2018-05-22

Maska është frikë nga realiteti, është frikë nga vetja, por edhe të fut frikën me pamjen e saj të gënjeshtërt e të pazakontë. Por këtu autori Lucgjonaj e ka stilizuar maskën me efektin e mashtrimit, të gënjeshtrës, të djallëzisë, të falsitetit. Dhe ka luajtur bukur me paradoksin e Romani “Ligji i maskave” i shkrimtarit shqiptar që jeton në Mal të Zi, Mark Lucgjonaj, lundron mes njerëzores dhe fantastikes në një lojë që prek mendjen, ndjenjën e dashurinë në kufijtë e transhendencës; një roman ku kohët dhe ngjarjet takojnë njëra-tjetrën pa u ndier, mes portave sekrete të qiellit dhe ligjeve të pushtetit okult. Një histori fantastike që ruan tensionin e pritjes për të parë kufijtë e deformimit, si metaforë e pakohë dhe e pavend, por, njëkohësisht, lehtësisht e identifikueshme dhe e gjithmonshme e qenieve njerëzore.


Romani “Ligji i maskave” i shkrimtarit shqiptar që jeton në Mal të Zi, Mark Lucgjonaj, lundron mes njerëzores dhe fantastikes në një lojë që prek mendjen, ndjenjën e dashurinë në kufijtë e transhendencës; një roman ku kohët dhe ngjarjet takojnë njëra-tjetrën pa u ndier, mes portave sekrete të qiellit dhe ligjeve të pushtetit okult. Një histori fantastike që ruan tensionin e pritjes për të parë kufijtë e deformimit, si metaforë e pakohë dhe e pavend, por, njëkohësisht, lehtësisht e identifikueshme dhe e gjithmonshme e qenieve njerëzore.
                                                                                                  Ermira Çaku-Aliaj, Shkodër
 
Me një mënyrë të eksperimentuari të guximshme, në laboratorin e tij krijues realiteti merr një tjetër dimension dhe zhvishet plotësisht para një shoqërie të nënshtruar ndaj rregullave dhe ligjeve absurde. Stili tërheqës bën që lexuesi të jetë i përfshirë në rrjedhën e ngjarjeve dhe situatave, jo vetëm duke ia shtuar kureshtinë për të zbuluar atë çfarë ndodh, por edhe për t’i nxitur impenjimin për të lexuar mes rreshtave.
“Ligji i maskave” është romani i dytë i Mark Lucgjonaj, pas atij me titull “Fshati i heshtjes”, të dy botuar në Tiranë nga “Naimi”, ndërkohë që Mark Lucgjonaj ka botuar edhe vëllimin poetik “Zhurma e mendimeve”.
                                                                                                                    Lori Kola, Lezhë

“Amelia, vajza që nuk duhet të ekzistonte”, historia e Gjermanisë nën rrëfimin e një gjermani


Nga Flogerta Krypi

Jemi mësuar gjithmonë që kur flasim për Luftën e Dytë Botërore apo lexojmë romane rreth tij, kryesisht rrëfyesit janë hebrenjtë apo njerëz të tjerë që tregojnë tmerret e kësaj lufte, por të paktë janë ato romane ku rrëfimtarët janë vetë gjermanët dhe shpalosen vuajtjet e tyre. Këtë roman e kam lexuar pikërisht rrugës për në Gjermani dhe jam përlotur për atë çfarë ishte shkruar. I kujtova vetes që çdo histori duhet parë në të dyja krahët e monedhës. Pasi në këtë roman tregohet sesi vetë njeriu i thjeshtë gjerman, u përpoq shpesh t’i shpëtonte jetën hebrejve apo njerëzve që ishin kundër diktaturës hitleriane.

“Amelia, vajza që nuk duhet të ekzistonte”, historia e Gjermanisë nën rrëfimin e një gjermani

Amelia është një vajzë e vogël, por fakti që ajo është e shurdhër bëhet shkak për zbulimin e një të vërtetë të madhe, të asaj që dhe vetë gjermanët nuk e dinin. Krijimi i një kombi perfekt, me racë ariane, nënkuptonte shumë më shumë se thjesht zhdukjen e hebrejve. Të gjithë njerëzit të lindur me difekte në trup, duheshin zhdukur, pa patur rëndësi se nga vinin ata. Vetëm në këtë lloj forme, raca ariane nuk do të kishte asnjë njollë në gjakun e tyre perfekt.

Amelia ishte vajza e një oficeri të SS – ve, por as ajo nuk do të kursehet në spastrimin e popullsisë. E gjendur në një situatë monstruoze, ku vetë prindërit i dorëzonin fëmijët e tyre, Kristina zgjedh t’i shpëtoj jetën të bijës, duke i kërkuar ndihmë mikes së saj Rakelës, e cila sapo ka ardhur nga Amerika me të atin, një mjek. Rakela bëhet pjesë e kësaj vorbulle, pa e ditur që jeta e saj është e lidhur ngushtë me atë të Amelës, pasi dhe vetë ajo, që në lindje, ka qenë produkt i një eksperimenti nga ushtria naziste.

E gjendur në një situatë të frikshme identiteti Rakela gjen ndihmë tek një gazetar amerikan dhe këtu fillojnë përpjekjet e jashtëzakonshme, jo vetëm për të shpëtuar jetën e një fëmije, por mbi të gjitha për të zbuluar të vërtetat e identitetit të saj. Një roman që duhet lexuar, nga të gjithë të apasionuarit e letërsisë, asaj letërsie që të bën të shohësh të vërtetën në të gjitha këndvështrimet, të humbësit e të fituesit. Botimet Living kanë bërë një punë të shkëlqyer me sjelljen e romaneve të kësaj natyre.

Një libër si homazh për dy albanologët më të shquar të shekullit XX, Norbert Jokli dhe Eqrem Çabej

Një libër si homazh për dy albanologët më të shquar të shekullit XX, Norbert Jokli dhe Eqrem Çabej

Në rastin e 140-vjetorit të lindjes së Norbert Joklit, Instituti Çabej boton veprën e parë monografike të këtij autori, në përkthimin e ish nxënësit të tij Eqrem Çabej, si një homazh për të dy albanologët më të shquar të shekullit XX.

Vepra shkencore e Norbert Jokl në fushën e studimeve mbi gjuhën shqipe ka tematikë më të gjerë se e pararendësve.

Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ai ndërmori gjurmime të thelluara në fonetikë, morfologji, leksik, etimologji, histori gjuhësore, dialektologji, si dhe në zhvillimin e shqipes si gjuhë shkrimi dhe si gjuhë letrare. Ndjekës i metodës “fjalët dhe sendet”, ai u nis nga rrethanat e brendshme të shqipes, pra nga brenda jashtë e jo nga jashtë brenda. Jokli zgjeroi e thelloi qenësisht njohjen gjuhësore të M shqipes me botimet e tij.


