2017-10-18

Dushko Lopandiq : Lidhjet dinastike serbo-shqiptare në Mesjetë

Dinastitë serbe dhe familjet fisnike shqiptare

DINASTIJE KOJE SU VLADALE EVROPOM - DUŠKO LOPANDIĆ
Familjet e njohura sunduese dhe fisnike serbe dhe shqiptare, gjatë Mesjetës kanë vendosur lidhje të ndryshme familjare. Në pajtim me zakonet mesjetare, mënyra më efikase për të siguruar raporte të ngushta prej aleatëve ka qenë lidhja e martesave politike, shkruan Dushko Lopandiq për Kohën Ditore.

Kjo ishte mënyra që të garantohet paqja dhe të mbahet siguria e shtetit, si dhe një bashkëpunim i mirë mes fqinjëve dhe mes sovranit e vasalëve të tij. Lidhjet mes familjeve sunduese dhe fisnike serbe dhe shqiptare krijoheshin qysh në kohën e sundimtarëve të parë serbë nga shtëpia e Nemanjiqëve, ndërsa u bënë shumë intensive dhe të afërta në kohën e pushtimit nga turqit, kur të dy popujt u gjetën në rrugën e një fuqie shumë më të madhe dhe të një kërcënimi më të madh. Familjet e njohura shqiptare nga Mesjeta ishin: Topijajt, Muzakajt, Arianitët, Dukagjinët, Kastriotët.

Një princeshë nga shtëpia e Nemanjiqëve ka qenë e martuar në shekullin XIII për një udhëheqës fisnik shqiptar. Bëhet fjalë për Komnenën, të bijën e Stefanit të Kurorëzuarit të Parë që njëherësh ishte dhe motra e mbretit Radoslav, nëna e të cilëve ishte princesha bizantine Eudokia, e bija e perandorit Aleksit II Engjullit. Princesha Konina në martesën e parë ishte gruaja e fisnikut shqiptar Dhimitrit, të birit të Proganit (ka vdekur rreth vitit 1215). Në një kartë të dubrovnikasve, Dhimitri përmend titullin e tij bizantin “panipersevast”, të cilin me gjasë e ka fituar si dhëndër i sundimtarit serb. Ai quhet edhe “arhont i arbanasve“ dhe është i pari fisnik që ka tentuar (pa sukses) të pavarësojë tokat shqiptare në rajonin e Krujës. Në martesën e dytë, Komnina u martua rreth vitit 1217 me “sevastin” Gregor Kopmonin, po ashtu shqiptar, zot i Krujës dhe Elbasanit, me të cilin ajo kishte një vajzë. Supozohet se nga martesa e kësaj vajze së cilës nuk i dihet emri (mbesa e Stefanit të Kurorëzuarit të Parë) me princin shqiptar Golemin rrjedh edhe familja e Arianit Komnenit.

Dy personalitetet më të rëndësishme me prejardhje shqiptare që lidhin dinastitë serbe dhe shqiptare, si dhe historinë e këtyre dy popujve fqinjë, janë, pa dyshim, despotja serbe Angjelina, si dhe heroi shqiptar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.

Shqiptarja - shenjtore serbe

Angjelina ka qenë vajza e fisnikut shqiptar Gjergj Arianit Komnenit, i cili, ndoshta, siç e thamë, rridhte nga familja që mes pararendësve kishte edhe mbretin Stefan Nemanjiqin, të Kurorëzuarin e Parë. Gjergj Arianiti ka qenë udhëheqës i luftës kundër turqve. Ka udhëhequr shqiptarët mes Vlorës dhe Shkodrës, dhe ka fituar në tri beteja në periudhën 1433-1436. Rreth vitit 1456 Venediku e shpalli “Dukë i Madh” dhe ai sundoi mes Durrësit dhe Shkodrës. Kishte të birin Konstandinin, i cili më vonë u bë edhe regjent i Kontesë Monferato, në Itali. Prej tri bijave të njohura, dy (Angjelina dhe Gojisllava) i martoi për princ serbë (despotin Stefan Brankoviqin dhe Ivan Crnojeviqin, të zotin e Zetës).

Angjelina u martua më 1460 për despotin e dëbuar dhe të verbër serb Stefan Brankoviqin (rreth 1425-1476). Të dy bashkëshortët, pra, në vija të ndryshme, ishin pasardhës të sundimtarit të madh Stefan Nemanjës. Despot Stefani i verbër ishte i biri i Gjuragj Brankoviqit. Turqit i kishin verbuar Stefanin dhe vëllanë e tij Gergurin qysh kur ishin të rinj, si dënim për të atin e tyre. Nga fundi i despotatit serb, Stefani shkurt u shpall për despot (1458), por pas vetëm disa muajsh iu desh të ikë në Smederevë (1459). Dubrovnikasi Mavro Orbin, në librin e tij “Mbretëria e sllavëve”, shkroi se “Stefani iku në Shqipëri, ku i bindur nga të vetët, për grua e mori Angjelinën, apo siç e quajnë të tjerët, Teodorën, një grua e virtytshme, të bijën e vjehrrit të Skënderbeut, Arianitit, që shtëpia të mos mbetet pa pasardhës”. Mbase në realizimin e kësaj martese një rol domethënës kishte Gjergj Kastrioti, i cili Angjelinën e kishte kunatë.

