2018-05-22

Kryeninistrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se “ministri i Mbrojtjes ka të drejtën e shprehjes së mendimit të tij, por që Serbia ka kursin e saj dhe që di se cila është strategjia e saj e që, sipas Brnabiq, “ajo është BE-ja”, njoftojnë mediet serbe.

evropa

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, siç citon agjencia e lajmeve AP, ka deklaruar se synimi i Serbisë është që t’i bashkohet BE-së, megjithë deklaratat e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, sipas të cilit, “Serbia duhet të orientohet nga Rusia”.

Image result for ana barbariq ,kryeministrja e serbiseAleksandar Vulin-mc.rs.jpg
Ana Brnabiq dhe Aleksandar Vulin

Kryeninistrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se “ministri i Mbrojtjes ka të drejtën e shprehjes së mendimit të tij, por që Serbia ka kursin e saj dhe që di se cila është strategjia e saj e që, sipas Brnabiq, “ajo është BE-ja”, njoftojnë mediet serbe.

Siç bën të ditur AP, Beogradi zyrtar, me mbështetjen e Rusisë, nuk njeh pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur më 2008, , ndërkohë që Kosovën e pavarur e mbështesin vendet e fuqishme Perëndimore, duke përfshirë këtu edhe SHBA-në.

Më tej bëhet e ditur se Serbisë, si vend kyç i Ballkanit e që është në aleancë me Rusinë, pa dëshirë po i premtohet anëtarësimi në BE, në rast se përmbush një sërë kushtesh, në mes tjerash, “vendosjen e paqes me shqiptarët e Kosovës”.

Sipas vlerësimit të AP-së, rruga e ardhshme e Serbisë drejt BE-së pengohet nga presioni politik dhe propagandues i Moskës, që synon mbajtjen e rajonit të Ballkanit larg NATO-s dhe organizatave të tjera perëndimore.

AP, gjithashtu, njofton se në radhët e qeverisë serbe ka një numër ministrash ”me orientim rus” të cilët vazhdimisht po përpiqen për të minuar qëllimin e saj zyrtar – bashkimin me BE-në

AP, po kështu, bën të ditur se në Samitin e Sofjes, liderët e BE-së kanë inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Serbinë, që të vazhdojnë rrugën reformave që çojnë drejt BE-së, ndërkohë që u është bërë e qartë se asnjëra nga këto vende nuk do të mund të anëtarësohen në një të ardhme të afërt.

Në një intervistë për “Talking Europe” në televizionin francez “France 24”, eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn theksoi dhe një herë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Hahn: BE s’e ka ulur çmimin, ballkanasit nuk mund të hanë dreka falas nga ne

Hahn

Në një intervistë për “Talking Europe” në televizionin francez “France 24”, eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn theksoi dhe një herë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.


Në një intervistë për “Talking Europe” në televizionin francez “France 24”, eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn theksoi dhe një herë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Nuk flasim për ulje çmimi, tha ai, por këto vende duhen nxitur e asistuar, pasi “një drekë nuk jepet falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë”.

“E para, kemi publikuar strategjinë tonë në shkurt duke treguar çdo vendi perspektivën, për të gjithë procesin, dhe jo vetëm negociatat, është e bazuar në meritë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ulje çmimi, por është në interesin tonë ti nxisim e ndihmojmë, asistojmë por nuk është një drekë falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë”, është shprehur Hahn.

Ai tha se sot vendet e Ballkanit Perëndimor rrethohen nga vendet anëtare të BE dhe nëse një ditë do të bëhen dhe ato anëtare do të ishte një farë konsolidimi.