Fotoporteti

Norbert Jokli (25 shkurt 1887 - maj 1942) ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë. Por, para se të njihej si albanolog i madh ai ishte i çmuar si studjues i filologjisë balto-sllave dhe si bibliotekar (Oberstadtsbibliothekar) i Universitetit të Vjenës


Lindi në Bzenec (asokohe Bisenz), Moravia e Jugut, sot Republika Çeke si biri i vetëm i një tregtari hebre. Përfundoi shkollën e lartë me nota të shkëlqyera dhe hyri në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Vjenës. Mori këtu gradën e doktorit të drejtësisë summa cum laude më 23 qershor, 1901. Disa kohë veproi si stazhist ligjor, por më vonë vendosi t'i përkushtohej gjuhësisë. Studioi gjuhët indo-evropiane te P. Kretschmer, gjuhët sllave te V. Vagic dhe gjuhët romane te G. Meyer-Lübke; u gradua me lavdërim në këto lëme. Në vjeshtën e vitit 1903, ai u bë stazhist në bibliotekën e Universitetit te Vjenës ku punoi deri në vitin 1938. Në moshën 30 vjeçare, mësoi gjuhën shqipe, e cila gjer në atë kohë kishte qenë shumë pak e studiuar. Mësoi shqipen duke ndjekur kursin që asokohe udhëhiqej nga Dr. Gjergj Pekmezi, i cili ishte lektori i parë i shqipes në Universitetin e Vjenës. Më pas forcoi njohuritë si autodidakt më ndihmën e studentëve dhe shqiptarëve të atëhershëm në Vjenë.

Ishte meritë e tij që më 1914 në Vjenë u kryen, për qëllime studimi, regjistrimet e para zanore në gjuhën shqipe me subjekte shqipfolës. Në prill të 1933, paleontologu dhe albanologu Franz Nopcsa (Ferenc Nopcsa) vrau sekretaren dhe veten e tij. Ai i la trashëgim Norbert Joklit punen e tij albanologjike. Ernest Koliqi, duke përshkruar një vizitë të bërë së bashku me Aleks Budën në shtëpinë e Joklit në dhetor të 1937, shkruante një vit më vonë te «Demokratia» e Vangjel Koçës:

“E më çoi fíll ke nji raft librash [...] Botime të vjetra e të reja: Toskësh e Gegësh e Shqiptarësh t’Italís; të gjithë auktorët, të mëdhej e të mesëm e të vegjël fare; kolekcjone së përkohëshmesh shti për bukurí në kartuç, radhiteshin të dendun n’at bibljotekë të smirueshme. Shum prej atyne botimeve sot nuk gjinden mâ, sado me i pague. Sejcili vëllim mâ së miri i lidhun mbante të shkruem me gërma ari në shpinë titullin e vet. Sýt e mij shetitshin plot lakmi mbi ato tituj e zemra më ndrydhej. Paska qenë dashtë të shkojshëm larg Shqipnije, në nji vend të huej, për të gjetun bibliotekën ideale shqipe”.
Është autor i librave Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes dhe Kërkime gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes. Jokli pat krijuar një bibliotekë albanologjije e indogjermanistike me rreth 3000 ekzemplarë libra, prej të cilëve sot kanë shpëtuar më pak se 200 copë. Ndër të tjera ai ruante dorëshkrimin e një Fjalori etimologjik të gjuhës shqipe, i cili ishte vazhdimi ideal i punës së nisun prej G. Meyer-it. Mjerisht gjurmët e atij dorëshkrimi kanë humbur qysh në pranverën e vitit 1942. Duhet thënë se dëshira e tij ishte që biblioteka e vet t’i përkiste Shqipërisë. Sipas historianëve të sotëm, ka qenë pikërisht kjo dëshirë fisnike e Prof. Norbert Joklit që ka shenjuar fatin e tij mizor.

Kishte lidhje të ngushta me intelektualë shqiptarë të asaj kohe si Faik Konica, Aleksandër Xhuvani, Ernest Koliqi dhe Gjergj Fishta, si edhe pati nxënës shqiptarë. Admirues i madh i Fishtës, Konicës, Sqiroit, Naimit dhe traditës bektashjane, njohës i De Radës dhe i arbëreshëve, simpatizues i Shantojës dhe i Koliqit, Jokli pati një letërkëmbim të dendur me shumë personalitete kulturore dhe politike shqiptare.Në vitin 1937 kishte vizituar një herë të vetme Shqipërinë ku me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, u prit me nderime dhe u nderua me çmimin “Urdhni i Skënderbeut”.


Kalvari i Joklit zë fill në maj të vjetit 1938, atëherë kur nacionalistët e ekstremit të djathtë nazist nisën ta persekutonin e t'i mohonin të drejtat profesionale. I shtyrë prej disa miqsh - ai vendosi t'i drejtohej në vjeshtën e vitit 1939 një lutje Gauleiter-it Bürckel, komisarit të Rajhut për zonën e Ostmarkut, duke i kërkuar njohjen e të drejtave të barabarta me “racat e përziera të gradës së parë”. Lutja nuk u pranua e kështu që Joklit iu mohua e drejta që të konsultonte deri edhe bibliotekën dhe iu revokuan të gjitha privilegjet akademike. Më 1938 Lasgush Poradeci i drejton një letër qeverisë së kohës[3]. Kërkoi me ngulm që Jokli të vinte në Shqipëri. Lasgushi shihte një varg të mirash që mund të sillte ardhja e Joklit në Shqipëri dhe donte vënien e tij në krye të një Instituti Albanologjik dhe intensifikimin e punëve në të gjitha disiplinat e studimeve shqiptare, duke ditur përkushtimin e rrallë të albanologut më të madh të kohës për Shqipërinë

. Shqipëria ishte pushtuar në 7 prill 1939 nga Italia fashiste. Në 12 prill 1939, Viktor Emanueli III u shpall mbret i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe Francesco Jacomoni (ish ambasador i Italisë në Shqipëri) u bë mëkëmbës i tij me të cilin qeveria e re shqiptare kolaboracioniste nën drejtimin e Shefqet Vërlacit, nënshkroi një sërë marrëveshjesh. Kjo ishte situata në vend kur kërkohej shpëtimi i Joklit. Shqipëria shihej si vend i shpëtimit të tij për shkak të origjinës hebraike. Nga një letër e Fishtës drejtuar Jakomonit mësojmë se Shqipëria ishte vërtet vendi që u tregua i gatshëm ta strehonte, por Jokli kërkonte të nisej drejt Amerikës. Letra drejtuar Jakomonit është e datës 23 shtator 1939. Megjithatë, në Shqipëri, Prof. Jokli pati gjithmonë dashamirë dhe miq të sinqertë. Me rastin e Kuvendit të parë të organizuar prej Institutit të Studimeve Shqiptare, të zhvilluar në Tiranë prej datës 9 deri me 13 prill 1940, ishte ftuar të marrë pjesë edhe “profesor Jokli, albanologu i njohtun izraelít prej Vjenet” – kujton Francesco Jacomoni (shih: La politica dell’Italia in Albania, Cappelli, Rocca San Casciano 1965, fq. 183).


Dihet se organizator i atij tubimi të randësishëm ishte ministri fashist Ernest Koliqi. Në nji letër të shkruar në Tiranë me datën 15 prill 1940, Aleksandër Xhuvani ndër të tjera i kumtonte Joklit: “Kemi pasë këto ditë, si do ta marrish vesh, nji Kuvend të parë të studimeve shqiptare, ku u mblodhën Shqiptarë e Italianë shkencëtarë e studimtarë, ndër të cilët edhe Bartoli e Tagliavini. Ju kemi zanë n’gojë shumë herë dhe na vinte keq që s’gjindeshit edhe ju në mes t’onë. Ju kemi dërgue të fala me disa kartolina. Gjithë përpjekjet t’ona rrahin që të të sjellin këtu ose gjetiu të veç, për të vijue punën e studimevet t’ueja, dhe shpresojmë që t’ja dalim në krye kësaj dëshire”. (shih: Jokl Nachlass Autogr. 279/114) Në tetor 1941, Ernest Koliqi iu drejtua me një letër konsullit shqiptar Nikollë Rrota në Vjenë, letër në të cilën e njoftonte se kishte angazhuar profesor Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari. Albanologu mendonte të shkonte në Shqipëri e të merrte me vete edhe bibliotekën e tij personale.