Angjelina vërtet u tregua si grua e virtytshme dhe besnike, e cila me burrin dhe fëmijët e saj ndante të gjitha të këqijat e shtëpisë së dëbuar të Brankonviqëve, dhe popullit të shkapërderdhur serb. Nga fillimi i vitit 1461 çifti bashkëshortor e braktis Shqipërinë dhe shkon në Venedik, ku Stefani e kishte titullin e patricit. Prej kontit të Goricës blenë një pronë në Furlani, me kështjellën që e quajtën Beograd. Këtu Stefani edhe vdiq më 1471, ndërsa despotja Angjelina mbeti si një vejushë e varfër me tre fëmijë: Gjorgjin, Jovanin dhe Marën (Marijën). Para se të vdiste, Stefani u shkroi dubrovnikasve, duke i lutur që të ndihmojnë gruan dhe fëmijët e tij: “U rekomandoj të imen Angjelinë, dhe fëmijët e mi Gjurën dhe Marën dhe Jovanin, dhe para Zotit e para Bashkësisë, e para gjithë botës: Ç‘të bëni me ta, bëftë Zoti me ju…” Diku rreth vitit 1485, Stefani u shpall shenjtor.

E bija e Stefanit dhe Angjelinës, Mara (apo Marija), me ndërmjetësimin e perandorit gjerman, u martua në vitin 1493 për Bonifacin V, markontin e Monferatit dhe pasardhësin e drejtpërdrejtë të familjes bizantine Paleologu (sipas vijës anësore, më të re, që sundonte në Itali), me të cilin kishte dy djem. Pinjollë nga kjo martesë në vijën femërore janë edhe pjesëtarët e disa prej dinastive më të njohura sundimtare të Evropës (p.sh. perandorët austriakë Habsburg-Loren, e të tjerë).

Angjelina me familje është shpërngulur prej maleve shqiptare, përmes Italisë deri në Frushka Gorë, në Srem. Tri herë ka bartur eshtrat e burrit (Shën Stefanit) dhe dy herë të të birit – dhe atë, në varfëri të madhe. Në Srem ka ndërtuar manastirin Sretenje, ku edhe u bë murgeshë dhe vdiq më 1520. Shpejt pas vdekjes së saj u shpall për shenjtore. Përmes shërbimit të Angjelinës u shfaqën edhe virtytet e saja të krishtere: pastërtia e jetës vigane, bamirësia, durimi dhe mençuria, lojaliteti i gruas, sakrifica e nënës. Dita e Shën Angjelinës është 30 korriku. Krahas Stefanit dhe Angjelinës, Kisha Ortodokse i ka shpallur për shenjtorë edhe bijtë e tyre, despotin Jovan (ka vdekur më 1502) dhe vladikën Maksim (despot Gjorgje, ka vdekur më 1516). Kur turqit, më 1716, e dogjën manastirin në Krushedoll, nga eshtrat e Angjelinës mbeti vetëm dora e majtë. Eshtrat e saj, pra dora, edhe sot gjenden në manastirin e rinovuar në Krushedoll, në Srem.

Skënderbeu - hero ballkanik

Dhëndri i Angjelinës, burri i motrës së saj Andronikës, ishte fisniku i madh shqiptar dhe heroi ballkanik Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Atdheu i Gjergj Kastriotit Skënderbeut është Epiri.

Familja e Skënderbeut ka qenë në marrëdhënie shumë të ngushta me fisnikët serbë-sllavë. E ëma e Gjergjit, Voisava (Vojislava Tripalda) ishte e bija e një fisnikut serb nga Pollogu i poshtëm në Maqedoni. Stërgjyshi i Skënderbeut kishte emër sllav, Brailo (apo Branilo). Brailo ka qenë kefal në Janinë (Epir) në kohën e sundimit të Nemanjiqëve të fundit. I biri i Brailos, Pali, ka mbajtur rajonin e Dibrës, ndërsa i biri i Palit, Gjon Kastrioti, zgjeroi pronat në Epir.

Duhet pasur parasysh edhe faktin se, tek popujt ballkanas, pra edhe te serbët, ka pasur një shumëllojshmëri të madhe në traditën e dhënies së emrave personalë. Kështu ndodhte që i ati të ketë emër serb, ndërsa i biri një të huaj. Pastaj, ka pasur raste kur babai ka emër serb, i biri të huaj dhe nipi të huaj. Por, askund në burimet mesjetare nuk shfaqet kjo simbiozë e qartë e shqiptarëve ortodoksë dhe sllavëve, në dhënien e emrave personalë, sikur që është rasti në familjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