5 ushqime kancerogjene

ushqimet kancerogjene 
Kompanitë e prodhimit të ushqimit hyjnë në botën e fëmijëve direkt përmes reklamave televizive, radiofonike, internetit, revistave, lodrave, veshjeve, madje edhe video-lojërave.
Shuma që ato investojnë në marketingun e ushqimit të fëmijëve arrin deri në 10 miliardë dollarë amerikanë në vit. 10 miliardë dollarë në vit për t’u siguruar që fëmijët do të blejnë çerealët e tyre të mbingopura me sheqer me personazhin e tyre të preferuar të kartonëve në kuti, apo ëmbëlsirat artificiale të frutave me konservantë në formën e kafshëve. Marketingu i fëmijëve punon fort dhe shumica e tij ka target ushqimet me cilësi të ulët ushqyese, i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin e tyre. Fëmijëve u pëlqejnë ngjyrat dhe ata duan të shohin ylberin në ushqimet e tyre. Prodhuesit e dinë këtë gjë dhe përpiqen ta shfrytëzojnë, duke ngjyrosur ushqimin artificialisht për ta bërë atë më tërheqës.
“Yellow 5” (tartrazine) dhe “Red 40” janë dy ngjyruesit me bazë nafte, të cilat përdoren shumë në ushqimet në karamelet e famshme prej xheli, patatinave, djathin e picave, apo cereale. Por këta dy përbërës lidhen direkt me problemet shëndetësore, sepse stimulojnë kancerin, hiperaktivitetin dhe reagimet alergjike. “Yellow 5” dhe “Red 40” janë dy nga 6 ngjyruesit që ndalohen të përdoren nga kompanitë në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Ja ushqimet e rrezikshme
1. Pop Tarts
Biskotat e famshme me mbushje luleshtrydheje në veçanti, përfshin përbërës të tillë si shurupin e misrit, dekstrozin, fruktozën dhe shkakton diabet dhe sëmundje të mëlçisë tek fëmijët. Ajo ka edhe nën produkte të naftës që shkakton çrregullime qelizore. Në eksperimentet e bëra me kafshët laboratorike, është vërtetuar se shkakton tumor, humbje të shikimit, zmadhim të mëlçisë, konvulsione dhe paralizë.
2. Ëmbëlsirat prej xheli
Sa shumë të dashura janë për fëmijët Haribot e famshme. Por ngjyruesi e këtyre ushqimeve është Red 3 ose eritrozina, një përbërës nafte që ndalohet në kozmetikë për shkak se shkakton kancer të tiroideve. Është i pasigurt në lëkurën tuaj, po sikur ta hani? Shmangeni sektorin e ushqimeve prej xheli në supermarket!
3. M&M’
Këto karamele të famshme përmbajnë më shumë se çokollatë, përfshirë ngjyruesit “Blue 1”, i cili shkakton kancer malinj, “Blue 2” që rrit hiperaktivitetin dhe shkakton kancer në tru, “Red 40”, që shkatërron ADN-në dhe “Yellow 5” dhe “Yellow 6”, të cilat lidhen gjithashtu me kancerin.
4. Patatinat Cheetos
Ngjyruesit artificialë të këtij ushqimi janë “Yellow 6”, që vjen nga nafta dhe shija prej djathi, e cila vjen prej përdorimit të benzonatit metalik dhe metilfenidatit etilik.
5. Teddy Grahams
Këto arusha të vegjël lidhen me elementin “TBHQ”, i cili shkakton ulçër në stomak në eksperimentet laboratorike me kafshët, shkatërron ADN-në dhe shkakton dëme në qelizat e mushkrive dhe kërthizore. Shkakton ankth tek fëmijët, nervozizëm dhe shton simptomat e çrregullimeve të hiperaktivitetit.
Kështu që nëse fëmijët duan duan të shohin ylberin në ushqime, atëherë le ta shohin atë në ushqimet organike, si frutat dhe perimet.
fruit-snacks-e1453923304977grahmsmms-e1453922964240pop-tarts-e1453923172858

Gjithandej në Shqipëri po shiten perime kancerogjene. Por veçanërisht këto janë të “mbytura”, në asnjë mënyrë mos i blini!



Janë kthyer në makth të vërtetë për qytetarët konsumi i frutave dhe perimeve, të cilat shpesh i blejmë në tregun e zarzavateve, tek fshatarët, me idenë që janë të rritura në habitatin e tyre natyral, por na dalin krejt ndryshe, me pesticide dhe jo vetëm.

Image result for perime kancerogjene

Ambientalisti Besmir Agalliu, përmes një postimi në Facebook ka dhënë alarmin dhe ka ftuar të gjithë të tregojnë kujdes e të mos konsumojnë këto domate, të cilat vënë në rrezik trupin e njeriut.

Ai thotë:
domate1
Në treg po shiten perime KANCEROGJENE.

Mos konsumoni asnjë produkt që nga jashtë duket i pjekur kurse brenda është krejt e kundërta, pasi janë rritur me pesticide për ngjyrën e jashtë dhe përmbajtja e këtyre pesticideve është për trupin e njeriut një RREZIK JETIK
Image result for perime kancerogjene
Çdo perime e frutë që shihni që nga jashtë duket çdo gjë në rregull dhe brenda është krejt e kundërta, MOS e KONSUMONI”.



Kohë më parë një intelektuale e njohur, Flora Xhemani Baba, ka denoncuar publikisht atë që po ndodh sot me prodhimet bujqësore, të cilat nuk kanë asnjë kontroll dhe që mund të jenë shqetësim serioz për shëndetin e popullsisë. Ndarja e re territorial ndryshoi edhe përgjegjësitë nga dikasteret qendrore tek njësitë e reja të qeverisjes vendore. Kështu një ekip specialistësh të Ministrisë së Bujqësisë që merreshin drejtpërdrejt me kontrollin ushqimor në tërësi dhe me frutat dhe perimet në veçanti, tashmë kanë kaluar në varësi të bashkive të reja. Por kalimi i tyre në vend që të ndikonte pozitivisht i ka kthyer këto struktura në varësi të bashkive në inegzistene dhe që nuk bëjnë asnjë kontroll.
Related image
Problem më vete përbën edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), që megjithëse në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, është më shumë brenda formulës së koalicionit qeverisës dhe siç ndodh edhe në diakstere të tjera ato janë automone dhe marrin urdhra vetëm nga partia që i ka caktuar në këto pozicione të larta. Është e domosdoshme që të ngrihen në këmbë të gjitha institucionet, të shtohen kontrollet doganore për farnat, drejtoritë e kontrollit ushqimor, kontrolli i farmacive të pesticideve dhe çdo organ tjetër. Duhet futur me ligj që çdo qendër shitjeje ose dhe shitës i thjeshtë të marrë dokument me emër dhe adresë nga furnizuesi ose direkt nga prodhuesi për llojin e prodhimit që furnizohet. Kështu hallkat e kontrollit shtetëror kanë mundësi të gjejnë burimin e këtij lloj produkti. Për këta lloj prodhuesish të vendosen ligje të rrepta dhe të bëhen shembuj duke iu shkatërruar prodhimin dhe marre masa të tjera drastike. Shpërndarësve të pesticideve t’iu bllokohet aktiviteti, t’iu hiqet licenca dhe të procedohen penalisht. Këta lloj prodhuesish bastardojnë gjithçka që ne kemi. Çështja duket e koklavitur, por është fare e thjeshtë nëse veprohet kështu.
Denoncimi i plotë i Flora Xhemani Baba
Related image
Të (pa)dashur fermerë të Lushnjës (dhe jo vetëm)! Ne, konsumatorët e thjeshtë mendojmë se ka ardhur koha që ju t`i vini gishtin kaplloqes dhe të mos prodhoni më shalqinj zemërbardhë, domate zemërjeshile dhe kastravecë zemërkungull, sepse jo vetëm që na keni hequr privilegjin e të shijuarit të ushqimit, por do vijë një ditë që do na përlajë ngordhja nga hormonet dhe pesticidet tuaja.