 Në vitin 1972 Ernest Koliqi kujtonte në vëllimet e «Shêjzave» sesi Prof. Carlo Tagliavini, albanolog i Universitetit të Padovës, me një «letër kushtrimore» të datës 14 mars 1941 i kërkonte të bënte diçka për Joklin: “...bahet fjalë me shpëtue njeriun. Dëshira e tij kishte me qenë, siç e din, me kalue vjetët që i kanë mbetë (tash âsht 64 vjeç) në Shqipni...

Unë t’i shkruej këto gjana që të jesh në dijeni të plotë dhe n’emën të miqsisë sonë të vjetër të lutem që të bajsh gjithçka âsht e mujtun; bahet fjalë me shpëtue njeriun, me shpëtue albanologun mâ të madh, i cili mundet me i dhanë ende shumë studimeve shqiptare”[5]. Duhet thënë se prof. Tagliavini e kishte këshilluar Joklin që t'ia falë me anë të një akti zyrtar bibliotekën e tij Shtetit shqiptar, në mënyrë që ta ketë më të lehtë të marrë lejen për të shkuar në Shqipëri[6]. Me 15 mars 1941, konsulli shqiptar në Vjenë, dr. Nikollë Rrota i shkruante Koliqit: “Në rasë të konferencës qi mbajti më 27 fruer v.v. miku i jonë, z. Prof. Tagliavini, e informova hollësisht mbi gjendjen e tmershme në të cilën ndodhet sot Prof. Jokl, kurse rryma e sotshme e Nacizmit ka marrë masa tepër të rrepta kundra çëfutënve [...] parashifet qi shpejt do t’instradohet për në Poloni pa pasë mundësí as me e marrë me vehte bibliotekën e tij e as me krye mâ ndonji vepër ditunije. Siç dihet, biblioteka e tij âsht nji ndër mâ të pasunat dhe mâ të vlefshmet mbi letratyrën shqipe, sikurse mund t’a vërtetojë edhe z. Prof. dr. Ekrem Çabej”. Konsulli Rrota, siç marrim vesh prej një letre të P. Kretschmerit kishte filluar përpjekjet për shpëtimin e Joklit qysh në prill të vitit 1940. Në ketë kohë personalitete të ndryshme të kulturës e politikës europiane dhe të vetë qeverisë shqiptare po bënin çmos për ta shpëtuar Prof. Joklin - duke e ftuar të jetojë e punojë në Shqipërí. Këtë gjë e dëshmojnë letrat e profesorëve Krahe, Kretschmer, Tagliavini, Koliqi, F. Ercole, G. Schiro’ jr., e gjithashtu edhe hapat e marrë në rrugë diplomatike prej ministrit Giuseppe Bottai, prej ambasadorit italian Dino Alfieri në Berlin dhe prej konsullit shqiptar në Vjenë, Dr. Nikollë Rrotës, i cili u përpoq me aq sa mundej edhe mbas vdekjes së Joklit për të ditur diçka për rrethanat tragjike të fundit të tij. “Sa mora letrat e Tagliavinit dhe të Rottës, kujtonte E. Koliqi në vitin 1972, unë fola me Kryeministrin z. Shefqet Vërlaci i cili pranoi menjiherë propozimin t’em me e emnue Jokl-in Organizator t’Arkiveve Shtetnore dhe të Bibliotekave shqiptare. Mblodhi Këshillin Ministruer, qi njizâni vendosi at emnim. I a dërgova dekretin përkatës Prof. Jokl-it në Vjenë dhe kumtova njikohësisht Tagliavinin dhe Rottën”. Mbas këtyre orvatjeve fillestare, ministri fashist shqiptar Ernest Koliqi do të shkonte apostafat në Romë për të folur për shpejtimin e çështjes së Joklit me ministrin Bottai. Ndërkaq ishin duke u bërë traktativa ndërmjet Ministrisë së jashtme italiane dhe asaj gjermane e Bottai e këshillonte kolegun fashist Koliqi të fliste me Ciano-n, në mënyrë që ky t’i shkruante J. Ribbentropit. Edhe Prof. Eqrem Çabej, i cili ndodhej në Romë në korrik të vitit 1941, mbasi ishte emëruar si përfaqësues i palës shqiptare për hartimin e «Atlantit gjuhësor» për pjesën e arbëreshëve, interesohej në mënyrë aktive për fatin e Joklit. Me 18 tetor të vitit 1941 Prof. Tagliavini i shkruente Koliqit se konsulli Rrota dhe Jokli kanë ndeshur në vështirësi të papritura në marrjen e lejes së kalimit dhe se është nevoja që Mëkambësi Jacomoni t’i shkruante një letër urgjente ambasadorit italian Dino Alfieri në Berlin. Jacomoni e shkroi letrën dhe ia nisi menjiherë ambasadorit italian. Megjithatë, si ministri Bottai ashtu edhe ambasadori Alfieri nuk e përmendin në ditaret dhe kujtimet e veta çështjen e Joklit. Përveç Gestapos, kishte edhe persona të tjerë që nuk donin që Jokli të gjente strehë në Shqipëri, një ndër këta ishte edhe Viktor Christian, dekani i fakultetit të filozofisë në Universitetin e Vjenës. Christian kishte frikë se duke fituar të drejtën të shkonte në Shqipëri, Jokli do të merrte me vete edhe bibliotekën e tij; ndërsa në rastin tjetër, biblioteka e sekuestruar prej nazistëve do t’i kalonte fondit të Universitetit. Në fakt, dekani i filozofisë Christian, që më vonë do të bëhej rektor i Universitetit, i shkruente SS-Hauptsturmführer-it Brunner se në qoftë se Jokli do të shkonte në Shqipni, biblioteka e tij s’do të mbetej në Vjenë, por në rast se autoritetet do ta internonin në Poloni, dekani i lutej oficerit SS, që biblioteka t’i jepej fakultetit të filozofisë. Nga mbarimi i prillit të vitit 1942, dekani Christian ishte i informuar për internimin e Joklit dhe për faktin që biblioteka e tij – duke i kaluar Universitetit të Vjenës - do të vendosej së shpejti në mjediset e Institutit të Indogjermanistikës ose të atij Oriental. Menjiherë do të interesohej edhe drejtori i përgjithshëm i Bibliotekës Kombtare austriake, Paul Heigl, i cili kërkonte që librat e «çifutit Jokl» të bëheshin pronë e komunitetit të gjerë të studiuesve. Edhe ambasada italiane në Vjenë, në emër të së drejtës që kishte fituar Italia prej pushtimit të Shqipërisë, bënte hapat e saj për marrjen e kësaj biblioteke me përbërje albanologjike. Një ndër gjërat më me vlerë që humbën prej asaj biblioteke, ishte dorëshkrimi i Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe.