I ati i Skënderbeut, Gjoni (serbisht Ivan) Kastrioti (1407-1437) me djemtë e tij Stanishin, Reposhin, Kostadinin dhe Gjergjin, bëri një dhuratë të madhe për manastirin Hilendar në Malin e Shenjtë (Mali Atos) duke ua dhuruar fshatrat Radostushë dhe Trebishtë, afër Dibrës, gjë që është shënuar në një kartë e cila edhe sot ruhet në manastir. Në vitin 1430, Gjon Kastrioti me tre djemtë e tij arriti një marrëveshje me manastirin Hilendar, sipas së cilës u është dhënë një pirg (kullë), e cila edhe sot e ka emrin “Pirgu arbanas”. Karta për dhuratën nis me këtë fjali: “Me bamirësinë e patregueshme të sundimtarit tim Krishtit, unë, mëkatar dhe i padenjë, që nuk guxoj të quhem rob i Krishtit Zotit tim, Gjon Kastrioti, me djemtë e mi Stanishin dhe Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin, u përpoqa që, sipas Zotit tim të gjithmbajtës dhe me ndihmën e Zojës Lavri të Hilendarit…” I biri i Gjonit, Reposhi, vdiq më 1431 në manastirin Hilendar, ku edhe sot mund t’i shihet varri. Supozohet se edhe vet Gjon Kastrioti është varrosur në Hilendar.

I biri më i ri i Gjonit, Gjergj Kastrioti, si i ri ishte marrë rob nga turqit, ku edhe e mori fenë islame dhe emrin Skënder (d.m.th. Aleksandër). Pas kthimit në Shqipëri, rreth vitit 1444, Skënderbeu - Gjergji heq dorë nga islami dhe vihet në krye të rezistencës përballë osmanlinjve që vinin. Ai liroi pothuaj gjithë hapësirën e Shqipërisë së Mesme. Në kështjellën e padepërtueshme të Krujës, Skënderbeu për dy dekada do t’i bëjë rezistencë heroike turqve. Edhe pse kishte forca të pakta (12.000 luftëtarë), Gjergj Kastrioti me sukses luftoi kundër ushtrisë dhjetëfish më të madhe turke. Vdiq i pamposhtur, më 1468 në Lezhë, ndërsa emri i tij edhe sa ishte gjallë u bë legjendë, për të cilën rrëfehej në gjithë vendet ballkanike, po edhe në selinë e Papës dhe në gjithë Evropën. Në fillim të “Kurorës së maleve”, Petar Petroviq Njegoshi këndon: “Skënderbeu ka zemër Obiliqi…” Shkrimtari i njohur serb Jovan Sterja Popoviq ka shkruar dramën “Skënderbeu”.

I biri i Skënderbeut, Gjoni (apo Jani, Ivani, Gjovani) Kastrioti, pas rënies së tokave shqiptare nën turqit, iku në kështjellën e mbretit të Napolit, ku, falë meritave të të atit, fitoi edhe titullin e dukës së “San Pietro di Galantina”. Gjoni ishte martuar me të bijën e despotit serb Lazar Brankoviqit (1421-1458) – Irinën. Marrë parasysh që e ëma e Irinës ishte Jelena Paleologu, e bija e despotit të Moresë Tomës, vëllait të perandorit të fundit bizantin (Konstantinit XI) – pasardhësit italianë nga kjo martesë shqiptaro-serbe janë njëkohësisht edhe pasardhës të dinastisë së fundit perandorake të krishterë nga Konstantinopoja. Pasardhësit e tyre në aristokracinë italiane mund të përcillen deri në ditët e sotme. Në fakt, nga martesa e Gjon Kastriotit me Irina Brankoviqin u lind djali me emrin Ferante, që ka bartur mbiemrin “Kastriota Skenderbeg”. Ferante nuk ka pasur djem “në martesë ligjore”, por prapa vetes la të bijën Irina (Marija), e cila u martua me Pietro Antonion, princin e Bisignanit, nga familja Sanseverino. Pasardhësit nga kjo martesë janë në familje fisnike italiane dhe gjermane: Bisignano-Sanseverino, di Capua, Pignatelli, d’Arenberg, Windisch-Graetz, Ursel dhe de Lin, etj. I përmenduri Ferante Kastrioti ka lënë pas edhe fëmijë jashtëmartesorë, pasardhësit e të cilëve kanë mbijetuar deri më sot (kjo është familja “prej Kastriot-Skenderbegut”)

Lidhje të shumta

Përveç të përmendurve, janë të njohura edhe shumë lidhje të tjera mes familjeve fisnike serbe dhe shqiptare. Familja Kastrioti edhe në vija të tjera ka qenë e lidhur me dinastitë serbe. Kështu, motra e Skënderbeut, Marija, ka qenë e martuar për sundimtarin e Zetës (d.m.th. të Malit të Zi) – Stefanit Crnojeviqin (ka vdekur më 1465). Nga kjo martesë rrjedh i njohuri Ivan Crnojeviqi (në popull i njohur si Ivan-Begu, që sundoi në vitet 1464-1490), i cili selinë e Zetës, si dhe mitropolinë, e kaloi në Cetinë dhe e ndërtoi manastirin e njohur të Cetinës. Siç u përmend, ky Ivan në martesën e parë kishte për grua Gojisllavën, të bijën e Gjergj Arianit Komnenit, motrën e shenjtores Angjelina Brakoviqit, si dhe të Andronikës, gruas së Skënderbeut.

