2018-05-21

"Perspektivë e hapur" për Ballkanin Perëndimor


Shkruan Flori Bruqi etj.

Ballkani Perëndimor është një shprehje që është përdorur në Bashkimin Evropian që nga fillimi i shekullit 21 për të shënuar kryesisht territoret e shteteve të Ballkanit (me përjashtim të Turqisë) jo anëtarë të asaj organizate. Këto janë:
Termi është subjekt i kritikave, veçanërisht në Kroaci, ku një pjesë e madhe e publikut konsideron se Kroacia nuk ka asgjë të përbashkët me vendet e tjera të grupit, ose se "derdhja" e Kroacisë në Ballkanin Perëndimor nganjëherë interpretohet si një përpjekje për të rindërtuar Jugosllavinë.
Si mund të ndihmojë BE që t'i zgjidhë këto konflikte?

Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë edhe një sërë konfliktesh për të zgjidhur me njëri-tjetrin. Le të marrim si shembull grindjes midis Serbisë dhe Kosovës për njohjen e Kosovës si shtet.






Si mund të ndihmojë BE që t'i zgjidhë këto konflikte?


Horizonti i një perspektive evropiane shkakton në rajon një lëvizje shumë të fortë në çështjet politike në rajon. Kemi parë që ishte e mundur të zgjidhet një konflikt kufitar pas dy vjetësh e gjysmë midis Kosovës dhe Malit të Zi. Së shpejti do të kemi një zgjidhje në grindjen për emrin e shtetit midis ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) dhe anëtares së BE, Greqi. Dinamika e ka shtyrë përpara edhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.


BE -ja ka thënë gjithmonë qartë se Evropa nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri, pa u zgjidhur më parë të gjitha konfliktet bilaterale. Kjo ka bërë tashmë edhe efekt.




Ditët e fundit, qytetarët e FYROM-it u njoftuan me propozimin për emrin e ri të shtetit. Varianti në gjuhën maqedonase Republika Ilindenska Makedonija, në gjuhën shqipe duhet të thuhet, për të mos thënë të përkthehet vetëm si Republika e Maqedonisë së Ilindenit.





Nëpër mediume të ndryshme, të shkruara apo elektronike, në të gjitha hapësirat shqiptare në Ballkan, pra në Maqedoni, në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), në Mal të Zi, ndër çamë, në diasporën shqiptare, përdoren forma të ndryshme të propozimit të ri. Që të gjitha janë gabim.


E Ilindenit, nuk është Republika, por është Maqedonia. Me fjalë të tjera, Ilindenska Makedonija, thuhet në shqip apo përkthehet në shqip si Maqedoni e Ilindenit. Në analogji me këtë, përdoret edhe emërtimi, shprehja apo sintagma Jugosllavia e Versajës, apo Jugosllavia e AVNOJ-it (KAÇKJ-së).




Me fjalë të tjera, propozimi i ri Republika Ilindenska Makedonija në shqip thuhet drejt dhe saktë vetëm si Republikë e Maqedonisë së Ilindenit.



Më e sakta do të ishte të thuhet  dhe të mos i mbetë hatri askujt Iliridamak



Stabiliteti i Maqedonisë momentalisht varet nga dy faktorë, apo nga dy shtylla: Shtylla e parë është e brendshme, marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni midis maqedonasve dhe shqiptarëve dhe shtylla e dytë është e jashtme, marrëdhëniet e saj miqësore me fqinjët e saj më konkretisht me Greqinë, sa i takon çështjes së emrit. Vlerësoj se vetëm një politikë, e cila do të arrinte të krijonte një konsensus ndëretnik midis shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë shtet do të ishte një garanci për stabilitet të brendshëm dhe njëkohësisht do të ishte si një lloj bilete hyrëse në integrimet euro-atlantike, sidomos në situatën kur ne ende nuk e dimë nëse deri në korrik a do të ketë anëtarësim për Maqedoninë në NATO apo jo. Çfarëdo shtyrje e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO do të ishte katastrofike për Maqedoninë dhe për rajonin, në kohën kur edhe ashtu krerët shtetërorë dhe diplomatikë rusë disa herë gjatë javëve të fundit e bënë të qartë kundërshtimin e tyre për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me fjalë të tjera, lënia e Maqedonisë në një situatë limbo, apo në një situatë të vakuumit të sigurisë do të kishte pasoja jashtëzkonisht të rrezikshme për tërë rajonin.(Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D)



Mbi sinoniminë e leksemave ‘ilindenase’ dhe ‘ilinditase’