Fundi i jetës së tij është tragjik. Norbert Jokli u arrestua nga Gestapoja në 4 mars 1942 në banesën e tij Vjenë dy nëpunës të Gestapos e morën profesorin prej shtëpisë së tij në Neustiftgasse 76 dhe e ndryen së pari në Sperrgasse e mandej në kazermën Rossauer në Vjenë. Me një letër tjetër, e cila mban datën 1 prill 1942, Tagliavini i kumtonte Koliqit lajmin e arrestimit të Joklit dhe përpjekjet për të ndërhyrë nëpërmjet kryeministrit fashist Kruja. Shkruan Koliqi: “Unë nga Tirana i telefonova menjiherë Bottai-t në Romë e shkova mandej fíll tu Mustafa Kruja i cili në sý t’em mori telefonin e foli me Ciano-n tue e lutë nxehtësisht me bâ çmos për shpëtimin e Jokl-it. Ciano përgjegji se do të lutte Mussolinin me ndërhy pranë Hitlerit”. Po ky vit shënohet si vit i vdekjes së albanologut. Si një shkencëtar i vërtetë dhe si njeri i dashuruar mbas librave, ai ndihej prej kohësh i dëshpëruar vetëm prej idesë se mund të ndahej përgjithmonë prej librave të tij të çmueshëm. Madje, i kishte pohuar gjuhëtarit Carlo Tagliavini, se në rast se do t’i duhej të ndahej prej librave të vet, do të preferonte të vriste veten. Si datë e vdekjes së N. Joklit konsiderohet 6 maji 1942, por përsa i përket rrethanave të vdekjes së tij jepen variante të ndryshme. Ministri fashist shqiptar Ernest Koliqi – i informuar prej konsullit Rrota - tregon se gjatë rrugës për në një kamp përqëndrimit në Riga, Jokli u hodh prej trenit kur po kalonte mbi një urë të lartë rreth 100 metër dhe mbyti veten. Disa studjues austriakë pohojnë se Jokli vdiq nën tortura në kazermen Roßauer në Vjenë, ndërsa të tjerë pohojnë se vdiq në kampin e përqëndrimit të Maly Trostinec-it, nji lokalitetit rreth 12 km në juglindje të Minsk-ut, në Ruteninë e Bardhë. Ka gjasë që ky variant të jetë më i mundshmi. Kampi i Maly Trostinec-it ishte krijuar qysh në nëntor të vitit 1941 në territorin e ish kolkozit «Karl Marx». Duke qenë se në gjysmën e marsit të vitit 1942 partizanët kishin sulmuar kampin duke vrarë rojet, mbas këtij episodi kompania e rojeve ishte shtuar si numër, duke arritë shifrën 250 ushtarakë. Zakonisht ekzekutimet në masë në ketë kamp bëheshin me anën e pushkatimit, i cili kryhej në pyllin e Bllagovshçinës. Simbas listave të transportit të Reichsbahn-it (hekurudhat e Reichut III), mbartja e parë e hebrenjve nga Vjena për në të ashtuquajturin «Reichskommissariat Ostland», u bë me datën 6 maj 1942. Nji gjë të tillë e konfirmon edhe një raport i detajuar i komisariatit të policisë vjeneze (95. Pol. Revier), i shkruar më datën 16 maj 1942. Raporti përshkruan me hollësi «evakuimin» e 1000 hebrenjve nga Vjena, lista e të cilëve, sqaron me një ton të ftohtë burokratik funksionari i policisë, ishte radhitë prej kapitenit SS Brunner. Mbasi përshkruan me hollësi nisjen nga Vjena, itinerarin si dhe ndalesat e ndryshme, raporti vë në dukje faktin se më datën 9 maj – kur treni mbërriti në Kajdanowo, në afërsi të Minskut, kishin vdekë 3 burra dhe 5 gra prej hebrenjve të internar. Emnat e tyne nuk shenjohen, por ka shumë mundësi që njëri prej tyre të ketë qenë albanologu Norbert Jokl. Me 29 prill 1982 Senati i Universitetit te Vjenës vendosi të rradhisë emrin e Norbert Joklit në tabelën e nderit të universitetit.


Mbas një pune të zellshme dhe të pandërprerë i shkoi për dore të botojë veprën më titull "Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung" (Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes). Në këto studime i kushton një rëndësi të posaçme leksikut të trashëguar të shqipes: në 101 faqe trajton fjalët burimore shqipe, ndërsa 13 faqe ua kushton huazimeve të saj. Këtu dëshmon për burimësinë e një numri të madh fjalësh, që G. Meyer i merr për huazime të shqipes. Kjo vepër merret si arritja më e rëndësishme në fushë të shqipes pas fjalorit etimologjik të Meyerit. Etimologjia zë vendin e parë në gjurmimet e tij në fushë të leksikut të shqipes, kjo qe lëmia ku edhe kontribuoi më shumë, por një rëndësi të tillë i kushtoi edhe morfologjisë dhe fjalëformimit, kurse në fushë të fonetikës për periudhën parahistorike ai hapi shtigje të reja në punë të apofonisë dhe në konsonantizëm.

Flori Bruqi

Vajza që le pas, një roman për dashurinë në kohën “e luftës”


Nga Flogerta Krypi

Për këtë javë në këndin “Leximet e Gertës”, tek Librat që dua, kam përzgjedhur për të shkruar për një nga shkrimtaret e mia të preferuara bashkëkohore, Jojo Moyes. Kjo autore ka disa libra të përkthyer në shqip, nga Botimet Uegen, por sot kam përzgjedhur të flas rreth romanit “Vajza që le pas”.

Vajza që le pas, një roman për dashurinë në kohën “e luftës”

Një roman që merr fill në Luftën e Parë Botërore dhe zgjat gjer në përfundimin e saj. Një kohë e errët për botën, por mbi të gjitha për njerëzit e çdo populli që u bënë pjesë të luftës të detyruar nga rrethanat. A vdes dashuria në kohë lufte? Po njerëzoria? Po shpresa a humbet? Këto janë pyetje që ngrihen në këtë roman dhe në përfundim të tij do i kesh marrë përgjigjet për të gjitha.

Kur e lexova këtë roman, thuajse përpara dy vitesh, kishte filluar të më zbehej rëndësia e personazheve dhe pikërisht, atëherë kur mendon se disa personazhe në libra nuk kanë rëndësi, lexon një libër që të bën të rimendosh për mënyrën se si i trajton ato. Padyshim është një ndër autoret më mira bashkëkohore dhe i kalon kufinjtë e përcaktuar nga ti, pasi lexon këtë roman.

Dy kohë me një diferencë thuajse 100 vjeçare që lidhen nga një portret “i gjallë”. Dy gra me një të përbashkët të madhe, një burrë i humbur, një i vdekur e megjithatë me një vendosmëri të jashtëzakonshme për të mbrojtur atë çfarë duan. Sofia dhe Levi, Eduardi dhe Dejvid e më pas Poli, një ish oficer, dhe Komandant Fridrih Henkeni që ndërtojnë një histori të jashtëzakonshme në kohë të vështira. Personazhe aq të gjallë që i japin dy historive mes Londrës, “Gjermanisë” dhe Francës.

Më la mbresa të veçanta ndërthurja e cinizmit dhe tradhtisë me dashurinë, humbjes me vendosmërinë e mbi të gjitha kurajos për të shkuar deri në fund. Sa larg mund të shkosh për të shpëtuar jetën e njeriut që dashuron? Sa larg mund të shkosh për të mbrojtur kujtimet?

Kjo histori e Jojo Moyes jep përgjigje për shumë pyetje që na lodhin shpirtin e kokën. E më e bukura që munda të mësoja ishte: Në çdo luftë ka dhe armiq të ndershëm, ata që gjenden njëlloj si ti, rastësisht në atë luftë. Nga ato njerëz do të mësosh se humanizmi është mbi çdo luftë të krijuar nga njeriu.

