derdh lot)
Obobo! Mallkuar ç'është"ndarje"
Unë hiç nuk e duroj dot.
Kjo letër është më e gjatë
Se më doje, vërtet, atëherë
Tani e ktheve "fletën" fap
Vetëm e vetëm për karrierë.
3. Prandaj
Prandaj të kam dashur dhe të dua
Dhe do të dua pafundësisht
(Kështu më shkruje dikur mua)
Po harrove shpejt, mjerisht.
Ngulmimi yt më bëri me krahë
Dhe në zemrën time, të dhashë"audiencë"
Por ndodhi një ditë që"ah"
Papritur, më preve në besë.
Kjo gjë nuk më pëlqeu, natyrisht
Kufirin ta vura tek thana
Ku vajti"dashuria pafundësisht"
Moj mike që u joshe nga "fama"
U  joshe nga fama...për të  bërë karrierë
Tani ti e vrisje lart
Tradhtitë vendin e kanë në FERR
(Si të voglat,ashtu dhe të mëdhatë)
4.Tik-taket e zemrës
-Tik-taket e zemrës sime
Mbi kraharorin tënd po godasin
I ndjej, i ndjej këto  drithërime
Se me ty po "flasin"
Nuk ka pse të më brejë ndërgjegja
Se çfarë po bëj, është mëkat
Kur e sinqertë është  ndjenja
Pranoj që të më zënë dhe "mat".
"Mat" si në lojën e shahut
(Kur të zënë"mat", dorëzohesh)
Mendoj se jam" e larë prej gjynahut"
Kështu ndodh, kur dashurohesh.
Jam e dashuruar me ty
Kjo ndjenjë është reciproke
Që po "rriskoj", mirë e di
Dhe nuk ka vend për ekuivoke.
5.Pse të vuajmë kështu?
Në heshtje, u mbylla
E mbytur nga ndjenja
Me ty u "lidha"
Se aq pranë të ndieja.
Në kraharor të kam vënë kokën
Trokitjen e zemrës ta ndjej
Pranë teje, sikur kam tërë botën
Dhe as pyes se  ç'do ndodhë më tej?
Ç' më bëre? Sa mirë më erdhi!
(Pse duhet të vuajmë kështu?)
S'të shoh qark e më kap helmi
Bobo!- bëj me vete.Bubu!
Pastaj të rishoh e të prek
Dhe zemra si zokth më hidhet
Çdo çast me ty, më mek
Dhe loti që bie, nuk më bindet.
Enkas puthjen time po ta nis
Me hënën e plotë të kësaj  nate
Dil dhe prite tek vendi"iks"
Dhe përjeto ato çaste-mjalte.
* botohen për herë të parë
               Tiranë, 4 tetor  2017

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...