Image result for perimet kancerogjene

 Dhe po ngordhëm neve, do ngordhni edhe juve sepse nuk do ketë kush të blejë më ç(perimet) tuaja. Ne e dimë që perimet e mira i eksportoni në Kosovë dhe tuajat i mbillni veçmas në bahçe, por derisa t`i vijnë mendtë Ministrisë së Bujqësisë që t`ju mbledhë rripat, neve do t`i kemi kthyer patkonjtë nga dielli dhe juve do t`ju kalben hormonalet nëpër sera.

Image result for perime kancerogjene ne kosove dhe shqiperi

E morët vesh re? Nuk është lloji i ushqimit që njerëzit hanë sot çfarë u shkakton problem, por është cilësia. Cilësia e ushqimit sot është për të qarë me lot dhe me oi. Të paktën këtej nga jemi ne e ke mundësinë të gjesh ushqime bio dhe i merr. Më ka marrë malli vërtet kur isha e vogël dhe haja ato domate që të kënaqnin shpirtin me kastravec, pak djathë dhe buke.

Image result for perimet kancerogjene

Sot buka, borë e bardhë dhe se me çfarë e bëjnë, një zot e di. Domatet si i shikoni në foto dhe të tjerat me radhë. Kush ka tokë në Shqipëri punojeni dhe mbillini vetë që të hani prodhime nga toka juaj ose ndryshe vetëm sëmundje dhe vdekje sjellin ushqimet që blini në markete apo në tregje të fruta-perimeve.

Romani “Psycho” i ILIR mUHARREMIT erotikë e lehtë?

Nga Flori Bruqi


Ilir Muharremi u lind më 1983 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme të artit në Pejë.


Picture




 Ka diplomuar më 2004 në Fakultetin e Arteve, Dega e Aktrimit, në klasën e profesor Luan Dakës. Pas diplomimit është angazhuar në disa shfaqje teatrale, si: “Sfida e madhe” e autorit Nebi Islami, “Nata e dymbëdhjetë” e Ëilliam Shekspeare-t, “Duart e ndyta” e Zhan Pol Sartre-t, “Shkolla e grave” e Molierit etj.

Në vitin 2007, me dramën “Van Goghu Kosovar”, ka kryer magjistraturën në Degën e Dramaturgjisë në Prishtinë.

Ndërsa, në vitin 2010, ka doktoruar me temën: "Ekspresionizmi, absurdi, ekzistencializmi dhe cmenduria: katër dramat shqiptare\shfaqjet" në Fakultetin e Filologjisë “Kiril i Metodij” në Shkup.

Aktivisht merret me aktrim, por shkruan edhe poezi, tekste dramatike, shkrime diskursive dhe kritike për artin e dramës, teatrin, filmin, artin figurativ, artin konceptual etj.

Ilir Muharremi në aktivitetin e vet shkencor interes të veçantë ka treguar edhe ndaj temave të arteve vizuale dhe të filozofisë, për çka shkruan venerime dhe artikuj me karakter të ndryshëm. Aty flitet për çështje të ndryshme të pikturës, skulpturës dhe filozofisë.

Edhe në këto trajtesa vërehet afiniteti i autorit ndaj paraqitjes informative të personalitetit të ndonjë piktori, si janë piktorët shqiptarë I. Kodra, A. Paci M. Mulliqi etj. Ose të huaj S. Dali P. Pikaso, A. Modelijani 2 përkatësisht për kryevepra të pikturës, si është “Mona Liza” e L. Da Vinçit. Kësaj pjese të veprimtarisë shkencore i përkasin edhe disa artikuj në të cilët trajtohen çështje të përgjithshme të skulpturës.

 Nga fusha e filozofisë veçohen publikimet për pikëpamjet e Fridrih Niçes dhe të Zhan Pol Sartrit. Është autor i tri librave: “Djalli në qytetin tim” (1996) , “Dera e fundit e çmendurisë” (2003), “Van Goghu kosovar” (2010). Momentalish punon si profesor në Fakultetin e edukimit në Prishtinë.

Shkrimtari Ilir Muharremi në një intervistë në emisionin e pasdites në televizionin Tribuna Channel, i pyetur për romanin tashmë të njohur për publikun se, a është erotik apo më shumë triler, ai është përgjigjur: “Në brendësi, ka erotikë dhe kjo erotikë nuk vjen e kamufluar apo e mbështjellur, por direkt, estetike, jo shumë vulgare”.

 Ky njëherësh konsiderohet edhe romani i parë i këtij lloji dhe fajet përse letërsia jonë nuk ka përjetuar një gjë të tillë, sipas Muharremit është mentaliteti turk i shfaqur te shqiptarët si dhe ai arab, i cili na ka lënë të prapambetur.