Adela Çaushllari: "Anabela", një roman mbi ëndrrat e bëra realitet


Anabela, një roman mbi ëndrrat e bëra realitet


“Anabela” është romani i parë i shkrimtares Adela Çaushllari por ngjarjet e këtij romani janë larg mjedisit shqiptar. Ngjarjet zhvillohen në SHBA mes ëndrrave për Hollywood-in, shkëlqimeve të modës së fundit dhe botës magjike të spektaklit dhe kinemasë. Megjithatë, jo çdo gjë ka kaq shumë shkëlqim. Pas përpjekjeve të vazhdueshme të Anabeles, personazhit kryesor, për sukses, fshihet historia e saj sa e dhimbshme aq edhe frymëzuese.
Anabela jeton me gjyshen e saj në fermë ndërkohë që vazhdon studimet për aktrim. Dikur kishte një familje të madhe dhe të bukur ku 4 motrat e saj të tjera ishin gjithçka për të. Papritur, një ditë, dy prindërit e vajzave zhduken pa lënë asnjë gjurmë. E dëshpëruar dhe e gjendur larg të motrave, Anabela i përkushtohet ëndrrës së saj për tu bërë një aktore e madhe, ashtu si mamaja e saj kishte qenë dikur. Shtysa më e madhe është i dashuri Kris, bashkë me të cilin Anabela nis rrugën e gjatë të karrierës.

Megjithatë, romani merr një kthesë të papritur kur Anabela mëson të vërtetën mbi historinë e prindërve të saj. A janë ata ende gjallë? Nga ana tjetër, a do të vazhdojë Kris të jetë një mbështetje e madhe për Anabelën apo duhet ta vazhdojë e vetme ëndrrën e saj drejt botës së kinematografisë?

“Anabela” fsheh një histori të dhimbshme familjare por gjithashtu është pasqyrë e një vajze të fortë që lufton për të bërë realitet ëndrrën e saj pavarësisht vështirësive. Romani na sjell një sërë personazhesh të cilët do t’ju kujtojnë patjetër dikë që njihni e do t’ju shtyjnë të zbuloni më shumë. Ky është një libër për të gjithë ata që dikur kanë ëndërruar apo ende ëndërrojnë mbi botën e kinemasë dhe modës, për të gjithë vajzat adoleshente që duan t’i bëjnë një dhuratë mikes së tyre të zemrës dhe sigurisht për të gjithë ata që punojnë fort që një ditë të jenë të famshme e të suksesshme.

Dostojevski: Çfarë të bëjë romancieri me njerëzit ordinerë?




Nga Flori Bruqi 



Fjodor Mihajlloviç Dostojevski, (rusisht: Фёдор Миха́йлович Достое́вский, Fёdor Mihajlovič Dosto'evskij ), (11 nëntor, 1821 – 9 shkurt, 1881), ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë Krim dhe ndëshkim dhe Vëllezërit Karamazov.

Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek. 19. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20të; libri i tij "Shënime nga nëntoka" (1864), i shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “uvertyra më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

Nëna e Dostojevskit ishte ruse. Parardhësit e tij nga babai ishin nga një vend i quajtur Dostojeve, vendas të provincës së Minskut, jo shumë larg nga Pisnk. Mbiemri i familjes paternale supozohet të ketë qëne “Rdishev” - para se të merrte eponimin e qytetit “Dostojevski”. Sipas një burimi, paraardhësit paternal të Dostojevskit ishin fisnikë të polonizuar (szlachta) me origjinë ruse dhe që kishin shkuar në luftë duke bartur mburojën polake të Raduan.


Fëdor, i dyti i shtatë fëmijëve, lind ne Moskë nga Michail Andrevič, një mjek me origjine lituane e me një karakter ekstravagant dhe despotik që e rrit të birin në një klimë autoritare. E ëma, Marija Fёdorovna Necaeva, vjen nga një familje tregtarësh. Karakteri i saj është i qeshur dhe i thjeshtë, i pelqen muzika dhe është shumë besimtare. Do të jetë ajo që do t'i mësojë të birit të lexojë duke bërë që të njohë Aleksandr Puškin, Vasilij Žukovskij dhe Biblën. Në 1828 babai, Michail Andrevič, shënohet me të bijtë në librin e artë të familjeve fisnike të Moskës.




 Related imageRelated image

Në vitin 1831 Fëdor shpërngulet me familjen në Darovoe në provincën e Tulës ku babai ka blerë një tokë dhe në 1834, bashkë me të vellain Michail, hyn në konviktin privat të L.I.Čermak në Moskë. Në 1837 e ëma, prej kohësh e sëmurë me tuberkuloz, vdes dhe djali, bashkë me të vellanë, rregjistrohet në konviktin përgatitor të kapitenit Kostomarov, në pritje të provimit të pranimit në Institutin e Inxhinierisë. Me 16 janar 1838 hyn në Gjimnazin e Xhenios Ushtarake të Pjetërburgut, ku studion inxhinieri ushtarake,por duke e frekuentuar pa deshirë, meqë interesat e tij janë të orientuara drejt letërsisë.


Image result for librat e dostojevskiit
Related imageImage result for librat e dostojevskiit

Më 8 qershor 1838 babai, që i ishte dhënë pijes dhe keqtrajtonte fshatarët e tij, vritet me shumë mundësi nga ata vetë. Kur merr lajmin e vdekjes të babait, Fëdorit i vjen ataku i parë i epilepsisë, sëmundje që do ta ketë për të gjithë jetën. Në gushtin e 1841 pranohet në kursin për oficer dhe vitin më pas nëntenent. Veren e mëpasme hyn në shërbim efektiv në komandën e inxhinierisë të Pjetërburgut.


Image result for librat e dostojevskiitRelated image
Ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua, që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit, vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.
Image result for librat e dostojevskiitImage result for librat e dostojevskiitRelated image
Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19të që ka shkruar novelat klasike si Krim dhe ndëshkim (1866) dhe Vëllezërit Karamazov (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë "Njerëz të varfër".
Related image
Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike dhe mrale të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës," një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit.


Dostojevski ishte fëmija i dytë nga gjashtë fëmijët e Mikhail dhe Maria Dostojevskit. Babai i Dostojevskit Mikhail ishte një kirurg ushtarak në pension dhe një alkoolist i dhunshëm, i cili shërbente si doktor në Spitalin Mariinsky për të Varfërit në Moskë. Spitali ishtë i vendosur në një nga zonat më të këqija të Moskës. Monumente lokale përfshinin një varrezë për kriminelë, një azil për të çmendur dhe një jetimore për fëmijë të lënë. Ky peisazh urban i bëri përshtypje të pashlyeshme Dostojevskit të ri, interesimi dhe keqardhja e të cilit për të varfërit, të shtypurit dhe të vuajturit ishte më se e dukshme. Ndonëse prindërit e tij e ndalonin, Dostojevski kishte dëshirë për të shetitur nëpër oborrin e spitalit, ku pacientët e përvuajtur uleshin në diell. Dostojevski i ri kishte qejf të kalonte kohë me këta pacientë dhe t'ia u dëgjonte rrëfimet.

Ka shumë tregime për trajtimin despotik që u ka bë babai i Dostojevskit fëmijëve të vet. Pasi që kthehej nga puna në shtëpi, ai do të bëntë një sy gjumë përderisa fëmijët e tij, të cilët urdhëroheshin të ishin absolutisht të qetë, qëndronin prapë babait të tyre me rend dhe largonin mizat që mund të kalonin aty pari pahiri. Sidoqoftë, sipas Joseph Frank, një biografist i Dostojevskit, figura atërore në Vëllezërit Karamazov nuk është bazuar në vet babanë e Dostojevskit. Letrat dhe shënime personale demonstrojnë që këta dy kishin pasur një lidhje mjaft të dashur.

