2018-04-23

Mimi Kodheli e hoqi,Olta Xhaçka rikthen në detyrë “Rambon” shqiptar zt.Dritan Demiraj



Image result for flori bruqi

Nga Flori Bruqi 


Dritan Demiraj(24.05.1969 ) ka një karrierë të gjatë në fushën e ushtrisë, ndërsa më i lart që mban është ai i doktoraturës me temë “Forcat Speciale një perspektivë e re e luftës moderne, rast studimor Afganistani” 2015.


Ai ka zhvilluar edhe një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ka një diplomë master mbi Marrëdhëniet dhe Diplomacinë Ndërkombëtare 2007-2010 në Universitetit “Illyria”. Përveç kësaj, në CV në profilin e vet në Facebook thotë se ka studiuar edhe Akademinë e Rendit Publikë, Fakultetin Juridik, Akademinë Diplomatike Shqiptare, Akademinë Ushtarake “Skënderbej” si dhe Shkollën e mesme ushtarake.

Dritan Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale. Ai është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.



Dritan Demiraj, i cili shërbeu për disa muaj si Ministër i Brendshëm pas marrëveshjes Rama-Basha, është rkthyer në Forcat e Armatosura si kolonel aktiv.


Lajmin e ka ndarë vetë Demiraj përmes një statusi në rrjetet sociale.

Mes të tjerash ai shkruan se e drejta vonoi por u vu në vend. Demiraj ka një falenderim edhe për ministren Olta Xhaçka.

Kujtojmë se ai u largua nga FA kur në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ishte Mimi Kodheli.

“Sot me rastin e rikthimit si kolonel aktiv në FA, kam dëshirë të ndaj me Ju disa mesazhe. Ju falënderoj përzemërsisht, emër për emër, për vëmendjen, solidaritetin dhe mbështetjen që më keni dedikuar në betejat institucionale, morale dhe gjyqësore për t’u rikthyer në shërbimin aktiv të FA të RSH. E drejta vonoi pak, por më në fund u vu në vend. Këtu nuk ka vend as për triumfalizëm por dhe zero arrogancë nga ana ime. Do të ishte e padrejtë të mos shprehja mirënjohjen time për MM zonjën Olta Xhaçka, për qasjen dhe adresimin shtetar të rastit tim. Me këtë rast ju siguroj se “si ushtar i atdheut” do të vijoj të kontribuoj me profesionalizëm, përkushtim, përulësi dhe përgjegjshmëri në dobi të mbrojtjes dhe prosperitetit të mbarë kombit”, shkruan Demiraj.



Mimi Kodheli 


Çdo shoqëri ka jashtëqitjet e saj, shoqëria greke ka të vetat. Vetëm pak ditë pasi Ministrja Shqiptare e mbrojtjes i kujtoi homologut të saj Grek vlerat e demokracisë dhe sidomos vlerat e aleancës më të madhe politiko-ushtarake të kohës, siç është NATO, ku të dy vendet janë anëtare, vjen dhe goditja nën brez e ca fundërrinave të shoqërisë greke.

Sot në mediat të cilat ndjekin zhvillimet e mbrojtjes dhe sigurisë në Athinë, është publikuar një shkrim shpifës dhe i ulët për një prej zonjave më të nderuara të politikës e shoqërisë shqiptare, Mimi Kodhelin. Informacioni që stafi i lexo.al ka për karrierën e znj.Kodheli, qoftë dhe atë të hershëm tregon pa asnjë ekuivok për një CV të ngjeshur ku bie në sy karriera e saj në profesionin e ekonomistit të cilin e ushtron prej 31 vitesh, karrirën akademike dhe atë të nënës e gruas së përkushtuar prej 30 vjetësh.

E paktë të thuash se gjithçka thuhet në artikullin grek është thjesht shpifje. Për këdo është i njohur fakti që znj.Kodheli e ka nisur karrierën e saj profesionale si financiere në vitin e largët 1986. Më pas, ne vitin 1993 ajo është zhvendosur për të jetuar në Itali me bashkëshortin dhe djalin, për tu kthyer më pas në Shqiperi ne vitin 1997, për të nisur punën pranë Bankës së Shipërisë. Pas kësaj eksperience ka nisur dhe karriera politike e Kodhelit, duke shërbyer në detyrën e parë publike, atë të nënkryetares së Bashkisë në vitin 2002 vit në të cilin ka vizituar për herë të parë Athinën me ftesë të kryetarit së Bashkisë së asaj kohe Dora Bakojanis.

Zonja në fjalë ka mbajtur më tej pozicionin e prefektit të Tiranës, deputetit dhe ministrit. Megjithatë në faqen zyrtare të ministrisë që ajo drejton, mund të gjendet lehtësisht CV-ja e saj, të cilën ne po e sjellim për lexuesit tanë. Znj. Mimi Kodheli, prej shtatorit 2013, mban funksionin e ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Znj. Mimi Kodheli ka lindur në Tiranë, më 11 shtator 1964. Ajo është e martuar me Lekën dhe kanë një djalë, Mikelin. Znj. Kodheli është Doktore e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986. Znj.

Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë duke mbajtur pozicionin e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të tregjeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar. Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kombëtare” -Qendra Europiane e Sigurisë, Marshall. Znj. Kodheli zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mjaftueshëm gjuhën frënge dhe spanjolle.



****

Image result for olta xhacka

Olta Xhaçka

Znj. Olta Xhaçka, prej shtatorit 2017, mban funksionin e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Znj. Olta Xhaçka, lindi në qytetin e Tiranës më 25 dhjetor 1979. Ajo është e martuar me z. Artan Gaçi dhe ka një vajzë, Hana. Znj. Xhaçka ka përfunduar studimet e larta me titull nderi në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe studimet pasuniversitare Master në Administrim Publik, pranë Clark University në Masaçusets të SHBA-së.

Përpara angazhimit të saj politik, znj. Xhaçka ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes, si dhe ka punuar lektore e shkencave politike në Universitetin e New York Tirana.

Prej vitit 2009, znj. Xhaçka është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, fillimisht si përfaqësuese e Qarkut të Korçës për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qershor 2017 është zgjedhur përfaqësuese e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë.

Si aktiviste e të drejtave të njeriut, kryesisht në fushën e barazisë gjinore dhe si kryetare e Forumit të Grave Socialiste, znj. Xhaçka ka drejtuar prej vitit 2014 Nënkomisionin Parlamentar për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje dhe ka qenë anëtare e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Në mars 2017, znj. Xhaçka emërohet ministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Znj. Xhaçka është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryetare e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste, që prej vitit 2010, si dhe drejton Fondacionin Qemal Stafa që prej vitit 2015.





F

A është vepra e Barletit, burimi kryesor për SKËNDERBEUN?



Nga Feride PAPLEKA

 Humanist i shquar dhe historian, Barleti është i pari autor i njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së hershme shqipe. Vepra e tij Historia e Skënderbeut u shkrua në latinisht dhe, siç thotë F. Pall, u përkthye pothuaj në të gjitha gjuhët e Europës, sepse në të vërtetë lufta çlirimtare e arbërorëve, të udhëhequr prej Skënderbeut, sipas mendimit politik të njerëzve më të qartë të kohës, kishte një funksion europian, e cila gjeti shprehjen te ideja për një front të gjerë kundërosman, që mbeti sidoqoftë në letër nga politika e mbyllur e disa shteteve. Pas rreth 500 vjetësh, më 1965, kjo vepër iu dha edhe publikut shqiptar në gjuhën shqipe, në gjuhën amtare të autorit, me përkthimin mjeshtëror të Stefan I. Priftit.
Duke na njohur me një të kaluar të lavdishme, vepra është edhe një dëshmi e zjarrtë atdhedashurie e shqiptarizmi, burimi kryesor i një literature të gjerë dhe veprash artistike në pikturë, në skulpturë, në muzikë dhe në kinematografi. Me emrin e Gjergj Katriotit-Skënderbeut lidhen identiteti ynë dhe krenaria jonë kombëtare. Lavdia e tij ka qenë përherë simbol qëndrese në vitet e rënda e të gjata pesëshekullore të robërisë turke. Kujtimi i tij i ndriçoi rilindësit për realizimin e epopesë së zgjimit kombëtar për pavarësi dhe emancipim historik. Emri i tij është simbol i përjetshëm frymëzimi.

Cili ishte Marin Barleti?