Mes të tjerësh në emision moderatorja Mirjeta Morina shpalosi disa fragmente erotike të këtij romani të cilat po ju sjellim në vazhdim:“Fjalimet i lëmoja shumë mirë, madje edhe juve do ju pëlqenin zotëri. Veçanërisht kur përshkruaja flokët, vetullat, sytë dhe trupin.


Struktura e librit nuk e paraqet një ngjarje, po bëhet ngjarje e paraqitjes, ku romani zhvillohet si rrëfim i së kaluarës, ideve, pikëpamjeve e bindjeve krejt brenda një mbrëmje në një lokal nate, me një personazh kryesor, dhe një femër banakiere si personazh dytësor, ku i pari i rrëfen të dytit nga ngacmimi deri të trillimi, edhe pse i ngarkuar me trajtimin e shumë temave, nuk ndahet në kapituj, fillon e mbaron pa respektuar rregulla letrar, fokusohet në fuqinë e mendimit si determinim i vlerës dhe esencës e cila efektizon funksionin e idesë.(Mahir Morina,kritik letrar).



Thelbin e dija veç unë, nuk isha asgjë, isha i dhimbshëm, nuk ja vlente të kapeshin pas meje, dhe jeta ime pak e njihte lumturinë. Në fillim nguliteshin, pastaj bëhej vonë të më braktisnin. Arsyet e thelbit i mbaja sekret sepse më pëlqente të flija me misteret e tyre. Unë i besoja gënjeshtrave të mia, bëhej pjesë e rolit tim. Femrat e ndjeshme u mundonin të më kuptonin, por dështonin. Disa tjera vërenin se respektoja lojën, ato qenë të padurueshme menjëherë kalonin në çastet reale të jetës. Unë fitoja gjithmonë, sepse përveç që i dëshiroja kënaqja veten time, ngaqë i besoja fuqisë sime dhe arritjeve….U shtriva në shtrat dhe e ndjeva kur u ul.



I mbylla sytë dhe në atë çast po zbathte çorapet, xhinset, bluzën dhe të brendshmet. Ashtu siç isha edhe unë i shtrirë fillova të zhvishem. U puthëm. Ndaloji dhe më tha: “Sa kohë ke pa bërë dashuri me ndonjë femër?”. Pesë ditë. “Pesë ditë?”. Po. “Nuk e paske hak të çmendesh pas mishit tim”, tha ajo për të vazhduar. “E di që të kam ëndërruar mbrëmë?”“Psycho” përveç që është erotik është edhe roman i dhunshëm, kënaqësia kryesore e personazhit qëndron në atë duke e dhunuar viktimën e më pastaj vrarë atë.

Sipas shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Vilson Culaj , Libri ,, Psycho ‘’ është sfidant për tu kuptuar dhe i lehtë ( shije ) për tu lexuar. Eshte fuqia Gnostike dhe Epistimiologjike për ti perceptuar gjerat jashta shablloneve klasike të traditës që nuk është traditë por rigjiditet e fatkeqësi sociale. Aty është e etiketuar dhe e atakuar hipokrizia, miopia, formalizmi dhe emitimet e rrejshme të jetës – jetë që nuk shijohet por vetëm na shpifet si e lumtur. Aty kryqezohen kohërat kalorsiake, moderne e posmoderne në kërkim të njeriut real por gjakimi i shkrimtarit megjithatë mbetet i kotë. Hulumtimi për mbinjeriun e Niçës dhe njeriut normal të autoit mbetet i njejte në ketë libër edhepse shekujt rrjedhin si uji ndër urë. Autori si Eugeni dikur nga prizmi i tij letrar ,, Psycho ‘’ sheh vetëm hije njerëzish në sheshin e Athinës e jo njerëz që në sytë e zemrat e tyre gjallon jeta.. Është lufta e përhershme e legjendës Edipiane për tu shkëputur njëherë e mirë ,, kërthizën ndërpsikike ’’ me prindin, ambientin, shoqerinë naive dhe masat primitive edhepse të gjitha keto të veshura më maskën e postmodernës dhe rrobave të argjendëta.

Në këtë libër reflektohet vazhdimisht e gjakohet ngultas për identitetin personal dhe pranverën e moshës dhe formimin e një desingu ndërpsikik jashta diktatit të botës e nga bota. Është një gjakim letrar e jetësor për tu shkëputur nga Narcisi kolektiv i kësaj shoqerie e cila në vend të lumturisë e progresit sjell vetëm ligësi, maska, intriga, obsukurantizem, lufta, përplasje ideologjike, mu ata prototipa që mbjellin luftë dhe fshehin gjurmët e luftës. Është renja – goditja në kokë përmes një gjykimi Iluminist ndaj veseve njerëzore, luftën e mirë të Logosit ( Fjalës së gjallë ) që nuk mbaron kurrë dhe Etnosit që kapitullon e rikapitullon vetën nëpër gjurmet e historisë hera heres, por më plot herezi e më shpesh përbysje e vendnumërim. Ky libër nuk është libër i Epikondrisë morale as seksuale ( edhepse trajtohet kjo temë ) por i një realiteti të thyer dikur në kohë e hapësirë, që askund si shihet drita në tunel. Romani PSYCHO nuk është një pelhurë e bardhë për lexuesit as autorin por është libër i jetës i mbushur plot jetë dhe bërthamë – ngjarje të jetës.