Ekzistojnë edhe lidhje të shumta mes familjes sundimtare serbe Brankoviq dhe familjes fisnike shqiptare Topia: motra e Vuk Brankoviqit, pjesëmarrësit të Betejës së Kosovës dhe sundimtarit të rajonit të Kosovës, e cila quhej Teodora (apo Vojislava) ishte e martuar për sundimtarin e Durrësit, Gjergj Topinë (1388-1392). E ëma e këtij Gjergji, ishte Vojisava Balshiq, e martuar rreth viti 1370 për sundimtarin e Durrësit, “princin e Arbërisë”, Karl Topinë (1359-1388). Karl Topia më 1381 e rinovoi kishën e Shën Gjonit (serbisht “Shën Jovanit”) te Elbasani në Shqipërinë e Mesme, të themeluar për nder të Shën Gjonit të Vladimirit, sundimtarit serb (duklan) dhe shenjtor. Njëra vajzë e Karl Topisë u quajt Voisava (sipas së ëmës). Tjetra, Elena, ishte martuar me Konstantin Balshajn, të zotin e Krujës dhe vasalin turk, i cili rridhte nga familja e sundimtarëve të Zetës, Balshiqëve, dhe të cilin në vitin 1402 e ekzekutuan venedikasit në Durrës.

Në fund, Mara, e bija e Niketë Topisë (sipas të gjitha gjasave i biri i Karl Topisë), u martua më 1407 për Balshën (III) Balshiqin, sundimtarin e Zetës nga viti 1403 deri më 1421. E ëma e Balshës ishte e njohura Elena Hrebljanoviq, bija e princit Lazar. Balsha nuk ka pasur fëmijë, andaj para vdekjes të gjitha të drejtat e trashëgimisë në tokat e Zetës ia la dajës së tij – despotit serb Stefan Lazareviqit.

Fakti që dy familje udhëheqëse serbe dhe shqiptare – despotit Brankoviq dhe Kastriotit – ishin të lidhur ngushtë me lidhje martesore, tërthorazi tregon edhe për intensitetin e lidhjeve të përgjithshme mes dy popujve nga fundi i Mesjetës.




lopandic

Dushko Lopandiq 


Dinastije koje su vladale Evropom






(Dushko Lopandiq është diplomat profesional dhe ekspert për studime evropiane. Me dekada merret me gjenealogji dhe shkruan libra nga fusha e historisë së popullarizuar. Ky shkrim është shkruar në kuadër të projektit “Tejkalimi i Armiqësisë: ndërrimi i perceptimeve serbo-shqiptare”, i realizuar nga Qendra “Multimedia” nga Prishtina në bashkëpunim me Institutin për filozofi dhe teori shoqërore nga Beogradi, me përkrahjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, dhe nga Iniciativa PERFORM për përkrahje të shkencave shoqërore në Ballkanin Perëndimor)

http://www.mfa.gov.rs/sr/index.php/d-a/da-arhiva-novosti/2012-/8649-pomocnik-lopandic?lang=lat


*****

Amaneti i albanologut Robert Elsie të varroset në Theth

Robert Elsie nesër varroset në Theth

Albanologu i shquar Robert Elsie prehet në Shqipëri. Shteti shqiptar ka përmbushur amanetin e albanologut të shquar Robert Elsie. Ai u varros në Theth, Malësi e Madhe të zonës së Shkodrës. Varrimi u bë , të mërkurën, në orën 14:00.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së bashku me Ambasadën shqiptare në Gjermani ndoqën të gjitha procedurat e nevojshme për transportin e trupit të Robert Elsie në Shqipëri.

“MEPJ-ja në bashkëpunim me strukturat lokale kanë bërë të mundur që Robert Elsie të prehet në Theth, atje ku ishin dëshira dhe amaneti i tij”.

Natasha Lako: Robert Elsie në paqen e përjetshme në Theth


Natasha Lako: Robert Elsie në paqen e përjetshme në Theth

Në përjetësinë e Thethit, vjen për t’u prehur Robert Elsie, albanologu dhe përkthyesi që i dha botës diçka prej shpirtit shqiptar dhe ne shqiptarëve na ka lenë çelsat për të hapur dhomat e kulturës që na ka lindur. Mik i mirë me të gjithë autorët shqiptarë, të politikës, letrave dhe gjithë rrugëtimeve të tjera të gjata.

Mik i largësive të mëdha shqiptare, deri në thellësi. Për herë të parë, ende i ri, zbriti në Tiranë për të kumtuar mbi letërsinë e ditës dhe ky qytetar i botës, herë i kujdesshëm, herë i vendosur në mendime, na tregoi se asnjëherë nuk do ta kenë të lehtë mendimet e zyrtarizuara. Sa më shumë u bë mik me gjuhën dhe me botën shqiptare, aq më shumë do të na çudiste Robert Elsie me zbulimet dhe kërkimet e tij të pafund.

Ndoshta mund të quhet edhe lexuesi më i etshëm i letërsisë shqipe. Ndoshta mund të quhet bashkudhëtar i palodhur me fatet shqiptare.