Versioni i proklamuar së fundmi për gjetjen e kompromisit politik në zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e qeverisë Zaev, me emërtimin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, gjithsesi se do të paraqiste një arritje të madhe politike për kryeministrin e moderuar të Maqedonisë, z. Zoran Zaev, madje duke krijuar një konstrukt pozitiv të identitetit maqedonas si në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Në një çështje të këtillë kaq delikate, nuk ka vetëm fitues, por edhe humbës, kështu me këtë emërtim, humbësi më i madh do të ishte Greqia. Me këtë akt, shteti ynë fqinj do ta shpallte kapitullimin e një beteje, e cila i ka rrënjët e thella, për mbi një shekull, dhe jo siç thuhet, që nga pavarësimi i Maqedonisë. Kryengritja e Ilindenit (2 gusht 1903), në historinë maqedonase, paraqet fillesën e formësimit të kombit maqedonas, të mohuar deri më atëherë nga shtetet fqinje, në veçanti, nga Greqia. Prandaj dhe proklamimi i gjetjes së kompromisit me një emërtim të tillë, i cili, nga njëra anë forcon identitetin maqedonas, kurse nga ana tjetër, e shpall kapitullimin e Greqisë, është sa i pabesueshëm aq dhe i pamundur.



Sa i përket përkthimit në shqip si “Maqedonia ilindenase” (në versionin e parë) dhe “Maqedonia ilinditase” (versioni i dytë), duke i vënë në një marrëdhënie sinonimie mbiemrat ilindenase dhe ilinditase, mbase nga jokompetenca apo në mënyrë të paramenduar, s’do mend se këto leksema nuk kanë asnjë lidhje midis tyre as në rrafshin sintagmatik dhe as në atë paradigmatik. Ato nuk mund të quhen as sinonime dhe as antonime, madje leksema ‘ilinditase’ është një sajesë allasoj, tërësisht e desemantizuar, por që të lë të kuptosh se gjenezën e ka në dy vargjet e para të himnit maqedonas pra, në diskursin e ri të trasuar politik unë e kuptoj si: “lind një ditë e re” (mbase qytetare a shumetnike), kuptohet, me një përdorim të izoluar dhe populist vetëm ndër ne shqiptarët, sepse në përdorimin ndërkombëtar do të ishte për mrekulli: “Republic of Ilinden Macedonia”.



Me këtë rast, duhet thënë se në gjuhën shqipe, në raste të emërtimeve të tilla, mbiemri maqedonas ‘ilindenska’, nëse përkthehet me po të njëjtin mbiemër ‘ilindenase’, nuk është asgjë tjetër, pos një përkthim kalk. Është njëjtë sikur "Betejën e Koshares" ta riformulonim në “Beteja Kosharase”, apo “Betejën e Kosovës” në “Beteja Kosovarase”, etj., pra ky emërtim në shqipe do të ishte: “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, pra jo me mbiemër si në maqedonishte, por me një emër në gjinore, që ka funksionin sintaksor të përcaktorit, dmth. jep informacione shtesë për frazën emërore. Megjithatë, në diskursin politik gjithçka është e qëlluar dhe e pranueshme, përderisa duartrokitet nga një numër i madh i spektatorëve shurdhmemecë.(Prof. Dr. Arbër Çeliku)


Qeveria greke ka refuzuar propozimin e ofruar nga Shkupi për të adoptuar emrin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” si zgjidhje kompromisi për mosmarrëveshjen disavjeçare.

Pas një raundi bisedimesh të shtunën me presidentin dhe liderët e partive opozitare në vend, kryeministri grek Alexis Tsipras u ka dhënë fund spekulimeve se do të arrihet një marrëveshje për këtë emër.



Disa komentues grekë thonë se kjo mund të ketë nxitur Zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence të thërrasë Tsiprasin dhe të kërkojë zgjidhje për mosmarrëveshjen.



Në një deklaratë të shtunën mbrëma, zyra e Tsiprasit tha se Greqia “do të vazhdojë të punojë me FYROM-in për të gjetur një emër të përbërë të pranueshëm nga të gjithë me përmendje gjeografike apo kohore dhe kundër të gjithëve (erga omnes)”, raporton “Greekreporter”.



Deklarata thoshte se një zgjidhje, që do të përfshinte ndryshimin e kushtetutës së FYROM-it që do të fshinte ambiciet territoriale ndaj Greqisë, “duhet të bazohet në pakon e propozimeve të ofruara nga i dërguari special i OKB-së, Matthew Nimetz”, transmeton Koha.net.




Nimetz më herët kishte propozuar disa emra. Ata janë: Republika Nova Makedonija (Republika e Maqedonisë së Re), Republika Severna Makedonija (Republika e Maqedonisë Veriore), Republika Gorna Makedonija (Republika e Maqedonisë së Epërme), Republika Vardarska Makedonija (Republika e Maqedonisë së Vardarit) dhe Republika Makedonija (Skopje) [Republika e Maqedonisë (Shkup)].



