Shkruan Dr.Salih Krasniqi
VRASJET DHE ZHDUKJET E MJEKEVE GJATE LUFTES
1998-1999 MARUR NGA PHR.
Gjatë periudhës shkurt 1998 deri në shkurt 1999, PHR ka dokumentuar tri vrasje jashtëgjyqësore të mjekëve dhe një i cili ishte zhdukur. Provat tregojnë se së paku dy prej tyre ishin bërë cak për arsye se ishin mjekë. Në të gjitha rastet, provat tregojnë se forcat serbe ishin përgjegjëse. Vrasja dhe zhdukja e këtyre mjekëve terrorizoi komunitetin mjekësor të shqiptarëve të Kosovës dhe në atë kohë shërbeu si një përkujtues i vazhdueshëm për mjekët për rreziqet të cilat i bartë me vete ushtrimi i detyrave të mjekut.
• Dr. Lec Ukaj (i njohur prej shumicës si Dr. Leci) ishte një mjek i mirënjohur shqiptar etnik i cili drejtonte objektin shëndetësor në Drenas. Më 26 maj 1998, kur forcat serbe hynë në Drenas, Dr. Leci me familjen e tij ikën në Gradicë. Në Gradicë ai ndihmoi UCK-në për themelimin e spitalit fushor për t’u kujdesur për luftëtarët e tyre dhe për fshatarët të cilët po iknin nga sulmet serbe. Më 22 shtator, një sulm me granatime afër Gradicës detyroi Dr. Lecin dhe kolegët e tij që të evakuoheshin nga spitali fushor.
Për tri ditë, Dr. Leci dhe kolegët e tij, fshatarët dhe pacientët e plagosur u fshehën në male, me granatime të vazhdueshme rreth tyre. Gjatë kësaj kohe policia bastisnin në fshat duke e kërkuar Dr. Lecin. Dëshmitarët kanë treguar se policia u ishte kërcënuar njerëzve dhe u kishte thënë se Dr. Leci i kishte trajtuar terroristët dhe se ai do të vritej nëse do ta gjenin. Dr. Leci, vëllai i tij dhe dy të afërm tjerë meshkuj vrapuan nëpër male për t’i ikur policisë. Dr. Leci ishte kapur, ishte vrarë dhe trupi i tij ishte gjymtuar. Forcat serbe e kishin pyetur Dr. Lecin se cilën dorë e kishte përdorur për të operuar dhe, pas përgjigjes së tij, i kishin prerë dorën e djathtë.
• Dr. Nuredin Zejnullahu ishte një mjek shqiptar i spikatur në qytetin e Pejës. Më 18 nëntor 1998, tre njerëz të armatosur të cilët flisnin serbisht, të veshur në stilin e policisë serbe, erdhën në shtëpinë e tij për ta kërkuar. Ata kapën djalin e tij 16 vjeçar në oborr, u sulën brenda shtëpisë dhe urdhëruan pjesën tjetër të familjes që të rreshtoheshin në korridor.
Dr. Zejnullahu zbriti nga shkallët, kapi djalin nga duart e njerëzve të armatosur dhe i hodhi ata jashtë dhe mbylli derën. Njerëzit e armatosur hapën zjarr me kallashnikovë nëpër derë. Disa plumba depërtuan në ijën e majtë dhe në gjurin e djathtë të Dr. Zejnullahut/ Deri sa ishte dërguar më në fund në spital, ai ishte pa puls dhe pa tension gjaku të dallueshëm.
Një ekip i mjekëve serbë dhe shqiptarë u munduan që ta ngjallnin, por të shtënat me armë i kishin shpërthyer arterien e femurit e tij, gjë që kërkonte aftësitë riparuese të një kirurgu të enëve të gjakut. Familja e tij kërkoi nga autoritetet serbe që ta transportonin me helikopter në Prishtinë ku kishte kirurg vaskular, por ata refuzuan, duke u arsyetuar me terrin e natës dhe me kushtet e sigurisë. Dr. Zejnullahu vdiq në një auto ambulancë në rrugë për Prishtinë.
• Dr. Xhevat Gashi ishte vrarë në janar të vitit 1999, gjithashtu në zonën e Pejës. Herën e fundit ishte parë duke shkuar në punë në qendrën e emergjencës afër Pejës, trupi i tij ishte gjetur nga policia serbe e Kosovës në rrugën Mitrovicë - Pejë. Sipas OSBE-së, ai ishte vrarë me një të shtënë në kokë nga arma e zjarrit dhe kishte pasur djegie truri që janë karakteristike për stilin e vrasjeve nga afërsia. Përgjegjësia për vdekjen e tij nuk është përcaktuar.
• Dr. Hafir Shala është zhdukur më 10 prill 1998 pasi ishte ndaluar nga autoritetet serbe në rrugën Drenas – Prishtinë. Sikur shumë profesionistë shëndetësor në Kosovë, Dr. Shala ishte angazhuar edhe në sistemin serb edhe në sistemin e shqiptarëve të Kosovës: ai punonte në objektin shëndetësor qeveritar në Drenas gjatë ditës dhe si mjek vullnetar në dy klinika të Nënë Terezës gjatë natës.
Më 10 prill 1998, Dr. Shala dhe dy kolegë ishin duke shkuar në Prishtinë për të siguruar furnizime me barëra për klinikat e Nënë Terezës. Kur u ndalën në një pikë kontrolli të policisë, tre njerëz me rroba civile dolën nga një automjet i pa shënjuar dhe urdhëruan Dr. Shalën që të hynte në një automjet tjetër. Kolegët e tij ishin çuar përsëri në makinën e tyre së bashku me një polic me uniformë i cili i kishte udhëzuar që të vozitnin në stacionin policor të Prishtinës.
Automjeti i pa shënjuar në të cilin ishte Dr. Shala i përcillte nga mbrapa. Kur automjeti i pa shënjuar arriti në stacion, njëri nga dy kolegët në automjetin tjetër, e pa automjetin me Dr. Shalën duke vozitur nga ana e prapme e stacionit policor. Kur njëri kolegë më vonë u largua nga stacioni policor, pasi që ishte liruar nga mbajtja, ai kishte dëgjuar britma dhe e kishte njohur zërin e Dr. Shalës. Dr. Shala nuk është parë që atëherë. Ai ende është i zhdukur.
Mjekë të tjerë të vrarë, të cilët nuk janë përfshirë në materialin e mësipërm janë edhe:
Dr. Shpëtim Robaj nga Prishtina, i cili me profesion ishte anesteziolog dhe ka shërbyer me përkushtim profesional ndaj njerëzve në nevojë, në kohët më të vështira që ka kaluar Kosova, sidomos kontributi i tij është dalluar në kohë e luftës. Dr. Robaj punoi edhe për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ku ndihmonte në organizimin e spitaleve ushtarake të UÇK-së dhe përkujdesjen ndaj të plagosurve, kur situata në Kosovë ishte shumë kritike. Dr. Shpëtimi tashmë njihej si mjeku i luftës, por edhe si punëtor humanitar i cili mbante lidhje me organizatat Kryqi i Kuq, Mjekë pa Kufij.