Për jetën e tij nuk ekzistojnë shumë të dhëna, ato i mësojmë kryesisht përmes veprave që ka botuar, në të cilat kur e sjell rasti, ai flet edhe për veten. Barleti lindi në Shkodër. Këtë e pohon në krye të librave të tij, kur thotë: “Marin Barleti, prift shkodran”. Në fillimet e adoleshencës përjetoi rrethimin e parë të qytetit (1474). “Kështu më kujtohet se në Rrethimin e Parë të Shkodrës armiqtë u dukën rrëzë mureve gati më parë se të merrnim vesh për ta” (Historia e Skënderbeut, IV, 229). Ndërsa më 1478-1479, gjatë rrethimit të dytë, ai bënte pjesë në garnizonin mbrojtës të kështjellës. Për këtë bastion të fundmë të qëndresës shqiptare ai thotë se ka luftuar me armë në dorë, i frymëzuar nga lavdia e Skënderbeut për të mbrojtur atdheun, “por pa fat” (VI, 339). Në kreun e trembëdhjetë, apo librin e trembëdhjetë sipas Barletit që është edhe epilogu i veprës Historia e Skënderbeut, ai njofton se ka botuar edhe një „libërzë” për Rrethimin e Shkodrës.

Pas tragjedisë së rënies së Shkodrës më 1479, që shënon edhe rënien e krejt Shqipërisë, Barleti i ri mori rrugët e mërgimit përtej detit me luftëtarët që kishin mbetur, duke ruajtur në shpirt kujtimin e prindërve që iu vranë gjatë rrethimit dhe emrat e atyre që kishin rënë në atë luftë të pabarabartë. Më 1479 dhe 1480 u arratis në dhe të huaj gjithë popullata e qytetit që nuk duronte dot të jetonte në robëri. “Banorët e tij u larguan pothuajse të gjithë […] (Histori e Shqipërisë, Tiranë 1973, f. 67). Dhe është paradoksale kur dëgjon ndonjë studiues të fushës së historisë mesjetare shqiptare që guxon të pohojë se “turqit nuk kanë qenë pushtues, por administratorë”. Kjo është jashtë së vërtetës historike po të lexojmë në vetë kronikat osmane vrasjet, shkatërrimet dhe djegiet e panumërta deri në shkretim të krahinave ku shkelte pushtuesi.





Dihet se Skënderbeu i fitoi të gjitha betejat kundër ushtrive osmane, që nga ajo e Torviollit (qershor 1444) e deri në atë të Albulenës (shtator 1457), që nga ajo e rrethimit të parë të Krujës (verë 1450) e deri në rrethimin e saj të tretë (korrik 1467), gjithsej njëzet e pesë beteja, përveç asaj të Beratit korrik (1455), në të cilën për një rastësi fatkeqe Skënderbeu nuk mori pjesë (shkak u bë një armëpushimi i imponuar); humbja aty qe aq e rëndë sa pothuaj të gjithë komandantët shqiptarë u zunë rob dhe u masakruan. Të mos harrojmë se çdo fitore ka pasur dëshmorët e saj, humbje jetësh të pakthyeshme dhe dëme të mëdha; vetëm në Torvioll që mbahet si beteja me më pak humbje, numri i të vrarëve ishte 1600 ushtarë dhe komandantë, i cili u bë 2000 me 400 te tjerët që u plagosën rëndë dhe vdiqën pas një kohe të shkurtër. Por gjithë kjo gënjeshtër bën pjesë në fushatën strategjike për të shtrembëruar çdo të vërtetë, në mënyrë që ky popull mos të gjejë kurrë qetësi e të realizohet qëllimi famëkeq për zhbërjen e identitetit kombëtar shqiptar.
Në Venedik, Barleti kreu studime teologjike, kuptohet, i ndihmuar ekonomikisht për të përballuar jetën edhe nga fakti se Shkodra kishte qenë zotërim i Republikës së Venedikut dhe ai gëzonte të drejtën si qytetar i saj. Pas diplomimit punoi si prift në rrethinat e Republikës. Me dije të thella për letërsinë dhe filozofinë greke e latine, ai u pajis me kulturë humaniste dhe e zotëronte aq mirë latinishten, sa arriti t’i shkruante veprat në këtë gjuhë. Jeta e përbashkët me të mërguarit shqiptarë, mes të cilëve kishte edhe nga ata që kishin qenë bashkëluftëtarë të Skënderbeut, e ndihmoi të njihej gjerësisht me kujtimet për heroin dhe për epokën e qëndresës shqiptare ndaj pushtuesve osmanë e të plotësonte kështu me fakte veprën Historia e Skënderbeut, të cilat i pasuroi pastaj edhe me të dhëna nga historia e botës, nga letërsia dhe nga mitologjia.
Barleti pohon se ka i ka përjetuar fort të dyja rrethimet e Shkodrës, 1474 dhe 1478. Për rrethimin e dytë ai ka shkruar veprën Rrethimi i Shkodrës, duke mbetur kështu historiani i parë shqiptar dëshmitar sypamës, ashtu si e përkthen Noli fjalën “okular” i një lufte të një ushtrie të vogël, me ushtrinë e një prej perandorive më të fuqishme të kohës. Ky libër është botuar më 1504. Më në fund si datë vendimtare është edhe vepra e tretë, në të cilën flitet për papët deri në vitin 1512. Nga kjo e dhënë e fundit merret vesh se ai është është ndarë nga jeta përafërsisht kur ndalet vepra për jetëshkrimin e papëve, rreth 1512 ose 1513-s. Mendohet se ka lindur rreth vitit 1460 në Shkodër dhe ka vdekur rreth viteve 1512 ose 1513 në Padova. Sipas gjuhëtarit të shquar Eqrem Çabej1, Barleti vjen nga trajta shqipe Bardheci. Këtë e dëshmon edhe Thalloczy në librin Gjurmime iliro shqiptare2. Madje në tri botimet e para të librit Rrethimi i Shkodrës, shënohet Barleci..


Prej Marin Barletit njihen tri vepra:

1)De obsidione Scodrensi (Rrethimi i Shkodrës, Venedik, 1504), në të cilën përshkruhet historia dramatike e luftës për jetë a vdekje të banorëve të rrethuar për një vit nga Osmanët. Vepra pati edhe tri ribotime të tjera më 1576, 1578, dhe më 1596. Në shqip u përkthye më 1964 nga Henrik Lacaj.
2) Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum principis (Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut, princit të Epirotëve), Romë, midis viteve 1508-1510, të cilës i janë bërë jo vetëm shumë ribotime në gjuhën e origjinalit, latinisht, por në fillim të shekullit XVI edhe ribotime nga përkthimet në gjuhët kryesore të Europës si gjermanisht (1533), italisht (1554, 1560), portugalisht (1567), polonisht (1569), frëngjisht (1576), spanjisht (1582), anglisht (në fund të shekullit)… Përkthimit shqip, në vitin 1965, i janë janë bërë dhe tri ribotime të tjera para ’90-s si dhe një ribotim, pas vitit 90.
3) Compendium vitarum summorum pontificum imperatorumque Romanorum (Pasqyrë e shkurtër e jetës së papëve dhe perandorëve romakë, Romë, 1553…; kjo vepër i kushtohet Pjetër Engjëllit, njërit prej bashkëluftëtarëve kryesorë të Gjergj Kastriotit, i cili e pati nxitur dhe ndihmuar autorin për të shkruar një histori për Skënderbeun.

Barleti historian

Vepra e dytë dhe më e rëndësishme e Barletit si historian është Historia e Skënderbeut, e cila u bë shumë shpejt e njohur gati në të gjithë Europën nëpërmjet përkthimeve dhe pati jehonë si vepër me frymë të lartë humaniste. Përkthyesi i saj në shqip, e ka shoqëruar tekstin me një studim të admirueshëm për veprën dhe vlerat e saj historike e stilistike. Ai e ka pajisur atë edhe me shënime sqaruese për ngjarje dhe figura të ndryshme, duke e bërë më të kuptueshëm për lexuesin e sotëm: “Katërqind e pesëdhjetë vjet më parë Barleti ynë shkroi në gjuhën latine sipas zakonit, veprën e tij monumentale për Gjergj Kastriotin, “Historinë e Skënderbeut”3. Në faqen e parë titulli zgjerohet me një nëntitull: Mbi sjelljet e jetës dhe punët, veçanërisht kundrejt turqve, bëmat e Gjergj Kastriotit, princi i shkëlqyer i epirotëve, i mbiquajtur Skanderbeg për veprat e tij, ndryshe Aleksandri i Madh. Shkruar prej Marin Barlet Shkodranit… (lat. De Vita Moribus Ac Rebus Praecipue Aduersus Turcas, Gestis, Georgii Castrioti, Clarissimi Epirotarum Principis, qui propter celeberrima facinora, Scanderbegus, hoc est, Alexander Magnus, cognominatus fuit, libri Tredecim, per Marinum Barletium Scodrensem conscripti…).