Duke folur në një konferencë për media të shtunën, Tsipras tha se “jemi në një pikë kruciale të negociatave, ne mbrojmë linjën kombëtare me hapa të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm”.




Qeveria e Maqedonisë i përgjigjet asaj greke për propozimin



Pas refuzimit të propozimit nga ana e Athinës zyrtare për emrin e ri të Maqedonisë në “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, ka ardhur edhe reagimi i Qeverisë së Maqedonisë ku shpjegon se emri i ri i propozuar është një emër me përcaktim kohorë e cila thirret në data konkrete nga e kaluara dhe është mundësi reale për kompromis duke kënaqur të dyja palët.



Nga Qeveria e Maqedonisë kanë thënë se shpresojnë akoma që propozimi do të mirëkuptohet dhe do të pranohet edhe në Athinë.



“Kryengritja e Ilindenit është luftë e përbashkët e popullit tonë multietnik për të drejtat dhe liritë sociale. Dhe nuk ka aspirata territoriale ndaj asnjë vendi fqinj, duke përfshirë edhe Greqinë. Kjo është lufta e njëjtë e vitit 1903 dhe 1944”, thuhet në njoftimin e qeverisë.



Nga qeveria po ashtu kanë shtuar se bisedimet do të vazhdojnë me palën greke deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për kontestin e emrit.



Vija e kuqe për emrin e shtetit të Maqedonisë dhe shqiptarët



Shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton, përbëjnë shumicë të konsiderueshme të popullsisë në këtë shtet, afër 40%, që sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare duhet të jenë popull sovran dhe shtetformues, pavarësisht nga lojërat e derisotme të politikës nën influencën serbe dhe ruse, që në Kushtetutën e shtetit të vitit 1991 dhe ndyshimet më 2001, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët definohen si pakicë kombëtare, sikur romët, turqit, vllehët, serbët, boshnjakët, pakicat dhe grupet tjera etnike.



Vija e kuqe përtej së cilës nuk duhet të kalojë faktori politik shqiptar, as faktori tjetër vendës dhe i jashtëm, mund të përcaktohet në këto pika:



1. Nuk duhet të hiqet dorë me asnjë kusht nga emri Maqedoni, për shkaqe të njohura historike.



2. Emri i shtetit i shkruar në OKB dhe dokumentet e rëndësishme të jetë në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj, krahas gjuhës maqedonase dhe gjuhës angleze (për përdorim ndërkombëtar).



3. Emri i shtetit të mos ketë përcaktim etnik dhe fetar, për shkak të përbërjes shumetnike dhe shumëkonfesionale të shtetit.



4. Emri i ri i shtetit ta reflektojë karakterin etnik, historik, kulturor dhe gjuhësor të shtetit.



5. Emri i shtetit të mos ketë përcaktim gjeografik, që me këtë t'i cënojë interesat e shteteve fqinje, sovranitetin dhe integritetin territorial të tyre.



Mbi këto parime duhet të ndërtohet qëndrimi i faktorit politik shqiptar, sidomos në fazën përfundimtare dhe nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit të Maqedonisë me Greqinë.(Akademik Prof.Dr.Abdullah Mehmeti)

Kryeministrja britanike, Theresa May tha sot se qeveria britanike ka ndërmarrë “hapa të konsiderueshme” në luftën kundër rrjedhës së parave të paligjshme.

Britania thotë se do të luftojë futjen e parave të paligjshme ruse

Ajo foli për këtë çështje pasi një komision i parlamentit britanik nxori një raport sipas së cilit qeveria britanike ka mbyllur një sy ndaj rolit të qendrës financiare të Londrës, në pastrimin e parave të korrupsionit rus.

May tha se përmes ligjit për financat nga krimi, organet e rendit do të kenë “më shumë kompetenca”.

“Kur flasim për para të aktivitetit kriminal, natyrisht që flasim edhe për masa të agjencive të rendit dhe ata duhet ta bëjnë këtë në mënyrë të pavarur. Kemi siguruar që ato të kenë më shumë pushtet për t’u marrë me këto çështje”, tha ajo.

Komisioni i Parlamentit Britanik për Marrëdhëniet me Jashtë thotë në raportin e tij se pavarësisht nga retorika e ashpër lidhur me sulmin me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus në Britani, Sergei Skripal në fillim të këtij viti, aleatët e presidentit Vladimir Putin kanë qenë në gjendje të vazhdojnë aktivitetin e tyre si normalisht në vend, gjë që ndihmon Kremlinin të financojë politikën e vet të jashtme agresive.

Në raport thuhet se “përdorimi i Londrës si bazë për pronat e korruptuara të individëve të afërt me Kremlinin është tani i lidhur me strategjinë më të gjerë të Rusisë që ka pasoja për sigurinë kombëtare të Britanisë”.