Me të dëgjuar lajmin për masakrën që ishte kryer nga forcat ushtarake dhe policore serbe kundër familjes Deliu në fshatin Abri të Drenicës, ku qenë masakruar 24 anëtarë, Shpëtim Robaj së bashku me mjekët Cen Bytyçi, Ilir Tolaj, Osman Sejfijaj, Ymer Aliu dhe një ekip i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të cilin e udhëhiqte Margaret Braison nga Zelanda e Re dhe vozitësja, zonja Kler, nisën në drejtim të Abrisë me qëllim për të ndihmuar të plagosurit.
Më 30 shtator 1998, në hyrje të fshatit Likoc në Abri të Ultë, kamioni i ndihmës mjekësore të cilin e ngiste zonja Braison, bie në minat e vendosura nga forcat serbe. Nga shpërthimi i fuqishëm, dr. Robaj merr plagë vdekjeprurëse, ndërsa plagosen dr. Tolaj, zonja Braison dhe Linda Bunjaku nga Prishtina. Në këto momente kritike, në vendin e shpërthimit të minës arrijnë dy vetura ndërkombëtare, njëra e UNHCR-it dhe tjetra e KDOM-it.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë përmes radio-lidhjeve mbanin kontakte me forcat serbe, shpjegojnë rastin dhe kërkojnë nga ta një helikopter për t’i dërguar mjekët e plagosur. Helikopteri kishte vonuar më shumë se 2 orë dhe kishte arritur pasi kishte ndërruar jetë doktori dhe humanisti Robaj.
Dr. Fahredin Hoti nga Krusha e Madhe, komuna e Rahovecit. Më 26 mars 1999, forcat pushtuese policore e ushtarake serbe, kryen një nga masakrat më të mëdha, gjatë kësaj lufte, duke vrarë me breshëri të automatikëve, 241 civilë shqiptarë në fshatin Krushë e Madhe, në mesin e tyre edhe Dr. Fahredin Hotin, së bashku me të birin e tij Kreshnikun, 13-vjeçar. Dr. Fahredin Hoti ra ne altarin e Lirisë.
Dr. Fatmir Krasniqi nga Damaneku i Malishevës. Për shkak të organizimit të luftës së armatosur dhe kontributin e fshatit Damanek, pushteti sllavokomunist e dogji tërësisht fshatin dhe masakroi: Hamit Krasniqin, Vezire Krasniqin, dr. Fatmir Krasniqin, me bijën Blertën dhe me të vëllain Arbenin, Sokol Krasniqin, Esat Krasniqin e Fatmir Kastratin.
Dr. Adem Ademi, i lindur më 5.2.1948 në fshatin Ashlan të Vushtrrisë, me banim në Mitrovicë, i arrestuar nga ushtria serbe në Mitrovicë, më 19 prill 1999, i zhdukur pa gjurmë edhe sot e kësaj dite.
Mënyrat e abuzimeve dhe torturave ndaj pacientëve shqiptar
Komandanti YLL MORINA që perballoj 6 tortura operative ne QKUK
Yll Morina (1972), nga Gjakova. Ky ushtar – komandat i UÇK-së gjatë luftimeve të zhvilluara me forcat serbe plagoset rëndë dhe dërgohet në një Spital të improvizuar Ushtarak të UÇK-së afër Pejës për trajtim mjekësor.
Pasi Spitali i UÇK-së bie në dorë të serbëve, UNHCR-ja e merr këtë të plagosur, nga xhamia e fshatit Isniq, dhe e sjell në Klinikën e Kirurgjisë në Kujdesin Intensiv më 12.10.1998.
Më 14.10.1998 operohet me Nr. 1265/5350 (Protokolli i operacioneve të Emergjencës).
Dg: St.post cystostoma pp vulnus explosivum abdominis. Abdomen acuta. Laesio intestine ilei Nr.I. Peritonitis acuta diffusa stercoralis et fibropurulenta. Abscess cavi Duglasi, subphrenici bill. Ileus e adhesionem et shock endotoxicum gravis. Op: Relaparotomia mediana. Adhesiolysis. Resectio intestine ilei terminal aa 40 cm. Ileostomia terminalis.Revisio cystostomae. Drainage.
(Gjendje pas vendosjes së cistostomës (krijim kirurgjikal i fistullës artificiale në fshikëzën urinare) për shkak të plagës eksplozive të barkut. Barku urgjent (akut). Lëndimi i zorrës së hollë – ileumit nr. I.
Pezmatim akut gjithëpërfshirës me fekale dhe qelb e fibrin i barkut. Grumbullim qelbi në Dugllas, në regjionin nën diafragmë në të dy anët.
Pështjellim dhe ngjitje e zorrëve dhe shok helmues i theksuar. Op: Rihapje kirurgjike e mesme e barkut. Heqja e ngjitjeve. Shkurtim i zorrës së hollë – ileumit deri në 40 cm. Vendosja e gojëzës në ileum, e përhershme. Kontrolli i cistostomës. Drenimi).
Gjatë tërë kohës në spital ky pacient ishte nën mbikëqyrje të policisë serbe. U maltretua mizorisht gjatë tërë kohës nga policia serbe.
Ky pacient maltretohej dhe nuk e lejonin të dërgohej në ndonjë qendër tjetër për t’u mjekuar, e operuan gjashtë herë!
Atëherë kur e panë se është para vdekjes e lejuan që ta dërgojnë në Novi Sad me kërkesën e familjes së tij, por për fat të keq atë mbrëmje kur arrin në spital të Novi Sadit, më 15 mars 1999, ndërroi jetë.
Duhet shtuar se për mjekimin e tij familja ka blerë barna në vlerë prej mijëra markash gjermane, pasi që klinika nuk i jepte barnat e shtrenjta, sepse i ruante për pacientët serbë.
Fig. 65. Yll Morina, 1972. Nr.771/5350. Data e pranimit në Mjekimin Intensiv 12.10.1998
Fig. 66. Yll Morina Nr. 1265/ 5350, Protokolli i operacioneve të Emergjencës.
Rrëfimet prekëse të dr. Burbuqe Bruqit për Yll Morinën
Dr. Burbuqe Bruqi, anesteziologe, flet me dhimbje të madhe për Yll Morinën, të cilin tetë muaj e kishte mjekuar. “Tërë kohën kishim probleme në punën tonë, nga policia serbe. Ata na pengonin edhe atëherë kur e shihnin se “pacientët-terroristë” ishin duke vdekur. Një ditë kur isha afruar te Ylli, i cili në ato momente ishte në gjendje të rëndë, duke i dhënë infuzion, policia serbe m’u afrua duke ma drejtuar automatikun në qafë, duke më fyer dhe penguar në mënyrën shumë brutale.
