2018-04-23

Pse Eliktriçisti dhe sigurimci shqiptar Bajram Doka sulmon akademikët shqiptar





REAGIM PUBLIKË I AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE
ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE ,NEW YORK,TIRANË,
PRISHTINË DHE SHKUP

Image result for Bajram doka
Bajram Doka 


PËRÇARËSI DHE SHPIFËSI BAJRAM DOKA KUNDËR AKADEMISË NË NJU JORK DHE DREJTUESVE TË SAJ AKADEMIK PROF.DR.SKENDËR KODRA.

Shpifësit, përçarësit, njerëzit e paaftë, misionarët e agjentuarave të huaja (serbe dhe ruse), të infiltruar edhe në Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, tani e dinë ku e kanë vendin, të kota i kanë përpjekjet për të shpifur kundër drejtuesve të kësaj Akedemie dhe kryetarit të saj, Prof. dr. Skender Kodra,PH.D.


Çështja shqiptare, punët e diasporës, të lëvizjes politike dhe kulturore jashtë Atdheut, as punët e Akademisë në Nju Jork, nuk zgjidhen nëpër rrjetet sociale, përmes shpifjeve dhe ofendieve publike ndaj personaliteteve më të devotshëm e të merituar, por në forume dhe kuvende burrash të përkushtuar për çështjen kombëtare, me vepra e jo me fjalë.

Departamenti për mardhënie më publikun i ASHASHA , e përcjellim veprimtarinë e njëfarë përçarësi, shpifësi dhe karrieristi të çartur, që është i përjashtuar në shkurt të këtij viti , me emrin Bajram Doka, që gjatë kohës së monizmit në Tiranë ka punuar si elektriçist në Sigurimin shqiptar dhe për të cilin kemi njohuri të mjaftueshme se kush është dhe cili është misioni i tij në SHBA, cilat janë shërbimet që e paguajnë dhe çka duan të arrijnë përmes tij.

Akademia, si çdo institucion tjetër me përgjegësi të lartë, i ka organet e veta ku trajtohen politikat e saj zhvillimore, puna dhe aktivitetet, në SHBA, Evropë ,Shqipëri,Kosovë,Maqedoni,Kosovë Lindote, Malin e Zi dhe Çamêri!





Po kush është Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ?


Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme.

Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D. Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.
Image result for Bajram doka

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar.

Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.

I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar.

Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë. Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme.

Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte.

Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.

Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.

Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.

Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar.

Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro_Amerikane me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.

Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike

Drejtori i Departamenti për mardhënie më publikun

Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

Nju Jork,Tiranë,Prishtinë,Shkup, 21 prill 2018



****

Bajram Doko, mos u tallni me historianët dhe shkencëtarët shqiptarë.

Ilmi Veliu për Bajram Doka
….. I nderuari Bajram Doko me shokë … .mos u tallni me historianët dhe shkencëtarët shqiptarë. Ata janë shumë të varfër dhe nuk kan para për të mbuluar asi harxhimesh. Asnjë parti politike dhe asnjë qeveri, ne te gjitha trojet shqiptare, nuk ju intereson për shkencë e Histori, por vetëm për para dhe biznese të flliqura.
Me hargjimet e mia, vite me rradhë kam hulumtuar dhe zbuluar dokumente te reja dhe shumë me rëndësi për Kastriotin në arshivat e Stambollit, me te cilat dokumente ua kam mbyllur gojën shkive që thonin se ai ka qenë maqedonas, grek e serb.
I kam mbështetur për muri dhe i kam detyruar publikisht të pranojnë se Skënderbeu ishte shqiptar, bir shqiptari, dhe se nëna e tij ishte shqiptare nga Pollogu i Tetovës.
E kam pasur tezë doktorature prejardhjen dhe rrënjët familiare të Skënderbeut dhe e kam mbrojtur me sukses para shkive. Tezat e mia i ka pranuar edhe Akademia e Tiranës po edhe e Prishtinës, bashkë me Kristo Frashëri Oliver Schmmit. Unë me vite kam marrë pjesë nëpër simpoziume, dhe kjo është hera e parë që një akademi organizon simpozium, i fton historianët, por ata të ngratit do te duhet ta marrin bukë e krypë nga shtëpia, sepse shqiptarët e Amerikës janë asimiluar dhe e kan harruar traditën shqiptare që thotë se:  
,,Bukë e krypë e zemër të mirë,,.
Historiani më i madh shqiptarë nga Manastiri i Alfabetit, Reshat Nexhipi, e ka pensionin vetëm 300 dollarë, që nuk i dalin për bukën e gojës dhe jo të paguaj hargjimet deri në Amerikë. Ajo që thuani ju, se historianët të vinë dhe të qëndrojnë me hargjimet e veta eshtë traditë e shkavit, që ti dhe shokët e tu e kini harruar.
Serbi i parë, i dyti, po edhe ne kohën e Titos, shkavi me dhunë i ka thirrur argat gjyshërrit tanë, duke u thënë që bukën ta merrnin me vehte, ose do te vdisnin nga uria. Kosovarët e ngratë, që i ka thirrur argat bugari i parë, 1917, që të ndertonin hekurudhën Gostivar-Kërçovë, kan vdekur nga uria, sepse nuk kan pasur nga të merrnin buk, dhe kafshata e bukës që u eshte dhënë ka qenë shumë e vogël.
Nëse unë e Reshat Nexhipi vendosim të vimë, me ata para që kemi, dhe mbetemi atje pa ngrënë e pa pirë, do të vdesim atje, dhe juve do tu koshtoi shumë më shumë sjellja e kufomave tona në vendëlindje se sa simpoziumi juaj.
E nëse ju e organizoni atë takim për politikanët milionerë dhe biznismenët hajdutë, atëherë ajo eshtë tjetër punë, por duhet tu skjaroni historianëve të ngratë e të varfër që mos të nisen në atë rrugë pa këthim.
Brënda javës që shkoi morëm pjesë ne disa simpoziume për ditën e Alfabetit dhe na u paguan të gjitha harxhimet  ………
Ti thua se do te kemi musafirë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga musafirët kërkoni të paguajnë harxhimet ........ qesharake ......

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...