Flori Bruqi
Faik Bej Konica që në fillim të shekullit 20 , në një artikull të tij të botuar më 1901 në gazetën e tij “Albania “ në frengjisht me titull "A ekziston nje portret autentik i Skenderbeut?".
Faik Konica( 15.03.1875-15.12.1942)
Shkasin e mori nga një artikull i botuar tre vjet më parë në "Vjetarin e Koleksioneve te Shtëpisë Perandorake" (Vjenë, vell.XIX, 1898), ku thuhej se në Muzeun Perandorak të Vjenes ndodheshin dy portrete të Skënderbeut, të cilat dikur bënin pjesë në Koleksionin e Arkidukës Ferdinand të Tirolit .
Ato kishin midis tyre pika takimi dhe dallimi.

Friedrich Kenner( 15.07.1834- 28.11.1922)
Dallimi kryesor ishte se në njerin portret, Skënderbeu paraqitej në profil nga e majta, në tjetrin, nga e djathta. Autori austriak i artikullit të "Vjetarit", Friedrich Kenner, mendonte se njeri prej tyre, ai me profilin majtas, ishte kopje e një portreti autentik të Skënderbeut, të cilin e kishte pikturuar në vitin 1466, me urdhërin e autoriteteve venedikase, piktori i njohur italian, Xhentile Belini (Genitle Belini 1429 –1507).
Genitle Belini (1429 –1507).
Sipas Faik Konicës , portreti origjinal i Skënderbeut nga Belini kishte humbur.
Faik Konica pajtohej me te duke shkruar se as ai nuk dinte që të kishte arritur në ditët tona një portret autentik i Heroit, i pikturuar kur ky ishte gjallë.

Edhe portreti i dytë (me Skënderbeun në profil djathtas), nënvizonte autori austriak, ishte kopje.
Në lidhje me te, ai njoftonte se në regjistrin e Muzeut Perandorak ishte shënuar se ky portret ishte gjithashtu riprodhim sipas një origjinali (!) që ndodhej në Firencë të Italisë, prandaj e quan portreti firentin I Skënderbeut.
Fan Noli(06 01. 1882 – 13 .03. 1965)
Fan Noli(06 01. 1882 – 13 .03. 1965) , në një kumtesë që mbajti në Seminarin e Federatës Panshqiptare "Vatra" në Boston, Mass. (Sh.B.A) me 10 gusht 1960, nuk e përmend vlerësimin e Faik Konicës(15.03.1875-15.12.1942).
Galleria degli Uffizi
Sipas tij, i vetmi portret (i vërtetë) i Gjergj Kastriot Skënderbeut((06 .05. 1405- 17 .01. 1468) që njohim ne është ai që gjendet në Muzeun e Firencës (Galleria degli Uffizi). Veç kësaj, ai shtoi se ka të ngjarë të jetë portreti autentik dhe gjithnjë, sipas tij, duhet të jetë i bërë përpara vitit 1466, kur Skënderbeu vizitoi tregtarin e pasur Medici të Firencës që e financoi me donacione kryqëzaten e tij ...
Palazzo Vecchio (Firencë)
Në atentatin me dinamit që pësoi Galleria degli Uffizi me 27 maj 1993, u dëmtuan mjaft piktura që ndodheshin në korridorin e galerisë, kurse portreti i Skënderbeut, i cili ndodhej po aty, shpëtoi pa u dëmtuar. Restaurimi i pikturave të dëmtuara që u ndërmor pas atentatit, u shtri edhe në portretet e pa dëmtuara të korridorit, duke përfshirë edhe atë të Skënderbeut.
Gjate punës restauruese, të cilën e kreu Barbara Schleicher, u vu re se një dorë e një piktori anonim kishte ndërhyrë mbi te ne shekullin 18.

Artistja retauratore, B. Schleicher, zbuloi mbishkrimin e piktorit fiorentin: GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, me germa me të vogla të praruara në flori.