Në ato momente Yllit ju mbushën sytë me lot dhe me një zë të dridhur, duke mos guxuar të bënte edhe më të voglën lëvizje, më tha: “Doktoreshë, të lutem largohu, sepse këta duan të më vrasin. Lërmë mua këtu dhe shpëtoje veten…” Unë edhe pse me gjithë ato vështirësi të mëdha në kryerjen e punës sime, vazhdoja punën, edhe pse nganjëherë nuk më lejonin të hyja në Kujdesin Intensiv, aty ku duhej të punoja”, tregon dr. Burbuqe Bruqi, duke i kujtuar ato ditë të kobshme jo vetëm për atë, por edhe për gjithë popullin shqiptar.
Fati i tillë i Yll Morinës ishte prekës për të gjithë ne që ishim të lidhur në përkujdesjen e tij si dhe për luftëtarët e plagosur dhe ata që ishin në vijën e parë të frontit. Lajmi për ndërrim jete të Yllit më ka prekur mjaft shumë, duke e ditur për peripecitë që i pësoi gjatë tërë mjekimit të tij.
Hasan Ramaj, 1971, Ponoshec, Gjakovë. Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale e ka sjellë policia serbe pasi e kanë rrahur shumë rëndë dhe pothuaj në gjendje para vdekjes. Kjo ka ndodhur me 13.05.1998.
Diagnoza e pranimit është Dg: Contusio cerebri et haemathoma intracerebralis lat.sin. Hemiparesis dex.Hemathoma periorbitalis lat.sin. Hemathoma regio thoracis parietis dorsi et pedis bill. Excoriationes regio faciei lat.dex. (Goditje e trurit dhe grumbullim gjaku Brenda trurit në anën e majtë. Dobësi muskulare e anës së djathtë.
Grumbullim gjaku për rreth zgavrës kockore ku ndodhet syri në anën e majtë. Grumbullim gjaku në regjionin e murit të kraharorit në shpinë dhe në të dy këmbët. Gërvishtje në regjionin e fytyrës në anën e djathtë).
Edhe ky pacient është trajtuar pothuaj njëjtë sikur edhe shumica e pacientëve që janë nxënë nga policia serbe. Rrahjet dhe maltretimet kanë qenë pothuaj të përditshme gjatë qëndrimit në spital për 24 ditë.
Smajl Shala,1958, nga KK i Pejës. Pacienti është pranuar më 06.05.1998 dhe ka qenë i shtrirë në Kujdesin Intensiv nën mbikëqyrjen e policisë serbe.
Diagnoza e Mjekimit Intensiv është Dg: Vulnus sclopetarium, kurse diagnoza në protokoll me numër rendor 537 dhe numë të amzës 2676, me vështirësi lexohet dhe shkruan: Dg: Vulnus sclopetarium penetrans et perforans regio inguinale lat.dex. Perforatio intestine tenuae Nr.III. Haemathoperitoneum. Vulnus sclopetarium regio lateralis lat.sin. Op: Laparotomia mediana supra et infraumbilicalis. Debridement et sutura intestine tenuae Nr.III. Lavage, drainage cavi Duglasi, subphrenici lat.dex, paravesicalis extrapericanalis. Debridement et sutura vulneris regio lateralis lat.dex. (Plagë nga armë zjarri depërtuese dhe shpuese në regjionin e gilzës së djathtë. Shpuarje e zorrës së hollë në 3 vende. Gjak dhe ajër në hapësirën e barkut.
Plagë me armë zjarri në regjionin e anës së majtë. Op: Prerje e mesme sipër dhe nën kërthizë. Pastrimi dhe qepja e zorrës së hollë në 3 vende. Larje, drenim i hapësirës së Dugllasit, nën diafragmë të anës së djathtë, për rreth fshikëzës urinare. Pastrimi dhe qepja e plagës të regjionit anësor djathtas).
Ka qenë i lidhur me pranga për shtrati dhe tërë kohën është fyer në baza nacionale dhe është maltretuar. Pas një muaji policia e dërgon në burgun e Beogradit për trajtim të mëtejmë.
Më vonë kemi marrë lajmin se është liruar dhe është mirë në përgjithësi por ka pengesa në të ecur. Tani jeton në Pejë.
Xhavit Muhadri, 1950 nga Hasi. Në spital e ka sjellë policia serbe dhe është pranuar në Kujdesin Intensiv në gjendje komatoze më 10.06.1998. Është operuar më 10.06.1998, me Dg: Vulnus sclopetarium penetrans et perforans reg.zygomatici lat.sin. et colli posterior sin. Vulnus sclop. reg.antebrachi lat.sin. (Plagë me armë zjarri shpuese dhe shpërthyese të regjionit të fytyrës në anën e majtë dhe të regjionit të qafës prapa në anën e majtë. Plagë me armë zjarri të regjionit të parakrahut majtas).
Pacienti edhe pse ishte në gjendje komatoze dhe i intubuar në aparat, mbahej i lidhur me pranga për shtrat dhe maltretohej herë pas here nga policia serbe.
Pas disa ditë mjekimi në Kujdesin Intensiv, policia serbe e dërgon në Spitalin e Gjakovës. Në bazë të informatave që kemi pasur thuhet se pas daljes nga Spitali i Gjakovës, pacienti është dërguar në burg.
Ibrahim Zekaj, 1942, egjiptas, nga Skivjani, komuna e Gjakovës. Është pranuar më 11.06.1998 në Kujdesin Intensiv të QKUK-ës me Dg: Vulnus sclopetarium perforans region fronto-basalis et nasi. Fractura ossis frontalis nasi et pars medialis orbitae multifragmentaris.Vulnus sclopetarium region brachii. (Plagë me armë zjarri shpuese e regjionit ballor- bazës së kafkës dhe hundës. Thyerje e kockës ballore, të hundës dhe një pjese të mesme të zgavrës së syrit me shumë pjesë thyerje. Plagë me armë zjarri të regjionit të krahut).
Pacienti pas qëndrimit katër ditësh në Kujdesin Intensiv d.m.th më 15.06.1998 transferohet në Kirurgjinë Abdominal HB ku drejtor i Klinikës së Kirurgjisë ishte dr. Andria Tomanoviq.
Fig. 12. Në rubrikën e protokollit të Kirurgjisë abdominale HB për këtë pacient, Ibrahim Zekaj nuk ka të dhëna për diagnozë dhe me çka është trajtuar i sëmuri. Këtu është vetëm një e dhënë se është nga Gjakova.