Lista e veprave

Romane

(1846) Bednye lyudi (Бедные люди); "Njerëz të mjerë"
(1849) Netochka Nezvanova (Неточка Незванова); "Netochka Nezvanova"
(1861) Unizhennye i oskorblennye (Униженные и оскорбленные); "Të fyer e të poshtëruar"
(1862) Zapiski iz mertvogo doma (Записки из мертвого дома); "Shënime nga shtëpia e të vdekurve"
(1864) Zapiski iz podpolya (Записки из подполья); English translation: "Shënime nga nëntoka"
(1866) Prestuplenie i nakazanie (Преступление и наказание); "Krim dhe ndëshkim"
(1867) Igrok (Игрок); "Kumarxhiu"
(1869) Idiot (Идиот); "Idioti"
(1872) Besy (Бесы); "Djajtë"
(1875) Podrostok (Подросток); "Adoleshenti"
(1881) Brat'ya Karamazovy (Братья Карамазовы); "Vëllezërit Karamazov"
Novella dhe tregime të shkurtra
(1846) Dvojnik (Двойник. Петербургская поэма); Sozia: Një poemë e Shën Peterburgut"
(1847) Roman v devyati pis'mah (Роман в девяти письмах); Novelë në nëntë letra
(1847) "Gospodin Prokharchin" (Господин Прохарчин); "Zoti Prokharchin"
(1847) "Hozyajka" (Хозяйка); "Qiradhënësia"
(1848) "Polzunkov" (Ползунков); "Polzunkov"
(1848) "Slaboe serdze" (Слабое сердце); "Një zemër e dobët"
(1848) "Chuzhaya zhena i muzh pod krovat'yu" (Чужая жена и муж под кроватью); "Burri xheloz"
(1848) "Chestnyj vor" (Честный вор); "Një hajn i ndershëm"
(1848) "Elka i svad'ba" (Елка и свадьба);"Një dru Krishtlindjesh dhe një martesë"
(1848) Belye nochi (Белые ночи);Netë të bardha
(1857) "Malen'kij geroj" (Маленький герой); "Heroi i vogël"
(1859) "Dyadyushkin son" (Дядюшкин сон); "Endrra e xhaxhait"
(1859) Selo Stepanchikovo i ego obitateli (Село Степанчиково и его обитатели); Fshati i Stepançikovës
(1862) "Skvernyj anekdot" (Скверный анекдот); "Një tregim i ndyrë"
(1865) "Krokodil" (Крокодил); "Krokodili"
(1870) "Vechnyj muzh" (Вечный муж); “Burri i përjetshëm"
(1873) "Bobok" (Бобок); "Bobok"
(1876) "Krotkaja" (Кроткая); "Një krijesë xhentile"
(1876) "Muzhik Marej" (Мужик Марей); “Fshatari Marej"


*****
Psikoanaliza e mendjes kriminale në veprën e Dostojevskit

Shkrimtarët në romanet dhe novelat e tyre përpiqen në pjesën më të madhe të marrin tipa të shoqërisë dhe t’i paraqesin ata në mënyrë të figurshme dhe artistike,- tipa që në realitet hasen rrallë tërësisht dhe të cilët janë pothuajse më realë se vetë realiteti.


“Ka njerëz, për të cilët vështirë është të thuash ndonjë gjë të tillë, që t’i përfaqësojë njëherazi dhe tërësisht në pamjet e tyre më tipike dhe karakteristike. Këta janë ata njërëz, të cilët zakonisht i quajnë njerëz të “rëndomtë”, “shumica” dhe të cilët, vërtetë përbëjnë shumicën e madhe të çdo shoqërie.

Shkrimtarët në romanet dhe novelat e tyre përpiqen në pjesën më të madhe të marrin tipa të shoqërisë dhe t’i paraqesin ata në mënyrë të figurshme dhe artistike,- tipa që në realitet hasen rrallë tërësisht dhe të cilët janë pothuajse më realë se vetë realiteti.

Para nesh ngrihet pyetja: çfarë të bëjë romancieri me njerëzit ordinerë, krejtësisht të rëndomtë, dhe si t’i paraqesë para lexuesit, që t’i bëjë ata diçka më interesantë? Ata nuk duhen lënë kryesisht mënjanë në tregim, sepse njerëzit ordinerë janë në çdo çast dhe në pjesën më të madhe hallkë e domosdoshme në lidhjen e ngjarjeve të përditshme. Duke i lënë mënjanë ata, në këtë mënyrë do të prishim mundësinë për të realizuar një ngjarje, me një fjalë, prishim probabilitetin.

Të mbushësh romanet vetëm me tipa ose madje thjesht për interes me njerëz te çuditshëm dhe të pazakontë, do të ishte, e pamundur, dhe, besoj, dhe jo interesante.

Sipas nesh, shkrimtari duhet të përpiqët të gjejë nuancë interesante edhe midis ordinerëve. Kur, për shembull, thelbi i disa njerëzve ordinerë pikërisht kur mblidhet në të zakonshmen e përhershme dhe të pandyshueshme të tyre ose, akoma më mirë, kur, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të këtyre njerzve për të dalë me çdo kusht nga rrjedha e të zakonshmes, e rutinës, ata megjithatë përfundojnë në atë, që mbeten të pandryshuar dhe përjetësisht vetëm me rutinën, atëherë përsona të tillë marrin tipiken e një lloji të veçantë,- të zakonshmen, e cila kurrsesi nuk dëshiron të mbetet ajo që është, dhe me çdo kusht kërkon të jetë origjinale dhe e pavarur duke mos pasur as mjete më të vogla për pavarësi.

Në të vërtetë, nuk ka gjë më të hidhur, se të jesh, për shembull, i pasur, nga familje e mirë, me pamje të hijshme, i arsimuar jo keq, jo pa mend, madje dhe shpirtmirë dhe në të njëjtën kohë pa pasur asnjë talet, asnjë veçori, madje asnjë tekë, asnjë ide tënden, të jesh krejtësisht “si të gjithë”.”




Dostojevski dhe gjenialiteti i tij



Fjodor Mihajlloviç Dostojevski jetoi e krijoi në Rusi në shekullin XIX, kur si Perëndimi ashtu si edhe Lindja u përfshinë në valën e madhe të trazirave, të cilat sollën ndryshime të thella. Në këtë kohë kapitalizmi po bënte hapat e veta të para e të sigurta në Rusi, por që akoma pengohej nga regjimi autokratik carist. I lindur më 30 tetor të vitit 1821, në një mjedis despotik që mbretëronte në familje, si edhe në sfondin e zymtë të Rusisë bujkrobe, djaloshi shumë shpejt do të ndeshej me kuptimin praktik të dhunës. E ëma, Masha, grua tepër e dashur, e dhembshur, e gjallë dhe me kulturë do të torturohej tërë jetën e saj të shkurtër nga xhelozia e pafre e të shoqit, nga akuzat e tij të pabaza për tradhti bashkëshortore. Njeri jashtë mase i ndjeshëm, i ndrojtur e i mbyllur në vetvete, Dostojevski trashëgoi nga e ëma zgjuarsinë natyrale, etjen e pashuar për lexim dhe aftësinë e rrallë për të analizuar ngjarje dhe fakte. Gjendja e rëndë që përjetonte populli rus në qytet dhe në fshat e shqetësonte pa masë shkrimtarin e madh, i cili kishte aq shumë besim në virtytet e larta njerëzore. Dostojevski ishte kundër dhunës dhe terrorit; kjo bindje përshkon tërë veprat e tij si dhe marrëdhëniet private e shoqërore.