Në parathënie, Barleti na njeh me konceptin e tij të drejtë për historinë si shkencë, e cila mbështetet te e vërteta. “ […] Rregulli dhe ligji i historisë është që, kur shumë gjëra të gabuara janë të përziera me të vërteta, të rrihen e të shoshiten mirë, me qëllim që të pastrohen si në ujë të kulluar përrenjsh dhe të ngelin të llagarta për ata që do të lexojnë këto shkrimet tona” (VII: 380). Ai mendon se është shumë e rëndësishme që e kaluara të mos gjykohet me sytë e së tashme, duke iu kushtuar njëkohësisht shumë rëndësi të dhënave, të cilat duhet të jenë “të padyshimta”e “të besueshme”, në mënyrë që të ishte objektiv për lexuesin. Të tilla janë ato që ai ka parë vetë, pra, i ka përjetuar dhe mbi të cilat është mbështetur në veprën e parë Rrethimi i Shkodrës, por të besueshme ai i quan edhe kujtimet e pashlyeshme të atyre që kanë qenë bashkëluftëtarë të Skënderbeut e mbi të cilat ai është mbështeur për të shkruar veprën Historia e Skënderbeut. Një ndër ata ka qenë edhe Pjetër Engjëlli, pjesëmarrës në epopenë e Skënderbeut, i cili i siguroi “shumë të dhëna të sakta”. Vëllai i tij Pal Engjëlli, kryepeshkop i Durrësit dhe hartues i qarkores Formula e pagëzimit (1462) në gjuhën shqipe, ka qenë njëkohësisht edhe bashkëpunëtor i Skënderbeut për çështjet diplomatike. Kur thëniet e bashkëluftëtarëve të Skënderbeut përputhen me përfundimin e ngjarjeve, autori është i bindur se i është afruar të vërtetës. Në raste të ndërlikuara ai e lë të vërtetën në dorë të lexuesit të ardhshëm, te paanësia e tij: “Megjithëkëtë, paanësia e lexuesve […] le ta nxjerrë gjithë të vërtetën nga shqyrtimi i kujdesshëm i rrethanave të kohës” (III: 175). Ai që në fillim shkruan “barra që kam marrë përsipër më rëndon e më tremb […], padashur mua po më rrëmben prej kohësh kjo dëshirë […] kam pritur me shpresë e me zjarr në zemër që kjo lëndë kaq e gjerë të nxiste ndonjë shkrimtar […] Por asnjeri deri tani s’e ka pëlqyer një mund kaq të shenjtë, megjithëqë nuk pushojnë së botuari çdo ditë kujtime të panumërta deri në shpërdorim” (Parathënie: 59, 60). Sidoqoftë Barleti është i bindurr “se më pas do të jenë të shumtë ata që do të provojnë të hyjnë në rrugën e hapur […]” (Parathënie: 61).

Vepra ka 13 libra. Kësaj radhe ai ia kushton nipit të Skënderbeut që kishte emigruar në Napoli, “Princit shumë të ndritur të epirotëve, Kastriotasit Donferand” (57).
Duke e ndier si detyrim që t’u lëjë brezave të ardhshëm emrin dhe lavdinë e Skënderbeut, Barleti ka menduar të shmangë rrezikun “që vepra e kryetrimit të mbulohet nga harresa”. Heshtja në një rast të tillë do të ishte “krim ndaj atdheut, dashuria ndaj të cilit është vlera më e madhe e çdo vepre (Parathënie, I: 60).
Në këtë ligjërim, në radhë të parë ai krijon të gjallë figurën e Skënderbeut dhe përmes saj jep edhe madhështinë e epokës skënderbejane. Vepra hapet me dërgimin e Gjergjit peng bashkë me vëllezërit e tij në oborrin e Sulltanit në Stamboll qysh në moshë të vogël. Noli, i mbështetur në dokumente të zbuluara rishmëzi, në librin e tij Historia e Skënderbeut (Gjergj Kastriotit), mbretit të Shqipërisë, 1921, e kundërshton këtë fakt me argumente dhe thotë se ai është marrë peng në moshë të rinisë. Kronikat osmane nuk përcaktojnë një moshë të saktë, por mjaftohen me termin “i vogël”. Gjergji ishte biri i princit të Krujës, Gjon Kastriotit dhe i Vojsavës, bijë e familjes feudale të Pollogut. Ishte më i vogli i nëntë fëmijëve, pesë vajza: Mara, Jella, Angjelina, Vlajka, Mamica e katër djem: Reposhi, Stanishi, Kostandini dhe Gjergji.
Sipas konceptit të autorëve klasikë, Skënderbeu i Barletit, i cili herë quhet Skënderbe, herë Epiroti, e herë Kastrioti, mishëron çdo gjë të lartë, të bukur, të fuqishme, e të mrekullueshme. Që i vogël ai thurte plane të mëdha. Në shkollë u shqua mes shokëve, ndërsa kur u rrit, fitoi famë me trimëritë që tregonte. Gjergjit, në oborrin e sulltanit, ia ndërruan emrin dhe e quajtën Iskander bej, falë talenteve që shfaqi e që iu kujtonte Aleksandrin e Madh. Teksti nis me ardhjen e tij në Krujë më 1443 dhe me çlirimin e saj “Të gjithë kishin në gojë lirinë. Kudo oshëtinte emri i ëmbël i lirisë (I: 89); me ngritjen e flamurit të kuq e zi, më 28 nëntor mbi kështjellën e Krujës; me krijimin e ushtrisë mbrojtëse; me Besëlidhjen e Lezhës më 2 mars 1444, në të cilin ai mblodhi princat shqiptarë për luftë kundër pushtuesve osmanë; me betejat e njëpasnjëshme fitimtare për marrjen e kështjellave; me fjalimet që u mban ushtarëve; me martesën e tij me Donikën4, bijë e Gjergj Arianit Komnenit, një princ tjetër i fuqishëm i kohës; me brengat dhe dëmet që shkaktuan tradhëtia e Hamza Kastriotit dhe ajo e Gjergj Stres Balshës, përkatësisht djali i vëllait dhe i motrës së Skënderbeut, e gjer te Moisi Golemi apo ndonjë tjetër; me përballimin e intrigave të ndonjë princi deri edhe për ta asgjësuar; me letrat; me rregullimet e jetës së shtetasve të vet në kohë paqeje; me përpjekjet e Ballaban pashës dhe Jakup Arnautit, dy renegatëve shqiptarë që erdhën në krye të ushtrive osmane, të përbetuar për ta vrarë me porosi të sulltanit; me tre rrethimet e Krujës; me aleancat diplomatike etj. Që nga dita e parë që erdhi në Krujë e gjersa e çliroi mbretërinë “mezi i bënte dy orë gjumë çdo natë, mrekulli kjo veçanërisht e një trupi hyjnor dhe e një trimërie të pashterur” (I: 98). Barleti i ka dhënë ngjarjet me një stil tërheqës që të rrëmben për pasionin dhe kulturën e gjerë. Për veprën e tij Noli shkruan: “Me latinishten e tij elegante dhe shtyllën (stilin) e tij të kujdesur fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekur kujtimin e Skënderbeut në Evropë”5. Vepra mbyllet me vdekjen e Skënderbeut në Lezhë kur mendonte të bënte një kuvend të ri me princat shqiptarë, me vajtimin në qytet të Lekë Dukagjinit dhe me varrimin madhështor e tronditës në kishën e madhe të Shën Kollit (Shën Nikollës); për një rastësi të lumtur, ai vdiq atje ku kishte shpallur Besëlidhjen. Kjo vepër dëshmon se autori ishte një shkrimtar i nivelit të lartë dhe historian që përpiqet të ndërtojë kuadrin e saktë të jetës së heroit. Me gjithë vështirësitë objektive për të siguruar burimet, jep njohuri të gjera për shekullin XV.

Pavarësisht nga dobësitë që kanë të bëjnë me ndonjë pasaktësi kronologjike dhe nganjëherë me mungesën e të dhënave të sigurta për ngjarje të veçanta, me teprimet në frymën lëvduese (panegjerike), që është karakteristike e historiografisë humaniste, të cilat nuk e zbehin qëllimin e ligjërimit, Historia e Skënderbeut e Marin Barletit deri tani mbetet e para në bibliotekën gjigante që ka krijuar emri dhe historia e luftërave të kryetrimit shqiptar. Sipas Biemit6 mëtohet se ka edhe një autor tjetër të mbiquajtur Anonimi i Tivarit, i cili ka shkruar për Skënderbeun dhjetë vjet pas vdekjes së tij, por që nuk i gjendet origjinali. Lidhur me këtë problem At Athanas Gegaj shkruan: “Botimi i Biemit njohu afërsisht të njëjtin fat të origjinalit prej nga u frymëzua, pa dyshim ai nuk ka humbur, por qëndron ende i panjohur nga specialistët e shumtë të historisë ballkanike” 7.
Vepra e Marin Barletit shënon një arritje me vlera të mëdha origjinale, ajo mbetet një burim i dorës së parë e i pazëvendësueshëm për historinë e shekullit XV të Shqipërisë, si dhe të Europës juglindore. Kostantin Jireçek, bashkautor i veprës Gjurmime iliro-shqiptare, e ka cilësuar si burimin kryesor për historinë e jetës dhe veprës së Skënderbeut. Krahasimi me të dhënat dokumentare të sotme i hedh poshtë disa vlerësime negative të bëra në të kaluarën për veprën.