Ibrahim (Rexhep) Zekaj(born 5/05/1942, Egyptian from Skivjan, Gjakovë/Đakovica municipality, labourer, four children)Ibrahim worked at the Gjakovë/Đakovica Public Utility Company. He ëas responsible for the cleanliness of the buildings. On 3 July 1998, at about 16:00h, he was coming back from work in the company of his cousin Musa Bajrami and a local resident, Nel Shoshi, when Serb police stopped them in the village of Osek Hilë/Osek Hilja. Ibrahim was carrying some stale bread for his chickens. The policemen asked him if the bread was for the KLA, to which he replied that the KLA ate fresh bread. The policemen then battered him so badly that he remained lying on the road. Musa and Nel infomed his family about ëhat had happened to him. Ibrahim’s cousins arrived at the scene shortly after wards, and took him on a horse¬cart to the Hospital in Gjakovë/Đakovica. There the doctors gave him first aid and, because of the severity of his injuries, referred him to the Hospital in Prishtinë/Priština. He died on 14 July 1998. Doctor Avdyl Shoshi buried him in the Dragodan cemetery in Prishtinë/Priština. After the war, Doctor Shoshi showed Ibrahim’s family the spot where he had buried Ibrahim, but they only found an empty grave the body had been removed. Ibrahim’s body has not been found to date. Sources: statement of M.Z, HLC40626; J. Osmani, Krimet.., I, 306.
Mefail Fejzullahu, 1966, nga Gjilani. Këtë pacient e sjellin në pranim me gjendje të rëndë shëndetësore më datën 13.06.1998. Në pranim diagnoza ishte Dg: Vulnus sclopetarium region cristae iliaca lat.dex.Nr.I., regio glutei lat. sin. (Plagë me armë zjarri të regjionit të komblikut të anës së djathtë nr. I, të regjionit të vitheve të anës së majtë). Pacienti edhe përkundër ndihmës së marrë ka vdekur të njëjtën ditë më 13.06.1998 në ora 22.45 min.
Fig. 15. Faksimile nga regjistri i protokollit: Mefail Fejzullahu (1966), Nr. 453/3535. Data e pranimit në Mjekimin Intensiv 11.06.1998.
Xhafer Haziri, 1973, nga Mitrovica. Pacienti është operuar në Emergjencë të Ortopedisë më 13.03.1999. Diagnoza shkruan: Dg:shenja të njëjta si pacienti paraprak.
Në ndërkohë kam siguruar fletë lëshimin e tij dhe një letër që e ka shkruar vetë pacienti se si i ka ndodhur situata.
Në fletë lëshim i shkruan kjo diagnozë Dg:Vulnus explosivum pedis dex. cum conquasatio tarsi et metatarsi pedis dex.Vulnus explosivum reg.cruris sin. Cum corpus alienum metalici. 13.03.1999 Op: Amputatio pedis dex., 23.03.1999 Plastica cutis sec.Tiersch. (Plagë eksplozive e këmbës së djathtë me dërrmim të shputës së djathtë.
Plagë eksplozive e regjionit të nën gjurit të majtë me trup të huaj metalik. Operimi: Amputimi i këmbës së djathtë. Plastika e lëkurës sipas Tirshit). Më 28.03.1999 lëshohet për transfer në Spitalin e Mitrovicës.
Pacienti në letër shkruan: “Xhafer Haziri, 04.06.1973 Mitrovicë. I plagosur më 13.03.1999. Ndihma e parë në Mitrovicë, më pas transferohet në Prishtinë.
I plagosur në këmbën e majtë. Është operuar më 14.03.1999 në ora 02.00. 7 ditë kanë qenë mjek shqiptarë, pas bombardimeve të NATO-s shqiptarët janë larguar dhe kanë mbetur vetëm serbët.
Pas 15 ditësh është operuar prap, sepse operimi i pare nuk ka pasur sukses. Mirëpo as operimi i dytë nuk ka pasur.
Pas bombardimeve të NATO-s pacientët kan qenë në gjendje të mjerueshme, ku shqiptarët ishin vendosur në katin e pestë. Policët vinin rregullisht dhe i mernin në pyetje pacientët.
Më 28.03.1999, në gjendje mjaft të vështirë shëndetësore më kanë larguar nga spitali. Rastësisht një dr. shqiptar i ka sjell disa të plagosur në spital, dhe më mori mua. Së pari më dërgoj në Spitalin e Mitrovicës, mirëpo aty nuk më pranuan, dhe më mori me vehte dhe më dërgoj në Spitalin e lindjes në skenderaj.
Pas intervenimeve të NATO-s jam këthyer në shtëpi dhe më pas jam kontrolluar dhe pasi që këmba ime ishte operuar jo mire, dhe përsëri më operuan mjekët shqiptar dr.Faton Morina.”
P.S. Vëllau i Xhafer Hazirit, Behxhet Haziri të njëjtën ditë gjatë atij sulmi kriminel serb në pazarin e Mitrovicës ka humbur të dy këmbët dhe tani jeton në Suedi me karrocë invalidi.
MASAKRAT DHE TORTURAT SERBE PER LUFTETARET E UÇK-ës 1998-1999
Rexhep Bislimin e sjell policia serbe në Kujdesin Intensiv nga një burg por nuk dihet se nga cili.
Këtë pacient policia e sjell më 19.07.1998 në gjendje shumë të rëndë. Diagnoza shkruante Dg: Comma cerebri, contusio cerebri, contusion thoracis, contusion abdominis, lumbalis, extremitas inferior et superior, regio coxae.
Fractura costarum serica lat.sin. Anemia sec. Shock haemorrhagicum gravis. (Dridhje truri, goditje e trurit, goditje e kraharorit, goditje e barkut, të regjionit të ijëve, të anësive të poshtme dhe të sipërme, të regjionit të legenit.
Thyerje serike e brinjëve të anës së majtë. Pagjakësi dytësore. Shok gjakderdhës i avancuar). Kjo gjendje shumë e rëndë dhe në bazë të diagnozave jep të kuptohet se te ky pacient është përdorur dhunë shtazarake ku dalëngadalë duke filluar që nga koka e deri te këmbët nuk ka mbetur pjesë e trupit ku nuk i kanë shkaktuar lëndime sipërfaqësore dhe të thella.
Edhe përkundër reanimimit në Kujdesin Intensiv pacienti nuk ka mundur t’i përballoj lëndimeve dhe pas 2 ditësh ndërron jetë. Këto gjendje i shkaktonte policia serbe dhe më pas i binte në Spital kinse për t’i mjekuar nga “humanizmi” që kishin për të sëmurin. Te vendbanimi i këtij pacienti i shkruan “ Zatvorenik” i burgosur.
Le të mbetet që lexuesi të gjykojë vetë se në çfarë gjendje kanë qenë pacientët që janë zënë nga policia serbe në atë kohë dhe si janë trajtuar.