Idetë e autorit nuk janë të ngurta falë kultures se tij të madhe të leximit e njohjes por janë tepër fluide e konkrete që sillën mes qiellit tokës, e realitetit tonë hera herës të dhimbshëm dhe pa një rrugë zgjidhjeje. Edhepse në shikim të parë libri të krijon përshtypjen e një qasjeje Nihiliste dhe Egzistencializmi post modern në fakt ky libër në strukturën e tij ngerthen edhe racionalizëm Dekartian, klasicizëm, frymë të rilindjes Evropiane , por edhe një lloj Platonizmi të nënshtresuar që fijen e tij mund ta nuhas vetëm lexuesi i kultivuar. Autori është relator idesh dhe lundron nëpër ide sepse idetë e reflektimet letrare i ka tepër të konceptuara, dritëgjata, largpamëse dhe frymëdhuruese.
Libri Psycho është libër për veshët e shurdhër e mendjet e hapura.

Image result for ilir muharremi


Duhet kulturë leximi për ta lakmuar e durim për ta shijuar ketë libër unik. Aty nuk i është vënë pika e dualizmit të jetës si diskurs, por në të ka dualizëm të theksuar që një faqët e para të tij. Ndoshta pak kush nga lexuesit e ka më të kjartë thënjen e John Lockut se sa autori : ,, Bota zhvillohet e përparon si rezultat i të kundërtave ‘’. Autori prof. Dr. Ilir Muharremi nuk është kundra botës përmes diskursit e kosmosit të ketij libri, por botën psikologjike shqiptare deshiron dhe synon ta kultivoj e pikëveshtroj më të përparuar pikërisht përmes fenomenit Ezistencial Psycho.
Psycho është aftësia e autorit për ta njohur psikën e tij përsonale e kolektive, por është edhe një lloj thirrjeje se : Njohja e vet njohja është njëra ndër misionet më fisnike të kësaj botë pa fillim e mbarim, përveç jetës dhe lirisë sonë nese ajo… ( liria ) nuk është e arratisur diku në shkëmbinjtë e thërrmuar të kohës…
Autori i romanit “Psycho’ Ilir Muharremi, sjellë një roman të ri, kjo më së shumti vërehet përmes mënyrës së rrëfimit postmodern duke thyer formën klasike të romaneve.

Personazhi aspak nuk identifikohet me autorin, personazhi vetëvrasjen e sheh si zgjidhje, e konsideron vetëlindje, ikje, strehim nga kjo botë e egër në një parajsë shumë më të mirë. Andaj, kujdes nga këto fragmente nëse jeni të dobët moralisht.

Në vazhdim po ju sjellim disa fragmente për vetëvrasjen nga ky roman:

Tash kërkoj vdekjen, më nuk e dua as gënjeshtrën e as të vërtetën, vdekjen e kërkoj si besniken më të madhe të shtratit tim, dua të zgjohem me të.

Edhe nëse do rrotulloja gjërat nga e para, prapë nuk do i vë një rregull, zotëri. Reagimet e para që më shfaqeshin para dështimeve ishin të rregullta. Isha gënjeshtar e pranoj, por cili njeri i drejtë mund të ngjitet sot në piedestal?

Cili njeri i drejtë mund të ketë shumë shoqëri? Cilin njeri të drejtë mund ta njohë bota sot? Mashtruesi të gjitha dyert i ka të hapura, kurse i drejti vyshket në vetmi dhe vdes. Pas vdekjes e kërkojnë, ngrenë shtatore për të zotëri…

Krimi është ta vrasësh dikënd, por duhet edhe vet të vdesësh.

Prapë të eliminohesh, të mos jesh më zotëri. Krimineli ditë e natë vuan për krimin e pafajshëm, ai çdo ditë vështirëson jetën.

Nëse e dënojmë, ose e lëmë të lirë, ai prapë do të vuan, më e lehta i duket ligjit ta dënoj, të paguan për atë çfarë ka bërë, dhe s’ka pagesë më të madhe se vdekja, eliminimi. Njeriu nga lindja është i eliminuar, vetëm se ecën si kufomë e gjallë.

Ta lëmë kriminelin e lirë të çmendet nga veprat e veta, të vdesë nën kërcënimin dhe ulërimën e të vdekurve, sepse në këtë jetë çdo gjë vet barazohet, vetë natyra ka këtë ligj zotëri….
Mos u frikëso, rri ulu këtu.

Nuk do të vras, do vras veten time, kam dëshirë dikush të jetë dëshmitar i vetëvrasjes, përtoj t’i shkruaj letrat, ose të incizoj në telefon monologun e dhimbjes pak çaste para vetëvrasjes.

Ma lësho dorën, dua ta fut revolen në gojë, ose jo më mirë në kokë të më flakën trutë komplet, të mos ndjej më asgjë, ta harroj ferrin e kësaj bote sepse vetëm atë e njoha në këtë botë.

Më lësho mik, erdhi çasti im i fundit, mos më merr më të mirë se jam përgatitur edhe për këto rrethana qetësimi. Kam vendosur ta vras veten, lëshomë. Uhhhh!.

Shkrepa gabimisht, të plagosa ty mik pa dashje, shtrihu këtu, kjo revole ka shurdhues, askush nuk na ka dëgjuar. I shpëtova edhe njëherë vetëvrasjes, por u bë kurban njeriu i pestë për këtë. Shtriju këtu, ngadalë do ndjesh ftohtë.