Ka shumë kronikanë osmanë, venedikas, raguzianë, anonimë, ka shumë autorë të tjerë që kanë shkruar për betejat e ushtrive osmane kundër Arbërisë apo për betejat mbrojtëse të Skënderbeut. Pas Barletit kanë shkruar edhe të tjerë, si Gjon Muzaka, Dhimitër Frëngu, Frang Bardhi, Fan Noli, Athanas Gegaj (studime doktorate), Aurel Plasari…Historiani i mirënjohur Kristo Frashëri në studimin Skënderbeu, jeta dhe vepra, një punë e mbështetur në dokumente dhe materiale arkivore e nxjerr Gjergj Kastriotin jo vetëm udhëheqës të luftërave çlirimtare në Mesjetë, por edhe nismëtar të shtetit të organizuar shqiptar. Sidoqoftë Barleti është si të thuash guri i themelit, ai i ka ngritur i pari një monument të shkruar heroit tonë kombëtar, në mënyrë të atillë që ai duket i gjallë edhe tani pas pesë shekujsh. Historia e Skënderbeut e Marin Barletit duhet të jetë një ndër librat më të çmuar në bibliotekën e çdo shqiptari.

Barleti humanist

Barleti është përfaqësues i humanizmit në shekujt XV dhe XVI. Dashuria për njeriun, atdheun e lirinë dhe për çdo gjë të mirë e të bukur janë pasqyruar me një frymë të thellë optimizmi në të gjithë veprën e tij. Skënderbeu i Barletit udhëhiqet nga ide të larta morale. Kur çliron Krujën, përpara qytetarëve të lirë ai mban një fjalim të zjarrtë: “ […] Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu. […] Armët nuk jua solla unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo, në kraharor, në ballë, në shpatat dhe në ushtat. (I: 94, 95). Artin e tij të përsosur luftarak Skënderbeu e demonstron me taktikat dhe strategjinë e betejave, që janë përherë taktika të reja, me të cilat ai i njeh gjithnjë edhe ushtarët e tij para luftimit. Ja si u flet sfetigradasve para betejës së Sfetigradit: “[…] O sfetigradas, […] Gjer tani ne kemi luftuar për fitoren, për nderin e mbretërisë, tani ju duhet të luftoni për shpëtimin, për lirinë, për muret e atdheut […] (IV: 235). Taktikat e tij që do të shpalosen, zhvillohen dhe pasurohen më tej gjatë luftimeve mbrojtëse janë : bindja në qëllimin e betejave, goditja në befasi e armikut, shpejtësia në veprime, veprimi në përputhje me rrethanat dhe kalitja e përhershme fizike. Kalitjen fizike, si dhe disiplinën dhe pastërtinë morale Skënderbeu i quan vendimtare, prandaj Barleti shkruan: “Me këto mënyra, ndoshta, u ruajt dhe u rrit për vjete me radhë me aq lavdi e fatbardhësi mbretëria; me këto i bënë për vete perënditë, që u jepnin pastaj aq shumë zemër dhe ua mprehnin aq fort shpatat” (IX: 470). Zotësinë dhe trimërinë e Skënderbeut e njeh edhe armiku. Sulltan Murati II ose Tirani, si e emërton shpesh në libër autori, e quan “ luan të pazbutur”. Barbarët, domethënë pushtuesit osmanë pasi kanë hasur kundërpërgjigjet e Skënderbeut, janë të bindur se trimëria e jashtëzakonshme e tij dhe e ushtarëve të tij është pengesa kryesore që nuk i lë të përparojnë ushtritë osmane. Ata e kanë cilësuar “mjeshtrin më të madh të pritave” (XI: 563). Duke u shfajësuar përpara sulltan Mehmetit II për shpartallimin, Ballaban pasha thotë: “Shumë gjëra dëgjoj të thonë, o prijës i ndritur, për Skënderbeun, gjëra, për Herkulin (për zotin), mbinjerëzore, se ai është i pathyeshëm në luftë, i pamposhtur në armë, që s’merr plagë nga hekuri” (XI: 460). Barleti e quan Skënderbeun “mrekulli e shekullit” (II: 133).
Barleti shkruan se Skënderbeun e donin shumë për karakterin e tij të natyrshëm e popullor, ai tregohej i arsyeshëm me ushtarët, u shkonte pranë kur plagoseshin, u jepte zemër, u shpëtonte jetën kur viheshin në rrezik. Ai këshillohej gjithnjë me shokët e tij të armëve dhe lutjet e tyre e preknin në zemër edhe në rrethana të vështira (VI: 336). Skënderbeu është trim, por edhe mendjemprehtë, me dije të gjera e të sakta; këto duken sidomos në letrat që u dërgon sulltan Muratit (III: 171) dhe sulltan Mehmetit (XI: 567). Ai është i matur e i përmbajtur edhe në situata të rënda dhe dallohet për qëndrime të urta, si bie fjala kur Vrana Konti e qorton (V: 256), apo kur armiku është dorëzuar. Ai i fal jetën një armiku të mundur, Hasan beut, i cili merr guximin e i thotë: “Kështu […] do të kesh më tepër lavdi nga triumfet e butësisë sate, sesa nga triumfet e ushtrive dhe të fitoreve armike (XI: 561). Shpirtbutësinë e Skënderbeut Barleti e quan hyjnore, veçanërisht kur përshkruan faljen e gjeneral Moisiut të penduar. Fjalimet e gjata që vë Barleti në gojën e Skënderbeut para betejave, janë një mjet për të shpalosur idetë humaniste të autorit. Në shtratin e vdekjes ai i porosit shqiptarët se po të jenë të bashkuar, nuk mund t’i thyejë asnjë armik: “Dhe me të vërtetë, s’ka asnjë shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë, saqë mos të shembet dikur e të mos rrënohet, kur u lëshon vend mërive dhe grindjeve të përbashkëta, kur vë përpara së mirës së përgjithshme dobinë dhe përfitimin vetjak” (XIII: 650).
Barleti shpesh jep shpjegime, duke arsyetuar atë që shkruan, si për shembull, kur tregon përse Skënderbeu i mblidhte aq shpejt ushtarët e tij (VII: 398), por nuk rri pa e qortuar kur ndonjëherë rrëmbehet, sepse Skënderbeu nuk mund të rrinte pa vepruar menjëherë kundër armikut. Besimi i njerëzve te Skënderbeu ishte i madh e i përhershëm: “Qyteti ishte derdhur nga çdo anë dhe kishte dalë kudo për t’i pritur, sepse besonin që, me praninë e Skënderbeut mund të ngjalleshin edhe të vdekurit e të ktheheshin prapë” (VIII: 446). Trupi i Skënderbeut nuk merr plagë, sepse ai është “hyjnor” (VIII: 442), prandaj kur Mehmeti II erdhi “në Arbëri dhe në Epir për të sulmuar qytetin e Shkodrës […]”, ushtarët e tij hapën varrin e Skënderbeut dhe i nxorrën eshtrat për të bërë hajmali që t’i varnin në qafë “si ndonjë gjë hyjnore, të shenjtë e vendimtare për fatin e tyre” (XIII: 656, 657).
Skënderbeu mishëron çdo gjë të lartë e të ndritur të popullit të vet, dëshirën e tij të zjarrtë për liri, ëndrrat dhe idealet e tij më të pavdekshme. Ai ka luajtur nje rol të madh në bashkimin e shqiptarëve.
Jehona e veprës së Skënderbeut


Emri i Skënderbeut është përjetësuar në Shqipëri dhe në botë. Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen që në fillim të shekullit XVI, sepse vepra e Barletit Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum principis, pas botimit ka qarkulluar në Europën perëndimore. Përkthimi dhe botimi i veprës së Barletit në shqipe me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar është shoqëruar edhe me një botim serioz, përmbledhje dokumentesh të kohës, kryesisht kronika osmane. Dy shtatore në kalë i janë ngritur atij në Tiranë dhe në Krujë. Në Krujë, në kryeqytetin e Arbërisë së kohës së Skënderbeut është një muze modern, i cili mund të krahasohet me shumë muze të atij lloji në botë; për fat të lumtur ai është ndër objektet e rrallë që i ka shpëtuar shkatërrimit në emër të luftës kundër komunizmit. Shkolla ushtarake mban emrin e Skënderbeut, shumë rrugë në Shqipëri dhe në botë mbajnë emrin e tij. Arbëreshët e Italisë e kanë të pranishëm në shumë vendbanime me bustin e tij dhe në emrat e shumtë të rrugëve, në këngët dhe në vallet e tyre. Janë të shpeshta rastet kur figura dhe emri i Skënderbeut kanë shërbyer si shembull në vepra të ndryshme historike apo filozofike. Bie fjala Voltaire e nis Rënia e Kostandinopojës, duke bërë një krahasim gjenial: “Sikur Perandorët grekë të kishin vepruar si Skënderbeu, perandoria e Lindjes ende mund të ishte ruajtur”; Skënderbeu është personazh në disa tragjedi të shekullit XVIII; poetë dhe kompozitorë janë frymëzuar nga lufta e tij për liri; Ronsard, poet francez i shekullit XVI i kushtoi një poemë, ashtu si edhe poeti amerikan i shekullit XIX Longfelloë shkroi një poemë të gjatë për figurën e tij; Skënderbeu dhe kuftëtarët e tij trima përmenden edhe në poemën e Bajronit Shtegtimet e djaloshit Harold e të tjerë; italiani Antonio Vivaldi ka shkruar operën me titull Skënderbeu që u vu në skenë më 1718, kurse opera e francezit Fançois Francoeur me të njëjtin titull Skënderbeu, u vu në skenë më 1763. Edhe Fan Noli ka shkruar muzikën e një opere për Skënderbeun.