Fig. 23. Rexhep Bislimi, 1966. Nr. 545/4174 I datës 19.07.1998 Protokolli i Mjekimit Intensiv ku shkruan se me 21.07.1998 në ora 22.00h ndërron jetë (exitus letalis)
Fig. 24. Rexhep Bislimi,1966, Protokolli i Emergjencës. Diagnoza e datës 20.07.1998 Nr. 853/4174.
Fig. 25. Rexhep Bislimi, 1966, Protokolli i Emergjencës. Diagnoza dhe operimi i datës 20.07.1998 Nr. 853/4174.
Sipas të dhënave biografike, Rexhep Bislimi u lind më 13.9.1966 në Ferizaj. Ishte veprimtar i dalluar i Lëvizjes Kombëtare. Rexhepi e vazhdoi veprimtarinë luftarake deri ne ditët e kidnapimit të tij nga policia serbe më 6 korrik të 1998, pak ditë para se të hidhej ne malet e Jezercit, si i fundit nga bashkëluftëtarët e tij që deri në atë kohë vepruan në qytet e rrethinë.
Ai torturohet në mënyrën më barbare dhe më çnjerëzore për dy javë rresht pandërprerë nga udbashët dhe policët serb dhe më 19 korrik dërgohet në spital të Prishtinës në gjendje shumë të rëndë parakomatoze.
Në fletë lëshimin e QKUK të Prishtinës me epikrizë të datës 21.07.1998 të nënshkruar nga mjeku kujdestarë i Klinikës Kirurgjike të Prishtinës, dr. Aleksandër Pavlloviq, përshkruhet pranimi i Rexhës me: pëlcitje të mushkërisë së majtë, pëlcitjes të diafragmës së majtë; gjakderdhje të brendshme; gjakderdhje në hapësirën peritonale (të barkut); thyerje të brinjëve 9, 10 dhe 11 në anën e majtë; lëkura e gjithë trupit ishte e mbuluar me hematome (gjakderdhje nënlëkurore) dhe me lëndime në të gjitha pjesët e trupit prej kokës deri te gishtërinjtë.
E gjithë kjo ishte përcjellë me një gjendje të rëndë të shokut traumatik dhe hemorragjik, edhe pas intervenimit kirurgjik shoku ishte i pakthyeshëm. Si rezultat i gjithë kësaj gjendje vjen deri te vdekja e paevitueshme në orën 22:00 të datës 21 korrik të vitit 1998. Me gjithë këto tortura dhe metoda ndër më të egra mesjetare e barbare të udbashëve dhe policëve serb, ata nuk arritën të nxirrnin asnjë fjalë nga Rexhep Bislimi për bashkëluftëtarët e tij dhe për bazat e armatimit te UÇK-së për Ferizaj dhe rrethinë.
Në foto: Rexhep Bislimi me uniformën e UÇK-së
Krimi i bërë në familjen Bogujevci në Podujevë në Mars 1999.
Lirije Bogujevci, 1990, nga Podujeva. Është pranuar në Mjekimin Intensiv më 28.03.1999. Diagnoza e pranimit shkruan: Dg: Vulnus sclopetarium reg. colli. Ruptura oesophaegei. (Plagë me armë zjarri të fytit. Shqyerje e kapërcallit). Pacientja pas qëndrimit në Kujdesin Intensiv transferohet në Kirurgjinë Torakale 2 herë.
Fig. 156 Lirije Bogujevci, 1990. Nr.241/1558. Data e pranimit në Mjekimin Intensiv 28.03.1999
Fig. 157 .Lirije Bogujevci, 1990. Nr.256/1558. Data e pranimit në Mjekimin Intensiv për herë të dytë më 31.03.1999
Në rubrikën e diagnozës shkruan Dg: St.post vulnus sclopetarium colli l.dex. reg. brochi l.dex. et reg. paravertebralis l.dex. ad III . Laesio oesophage. Fistula cutanea. Infectio vulneris. Fractura claviculae l.dex. Emphysema subcutanea. Op: Cervicotomia l.sin. Debridman vulneris.
(Gjendje pas plagës me armë zjarri në qafë djathtas, bronkin e djathtë dhe pranë shtyllës kurrizore djathtas para 3 ditësh. Lëndim i kapërcallit. Fistula me lëkurën. Infekcion i plagës. Thyerje të urëzës së djathtë. Mbushje me ajër të nënlëkurës. Operimi: Prerje kirurgjike e qafës majtas. Pastrim i plagës).
Në Kirurgjinë Torakale ka qëndruar prej 29.03.1999 deri më 02.04.1999.
Fig. 158. Lirije Bogujevci, 1990, Nr. 166/1558 29.03.1999 në Kirurgjinë Torakale.
Documents Series Podujevo 1999 – Beoyond Reasonable Doubt ISBN 86-82599-76-7 Publisher: Humanitarian Law Center For the Publisher: Nataša Kandić Prepared by: HLC Translation into English: Bojana Bošković Design: Helicon Proofreading: Alison Freebairn Printed by: Publikum Press Run: 1,000 Belgrade, “He participated, with premeditation, in the taking of life of 14 persons, as follows: Shefkate Bogujevci, born in 1956, Nora Bogujevci, born in 1984, Fexhrie Llugaliu, born in 1978, Nefise Llugaliu, born in 1945, Sala Bogujevci, born in 1960, Shpend Bogujevci, born in 1986, Shpetim Bogujevci, born in 1989, Shehide Bogujevci, born in 1932, Esma Duriqi, born in 1930, Fitnete Duriqi, born in 1963, Dafina Duriqi, born in 1990, Arbër Duriqi, born in 1992, Mimoza Duriqi, born in 1995 and Albion Duriqi, born in 1997, and the fired rounds hit the bodies and thus violated bodily integrity of five children, as follows: Saranda Bogujevci, born 1985, Fatos Bogujevci, born 1986, Jehona Bogujevci, born 1988, Lirrie Bogujevci, born in 1990, and Genc Bogujevci, born in 1993, who were given medical assistance later on, and thus committed a war crime against civilian population as described in Article 142, Paragraph 1, of the Criminal Code of the Federal Republic of Yugoslavia.” Faq.259
PERJETIME LUFTE
Gjokë Ndrecaj, nga fshati Bitesh, komuna e Gjakovës, ndonëse në librin e protokollit i shkruan se është nga fshati Firajë. I zënë rob nga policia serbe, pas plagosjes që kishte pësuar në luftimet e zhvilluara në Dukagjin dhe i hospitalizuar në një Spital të UÇK-së, në fshatin Kryshec të Pejës.