Shkrimtari gjenial gjithë jetën e vet qe i prirur pas së resë, të cilën e stimulonte me të gjitha mënyrat. Kjo qe arsyeja që në moshën e rinisë të afrohet me grupin e famshëm të Petrashevskit, ndonëse nuk pajtohet me idenë e tij të përdorimit të dhunës. Zbulimi i grupit nga autoritetet cariste e vë shkrimtarin para sprovës më të rëndë në jetën e tij, të cilën e përballon me dinjitet. Asgjë nuk mundi ta thyente këtë idealist fisnik, madje, as maskarada e shëmtuar e organizuar nga vetë Cari, i cili, për të poshtëruar grupin provokoi “ekzekutimin farsë publik të kriminelëve më të rrezikshëm të shtetit”, në mesin e të cilëve bënte pjesë edhe Dostojevski. I dënuar përfundimisht me punë të detyruar në “ferrin njerëzor”, siç quhej atëherë Siberia, pas disa vitesh, me forcën e vet danteske ai do të përsëriste llahtarën e përjetuar në burgun e tmerrshëm carist, por tashmë nëpërmjet veprës së tij monumentale “Shtëpia e të vdekurve”. Me një aftësi të jashtëzakonshme profesionale, vite me radhë në kushtet e një censure satanike, ai do të drejtonte dy nga organet më në zë në Rusi, në fillim revistën “Koha” dhe më pas atë, “Epoka”, ku do të botonte edhe mjaft nga veprat e tij. Me kalimin e viteve fiziku i dobët, peripecitë e rënda, fatkeqësitë e shumta, që e shoqëruan gjatë gjithë jetës, ia dobësuan shëndetin, duke i shkaktuar sëmundjen e rëndë të tuberkulozit, e cila në moshën 60-vjeçare do t’i shkaktonte vdekjen.

Tiparet themelore të këtij biri të madh të popullit rus mbetën: dashuria e thellë dhe e pamatë për popullin e tij, të cilin donte ta shihte të lirë e të lumtur si edhe dashuria për jetën. Afër pleqërisë ai do të shkruante: “Unë e dua nxehtësisht jetën, e dua për ta jetuar atë… Së shpejti mbush pesëdhjetë vjet, por në asnjë mënyrë nuk mundem ta kuptoj, nëse po e përfundoj, apo sapo e kam filluar. Ja tipari kryesor i karakterit tim, ndofta, edhe i veprimtarisë sime”. Vepra e parë madhore e shkrimarit që vulosi gjenialitetin e tij qe “Njerëz të varfër”, i pari roman social rus, që na jep një tablo të qartë e tronditëse të jetës së rëndë e pa rrugëdalje të shtresave më të ulta të Petërburgut, ku sundojnë shfrytëzimi i egër, varfëria e tejskajshme, makutëria dhe të gjitha veset e tjera antinjerëzore. Në vitin 1861 botën letrare të Petërburgut e tronditi dalja e romanit tjetër të madh të Dostojevskit, “Të fyer e të poshtëruar”, të cilin Dobroljubovi e quajti “ngjarja më e madhe letrare e vitit në Rusi”. Në krijimet e famshme të shkrimtarit hyn romani “Krim e ndëshkim”, ku për herë të parë në letërsinë ruse analizohet tema e kapitalit, çështja e parave me tërë rrethanat karakteristike të Petërburgut. Ky qe një rikthim në romanin social dhe u ndërtua si një monolog i brendshëm i heroit. Por vepra më lirike e këtij gjeniu do të ishte romani i mekullueshëm “Idioti”, që do të plotësonte akoma më mirë biografinë krijuese të Dostojevskit si shkrimtar dhe psikolog i rangut më të lartë. Në romanin “Djajtë” shkrimtari përpiqet të na japë Rusinë e përfshirë nga veprimet terroriste të përkrahësve të kryeterroristit botëror Bakunin, të cilët me anën e dhunës përpiqeshin të realizonin triumfin e ideve socialiste. Këtu Dostojevski synon të demaskojë idetë dhe dhunën e propaganduar e të zbatuar prej tyre në Rusi e jashtë saj. Por vepra kulmore e gjeniut rus mbetet “Vëllezërit Karamazov”. Në të janë mishëruar përpjekjet e pareshtura të ballafaqimeve politike dhe shtypja e egër që sundonte në Rus. Në roman figurat shtjellohen me tërë kompleksitetin e tyre. Tipari dallues i veprës është tensioni i lartë qe e përshkon atë, ku me përshkrimin e skajshëm të ngjarjeve e të personazheve, gjithçka jepet në kufijtë ekstremë. Në trashëgiminë e shquar të këtij krijuesi botëror hyjnë edhe romanet “Net të bardha”, “Kumarxhiu dhe “I mituri”. Por me vlerë të jashtëzakonshme janë edhe mjaft krijime “të vogla”: novelat “E urta”, “Ëndrra e xhaxhait” si dhe shkrime me vlerë të madhe publicistike.

Votimi i veprave të plota në 12 vëllime i këtij gjigandi të letërsisë botërore, përbën një hap shumë të madh për shtëpinë botuese “UEGEN”. Të përkthyera në mënyrë të përsosur nga “Mjeshtri i madh i punës”, Prof. Jorgji Doksani, ato janë një dhuratë me shumë vlerë për lexuesin shqiptar për të njohur në mënyrë të gjithanshme këtë kollos, para të cilit përulet me respekt të thellë e tërë bota e qytetëruar. I pavdekshmi Stefan Cvejg, i cili e adhuronte krijuesin gjenial rus, ndër të tjera ka thënë: “…Për mua në krye të letërsisë botërore vendin e nderit e zë Dostojevksi dhe… diku pranë tij, Shekspiri”.(Nikolla Sudar)


Psikoanaliza e mendjes kriminale në veprën e Dostojevskit

Fjodor Dostojevski, autori i jashtëzakonshëm që vendosi në krye të veprës së tij jetën e kulturën ruse të shekullit të XIX. Vepra me volum dhe karakter enciklopedik shquan një analizë të qënies njerëzore dhe besimit të saj, ruan mirfilli tiparet e psikoanalizes së mendjes nën presionin politik, shoqëror dhe padyshim (tipar ky i rëndësishem i idealit të autorit) fetar.
Shqyrtimi teorik i tre fushave kryesore në jetën e rusit të shekullit XIX u bë përmes krimit dhe potencialit së mendjes për të kuptuar rreth idealit të tij, bindjeve dhe besimit. Vepra përfshin psikoanalizë të pastër që studiuesit e quajtën paraardhëse të ekspertizës së Niçes, ajo gjithashtu sjell vazhdimisht në qendër njeriun ekzistencialist (element që parapriu tiparet e ekzistencialistit të famshëm të shekullit XX), veçse ai i Dostojevskit qe aktiv, i dilemës ekzistenciale dhe i tronditur përballë padrejtësisë.
Si nga ana filozofike ashtu dhe letrare, autori ngre marrëdhenie dinamike për të përcjellë raportet e moralit me etikën, besimit dhe ateizimit, dashurisë dhe tradhtisë, idealit dhe radikalit politik. Katër romanet kryesorë ku dilema e shoqërisë kundrejt modernizimit të Rusisë, drama e moralitetit të qenies, vullnetit të lirë dhe shpirtit të regjur rus janë Krim dhe ndëshkim (1866), Idioti (1869), Djajtë (1872) dhe Vëllezërit Karamazovë (1880).

