Danubi është lumi më i gjatë, 2850 km, që përshkon Europën nga perëndimi në lindje. Ai buron në Pyllin e Zi, në Gjermaninë jugore dhe derdhet në Detin e Zi .
“Danubi”, lumi më i madh i Gjermanisë, ngrihet në Martins kapelle në një zonë të egër dhe të vetmuar të Pyllit të Zi, i quajtur “Brege” në origjinën e saj dhe formon lumin e Danubit në Donaueschingen aty ku bashkohet me degëzimin tjetër “Brigach ”
Etimologji e emrit: “Danub”
Danubi (/dænjuːb / dan-EWB, i njohur me emra të ndryshëm në gjuhë të tjera) është lumi i dytë më i gjatë i Evropës, pas lumit Vollga
Emri Latin Danuvius është një nga një numër i emrave të vjetër të lumenjve të Europës që rrjedhin nga një *DanuProto-Indo-Europiane.
Emra të tjerë të këtij lumi nga e njëjta rrënjë përfshijnë Dunajec, Dzvina / Daugava, Don, Donets, Dnieper, Dniestr dhe Dysna.
Në Rigvedic sanskritisht, “Danu” do të thotë “fluide, rënie“, në Avestan, e njëjta fjalë do të thotë “lumë”.
Ky lumë ndërkohë i njohur për grekët si ISTROS (Ἴστρος) një huamarrje nga një emër Daco-trak që do të thotë “i fortë, i shpejtë!”
Po në gjuhën nga më të vjetrat indoeuropiane, pra në gjuhën shqipe, çkuptim ka fjala: “Danup”?
Fillimisht nga letrat shkencore mësojmë se emri i lumit “Danub” shqiptohet
dænjuːb; dênjuub; në shqip përshtatur; Dënj-ub, gjithashtu theksohet se kjo fjalë rrjedh prej një rrënje PIE. “Danu”e cila në gjuhën e vjetër sanskritishte do të thotë:
Danu = fluide, rënie. (i flladshëm)
Pikërisht këtu ndalemi, duke ju rreferuar rrënjësProto-Indo-Europiane, dhe asaj së vjetrës Sanskritishte, ku “Danu = Rënie” (fluid, fluide), kjo fjalë e cila në gjuhën shqipe gjendet e plotfuqishme bindëse, kokforte duke ju rreferuar edhe të dhënave të këtij lumi gjigand me gjatësi 2857km, i cili përshkon plot 10 vende nga europa perëndimore deri në juglindje me grykderdhjen e tij në Detin e Zi, me një qetësi të plotë gati të ‹‹frikshme›› e duket sikur ky ujë gjatë gjithë kohës brenda në shtratin e tij tështruar dhe të ulët “fle” ri i pa lëvizur, i lodhur, i denjur, i ndênjur “dænju”vazhdimisht në rrugën e tij të gjatë me ujra gjithashtu plot i dendur.
Ky është: Danubi–fluid, Danubi-lumë – i ulët krejt i gjithi në ultësirë i qetë, i ndenjur (gjol) – (i)tani/’:ub, h’umb, gjatë gjithë gjatësisë, shtrirjes së tij, ai është veçse i qetë i ëmbël valvitës, fl-uit, si ujrat e saj magjepse si shtojzovallet e qeta në vals e sipër, por herë here edhe të furishme.
Në gjuhën shqipe fjala “lumë” ka kuptimin njëkohësisht “i ulët”- m’ul, më ulët, d’në të, poshtë, nga poshtë nga nën’të.
Ky lumë me burimin e tij kryesor në majat e malit, “brigjet” e Pyllit të Zi, buron aty në ato maja quajtur me të njëjtin emër si në gjuhën shqipe: “Brige = brigje” dhe hyn në Brigach pasi rrjedh 90 metra “nën tokë”bashkohet pas 1.5 km. në Brigach dhe pas kësaj ky lumë aty emërtohet:Dænjuːb; Danupe.
Burimi është një nga 22 burimet në zonën e kryqëzimit të Brigach dhe Breg. Të gjitha këto burime janë të ushqyera nga të dy prrenjtë e ujit që rrjedhin nga larg mbi ta grumbulluar reshjet në një shtrirje pllaje të një peizazhi të quajtur Baar. (livadhe, lëndina, kullota).
Fiks aty në këtë pellg, terren i ulët malor ndodhet qyteti gjerman, Donaueschingen pranë bashkimit të dy burimeve të lumit Danub (në gjermanisht: Donau; [2] Emri i qytetit është një eponym).
Pra ky qytet mban emrin e lumit “Danub” eponym me kuptimin e “ujit Dë në të” po edhe i qetë; “i denjëtë”, “i ndenjur” (i daltë, nga/dal-të) aty historikisht konsideruar, Burimin e Danubit, Burimi i Donaubach në Donaueschingen.
Mundemi të themi se kjo është edhe vija që ndan (Dan/ub), dy vendet me të hershme hitorikisht midis të bardhës, “Borei – Europës” së akullt dhe gadishullit Ilrik.
Në fjalorin e gjuhës shqipe kemi:
UBËL f. Gropë e madhe, që e hapin në vendet malore ku s’ka kroje për të mbledhur ujin e shiut zakonisht, për bagëtinë. Ubël e thellë (e cekët). Ujë uble. Pinë në ubël.
Pra kjo fjalë e shqipes përforcon edhe njëherë idenë se luimi dan+ub, ka kuptimin e një lumi të ‘humbur’ poshtë nivelit të brigjeve të tij, i qetë, humbaraq, i fundosur, etj sinonime të fjalës *ub’ pra lumi Danupit në gjuhën shqipe jep të njëjtin kuptim; Dænju; Dënju = “i ndënjur, i qetë – fluid, i rënë- i ulët, lumë” njëjtë si në gjuhën e lashtë, sanskritishte, ku: “Danu = fluide, i ulët, i rënë”, i shtruar, jo i rrëmbyer.
Mili Butka @ Gjuha Shqipe*Aleksandër Hasanas*