Policia serbe e solli në Kujdesin Intensiv, më 11 shtator 1998, ku ka qëndruar një ditë dhe më 12.9.1998, transferohet në Kirurgjinë Vaskulare ku qëndron një muaj. Në rubrikën e diagnozës shkruante: Dg: St.post laparotomiam et colostomiam a.d.IV. St.post vulnus sclopetarium abdominis et cecostomiam (Gjendje pas hapjes operative të barkut dhe vendosjes së kolostomës (vrimë anale në bark) para 4 ditësh. Gjendje pas plagës me armë zjarri në bark dhe cekostomës (vrimë për jashtëqitje).
Në rubrikën e profesionit i shkruante “TERRORIST”. Gjokë Ndrecaj kishte qenë pjesëtar i UÇK-së, këtë e kam marrë vesh pas luftës.
Plagët i kishte në abdomen (bark), ku ishte operuar në Spitalin e UÇK-së dhe e kishte një stomë në abdomen.
Po ashtu edhe plaga ishte e pa sanuar. Gjatë qëndrimit në Kirurgjinë Vaskulare ky pacient përjetoi tmerr të paparë. Ka qenë i lidhur me pranga për shtrati edhe pse nuk ishte në gjendje që të lëvizë.
Rrahjet i kishte të përditshme, por më e rënda ishte, siç thoshte, kur në plagë ma fusnin shufrën e gomës për t’i shkaktuar dhimbje sa më të mëdha. Këto maltretime i përjetonte pas dite pasi shkonte personeli mjekësor dhe mbeteshin vetëm infermieret dhe atë shumica prej tyre kanë qenë të kombësisë serbe.
Gjoka na njoftonte për çdo ditë se çka po i ndodhte, por ishte e kotë se nuk mund t’i ndihmonim. Ndërsa drejtori jo vetëm që nuk ndërmerrte asgjë për ta penguar keqtrajtimin e këtij pacienti dhe të tjerëve por i jepte përkrahje policisë dhe personelit mjekësor serb se si duhej të silleshin me këta “terroristë”. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë përpjekje për ta liruar, por ishte e kotë.
Duke parë se jemi të interesuar që ta mjekojmë këtë pacient, një ditë, policia serbe, siç duket, në bashkëpunim me drejtorinë vendosin që ta transferojnë pacientin në Spitalin e Mushkërive, që ishte ku gjendet tani Ministria e Shëndetësisë në Lagjen Arbëria (ish-Dragodan) në Prishtinë.
Aty dritaret ishin me shufra hekuri dhe pacientin Gjokë Ndrecaj e kishin lidhur me pranga për shtrati, duke e ruajtur te dera policia serbe. Pothuajse për çdo ditë kam shkuar për t’ia pastruar plagën. Kjo gjendje ka vazhduar disa ditë. Më pas pacientin e dërguan në Spitalin e Gjakovës.
PERJETIME TE LUFTES
Ylber Topalli, 1965, nga fsh. Greme - Ferizaj. Është pranuar më 30.06.1998 në gjendje të rëndë në Kujdesin Intensiv. Diagnoza e pranimit ishte Dg: Vulnus sclopetarium regio lumbalis lat.sin. Vulnus lacerocontusio region scroti. Fractura ulnae. Paraplegia. (Plagë me armë zjarri të regjionit të belit të anës së majtë. Plagë shqyese-goditëse të regjionit të qeskës së skrotumit. Thyerje e ashtit të parakrahut. Paralizë e dy këmbëve).
Pas qëndrimi prej një muaji në Kujdesin Intensiv më 03.07.1998 e dërgojnë në spitalin e burgut në Beograd të pa mjekuar. Gjatë qëndrimit në Kujdesin Intensiv në Prishtinë pacienti ka qenë i lidhur me pranga për shtrati si dhe është maltretuar nga policia serbe. Ka të dhëna se është liruar.
Përjetime Lufte
Falënderime për stafin mjekësor që ishte pranë meje në momentet më të rënda të jetës sime
Shkruan: Ylber Topalli
Arrestimi im ka ndodhur me datën 25 qershor 1998, në kohën sa ne me shokë ishim duke i shtrirë celulat organizative të UÇK-së në Ferizaj.
Duke qenë se unë, Ahmet Hoxha, dhe disa shokë të tjerë ishim pjesëtarë të Grupit të parë të stërvitur në Shqipëri në tetor të vitit 1991, interesi i Serbisë ishte që sa më shpejtë të kapeshin këta ushtarë dhe të pengohej shtrirja e luftës në Kosovë.
Arrestimi im, i Ahmet Hoxhës dhe i Enver Topallit shënon fillimin e arrestimeve të para në Ferizaj me rrethinë e që më vonë do të pasohej edhe me arrestimin e grupeve të tjera.
Hetimet kanë qenë tejet të rënda dhe shkatërruese për shëndetin e shumë prej shokëve. Disa janë vrarë gjatë hetimeve nga mjetet e forta si kërbaç, shkopinj bejsbolli, gypa hekuri, hekur elektrik, rrymë, elektroshok, shpim me kaçavide dhe me net të tëra pa gjumë etj. Pesë ditë hetime ishin shkatërruese për secilin prej shokëve të arrestuar.
Pas pesë ditësh deri sa ishim duke shkuar ne Gjykatën e Qarkut dhe po filloja dhënien e deklaratës para gjyqtares hetuese Danica Marinkoviq, në momentin e zgjidhjes së duarve kam tentuar të iki nga gjykata, duke kërcyer nga dritarja në pjesën e përparme të gjykatës. Me atë fuqi që më kishte mbetur, kam tentuar të largohem, por gjykata kishte rrethim te hekurt dhe u ndala pasi plumbat me kapën në trup në boshtin kurrizor, duke ma thyer unazën e katërt të shtyllës së kurrizit.
Aty kam rënë përtokë, por vetëdijen e kisha të kthjellët. Koha deri sa ka ardhur ndihma e shpejtë nga spitali ishte shumë e gjatë apo së paku mua më dukej ashtu. Së pari ka ardhur njësia e krimit për t’i regjistruar pozicionet e rastit të plagosjes duke e fotografuar vendin e ngjarjes e tek më vone e kanë ftuar ndihmën e parë, e cila është vonuar bukur shumë. Me të ardhur ndihma e parë, kanë konstatuar atë që unë veç e dija, dëmtimin e shtyllës kurrizore dhe ndihma që më është dhënë aty duke më hedhur në bartëse dhe në veturë mendoj se ka qenë profesionale dhe e kujdesshme.
Në spital besoj se më kanë dërguar aty kah mesdita dhe më kanë bërë rëntgenin ku kanë konstatuar dëmtim të pjesës kurrizore unaza e 4-të.
Në atë kohë pothuajse të gjitha kompetencat e spitalit ishin në duar të serbëve, por fatmirësisht aty kishin qenë edhe disa mjekë shqiptarë për të cilët kam një respekt tepër të lartë.