Autorë shqiptarë të shumtë janë frymëzuar nga vepra e Skënderbeut. Po përmendim vetëm disa në listën e gjatë të krijimeve kushtuar atij ose të frymëzuar nga emri i tij: Skënderbeu i pafan (De Rada); Kënga e Sprasme e Balës (Gavril Dara, i Riu); Historia e Skënderbeut (Jani Vreto); Historia e Skënderbeut (Naim Frashëri), Kështjella (Ismail Kadare); Skënderbeu (Sabri Godo) e të tjerë.
Skënderbeu është cilësuar trim i rrallë si Rolandi i poemës Kënga e Rolandit në epikën franceze dhe si shumë heronj të tjerë kombëtarë të vendeve me histori luftërash çlirimtare. Historianë dhe filozofë të ndryshëm e kanë konsideruar Skënderbeun si një ndër njerëzit më të mëdhenj të kohërave, strateg luftarak dhe të ditur.

Rëndësia e Barletit

Marin Barleti në historinë e kulturës shqiptare vlerësohet si një autor shumë i rëndësishëm. Ai pati dhuntinë të transmetonte historinë e një jete, por të përgjithësonte edhe një epokë. Vepra e tij ka edhe tipare të një jetëshkrimi letrar. Ai përfaqëson mendimin më të pëparuar të kohës, atë që e bëri të njohur Skënderbeun në opininonin europian e më gjerë. Vepra e tij Historia e Skënderbeut, edhe mbas kaq shekujsh ruan vlera të patjetërsueshme.
Koncepti i lartë i Barletit për historinë e vërteton atë si një mendimtar të shquar. Idetë humaniste të tij janë model i triumfit të mendimit të lirë, te ai historiani, kleriku dhe humanisti shkrihen në një zë të vetëm që tingëllon fort për lirinë dhe atdheun. Historia për të ishte fryt i veprimit të njerëzve dhe jo i fuqive hyjnore. Veprën e vet ai e mendonte si një përmendore që ia kushtonte luftës për liri të atdheut dhe popullit të vet; ajo nuk do të kishte një funksion thjesht estetik, por do t’i shërbente së vërtetës, si mësuese e jetës, që do t’i nxiste njerëzit për “të hapur sytë e për të drejtuar si duhet punët e njerëzimit”. Marin Barleti mund të përfshihet me dinjitet në panteonin e emrave të mëdhenj të traditës që ka nxjerrë vendi ynë dhe kultura jonë.
Historia e Skënderbeut e Barletit është gjithnjë burim i pashtershëm nga ku atdhetarët shqiptarë në kohëra kanë mësuar historinë e luftërave të popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe janë frymëzuar në përpjekjet e tyre për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë. Atdhedashuria e zjarrtë e Barletit ka derdhur në letër heroizmin e popullit shqiptar, ka përjetësuar udhëheqësin trim të shqiptarëve. Skënderbeu i Barletit është simboli më i madh kombëtar, ylli i fatit shqiptar që ka ardhur në agim të shekullit XXI me sfida të reja. Barleti u ka lënë kështu brezave trashëgim një dhuratë të paçmuar, pavdekësinë e Gjergj Kastriot-Skënderbeut.
Prandaj Marin Barleti duhej ta kishte shtatoren e tij në mes të Tiranës. Vepra e tij është nder për kulturën shqiptare, por edhe për atë europiane.

Shënime

8 ÇABEJ Eqrem, Studime filologjike, Tiranë, 1984, fq. 143.
2 THALLOCZY Lajos, Illyrisch-albanische forschungen, Leipzig, Duncker&Humbolt, 1916.
3 PRIFTI I. Stefan, Historia e Skënderbeut, Hyrje, f.3.
4 Martesa u bë në prill të vitit 1451. Pas vdekjes së Skënderbeut Donika Kastrioti bashkë me të birin, Gjonin mërgoi dhe u vendos në Italinë e Jugut, në tokat që i kishte falur Skënderbeut mbreti i Napolit, Ferdinandi. Vitet e fundit ajo i kaloi në oborrin e Napolit dhe rriti nipin, Gjergj Kastriotin e Ri. Gjoni dhe Gjergji i ri erdhën secili në Shqipëri me kërkesat e përsëritura të Shqiptarëve dhe u vunë në krye të kryengritjeve, njëri më 1481 e tjetri më 1499.
5 NOLI S. Fan, Historia e Skënderbeut, Boston, 1921, f.10.
6 BIEMMI Giamaria (Xhjamaria Bjemi, shek. XVIII), prift italian që botoi më 1742 veprën Storia di Giorgio Castrioto Scanderbegh (Historia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), në të cilën thotë se kishte zbuluar një histori të Skënderbeut, të shkruar latinisht dhe të botuar në Venedik (më 1480), tridhjetë vjet para Barletit. Sipas tij autori i veprës kishte qenë një Shqiptar nga Tivari, vëllai i të cilit pati shërbyer si oficer në ushtrinë e Skënderbeut.
7 GEGAJ, At Athanas, OFM, Arbëria dhe Gjergj Kastrioti Skënderbe 1405-1468, “Eurorilindja”, Tiranë, 1995, f.6.

A ekziston nje portret autentik i Skënderbeut?


Flori Bruqi

Faik Bej Konica që në fillim të shekullit 20 , në një artikull të tij të botuar më 1901 në gazetën e tij “Albania “ në frengjisht me titull "A ekziston nje portret autentik i Skenderbeut?".

Image result for faik konica

Faik Konica( 15.03.1875-15.12.1942)

Shkasin e mori nga një artikull i botuar tre vjet më parë në "Vjetarin e Koleksioneve te Shtëpisë Perandorake" (Vjenë, vell.XIX, 1898), ku thuhej se në Muzeun Perandorak të Vjenes ndodheshin dy portrete të Skënderbeut, të cilat dikur bënin pjesë në Koleksionin e Arkidukës Ferdinand të Tirolit .
Ato kishin midis tyre pika takimi dhe dallimi.


Friedrich Kenner( 15.07.1834- 28.11.1922)


Dallimi kryesor ishte se në njerin portret, Skënderbeu paraqitej në profil nga e majta, në tjetrin, nga e djathta. Autori austriak i artikullit të "Vjetarit", Friedrich Kenner, mendonte se njeri prej tyre, ai me profilin majtas, ishte kopje e një portreti autentik të Skënderbeut, të cilin e kishte pikturuar në vitin 1466, me urdhërin e autoriteteve venedikase, piktori i njohur italian, Xhentile Belini (Genitle Belini 1429 –1507).

Bellini selfportrait.jpg

Genitle Belini (1429 –1507).

Sipas Faik Konicës , portreti origjinal i Skënderbeut nga Belini kishte humbur.

Faik Konica pajtohej me te duke shkruar se as ai nuk dinte që të kishte arritur në ditët tona një portret autentik i Heroit, i pikturuar kur ky ishte gjallë.


Edhe portreti i dytë (me Skënderbeun në profil djathtas), nënvizonte autori austriak, ishte kopje.
Në lidhje me te, ai njoftonte se në regjistrin e Muzeut Perandorak ishte shënuar se ky portret ishte gjithashtu riprodhim sipas një origjinali (!) që ndodhej në Firencë të Italisë, prandaj e quan portreti firentin I Skënderbeut.


Image result

Fan Noli(06 01. 1882 – 13 .03. 1965)

Fan Noli(06 01. 1882 – 13 .03. 1965) , në një kumtesë që mbajti në Seminarin e Federatës Panshqiptare "Vatra" në Boston, Mass. (Sh.B.A) me 10 gusht 1960, nuk e përmend vlerësimin e Faik Konicës(15.03.1875-15.12.1942).

Image result for galleria degli uffizi


Galleria degli Uffizi

Sipas tij, i vetmi portret (i vërtetë) i Gjergj Kastriot Skënderbeut((06 .05. 1405- 17 .01. 1468) që njohim ne është ai që gjendet në Muzeun e Firencës (Galleria degli Uffizi). Veç kësaj, ai shtoi se ka të ngjarë të jetë portreti autentik dhe gjithnjë, sipas tij, duhet të jetë i bërë përpara vitit 1466, kur Skënderbeu vizitoi tregtarin e pasur Medici të Firencës që e financoi me donacione kryqëzaten e tij ...