Po ndjen dhimbje e di, por jo të njëjtën siç je mësuar, kjo është më ndryshe mik.
Nuk kisha fat as sot ta vras veten. Prapë më doli një kurban.

Nuk e kuptoj pse njerëzit sakrifikohen për të tjerët, ndoshta në pyetje është humanizmi. Nëse do isha unë në kahen e kufomës do e lija ta vras veten. Bile kam mish për një muaj e më shumë të ha të ngopem, sepse mishi i njeriut mban shije shumë më të mirë se ai i kafshëve. A jam kriminel?
Atëherë, më rrëfeni ju lutem çfarë ju ndodhi prej vitesh duke tentuar të hidheni nga ura, ta vrisni veten zonjë. Yt atë ishte shumë i alkoolizuar zonjë, t’i je rritur në fermë me sa mbaj mend unë. Ka kohë që ka vdekur yt at.
Image result for ilir muharremi
Arsyeja pse unë e ti jemi puqur kemi dështime të përbashkëta, dhe nuk do të thotë të njëjta, por fundin e dëshironim të njëjtë. Vetëvrasjen.

Më thuaj sa herë ke nisë të vetëvritesh dhe prapë je kthyer? E dijë zonjë, rasti i dytë ishte kur tentoje të pije varikin dhe familja të shpëtoj. Atë e bëre kur u lidhe me një djalosh të fesë tjetër. Ishte krishterë i devotshëm, kurse ti myslimane.

Duheshit shumë, e dijë, por dashuria juaj ishte e ndaluar nga të dyja familjet, dhe gjithmonë dashuritë e ndaluara janë më të përjetshme se sa ato të lira.

Pas pak kohësh djali u vetëvra. E ti e vuajte shumë atë, dhe tentove të bashkoheshe me të. A nuk është kështu zonjë?

Po t’i lëmë zonjë të këqijat, të jetojmë tash me të mirat, jemi bashka apo jo? Edhe për dhunimin tënd më ke folur, edhe shenjën te mjekra të bërë më thikë nga dhunuesi. Të gjitha i dimë bashkë zonjë.

Besnik Mustafaj: Politika më ka dëmtuar shumë, por eksperienca më bëri të njoh pushtetin nga brenda





Besnik Mustafaj: Politika më ka dëmtuar shumë, por eksperienca më bëri të njoh pushtetin nga brenda




Besnik Mustafaj (Bajram Curr, 23 shtator 1958) është një politikan, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur shqiptar.


Në Tiranë studioi gjuhën frënge në fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Karriera
1981 : Mesues në rrethin e Tropojës.
1982 : Pedagog në Universitetin e Tiranës
1983 : Gazetar në gazetën "Zëri i Popullit".
1988 : Përkthyes në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste.
1989 : Punonjës në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve
1990 : Kryeredaktor i revistës "Bota Letrare"
1991 : Përkrah Sali Berishës dhe Azem Hajdarit drejtoi kryengritjen studentore kundër regjimit komunist.
1991 : Deputet në legjislaturën XII të Kuvendit të Shqipërisë.
Më 1991 i ofrohet nga Fatos Nano posti i ministrit të kulturës qe ai refuzon. Më 1992 i ofrohet posti i ministrit të punëve të jashtme që ai gjithashtu refuzon, por pranon postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Francë, ku shërbeu nga 1992 deri në 1997. Si ambasador ai arriti firmosjen e traktatit të miqësisë midis Francës dhe Shqipërisë, traktati i parë miqësie i Shqipërisë me një vend perendimor që nga paktet e Tiranës të viteve 1930. Ai gjithashtu qe negociatori i hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Më 1997 ai jep dorëheqjen pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe rikthehet në Shqipëri, ku ai do të pranoj postin e drejtorit për marrëdheniet me jashtë të Partisë Demokratike.

2001 : Deputet i Tiranës.
2005 : Rizgjidhet deputet në të njejtën zonë elektorale në Tiranë.
12 shtator 2005 emerohet minister i puneve te jashtme.
Tituj të veprave
Veprat e tij janë të botuara në shumë gjuhë si shqip, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht etj. Ka fituar çmimin Mesdhetar për letërsi me librin e tij "Daullja prej letre" më 1997[1].

Motive të gëzuara (1978)
Pragu i verës (1985)
Fytyrë burri (1987)
Bregu i lumit të kthjellët (1986) 
Vera pa kthim (1989)
Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve
Një sagë e vogël
Daullja prej letre
Ditari i një ambasadori në Paris
Boshi
Autoportret me teleskop
Bishti i kometës
Ëndrra e doktorit - 2016

Etj.

(Floripress,Flori Bruqi)

Takimi me poezinë është si rigjetja e dashurisë së parë, si kthim në origjinë, te vetja, si bir i Adamit. Poeti Besnik Mustafaj zhvilloi dje një takim me studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadër të “Ditënetëve të librit”, sjell Panorama. Dhe për poezinë mund të flasë vetë poezia. Mustafaj kishte zgjedhur të ndante me të rinjtë pikërisht poezitë e vëllimit të tij më të fundit me poezi, “Biri i Adamit”.

Një përmbledhje e botuar disa muaj më parë dhe që shënoi edhe rikthimin e Mustafajt si poet, pas 20 vjetësh. Një përmbledhje që përshkruante rrugëtimin e tij poetik. Një rrugëtim shpirtëror, plot dashuri për jetën, për gruan, për tjetrin. “Poezia vjen realisht shumë rrallë, vjen herë pas here, sepse është shumë naziqe, është pretencioze. Unë ndihem mirë, si në dashurinë e parë, sepse e kam filluar letërsinë, të shkruarit, me poezi. Krijimet e mia të para janë poezi dhe botimi i parë është me to. Unë ndihem shumë mirë, ndihem “i pangopur” sepse nuk vjen shpesh.