Doktoresha Burbuqe Bruçi, është personazhi kryesor e cila është marrë me gjendjen time dhe ajo është njohësja më e mirë e tërë asaj katrahure që kam kaluar në spital për 3 apo 4 ditët në vijim.
Doktori tjetër, Talat Gjinolli me të dëgjuar rastin kishte ardhur, (nën masa strikte të përcjelljes sepse ne trajtoheshim si terroristët më të rrezikshëm të vendit) në emër të vizitës për të konstatuar shkallën e lëndimit.
Unë në ekstremitetet e poshtme isha 100 % i paralizuar dhe në atë gjendje më kishte humbur interesi për jetë.
Doktori me një shkrepëse më preku në gjoks dhe më pyeti a po e ndien prekjen. – Po, i thashë, pastaj më poshtë i ndieja prekjet, ka kërthiza i ndieja dhe në fund të barkut kisha një ndjesi tejet të reduktuar, por ajo pak ndjesi u shpërfaq me një buzëqeshje te Doktor Talati.
Kurrë në jetë nuk kam parë një grimasë aq pozitive, aq të gëzuar dhe aq domethënëse të shprehur me çiltërsinë e thellë shpirtërore. Ajo ishte sinjal për mua se palca kurrizore ka shpëtuar.
Doktori heshtazi mu ofrua te veshi dhe më tha se çdo gjë do të jetë në rregull, ti do të ecësh përsëri.
Nga ajo dëshirë e flaktë për të mos jetuar, gjithçka u shndërrua në shpresë për një jetë dhe për të marrë energji të reja për ruajtjen e shokëve sepse jashtë burgut kishin mbetur edhe shumë ushtarë të tjerë, të cilët i kishin punët e veta organizative.
Trajtimi në Dhomën intensive në Spitalin e Prishtinës ka qenë trajtim policor e mjekësor, sepse mjekët që vinin nga repartet e tjera për të dhënë mendimet e veta profesionale për gjendjen time shëndetësore, në intensive e kishin të ndaluar të hynin pa përcjelljen e policisë, e cila ishte e angazhuar në ruajtjen time.
Hetuesja famëkeqe, Danica Marinkoviq, kishte urdhëruar që nuk mund të futeshin barna me destinacion për mua pa dhënë ajo pëlqimin paraprak. Kjo mjekëve shqiptarë u shkaktonte tejet shqetësim dhe vështirësi për të më mjekuar mua, sidomos në fazën e parë kur unë duhej të pranoja terapi për mos infektim.
Kisha plagë të shumta, tre plumba, dy prej të cilëve tejshpues, një plumb e kisha në unazën e katërt, kisha plagë në kokë, isha i qarë në gjunjë, në duar, kisha humbur gjak aq shumë sa fillova që njerëzit të mos i identifikoja qartë.
Në rrethana të tilla doktoresha Burbuqe ka arritur që me një trimëri dhe zgjuarsi të më ofrojë tërë ndihmën e nevojshme, në fakt edhe shpëtimin tim, për të cilin përjetësisht i jam mirënjohës.
Në orët e vona pas mesnate, doktor Faton Morina kishte ardhur në spital për të më kontrolluar pasi unë nga një plumb e kisha të thyer dorën e majtë.
Vështirësitë dhe përpjekjet e tija mbinjerëzore për të ardhur në dhomë tek ushtari i plagosur, mundet vetëm ai ti përshkruajë, por unë e kam dëgjuar se bukur zhurmë e madhe është bërë deri sa ai ka hyrë në dhomën intensive me një rëntgen lëvizës dhe e ka fotografuar krahun e thyer.
Ai atë natë e mobilizoi krahun me gips dhe në vesh më tha mbahu ushtar se pas e ke një popull.
Natën vonë arrita që doktoreshës Buqrbuqe Bruqit t’ia jap një numër telefoni që të lajmëronte te disa miq të mi për gjendjen shëndetësore, sepse e dija çfarë shqetësimesh kishin përjetuar familjarët e mi. Doktoresha e kishte dërguar porosinë dhe ma bëri me shenjë se çdo gjë ishte e kryer.
Për çudi doktoresha e kishte ruajtur atë numër telefoni dhe pas disa ditësh kur në po të njëjtën dhomë e kishin sjellë të burgosurin Rexhep Bislimi pak para vdekjes, e kishte lajmëruar rastin e tij te miqtë e mi për të bërë gjithçka të mundnin për Rexhep Bislimin sepse gjendja e tij ishte tejet e rëndë.
Rexha, tashmë Hero i Kombit, u vra me torturat më çnjerëzore që ia bënë hetuesit serbë.
E kam të vështirë ti mbaj në mend emrat e të gjithë atyre që në një formë apo një tjetër kanë shprehur guximin për të ardhur në dhomën intensive për të më ndihmuar, por dëshiroj t’i falënderoj Doktoreshën Tefta Ahmeti, pastaj Sylejman Dulla, Dr. Sokol Hajdini, Dr. Salih Krasniqi, Dr. Valbonë Govori dhe motrat Shqipe dhe Nebahate, mbiemrat e të cilave nuk i di. Ka edhe shumë të tjerë por në pamundësi për t’i ditur emrat të gjithëve, unë u shpreh mirënjohjen time të përjetshme. Në rrethana të tilla, vërtet ka qenë bukur trimëri e stafit mjekësor për të më dhënë ndihmë apo për të shprehur edhe solidaritetin me mua. Në dhomën intensive në fillim kam qenë i lidhur për krevati, e më pastaj erdhi një epror policor dhe filloi të bërtiste se pse e keni lidhur për krevat.
Unë mendova se ndoshta mos mi zgjidhin prangat dhe mi lirojnë duart sepse prangat ishin aq të shtrënguara sa edhe infuzioni i vendosur në shputën e dorës nuk qarkullonte dhe ishte ënjtur dora si një balon. Oficeri në fjalë tha: “Ky është terroristi më i madh dhe këtë ka mundësi që ndokush prej UÇK-së vjen dhe e vjedh me krevat, andaj ky duhet të lidhet për gypin e radiatorit!”
Dhe ashtu bënë. Më lidhën për gyp të radiatorit, madje sipër një pjese metalike ku gypi ishte i fiksuar për muri.
Kjo bëri që unë tashmë e kisha të varur dorën shumë lartë dhe trupi pothuaj ishte i varur në dorë, i ngjaja një kofshe mishi të varur në mishtore, e për çudi në gjoks kisha tërë aparaturën mjekësore për pulse e gjëra të tjera, kurse në të njëjtën dorë kisha edhe infuzionin. Sikur ndonjëri nga mjekët të kishte mundësinë e të bënte një foto në atë gjendje, i varur me aparatura e infuzione, me siguri se ajo foto do të bënte xhiro në tërë botën.