Personalisht e kam njohur nga pranë dhe nga larg. E kam parë të ecë mendueshëm në qytetin Studenti, si për të begatuar me vargjet e shumta të poeteve shqiptar që i kishte në mendje, sheshin ku studentë nga e gjithë Shqipëria dhe qindra mijëra banorë të Tiranës, u mblodhën të vendosur për të ndryshuar jetën. Priste i lumtur të shfaqej çdo ekstravagancë e re lirie dhe gëzohej për çdo gjë të re, njeriu që nuk u lodh se udhëtuari nëpër lashtësinë shqiptare.

Dhe bëhej më serioz ndër seriozët në përkthimet e tij të politikës. Ishte njeriu që mbante në një thes, si Shën Nikolasi, në ndërrimin e viteve, lirikën e mrekullueshme shqipe, së bashku me faqe të përkthyera për krime të mëdha.

Edhe tani më kujtohet se m’u duk sikur i pashë fytyrën atje në bibliotekën e Akademisë Suedeze, ku përveç një bibliografie të tij në anglisht mbi letërsinë shqipe, nuk ekzistonte asnjë lloj informacioni tjetër, madje as veprat e Kadaresë nuk ishin ende në shqip, megjithë depozitimin e gjithë gjuhëve të tjera të botës. Që atëherë dhe deri sot, të gjithë falënderimet për Robert Elsie, janë shumëfishuar. Në Theth, pranë kishës ku në vitin 1918 ka predikuar Shtjefen Gjecovi, atë po e falënderon sot edhe balta më e ëmbël se mjalta. Shqipëria po i dhuron paqen e përjetshme një njeriu që e deshi me jetën e tij. Peng Robert Elsie, më mbet pa nisur libri im i fundit. Paqja e letërsisë shqipe, vetëm bekon.

Kryetari i kërcënuar i OSHP-së, Blerim Dina,tregon kush e kërcënoi dhe sa vonoi Policia për t’i shkuar në mbrojtje




Kryetari i kërcënuar i OSHP-së, Blerim Dina, thotë se është i vendosur të mos bie pre e kërcënimeve dhe shantazheve, dhe se nuk i frikohet askujt nga politika, raporton KTV.

Gjykimi i tenderit 21-milionësh, për të cilin u kërcënua ai, është shtyrë për javën tjetër. Kompania “Sallahu”, që u përfshi në këtë skandal, tash kërkon të jetë pjesëmarrëse në gjykimin e LOT-it të 5-të, në të cilin edhe ishte shpallur fitues, pavarësisht se ishte e 13-a kompani në listë për nga çmimi.

Organi Shqyrtues i Prokurimit, do të duhej të mblidhej nesër, për të shqyrtuar njërën nga 12 ankesat për Autostradën A7, Prishtinë- Gjilan.

Në mesin e ankesave ishte edhe ajo për Lotit- 5, ku Autoriteti Kontraktues i Ministrisë së Infrastrukturës kishte përzgjedhur si fituese kompaninë “Sallahu”, e cila kishte ofertuar me çmimin prej 21 milionë eurosh, apo 10 milionë euro më shumë se sa çmimi më i lirë.

Ankesë në OSHP, për këtë Lot ushtroi edhe “Riviera dhe MANE TCI”, oferta e së cilës ishte 16 milionë euro.


Blerim Dina, kryetari i OSHP-së, ka shtyrë të gjitha seancat që lidhen me Autostradën, pasi të hënën u kërcënua me jetë.

Dina po kthehej në shtëpi, kur në këtë rrugicë, dy burra ia zunë pritën. Njëri nga ta, sipas Dinës, ishte Naim Sallahu. Ata i dhanë një ultimatum që brenda 30 minutave të takonte Sami Lushtakun, në një lokal në periferi të qytetit.

I bënë me dije se në lojë ishin hiç më pak se 21 milionë euro, dhe ky do të duhej të nënshkruante në favor të tyre, ose do t’i shkonte koka.

Kur Dina, nuk shkoi në Grand Store, te banesa e tij erdhi, Shaban Lushtaku.

Mbrëmjen e së hënës, ai shkoi në Polici.

Dina rrëfen për KTV-në, se kërcënime e shantazhe ka pasur që kur erdhi në krye të Gjykatës së Tenderëve, por që të gjitha i ka tejkaluar dhe në asnjërën prej tyre nuk ishte ndier kaq i rrezikuar.

Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar njërin nga të dyshuarit, Shaban Lushtaku, të cilit i është caktuar masa prej 48 orë ndalimi.

Policia bën të ditur se i ka ofruar siguri kreut të OSHP-së.

Por, Dina thotë se ata erdhën 24 orë pasi e raportoi rastin.

Kohavisioni ka tentuar të thërrasë zyrtarët e kompanisë Sallahu, por nuk janë përgjigjur në telefon, njëjtë siç nuk është përgjigjur as Sami Lushtaku.

Sidoqoftë, kompania “Sallahu” ka dorëzuar një kërkesë në zyrat e OSHP-së, për lejimin e pjesëmarrjes në seancën e ankesave meqë një gjë e tillë iu mundësohet me ligj.

Çfarë e bën një gjeni?