Proza është edhe disiplinë në masën 90 për qind. Romani do disiplinë, që të ulesh edhe të shkruash. Ndërsa, poezia nuk e kërkon këtë disiplinë, por kërkon një energji suplementare brenda vetes, që është si shkreptimat dhe rrallë ndizet”, do të thoshte Mustafaj pas takimit, i cili u përqendrua më së shumti te leximi i poezive.

POLITIKA

I ndodhur mes poezisë dhe prozës dhe për një periudhë jo të shkurtër edhe mes letërsisë dhe politikës, Mustafaj është përpjekur gjithnjë ta gjejë një të mesme. Edhe kur politika dukej sikur ishte primare, letërsia ishte gjithnjë aty. Thotë se politika e ka ndihmuar po aq sa e ka penguar, duke i ngrënë kohë. “Politika më ka ndihmuar, përveçse më ka dëmtuar shumë, duke më marrë kohën. Ka lënë gjurmë. Ka një rivalitet të madh, sepse janë dy pushtete të ndryshme. Pushteti i politikanit është një pushtet i përkohshëm, ndërsa i të shkruarit letërsi është një pushtet etern, i përjetshëm.

Por, përveçse më ka marrë kohën, që është një padrejtësi e madhe, që ia ka bërë letërsisë edhe më ka dhënë një përfytyrim, që nuk mundet ta merrja kurrë nga jashtë, lidhur me rolin e pushtetit në deformimin e njeriut, në shkatërrimin e disa vlerave, që një poet do të donte që të zgjateshin në jetën e një individi. Pra unë besoj, se eksperienca në politikë më ka lejuar që ta njoh pushtetin nga brenda. Edhe njohja e pushtetit nga brenda i shërben shumë shkrimtarit”, tha ai.

POEZIA

Takimi i djeshëm ishte një ftesë prej poetit, drejt poezisë, të cilën ai e konsideron si pjesën më të mirë të letërsisë shqipe. “Unë besoj se poezinë shqipe e kemi shumë më të zgjeruar, sesa prozën shqipe. Unë besoj se në mesataren e përgjithshme, jo individualitete të veçanta, ne sot kemi një poezi shumë më moderne edhe më cilësore, sesa një prozë. Flas gjithnjë për një mesatare. Kjo nuk mendoj se është shprehje e mungesës së talenteve për të shkruar prozë, por mungesës së vullnetit edhe të mundësive, që kanë këta individë për të shkruar, sepse të shkruash prozë kërkon përkushtim shumë të madh, kohë fizike edhe një minimum kushtesh jetësore.

Që të shkruash një roman duhet ta bësh për përreth 5 deri në tetë orë në ditë. Këtë mundësi nuk e kanë njerëzit që duan të fitojnë bukën e gojës, ata nuk kanë këtë kohë, se duhet që të bëjnë një punë tjetër. Përveç kësaj, mendoj unë, është edhe problemi i një mungese përqendrimi, që e ka gjenerata e re, e njerëzve të letrave. Intelektualisht ka mungesë përqëndrimi, sepse merret me shumë gjëra, ndërkaq që të shkruash romane të mira, duhet që të punosh vetëm me romane”, tha Mustafaj.

I ndodhur përpara një auditori të ri, që profesionin e kanë të lidhur domosdoshmërisht me letërsinë dhe përkthimin, poeti u shpreh se është shumë e vështirë për një të ri të mbijetojë me anë të të shkruarit. “Nuk arrin që të jetosh. Prandaj, duke bërë shumë punë, duhet që të fitosh bukën e gojës. Babai duhet që t’u lërë një pasuri ose shteti duhet që të ndërhyjë për të ndihmuar talentet e vërteta.

Një letërsi e madhe, që të jetë edhe të shfaqet e madhe, edhe përpara botës edhe shqiptarëve, duhet që të shkruajë shumë romane”, tha Mustafaj. Personalisht, edhe pse ia njeh primatin poezisë, është duke shkruar një roman, të cilin shpreson ta ketë gati përpara panairit të nëntorit. “Po shkruaj një roman. Ndërsa, poezia vjen herë pas here, nuk është një burim që rrjedh, por është si një vullkan që shpërthen herë pas here. Besoj se para panairit të nëntorit do të jetë gati”, tha Mustafaj.

Kjo është PALESTINA !


AMBASADORI MOHAMED NABHAN, DREJTËSIA E ZOTIT ËSHTË NË ANËN E SERBËVE DHE PALESTINEZËVE


Në intervistat e tij për një numër të konsiderueshëm të gazetave serbe, ndër të tjera edhe për portalin “Srbija Danas”, ambasadori i institucioneve të autoritetit autonom palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, përveç lidhjeve emocionale të palestinezëve e arabëve me ish-Jugosllavinë, flet e shkruan edhe për marrëdhënjet vëllazërore të serbëve me popujt e Lindjes së Afërt.