Mosveprimi përçon sinjalin se Britania “nuk po i bën ballë me seriozitet spektrit të plotë të masave ofensive të presidentit Putin”, thotë komisioni.

“Përmasat e dëmit që mund të sjellin ‘këto para të pista’ për interesat e politikës së jashtme britanike janë shumë më të mëdha sesa përfitimet nga transaksionet ruse në qytet”, tha kryetari i Komisionit, Tom Tugendhat.

Kremlini reagoi duke thënë se raporti për para “të pista” ruse ishte një tregues i histerisë rusofobike në Britani dhe konkurrencës së pandershme kundër biznesit rus.

Raporti kritikon në mënyrë të veçantë një nga firmat më prestigjioze ligjore të Britanisë, Linklaters, lidhur me punën e saj për kompanitë ruse pranë Putinit, duke thënë se është “përfshirë aq shumë në korrupsionin e Kremlinit dhe përkrahësve të tij saqë nuk është më në gjendje që të plotësojë më standardet e pritshme nga një firmë ligjore që punon nën rregullat e Britanisë”.

Linklaters tha se ishte “shumë e befasuar dhe e shqetësuar” nga kritikat dhe hodhi poshtë çdo sugjerim se mund të jetë përfshirë në aktivitete korrupsioni.

Autoritetet malazeze thane një ditë më parë se kanë menduar që të ndërtojnë një gardh me Shqipërinë për të ndalur fluksin e klandestinëve.

Image result for kufiri mali i zi  shqiperi

Top Channel ishte në shtegun ku mendohet se përdoret nga trafikantët për të kaluar klandestinet.

Klandestinët nga lindja përshkojnë një fushë për të kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Related image

Për ta është rruga e shpresës që do t’i çojë më tej në Evropë. Janë pikërisht zonat e brezit jeshil në afërsi të pikave të kalimit kufitar të Murriqanit dhe Hanit të Hotit, dy pikat më problematike për palën malazeze sa i takon depërtimit të klandestinëve të huaj kryesisht shtetasve sirianë.

Related image

Klandestinët hyjnë nga Greqia përmes Korçës dhe Gjirokastrës e më pas dalin nga Shkodra.

Deklaratat ekstreme në vendin fqinj për ngritjen e një gardhi me gjemba kanë në themel shqetësimin se në Shqipëri nuk i pranojnë klandestinët e kthyer prapa nga Mali i Zi.

Related image

Zyrtarisht policia kufitare nuk pranon t’i komentojë këto deklarata që vijnë nga përtej kufirit, por Tch mëson nga burime se kur pala malazeze ka kthyer klandestinë, ata janë pranuar dhe janë dërguar qendrat e pritjes në Tiranë, përveç në ndonjë rast të rrallë, bëjnë me dije burimet, kur qendra e pritjes ka qenë e mbushur mbi kapacitetet.

Related image

Sipas statistikave, nga marsi 2013 deri në prill të 2018-ës janë kapur 151 shtetas të huaj kryesisht në tentativë për të kaluar kufirin me Malin e Zi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se kisha s’duhet t’i marrë vendimet kyçe politike, siç është rasti i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mendon që vendimet kyçe politike duhet t’i merr kisha.

Vuçiqi gjithashtu hodhi poshtë vlerësimin se shteti po sillet sikur kisha ishte fajtore për çështjen e Kosovës, raporton “Vesti”.

“Nuk duhet që kisha të merr vendime kyçe politike, mirëpo natyrisht se ka të drejtë të jap mendimin e saj”, ka thënë Vuçiqi në pyetjen që të komentojë shkrimin e gazetës serbe “Blic” se shteti po e fajëson vetëm kishën për Kosovën.
Ai tha se për të kisha nuk është për asgjë fajtore, ndërsa theksoi se nuk ia merr të drejtën asaj që të japë mendimin e saj, por nuk duhet të pajtohet me çdo deklaratë të përfaqësuesve të kishës.

“Jemi shtet sekular dhe shumë e respektoj kishën. Nuk jam besimtar i madh, por jam besimtar. Nuk mendoj se kam bërë pak edhe personalisht, edhe si president i qeverisë dhe i shtetit”, tha Vuçiq në një prononcim për gazetarë në Baku të Azerbajxhanit.