Në fillim të vitëve 80 të shekullit 20, në kuadrin e pasurimit të Pinakotekës së Muzeut Kombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut të ngritur në Krujë, prof.Odhise Paskalit(22.12.1903-13.10.1985)e ngriti çeshtjën e portretit të Skënderbeut , të cilën e ruanin trashegimtarët e Tefë Curanit në Shkodër. Sipas tij, portreti ishte veper e G. Bellini-t, prandaj duhej blerë dhe prurë në Krujë. Në këto rrethana, Anastas Kondo (1937–2006, në atë kohë zv/ministër i Arsimit dhe i Kulturës, vizitoi familjen e Tefë Curanit ne Shkodër, bashkëshortja e të cilit i dha mundësine ta vëzhgonte nga afër portretin e Skënderbeut.
Sot portreti nuk ndodhet më ne Shkodër, por ne kemi një riprodhim fotografik me ngjyra të tij. Sipas përshkrimit të Anastas Kondos portreti i Heroit është pikturuar me ngjyra, në dërrasë me përmasa 30 x 25 cm. Portreti nuk përmban as emrin ose siglen e autorit, as prejardhjen e tij muzeale ose familjare. Kemi vetëm disa njoftime që familjaret e Tefë Curanit i kanë dhenë Anastas Kondos rreth historisë së portretit. "Sipas një dokumenti që paska pasur familja, - shkruan Anastas Kondo, - ky qenka portreti autentik i krijuar nga pozimi drejtpërsedrejti i Skënderbeut. Portreti i është dhuruar Tefë Curanit nga austriakët fill pas shpalljës së Pavarësisë, rreth fundit të vitit 1912. Thuhet se kanë pasur dokumentin e dhurimit, polisën e një pinakoteke vjeneze ku shënohej urdhri për kalim inventari dhe shprehimisht fjalët portret origjinal dhe autentik i shek.XV .
Sikurse shihet përmbajtja e letrës së L.Thalloczy-t dhe pohimi i familjarëve të Tefë Curanit, na shpijnë tek i njejti portret i Skënderbeut, me saktë: te portreti autentik i tij. Ky konkluzion përputhet edhe me komponentet fizike, historike dhe artistike te portretit. Gjendja fizike e portretit flet për lashtësine e tij - dërrasa e dëmtuar nga mola, portreti i nxirë nga koha (sigurisht, kohën e saktë të pikturimit pritet ta thotë ekspertiza laboratorike). Megjithatë, nuk janë pa peshë komponentet e tjerë. Manteli i kuq, me të cilin është veshur Skënderbeu, ngjan të jetë prodhim venedikas. Ky fakt na kujton letërkembimin e vitit 1457 midis Heroit dhe ambasadorit të tij në Venedik, Gjergj Pellinit, në të cilin flitet për cohë prej skarlati për dy dolloma, që Senati i Republikës kishte marrë përsipër t'i dërgonte çdo vit Skënderbeut .
Në dimrin 1466-1467 kur është pikturuar, Skënderbeu ishte 61 ose 62 vjec - pra një vit para vdekjës. Syte i ka, si dhe kopjet e tij, ende me vitalitet. Po ashtu, njësoj si te kopjet edhe mjekra e thinjur dhe mustaqet e gjata të përdredhura. Portreti ka tiparin karakteristik, me te cilin jemi mësuar ta përfytyrojmë Gjergj Kastriotin –Skënderbeun ; hundën e harkuar, me ndryshim se kruta është me pak e theksuar se kopjet e saj të Firencës dhe të Vjenës. Skënderbeu mban mbi kokë beretën karakteristike "alla Carmagnola", nën te cilën duket peceta e bardhë, njësoj si te portreti i Altissimo-s, kopja me besnike dhe me e bukur e piktures se G. Bellini-t.
Fytyra tregon se kemi te bejmë me një njeri edhe pse ne moshën 60 e ca vjeçare dhe me gjithë stërmundimet nga lufterat e vazhdueshme dhe nga shqetësimet e pandërprera, paraqet vitalitet të theksuar dhe nuk ka shenja që paralajmërojnë vdekjen e tij të afërt.Shkurtimisht duhet thënë se piktorët dhe gravuristët, të cilëve, nga fundi i shek.19 u shtohen skulptorët, u përkasin të gjitha kombëve. Por në to fizionomia e Skënderbeut është tepër e larmishme.Vetëm një pjesë e vogël i afrohet, kush me shumë e kush më pak, përfytyrimit autentik të Skënderbeut. Kjo ndodh me krijimet e artistëve, të cilët janë mbeshtetur në gravurat e Vitalit ose te Custos apo në pikturat e Altissimo-s ose të Fontana-s.
Mehmet Neshri.ka qenë një poet shumë i njohur i kohës së Sulltan Selimit I. Vepra e tij e shkruar në vargje titullohet “Cihan Numaa”, (Treguesi i Botës), analizuar dhe botuar nga Franc Taechner, me titull “ Die altosmanischen Hroniken des Mevlana Mehmet Neschri”, Lajpsig 1951.
Në kapitullin “Lufta me shqiptarët” (gazaul arnevud) faqe 201 thotë se ,,Iskenderi, sundimtari shqiptar (Iskender arnavud begi oglu idi) i cili e tradhëtoi padishahun, kishte një pamje shumë të bukur dhe trup të fuqishëm.
Hoxha Sadedini
Është një nga historianët më të dëgjuar osmanë i cili ka marrë pjesë edhe në punët shtetrore. Vepra e tij titullohet “Tacut-tevarih” (Kurora e historive) dhe kjo vepër më së shumti përmendet si Hoca tevarihi.
Ajo që neve na lë shumë përshtypje është shkrimi i tij për Skenderbeun në faqe 351, ku thotë se: “Sundimtai i shqiptarëve (Gjoni) kishte një djalë të pashëm që quhej Iskender, figura trupore e të cilit të frymëzonte dashurinë, ndërsa fytyra e tij tërheqëse ishte shprehëse e bukurisë dhe e hirësisë së tij... Ai (Gjoni) e dërgoi Iskenderin në kryeqytet (Stamboll) për të konfirmuar vasalitetin e tij ndaj sulltanit.
Është shumë interesant dhe rast shumë i rrallë që dikush nga autorët osmanë ta përshkruaj në këtë mënyrë pamjen fizike dhe bukurinë e Skënderbeut. Jo se ky autorë ka pasur ndonjë simpati ndaj tij por ai e ka thënë të vërtetën, pra ashtu si që është dukur vetë Skënderbeu, ashtu edhe e ka përshkruar, dhe ky përshkrim përputhet plotësisht me pikturën që i ka bere Gentile Bellini (Xhentile Belini), ne vitin 1466 Skënderbeut.Autori Solkzade , në veprën e tij më titull si “Fihrist Shahan”, por sot më së shumti njihet si “Tarihi Sollakzade” (Historia e Sollkazades) ku në faqen 43 ai thekson luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve, por në faqe 168 e përshkruan edhe pamjen fizike të Skenderbeut ku thotë se “....Pamja fizike e Iskenderbegut, këtij njeriu aqë të bukur të çlodhëte sytë, kurse fytyra e tij tërheqëse të jepte nje kënaqës të madhe.
Prishtinë, 17.01.2018
No comments:
Post a Comment