Ndoshta për atletët, një gjeni është një fitues medaljesh Olimpike. Në fushën e argëtimit, një gjeni mund të përkufizohet si një fitues i EGOT, pra dikush që ka fituar një çmim Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.

Për Mensa, shoqata ekskluzive ndërkombëtare që përbëhet nga anëtarë të “inteligjencës së lartë”, dikush që rregjistron 98 ose më shumë përqind në një test iteligjence ose ndonjë provë tjetër të standardizuar, mund të konsiderohet gjeni. Përkufizimi më i zakonshëm i gjeniut është në përputhje me qasjen e Mensa:një person me inteligjencë të jashtëzakonshme.


Image result for albert ajnshtajn

Krijimi i një gjeniu

Në një seri e re artikujsh shkencorë “Genius” në PBS, Stefën Houking teston idenë se dikush mund të “mendojë si një gjeni”. Për shembull, duke shtruar pyetje të mëdha: “A mund të udhëtojmë në kohë?” – për njerëzit me inteligjencë mesatare …
Image result for albert ajnshtajn
Albert Einstein, (shqip: Albert Ajnshtajn), (14 mars 1879 – 18 prill 1955) ishte një fizikant i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë. Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e "fizikës teorike".Gjithashtu Albert Ajnshtajn njihet si njeriu më i mençur në botë dhe gjeniu i shekullit XXI.Ai krijoi formulën më të njohur në botë,formulën e Energjisë. Truri i Albert Ajnshtajnit është akoma i gjallë duke mbijetuar nëpër laboratorët më modernë në botë!Dhe thuhet se koeficienti i dijes së trurit te Ajnshtajnit është 165,gjithashtu gjatë vëretjes së trurit ka dallime nga njerëzit tjerë.



Ajnshtajni vdiq në Princeton, New Jersey, SHBA më 18 prill, 1955, në moshën 76 vjeçare.


Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i ngjalli djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë.

Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Metoda e prerë mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndjehej si i burgosur.

Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për matematikën. Ai filloi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërkohë që moshatarët e tij ende mësonin aritmetikën e thjeshtë. Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zyrih të Zvicrës, ku studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore.

Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe pjesëzave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.

Në një tjetër punim ai flet për pjesëza të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies.

Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj.

Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një personi në raport me një objekt apo një ngjarje.

Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin Teoria e Përgjithshme e Relativitetit, ku përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës. Ajnshtajni thotë se objektet humbasin masë kur emetojnë dritë, pasi drita është një formë energjie.

Në vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe televizionit.

Letra e Ajnshtajnit dërguar ShBA-ve

Albert Ajnshtajn punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi. Megjithë famën e tij, Ajnshtajni ishte një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.

Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Ruzvelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajni vdiq në moshën 76 vjeçare në vitin 1955.