Çadra/Ombrella e turpit


Image result for anton dede
Nga Andon Dede, Nju York



Prej kohësh më kishte bërë përshtypje një fakt apo dukuri fare e rëndomtë: shihja kryqeveritarët shqiptarë, apo dhe politikanë të tjerë të rangjeve të larta, në ceremonira të ndryshme, apo edhe thjesht kur dilnin nga zyrat apo Kuvendi dhe, po të ishte duke rënë shi, dikush ua mbante çadrën/ombrellën.( i përdor të dy sinonimet që të mos ngatërrohet me çadrat e protestës). Më dukej një ritual shumë i shëmtuar, si diçka që nuk shkonte e më linte një shije të keqe: tamam anadollakë, thosha me vete, edhe një veprim kaq të thjeshtë, personal, e duan nga të tjerët?! Po kur ndryshuan kaq shpejt këta zotërinj apo shokë, kur vetëm pak kohë më parë, ishin njerëz fare të zakonshëm, si ne të gjithë?! Unë, edhe më parë, e kisha vënë re tjetërsimin që pësojnë njerëzit kur bëhen me pushtet: atyre iu dukej se, me që po i ngrejnë në pozitë, nuk janë më si më parë, por iu ka ndryshuar edhe truri, janë bërë më të mënçur e, për pasojë, nuk janë më ata që ishin por të tjerë, të një rangu më të lartë. Dhe e shihja këtë ndryshim në çdo veprim të tyre. Kush nuk eka përjetuar një dukuri të tillë mund të mos më besojë kur t’iu them se ata dhe një “Mirëmëngjez!”, nuk ta jepnin më si më parë. Por, të kthehemi tek tema e çadrës.
Edhe pse e vlerësoja si një gjë që stononte, madje të shëmtuar, nguroja të shkruaja diçka, nga droja se dikush mund të më thoshte: “Ama dhe ti me se po merresh?! Punë çadre…A e vlen, kur ka kaq shumë gjëra më të rëndësishme…”. M’u kujtua, me këtë rast, thënia e një burri të mënçur se “në gjërat/veprimet e vogla të njerëzve mund të zbulosh tipare të rëndësishme të karakterit të tyre”.
Fati e desh që të vija me banim në Amerikë. Dashje apo pa dashje, në kronikat televizive, pata rastin të shihja shpesh edhe presidentët e poltikanë të tjerë të rëndësishëm, që në kohë me shi, hapnin çadrat për të mos u lagur. Disa herë kam parë Klintonin, Obamën e së fundi dhe presidentin miliarder, Trumpin. Përsëri mu ngacmua tema e vjetër, por siç na ndodh shpesh, prapë e lashë.
Pak ditë më parë, ndoqa në Televizion tek emisioni provokativ i K. Myftarit: “Ju flet Moska”, pikërisht këtë temë. Më në fund mu mbushmendja qëtë shkruaj dhe unë këto rreshta. Autori i emisionit nuk ndalej vetëm tek kjo dukuri por e ngulte bisturinë edhe më tej: se në ceremonira tëtilla përkujtimore, si ajo që paraqiti ai tek Varrezat e Dëshmorëve, as nuk vihet fare me çadër, siç na e ilustroi dhe me një ceremoni të tillë në Francë. Për më tepër që ne kemi dhe vetë një“traditë” të tillë: më kujtohet që në manifëstimet apo parakalimet e 1 Majit, kur binte shi dhe i afroheshin tribunës, nuk na lejonin të mbanim çadra. Lageshim e shpesh, uji na hynte deri nëpalcë, por kjo mbase nuk lidhet me temën që nisëm. Mirëpo, ja që kujtesa nuk më lë rehat se, siç thashë, autori Myftaraj ndalej dhe në detaje të tjera domethënëse: se çadër-mbajtësi qe një goxha intelektual dhe i biri i një prej përkthyesve më të spikatur, sidomos nga Gjermanishtja. Kjo bëri që të më vërshojnë në mendje tërë ato përjetime nga Diktatura dhe konkretisht nga Lufta e Klasave, dukuria më e tmerrshme e atyre viteve. Shumë nga tëashtuquajturit reaksionarë, edhe pse njerëz të ndershëm e me kulturë, shumë syresh me universitete perëndimore e zotërues tëdisa gjuhëve të huaja, detyroheshin të bënin punë krahu. Shefat apo bosat e tyre, po të shprehemi me teriminologjinë e kohës, as që mund të krahasoheshin me ata, për nga formimi intelektual e kulturor.Por ja që atyre duhet t’iu shërbenin intektualë me formim perëndimor e shpesh herë, siç kam qënë vetë dëshmitar, edhe njohës e ushtrues të muzikës apo arteve të tjera. Më dhimbseshin mu në shpirt, por as që guxoja të shprehesha publikisht. Me ndryshimin e sistemit, menduam se dukuri të tilla, që stonojnë e të kujtojnë të kaluarën e largët anadollake, do të merrnin fund, por ja që nuk ndodhi kështu. Dhe kush i manifeston këto“spektakle”, duke u krekosur? Të ashtuquajturit “intelektualë” apo dhe “modernë”, siç përpiqen ta shesin veten, paçka se si zor t’ua pranojë njeri një status të tillë.
Edhe nga ky shembull i vogël del mesazhi aktual: se sa larg jemi Europës ku po përpiqemi të shkojmë, sa haraç të madh na duhet të paguajmë në çdo drejtim.