Image result for Palazzo Vecchio (Firencë),

Palazzo Vecchio (Firencë)

Ne fillim portreti i Skënderbeut hyri, së bashku me punimet e tjera të Altissimo-s, në Palazzo Vecchio (Firencë), pastaj për pak kohë në Palazzo Pitti, derisa në vitin 1587, muzeu i themeluar nga Cosimo I Medici, u vendos përfundimisht në Galleria degli Uffizi ose shkurtimisht Uffizi, ku ndodhet edhe sot portreti i Skënderbeut.

Në atentatin me dinamit që pësoi Galleria degli Uffizi me 27 maj 1993, u dëmtuan mjaft piktura që ndodheshin në korridorin e galerisë, kurse portreti i Skënderbeut, i cili ndodhej po aty, shpëtoi pa u dëmtuar. Restaurimi i pikturave të dëmtuara që u ndërmor pas atentatit, u shtri edhe në portretet e pa dëmtuara të korridorit, duke përfshirë edhe atë të Skënderbeut.

Gjate punës restauruese, të cilën e kreu Barbara Schleicher, u vu re se një dorë e një piktori anonim kishte ndërhyrë mbi te ne shekullin 18.

Në përfundim të punës se saj (dhjetor 1993 - maj 1994), portreti u çlirua nga ndërhyrjet dhe doli ne dritë puna e mirëfilltë e mjeshtrit Altissimo. Doli gjithashtu në shesh se mbishkrimi më gërma të mëdha të bardha: GEORGIVS SCANDERBEK, me të cilën jemi mësuar ta shohim portretin, nuk është punë e Altissimo-s, por e piktorit anonim të shekullit 18.



Artistja retauratore, B. Schleicher, zbuloi mbishkrimin e piktorit fiorentin: GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, me germa me të vogla të praruara në flori.


Në fillim të vitëve 80 të shekullit 20, në kuadrin e pasurimit të Pinakotekës së Muzeut Kombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut të ngritur në Krujë, prof.Odhise Paskalit(22.12.1903-13.10.1985)e ngriti çeshtjën e portretit të Skënderbeut , të cilën e ruanin trashegimtarët e Tefë Curanit në Shkodër. Sipas tij, portreti ishte veper e G. Bellini-t, prandaj duhej blerë dhe prurë në Krujë. Në këto rrethana, Anastas Kondo (1937–2006, në atë kohë zv/ministër i Arsimit dhe i Kulturës, vizitoi familjen e Tefë Curanit ne Shkodër, bashkëshortja e të cilit i dha mundësine ta vëzhgonte nga afër portretin e Skënderbeut.

Sot portreti nuk ndodhet më ne Shkodër, por ne kemi një riprodhim fotografik me ngjyra të tij. Sipas përshkrimit të Anastas Kondos portreti i Heroit është pikturuar me ngjyra, në dërrasë me përmasa 30 x 25 cm. Portreti nuk përmban as emrin ose siglen e autorit, as prejardhjen e tij muzeale ose familjare. Kemi vetëm disa njoftime që familjaret e Tefë Curanit i kanë dhenë Anastas Kondos rreth historisë së portretit. "Sipas një dokumenti që paska pasur familja, - shkruan Anastas Kondo, - ky qenka portreti autentik i krijuar nga pozimi drejtpërsedrejti i Skënderbeut. Portreti i është dhuruar Tefë Curanit nga austriakët fill pas shpalljës së Pavarësisë, rreth fundit të vitit 1912. Thuhet se kanë pasur dokumentin e dhurimit, polisën e një pinakoteke vjeneze ku shënohej urdhri për kalim inventari dhe shprehimisht fjalët portret origjinal dhe autentik i shek.XV .


Sikurse shihet përmbajtja e letrës së L.Thalloczy-t dhe pohimi i familjarëve të Tefë Curanit, na shpijnë tek i njejti portret i Skënderbeut, me saktë: te portreti autentik i tij. Ky konkluzion përputhet edhe me komponentet fizike, historike dhe artistike te portretit. Gjendja fizike e portretit flet për lashtësine e tij - dërrasa e dëmtuar nga mola, portreti i nxirë nga koha (sigurisht, kohën e saktë të pikturimit pritet ta thotë ekspertiza laboratorike). Megjithatë, nuk janë pa peshë komponentet e tjerë. Manteli i kuq, me të cilin është veshur Skënderbeu, ngjan të jetë prodhim venedikas. Ky fakt na kujton letërkembimin e vitit 1457 midis Heroit dhe ambasadorit të tij në Venedik, Gjergj Pellinit, në të cilin flitet për cohë prej skarlati për dy dolloma, që Senati i Republikës kishte marrë përsipër t'i dërgonte çdo vit Skënderbeut .

Këtë hollësi mund ta realizonte në pikturë vetëm një artist, qe ne momentin e pikturimit e kishte përballë Skënderbeun. Vjen pastaj realizimi artistik i portretit. Krahasimi i portretit të Skënderbeut më atë të Sulltan Mehmetit II, të bind se të dy portretet janë pikturuar nga e njejta dorë, pra nga Gentile Bellini. Nuk është e rastit që të dy këta protagonistë të mëdhenj të historisë luftarake të shek.15, pavaresisht se njeri (Fatihu) përfaqëson furinë pushtuese, tjetri (Skënderbeu) ledhin mbrojtes, Bellini, besnik i stilit të tij, i ka fisnikëruar në pamje që të dy. Mungesa e mbishkrimit nuk e lëkund autoresinë e Bellini-t. Përkundrazi, e përforcon, po të kemi parasysh se as portreti i Fatihut dhe asnjë prodhim tjetër i tij, nuk kanë mbishkrime. Madje, mungesa e mbishkrimit tregon se portreti i Skënderbeut është pikturuar në kohën e vet, kur nuk ishte nevoja për mbishkrim, ndoshta mund te jetë pikturuar edhe për vetë Skënderbeun.Me këto të dhena mund të thuhet se ky portret duhet të ketë bërë pjesë në shek.16 në koleksionin e Pal Jovit. Rruga që ai ndoqi nga muzeu i Comos në atë të Vjenës, për ne tani ka pak rëndësi, përderisa kemi renë ne gjurmë të tij dhe kemi në dorë riprodhimin e tij fotografik.

Në dimrin 1466-1467 kur është pikturuar, Skënderbeu ishte 61 ose 62 vjec - pra një vit para vdekjës. Syte i ka, si dhe kopjet e tij, ende me vitalitet. Po ashtu, njësoj si te kopjet edhe mjekra e thinjur dhe mustaqet e gjata të përdredhura. Portreti ka tiparin karakteristik, me te cilin jemi mësuar ta përfytyrojmë Gjergj Kastriotin –Skënderbeun ; hundën e harkuar, me ndryshim se kruta është me pak e theksuar se kopjet e saj të Firencës dhe të Vjenës. Skënderbeu mban mbi kokë beretën karakteristike "alla Carmagnola", nën te cilën duket peceta e bardhë, njësoj si te portreti i Altissimo-s, kopja me besnike dhe me e bukur e piktures se G. Bellini-t.


Fytyra tregon se kemi te bejmë me një njeri edhe pse ne moshën 60 e ca vjeçare dhe me gjithë stërmundimet nga lufterat e vazhdueshme dhe nga shqetësimet e pandërprera, paraqet vitalitet të theksuar dhe nuk ka shenja që paralajmërojnë vdekjen e tij të afërt.Shkurtimisht duhet thënë se piktorët dhe gravuristët, të cilëve, nga fundi i shek.19 u shtohen skulptorët, u përkasin të gjitha kombëve. Por në to fizionomia e Skënderbeut është tepër e larmishme.Vetëm një pjesë e vogël i afrohet, kush me shumë e kush më pak, përfytyrimit autentik të Skënderbeut. Kjo ndodh me krijimet e artistëve, të cilët janë mbeshtetur në gravurat e Vitalit ose te Custos apo në pikturat e Altissimo-s ose të Fontana-s.
Të tillë janë, për shembull, portretët që ndodhen në Bibliotekën Ambrosiane (Milano), ne Pinakoteken e Seminarit te Monreales (Palermo), ne Kolegjin Italo-Arbëresh te Kozencës (Kozencë, Kalabri), mbi portalin e shtëpisë ne Vicolo Skanderbeg në Romë, etj.. E njejta gje mund te thuhet per gravurat e piktorit anonim te botuar ne vepren e Dh. Frengut, te gravuristëve J.K. Klüpffel, J. Eouter dhe te artisteve te tjere .