MARRËDHËNJET SERBI – PALESTINË

Serbët dhe palestinezët i lidhë ngushtë qëndrimi i Sveti Savës në Manastirin e pjesës lindore të Betlehemit. Sipas legjendës, në atë Manastir ka shërbyer më parë edhe njëri nga nxënësit e Jezu Krishtit, i quajtur Sava, i cili kishte paralajmëruar rënjen e shkopit para këmbëve të atij që do të bëhej mbrojtës i manastirit. Dhe, për koinçidencë, shkopi ra para këmbëve të serbit Sveti Sava, kështuqë, jo vetëm si legjendë, por edhe si besim në Zotin, që nga ajo kohë, simpatia e palestinezëve dhe arabëve për serbët është shumë e madhe. Manastiri mori emrin “Mar Saba” (lexo: Mar Shaba’n), që do të thotë “Sveti Sava”. Po ashtu, në shenjë nderimi, edhe shumë palestinezë e arab i kanë emërtuar fëmijët me emrin e tij, pohon ambasadori i autoriteteve palestineze në Beograd, Mohamed Nabhan.

Më tutje, për gazetat serbe, ambasadori palestinez pohon se serbët dhe palestinezët i bashkon edhe fati i njëjtë në histori, siç është ekzistenca e pushtimit të dhunshëm të tokave të tyre nga kolonistët e dhunshëm hebrenjë, respektivisht shqiptarë, të cilët gjejnë mbështetje te lobi cionist në Amerikë dhe Kisha Katolike e Romës. Për fatin e keq të Serbisë, planit për pushtimin e Kosovës serbe nga kolonistët e dhunshëm shqiptarë i ka shërbyer edhe Kisha Katolike, e veçanërisht ish-kreu i Kishës, Papa Gjon Pali i Dytë, i cili kishte një arsye kombëtare kundër Rusisë dhe mbështetësve të saj në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, ne si popuj të Lindjes së Afërt, kemi besim se edhe serbët, po ashtu si palestinezët, do të tregohen kokëfortë e bashkpunues me njëri-tjetrin, si dhe nuk do ta pranojnë kurrë poshtërimin që impojnë pushtuesit e dhunshëm të tokave të tyre. Kosova është Serbi, dhe këtë e di fare mirë pjesa më e madhe e shqiptarëve. Pa asnjë mëdyshje, shqiptarët muslimanë e dinë mirë se deri në vitin 1389, në Kosovë nuk kishte asnjë shqiptarë! Këtë të vërtetë historike nuk e kanë kontestuar kurrë dijetarët islam në mesin e shqiptarëve, të cilët e pranojnë botërisht edhe sot, se shqiptarët në Kosovë i solli Perandoria Osmane pas vitit 1389.
DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE

Diplomacia e sotme ndërkombëtare është duke ushtruar presion të madh ndaj Serbisë dhe Palestinës. Ne na thonë: “bëre kështu, se kështu nuk është mirë”, “mos kërkoni tokën tuaj” etj., gjëra pra, që ne nuk mund t’i pranojmë! Ne e dimë vet se çka është e mirë për ne dhe si duhet bërë punët tona. Andaj, ata që duan të përkrahin Palestinën, respektivisht Serbinë, e kanë për detyrë t’a njohin realitetin tonë historik dhe kontestin aktual juridik. Diplomacia ndërkombëtare duhet ta kuptojë, se Jerusalemi është i palestinezëve, ashtu siç është edhe Kosova e serbëve.

Në pyetjen e gazetarit të “Srbija danas”, se si do ta komentonte mbështetjen e Serbisë për Palestinën në OKB, ambasadori palestinez dha përgjigjen me sa vijon:

Ne kemi bashkpunuar shumë ngusht me Serbinë, Rusinë, Kinën, si dhe vendet tjera, andaj kemi arritur një rezultat. Pra, ne si autoritet i Palestinës insistojmë gjithashtu që të zbatohen kërkesat e të gjitha Rezolutave të Këshillit të Sigurimit, dhe kjo të bëhet jo vetëm kur janë në pyetje interesat tona, por edhe ato të Serbisë në raport me aktualitetin e Kosovës. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të kërkosh diçka për veten tënde e për të tjerët diçka tjetër! Ne palestinezët po se po, por edhe pjesa më e madhe e popujve tjerë të Lindjes së Afërt, besojmë se drejtësia ndërkombëtare vlenë për të gjithë njësoj. Andaj, kjo është arsyeja që ne i ftojmë miqtë tanë të mos harrojnë faktin, se Serbia nuk i ka shkëputur kurrë marrëdhënjet me Kosovën dhe ajo vazhdon ende të qëndrojë e lidhur me krahinën e saj, gjë që nuk mund të thuhet për hebrenjtë dhe Palestinën. E drejta ndërkombëtare dhe e drejta hyjnore janë në anën e Palestinës dhe Serbisë.

Cilat janë kërkesat konkrete të palestinezëve në raport me Izraelin?

Ne po kërkojmë që ata të largohen nga tokat e pushtuara për shkak se janë okupator, dhe jo pse janë hebrenjë, si dhe të mos i shohin palestinezët si armiq e kërcënim për sigurinë e tyre në të ardhmen. Ndërsa, hebrenjtë po kërkojnë nga ne që ta njohim shtetin e tyre! Momentalisht, në krijesën e quajtur Izrael jetojnë 2 milion palestinez dhe 1 milion të krishterë ortodoks të ardhur nga Rusia. Pra, nga 8 milion në total, 3 milion nuk janë hebrenjë! Zgjidhja më e mirë do të ishte ekzistenca e dy shteteve fqinje, duke i respektuar kufijtë e vitit 1948.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...