Zgjedhjet si zgjedhë apo Zgjedha e zgjedhjeve

Image result for anton dede
Nga Andon Dede, Nju York


Një përkitje jo fort e këndëshme kjo e dy termave që përmendëm më sipër, në gjuhën tonë, madje do të thosha ndjellakeqe: zgjedhje dhe zgjedhë, kur duhet të ishte e kundërta: që ato të ishin sa më larg apo dhe ta përjashtonin njera tjetrën. Pse e them këtë? Se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë hapi i parë dhe më i rëndësishmi, pas përmbysjes së diktaturave dhe vendosjes së pluralizmit. Kujtoni vetëm fillimin e viteve ’90, të shekullit të kaluar: Sa u ngazëllyem ne të gjithë për zgjedhjet e para pluraliste?! A ju kujtohet Parlamenti i parë, deputetët e tij, diskutimet që na linin pa gjumë deri pasmesnate? Na dukej një mrekulli e sikur nuk na besohej se i përkiste realitetit tonë, kur kishim parasysh groteskun e zgjedhjeve të Diktaturës, që çoheshim sa më herët, viheshim në radhë dhe hidhnim fletën e votimit në kuti, pa e parë ndofta as emrin e kandidatit…Pyes veten shpesh: si ka mundësi të ishim aq trushpëlarë e pa dinjitet sa të mos reagonim me atëteatër absurd që ia kalonte edhe fantazive të Oruellit?! Por kjo është një çështjetjetër. Kthehemi tek tema që nisëm.
Pse u ndala tek kjo temë apo tek ky problem? Se të ashtuqauajturit “rilindas”, sidomos kreu i tyre, Rama e megafonët e tij të bezdisëshëm, sa herë diskutojnë nëpër portalet e shumta tëTelevizionit, duan të na mbushin mendjen se populli i votoipërsërinë këtë mandat të dytë nga që pati besim tek ata, edhe pse shumë reforma të tyre kërkuan e kërkojnë një kosto të lartë. A qëndron kjo? Jo vetëm që nuk qëndron por është një gënjeshtër aq e trashë sa mund ta thotë vetëm dikush që i trajton dëgjuesit si dele, edhe më keq se “Enveri ynë”. Këtë e kupton secili që njeh sadopak realitetin e sotëm shqiptar. Nuk e vlen të humbasim kohë për ta argumentuar këtë, se është e qartë si drita e diellit, por megjithtë le të ndalemi sadopak tek “fitorja” e Ramës në qershorin e kaluar.
Jo vetëm Opozita e një pjesë e mirë e analistëve kanë argumentuar bindshëm se ato qenë zgjedhje komplet të blera e të manipuluara, madje me paret e pista të drogës, por këtë e kanë pranuar edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, herë me gojën plot e herë me gjysëm zëri, sipas interesave të tyre. Ato, me të drejtë, janëkonsideruar si zgjedhjet më të shëmtuara dhe më të papranueshme të pluralizmit, produkt i drogës dhe i krimit të organizuar, të bërë njësh me qeverinë dhe policinë e shtetit.
Por, për një moment, le ta zëmë se nga Rama e ekipi i tij u fituan normalisht. Sa ishte pjesëmarrja në zgjedhje? Më pak se gjysma e atyre që kishin të drejtë votimi. Sa votuan për të ashtuquajturit “rilindas”? Përsëri më pak se gjysma. Pra, Ramën e shpurrën e tij e kanë votuar gjysma e gjysmës së shqiptarëve që i bije më pak se çereku i popullit. Jo vetëm kaq, por sa e sa të tjerë nga ata që i dhanë votën, e bënë këtë për arsyen e thjeshtë se janë punonjës të administratës e nuk donin të rrezikonin vendin e punës. Hë, pra, a mund t’i biesh gjoksit për një fitore si kjo?
