2017-10-13

VIZITA E ILIR METËS NË KOSOVË-KUNDËRPËRGJIGJE NDAJ VIZITES SË ERDOGANIT NË SERBI…




Vizita e Presidentit të Republikës së Shqiprisë,z.Ilir Meta sot në Republiken e Kosovës,është një kundër përgjigje,ndaj vizites së Presidentit të Republikës së Turqisë,z.Erdogan në Serbi,duke sjellur me vete edhe shumë investitor turqë, duke hapur fabrika në Serbi.Vizita e z.Erdogan në Serbi,pason pas asaj në Rusi, si dhe tensionimit të mardhënjeve SHBA-Turqi,njëherit po rikthehen lidhjet e vjetra,serbo-turko-ruse në Ballkan,si në kohen e Perandorisë Otomane,kohë që shqiptarëve ju ndalonte shkollat,ndryshonte besimin fetar,në shumicen e rasteve me dhunë,kurse po kjo Perandori Otomane,serbëve dhe sllave në përgjithësi, edhe pse i kishte të pushtuara këto hapsira,nuk ja ndaloi shkollat,nuk ja ndërroi besimin fetar,përkundrazi ruajti Selinë e Kishes Ortodokse për Botë në Stamboll, seli e cila ende është prezente dhe funksionon,sikurse Vatikani për Besimtarët Katolik,kjo seli funksionon për Besimtarët Ortodoks. Në Republiken e Turqisë, jetojn dhe punojn me miliona shqiptar,të cilët nuk kan asnjë të drejt,nuk kan shkolla,flamur,nuk lejohet promovimi i kulturës dhe tradites shqiptare. Në Ballkan po kthehen,gërshetimet e interesave të Fuqive të Mëdha,po gërshetohen Influencat të SHBA-ve dhe Rusisë,me partnerët e tyre,vetëm kësaj radhe,fati dhe zoti kan dashur,që të jemi në vijë me interesat e NATO-së,të udhëhequra nga SHBA-të,sot Presidentët e dy shteteve shqiptare ( nuk ka rëndsi personi,por posti publik ),ju bën me dije Influencës Ruse,të përkrahura edhe nga Serbia dhe Turqia,se shqiptarët dhe Trojet Etnike,do të integrohen në NATO dhe pse jo edhe në BE-në.Influenca Ruse në Ballkan është e kufizuar,ka tri baza ushtarake,një në Republika Serpska të Bosnje dhe Hercegovinës dhe dy në shtetin e Serbisë.Tani ka mbetur të antarsohet në NATO,edhe shteti i IRJM-së,me çka përfundon izolimi i Influencës Ruse dhe Turke,vetëm në Serbi dhe Republika Serpska në Bosnje e Hercegovinë ! Shqiptarët kudo që jetojm,në Trojet tona Etnike në Ballkan,por edhe në Diaspor, duhet ti shohim Interesat tona,se me cilën Influencë duhet të radhitemi,nuk është viti 1999,kur edhe Turqia përkrahte,të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, gjërat dhe interesat kan ndryshuar,me acarimin e mardhënjeve SHBA-Turqi,në këto rrethana Turqia,ka për partner strategjik,Rusinë dhe Serbinë,rrjedhimisht armiqët ton shekullor,prandaj nuk është e rastit,që qendra e Radikalizmit Islamik është në Serbi,afër bazës Ruse.Këto të dhëna jan,nga shërbimet sekrete të shqiptarëve dhe aleatëve tan.Turqia furnizon me armatime,ma moderne shtetin e IRJM-së,shtet që vret shqiptarët,kjo po e forcon në njëren anë ushtarakisht,në anën tjetër ka lëshuar Emisarët, nëpër Trojet tona Etnike,duke propaganduar një Islam,që shan dhe fyen figurat tona Kombëtare,një Islam që fare ska të bëjë me Islamin tradicional,Islam që e kan predikuar prindërit tan.Këta Emisar në Trojet tona Etnike,hapin shkolla fetare,sidomos në Trojet tona Etnike,që jan nën pushtim,normalisht me lejen e pushtusve tan,për ti humbur ndjenjat Kombëtare, në favor të ndjenjave fetare.Turqia nderton Xhamia për shqiptarët,nuk ka ndërtuar asnjë qerdhe,shkollë,bibliotek apo spital. Në Serbi,Turqia edhe në të kaluaren,por edhe dje hapë fabrika,për mijëra puntor serb.Lidhjet strategjike të Turqisë me Serbinë e Rusinë,më në fund dolën haptas, për ata vëllëzer dhe motra shqiptar/e, që jan mashtruar nga këta Emisar politik,nga dje duhet ta dijn,e ardhmja jon si Troje Etnike Shqiptare,është e lidhur ngusht në partneritet me NATO-në,të udhëhequr nga SHBA-ja ! Zoti i Bekoftë Shqiptarët ! Zoti i Bekoftë Miqët tan ! Autor:prof.Nijazi Tepelena

Më shumë: http://shqiperiaebashkuar.al/2017/10/vizita-e-metes-ne-kosove-kunderpergjigje-ndaj-vizites-se-erdoganit-ne-serbi/

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...