Figuren e Skënderbeut, si udhëheqes i luftes çlirimtare, e plotesuan piktorë te tjere, si A.N. Ballamaci (1889), S. Xega (1913), S. Rrota (1915), të cilët e paraqiten Skënderbeun mbi kalin e tij legjendar, që vrapon pa i shkelur këmba mbi tokë për të sulmuar armiqtë, sipas modelit të veprës së njohur te piktorit freng te shek.19, Th. Géricault. Nga fundi i shek.19 filloi edhe paraqitja nga artistet shqiptarë e Skënderbeut ne skulpturë. Hapin e parë e kreu Murat Toptani (1898). Krijimin me të persosur të Skenderbeut në skulpturë e dha Odhise Paskali me bustin e tij, i cili ka shkrirë të portreti i Skënderbeut - burrërinë, mençurinë, vendosmërinë dhe pathyeshmërine e kombit që ai udhëhoqi (1937).Me rastin e jubileut të 500 vjetorit të vdekjës së Skënderbeut (17 janar 1968), nuk mbeti pothuajse asnje artist shqiptar pa e nderuar kujtimin e tij, me një a më tepër vepra, me temë Skënderbeun apo luftën e tij legjendare. Por artistet e kohëve të reja, shqiptare dhe te huaj, duke mos e njohur përfytyrimin autentik te Skënderbeut , i dhanë fushë të lirë kush më shumë e kush me pak, imagjinatës se tyre.

Mehmet Neshri.ka qenë një poet shumë i njohur i kohës së Sulltan Selimit I. Vepra e tij e shkruar në vargje titullohet “Cihan Numaa”, (Treguesi i Botës), analizuar dhe botuar nga Franc Taechner, me titull “ Die altosmanischen Hroniken des Mevlana Mehmet Neschri”, Lajpsig 1951.
Në kapitullin “Lufta me shqiptarët” (gazaul arnevud) faqe 201 thotë se ,,Iskenderi, sundimtari shqiptar (Iskender arnavud begi oglu idi) i cili e tradhëtoi padishahun, kishte një pamje shumë të bukur dhe trup të fuqishëm.
Hoxha Sadedini
Është një nga historianët më të dëgjuar osmanë i cili ka marrë pjesë edhe në punët shtetrore. Vepra e tij titullohet “Tacut-tevarih” (Kurora e historive) dhe kjo vepër më së shumti përmendet si Hoca tevarihi.
Ajo që neve na lë shumë përshtypje është shkrimi i tij për Skenderbeun në faqe 351, ku thotë se: “Sundimtai i shqiptarëve (Gjoni) kishte një djalë të pashëm që quhej Iskender, figura trupore e të cilit të frymëzonte dashurinë, ndërsa fytyra e tij tërheqëse ishte shprehëse e bukurisë dhe e hirësisë së tij... Ai (Gjoni) e dërgoi Iskenderin në kryeqytet (Stamboll) për të konfirmuar vasalitetin e tij ndaj sulltanit.
Është shumë interesant dhe rast shumë i rrallë që dikush nga autorët osmanë ta përshkruaj në këtë mënyrë pamjen fizike dhe bukurinë e Skënderbeut. Jo se ky autorë ka pasur ndonjë simpati ndaj tij por ai e ka thënë të vërtetën, pra ashtu si që është dukur vetë Skënderbeu, ashtu edhe e ka përshkruar, dhe ky përshkrim përputhet plotësisht me pikturën që i ka bere Gentile Bellini (Xhentile Belini), ne vitin 1466 Skënderbeut.Autori Solkzade , në veprën e tij më titull si “Fihrist Shahan”, por sot më së shumti njihet si “Tarihi Sollakzade” (Historia e Sollkazades) ku në faqen 43 ai thekson luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve, por në faqe 168 e përshkruan edhe pamjen fizike të Skenderbeut ku thotë se “....Pamja fizike e Iskenderbegut, këtij njeriu aqë të bukur të çlodhëte sytë, kurse fytyra e tij tërheqëse të jepte nje kënaqës të madhe.
Prishtinë, 17.01.2018

Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës


 Nga Fahri Xharra, Gjakovë 2012
“Shqipja e vjetër, si të parandiente një gjëmë të ardhshme, për përdhunimin e femrës e krijoi fjalën dyfish të rëndë “çnjerëzimi” (Kështu thotë Kadare tek shkrimi i tij “Mbi krimin në Ballkan”). Dramën e grave të Kosovës, në luftën e fundit, nuk ka kohë që mund ta shlyejë.
Nuk ka kohë që mund ta heqë nga kujtesa e botës së civilizuar, që këto mizori të njohura prej shekujsh e mijëvjeçarësh, që u kthye në mjet lufte, me qëllim të caktuar: thyerjen e moralit të një populli. Qëllimi i caktuar: thyerja e moralit të grave e burrave, por më së keqi goditjes së moralit jo vetëm të brezit që e përjetonte por edhe brezave të ardhshëm.
Kishim të bënim me një popull që kur e sheh fëmijën e vet duke fjetur thotë: “Po fle si i prerë në fyt” (“Spava kao zaklan”-kështu thonë serbët), ndaj një populli që për fëmijët në përgjithësi thotë se: “po fle si qengj” (kështu thnë shqiptarët). Çka është çnjerëzimi? Sigurishtë se çnjerzimi është më i rëndë se çnderimi, pra më i rëndë se dhunimi.
Historia jonë e njeh shumë mirë çnjerëzimin, e njeh shumë mirë se si mbrohet mu si ato skena tragjike të hedhjes së grave suljote nga shkëmbi në humnerë për të mos rënë gjallë në duar të kriminelëve (vërejtja ime; autori e ka fjalën per ushtarët e Perandorisë turke). Shtazërimet e kryera ndaj femrës sonë nga serbët, kanë rënë në heshtje. Ato shtazërime kanë kaluar në harresë. Ato shtazërime në mbi 20 mijë femra të Kosovës, e që është një trishtim i madh, për të cilat një pjesë e politikanëve e harruan krejtësisht se çka ndodhi.
Çnjerëzimi është një armë e luftës, e cila të poshtëron, por nëse heshtet, viktima bëhet dhunues. Kalvari i vërtetë i çnjerëzimeve, në luftën e armatosur në vitet 1998-1999, sipas shënimeve ishin ngjarjet që më së shumti në botë u mbuluan nga shtypi, radiot dhe TV-të ndërkombëtare. Por, e rëndë është heshtja jonë, pra heshtja e klasës politike të Kosovës.
Çnjerzimin e femrës shqiptare ne luftën e armatosur te shqiptarëve te Kosoves për çlirim shoqëria jonë duhej ta potenconte vazhdimisht para opinionit të bashkësisë ndërkombëtare, siq e bëri Serbia me shumë lehtësi shfaqjen dhe angazhimin e Karla Del Pontes dhe Dick Martit, dhe me këtë shfaqeje te karladelponteve e dickmartave, per gjoja krimet e UÇK-se që paska bërë kundër “robërve të luftës (athua ku ishin ata robër lufte?!) ne opinionin ndërkombëtar krijoj një ndjesi që ne shqiptaret mos ti dhimbsemi askujt. Jo pra, nuk i dhimbsemi më askujt!
Të dhënat nuk mungojnë, por përderisa krimi është i dënuar në emër të moralit, instancat e drejtësisë bëhen kuadër fizik nëpër të cilin viktimat duhet të kalojnë, për të kërkuar drejtësi. Ishte ajo kohë që ne e heshtëm dhe e harruam, koha kur tërë bota u vu në dijeni për krimin serb. Pasi një popull u shtyp dhe u masakrua vite me radhë, pasi u mbytën me thikë mbi 800 fëmijë të moshës nën 5 vjeç, pasi u përdhunuan mijëra gra e vajza, pasi u deportuan barbarisht rreth një milion njerëz, heshtja jonë bën që provokimi ende të vazhdojë.
Për arsye të njohura, ne ende heshtim për atë që ne ishim hebrenjtë e fundit në kampet çnjerëzuese të Milosheviçit. Duke na falënderuar neve, prijësve tanë te klasës politike, bota e filloi heshtjen. Dhe, bota vazhdon të jetë përsëri e verbër.

NGA SHEFQET DOBRA : SI MË FUTI BABA NË BURG



Mazllëm Kaso dhe Gëzim Aliçkolli jetonin në qytetin e Lushnjës. Punonin në ndërtim, ishin mjeshtra nga më të mirët dhe shumë të kërkuar nga brigadierët dhe teknikët e ndërmarrjes. Të tillë ishin edhe Sefer Torelli, një nga agranomët më të mirë dhe një tjetër me mbiemrin Çeliku, nga Grabiani.
Në 1987, këta njerëz, një dite e panë veten me pranga në duar, për të cilët thanë se do helmonin ujin e qytetit të Lushnjës, një veprim kriminal ky, që edhe me kokën e tyre nuk shlyhej. Të gjithë flisnin për këtë krim që do bënin, të gjithë i shanin dhe e meritonin. Si ua mbante zemra këtyre njerëzve të helmonin banorët e një qyteti?! Pse do ta bënin këtë krim?