Krim dhe ndëshkim



Krim dhe ndëshkim është kryrevepra e Dostojevskit, romani me të cilin autori nisi të identifikojë qartazi aftësitë brilante të “psikiatrit letrar” dhe filozofit të shpirtit njerëzor. Heroi i romanit, i cili vjen në formë anti-heroi (tipar i letersisë ruse të shekullit 18), vuan padrejtësinë e shtetit dhe shoqërisë kundrejt mirëqenies vetjake. Parimet e heroit kanë karakter revolucionar dhe vihen në fuqi përmjet aktit kriminal.
Nxitja ndaj krimit qe parimtare dhe strategjike kundrejt sistemit të padrejtë, bindjeve individuale të studentit me vlera juridike (vlen të përmendet), dhe dilemes së mbarënjohur metafizike së tij nëse ishte njeri i zakonshëm apo i jashtëzakonshëm.
Artikull i veti ky që shquante idhullizimin e personazhit ndaj figures së Napoleonit. Duke imagjinuar figurën e lartë historike gjatë leximit arrijmë të kuptojmë synimin e revolucionit së Raskolnikovit, njeriun jo parazitar apo të nënshtruar ndaj fatit. Sikurse Napoleoni, Rodja duhet të mbetej i patronditur pas aktit për të vërtetuar artikullin e tij…, artikull i cili u kthye në provën më të bindshme të hetimit paskriminal.
“…gjakderdhja është në emër te ndërgjegjes.”

Idioti


Idioti (Princ Mishkini) është personazhi i veshur e i ngopur me cilësitë e virtytshme. Idealisti naiv dhe optimisti i krishterë përbëjnë idiotin që ironikisht i epitetizuar nga shoqëria harbute, përfituese dhe mëkatare nuk dorëzon parimet e tij.
Simbol i shoqërisë ruse është mikpritja e Mishkinit dhe marrëdhënia e tij me karakteret e tjerë, raporti i princit me realitetin është pasqyra që kërkon reflektim filozofik të idealit dhe kriset nga shoqëria duke e manipuluar dhe shkatërruar njëherë e mirë si njeriun e sinqertë dhe fjalët e tij të urta.
Në roman përqëndrohen:
-ideali i njerëzimit
-bukuria shpirtërore dhe fizike
-paraja
Trekëndëshi i dashurisë fatale formohet mes Princ Mishkinit, Nastasia Filipovnës dhe Rrogozhinit, nga ku lexuesi njihet dhe intrigohet me motivin e errësirës dhe dritës që përkapen në përshkrimet fizike të elementëve rrethues.
“ E bukura do të shpëtoje botën.”

Djajtë


Në romanin Djajtë ravijëzohet tema e imoralitetit arrogant, Nikollai vazhdimisht mbron aftësitë e tij qeverisëse dhe devijimin shpirtëror ndaj çdo pasioni degradues që mund ta thërrasë. Arroganca e personazhit është faktori kyç i krimit, dhe bindjes së tij politike. Ateizmi i plotë është më i respektuar se indiferenca, kështu thotë Tifoni. Romani i nënshtrohet së njëjtës ideologji sikurse dhe tek ‘‘Krim dhe ndëshkim’’, revolucioni nuk mund të vijë pa thyerje të moralit. Ky revolucion në Rusi erdhi me termin nihilizëm, dhe ky roman cilesohet si anti-nihilist.

“A mund të besoj tek djajtë, pa besuar në Zot?”

Vëllezërit Karamazovë


Romani i ndarë në dy vëllime tenton deri në përfundim t’u përgjigjet pyetjeve që kanë tronditur vazhdimisht mendjen njerëzore, si ekzistenca e Zotit, kuptimi i jetës dhe shpjegimi i vetë natyrës njerëzore. Ndryshe nga ç’mund të dimë për karakteristikat e personazheve të romaneve lartpërmendur, në këtë roman autori rreket të formojë te lexuesi një rrugë simbolike në sajë të cilësive të personazheve (kryesisht atyre kryesorë). Thënë thjeshtë, tre vëllezërit dhe babai i tyre janë natyra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, të tre përgjegjës për ngritjen e stoikëve filozofikë të qenies që sjell autori. Motivi i krimit dhe drejtësisë, besimit dhe dyshimit, përgjegjësise prindërore dhe zhveshja ndaj saj ruan brenda moralin e nënkuptuar që synon te përcjellë autori.
Simbolika e fortë dhe tiparet e një tragjedie e bëjnë veprën shumë komplekse, autori vazhdimisht i jep trajtat e tragjedisë duke e unifikuar atë me sjellje dhe çështjen që tronditi tërë Rusinë, çështjen Karamazoviane. Njeriu Karamazovian.
Emri i Karamazovit përbaltet edhe më shumë pas krimit në roman, vëllimi i dytë i nënshtrohet hetimit të ngjarjes dhe vendosjes së drejtësisë duke zbuluar sekrete, dhe natyrën enigmatike të personazheve. Romani zbulon rusen ideale, gruaja me bukurinë fatale dhe tërësisht e pavarur.
Elementi autobiografik i sëmundjes epileptike është pergjegjëse për shpalosjen e elementëve filozofikë që vijnë nga tronditja e mendjes njerëzore, element i pranishëm në tërë veprat e Dostojevskit.

“Të vertetën, të vërtetën e kulluar po ju them: në qoftë se kokrra e grurit, që bie në tokë, nuk vdes, ajo do të mbetej vetmitare, nëse ajo vdes, atëherë ajo do të japë shumë kokrra.”(Joli Lamaj)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në Forumin e Sigurisë ‘То be Secure’ (2BS) në Budvë.:Marrëveshja përfundimtare e vështirë për Kosovën, por jo e lehtë as për Serbinë


thaqi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në Forumin e Sigurisë ‘То be Secure’ (2BS) në Budvë.

Gjatë fjalimit të tij, Thaçi ka thënë se Kosova është e lumtur që Mali i Zi është anëtarësuar në NATO pasi kjo sjell garanci të madhe për stabilitetin në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“BE e mbështetur nga NATO është projekti më i madh i paqes dhe më i suksesshmi deri më sot, është shembull i paqes dhe i pajtimit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se për t’u anëtarësuar në BE, Kosova ka nevojë për reforma të thella politike, ekonomike dhe legjislative.

Po ashtu, Thaçi ka shprehur mirënjohje ndaj Malit të Zi që ka treguar durim në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.

Sa i përket Samitit të Sofjes, presidenti është shprehur i kënaqur që Kosova ishte pjesëmarrëse në nivel të barabartë me vendet tjera.

“Ne dëgjuam edhe mesazhet e qarta se vet BE ka nevojë për modernizim dhe reforma. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura”, tha Thaçi, përcjell lajmi.net.Edhe dialogu dhe marrëveshja obligative me Serbinë ka qenë çështje diskutimi nga presidenti i vendit.

“Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë obligative, besoj që kjo marrëveshje do të arrihet. Do të jetë e vështirë për Kosovën por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë. Pa ndërtimin e raporteve evropiane nuk kemi të ardhme evropiane. Besoj se në fund të këtij procesi për Kosovën të ketë ulëse në OKB. Të punojmë për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar Thaçi.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...