Parë nga një këndvështrim tjetër, zgjedhjet e kaluara ishin nga më tëpamerituarat dhe për shumë faktorë të tjerë. Më shumë se fitore e “rilindasve”, ato ishin një dështim i turpshëm i opozitarëve, sidomos e kreut të tyre, Bashës. Me kompromiset e tij të papërligjura ai tërhoqi nga pjesëmarrja në zgjedhje qindra mijëra votues. Këtë e pranojnë tashmë jo vetëm kundërshtarët e tij por dhe ata që arritën të futen në Kuvend. E ashtuquajtura “qetësi” apo “zgjedhje të rregullta si asnjëherë tjetër, pa incidente e kundërshtime të dhunshme”, nuk qe gjë tjetër veçse indiferenca e imponuar e votuesve, tregues ky që nuk e nderon as opozitën dhe as ata që siguruan shumicën e pamerituar. Këto broçkolla mund t’i hajë ndonjë që nuk merr vesh nga pluralizmi e demokracia, por, të na e thonë ata që mbahen për specialistë, siç qe rasti me një ish-kryetar të KQZ-së, në një bisedë televizive, kjo është për të vënë duart në kokë, aq larg jemi nga sistemi qëëndërruam kur u ndamë nga diktatura e shkuar. Po të nisemi me kriterët që Rama e megafonët e tij, vlerësojnë zgjedhjet e qershorit, unë po e them me gojën plot se ato të Diktaturës qenë më të mirat e mundëshme se në to nuk kishte jo më dhunë e kundështime por as edhe një shprehje sado të vogël pakënaqësie, qoftë edhe për gjumin e ndërprerë më herët se zakonisht, se po të vonoheshe kishe pasoja.
Zgjedhjet e fundit dëshmuan edhe njëherë se, në vend që nga njera legjislaturë në tjetrën të ecim sado pak përpara, ne po bëjmë hapa mbrapa, paçka se ndërkombëtarët do përsërisnin si zakonisht refrenin e tyre bajat se “ato ishin përgjithësishtë rregullta, me ndonjë përjashtim të vogël”. Ato qenë, as më shumë e as më pak, një zgjedhë e re në qafën e popullit tonë të shumëvuajtur që një Zot e di nëse do tëmarrë ndonjëherë frymë i lirë. Themi kështu se jo vetëm zgjedhjet e fundit por dhe ato para tyre, kanë lënë shumë për të dëshëruar. Lufta për pushtet tek ne ka qënë dhe është tepër e ashpër. Kam parasysh disa reportazhe nga zgjedhjet e mëparshme, si, fjala vjen, atë që publikoi A.Patozi, për “betejën” e Vorës: tek njiheshe me atmosferën që përshkruante ai, sikur të hynte frika dhe ty si lexues, mendo pastaj se si e kanë përjetuar atësituatë votuesit: nga çasti në çast të dukej se mund të kërciste pushka.
Është folur e po flitet aq shumë për këto probleme sa që të duket e kotë të shkruash e të flasësh për to. E keqja zë fill qysh tek Kodi Zgjedhor, vazhdon me propozimet e kandidatëve dhe finalizohet me proçesin e votimit. Duket e pabesueshme, por është realitet: të shkosh e të votosh për një person që ndofta nuk ia ke dëgjuar as emrin. Po nga ç’motive të nisesh që ta votosh atë? Nga fjalimet që mban e premtimet që jep? Ato nuk i ha më njeri. Ndaj them se duhet ndryshuar gjithçka me rrënjë, në të kundërt zgjedha e zgjedhjeve do të vazhdojë t’ua marrë frymën shqiptarëve edhe më tej. Tek ky realitet i hidhur e ka burimin ajo krekosje e Ramës për fitoren e sigurt edhe në zgjedhjet e ardhëshme. Unë e besoj këtë: ai, tani për tani, i ka mbyllur të gjitha shtigjet për zgjedhje të lira e të ndershme dhe ka krijuar tërë mekanizmat e nevojshme për t’i manipuluar apo blerë ato.