Edhe ne të përndjekurit, sidoemos ne që sapo ishim liruar nga burgu, i mallkonim më shumë, sepse ky ishte shkak për fushatë arrestimesh dhe, ne, të sapodalë nga burgu, ishim të parët që do e pësonim. Ata hetoheshin, ne të pafajshmit dridheshim. Gjyqi i tyre qe me dyer të mbyllura, u dënuan me nga 25 vjet burg. Njëri mori dënimin maksimal,- me pushkatim- krimi, nëse do kishin mundur ta bënin, ai krim nuk shlyhej me jetët e tyre. Përgjithësisht, njerëzit ndjenin kënaqësi, madje disa thoshin: “Të gjithë këta duheshin pushkatuar!” Pasi morën dënimin e merituar, ikën nga birucat në kaush në Tiranë, prej ku do shpërndaheshin nëpër burgjet e tjerë. Po, a do kishin qetësi zemrat e këtyre njerëzve, për atë çka kishin menduar të bënin? Po, kriminelët nuk kanë zemër që të pendohen për çka bëjnë.

Një ditë, kur dolën për ajrosje, aty kishin dalë edhe ordinerët, Mazllëmi njihet me një nga Kolonja dhe si e kanë zakon Korçarët dhe kolonjarët, që i lavdërohen njëri-tjetrit, se kush nga këto dy vende fqinjë, qëndron më lartë, korçarët thoshin: “Po të shkatërrohet Kolonja, Korça e ndërton Kolonjën, kurse po të shkatërrohet Korça, Kolonja nuk mund ta ndërtojë Korçën.”.
Një ditë Mazllëmi e pyeti Resmiun:
  • Me që je nga Kolonja, e njeh një me emrin xxxxx ?
  • E njoh, si nuk e njoh – iu përgjigj Resmiu.
  • Ku e njeh ti atë?
  • Ka qenë një burrë shumë i poshtër – i tha Mazllëmi.
  • Pse, ç’të ka bërë?
  • Kur isha djalë i ri më ka futur në burg për agjitacion, kot fare.
  • Ou! Po tani për ça je dënuar? – e pyeti
  • Tani,- tha Mazllëmi, – na akuzuan për agjenturë me grekun.
  • Ti bëre njëherë burg, ç’t’u desh agjentura ty?
  • Po, jo ore jo, ne nuk e dimë gjë fare, në hetuesi morëm vesh se ne takonim me një grek në
një kasolle në Grabian, me atë bënim plane për të rrëzuar pushtetin popullor.
  • Si nuk dinit gjë fare? Nuk po të kuptoj, u dënove dhe nuk di gjë?
  • Sepse ne nuk dimë të kemi takuar ndonjë grek. Po të ishte e vërtetë do na kishin zënë
bashkë me grekun. Por, po ke qenë një herë në burg, e ke derën hupur, të akuzojnë për çfarë të duanë. Na mblodhe ne: dy nga ndërtimi, tjetri agronom në frutikultur, një punëtorë 20, km larg nesh, punëtor në Grabian, atë e dënuan me pushkatim, ne na dhanë nga njëzet e pesë vjet. Pra, sebepliu është ai që më burgosi herën e parë.
  • Të besoj, të besoj! Burgun e parë, të dy e paskemi prej të njëjtit njeri! – tha Resmiu.
Edhe ty, ai ta paska kurdisur? Sa të ligj janë këto operativët.
  • Shumë të ligj janë, megjithëse ky është im atë.
  • ..? Më falni! – i tha Mazllëmi.
  • Nuk ka gjë, mos u mërzit.
  • Nuk ka mundësi! Do ketë pas arsye të forta.
  • Aq sa kanë pas për ty
  • Nëse është e vërtetë si ma the – aq e vërtetë është edhe për mua.
  • Qenka interesante!
  • Po pse…?
  • Ideali, besimi i verbër, nuk njeh mik, shok, deri dhe…

Im at punonte me sigurimin dhe desh të më çonte edhe mua në shkollë që të bëhesha si ai. Unë nuk desha, por më dërguan. Kur mbarova shkollën, babi u gëzua shumë dhe më tha: “Të punosh mirë, të zbatosh deri më një detyrat që të ngarkojnë!” Dhe unë, me ndërgjegje i premtova se do jem i përkushtuar dhe i drejtë. Në fillim më çuan të bëja praktikë pas një operativi që kishte mbushur moshën për pension. Për tre muaj vajtëm fshat më fshat dhe  për çdo fshat më jepte të dhënat. Kur u ndamë  më tha:
  • Mbaj mend porositë që të dhashë! Për këtë tre mujor nuk ke shumë për të arrestuar.
  • Si, nuk kam shumë për…
  • Do të mësojë vetë puna; unë isha pa shkollë dhe e kreva me nder këtë detyrë të shenjtë, ti
je me shkollë…. Të mëson vetë puna, të uroj sukses në detyrë.

Çdo ditë u bija fshatrave kryq e tërthor dhe  isha i kënaqur, madje edhe me ata për të cilët më kishte porositur kolegu: të gjithë punonin, silleshin mirë, nuk vërejta ndonjë gjë për të dyshuar. Një ditë më thirri shefi:
  • Nuk po punon, je përgjumur, ki kujdes, aktivizohu, të kanë besuar një detyrë të
rëndësishme, e kupton a jo? Baba yt ka qenë i nderuar, mos e turpëro!
  • Për ideal, nuk po kursehem, jam shumë i preokupuar dhe i kujdesshëm por nuk kam
konstatuar gjë që…
Por, shefi filloi të bëhet i mërzitshëm, filloi të më bënte vërejtje edhe kur na bënte mbledhje, më kritikonte për neglizhencë. Pashë që nuk isha për këtë lloj pune, kërkova të largohem nga ajo punë, nuk më hiqnin. Një ditë e ftova shefin të hamë drekë në një fshat, gjatë ngrënies mendova t’i përzjemë pijet, merrnim herë raki, herë verë, bëra sikur u deha.  Mendova se po ta qëlloja shefin do më largonin nga ajo punë. Sapo ia futa me grusht, nuk vonoi policia të vinte aty. Më arrestuan. U dënova pesë vjet, amnistia që u bë në 82-shin më fali pjesën tjetër.
Fillova jetën e lirë sërish. Gruaja ime punonte shitëse. Çdo mbrëmje shkonte dsikush që merrte lekët e xhiros ditore. Një mbrëmje i kishin thanë gruas që t’i merrte lekët me vete se person nuk do shkonte atë mbrëmje. Ime shoqe i bëri gati, i fut në çantë dhe niset për në shtëpi, kishte vite që e bënte atë rrugë, por, pikërisht atë natë, në një kthesë ku ishte errësirë, dikush i hedh diçka në sy, e qëllon me grushte me shqelma, i merr çantën dhe e la aty në rrugë të shtrirë.
Nga zhurma dalin disa, e njohin dhe lajmërojnë ambulancën. Unë isha me shokët duke pirë kafe. Më lajmëruan. Shkuam në spital dhe ç’të shikoja? Ajo ishte e gjakosur. Sapo u përmirësua ime shoqe, një ditë vijnë e me arrestojnë. Më akuzuan se unë ia kisha rrëmbyer lekët sime shoqeje, më dënuan përsëri, pesë vjet.
  • Domethënë – tha Mazllëmi – si kundër nesh, edhe ndërmjet jush, nuk është vërtetë ajo si
thonë që jeni grusht e të pa ndarë.
  • Po!
  • Dikur e besoja edhe unë – tha Resmiu. Megjithëse ti je dënuar shumë, unë të kam zili, ty!
  • Pse?
  • Se unë jam dënuar për vjedhje, edhe se nuk vodha, kur të lirohem do më thonë ordiner.
Emri më i urryer për një njeri të ndershëm. Do më pëlqente të dënohesha për axhitacion apo agjenturë si ty, vetëm ordiner mos më thoshin. Ka ofezë më të rëndë, që pasi të lirohem nga burgu të dëgjoj kur të thonë: “Hë se ordiner burrë është! Për vjedhje shkoi në burg”. Kush beson se unë nuk kam vjedhur. Si duket, padrejtësia që im at të beri ty, iu shpërblye me padrejtësinë kundër meje. Mua gjithë jetën kjo e pa drejtë do më vrasë në shpirt. “E ka vërtetuar drejtësia, do të thonë, – ajo drejtësi që si për ju edhe për mua ka qenë e padrejtë. Gjithë kjo ndodhi, vetëm se unë, nuk bëra padrejtësi, ashtu si bënte im at.
  • Mirë more djalë – i tha Mazllëmi Resmiut – vëntë drejtësi Perëndia meqë nuk ka njerëzia!
  • Ç’ punë ka Perëndia me ne more? Ne e kemi mohuar dhe Ajo na ka lënë të bëjmë si të duamë me njëri-tjetrin.
  • Kur shkuan në burg, këta morën vesh se ishin akuzuar se gjoja do helmonin ujin e qytetit,
dhe u gjykuan për agjenturë, sepse akuza e parë donte fakte, e dyta ishte si axhitacioni të akuzonin dhe të dënonin.




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...