Historia e pasaportës shqiptare të Albert Ajnshtajn



Para disa muajve publicistja dhe intelektualja e njohur Brunilda Ternova për të njoftuar lexuesin italian me vepra shqiptare, pat përkthyer në italishte një artikull të zotit Fahri Xharraj, ku thuhej se Einsteini kishte shpëtuar jetën me një pasaportë shqiptare. Qesh skeptik dhe kjo ishte arsyeja pse bëra disa kërkime. Gjeta një artikull tek gazeta e madhe gjermane “Die Welt”. Një artikull nga Stefanie Bolzen të publikuar më 27.01.2011. Intelektuali i shquar dhe publicisti, zoti Fahri Xharra si dhe Zonja Brunilda Ternova kishin të drejtë, ja arsyet:
Titulli i origjinalit është: “BESA SHPËTOI HEBRENJTË NGA VDEKJA E SIGURT” me dy nëntituj: “Gjatë pushtimit gjerman myslimanët shqiptarë fshehën gati 2000 hebrenj, kodi i nderit i detyronte ata të ndërmerrnin një hap të tillë” dhe “Shqiptarët nuk i dorëzuan hebrenj as ndihmës- xhelatëve të Musolinit, e as nazistëve dhe kështu rrezikuan jetën e tyre”
Në artikull bëhet fjalë për dramën e hebrenjve dhe rrëfen një plakë gati 89 vjeçare me emrin Scarlett Epstein (atëherë quhej Trude Grünëald), e cila falënderon policët shqiptarë për shpëtimin e jetës. Ajo ishte e re kur u desh të arratiset. Trude nuk kishte imagjinuar se një ditë, gjatë ikjes, do të përfundonte në Shqipëri dhe pikërisht atje, do të mbijetonte. Autorja thotë se në Shqipëri qenë fshehur gati 2000 hebrenj tek familjet shqiptare myslimane dhe gati të gjithë i shpëtuan gjahut nazist.
“Besa” quhet fjala për këtë shpëtim, sepse “Besa” është pjesë e kodit të stërlashtë të nderit tek shqiptarët. Kur dikush dikujt i ofron ndihmë dhe e merr në shtëpinë e vet, ai duhet edhe ta mbajë premtimin për mbrojtje: “ Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, vazhdon autorja.
Tre ditë para se të niste drama e tyre, Hitleri kishte shpallur bashkimin e Austrisë me Gjermaninë dhe ishte kthyer në atdheun e vet për të njoftuar vendin se i ishte bashkangjitur Rajhut Gjerman. Edhe Trude kishte dalë jashtë dhe kishte parë atë masë të njerëzve, që ishin grumbulluar për ta përshëndetur Hitlerin dhe kujton një masë njerëzish si të hipnotizuar, duke brohoritur, madje nga frika kishte brohoritur edhe ajo. Trude kishte pritur tre muaj derisa kishte marrë një vizë. Dy vëllezërit e saj kishin ikur në Itali, pastaj në Angli…
“Shteti jugosllav ishte shumë antisemit”, thotë ajo. “Në pasaportat tona shkruante një“J“ (Jude) e madhe dhe kështu dukej se fati jonë ishte vulosur!“
Shteti jugosllav kishte dashur t‘ i kthejë përsëri në Vjenë dhe Trude ishte dashur të shkojë prej konsullate në konsullat, ndërkohë i burgoset i ati, nëna ishte rrezikuar nga vetëvrasja, mirëpo, askush nuk i kishte lëshuar një vizë, as anglezët, e as amerikanët. Në fund dikush i kishte dhënë një këshillë: Shqipëria! Një vend për të cilin Turde nuk kishte dëgjuar kurrë më parë. Ndihma shqiptare ndaj hebrenjve deri vonë kishte ngelur e panjohur, sot gjenden emrat e 65 shqiptarëve në „Yad Vashem“ si „Të drejtët e Popujve“ apo “Të mirët e Popujve.” Autorja e shkrimit bën të ditur se Shqipëria kishte lëshuar 400 pasaporta për hebrenjtë.
“E vërteta është se Albert Ajnshtajn në vitin 1935 iku në SHBA me një pasaportë shqiptare, që e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri. E vërtetë është gjithashtu se Shqipëria nuk ka bashkëpunuar me nazistët italian apo gjerman.”
Trude kishte mbërrur në Durrësi nga Spliti i Kroacisë. Në Durrës qenë strehuar 45 hebrenj pranë stacionit të policisë. Zonja Epstein tregon se ata frikësoheshin se do ti dorëzonin te gjermanët, mirëpo policët shqiptarë, i fshehën ata në brendi të qytetit në një bodrum dhe mbijetuan të gjithë…
Zonja Borici, një shqiptare nga veriperëndimi i Shqipërisë i tregon fotografit amerikan Norman H. Gersham, se kur ajo ishte 17 vjeçare, i ati i saj kishte sjellë njerëz të huaj në shtëpi dhe u kishte thënë se ishin të afërm dhe u kishte siguruar pasaporta të rrejshme me emra shqiptar mysliman dhe kishte kërkuar të mos i tregohej askujt. Rreziku ishte i madh, nazistët kishin tërhequr vërejtjen popullit se kush fsheh ndonjë hebre, do të vritej menjëherë.
Tash e 70 vite jeton Epstein në Angli, ka ndryshuar emrin dhe marrë mbiemrin e burrit. Ajo është profesoreshë e sociologjisë në universitet dhe pioniere e Antropologjisë së Zhvillimit. Zonja Epstein mendon se ka shumë histori të pa treguara, që flasin për solidaritetin në mes krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve, thuhet në mes të tjerash në artikullin e gazetës “Die Welt”, shkruar nga Stefanie Bolzen.





Beogradi, vatra ku turistët kryejnë marrëdhënie me kafshët


Shumë turistë të huaj nga vendet e Evropës udhëtojnë drejt Serbisë për të kryer marrëdhënie seksuale me kafshët.

Thuhet se Beogradi është një vatër për manjakët seksualë të kafshëve. Reklamat në internet ofrojnë seks me kafshët që varion nga 70 deri në 150 Euro, ndërsa ka vizitorë që paguajnë 50 Euro shtesë për të filmuar veten.

Një hetim për këtë çështje u realizua nga televizioni gjerman RTL. Gazetarët që shkuan në Beograd filmuan skena të tmerrshme, një qen të veshur me geta dhe taka të larta.

Pavle Bihal, drejtues i një shoqate të kafshëve, kërkon që këto klube të mbyllen. Ai u tha gazetarëve gjermanë se kanë informacione për një klub të tillë që ndodhet në një apartament dhe të gjitha të dhënat mund t’ja japin policisë.

Numri më i madh i turistëve që shkojnë në Beograd për të kryer marrëdhënie me kafshët janë nga Gjermania, Holanda, Suedia dhe Britania e Madhe.




Këtu e gjeni videon:

http://www.mirror.co.uk/news/world-news/sick-brits-travelling-serbia-sex-11360625#ICID=OffSiteVideo


Sick Brits 'travelling to Serbia for sex with dogs at animal brothels for as little as £60'

Animal rights group 'Leviathan' claims the capital Belgrade as become a hotspot for zoophiles

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi i kundërpërgjigjet Enver Hasanit: “Shiko a e kam kry edhe shkollën fillore”!



Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka komentuar deklaratën për media që ka dërguar pak më parë ish-rektori i UP-së Enver Hasani, me anë të së cilës akuzon Lumezin për falsifikim të provimit të jurispodencës.