“LULE” PER MA SHUMË JETIMA...


Nga Fritz RADOVANI:
20  MAJI – DITA  E  JETIMAVE
Image result for lule per shume jetima 

“LULE” PER MA SHUMË JETIMA...

17 JANAR 1468 ASHT DITA QË SHQIPNIA EROPJANE E TË MADHIT HERO GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT, MBETI JETIME PA BABË…
E ndoshta, kjo asht arsyeja që edhe pse kanë kalue 550 vjetë askush nuk u kujdes per Te!
Jetime e shkreta e Nanës… Çka hoq me kenë... Po, kurr me u rritë as në Trojet e veta!
E çdo ditë nade pa dalë drita, e kurrkund tue shkrepë rrezja e diellit, ndiheshin nga të gjitha anët ulurimat e ujqve grabitës që na rrethonin e sejcili, veç shkyente një dash, e nuk i shihej boja deri në perëndim të diellit, kur edhe Shqipet braktisnin çerdhet e veta.
Vetem ndonjë rubë e zezë që derdhej mbi xhubleten shekullore kalonte nder zallishtat e bardha si biluri e ngarkueme me buljera të ujit të akullt t’ atyne burimeve prrallore.
Aty këtu një tjeter stajanicë me drue të ngarkueme vraponte me gatue kakinin e nxehtë.
Burrneshat vraponin nder male me ua çue burrave buken e freskët e pak duhan sa me mbytë merzinë e atyne ditëve të pashpresë... U thyen edhe Kryqat nder shenja pushimi!
Andej bregut të prronit ku vlonte kanga e vallja nder ditë të Pagzimit një djali, apo kur njena batare nuk priste tjetren tue u shkrepë nder darsma e gëzime martesash, bash nder ata shtigje nuk të sheh syni tjeter veç ndonjë Frat të ngulun në hu, me zhgun të shkyem prej sorrash e orrlash që bijnë si zgjeta pingul me ua nxjerrë sytë. E gjaku shkon rrëkajë!
O Vllazen e Motra, kurr nuk të ban keq komshija kur në voter të ka hy tradhtija!
U vra Dedë Gjo’ Luli me djelm’ e far’ e fis... U vra Luigj Gurakuqi e mbas Tij bash Miku i votres Bajram Curri në pabesi...E pse?! – Pse Flamuri i Kastriotit gati ishte mykë...
Asht e vështirë me jetima me ba konak! Njeni thumbit e tjetri patkonit... Askush nuk i priste prej një matjanit, madje edhe i pashkollë, bjellogardistët m’ atë anë Taraboshit!
E nder Malet e Bjeshkve të Nêmuna, fëmijtë jetima të bamë turrë per me i vra...
Jetimat thonë nuk kanë fat! E këte thanje mjer kush e provon... I troket sa një derës e sa një tjetres por, sa komshija i sheh ftyren e paqeshun kurr në jeten e saj, e percjellë deri tek portaria e me gjysë goje i thotë: “Do të mendoj edhe dishka per Ty, po sot nuk kam!” E dera shkapetet aqsa zagart e shtëpisë vazhdojnë me leh derisa të erret nata.
Mjer kush e provon kenjen jetim në vorfni e me anmiq kojshi!
Ndoshta ndokush nuk e di, ose edhe e ka harrue atë kohë kur Nana zgjohej pa dalë drita e vraponte me i marrë jetimave një shishe qumësht, e me i nisë nder shkolla. Atje ata jetima do të mësonin se “ti mbete jetim pse Baba ishte tradhtarë, Ai ju iku turqve”!!
Ju iku Shqiptarëve!.. Nuk vonoi e ju iku edhe jugosllavëve, grekëve, italianëve, rusëve e besa edhe kinezëve... E shkreta Shqipni tue trokitë nder dyer pa shula, të hapuna ditë e natë per një kafshatë bukë të thatë, si thonin pleqtë: “Tue hanger bar e tue ecë mbi ar”!
Rrnonin dhe jetonin në vorfni se “një fjalë goje, e shndrronte në skllav.” Jetimat mbetnin edhe pa familje, pa fëmijë, e disa edhe pa varre! E “lufta e kllasave” vazhdonte me korrë pa pyet fare ke këputë kosa e gjaksorit katil... Po, mos u ngutni thotë njeni “se nuk keni pa asgjë ende...”, e zgerdhihet tue pritë “rilindjen” perballë kopshtit luleve... Lule ku qeveritarët tanë knaqin synin, mendjen, fantazinë e qeverisjes dhe mbi të gjitha Xhepin, ata xhepa deri dje të shpumë e të shkymë... Po sot nder ma të mbushunit n’ Europë, në saje të “vllezerve të gjakut turq”, miqve të baballarëve jugosllavë, “dashamirsëve” grek dhe draperxhinjëve marksistë moskovit, që vazhdojnë rritjen e numrit jetimëve në Botë.
Gjakmarrjes nder Malet tona po ia zen vendin “kopshti i luleve të jetimave”!
Marrakotja e aromës së atyne “luleve” vrastare po shkatrron një Shqipni të tanë...
E ndoshta dikush pyet: “Po si do të shuhet Emni i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut”?!
Ashtu si dikur... Kur mbi Shqipen Dykrenare jetime ishte një “yll pa dritë”.
Trashigimtarët e pushtuesve shekullor ia kishin marrë doren vrasjeve të djelmëve e vajzave jetime që i zente mesnata tue qendisë nen driten e qirit, mbi pelhuren e kuqe të tezgjahut Shqipen e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
I dermisheshin duert tue ngulë gjylpanën ma shpesh në mish të vet, se në coh të kuqe!
Po gjaku i Atyne duerve të njoma t’ Atyne jetimeve nuk e njolloste Flamurin e Shqipnisë, se bash kur therja i shponte zemren, buzqeshte e vazhdonte kangen e mësueme qyshë fëmijë prej Nanës, Asaj Nanës së perjetshme.., që i pat këndue i madhi At Gjergj Fishta:
                                    Porsi fleta e Ejllit Zotit
                                    Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
                                    E thrret t’ bijt e Kastriotit...
E thrret t’ bijt e Kastriotit... Me u mbledh tok ... Per me ju urue Diten Tuej...
Të dashtun dhe të shtrenjtë jetima!
            Melbourne, 18 Maji 2018.





















I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...