Pas disa ditësh më transferuan në Burgun Qendror - Spitalin Qendror në Beograd. Erdhën në spitalin e Prishtinës në një mëngjes më nxorën nën masat tejet të përforcuara sa edhe vet çuditesha kush jam unë, dhe ashtu siç më kishte bërë nëna, lakuriq më ngujuan në një veturë kombi pa asnjë shtrojë, por në llamarinë në një temperaturë tejet të lartë dhe filluan rrugën për Beograd.
Po mos të ishte dikush nga stafi përcjellës diku në mes të rrugës ta hapte derën dhe të më jepte një shishe me ujë, vështirë së do t’ja kisha dalë.
Me duar të lidhura pas, krahun e thyer, i paralizuar në ekstremitetet e poshtme, me plagë të pashëruara, deri në Beograd isha buzë vdekjes dhe nuk kisha besimin se do të arrija gjallë atje.
Të gjitha plagët që kishin filluar të thaheshin, përsëri u hapën madje edhe më shumë sa edhe kombi ishte i mbushur me gjak.
Me të shkuar në Burgun e Beogradit, erdhën dhe nga vetura kombi më nxorën disa të burgosur, të cilët i komandonte një epror i burgut. Këtu fillon një golgotë e paparë sa është e vështirë të besohet si rrëfim!
Këtë pjesë do ta shkruaj në kujtimet e mija që do ua lë si kujtesë brezave për përjetimet e shqiptarëve në burgjet serbe.

Muhamet Kiqina 1976, nga Drenasi. Këtë luftëtar të plagosur e ka zënë peng policia apo ushtria serbe dhe e sjellin në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare policia serbe. Pacienti kishte plagë të rënda me armë zjarri në nën sqetullën e djathtë.
Diagnoza e pranimit ishte Dg: Schock haemorrhagicum gravis. Vulnus sclopetarium penetrans regio subclavio axillarodorsalis lat.dex. Laesio completa v.axillaris et laesio tangentialis a. axillaris cum laesio fasciculi posterior axillaris. Haematoma per magna regions axillopectorale.
Op: Exploratio lat.dex. et anastomosis T-T V.axillaris et sutura fasciculi post. Axillaris. Lavage.Drainage. (Shok nga gjakderdhja e shumtë.
Plagë me armë zjarri shpuese në regjionin e nën urëzës dhe nënsqetullës prapa e anës së djathtë. Lëndim komplet i venës aksilare dhe lëndim tangencial i arteries aksilare me dëmtim të dujzëve të pasmë aksilar. Grumbullim gjaku i shumtë në regjionin e nënsqetullës dhe kraharorit përpara djathtas.
Operimi: Eksplorimi i regjionit të nënsqetullës dhe kraharorit djathtas dhe ngjitja termino-terminale e venës aksilare dhe qepja e dujzëve të pasmë aksilar. Shpëlarje. Drenim. Ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë pacient e ka operuar ekipi kirurgjik në krye me Prof. dr. Sadri Bajraktari.Edhe ky si shumë pacientë të tjerë shqiptarë ishte gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrjen e policisë serbe, i rrahur dhe i maltretuar, i lidhur me pranga për shtrati.

Isa Hoxha (1969), nga Ferizaj. Këtë pacient, nga Malisheva në Kirurgji, e solli UNHCR-ja, në gjendje të rëndë shëndetësore, për mjekim të mëtejmë. Për shkak të gjendjes së rëndë pacienti u pranua në Kujdesin Intensiv.
Diagnoza e pranimit ishte Dg: St.post vulnus sclopetarium abdominis. St.post colostomiam. (Gjendje pas plagëve me armë zjarri. Gjendje pas vendosjes së vrimës anale në bark).
Pacienti ishte plagosur në luftime në regjionin e Malishevës dhe ishte operuar nga Dr. Ymer Aliu. Por, për shkak të gjendjes së rëndë dhe pamundësisë për mjekim të mëtejmë në spitalin e Pagarushës, ku ky Spital ka qenë i sulmuar nga ushtria e policia serbe, ka qenë i detyruar që të sillet në Spitalin e Prishtinës.
Në Kujdesin Intensiv pacienti qëndroi një ditë nën mbikëqyrjen policisë serbe, i lidhur me pranga për shtrati. Të nesërmen, pacientin e transferuan në Kirurgjinë Abdominale HB nën mbikëqyrjen e policisë. Gjatë qëndrimit në këtë Repart, pacienti ka qenë i lidhur dhe i maltretuar, ku ia kanë fikur edhe cigaret në duar. Këtë repart e ka udhëhequr vet Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë, dr. A. Tomanoviq.
Naim Qufaj (1981), nga lagjja Dardania e Pejës. Naimi ishte ushtar i UÇK-së dhe gjatë luftimeve kishte marrë plagë në kraharorin e djathtë. Është mjekuar në Spitalin e UÇK-së në Kryshec të Pejës.
Pas sulmeve të forcave ushtarake-policore serbe, zona ku ishte i vendosur spitali bie nën kontrollin e policisë dhe të ushtrisë serbe, me ç’rast disa nga të plagosurit zihen rob. Policia serbe dhe KNKK i marrin dhe i dërgojnë së pari në Spitalin e Pejës.
Prej andej disa i sjellin në Spitalin e Prishtinës. Ndër ta është edhe Naim Qufaj të cilin e sjellin në Kirurgjinë Vaskulare, edhe pse plagët i kishte në kraharor dhe duhej të mjekohej në Kirurgjinë Torakale.
Pacienti është pranuar në Kirurgjinë Vaskulare me datën 16 shtator 1988, me diagnozën Dg: Pyopneumothorax compresiva lat.dex. (Qelb dhe ajër të lirë me shtypje në kraharorin e djathtë). Në protokollin e pranimit në Repartin e Kirurgjisë Vaskulare, tek rubrika e profesionit i shkruante fjala “TERRORIST” sikurse dhe shumë të tjerëve.
Pacienti Naim Qufaj çdo herë ka qenë nën mbikëqyrjen e policisë serbe, është rrahur dhe maltretuar sikurse edhe shumë pacientë të tjerë shqiptarë që janë zënë nga policia serbe. Këtij pacienti dhe të tjerëve, nuk iu është lejuar marrja e ushqimit dhe pijeve nga personeli apo familjarët, pasi që kur e merrnin vesh se kanë marrë ushqim nga shtëpia, maltretimet dhe rrahjet ishin më të ashpra.
Përgatiti Floripress:Falenderojmë kirurgun e mirënjohur Dr.Salih Krasniqi ,që kontribuoi shumë para,gjatë dhe pas luftës në mjekimin e ushtarëve të lirisë si dhe mjekët tjerë që dhanë një kontribut të madh në mjekimin e shumë të sëuerve në gjendje të luftës më hordhitë militare dhe paramilitare sllave.