Lumezi tha se kjo deklaratë e tij është thjesht shpifje.

“Jemi mësuar me terminologjinë shpifëse të Enver Hasanit, ne nuk lidhemi me terminologjinë shpifëse të atij, se jemi mësuar, s’është hera parë ka pasur edhe më herët kësi shpifje nga ana e tij”, ka thënë Lumezi.

Kryeprokurori i shtetit, madje mendon se nuk ia vlen as të komentohet kjo deklaratë e Hasanit, duke shtuar me shaka se Enver Hasani duhet të verifikojë se a ka kryer prokurori edhe shkollën fillore.

“Po nuk e di unë se kisha komentuar se këto shpifje nuk meritojnë kurrfarë komentimi, vetëm përbuzje se nuk merremi na me kësi senesh se. Le të shikon mos e kam falsifikua edhe shkollën fillore”.

Në fund, Lumezi ka thënë për Blic se “janë gjallë profesorët që i kam dhënë unë provimet te ata”.



*****

Ish-rektori Enver Hasani është dënuar sot nga Gjykata në Prishtinë në lidhje me përkthimin e librave.

Enver Hasani është dënuar sot me 1 vit burg me kusht për dy vjet verifikim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me kontratën për përkthimin e librave nga anglishtja në shqip për universitetin e Prishtinës.


Gjykata i shpalli fajtorë edhe dy të akuzuarit tjerë në këtë rast, Albert Rakipit e Hakif Veliut. Këta dy janë dënuar me nga gjashtë muaj burg, masë e cila u zëvendësohet me gjobë prej 10 mijë euro.

Gjithashtu, tre të akuzuarit detyrohen nga gjykata që t’ia kompensojnë UP-së dëmin prej 70 mijë euro “në mënyrë solidare”.

Dy të akuzuarit, Enver Hasani e Albert Rakipi nuk kanë qenë të pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit nga trupi gjykues.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Enver Hasani në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Hakif Veliu si shef i prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare – ISN, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale të mashtrimit në detyrë në bashkëkryerje, transmeton kallxo.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit këtë vepër e kishin kryer lidhur me realizimin e kontratës për përkthimin e librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe për nevojat e UP-së.

Kontrata e lidhur në mes të UP-së dhe ISN-në mbante datën 5 dhjetor 2012, ndërsa vlera e përgjithshme e saj ishte 500 mijë euro dhe çmimi i pagesës ishte përcaktuar 12,65 euro për 1000 fjalë.

Prokuroria pretendonte se 3 ditë pasi që ishte nënshkruar kontrata, drejtori i ISN-së, Jorgji Qirjako i ka dërguar të akuzuarit Enver Hasani një kërkesë për ndryshimin e kontratës nga njësia matëse “fjala” në njësinë matëse “karaktere”, ndërsa pastaj i akuzuari Hakif Veliu sipas marrëveshjes me Enver Hasanin, ka përpiluar një kontratë të re me të cilën kanë ndryshuar nenin 17 të kontratës origjinale të datës 5 dhjetor 2008.

Në aktakuzën e prokurores Drita Hajdari thuhej se pikërisht neni 17 ishte ndryshuar në atë formë që në vend të çmimit 12.65 euro për 1000 fjalë, ishte shënuar çmimi 12.65 euro për 1000 karaktere duke i mundësuar kështu ISN-së, përfitim më të madh për sasinë e njëjtë të shërbimit dhe për të sjellë në lajthitje personat e autorizuar të UP-së.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Hakif Veliu, në kontratën e falsifikuar ka mbajtur numrin dhe datën e kontratës origjinale dhe atë kontratë i akuzuari Enver Hasani më datë 13 dhjetor 2008 e ka dërguar në Tiranë për ta nënshkruar i akuzuari Rakipi.

Sipas kontratës së ndryshuar, prokuroria pretendon se më 13 korrik 2009 është dërguar në UP fatura për përkthimin e 8 librave me çmim prej 78.999,25 euro e llogaritur sipas njësisë matëse “karaktere”, e që sipas kontratës origjinale do të kishte kushtuar 14.991, 91 euro.

Aktakuza përshkruante se i akuzuari Rakipi në fatura e ka shënuar shenjën 1000/F, gjë që tek anëtarët e Komisionit të UP-së për pranimin e materialit të përkthyer, ka krijuar lajthitje se llogaritja e përkthimit është bërë me njësinë matëse “fjala” dhe kështu ky komision ka rekomanduar ekzekutimin e pagesës.

Prokurorja Drita Hajdari, pretendon se si rezultat i ndryshimit të kontratës origjinale, ISN siguroi një përfitim të kundërligjshëm financiar në shumë prej 70 mijë eurove.

Hajdari kur e paraqiti fjalën përfundimtare para pesë ditësh e konsideroi rastin e Hasanit, rast të “jakave të bardha”, ndërsa deklaroi se kihte tendencë që të sakrifikohej zyrtari më i ulët Hakif Veliu për zyrtarin më të lartë Enver Hasani.

Hasani, Rakipi e Veliu janë deklaruar të pafajshëm në dhjetor 2015 për akuzat me të cilat ngarkohen.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...